Quran Translation in Albanian Language

Chapter 1 (Sura 1)
1Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
2Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve!
3Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
4Sunduesit të Ditës së Gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)!
5Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë!
6Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë!
7Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!
Chapter 2 (Sura 2)
1Elif, Lam, Mim
2Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm.
3Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqat, sadaka etj.).
4Dhe ata, të cilët besojnë në atë që t´u shpall ty, dhe në atë që është shpallur para teje, dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër (Ahiretin).
5Të tillët janë të udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuarit.
6E ata që mohuan (Kur´anin dhe Muhammedin), për ta është njësoj ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.
7All-llahu ua mbylli atyre zemrat, veshët e tyre dhe në të pamurit e tyre ka një perde, e ata kanë një dënim të madh.
8Ka disa njerëz që thonë: "Ne i kemi besuar All-llahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë.
9Ata përpiqen ta mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë.
10Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e All-llahu u shton sëmundje edhe më shumë, e për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm.
11E kur atyre u thuhet: "Mos e prishni rendin në tokë"! Ata thonë: "Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!"
12Veni re, ata në të vërtetë janë shkatërruesit, por nuk e kuptojnë.
13Dhe kur atyre u thuhet: besoni, sikurse besuan njerëzit, ata thonë: "A të besojmë ashtu sikurse besuan mendjelehtit?" Në të vërtetë ata, dhe mu ata janë mendjelehtit, por nuk e dinë.
14E kur i takojnë ata që besuan thonë: "Ne kemi besuar!" Por kur veçohen me djajt (parinë) e vet u thonë: "Ne jemi me ju, ne vetëm jemi tallur (me besimtarët)".
15All-llahu i ndëshkon talljet e tyre, duke i lënë të bredhin edhe më shumë në mosbesimin e tyre.
16Të tillët janë që e ndërruan të vërtetën (besimin) me të pavërtetën (mosbesimin), pra tregtia e tyre nuk pati fitim dhe ata nuk qenë të vetëdijshëm (në punën e tyre).
17Shembulli i tyre (në hipokrizi) është si shembulli i atij që ndezë një zjarr dhe, posa ta ndriçojë ai vendin për rreth tij, All-llahu ua shuan dritën e tyre dhe i lë në errësira që nuk shohin.
18(Mbesin në errësirë) Të shurdhër, memecë dhe të verbër, andaj ata nuk kthehen (nga ajo rrugë e tyre e keqe).
19Ose (Shembulli i tyre është) si ndonjë shi i rreptë prej së larti me errësirë, me bubullimë e me vetëtimë, e prej frikës së vdekjes, nga rrufeja, ata i vejnë gishtat në veshët e tyre. Po All-llahu është rrethues i mosbesimtarëve (atij nuk mund t´i shpëtoj
20Vetëtima gati ua merr të pamurit dhe, sa herë që ajo u bën dritë atyre, ata ecin në te, e kur u errësohet mbesin aty. E sikur të donte All-llahu, do t´ua merrte të dëgjuarit (me krismën e bubullimës) dhe të pamurit (me shkëndijën e vetëtimës). Vërtetë, Al
21O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar).
22Ai, i cili për ju bëri tokën shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani All-llahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shokë).
23E në qoftë se jeni në dyshim në atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit tonë, atëherë silleni ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur´ani) dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitarët tuaj (zotërat) pos All-llahut, nëse jeni të sinqertë (në thëniet tuaja se Kur´ani
24E mos e paçit bërë (deri më tash), e as që do ta bëni kurrë (edhe në të ardhmen), atëherë ruajuni zjarrit, lëndë e të cilit janë njerëzit dhe gurët, që është i përgatitur për mosbesimtarët.
25E, përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në xhennete në të cilët rrjedhin lumenj. Sa herë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: "Ky është që me te u ushqyem edhe më parë". Ngase, u sillet ushqim i ngjashëm (vetëm
26All-llahu nuk ngurron që të marrë çfarëdo shembulli, qoftë mushkojë a diçka edhe më e imët se ajo. Për sa u përket atyre që besuan, ata e dinë se ai (shembull) është i vërtetë nga Zoti i tyre, ndërsa ata të cilët mohuan do të thonë: "Ç´deshi All-llahu me
27Ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi që është lidhur ajo, dhe e këpusin atë që All-llahu ka urdhëruar të jetë e kapur, e edhe bëjnë shkatërrime në tokë, të tillët janë ata të dështuarit.
28Si e mohoni All-llahun, e dihet se ju ishit të vdekur e Ai ju ngjalli, mandej ju bën të vdisni e pastaj ju ringjall, e mandej tek Ai do të ktheheni?
29Ai (All-llahu) është që për ju krijoi gjithçka që ka në tokë, pastaj vullnetin e vet ia drejtoi qiellit dhe i përsosi ata shtatë qiej. Ai është i Gjithëdijshmi për çdo gjë.
30(Përkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjëjve: "Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës!" Ata thanë: "A do të vëshë në te atë që bënë çrregullime dhe që derdh gjaqet, e ne të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adhurojmë!" Ai tha
31E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve), pastaj ato ua prezentoi engjëjve dhe u tha: "Më tregoni për emrat e këtyre (sendeve të emërtuara), nëse jeni të drejtë (çka mendoni)?"
32(Engjëjt) Thanë: "Ti je i pa të meta, ne nuk kemi dije tjetër përveç atë që na e mësove Ti. Vërtetë, Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti!"
33(Zoti) Tha: "O Adem, njoftojë ata (engjëjt) me emrat e atyre (sendeve)!" E kur u rrëfeu atyre për emrat e tyre, (Zoti) tha: "A nuk ju kam thënë juve se Unë më së miri e di fshehtësinë e qiejve e të tokës dhe më së miri e di atë, që ju e publikoni dhe atë
34E kur u thamë engjëjve: përuluni (bini në sexhde) Ademit, ata menjëherë iu përulën, me përjashtim të iblisit (djallit). Ai refuzoi dhe u mbajt në të madh dhe u bë pabesimtar.
35E Ne i thamë: "O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni, por mos iu afroni asaj bime (peme) e të bëheni zullumqarë (të vetvetes suaj).
36Po djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen në atë (pemë ose xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirë) që ishin në te, e Ne u thamë: "Zbritni (dilni), jeni armik i njëri-tjetrit, e ju deri në një kohë në tokë keni vendbanim dhe dëfrim".
37E Ademi prej Zotit të vet pranoi disa fjalë (lutje), prandaj Ai ia fali (gabimin), Ai është Mëshirues dhe pranues i pendimit.
38Ne u thamë: "Dilni prej atyhit që të gjithë, e juve gjithqysh do t´u arrijë udhëzim prej Meje, e kush e pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frikë as që do të brengosen".
39E ata që i mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet tona, të tillët janë banues të zjarrit, ata do të jenë aty përgjithmonë.
40O bijtë e israilit, kujtoni (jini mirënjohës për) të mirat e Mia, të cilat ua dhurova juve dhe zbatoni premtimin që ma keni dhënë Mua. Unë e zbatoj atë që u premtova dhe të më keni frikë vetëm Mua.
41Dhe besojeni atë që e shpalla (Kur´anin), e që vërteton atë që e keni ju e mos u bëni mohues të parë të tij, dhe mos i ndërroni ajetet e Mia (Kur´anin) me një vlerë të paktë, por vetëm Mua të ma keni dronë.
42E mos e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën dhe me vetëdije të fshehni realitetin.
43Faleni namazin dhe jepni zeqatin, dhe faluni me ata që falen (bini në rukuë me ata që bien).
44A po i urdhëroni (thirrni) njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni?
45Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin).
46Të cilët janë të bindur se do ta takojnë Zotin e vet dhe se ata do t´i kthehen Atij.
47O bijtë e israilit, përkujtojeni dhuntinë Time, të cilën ua dhurova, dhe Unë ju pata (të parët tuaj) dalluar ndaj njerëzve të tjerë (të asaj kohe).
48Dhe ruajuni një ditë kur askush askujt nuk do të mund t´i kryejë asgjë, kur nuk pranohet për te (jobesimtarin) ndonjë ndërmjetësim dhe nuk pranohet për te kompensim, e as që do të ndihmohen ata (fajtorët).
49Përkujtoni edhe kur ju shpëtuam prej popullit të faraonit, që nga ai shijuat dënimin më të idhët, duke ua therë bijtë tuaj, e duke ua lënë gjallë gratë tuaja. Në këtë torturë përjetuat një sprovim të madh nga Zoti juaj.
50Dhe kur për ju e ndamë detin, e ju shpëtuam, ndërsa ithtarët e faraonit i fundosëm, e ju i shihnit (me sytë tuaj).
51E kur i premtuam Musait (t´ia japim Tevratin) dyzet net, pas tij ju (pasi shkoi ai për Tevrat) e adhuruat viçin, ju ishit dëmtues (të vetes suaj).
52Mandej edhe pas asaj ua falëm (gabimin), ashtu që të falënderoni.
53Dhe (përkujtoni) kur ia dhamë Musait librin, dalluesin në mënyrë që të udhëzoheni në rrugë të drejtë.
54Dhe kur Musai popullit të vet i tha: "O populli im, me adhurimin e viçit (në vend të Zotit), ju i bëtë zullum vetvetes, pra pendohuni para Krijuesit tuaj, dhe mbyteni vetveten. Kjo për ju është më së miri te Krijuesi juaj. E Ai ua pranoi pendimin tuaj, Ai
55Dhe kur i thatë: "O Musa, ne nuk të besojmë ty derisa ta shohim All-llahun haptazi, e atëherë juve u rrëmbeu rrufeja (zjarri) dhe ju e shihnit.
56Pastaj, që të jeni mirënjohës pas vdekjes suaj juve ju ngjallëm.
57Dhe Ne bëmë që retë t´u bëjnë e hije, ju furnizuam me rrëshirë (të ëmbël) dhe me shkurtëza. (Ju thamë) Hani nga të mirat që ju furnizuam! (Ata nuk qenë mirënjohës). Po Neve ata nuk na bënë kurrfarë dëmi, por ata e dëmtuan vetveten.
58E kur ju thamë: "Hyni në këtë fshat (vendbanim), dhe hani në të lirisht ku të dëshironi, e hyni në derën (e fshatit) përulur dhe thuani: "Hittatun" - ndjesë, Ne ua falim mëkatet tuaja, e bamirësve ua shtojmë shpërblimin.
59E ata që ishin mizorë atë që u ishte thënë e ndryshuan me një fjalë tjetër, e Ne për shkak se ata kundërshtuan, lëshuam nga qielli një dënim kundër atyre që ishin mizorë.
60Dhe (përkujtoni) kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, e Ne i thamë: "Bjeri gurit me shkopin tënd", atëherë nga ai gufuan dymbëdhjetë kroje që secili grup e dinte vendin ku do të pinte ujë. (U thamë) Hani dhe pini nga begatitë e All-llahut e mos vazhdo
61Madje kur ju thatë: "O Musa, ne nuk mund të durojmë (hamë) vetëm një ushqim (të njëjtë), lute pra Zotin tënd për ne të na furnizojë me çka mbinë toka prej perimeve të saj, prej trangujve, prej hudrave, prej thjerrze (groshë) dhe prej qepëve të saj!" (Musa
62Vërtet, ata që besuan, ata që ishin jehudi, krishterët, sabejët (kishin lëshuar fenë e adhuronin engjëjt), kush besoi prej tyre (sinqerisht) All-llahun, dhe botën tjetër dhe bëri vepra të mira, ata e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Për ta nuk ka frikë as
63(Përkujtoni) Kur Ne patëm marrë prej jush besën tuaj, ngritëm mbi ju (kodrën) Turin (u thamë): veproni sipas atij (Tevratit) që ua dhamë me seriozitet, e mësoni atë që është në te, ashtu që të ruheni.
64E pas asaj (besës) ju më vonë ia kthyet shpinën, e po të mos ishte mirësia dhe mëshira e All-llahut ndaj jush, ju do të ishit prej të dëshpruarve (në të dy jetërat).
65Ju tanimë e keni të njohur çështjen e atyre nga mesi juaj që nuk respektuan (urdhrin) në të shtunën, e Ne u thamë: Shndërrohuni në majmunë të përbuzur!
66Atë (shndërrim të tyre) e bëmë masë ndëshkuese për ata që e përjetuan (me sy) dhe për pastajshmit, por edhe si këshillë për të devotshmit.
67(Përkujtoni) Edhe kur Musai popullit të vet i tha: "All-llahu ju urdhëron ta therrni një lopë! Ata thanë: "A bën tallje me ne"? Ai tha: "All-llahut i mbështetem të më ruaj e të mos bëhem nga injorantët"!
68Ata thanë: "Lute Zotin tënd për ne të na sqarojë çfarë është ajo"? Ai tha: "Ai thotë se ajo është një lopë as e vjetër (e moshuar) as e re (mëshqerë), është e mesme, zbatoni pra atë që urdhëroheni"!
69Ata thanë: "Lute Zotin tënd për ne që të na sqarojë çfarë është ngjyra e saj"! Ai tha: "Ai thotë se ajo është një lopë e verdhë, ngjyra e saj është e fortë që kënaqë shikuesit".
70Ata thanë: "Lute Zotin tënd për ne që të na sqarojë çfarë është ajo, se lopët na janë përzier (janë bërë të ngjashme) e ne do të gjejmë ta vërtetën në dashtë All-llahu"!
71Ai tha: "Ai thotë se ajo është lopë jo e lodhur duke lëruar tokën as duke ujitur bimët, ajo është pa të meta dhe në të nuk ka shenjë (ngjyrë tjetër)"! Ata thanë: "E tash na e sqarove saktë dhe e therrën atë, e për pak e lanë pa e kryer punën".
72(Përkujtoni) Kur e patët mbytur një njeri dhe u kundërshtuat mes veti për te, e All-llahu është zbulues i asaj që e mbanit fshehtë.
73E ne u thamë: "Mëshoni atij (të vdekurit) me një pjesë të saj (të lopës së therrur"!) Ja, kështu All-llahu i ngjallë të vdekurit dhe ua sqaron argumentet e veta, ashtu që të kuptoni.
74Edhe pas (fakteve të qarta) zemrat tuaja u bënë pasandej të forta si guri, e edhe më të forta, sepse ka nga gurët prej të cilëve gufojnë lumenj, e ka disa prej tyre që çahen dhe prej tyre buron ujë, madje ka prej tyre që nga frika ndaj Zotit rrokullisen t
75A shpresoni se do t´u besojnë ata juve (jehuditë), kur dihet se një grup prej tyre dëgjuan fjalët e All-llahut, edhe pse i kishin kuptuar, e duke qenë të vetëdijshëm (ç´bënin) i ndryshuan ato.
76E kur i takonin ata që kishin besuar (muslimanët) thonin: "Ne kemi besuar! E kur veçoheshin ata mes veti thonin: "A po ju tregoni atyre (muslimanëve) për atë që All-llahu ua shpalli juve (në Tevrat rreth Muhammedit), që ata para Zotit tuaj të kenë argumen
77A thua nuk e dinë ata (jehuditë) se All-llahu e di atë çka e fshehin dhe atë çka e publikojnë?
78E ka disa prej tyre që janë analfabetë, nuk e kuptojnë librin, por jetojnë vetëm në shpresa, duke mos qenë të sigurt.
79Është shkatërrim për ata që me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: "Ky është prej All-llahut"! E për të arritur me të një fitim të paktë, pra është shkatërrim i madh për ta çka shkruan duart e tyre dhe është shkatërrim i madh për ta ajo çka f
80Ata edhe thanë: "Neve nuk do të na kapë zjarri vetëm për disa ditë të numëruara"! Thuaj: "A mos keni marrë prej All-llahut ndonjë premtim, e All-llahu nuk e thyen premtimin e vet, ose jeni duke thënë për All-llahun atë që nuk e dini?
81Po, (do të ju kapë zjarri) ai që bën keq dhe që e vërshojnë gabimet e tij, ata janë banues të zjarrit, aty janë përgjithmonë.
82E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë banues të xhennetit, aty janë përgjithmonë.
83(Përkujtoni) Kur ne morëm zotimin e bijve të israilit; mos adhuroni tjetërkë përveç All-llahun, të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimave, ndaj të varfërve dhe njerëzve u thuani fjalë të mira; Faleni namazin dhe jepni zeqatin, e pasta
84Dhe kur morëm zotimin tuaj që të mos derdhni gjakun tuaj, të mos dëboni veten tuaj nga vendi juaj, e ju e pranuat, ndaj dëshmonie.
85Pastaj qe, ju jeni ata që mbytni njëri-tjetrin, i dëboni disa prej jush nga vendi i tyre duke bashkëpunuar kundër tyre si është mëkat e padrejtë, e nëse ata bien te ju në robëri, ju jepni kompensim për (t´i liruar) ata, e dëbimi i tyre nga vendi është i n
86Të tillë janë ata që e vlerësuan jetën e kësaj bote mbi botën tjetër, andaj atyre as nuk do t´u lehtësohet dënimi, e as që do të ndihmohen ata.
87Ne i patëm dhënë Musait librin dhe pas tij patëm dërguar shumë pejgamberë. Isait, birit të Merjemes i dhamë argumente (mrekulli) dhe e fuqizuam me (Xhibrilin) Shpirtin e Shenjtë. E sa herë që u erdhi ndonjë i dërguar me çka nuk u pëlqeu juve, a nuk u bëtë
88E (jehuditë e kohës së Muhammedit) thonë: "Zemrat tona janë në këllëf"! Jo, por për shkak të mosbesimit të tyre, All-llahu i ka mallkuar, andaj pak janë që besojnë (ose: pak send besojnë).
89E kur u erdhi atyre prej All-llahut libri (Kur´ani) që është vërtetues i atij, që e kishin pranë, e që para se t´u vinte e kërkonin ndihmën e tij kundër mosbesimtarëve, e mohuan atë (Muhammedin) që e njihnin, kur u erdhi. Pra mallkimi i All-llahut qoftë k
90E shëmtuar është ajo për çka ata e shitën vetvetën. Atë që e shpalli All-llahu të mos e besojnë nga zilia, për shkak se All-llahu nga mirësia e Tij t´i shpallë atij që dëshiron nga robtë e vet. Andaj merituan zemërim mbi zemërim (gazep mbi gazep). Mosbesm
91Dhe kur atyre u thuhet: "Besoni atë që e shpalli All-llahu", ata thonë: "Ne besojmë atë që na u shpall neve", kurse e mohojmë atë pas tij, edhe pse është vërtetues i atij që e kanë ata dhe është i vërtetë. Thuaj: "Nëse jeni besimtarë, pse pra i mbytnit më
92Juve u pat ardhur Musai me argumente, por pas tij ju adhuruat viçin, pra ju ishit mizorë.
93(Përkujtoni) Kur morëm premtimin tuaj dhe mbi ju ngritëm kodrën Tur, (u thamë) merrni këtë që u dhamë seriozisht dhe dëgjoni (respektoni). Ata thanë: "Dëgjuam (me veshë) e kundërshtuam". E për shkak të mosbesimit të tyre, adhurimi ndaj viçit ishte përzier
94Thuaj: "Nëse bota tjetër (xhenneti) tek All-llahu është vetëm për ju, e jo edhe për njerëzit e tjerë, nëse jeni të sinqertë, kërkojeni vdekjen (e shkoni më shpejtë).
95E për shkak të veprave të tyre (mëkateve), ata kurrë nuk e dëshirojnë atë. All-llahu di për zullumqarët.
96Është e sigurt se njerëzit më lakmues për të jetuar, ti ke për të gjetur ata (jehuditë), bile edhe më lakmues se idhujtarët. Ndonjëri prej tyre dëshiron të jetojë një mijë vjet, por edhe sikur të jetojë, ajo (jeta e gjatë) nuk do ta shpëtojë atë prej dëni
97Thuaj: "Kush është armik i Xhibrilit (është armik i All-llahut), e ai me urdhrin e All-llahut e zbriti Kur´anin në zemrën tënde, që është vërtetues i asaj që ishte më parë dhe udhërrëfyes e përgëzues për besimtarët".
98Kush është armik i All-llahut, i engjëjve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhibrilit dhe i Mikailit (ai është mosbesimtar), All-llahu pa dyshim është armik i mosbesimtarëve.
99Ne të kemi shpallur ty (Muhammed) argumente të qarta dhe ato nuk i mohon askush, përveç atyre që kanë dalë respektit.
100(Nuk besojnë argumentet tona se) Sa herë që ata kanë dhënë ndonjë premtim, një grup prej tyre e hodhi atë, por shumica e tyre nuk beson.
101E kur u erdhi atyre ndonjë i dërguar prej All-llahut, vërtetues i asaj që kishin ata, një grup prej tyre të cilëve iu kishte dhënë libri, e hodhi pas shpine librin e All-llahut, kinse nuk dinin (asgjë).
102(E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që e thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafé, djajt ishin të pafé, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata t
103E sikur të kishin besuar ata dhe sikur të ishin ruajtur (prej mëkateve), po të dinin, shpërblimi prej All-llahut do të ishte shumë më i dobishëm.
104O ju që keni besuar, mos thuani: "Raina" - po thuani: "Undhurna" dhe respektoni! Mosbesimtarët kanë dënim të dhembshëm.
105As ata, ithtarët e librit që nuk besuan, e as idhujtarët nuk duan që juve të ju vijë ndonjë e mirë nga Zoti juaj. Mirëpo, All-llahu me mëshirën e vet veçon atë që dëshiron, All-llahu është Zot i mirësisë së madhe.
106Ne nuk abrogojmë (pezullojmë) asnjë nga argumentet tona, apo ta hedhim në harresë e të mos sjellim edhe më të dobishëm se ai, ose të ngjashëm me te. A nuk e ke ditur se All-llahu është i plotfuqishëm për çdo send?
107A nuk e ke ditur se vetëm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokës, dhe se pos All-llahut nuk keni as mbrojtës as ndihmëtar.
108A doni ta pyetni Të dërguarin tuaj sikurse u pyet më parë Musai. Ai që e ndërron besimin me mosbesim, ai tanimë e ka humbur rrugën e drejtë.
109Shumë ithtarë të librit (jehudi, krishterë) edhe pasi u është bërë e qartë e vërteta, nga vetë zilia e tyre personale dëshiruan që pas besimit tuaj t´iu kthejnë në mosbesimtarë, pra ju lini dhe largohuni prej tyre derisa All-llahu ta sjellë urdhrin e vet.
110Kryeni faljen (namazin) dhe jepeni zeqatin, e çfarëdo të mirë që e përgatitni për veten tuaj, atë e gjeni tek All-llahu. S´ka dyshim se All-llahu përcjell çdo veprim tuajin.
111Ata edhe thanë: "Kurrsesi nuk ka për të hyrë kush në xhennet, përveç atij që është jehudi ose i krishter! Ato janë fantazi të tyre"! Thuaju: "Sillni argumentin tuaj (çka thoni) po qe se jeni të drejtë"?
112Nuk është ashtu (si thonë ata), po ai që i është dorëzuar All-llahut dhe është bamirës, ai e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij, për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të mërziten.
113Jehuditë thanë se të krishterët nuk janë të mbështetur në asgjë (nuk kanë fé të vërtetë). Edhe të krishterët thanë se jehuditë nuk janë të mbështetur në asgjë, e duke qenë se ata të dy palët e lexojnë librin. Po kështu si thëniet e tyre, thanë edhe ata që
114E kush mund të jetë më mizor se ai që në xhamitë e All-llahut pengon të përmendet emri i Tij (të bëhet ibadet) dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre. Atyre ndryshe nuk u takoi të hyjnë vetë në to, vetëm duke qenë respektues (të tyre e jo rrënues). Ata në k
115Të All-llahut janë edhe (anët nga) lindja edhe nga perëndimi, dhe kahdo që të ktheheni, aty është anë e All-llahut. Vërtetë, All-llahu është i gjerë (në bujari) e i dijshëm.
116Ata (ithtarët e librit) thanë: "All-llahu ka fëmijë"!? I pastër është Ai nga kjo e metë! E Tij është gjithçka në qiej e në tokë, gjithçka i është nënshtruar Atij.
117Ai është shpikës i qiejve e i tokës (pa kurrfarë modeli të mëparshëm) e kur dëshiron diçka, ai vetëm i thotë: "Bëhu!", në atë moment bëhet.
118E ata që nuk dinë (kurejshitët politeistë) thanë: "Përse të mos na flasë neve All-llahu, ose të na vijë ndonjë argument"! Po kështu, thëniet e tyre në mënyrë të njëjtë i patën përsëritur edhe ata që ishin para tyre. Të njëjta janë zemrat e tyre. Ne tanimë
119Ne të dërguam ty me të vërtetën (Kur´anin), përgëzues dhe qortues, e ti nuk je përgjegjës për banuesit e xhehennemit.
120As jehuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri sa ta pasosh fenë e tyre. Thuaju: "Udhëzimi i All-llahut është udhëzim i drejtë. E nëse pasi që të ka ardhur ty e vërteta shkon pas mendimeve të tyre, nuk ka kush të të ndihmojë e as
121Atyre, të cilëve ua dhamë librin dhe të cilët e lexojnë drejt ashtu si është, ata e besojnë atë (Kur´anin). E ata që e mohojnë atë, të tillët janë ata që dështuan (në Dunja e në Ahiret).
122O bijtë e israilit, kujtoni të mirat e Mia që ua dhurova, që ju dallova mbi njerëzit e tjerë (të asaj kohe).
123Dhe ruajuni një ditë kur askush nuk do të mund ta ndihmojë tjetrin për asnjë send, nuk pranohet prej askujt kompensim, nuk do t´i bëjë dobi askujt ndonjë ndërmjetësim dhe as që do të ndihmohen (mëkatarët).
124Përkujto (O i dërguar) kur Zoti i vet, Ibrahimin e provoi me disa obligime, e ai i përmbushi ato, e Ai i tha: "Unë po të bëj ty prijës (imam) të njerëzimit"! Ai tha: "(bën o Zot) Edhe nga pasardhësit e mi"! (Zoti) Tha: "Mirësinë Time nuk mund ta gëzojnë m
125Dhe kur shtëpinë (Qaben) e bëmë vendkthimi dhe vendsigurie për njerëzit, (u thamë): Vendin ku qëndroi Ibrahimi pranojeni për vendfaljeje! Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: ju të dy pastrojeni shtëpinë Time për vizituesit, për ata që qëndrojnë aty dhe pë
126Dhe kur Ibrahimi tha: "Zoti im, bëje këtë një qytet sigurie dhe banorët e tij, që besuan All-llahun dhe jetën tjetër, furnizoi me lloje të frutave"! Ai (All-llahu) tha: "(E furnizoj) Edhe atij që nuk besoi do t´ia mundësoj shfrytëzimin e frutave për një k
127Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes - luteshin): "Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di"!
128Zoti ynë, bëna neve dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë, njerëz të bindur ndaj Teje, na i mëso rregullat e ibadetit (adhurimit) tanë dhe falna neve, vërtet Ti je që falë shumë, je mëshirues"!
129Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiu i tyre të dërguar që t´u lexojë atyre ajetet Tua, t´u mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t´i pastrojë (prej ndytësisë së idhujtarisë) ata. S´ka dyshim se Ti je ngadhënjyesi, i dijshmi.
130E kush largohet prej fesë së Ibrahimit përveç atij që e poshtron vetveten. Ne atë e bëmë të zgjedhur në këtë botë, kurse në botën tjetër ai është njëri prej të lartëve.
131Kur Zoti i vet atij i tha: "Dorëzohu"! Ai tha: "Iu kam dorëzuar Zotit të gjithësisë"!
132E Ibrahimi i porositi bijtë e tij me këtë (fe), e edhe Jakubi. (u thanë) "O bijtë e mi, All-llahu ua zgjodhi fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë"!
133A ishit ju (ithtarë të librit) dëshmitarë kur Jakubit iu afrua vdekja, e ai bijve të vet u tha: "Çka do të adhuroni pas meje"? Ata thanë: "Do ta adhurojmë Zotin tënd dhe Zotin e prindërve tuaj: Ibrahimit, Ismailit, Is´hakut, një të vetmin Zot dhe ne, vetë
134Ai ishte një popull që kaloi, atij i takoi ajo që fitoi, e juve u takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që vepruan ata.
135Ata (ithtarët e librit) thanë: "Bëhuni jehudi ose të krishterë, e gjeni rrugën e drejtë"! Thuaj: "Jo, (asnjërën) por fenë e drejtë të Ibrahimit që ai nuk ishte nga idhujtarët".
136Ju (besimtarë) thuani: "Ne i besuam All-llahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is´hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbëdhjetë kabile), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është d
137Në qoftë se ata besuan ashtu siç besuat ju, ata vërtet kanë gjetur rrugën e drejtë, e nëse refuzojnë, atëherë ata janë kundërshtarë (opozitë), po ty (Muhammed) kundër tyre do të mjaftojë All-llahu. Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
138(Kjo fe jona është) Ngjyrosje e All-llahut, e kush ngjyros (me fe) më mirë se All-llahu. Ne vetëm atë e adhurojmë.
139Thuaj: "A doni të grindeni me ne për All-llahun, e Ai është Zoti ynë dhe Zoti juaj dhe ne kemi vepra (shpërblimin e veprave) tona, e ju keni veprat tuaja. Por ne jemi (besimtarë) të sinqertë ndaj Tij".
140A pretendoni se Ibrahimi, Ismaili, Is´haku, Jakubi dhe pasardhësit kanë qenë jehudi ose të krishterë? Thuaj: "A e dini ju më mirë apo All-llahu? Kush është më mizor se ai, që e ka dëshminë e All-llahut pranë vetes dhe e fshehë. All-llahu nuk është i panjo
141Ai ishte një popull që shkoi, të cilit i takoi ajo që fitoi, e juve u takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që ata vepruan.
142Disa mendjelehtë nga njerëzit do të thonë: "Çka i ktheu ata (muslimanët) prej kibles (drejtimit) në të cilin ishin ata (Kudsi)? Thuaj: "Të All-llahut janë lindja dhe perëndimi, Ai e vë në rrugën e drejtë atë që do".
143Dhe ashtu (siç ju udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një pupull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve, dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj jush. E Kiblen nga e cila ti u drejtove nuk e bëm
144Ne shumë herë po shohim kthimin e fytyrës tënde kah qielli, e Ne gjithqysh do të drejtojmë ty në drejtim të një kibleje (Qabja) që ti e do atë. Pra kthehu anës së xhamisë së shenjtë (Qabes), dhe kudo që të jeni (o besimtarë) kthehuni kah ajo anë. E atyre
145Po edhe sikur t´u sillshe ti çdo lloj argumenti atyre që u është dhënë libri, ata nuk pasojnë kiblen tënde, e as ti nuk do të pasosh kiblen e tyre, po asnjëra palë nuk do ta pasojë kiblen e tjetrës. E pas dijes, e cila të ka ardhur, po e zëmë se ishe vënë
146Atyre që ua kemi dhënë librin, ata e njohin ate (Muhammedin) siç i njohin bijtë e vet, e një grup pre tyre edhe pse e dinë këtë, janë duke e fshehur të vërtetën.
147E vërteta është nga Zoti yt, pra kurrsesi mos u bën nga ata që dyshojnë.
148Secili (popull) ka një anë të cilës ai i kthehet, ju shpejtoni kah punët e mbara, kudo që të jeni All-llahu ka për t´ju tubuar të gjithëve, All-llahu ka fuqi për çdo send.
149Kahdo që të shkosh ktheje fytyrën tënde kah ana e xhamisë së shenjtë, kjo është e vërtetë nga Zoti yt. All-llahu përcjell gjithçka që veproni ju.
150Dhe kahdo që të dalësh, ktheje fytyrën tënde kah ana e xhamisë së shenjtë (Qabja) dhe kudo që të gjendeni ktheni fytyrat tuaja kah ana e saj, ashtu që njerëzit mos të kenë argument kundër jush, përveç atyre që janë mizorë nga ata (që nga inati nuk pranojn
151(Sikurse plotësova mirësinë Time ndaj jush) Ashtu siç dërguam nga gjiu i juaj të dërguar t´u lexojë ajetet Tona, t´ju pastrojë, e t´ju mësojë librin dhe traditën, e edhe t´ju mësojë atë që nuk e dinit.
152Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shprëblim). Më falënderoni e mos Më mohoni.
153O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtet All-llahu është me durimtarët.
154E për ata që u mbytën në rrugën e All-llahut mos thoni: "Janë të vdekur", Jo, ata janë të gjallë, por ju nuk kuptoni (gjallërinë e tyre).
155Ne do t´ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve.
156Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: "Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi"!
157Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë.
158"Safa" dhe "Merve" janë nga shenjat (për adhurim) e All-llahut, e kush e mësyen shtëpinë për haxh (Qaben për haxh) ose për umre (vizitë jashtë kohës së haxhit), nuk është mëkat për te t´i vizitojë ato dyja (të ece në ato dy vende). E kush bën ndonjë të mi
159Ata, të cilët fshehin argumentet dhe faktet që Ne i shpallëm, e pasi që ato ua sqaruam njerëzve në librin, të tillët i mallkon All-llahu, i mallkojnë edhe ata që mallkojnë.
160Përveç atyre që pendohen, që përmirësohen dhe që u shpjegojnë njerëzve (të vërtetën), të tillëve ua pranoj pendimin, se Unë pranoj shumë pendimin, jam mëshirues.
161Ata, të cilët mohuan dhe vdiqën si pabesimtarë, kundër tyre është mallkimi i All-llahut, i engjëjve dhe i të gjithë njerëzve.
162Ata përgjithmonë janë aty (në zjarr), as nuk u lehtësohet dënimi, as nuk u jepet afat.
163Zoti juaj (që meriton adhurim) është Një, All-llahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron.
164Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdo lloj gja
165E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë. E sikur të dinin ata që bënë mizori se kur d
166Dhe (sikur të shihnin) kur do të largohen ata që u prinin prej atyre që i ndiqnin (paria largohet prej atyre që u shkuan pas), e të gjithë e shohin dënimin dhe këputen lidhjet e tyre.
167E Ata, të cilët u patën shkuar pas do të thonë: "Ah, sikur të na lejohej një kthim (në Dunja) e të largohemi prej tyre (prijësve) siç u larguan ata tash prej nesh"! Kështu All-llahu do t´ju paraqesë veprat që janë dëshpërim për ta, e ata nuk kanë të dalë
168O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji.
169Ai ju urdhëron vetëm me të këqia e turpësi, dhe ju shtyen të thoni për All-llahun atë që nuk e dini.
170E kur u thuhet atyre (idhujtarëve): "Pranoni atë që All-llahu e shpalli"! Ata thonë: "Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë"! Edhe sikur prindërit e tyre të mos kenë kuptuar dhe të mos jenë udhëzuar në rrugën e drejtë (ata do t´i pa
171Shembulli i (i thirrësit të) atyre që nuk besuan është sikurse i atij (bariut) që u lëshon britmë atyre (bagëtive) që nuk dëgjojnë tjetër vetëm se britmë e zë (e nuk kuptojnë). Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër, ata nuk kuptojnë.
172O ju që besuat, hani nga të mirat që ua kemi dhënë dhe falënderoni All-llahun, nëse jeni që vetëm Atë e adhuroni.
173(All-llahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret (ngrihet zëri me të) jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, për të nuk është mëkat.
174Ata që fshehin nga libri atë që shpalli All-llahu dhe për të fitojnë shumë të paktë, ata në barqet e tyre fusin vetëm zjarr. Atyre All-llahu nuk do t´u flasë në ditën e gjykimit dhe as nuk i shfajëson ata, por për ta pason dënimi i rëndë e i padurueshëm.
175Ata janë që në vend të udhëzimit e morën humbjen dhe dënimin në vend të shpëtimit. Sa të durueshëm qenkan ata ndaj zjarrit?
176Atë (dënim) për shkak se All-llahu e zbriti librin (Tevratin), me sqarim të drejtë, e ata që bënë ndryshime në librin, janë në një përçarje të largët nga e vërteta.
177Nuk është tërë e mira (e kufizuar) t´i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do ua jep të afërmve, bonjakëve, të varf
178O ju që besuat, u është bërë obligim gjurmimi për dënim për mbytje: i liri për të lirin, robi për robin, femra për femrën. Kurse atij që i falet diçka nga vëllai i vet, atëherë ajo le të përcillët (e atij që fal) kuptueshëm dhe shpagimi (nga dorasi) atij
179O ju të zotët e mendjes, kjo masë e dënimit është jetë për ju, ashtu që të ruheni (nga mbytja e njëri-tjetrit).
180Kur ndonjërit prej jush i është afruar vdekja, nëse lë pasuri pas vete, testamenti (vasijeti) për prindërit dhe për të afërmit u është bërë juve obligim, por ashtu siç është drejt. Për ata që janë të devotshëm kjo është detyrë që lypet kryer.
181Kush bën ndryshimin e tij pasi që ta ketë dëgjuar (ditur) atë, mëkati për te u takon atyre që ndryshojnë. All-llahu dëgjon dhe di.
182E kush frikësohet prej testamentuesit se gabimisht po largohet nga drejtësia, ose qëllimisht do të bëjë mëkat, ai që bën pajtim ndërmjet tyre, ai nuk ka mëkat. Vërtet All-llahu shumë falë dhe shumë mëshiron.
183O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.
184(Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një
185(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur´ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa k
186E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.
187Natën e agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. All-llahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që
188Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos u paraqitni me te (me ryshfet) te gjykatësit për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve, kur ju e dini (se pa të drejtë po e hani atë).
189Të pyesin ty për hënën e re (dhe fazat e saj) Thuaj: "Ato janë përcaktime të kohës për njerëz dhe për haxh. Nuk është mirësi të hyni nga mbrapa në shtëpitë por është mirësi kush ruhet (nga të këqijat). Në shtëpitë hyni kah dyert e tyre dhe kini frikë All-
190Dhe luftoni në rrugën e All-llahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën).
191Dhe luftoni ata kudo që t´i zini, dëboni prej vendit ata sikurse ju përzuan ata juve. Provokimi (fitneja) është më i rëndë se vrasja. Mos i luftoni ata pranë xhamisë së shenjtë (Qabes) deri që ata t´ju luftojnë juve aty, e nëse ju sulmojnë, atëherë sulmon
192E nëse heqin dorë (nga provokimi), All-llahu është Ai që fal dhe që mëshiron.
193Luftoni ata (idhujtarët) derisa të zhduket propagandimi i idhujtarëve dhe derisa të aplikohet feja vetëm për All-llahun. E në qoftë se ndalen (nga propaganda dhe lufta), atëherë lëreni armiqësinë, përveç atyre që janë zullumqarë.
194Muaji i shenjtë (i sivjetit) është për muajin e shenjtë (të vjetit), e shenjtëritë (shkelja e tyre) janë masë ndëshkuese. Pra, kush ju sulmon juve, kthenia sulmin atij edhe ju po në atë masë dhe kini frikë nga All-llahu e ta dini se All-llahu është me të
195Dhe jepni për në rrugë të All-llahut e mos e hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se me të vërtetë All-llahu i do bamirësit.
196E kryeni haxhin dhe umren për hir të All-llahut, po në qoftë se pengoheni, atëherë (therrni për kurban) çka t´ju vijë më lehtë prej kurbanëve, e mos i rruani kokat tuaja derisa të arrijë kurbani vendin e caktuar. Po kush është prej jush i sëmurë ose ka mu
197Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje. Çka punoni nga e mira, All-llahu di për to. Dhe përgatituni m
198Nuk është mëkat për ju të kërkoni begati nga Zoti juaj (të bëni ndonjë tregti gjatë haxhit). E kur të derdheni (hiqeni) prej Arafatit, përmendeni All-llahun në vend të shenjtë (Muzdelife), përmendeni Atë ashtu si u ka udhëzuar Ai, sepse më parë ishit të h
199Pastaj zdirgjuni andej kah zdirgjen njerëzit, kërkoni All-llahut falje, se All-llahu fal e është mëshirues.
200E kur t´i kryeni detyrat tuaja, përmendeni All-llahun sikurse i përkujtoni prindërit tuaj, bile përmendeni edhe më fortë. Ka disa prej njerëzve që thonë: "Zoti ynë, na jep Ti neve në këtë botë"! Për të nuk ka asgjë në botën tjetër.
201E, ka prej tyre asish që thotë: "Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr"!
202Të tillët e kanë shpërblimin nga ajo që e fituan. All-llahu është i shpejtë në llogari.
203All-llahun përmendeni në ditët e caktuara (në ditët e bajramit). Kush ngutet (të largohet prej Mines) për dy ditë, nuk bën mëkat, po edhe ai që e shtyen (edhe për një ditë) nuk bënë mëkat, këto rregulla janë për atë që don të jetë i përpiktë. Pra, kini ku
204Ka ndonjë nga njerëzit që fjala e tij të mahnit, por vetëm në këtë botë (meqë në botën tjetër gjykon Ai që i di të fshehtat), dhe për atë që ka në zemrën e tij, e paraqet All-llahun dëshmues, e në realitet ai është kundërshtari më i rreptë.
205E posa të kthehet ai në tokë, vepron të bëjë shkatërrim në të, të asgjësojë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E All-llahu nuk e do çrregullimin (fesadin).
206Dhe kur i thuhet atij: "Ki frikë All-llahun"!, atë e kap eufori për punë mëkati. Shtrat i shëmtuar është ai që i takon atij (xhehennemi).
207Ka nga njerëzit, i cili për hirë të All-llahut e flijon vetveten, e edhe All-llahu është shumë i mëshirshëm për robtë e vet.
208O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (përqafojeni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik juaji i hapët.
209E nëse devijoni pasi që u kanë ardhur argumentet e qarta, ta dini pra se All-llahu është i plotfuqishëm, i vetëdijshëm.
210Ata nuk janë duke pritur tjetër, por vetëm t´ju vijë All-llahu (urdhëri i All-llahut në ditën e gjykimit) nën hije të reve, (t´ju vijnë) engjëjt dhe çështja të jetë e kryer (kush për xhennet e kush për xhehennem). Vetëm te All-llahu është fundi i të gjith
211Pyeti bijtë e Israilit, se sa argumente të qarta u kemi dhënë atyre (dhe nuk besuan). E kush e ndërron të mirën e All-llahut pasi që t´i ketë ardhur ajo, s´ka dyshim se ndëshkimi i All-llahut është i ashpër.
212Atyre që nuk besuan, u është bërë e hijshme jeta e kësaj bote dhe bëjnë tallje me ata që besuan. Po ata që u ruajtën (besimtarët) në ditën e kijametit. All-llahu i jep (shpërblim) pa masë atij që e do.
213Njerëzit ishin një popull (të fesë së natyrshme islame) e (kur u përçanë) All-llahu dërgoi pejgamberët përgëzues dhe qortues, dhe atyre Ai u zbriti edhe librin me fakte të sakta për të gjykuar në atë që u kundërshtuan ndërmjet veti. Në atë (libër) kundërs
214Po ju menduat se do të hyni në xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, saqë i dërguari thoshte, e me te edhe ata që kishin besuar: "Kur do të jetë ndihma e All
215Të pyesin se ç´do të japin. Thuaj: "Atë që jepni prej pasurisë jepni për prindërit, jepni për të afërmit, për bonjakët, për të varfërit, për kurbetçinjtë. E çdo të mirë që punoni, s´ka dyshim se All-llahu e di.
216Juve u është bërë obligim lufta, ndonëse ju e urreni atë. Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. All-llahu e di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini.
217Të pyesin për luftën në muajin e shenjtë, thuaj: "Lufta në të është e madhe (mëkat i madh), por pengimi nga rruga e All-llahut, mosbesimi ndaj Tij, pengimi nga xhamia e shenjtë (Qabja) dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo, janë mëkate edhe më të mëdha tek
218Ata të cilët besuan, ata që u shpërngulën dhe luftuan në rrugën e All-llahut, ata meritojnë të shpresojnë në mëshirën e Tij. All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.
219Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: "Që të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre. Të pyesin ty edhe se ç´do të japin. Thuaj: "Tepricën"! Kështu ua sqaron All-llahu juve
220(të mendoni) Për këtë botë dhe për botën tjetër. Dhe të pyesin ty për bonjakët. Thuaj: "Po t´i ndihmoni në punët e tyre është më mirë, e nëse i përzieni (pasurinë e tyre me tuajën), ata janë vëllezërit tuaj. All-llahu di të dallojë qëllimkeqin nga qëllimm
221Mos u martoni me idhujtare deri që ato të besojnë (Zotin). Një robëreshë besimtare është më e vlefshme se një idhujtare, edhe nëse ajo (idhujtarja) ju mahnitë. Mos u martoni as me idhujtarë deri që ata të besojnë (Zotin). Një rob besimtar është më i vlefs
222Të pyesin ty për të menstruacionin (hajdin). Thuaj: "Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka le
223Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi, por përgatitni për veten tuaj, dhe kini frikë All-llahun, e ta dini se fundi juaj është tek Ai, e besimtarëve jepu myzhde.
224E mos e bëni All-llahun peng të betimeve tuaja (kur betoheni në Te), kur doni të bëni vepra të mira, të silleni mirë dhe të bëni pajtim ndërmjet njerëzve. All-llahu i dëgjon të gjitha dhe i di.
225All-llahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta, por ju merr për ato që i bëni qëllimisht me gjithë zemër. All-llahu është i butë dhe falë shumë.
226Ata që betohen se do të largohen prej grave të tyre (të mos bëjnë kontakt me to), afati i pritjes është katër muaj. Në qoftë se kthehen ata (heqin dorë nga betimi), s´ka dyshim, All-llahu bën falje dhe mëshiron.
227E në qoftë se ata kanë vendosur për shkurorëzim, All-llahu dëgjon (fjalët e tyre) i di (qëllimet e tyre).
228E ato gra që janë shkurorëzuar janë të obliguara të presin tre menstruacione. Nëse ato i besojnë All-llahut dhe ditës së fundit, atyre nuk u lejohet ta fshehin atë që All-llahu e krijoi në mitrat e tyre. E burrat e tyre kanë më shumë të drejta që gjatë as
229Lëshimi (pas të cilit mund të bëhet rikthimi) është dy herë, e (pastaj) ose jetë e njerëzishme (bashkëshortore) ose shkurorëzim me mirëkuptim. E juve (burrave) nuk u lejohet t´u merrni asnjë send nga ajo që u keni dhuruar (si niqah), vetëm nëse që të dy f
230E në qoftë se ai (burri) e lëshon atë (për herë të tretë), pas atij (lëshimi) nuk lejohet më derisa të martohet ajo për një burrë tjetër. E nëse ai (burri i dytë) e lëshon atë, atëherë për ata dy, po qe se mendojnë se do t´i zbatojnë dispozitat e All-llah
231E kur t´i keni lëshuar gratë dhe ato i afrohen afatit të tyre, atëherë ose mbani si duhet ose i lëni si duhet (të kryejnë afatin), e mos i mbani sa për t´i dëmtuar, e të bëheni të padrejtë. E kush bën atë, ai e ka dëmtuar vetveten. Dispozitat e All-llahut
232Dhe kur i lëshoni gratë, e ato e përmbushin afatin e tyre (të pritjes), nëse pëlqejnë mes vete ashtu si kërkojnë rregullat, mos i pengoni që të martohen për burrat e tyre. Me këtë këshillohet ai që prej jush e beson All-llahun dhe botën tjetër, kjo është
233Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t´u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota. I ati i fëmijës është i obliguar për furnizimin dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu si është rregull. Askush nuk ngarkohet më tepër, vetëm aq
234E ata që vdesin dhe lënë gra pas vete, ato (gratë) presin katër muaj e dhjetë ditë. E kur ta kryejnë ato afatin e tyre, nuk është mëkat për ju (familja kujdestare) për atë që bëjnë ato në mënyrë të njerëzishme me veten e tyre. All-llahu hollësisht e di çk
235Paraqitja juaj për martesë ndaj grave (që kanë kryer afatin e tyre), në mënyrë të tërthortë, ose mbajtja fshehtë në veten tuaj, nuk është mëkat për ju. All-llahu e di se ju do t´ua përmendni atyre (dëshirën për martesë), por kurrsesi mos u premtoni atyre
236Nuk është mëkat për ju nëse i lëshoni gratë pa pasur kontakt (martesë) me to dhe para se t´u caktoni atyre ndonjë caktim (kurorë-nikah), po pajisni ato (me ndonjë pajisje), pasaniku sipas mundësisë së tij dhe i varfëri sipas mundësisë së tij. Një pajisje
237E nëse i lëshoni ato para se të kontaktoni, por u keni pas caktuar atyre një caktim (kurorë), atëherë duhet t´u jepni gjysmën e asaj që e keni caktuar, përveç nëse ato ju falin ose ju falë ai në duart e të cilit është lidhja e kurorës. E të falni (burra o
238Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atë namazin e mesëm, dhe ndaj All-llahut të jeni respektues (në namaze).
239E nëse keni frikë (nga armiku), atëherë faluni duke ecur ose duke kalëruar, por kur të jeni të siguruar, përkujtojeni (me namaz) All-llahun ashtu si u mësoi Ai për atë që ju nuk dinit.
240Ata që vdesin nga mesi i juaj dhe lënë pas vete gra, le të testamentojnë (lënë porosi) për gratë e tyre, furnizimin për një vjet, duke mos i nxjerrë prej shtëpisë. E nëse (me dëshirën e vet) dalin, nuk është mëkat për ju për atë punë të lejueshme që bëjnë
241Për të devotshmit është obligim që edhe për gratë e lëshuara të bëjnë një furnizim të zakonshëm.
242Kështu, që t´i kuptoni, All-llahu ua shpjegon argumentet e veta.
243A nuk di për ata, të cilët nga frika prej vdekjes u larguan prej atdheut të vet, e të cilët ishin me mijëra, e All-llahu atyre u tha: "Vdisni"! (ata vdiqën). Pastaj i ngjalli. All-llahu është shumë bamirës për njerëz, por shumica e njerëzve nuk janë mirën
244Luftoni për hir të All-llahut, e të dini se All-llahu dëgjon, di.
245Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë, e Ai t´ia shtojë atij shumëfish atë? All-llahu shtrëngon (varfëron) dhe çliron (begaton) dhe kthimi juaj është vetëm tek Ai.
246A nuk ke marrë vesh për parinë e bijëve të israilit pas Musait? Kur i patën thënë një të dërguari të tyre (Shem´unit): "Cakto për ne një sundues e të luftojmë në rrugën e All-llahut"! Ai (pejgamberi) tha: "A mund të ndodhë që nëse lufta u bëhet obligim ju
247Pejgamberi i tyre u tha: "All-llahu caktoi sundues tuajin Talutin". Ata thanë: "Si mund të jetë ai sundues yni, kur ne kemi më shumë meritë se ai për sundim, madje ai edhe nuk është i pasur"? Ai tha: "All-llahu e zgjodhi atë sundues tuajin dhe e pajisi me
248Pejgamberi i tyre u tha: "Shenjë e sundimit të tij është që t´ju sjellë arkën, që e bartin engjëjt dhe që në të gjeni qetësim (shpirtëror) nga Zoti juaj, e edhe diçka që ka mbetur nga thesari i familjes së Musait dhe Harunit. S´ka dyshim se ky, po qe se j
249E kur doli (prej qytetit) Taluti me ushtrinë, tha: "All-llahu do t´ju sprovojë me një lumë, e ai që pi prej atij, ai nuk është me mua, e kush nuk e shijon atë, ai është me mua, përveç atij që me dorën e vet e pi një grusht"! Mirëpo, me përjashtim të një p
250E kur i dualën përballë Xhalutit dhe ushtrisë së tij, thanë: "Zoti ynë! Na dhuro durim! Na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër pabesimtarëve!
251Me ndihmën e All-llahut i thyen ata, e Davudi e mbyti Xhalutin dhe All-llahu i dha atij (Davudit) sundimin, pejgamberllëkun dhe e mësoi atë për çdo gjë që deshi. Dhe sikur All-llahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disa të tjerëve, do të shkatërrohe
252Këto janë argumente të All-llahut, po t´i lexojmë ty me saktësi, e s´ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve.
253Këta (për të cilët të rrëfyem) janë të dërguarit, disa prej tyre i dalluam nga të tjerët, prej tyre pati që All-llahu u foli, disa i ngriti në shkallë më të lartë, Isait, birit të Merjemes i dhamë argumente dhe e përforcuam me shpirtin e shenjtë (Xhibrili
254O ju që keni besuar, para se të vijë një ditë kur nuk do të ketë as shitblerje, as miqësi, e as ndërmjetësim, jepni nga ajo me çka Ne u furnizuam juve. Pabesimtarët janë mizorë.
255All-llahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumë, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij, e di të tashme
256Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtetat e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm.
257All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë. E kujdestarë të atyre që nuk besuan janë djajtë që i nxjerrin ata prej drite e i hudhin në errësira. Ata janë banorë të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
258A nuk ke arritur të dijsh për atë që përse All-llahu i kishte dhënë pushtet, ai (Nemrudi) polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit të tij. Kur Ibrahimi tha: "Zoti im është Ai që jep jetë dhe vdekje"! Ai tha: "Edhe unë jap jetë dhe vdekje"! Ibrahimi tha: "Zoti i
259Ose (nuk je i njohur) me shembullin e atij që kaloi pranë një fshati që ishte rrënuar në kulmet e tij, e tha: "Si e ngjallë All-llahu këtë pas shkatërrimit të tij"? E All-llahu e bëri të vdekur atë (pyetësin - Uzejrin) njëqind vjet, pastaj e ringjalli dhe
260Përkujto kur Ibrahimi tha: "Zoti im, më mundëso të shoh se si i ngjallë të vdekurit"? Ai (Zoti) tha: "A nuk je i besueshëm"? Ai (Ibrahimi) tha: "Po, por desha që zemra ime të ngopet (bindje)"! Ai (Zoti) tha: "Merri katër shpendë pranë vete (theri e copëto
261Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si i një kokrre që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është bujar i madh, i di qëllimet.
262Ata që për hir të All-llahut e japin pasurinë e tyre, e pastaj atë që e dhanë nuk e përcjellin me të përmendur e me mburrje, ata e kanë shpërblimin e vet te Zoti i tyre, për ata nuk ka frikë, ata as që do të brengosen.
263Një fjalë e mirë dhe një lehtësim (që i bëhet lypësit) është më e dobishme se një lëmoshë që përcillet me të keqe. All-llahu nuk ka nevojë për askë, është i butë.
264O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim siç bën ai që e jep pasurinë e vet sa par sy e faqe të njerëzve, e nuk e beson All-llahun dhe as botën tjetër. Shembulli i tij është si një gur i madh e i lëmuar që mbi të ka pak dhe,
265E shembulli i atyre që pasurinë e vet e japin nga bindja e tyre e duke kërkuar kënaqësinë e All-llahut, i përngjan një kopshti në një rrafshnaltë që i bie shi i madh, e ai jep fruta të dyfishtë. Po edhe nëse nuk i bie shi i madh, i bie një rigë (që i mjaf
266A dëshiron ndonjëri prej jush që ka një kopsht me hurma e rrush, në të cilin rrjedhin lumenj,që në të ka nga të gjitha frutet, e atë (pronarin e kopshtit) ta ketë kapur pleqëria dhe ai të ketë pasardhës të mitur, e atë (kopshtin) ta godasë ndonjë stuhi me
267O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që e fituat dhe nga ajo që u dhamë prej tokës, e mos nxitoni ta jepni atë më të pavlefshmen nga ajo, e që ju nuk do ta pranonit për vete vetëm symbyllas. E, dijeni se All-llahu s´ka nevojë për ju, është i madhëru
268Djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija, e All-llahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.
269Ai ia dhuron urtësinë atij që do, e kujt i është dhënë urtësia, atij pra i është dhuruar mirësi e madhe, përveç të mençurve këtë nuk e kupton kush.
270All-llahu di për atë që e keni dhënë nga pasuria ose keni zbatuar ndonjë premtim (nedhër), e për ata mëkatarët nuk ka ndonjë ndihmëtarë.
271Nëse lëmoshat i jepni haptazi, ajo është mirë, por nëse ato ua jepni të varfërve fshehurazi, ajo është edhe më e mirë për ju dhe Ai ua largon (me punë të mira) të këqijat. All-llahu është i njohur hollësisht për veprat tuaja.
272Nuk është obligim yti (Muhammed) udhëzimi i tyre (në rrugë të drejtë), All-llahu e shpie në rrugë të drejtë atë që do. Çkado që të jepni nga pasuria, e keni për veten tuaj, po mos jepni për tjetërkë, por vetëm për hir të All-llahut, e çkado që t´u jepni t
273(Jepni) për të varfërit që janë të angazhuar në rrugën e All-llahut dhe nuk kanë mundësi të gjallërojnë me tokë, duke qenë se ata nuk lypin, prandaj ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. Ata i njeh nga vetë pamja e tyre (të rraskapit
274Ata, të cilët pasurinë e vet e shpërndajnë (në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë te Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë as pikëllim.
275Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngrihet ai çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë: "Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj sikurse edhe kamata"! E All-llahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar
276All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëprerë dhe mëkatar.
277S´ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falën namazin dhe e dhanë zekatin, ata i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje.
278O ju që besuat, kini frikë All-llahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqert , hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata.
279E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk heqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në konflikt me All-llahun dhe të dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve ju takon kryet e mallit tuaj - askë nuk dëmtoni, e as vetë nuk dëmtoheni.
280Po në qoftë se ai (borxhliu) është në gjendje të vështirë, atëherë bëni një pritje derisa të vijë në një çlirim. E t´ia falni (borxhin) në emër të lëmoshës, ajo, nëse e dini, është shumë më e mirë për ju.
281Dhe ruajuni një ditë kur në të ktheheni te All-llahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet e padrejtë.
282O besimtarë, kur merrni hua prej njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni atë. Dhe nga gjiu juaj le të shkruajë një shkrues i drejtë dhe të mos ngurrojë nga të shkruarit ashtu siç e ka mësuar All-llahu. Le të shkruajë, e atij le t´i diktojë ai që
283E në qoftë se gjendeni në udhëtim dhe nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng (paradhënie ose kapar). E nëse i besoni njëri-tjetrit, atij që i është besuar le ta zbatojë atë (amanetin) që i është besuar, dhe le ta ketë frikë All-llahun, Zotin e tij. Mos e
284Vetëm të All-llahut janë gjithëçka ka në qiej dhe ç´ka në tokë, e për atë që e keni në shpirtin tuaj, e shfaqët haptazi ose e mbajtët fshehtë, All-llahu do t´ju marrë në përgjegjësi, e Ai ia fal atij që do dhe e dënon atë që do. All-llahu ka mundësi për ç
285I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij, dhe thanë: "Iu përgjigjëm thirrjes
286All-llahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. "Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata q
Chapter 3 (Sura 3)
1Elif, Lam, Mim.
2All-llahu është Një, e nuk ka të adhuruar (Zot) pos Tij, është i përjetshëm, mbikëqyrës.
3Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument që është vërtetues i librave të mëparshëm. Ai e zbriti më parë Tevratin dhe Inxhilin.
4Udhërrëfim për njerëz, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e së vërtetës nga gënjeshtra). S´ka dyshim se ata që mohojnë argumentet e All-llahut i pret ndëshkimi i rreptë. All-llahut është ngadhënjyes, shpagimtar.
5S´ka dyshim se All-llahut nuk mund t´i fshihet asgjë në tokë e as në qiell.
6Ai është që ju krijon (formon) juve në mitra ashtu si të dojë. S´ka Zot pos Tij, e që është fuqiplotë, i urti.
7Ai është që ta zbriti librin ty e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e librit, e ka të tjerë që nuk janë krejtësisht të qartë (muteshabih). E ata, që në zemrat e tyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë për t
8"Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh".
9"Zoti ynë Ti je ai që në një ditë do t´i tubosh njerëzit, ditë që për të cilën nuk ka dyshim. All-llahu nuk e shkelë premtimin e vet".
10Është e vërtetë se atyre që nuk besuan nuk do t´u vlejë asgjë para All-llahut, as pasuria e as fëmijët e tyre. Ata vetë janë lëndë e zjarrit.
11Si gjendja e pasardhësve të faraonit dhe e atyre që ishin para tyre, që përgënjeshtruan argumentet tona, e All-llahu i shkatërroi me fajet e tyre, All-llahu ndëshkon shumë ashpër.
12Thuaju atyre që nuk besuan: "Do të jeni të mposhtur (në këtë jetë) dhe do të hidheni në xhehennem. Sa i shëmtuar është ai djep (shtrat)".
13Ju (jehudi) patët një përvojë të madhe në ato dy grupe që u konfrontuat ndërmjet vete. Njëri grup luftonte në rrugën e All-llahut, e tjetri ishte pabesimtar, dhe me shikimin e syve të tyre i shihnin se ishin dy herë më shumë se besimtarët. Po, All-llahu m
14Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek All-llahu është e ardhmja më e mirë.
15Thuaj: "A t´ju kumtoj për diç shumë më të mirë se ato (kënaqësitë e Dunjasë)? Për ata që janë ruajtur, ata kanë tek Zoti i tyre xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përgjithmonë, kanë bashkëshorte të pastra e gëzojnë edhe kënaqësinë
16Ata të cilët thonë: "Zoti ynë, ne sinqerisht besuam, na i falë mëkatet tona na ruaj prej ndëshkimit të zjarrit"!
17Dhe ata që janë të durueshëm, të drejtë, të devotshëm e dorëdhënës dhe të cilët në kohën e agimit (syfyrit) kërkojnë ndjesë.
18All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit.
19Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami, e atyre që u është dhënë libri, pasi mësuan për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e All-llahut, le ta dijë se All-llahu shpejtë do t´i japë llogarinë.
20E nëse ata polemizojnë me ty, ti thuaj: "Unë me tërë qenien time i jam dorëzuar All-llahut, e edhe ithtarët e mij"! E thuaju edhe atyre që u është dhënë libri dhe injorantëve: "A pranuat fenë islame"? Nëse e pranuan islamin, atëherë e kanë gjetur të vërte
21Ata që mohojnë argumentet e All-llahut, mbysin pejgamberët pa farë të drejte, mbysin edhe njerëz që këshillojnë për të drejtën, ti ata lajmëroi për një ndëshkim të dhëmbshëm e pikëllues.
22Ata veprat e tyre i asgjësuan në këtë botë dhe në botën tjetër, ata nuk kanë ndonjë mbrojtës.
23A nuk i sheh ti ata, të cilëve u është dhënë mjaft nga libri, kur thirrën që ndërmjet tyre të gjykojë libri i All-llahut, se si një grup prej tyre prapësohet. Ata janë refuzues.
24E atë (e bënin) ngase ata thonin: "Neve nuk do të na djegë zjarri vetëm për pak ditë të numëruara, e ajo që shpifën për fenë e tyre, i mashtroi keq".
25E, si do të jetë gjendja e tyre kur Ne do t´i tubojmë ata një ditë, për të cilën nuk ka dyshim dhe çdo njeriu do t´i ofrohet ajo që e ka fituar, duke mos iu bërë atyre kurrnjë e padrejtë.
26Thuaj: "O All-llah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do, e lartëson atë që do dhe e përul atë që do. Çdo e mirë është vetëm në dorën Tënde, vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë"!
27Ti e fute natën në ditë dhe Ti e fute ditën në natë, Ti nxjerr nga i vdekuri të gjallin dhe nga i gjalli të vdekurin dhe Ti e begaton pa masë atë që do!
28Besimtarët të mos i miqësojnë mosbesimtarët, e t´i lënë manash besimtarët. E kush bën atë, ai nga feja e All-llahut nuk ka asgjë, përveç nëse është për qëllim ruajtja prej të keqes së tyre. All-llahu ua tërheq vërejtjen me dënim prej Tij, pse vetëm tek Al
29Thuaj: "Edhe nëse e fshehni atë që keni në zemrat tuaja ose e publikoni, All-llahu e di atë, Ai di gjithçka ka në qiej e ç´ka në tokë; All-llahu është i plotfuqishëm për çdo send.
30Ditën kur çdo njeri e gjen pranë vete atë që veproi mirë ose keq, e për atë të keqe që bëri, do të dëshirojë që në mes tij dhe në mes të asaj të jetë një distancë shumë e madhe (e mos ta shohë). All-llahu u jep të frikësohen prej dënimit që vjen prej Tij,
31Thuaj: "Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t´ju dojë, t´ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë.
32Thuaj: "Bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, e nëse ata refuzojnë, atëherë All-llahu nuk i do pabesimtarët "!
33All-llahu e zgjodhi (pejgamber) Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit, familjen e Imranit mbi popujt tjerë (të asaj kohe).
34Që janë pasardhës njëri prej tjetrit. All-llahu dëgjon gjithçka dhe i di të gjitha.
35(Përkujtohu) Kur gruaja e Imranit pat thënë: "Zoti im, unë këtë që është në barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetëm për shërbimin Tënd, pra pranoje këtë prej meje, vertet Ti je Ai që dëgjon e di"!
36E kur ajo e lindi tha: "Zoti im, unë e linda femër"! Po All-llahu e di më së miri atë që ajo e lindi. E mashkulli nuk është si femra. "Dhe unë e emërtova atë Merjeme, e atë dhe pasardhësit e saj po t´i lë Ty në mbrojtje prej djallit të mallkuar".
37Zoti i saj e pranoi premtimin e saj ashtu si është më mirë, e rriti me një edukatë të mirë e të plotë dhe e vuri nën kujdesin e Zekirijasë. Sa herë që hynte Zekirijaja në mihrabin (dhomën) e saj, gjente te ajo ushqim e thoshte: "Oj Merjeme, prej nga ty ky
38Aty në atë moment Zekirijaja e lut Zotin e tij e thotë: "Zoti im, më falë edhe mua nga ana Juaj një pasardhës (fëmijë) të mirë, vërtet, Ti je dëgjues i lutjes"!
39E duke u falur ai në faltore, engjëjt e thërrasin: "All-llahu të përgëzon ty me Jahjanë, që do të vërtetojë fjalën (Isain) e ardhur nga All-llahu, e që do të jetë prijës i matur dhe pejgamber nga të dalluarit"!
40Ai (Zekirijaja) tha: "Zoti im, si mund të kem unë djalë kur mua më ka arritur pleqëria dhe shoqja ime beronjë (sterile)"? Tha (All-llahu): "Kështu,All-llahu punon çka të dojë"!
41Ai (Zekirijaja) tha: "Zoti im më jep mua një shenjë"! Shenja e jote - tha Ai - është që tri ditë nuk do të mund t´u flasësh njerëzve, pos me gjeste (mimikë), e ti përmende shumë Zotin tënd dhe madhëroje mbrëmje e mëngjes"!
42Përkujto kur engjëjt i thanë: "Oj Mejreme, All-llahu të dalloi ty (me besim e karakter), të pastroi (nga shpifjet ebreje) dhe të lartësoi mbi gratë e botës".
43"Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tënd, bën sexhde dhe falu për Zotin bashkë me ata që falen"!
44"Këto janë nga lajmet e fshehta (të hershme) që po t´i shpallim ty. Ti nuk ishe ndër ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do të bëhej kujdestar i Mejremes, nuk ishe pranë tyre as kur ata ziheshin mes vete".
45Përkujto kur engjëjt i thanë: "Oj Mejreme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet (me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalës së Zotit) emri i të cilit është Mesih, Isa, bir i Merjemes, i famshëm në Dunja e Ahiret dhe nga të afërmit (e Zotit).
46E që duke qenë në djep (foshnje) u flet njerëzve, e edhe si i rritur e që është nga të përsosurit.
47Ajo tha: "Zoti im, si mund të kemë unë djalë e mua s´më ka prekur njeriu (nuk jam e martuar) "? Ai (All-llahu) tha: "Ja, kështu, All-llahu krijon çka të dojë. Kur Ai vendos për një çështje, vetëm i thotë: Bëhu! Ajo menjëherë bëhet".
48Ai (All-llahu) ia mëson atij librin (besimin), urtësinë, Tevratin dhe Inxhilin.
49Dhe, të dërguar te bijtë e Israilit: Unë kam ardhur nga Zoti juaj me argument, unë nga balta ju bëj diç si shpendi, i fryej atij dhe ai me lejen e All-llahut bëhet shpend, unë i shëroj të verbërit, të sëmurit në lëkurë, dhe unë me lejen e All-llahut i ngj
50Dhe (kam ardhë) që t´ju vërtetoj Tevratin që e keni para duarsh, t´ju lejoj disa që u ishin ndaluar juve, kam ardhë me argument nga Zoti juaj, pra kini frikë All-llahun dhe më dëgjoni mua.
51All-llahu është Zoti im dhe Zoti juaj. Adhurojeni Atë; kjo është rrugë e drejtë!
52E kur e kuptoi Isai vendosmërinë e tyre në mosbesim (dhe qëllimin që ta mbysin), tha: "Kush janë ndihmëtarët e mi për në rrugë të All-llahut"? Havarijjunët thanë: "Ne jemi ndihmëtarë të fesë së All-llahut, ne i besuam All-llahut, e ti dëshmo për ne se jem
53Zoti ynë, ne e besuam atë që e zbrite (shpalljen), e pasuam të dërguarin (Isain), pra shënona bashkë me ata që dëshmojnë (besimin e drejtë) "!
54E, ata (jehuditë) i kurdisën një dredhi (mbytjen e Isait), All-llahu iu kundërvu dredhisë së tyre, All-llahu është asgjësuesi më i fuqishëm kundër atyre që bëjnë dredhi.
55(Përkujto, o i dërguar) Kur All-llahu tha: "O Isa, Unë po të marr ty, po të ngrej te Unë, po të shpëtoj prej sherrit të atyre që nuk besuan. E ata që të besuan ty, do t´i ngrejë lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën e kijametit, pastaj vetëm tek Unë ës
56Për sa u përket atyre që nuk besuan, Unë do t´i ndëshkoj me një ndëshkim të ashpër në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe ata nuk do të kenë ndihmëtarë.
57E për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre u jap shpërblim të plotë. All-llahu nuk i do të padrejtit.
58Këto që po t´i lexojmë ty (o i dërguar) janë nga ajetet, janë nga Kur´ani i pa të meta (i rezistueshëm).
59Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek All-llahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: "Bëhu"! ai u bë.
60E vërtetë është (kjo) nga Zoti yt, e ti kurrsesi mos u bën nga ata që dyshojnë.
61E kush të kundërshton ty në çështjen e tij (Isait) pasi të është bërë e ditur e vërteta, ti thuaj: "Ejani i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vetë ju, mandej sinqerisht të lutemi për mallkim, dhe mallkimin nga an
62S´ka dyshim, ky është lajm i vërtetë. Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër pos All-llahut. All-llahu është Ai, i plotfuqishmi, i vetëdijshmi.
63E nëse ata refuzojnë (besimin e drejtë), ata janë ngatërrestarë, për të cilët All-llahu e di shumë mirë.
64Thuaju (o i dërguar): "O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: Të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos e konsiderojmë njëri - tjet
65(madje thuaju): "O ithtarë të librit, pse po polemizoni me ne rreth Ibrahimit? E, nuk janë shpallur as Tevrati as Inxhili, vetëmse pas tij?! A nuk e kuptoni (gënjeshtrën tuaj)"?
66Ja, ju jeni ata që polemizuat edhe për atë që e dinit (për Isain) e përse polemizoni për atë që s´keni kurrfarë dije (për Ibrahimin)? All-llahu e di të vërtetën e ju nuk dini.
67Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi as i krishterë, por ai ishte larg besimeve të kota, ishte musliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve.
68Njerëzit më me meritë për t´u thirrur në Ibrahimin, ishin ata që e ndoqën atë (besimin e tij) dhe ky Pejgamber me ata që besuan (ummeti i këtij). All-llahu është mbrojtës i besimtarëve.
69Një grup nga ithtarët e librit kishin dëshirë t´u shpiejnë në rrugë të gabuar por ata nuk mashtrojnë tjetër pos vetes së tyre, dhe nuk e vërejnë.
70O ithtarë të librit, përse nuk i besoni ajetet (Kur´anin) e All-llahut, e duke e ditur të vërtetën?
71O ithtarët e librit, përse, duke qenë se ju e dini të vertetën e ngatërroni me gënjeshtrën dhe e fshihni realitetin?
72Një grup nga ithtarët e librit thanë (të vetëve): "Besoni paradite në atë që u është shpallur atyre që besuan (muslimanëve), e pasdite mos e besoni, e ndoshta edhe ata (muslimanët), do të zbrapsen (nga besimi i tyre)".
73Dhe (u thonin): "Mos i besoni askujt përveç atij që është në fenë tuaj"! Thuaj (o i dërguar): "I vetmi udhëzim është udhëzimi nga All-llahu"! (u thoni të vetëve mos besoni nga droja) Se po i jepet ndokujt (pejgamberllëku) sikurse u është dhënë juve dhe (n
74Ai veçon me mëshirën e vet (me pejgamberllëk) kë të dojë. All-llahu është Zot i mirësisë së madhe.
75Ndër ithtarë të librit ka asish, që po ia besove një sasi të madhe (ari), ai ta kthen ty atë, por ka të atillë që po ia besove një dinar, ai nuk ta kthen ty atë, përveç nëse gjithnjë i rri gati (ia kërkon pajada). Këtë (e bëjnë) për arsye se ata thonin: "
76Jo, (nuk është ashtu si thonë ata) po kush e përmbush amanetin e vet (është besnik) dhe ruhet nga mëkatet, s´ka dyshim, All-llahu i do ata që ruhen.
77Ata që për një vlerë të paktë e shesin besën e dhënë All-llahut, ndryshojnë edhe zotimet e tyre, të tillët nuk kanë pjesë (mëshirë) në botën tjetër, dhe në ditën e kijametit All-llahu nuk u flet atyre, nuk i shikon ata dhe nuk i pastron (prej barrës së ga
78Në të vërtetë, një grup prej tyre janë ata që pështjellojnë gjuhët e tyre kur lexojnë librin (për ta deformuar kuptimin) ashtu që ju të mendoni se ajo (shprehje) është nga libri, po ajo nuk është nga libri (i vërtetë), madje thonë: "Kjo është nga All-llah
79S´është e drejtë as nuk i takoi asnjë njeriu që t´i ketë dhënë All-llahu librin, urtësinë dhe pejgamberllëkun, e pastaj ai t´u thotë njerëzve: "Bëhuni robë të mi (adhuromëni mua) e jo të All-llahut"! Por (ju thotë): "Bëhuni dijetarë të mësimeve të Zotit,
80Dhe as që ju urdhëron ai (pejgamberi) që t´i adhuroni engjëjt, as pejgamberët për zota. Vallë, a ju urdhëroi ai juve mosbesimin pasi që ju jeni muslimanë?
81Përkujtoni (o ithtarë të librit) kur All-llahu mori zotimin e pejgamberëve: Nga ajo se juve ju dhashë libër e urtësi, ju patjetër do ta besoni dhe ndihmoni pejgamberin që vjen pas juve, e që vërteton atë që ju keni pranë vetes. Tha (All-llahu): "A pranuat
82E kush shkel këtë (zotim) pas kësaj, ata janë jashtë respektit ndaj All-llahut.
83A mos kërkojnë ata (ithtarët e librit) fe, pos fesë së shpallur nga All-llahu? E Atij i është dorëzuar gjithëçka ka në qiej e në tokë, me dashje e pa dashje dhe tek Ai kthehen.
84Thuaj: "Ne i kemi besuar All-llahut, edhe asaj që na u zbrit neve, edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is´hakut, Jakubit dhe pasardhësve. Edhe asaj që i është dhënë Musait dhe Isait, edhe asaj që i është zbritur të gjithë pejgamberëve nga Zo
85E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t´i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit.
86E si ta udhëzojë All-llahu një popull që pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë dhe pasi dëshmoi se i dërguari është i vërtetë, dhe pasi t´ju kenë ardhur atyre argumente të qarta? All-llahu nuk ia mundëson udhëzimin e Vet popullit zullumqarë.
87Ndëshkimi i të tillëve është: mallkimi nga All-llahu, nga engjëjt dhe nga gjithë njerëzimi tok.
88Ata përgjithmonë janë në të (në zjarr), atyre as nuk ju lehtësohet dënimi dhe as nuk u jepet afat.
89Përveç atyre që pas asaj u penduan dhe u përmirësuan. Vërtet, All-llahu shumë falë dhe mëshiron.
90Ata, të cilët pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë, e pastaj e shtuan mosbesimin, atyre kurrsesi nuk do t´u pranohet pendimi. Të tillët janë mu ata të humburit.
91Ata që nuk besuan dhe vdiqën si mosbesimtarë, asnjërit prej tyre nuk do t´i pranohet për kompensim, qoftë edhe plotë faqen e dheut ari. Ata i pret një dënim i dhembshëm dhe për ta nuk ka ndihmëtarë.
92Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. Çkado që jepni (për Zotin), All-llahu atë e di.
93I tërë ushqimi ishte i lejuar për bijtë e israilit, përveç atij që Israili (Jakubi) para se të zbriste Tevrati, ia ndaloi vetvetes. Thuaju: "Silleni pra një Tevrat dhe lexoni atë, nëse jeni të vërtetë (në çka thoni) "?
94Ai që edhe pas kësaj shpif gënjeshtra kundër All-llahut, ata vërtet janë mizorë.
95Thuaj: "All-llahu e tha të vërtetën, pra ndiqeni fenë e pastër të Ibrahimit, sepse ai nuk u takonte idhujtarëve".
96Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekke), e dobishme, udhërrëfyese për mbarë njerëzimin.
97Aty ka shenja të qarta: vendi i Ibrahimit, dhe kush hyn në te, ai është i sigurt. Për hir të All-llahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm
98Thuaj: "O ithtarë të librit, përse i mohoni ajetet (argumentet) e All-llahut"? E All-llahu mbikëqyr atë që veproni.
99Thuaj: "O ithtarë të librit, përse e pengoni atë që besoni nga rruga e All-llahut, duke u angazhuar që ta paraqitni atë të shtrembër, ndërsa vetë ju, jeni dëshmues se është e vërtetë! Veprimi juaj nuk mund t´i shmanget mbikëqyrjes së All-llahut.
100O ju që besuat, në qoftë se ju i bindeni një grupi të atyre që iu është dhënë libri, ata, pas besimit tuaj, do t´ju kthejnë në mosbesimtarë.
101Si bën të mos besoni, kur juve janë duke iu lexuar (duke iu shpallur) ajetet e All-llahut dhe kur në mesin tuaj gjendet i dërguari i Tij? E kush i përmbahet fesë së All-llahut, ai pa dyshim është i udhëzuar në rrugën e drejtë.
102O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!
103Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur´anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtojeni nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij ag
104Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit.
105E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën zbritur argumentet. Ata do të pësojnë një dënim të madh.
106Në ditën kur ka fytyra që zbardhen dhe ka fytyra që nxihen. E për sa u përket atyre fytyrave që janë nxirë (u thuhet): "A edhe pas besimit tuaj u bëtë pabesimtarë? Vuajeni pra dënimin, për shkak se ishit që nuk besonit"!
107Ndërsa atyre që fytyrat e tyre u janë zbardhur, ata janë në mëshirën (xhennetin) e All-llahut dhe aty janë përgjithmonë.
108Ja, këto që po t´i lexojmë ty janë argumentet e sakta të All-llahut. E All-llahu nuk është ai që e do padrejtësinë për njerëz.
109Të All-llahut janë ç´ka në qiej dhe ç´ka në tokë dhe vetëm te All-llahu kthehen çështjet.
110Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në All-llahun. E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më e mirë për ta. Disa prej tyre janë besimta
111Ata kurrsesi nuk mund t´ju sjellin ndonjë dëm juve, përveç ndonjë shqetësimi, po edhe në ju luftofshin, ata do të zbrapsen prej jush. Mandej ata nuk janë të ndihuar.
112Atyre (jehudive) u është vënë njollë e nënçmimit kudo që të gjenden, vetëm nëse kapen për litarin (fenë) e All-llahut dhe kthehen në besën e njerëzve (të muslimanëve), ata kanë shkaktuar kundër vetes përbuzje nga All-llahu, andaj atyre u është shtruar sht
113Ata (ithtarët e librit) nuk janë të njëjtë. Nga ithtarët e librit ka që janë në rrugë të drejtë, gjatë natës lexojnë ajetet e All-llahut duke u lutur.
114I besojnë All-llahut dhe ditës së gjykimit këshillojnë për të mirë dhe largojnë nga të këqijat, përpiqen për punë të dobishme, edhe ata janë prej të mirëve.
115E çfarëdo të mire që bëjnë, ajo nuk u mohohet. All-llahu i di shumë mirë të devotshmit.
116S´ka dyshim se atyre që nuk besuan, nuk do t´u bëjnë dobi ndaj (dënimit të) All-llahut as pasuria e as fëmijët e tyre. Ata janë banues të zjarrit dhe aty janë përgjithmonë.
117Shembulli i asaj që ata e japin në këtë jetë (për t´u lavdëruar e për t´u përmendur) është si i një erë me breshër që godet dhe shkatërron të mbjellat e një populli që e ka lëshuar rrugën në dëm të vetes. All-llahu nuk u bëri zullum atyre, por ata ishin q
118O ju që besuat, mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, ata nuk pushojnë së vepruari në dëm tuajin, u dëshirojnë çka u mundon juve. Urrejta kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në gjoksat tyre është edhe më e madhe. Ne
119Ja, ju (muslimanë) jeni që i doni ata, e ata nuk u duan juve. Madje ju i besoni librat në tërësi (të gjitha shpalljet), e kur ju takojnë thonë: "Ne kemi besuar"! E kur veçohen, ata nga mllefi kundër jush grisin majet e gishtërinjve. Thuaju: "Vdisni me atë
120Nëse ju përjetoni ndonjë të mirë, ata i dëshpëron ajo, e nëse ju godet ndonjë e keqe, ata gëzohen për atë. Po, në qoftë se ju bëheni të durueshëm dhe ruheni (mëkateve), dinakëria e tyre nuk do t´u dëmtojë aspak. Është e sigurt se All-llahu e ka në dorë at
121Përkujto (O i dërguar) kur dole nga familja jote që t´ua përcaktosh besimtarëve vendet për luftë, e All-llahu është që dëgjon (fjalët) dhe që kupton (qëllimet).
122Kur dy grupe prej jush gati u treguan të dobëta, po All-llahu ishte që u ndihmoi atyre (që të mos largoheshin), andaj besimtarët le t´i mbështeten vetëm All-llahut.
123All-llahu u ndihmoi juve në Bedër kur ju ishit pak në numër, e për të qenë mirënjohës, keni frikë nga Zoti.
124Kur ti u thoshe besimtarëve: "A nuk është mjaft për ju që Zoti juaj t´ju vazhdojë ndihmën me tre mijë engjëjt e zbritur"?
125Po, nëse jeni të qëndrueshëm e të matur, e ata (armiqtë) t´ju vinë tash në këtë moment, Zoti juaj ua vazhdon juve ndihmën me pesë mijë prej engjëjve të ushtruar (për luftë) ose të shënuar.
126E atë (ndihmë) All-llahu nuk e bëri për tjetër por vetëm për t´iu gëzuar dhe me të të qetësojë zemrat tuaja, përndryshe ndihma vjen vetëm prej All-llahut, ngadhënjyesit, të urtit.
127(U ndihmoi) Që ta këpusë një grup nga ata që nuk besuan (duke i mbytur a zënë robër), ose për t´i demoralizuar dhe ashtu të kthehen të dëshpëruar.
128Ty nuk të takon asgjë rreth çështjes se a do t´ua pranojë Ai pendimin apo do t´i dënojë ata, në të vërtetë ata janë zullumqarë.
129Vetëm e All-llahut është gjithë ç´ka në qiej e në tokë, Ai i fal atij që do dhe Ai e dënon atë që do. All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
130O ju të cilët besuat, mos e hani kamatën që po e shumëfishoni dhe kini frikë (dënimin e) All-llahut ashtu që të gjeni shpëtim.
131Dhe ruajuni zjarrit që është përgatitur për pabesimtarët.
132E bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, ashtu që të mëshiroheni.
133Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit.
134Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit.
135Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kush i falë mëkatet përveç All-llahut? - dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keq
136Shpërblimi i të tillëve është falja nga Zoti i tyre dhe xhennetet nëpër të cilët rrjedhin lumenj, e aty do të rrinë përgjithmonë. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë.
137Përpara jush kanë kaluar popujt ndaj të cilëve janë zbatuar ligjet, ndaj udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni si qe përfundimi i atyre që përgënjeshtruan.
138Ky (Kur´ani) është sqarim për njerëzit, është udhëzim dhe këshillë për të devotshmit.
139E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqertë.
140Në qoftë se juve u preku çka u dhemb (në Uhud), edhe atë popull (armikun) e pat prekur dhembje si kjo e juaja (në Bedër). Ne, këto ditë i ndërrojmë (u japim në përdorim) mes njerëzve për t´u ditur tek All-llahu ata që besuan dhe për t´i zgjedhur disa prej
141Dhe që All-llahu t´i pastrojë besimtarët, ndërsa gradualisht t´i shkatërrojë mosbesimtarët.
142A mos menduat ju se do të hyni në xhennet e All-llahu pa e ditur (pa u vërtetuar në praktikë) se cilët prej jush kanë luftuar dhe pa e ditur cilët prej jush ishin të durueshëm.
143Ju ishit ata që dëshironit vdekjen para se të ballafaqoheshit me te. Ja pra, atë e patë dhe e shikuat me sytë tuaj.
144Muhammedi nuk është tjetër vetëm se i dërguar. Edhe përpara tij pati të dërguar (që vdiqën ose u vranë). E nëse ai vdes ose mbytet, a do të ktheheshit ju prapa (nga feja ose lufta)? E kushdo që kthehet prapa, ai nuk i bën dëm All-llahut aspak, kurse All-l
145Askush nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e All-llahut. Ai është shënim i afatit të caktuar. E kush e dëshiron shpërblimin e kësaj bote, Ne atij ia japim, e kush e dëshiron shpërblimin e botës tjetër, edhe atij do t´ia japim atë, kurse mirënjohësit Ne do t´i
146E sa pejgamberë pati që së bashku me të luftuan turma të mëdha besimtarësh dhe për atë që i goditi në rrugën e All-llahut, ata nuk u dobësuan dhe as nuk u përulën. All-llahu i do durimtarët.
147Fjala e tyre nuk ishte tjetër pos vetëm të thonin: "Zoti ynë, na i falë mëkatet tona dhe lëshimet në punët tona dhe na forco në vendet tona (në luftë), ndihmona kundër popullit jobesimtar"!
148Ndaj All-llahu ua dha atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërblimin më të mirë të botës tjetër; All-llahu i do punëmirët.
149O besimtarë, nëse u nënshtroheni jobesimtarëve, ata ju kthejnë prapa aty ku ishit (në kufër) dhe atëherë do të jeni të humbur.
150Sepse vetëm All-llahu është ndihmëtar i juaji dhe Ai është më i miri ndihmës.
151Ne do to mbjellim frikën në zemrat e atyre që nuk besuan sepse ata All-llahut i trillojnë e i mveshin zota të tjerë, duke mos pasur për këtë kurrfar fakti, ndaj vendbanimi i tyre do të jetë xhehennemi. Sa i shëmtuar është vendi i mizorëve.
152All-llahu përmbushi premtimin e vet ndaj jush, ngase me vullnetin e Tij i korrët ata (me shpata) deri kur u dobësuat dhe u përçatë ndërmjet vete, në çështjen e vendit (që u pat caktuar Pejgamberi) dhe pasi vërejtët atë që e dëshironit (prenë e luftës), e
153Dhe kur largoheshit e nuk përfillshit as njëri-tjetrin, ndërsa i dërguari ju thërriste mbrapa. Atëherë u goditi me dëshpërim për dëshpërim (që i shkaktuat Pejgamberit), ashtu që mos pikëlloheni për atë që ju shpëtoi (preja e luftës) e as për atë që ju god
154Mandej, pas asaj tronditjeje të rëndë, Ai u lëshoi sa për qetësim, një kotje (gjumë të lehtë) që i kaploi një grup prej jush, kurse një grup e kishte preokupuar vetëm çështja e vetvetes. Ata formuan bindje të padrejtë ndaj All-llahut, bindje injorante, e
155Vërtet, ata që u zbrapën prej jush ditën e ndeshjes së dy grupeve (besimtarë dhe idhujtarë në Uhud), ata vetëm djalli i shtyri të rrëshqasin me disa punë të tyre që i bënë, po All-llahu ua fali atyre gabimin; All-llahu është mëkatfalës dhe i butë.
156O besimtarë, mos u bëni si ata që nuk besuan dhe, për vëllezërit e tyre që kishin dalë në udhëtim (tregtie e gjallërimi) ose që kishin shkuar në luftë thonin: "Sikur të kishin ndejtur pranë nesh (e të mos dilnin), ata as nuk do të vdisnin as nuk do të mby
157E sikur të ishit mbytur në rrugën e All-llahut, ose t´u kishte zënë vdekja, do të gëzonit falje e mëshirë prej All-llahut që është shumë më e dobishme se ajo çka ata grumbullojnë.
158Po edhe nëse vdiqët (në shtrat) ose u vratë, patjetër do të tuboheni te All-llahu.
159Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë m
160Nëse All-llahu dëshiron t´ju ndihmojë, s´ka kush që mund t´ju mposhtë, e nëse Ai iu lë pa ndihmë, atëherë kush është ai pas Tij, që dot´ju ndihmojë? Pra vetëm All-llahut le t´i mbështeten besimtarët.
161Asnjë pejgamberi nuk i takoi të bëjë hile dhe kush bën hile (në ndarjen e plaçkës së luftës), ai në ditën e kijametit vjen i ngarkuar me atë që ka bërë, pastaj secilit njeri i jepet ajo që e ka fituar, duke mos iu bërë e padrejtë.
162A është i njëjtë ai që iu bind All-llahut dhe kërkoi kënaqësinë e Tij, si ai që tërhoqi kundër vetes hidhërim të madh nga All-llahu dhe e ardhmja e tij është xhehennemi, që është përfundim shumë i keq?
163Ata kanë dallim te All-llahu, e All-llahu sheh shumë mirë atë që veprojnë.
164Është e vërtetë se All-llahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t´u lexojë shpalljen e Tij, t´i pastrojë ata, t´ua mësojë Kur´anin dhe sheriatin, edhe pse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur.
165E kur juve u goditi një dështim (në Uhud) e që ju ia patët dhënë atë dyfish (armikut në Bedr), thatë: "Prej nga kjo"? Thuaj: "Ajo është nga vetë ju"! S´ka dyshim se All-llahu është i plotëfuqishëm për çdo send.
166Ajo që ju goditi juve ditën e ballafaqimit të dy grupeve (besimtarë dhe idhujtarë), ishte me lejen e All-llahut, për t´u dalluar besimtarët e sinqert.
167Dhe, për t´u ditur ata që ishin hipokritë. E atyre u është thënë: "Ejani e luftoni në rrugën e All-llahut ose mbroni veten!" E ata thanë: "Sikur të dinim se do të luftohej, ne do të vinim pas jush!" Në atë moment ata ishin më afër mosbesimit se besimit. F
168Dhe ata që nuk luftuan dhe atyre të vetëve u thanë: "Sikur të na dëgjon neve (e të ktheheshin siç u kthyem ne), nuk do të mbyteshim!" Thuaju: "Largojeni pra vdekjen prej vetes suaj, nëse jeni të sigurt çka thoni?"
169Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti ityre.
170Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa i bashkuar rradhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen.
171Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha All-llahu, e s´ka dyshim se All-llahu nuk ua humb shpërblimin besimtërëve.
172Të cilët edhe pasi i goditi plaga iu përgjegjën All-llahut dhe të dërguarit. E për ata prej tyre që bënë, mirë dhe u ruajtën, është një shpërblim i madh.
173E atyre (shokëve të Pejgamberit) që dikush u tha: "Populli (idhujtarët) është tubuar t´ju sulmojë, pra kini frikë!" Ajo, vetëm ua shtoi edhe më shumë besimin e thanë: "Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!"
174Dhe atë pa i gjetur kurrfarë e keqe fituan begati e mirësi të mëdha nga All-llahu dhe e arritën kënaqësinë e Tij, All-llahu është dhurues i madh.
175Po atë (propagandë) e bëri vetëm shejtani që dëshironte me miqtë e vet (idhujtarët), t´ju friksojë, po ju mos u frikësoni prej tyre, frikësomuni Mua, nëse jeni besimtar.
176E ty të mos të brengosin ata që përpiqen për mosbesim, ata kurrsesi nuk mund të dëmtojnë asgjë All-llahun. All-llahu me urtësinë e vet dëshiron që atyre të mos u takojë kurrfarë e mire në botën tjetër dhe ata kanë një dënim të madh.
177Ata që në vend të besimit pranuan kufrin, nuk i bëjnë asgjë dëm All-llahut, ata i pret një dënim i idhët.
178Të mosmendojnë ata që nuk besuan se afatin që u dhamë Ne atyre të jetojnë, është në dobi të tyre. Ne i lamë të jetojnë vetëm që shtojnë edhe më shumë mëkate, se ata i pret dënim nënçmues.
179All-llahu nuk është që t´i lë besimtarët ashtu siç jeni, pa dalluar të keqin nga i miri. All-llahu nuk ju zbulon juve të fshehtat (e të dini se ç´mbajnë në zemrat e tyre). Por All-llahu është Ai që nga të dërguarit e vet zgjedh atë që do (e i zbulon ndonj
180Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kijametit do t´u mbështillet në qafën e tyre. All-
181All-llahu ka dëgjuar fjalën e tyre që thanë: "All-llahu është i varfër e ne jemi të pasur!" Ne do të shënojmë atë që thanë ata dhe që i mbytën pejgamberët pa kurrfarë faji, e do t´ju themi: "Vuajeni mundimin e djegies së zjarrit.
182Kjo është meritë e duarve tuaja, se All-llahu nuk është zullumqar ndaj robëve".
183Ata janë që thanë: "All-llahu na ka porositur që të mos besojmë asnjë të dërguar derisa ai të na sjellë një kurban që do ta ngrënë zjarri. Thuaju: "Para meje juve u erdhën të dërguar me argumente dhe me atë që e thatë, e përse i mbytët ata, nëse thoni të
184Po nëse ata ty të përgënjeshtrojnë, janë përgënjeshtruar edhe para teje të dërguar që u erdhën me argumente të prera, me shkrime qiellore dhe me libër të ndritshëm.
185Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.
186Ju patjetër do të sprovoheni si në pasurinë tuaj, si në vetën tuaj, madje do të dëgjoni ofendime të shumta prej atyre që u është libri para jush, e edhe prej idhujtarëve, po në qoftë se duroni dhe ruheni, ajo është gjëja më vendimtare.
187Dhe kur All-llahu mori zotimin nga ata që iu pat dhënë libri: që gjithqysh t´ua publikoni atë njerëzve, e të mos e fshehni, por ata e lanë pas dore atë për pak send të kësaj jete; pra, bënë punë të keqe.
188Mos mendo se janë të shpëtuar ata që gëzohen për atë që bënë (e fshehen çështjen tënde) dhe dëshirojnë të jenë të lavdëruar për atë që nuk e punuan mos llogarit shpëtim për ta (nuk e thanë të vërtetën), ata kanë një dënim të dhëmbshëm.
189Vetëm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokës dhe All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send.
190Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.
191Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjar
192Zoti ynë, atë Ti e fute në zjarr, atë e ke poshtëruar; për mizorët nuk ka ndihmëtarë!
193Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e që thoshte): Të besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i falë mëkatet tona, na i mbulo të metat dhe pas vdekjes na bashko me të mirët!
194Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet të dërguarëve Tu, na e premtove dhe në ditën e kijametit mos na turpëro; vërtet Ti je Ai që nuk e shkel premtimin!"
195Zoti i tyre iu përgjegj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni njëri nga tjetri por ata që u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe emigruan, u munduan vetëm pse ishin në rrugën Time, luftuan dhe u v
196Të mos mashtrojë bredhja nëpër qytete e atyre që nuk besuan.
197Ajo është një kënaqësi e pakët, e pastaj vendi i tyre është xhehennemi që është vend mjerimi.
198Por ata që ia patën frikën Zotit të tyre, ata i kanë xhennetet nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty janë përgjithmonë. Ajo është pritje nga ana e All-llahut, e për të mirët më e dobishmja është ajo që është tek All-llahu.
199Po edhe nga ithtarët e librit ka që besojnë All-llahun, e besojnë atë që u është shpallur juve, e besojnë atë që është shpallur atyre, janë të bindur ndaj All-llahut, dhe argumentet e All-llahut në shpallje nuk i shesin për pak send të kësaj jete, të till
200O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgaditur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të All-llahut.
Chapter 4 (Sura 4)
1O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun),
2Bonjakëve (jetimëve) jepuani pasurinë e tyre (kur të rriten), dhe mos e ndërroni të pastërtin (mallin tuaj që e keni hallall) me të ndytin (me haramin) edhe mos e hani pasurinë e tyre (të përzier) me pasurinë tuaj, se ky është mëkat i madh.
3Në qoftë se frikoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakeve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra. E nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj
4Grave jepuani dhuratën e kurorës së tyre (niqahin) më të mirë, e në qoftë se ato nga vullneti i vet ju falin diçka nga ajo, atëherë hajeni atë hallall të mirë.
5Mendjelehtësve (të papjekurve) mos u jepni pasurinë tuaj që All-llahu e bëri për ju mëkamje, e ata ushqeni nga ajo, veshni dhe u thoni fjalë të mira.
6Provoni bonjakët derisa të bëhen për martesë, e nëse vëreni te ta pjekuri, atëherë dorëzonju atyre pasurinë e tyre. Mos e hani atë duke shkapërderdhur dhe duke u ngutur para se të rriten ata. Kush është i pasur le të ruhet (shfrytëzimit të pasurisë të jet
7Meshkujve ju takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjesë nga ajo që lënë prindërit e të afërmit, le të jetë pak ose shumë ajo që lënë, ju takon pjesë e caktuar (nga Zoti).
8Kur të prezentojnë në pjesëtimin e pasurisë që ka lënë i vdekuri të afërmë, bonjak dhe varfnjak (që nuk janë pjestarë në trashëgim), jepuani nga ajo (pasuri e lënë) dhe atyre thuajuni fjalë të mira.
9Le të frikësohen ata (në prag të vdekjes) sikur të linin pas vete pasardhës të paaftë për të cilët kanë dro (si do të jetë gjendja e tyre) le t´i ruhen All-llahut (dënimit të Tij) dhe le t´ju thonë (jetimëve) fjalë prindore.
10Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e xhehennemit.
11All-llahu ju urdhëron për (çështjen e trashëgimit) fëmijët tuaj: për mashkullin hise sa për dy femra; nëse janë (trashëgimtare) vetëm femra, dy e më shumë, atyre ju takojnë dy të tretat e pasurisë që trashëgohet; nëse është një femër, asaj i takon gjysma;
12Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) që lënë gratë e tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë, por nëse ato kanë fëmijë juve ju takon një e katërta nga ajo që lënë ato, pasi të kryhet testamenti i tyre dhe pasi të lahet borxhi. Atyre (grave) ju takon një e katërt
13Këto janë (dispozita) të caktuara prej All-llahut. Kush i bindet All-llahut, (urdhërave të Tij) dhe të dërguarit të Tij, atë e dërgon në xhennete nën të cilin burojnë lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. E ky është shpëtim i madh.
14Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetëshëm. E për të është një dënim i rëndë.
15Ato nga gratë tuaja që bëjnë imoralitet (zina), kërkoni që kundër tyre të dëshmojnë katër vetë prej jush (burra); nëse vërtetohet më dëshmitarë (imoraliteti), mbyllni ato në shtëpia derisa t´i marrë vdekja ose derisa All-llahu të përcaktojë ndonjë rrugë p
16Ata të dy prej jush që bëjnë atë (imoralitet-zina), ndëshkoni; e në qoftë se ata pendohen dhe përmirësohen, atëherë hiqni dorë prej tyre, pse All-llahu pranon fort pendimin dhe mëshiron shumë.
17Pendim i pranueshëm te All-llahu është vetëm ai i atyre që e bëjnë të keqen me mosdije shpejt pendohen; të tillëve All-llahu ju pranon pendimin, se All-llahu është më i dijshmi, më i urti.
18Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqia dhe vetëm atëherë kur t´i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, të thotë: "Unë tash u pendova!" e as i atyre që vdesin duke qenë jobesimtarë. Ndaj tyre kemi përgatitur dënim të ashpër.
19O ju që besuat, nuk është lejuar për ju të trashëgoni gratë (e të vdekurve) në mënyrë të dhunshme, e as t´i shtrëngoni për t´u marrë diçka nga ajo që ju keni dhënë atyre, përveç nëse ato bëjnë ndonjë imoralitet të hapur. Çoni jetë të mirë me to. Nëse i ur
20Në qoftë se dëshironi të ndërroni (ta merrni) një grua në vend të një gruaje (të lëshuar), e asaj (të lëshuares) i keni pas dhënë shumë të madhe, mos merrni prej saj asnjë send. A do të merrni atë pa të drejtë e në mënyrë mizore?
21Dhe si mund të merrni atë kur njëri-tjetri iu keni bashkuar (në një shtrat) dhe kur ato kanë marrë prej jush një besë të fortë?
22Mos u martoni me ato gra me të cilat qenë të martuar prindërit tuaj, me përjashtim të asaj që ka kaluar (para islamizmit) pse ajo ishte turpësi, përbuzje e traditë e shëmtuar.
23U janë ndaluar juve (të martoheni me): nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat e vëllaut, bijat e motrës, nënat tuaja që ju kanë dhënë gji, motrat nga gjiri, nënat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat që janë nën kujdesin t
24(Nuk u lejohet të martoheni) Edhe me gra të martuara (që kanë burrat e nuk janë të lëshuara), përveç atyre që i keni futur në pushtetin tuaj (robëreshat e luftës). (Ky është) obligim mbi ju nga All-llahu. U janë lejuar, pos këtyre (që u përmendën), të tje
25Dhe kush nuk ka prej jush mundësi materiale që të martohet me femra të lira besimtare, le të martohet me ato besimtare tuaja që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). All-llahu di më së miri për besimin tuaj. Ju jeni nga njëri- tjetri (të një origjine).
26All-llahu dëshiron t´ju sqarojë çështjet e t´ju drejtojë në rrugën e atyre që ishin para jush (pejgamberët) dhe t´ju pranojë pendimin. All-llahu e di më së miri gjendjen e robërve dhe është më i urti.
27All-llahu dëshiron t´ju pranojë pendimin, e ata që ndjekin dëshirat e epsheve, dëshirojnë që ju të shmangeni në tërësi (nga rruga e drejtë).
28All-llahu dëshiron t´ju lehtësoj (dispozitat), e megjithatë njeriu është i paaftë (për t´u përballuar epsheve).
29O ju që besuat, mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri mes vete, dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju.
30Kush bën këtë (që ndaloi Zoti) qëllimisht dhe tejkalon kufijtë, Ne do ta hudhim atë në një zjarr të fortë. Dhe kjo është leht për All-llahun.
31Nëse lagoheni prej mëkateve të mëdha, të cilat u janë të ndalueshme, Ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm.
32Mos lakmoni në atë, që All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo që fituan ato. All-llahut kërkoni nga të mirat e Tij. All-llahu është i dijshëm për çdo send.
33Ne u kemi caktuar për secilin trashëgimtarë, pjesën e pasurisë që e lënë prindërit ose të afërmit. E atyre që ju keni premtuar, jepuani pjesën ë tyre. All-llahu është dëshmues mbi çdo send.
34Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që u
35Nëse i frikësoheni përçarjes mes tyre (burrit e gruas), dërgoni një pari të drejtë nga familja e tij dhe një pari të drejtë nga familja e saj. Nëse ata të dy (ndërmjetësuesit) kanë për qëllim pajtimin, All-llahu ju mundëson afrimin mes tyre (burrit e grua
36Adhurojeni All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, silluni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llah
37Ata që vetë janë koprracë dhe urdhërojnë njerëzit për koprraci, dhe e fshehin atë që ju ka dhënë All-llahu nga mirësitë e veta. Ne kemi përgatitur dënim të turpshëm për jobesimtarët;
38Edhe ata që e japin pasurinë e tyre për sy e faqe të botës, e nuk e besojnë All-llahun as ditën e mbramë. E ai që e ka shok djallin, ai pra është shok i shëmtuar.
39Dhe çka do t´i gjente ata, po ta besonin All-llahun, ditën e gjykimit dhe të jepnin nga ajo që iu dhuroi All-llahu? Po All-llahu di më së miri për ta.
40S´ka dyshim se All-llahu nuk bën pa drejtë as sa grimca, e nëse ajo vepër është e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe Vetë Ai i jep shpërblim të madh.
41Dhe si do të jetë gjendja e atyre (që nuk besuan), kur Ne do të sjellim dëshmitarë për çdo popull, e ty do të sjellim dëshmitarë mbi ata (që nuk të besuan)?
42Atë ditë ata që nuk besuan dhe kundërshtuan të dërguarin, do të dëshironin (të varroseshin) të rrafshohej mbi ta toka ngase nuk mund t´i fshehin All-llahut asgjë.
43O ju që besuat, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç´flitni, e as duke qenë xhuhubë (të papastër) derisa të laheni, përpos kur jeni udhëtarë. Nëse jeni të sëmurë, jeni në ndonjë udhëtim, ose ndonjeri prej jush vjen nga ultësira (n
44A nuk i vure re (Muhammed) ata që iu pate dhënë pjesë nga libri (paria fetare jehude) se si e vazhdojnë rrugën e gabuar dhe dëshirojnë që e edhe ju të humbni!?
45All-llahu di më së miri për armiqtë tuaj. Mjafton që All-llahu është përkrahës i juaj dhe mjafton që All-llahu është ndihmëtar i juaji.
46Një palë nga jehuditë është që ndryshojnë fjalët (e Zotit) nga vendet e veta, e (kur i thërret ti) ata thonë: "Dëgjuam (fjalën tënde) dhe kundërshtuam (thirrjen tënde), dhe thonë: "dëgjo mos dëgjofsh!" (dhe thonë): "Raina" (këto i thonë) duke përdredhur g
47O ju që u është dhënë libri, besojeni atë që e zbritëm (Kur´anin) e që është vërtetues i atij që e keni (Tevratit), para se të shlyejmë fytyrat (t´ua fshijmë shqisat) dhe t´i rrotullojmë ose t´i mallkojmë ata si i mallkuam ata të së shtunës. Urdhëri i All
48S´ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t´i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.
49A nuk ke kuptuar për ata që vlerësojnë vetveten? Jo, All-llahu vlerëson atë që do dhe nuk bën padrejtë asnjë fije.
50Shiko se si shpifin kundër All-llahut! Mjafton kjo (shpifje) si mëkat i hapët.
51A nuk u vure re atyre që iu është dhënë pjesë nga libri? Besojnë idhuj e djallëzi dhe për ata që nuk besuan thonë: "Këta janë në rrugë më të drejtë, se ata që besuan!"
52Ata janë që All-llahu i mallkoi, e atë që e mallkon All-llahu, për të nuk ka ndihmëtarë.
53A mos kanë ata ndonjë pjesë të pushtetit? Ata atëherë nuk do t´u jepnin njerëzve as sa grimca.
54A u kanë zili atyre njerëzve për atë që All-llahu u dha nga mirësitë e Tij? Ne u patëm dhënë pasardhësve të Ibrahimit librin e sheriatin dhe u patëm dhënë atyre pushtet të madh.
55Po disa prej tyre i besuan atij (Muhammedit), e disa e refuzuan. Për ta mjafton zjarri i xhehennemit.
56Është e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t´i hudhim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera që të shijojnë dënimin. All-llahu është i plotëfuqishëm, i drejtë.
57Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t´i fusim në xhennet nën të cilin burojnë lumenj, ku do te jenë përgjithmonë. Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.
58All-llahu ju urdhëron që t´u jepni amanetin të zotëve të tyre dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejt mes njerëzve. Sa e mirë është kjo që ju këshillon. All-llahu dëgjon dhe sheh si veproni.
59O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo ë
60A i vure re ata që mendojnë se besuan atë që të zbriti ty, dhe atë që zbriti para teje, se si dëshirojnë që mes tyre të gjykojë djalli, e duke qenë se janë të urdhëruar që të mos e besojnë atë. E djalli dëshiron t´i humbë në pafundësi.
61Kur u thuhet atyre: "Ejani (për të gjykuar) te ajo që e zbriti All-llahu dhe te i dërguari!" i sheh se si dyfytyrëshit ta kthejnë shpinën.
62E qysh do të jetë (gjendja e tyre) kur t´i godasë ata ndonjë e keqe, e shkaktuar nga vetë duart e tyre, e pastaj vinë te ti (për t´u arsyetuar) dhe betohen në All-llahun: "Ne nuk patëm tjetër qëllim, vetëm afrim e pajtim" (e jo refuzimin e gjykimit Tënd).
63Ata janë për të cilët e di All-llahu çka mbajnë në zemrat e tyre. Po, ti hiqu tyre, tërhiqu vërejtjen (për hipokrizi) dhe thuaju fjalë që lënë përshtypje në veten e tyre.
64Ne nuk dërguam asnjë të dërguar vetëm që me urdhërin e All-llahut t´i bëhet respekt (nga njerëzit) atij. E sikur të vinin ata te ti, pasi që ta kenë dëmtuar veten e tyre (nuk kanë pranuar gjykimin tënd), e të kërkonin ata vetë ndjesë te All-llahu, e edhe
65Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden si
66Sikur t´i kishim obliguar ata: mbytni vetvetn tuaj, apo: dilni prej atdheut tuaj, atë (obligim) nuk do ta zbatonin, me përjashtim të një pakice prej tyre. Po sikur të zbatonin atë që këshilloheshin do të ishte më mirë për ta dhe do t´i përforconte më shum
67Dhe atëherë do t´u jepnim atyre nga ana Jonë shpërblim të madh.
68Dhe do t´i udhëzonim në rrugë të drejtë.
69E kush do që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!
70Ky shpërblim i madh është prej All-llahut. Mjafton që All-llahu di më së miri.
71O ju që besuat, rrini të përgatitur (të armatosur) dhe dilni (për në luftë) grup pas grupi apo të gjithë së bashku.
72Ka disa prej jush që zvaritet (nuk del në luftë). E nëse ju godet juve ndonjë e papritur thotë: "Zoti më favorizoi që nuk isha i pranishëm bashkë me ta" (në luftë).
73Po nëse ju takon juve ndonjë e mirë nga All-llahu, ai (munafiku) me siguri do të thoshte: si mos të kishte ekzistuar mes jush dhe mes tij ndonjë njoftësi, për fat, të kisha qenë së bashku me ta e të kisha arritur një fitim të madh.
74Le të luftojnë në rrugën e Allaut, ata që e japin jetën e kësaj bote për botën tjetër. Kush lufton në rrugën e All-llahut e mbytet (bie dëshmor) ose triumfon, Ne do t´i japim atij shpërblim të madh.
75Ç´keni që nuk luftoni për Zotin dhe për (t´i shpëtuar) të paaftit: nga burrat, nga gratë e nga fëmijët, të cilët luten: "Zoti ynë! nxirrna nga ky fshat (Meka), banorët e të cilit janë mizorë. Jepna nga ana Jote shpëtim e ndihmë!"
76Ata që besuan luftojnë në rrugë të All-llahut, e ata që nuk besuan luftojnë në rrugë të djallëzuar. Luftoni pra miqtë e djallit, s´ka dyshim se intriga e djallit është e dobët.
77A nuk i vure re ata të cilëve iu pate thënë: "Ndalni duart tuaja prej luftës, e faleni namazin dhe jepeni zeqatin!" E kur iu bë atyre obligim lufta, që një grup prej tyre u frikësoheshin njerëzve siç është frika ndaj All-llahut, e edhe më fortë. Thoshin:
78Kudo që të jeni vdekja do t´ju kapë, po edhe në qofshi në pallate të fortifikuara. E nëse i qëllon ata (munafikët) ndonjë e mirë, thonë: "Kjo është nga All-llahu". E nëse i godet ndonjë e keqe thonë: "Kjo është nga ti (Muhammed)". Thuaju: "Të gjitha janë
79Çfarëdo e mire që të vjen është nga All-llahu, e çka të ndodhë nga ndonjë e keqe është nga vetë ti. Ne të dërguam ty Pejgamber për mbarë botën. Mjafton që All-llahu është dëshmues për këtë.
80Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur All-llahut, e kush e refuzon, Ne nuk të dërguam ty roje kundër tyre.
81Dhe thonë: "(jemi) Të bindur". E kur largohen prej teje, një grup prej tyre (natën) planifikon diçka tjetër nga ajo që u thua ti. All-llahu shënon atë që e ndryshojnë. Mos u vë veshin atyre e mbështetu All-llahut, se mjafton mbrojtja e All-llahut.
82A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur´anin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej All-llahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie.
83Madje kur u vjen atyre (munafikëve) ndonjë lajm qetësues (kur fitojnë myslimanët) ose shqetësues (kur dështojnë), ata e përhapin atë, e sikur t´ia linin atë (përhapjen lajmit) Pejgamberit dhe përgjegjësve të tyre, ata do dinin të nxjerrin përfundime (se s
84Lufto në rrugën e All-llahut! Nuk obligohet kush pos teje. Ngacmoi besimtarët (për luftë), All-llahu do të zmbrapsë fuqinë e të pabesëve. All-llahu është më fuqiforti, më ndëshkuesi.
85Kush ofron ndihmë të mirë, do të ketë pjesë nga ajo, dhe kush ofron ndihmë të keqe do të ngarkohet me të. All-llahu është i plotfuqishëm ndaj çdo sendi.
86Kush përshëndeteni me ndonjë përshëndetje, ju ktheni përshëhdetje edhe më të mirë, ose kthejeni ashtu. All-llahu llogarit për çdo send.
87Për All-llahun, që s´ka tjetër pos Tij, patjetër Ai do t´ju tubojë në ditën e gjykimit për të cilën gjë nuk ka dyshim. E kush mund të jetë më i vërtetë se All-llahu në thënie?
88E çka është me ju që në çështjen e munafikëve jeni dy grupe; derisa për atë që bën, All-llahu i përmbysi ata? A mos doni ta vini në rrugë të drejtë atë që All-llahu e ka humbur? Për atë që All-llahu e ka humbur, nuk do të gjeni rrugë!
89Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni sikurse nuk besuan vetë dhe bëheni të njëjtë. Mos zini miq prej tyre deisa ata të shpëngulen (si ju) për hirë të All-llahut, e nëse refuzojnë, ataherë kudo që t´i gjeni, kapni dhe mbytni dhe prej tyre mos zini as mi
90Përpos atyre që srtehohen te një popull, me të cilin keni marrveshje, dhe përpos atyre që vijnë te ju, e u vjen rëndë të luftojnë kundër jush ose kundër popullit të vet. Sikur All-llahu të donte do t´ju jepte atyre fuqi e pushtet mbi ju dhe do t´ju lufton
91Ju do të hasni në të tjerë, që duan të sigurohen te ju (duke u paraqitur si besimtarë) dhe të sigurohen te populli i vet (si jobesimtarë). E, saherë që thirren, (kundër jush) i përgjigjen thirrëjes. Në qoftë se nuk largohen prej jush, nuk ju ofrojnë paqe
92Asnjë besimtari nuk i është i lejuar të mbysë besmitarin tjetër, përpos gabimisht. E kush e mbytë gabimishht një besimtarë, ai është i obliguar ta lirojë një rob besimtarë dhe shpagimin (e gjakut) t´ia dorëzojë familjes së tij, përpos në qoftë se ia falin
93Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është xhehennemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgaditur dënim të madh.
94O ju që besuat, kur marshoni në rrugën e All-llahut (për në luftë), të jeni të matur (të mos nguteni), e mos i thoni atij që ju shpreh selamin (besimin): "Nuk je besimtarë!", duke kërkuar me të mjet (mall) të jetës së kësaj bote, pse te All-llahu janë beg
95Nuk janë të barabartë prej besimtarëve ata që ndejtën (nuk luftuan) dhe ata që me pasurinë dhe me jetën e tyre luftuan në rrugën e All-llahut, me përjashtim të atyre që ishin të penguar pa vullnetin e vet. Ata që luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre, A
96Vende të larta me falje gabimesh e mëshirë nga Ai. All-llahu është që falë shumë dhe mëshiron.
97Engjëjt që ua morën shpirtin e atyre që ishin mizorë të vetvetës ju thanë: "Në çka ishit ju? - Ata thanë: "Ne ishim të paaftë në atë tokë!" (engjëjt) ju thanë: "A nuk ishte e gjërë toka e All-llahut e të migronit në të?" (e të praktikonit lirisht fenë e Z
98Përveç atyre që ishin të paaftë nga burrat, grat e fëmijët që nuk kishin mundësi të gjenin, as mënyrë, as rrugë (për shpërngulje).
99Atyre do t´iu falë All-llahu. All-llahu është që shlyen e falë shumë (gabime).
100Kush shpërngulet për hirë (të fesë së) All-llahut, ai gjen mundësi të madhe dhe begati në tokë. E kush del prej shtëpisë si migrues te All-llahu dhe i dërguari i Tij, dhe e zë vdekja (në rrugë), te All-llahu është shpërblimi i tij. All-llahu është mëshiru
101Kur të jeni në udhëtim e sipër, nuk është mëkat për ju të shkurtoni namazin, nëse frigoheni se jobesimtarët do të ju sjellin ndonjë të keqe. Jobesimtarët janë armiq tuaj të hapët.
102Kur të jesh ti (Muhammed) bashkë me ta dhe ju falë namazin, një grup prej tyre, duke i bartur armët, le të vijë e le të falet me ty (grupi tjetër në roje), e kur të bien në sexhde (të kryejnë një reqatë), këta le të qëndrojnë mbrapa jush (në roje) e le të
103Kur të kryeni namazin (e frikës) përmendeni All-llahun, kur jeni në këmbë, ulur, të mbështetur. E kur të qetësoheni (nga lufta), atëherë faleni namazin në mënyrë të rregullt, pse namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët.
104Mos u tregoni të dobët në ndjekjen e armikut, pse nëse ndieni dhëmbje edhe ata ndjejnë dhëmbje sikurse ju, e ju shpresoni nga All-llahu çka ata nuk shpresojnë. All-llahu është i dijshëm, ligjdhënës i matur.
105Ne të zbritëm ty (Muhammed) librin (Kur´anin) me plot të vërteta, që të gjykosh mes njerëzve me atë që të mësoi All-llahu. Mos u ngatërro për tradhëtarët (mos u dil në ndihmë).
106Kërkoj falje (për këtë) All-llahut. All-llahu falë, mëshiron.
107Mos polemizo për ata që tradhtojnë vetveten. All-llahu nuk e do atë që është gënjeshtar e mëkatar.
108Ata fshihen (turpërohen) prej njerëzve, e nuk turpërohen prej All-llahut, e Ai është me ta edhe kur planifikojnë fshehtas thënie me të cilat nuk është i kënaqur Ai. All-llahut nuk mund t´i shpëtojnë veprimet e atyre.
109Ja, ju jeni ata që i mbrojtët (gënjeshtarët) në jetën e kësaj bote, kush do të polemizojë me All-llahun për ta ditën e gjykimit, apo kush do ti marrë në mbrojtje?
110Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj kërkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun falës dhe mëshirues.
111Kush bën ndonjë mëkat, ai ka ngarkuar vetveten. All-llahu i di hollësitë, është gjykatës i drejtë.
112Kush bën ndonjë gabim ose mëkat, e pastaj atë ia hudh një të pafajshmit, ai ngarkohet me një shpifje e me një mëkat të hapët.
113E sikur të mos ishte dhuntia e All-llahut dhe mëshira e Tij ndaj teje, një grup prej tyre do të humbte ty, por ata nuk humbin tjetër, pos vetes së tyre. Ty nuk mund të dëmtojnë asgjë. All-llahu të shpalli ty, librin dhe sheriatin, të mësoi çka nuk dije. D
114Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim mes njerëzve. E kush i bën këto duke pasur për qëllim vetëm kënaqësinë e All-llahut, Ne do ti japim më vonë (në botën tjet
115Kush i kundërvihet të dërguarit, pasi që i është bërë e qatë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që e ka zgjedhur (në Dunja) e e fusim në xhehennem. Përfundim i keq është ai.
116Është e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t´i bëhet Atij shok, e pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës).
117Ata nuk lusin tjetër pos Tij vetëm (emra idhujsh) femra dhe nuk lusin tjetër pos djallit plot sherr.
118Atë e mallkoi All-llahu. Ai ka thënë: "Unë do të përfitoj një pjesë të caktuar të robërve të Tu".
119Do t´i shmangë (nga e vërteta), do t´i bëjë të shpresojnë në gjëra të kota; do t´i urdhëroj dhe ata do të shqyejnë veshët e bagëtive; do ti urdhëroj dhe ata do të shëmtojnë krijesat e All-llahut. E kush e bën mik djallin, e jo All-llahun, ai ka dështuar s
120Ai u premton atyre dhe i bën të shpresojnë, por djalli nuk premton tjetër vetëm se mashtrim.
121Të tillët (që ndjekin djallin) kanë vendin në xhehennem dhe prej tij nuk kanë të ikur (shpëtim).
122E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t´i vendosim në xhennete, ku rrjedhin lumenj e ku do jenë përgjithmonë. Premtimi i saktë i All-llahut. E kush mund të jetë më i saktë në fjalë se All-llahu?
123Nuk është (shpëtim) sipas shpresave tuaja as sipas shpresave të ithtarëve të librit. Kushdo që bën keq, do të ndëshkohet me te dhe, pos All-llahut, nuk ka për t´i gjetur vetes as mbrojtës as ndihmës.
124Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie.
125Kush ka fe më të mirë se ai që sinqerisht i është bindur All-llahut dhe, duke qenë bamirës, e ndjek fenë e drejtë të Ibrahimit? All-llahu e zgjodhi Ibrahimin të dashurin më të ngushtë.
126Vetëm të All-llahut janë ç´ka në qiej dhe ç´ka në tokë. All-llahu ka përfshirë çdo send.
127Kërkojnë prej teje (Muhammed) përgjigje - fetva për (çështjen) gratë. Thuaju: "All-llahu ju sqaron për to dhe kjo që po ju lexohet nga libri (Kur´ani) përkitazi me gratë jetime, me të cilat lakmoni të martoheni me to, e nuk u jepni atë që është caktuar (n
128Nëse ndonjë grua i frikësohet largimit ose ftohjes së burrit të vet ndaj asaj, atëherë nuk gabojnë po qe se bëjnë mes vete ndonjë mbarim (pajtim). Pajtimi është më i dobishmi. Megjithë këtë, koprracia është e pranishme ndër njerëz. Por, nëse silleni mirë
129Ju kurrsesi nuk do të mund ta mbani drejtësinë mes grave edhe nëse përpiqeni, pra mos anoni plotësisht nga ndonjëra e të lini tjetrën si të varur. E nëse përmirësoheni dhe ruheni se (padrejtësisë), All-llahu ju falë dhe ju mëshiron.
130Por nëse ndahen prej njëri tjetrit, All-llahu begaton me mirësinë e Tij secilin prej tyre. All-llahu është bujar i madh, i plotdijshëm.
131Vetëm e All-llahut është ç´ka në qiej e ç´ka në tokë. Ne ju patëm sugjeruar atyre që iu pat dhënë libri para jush, e edhe juve që të keni frikë nga All-llahu. Po në mos besofshit, (dine) e All-llahut është ç´ka në qiej dhe ç´ka ka në tokë. All-llahu është
132Të All-llahut janë gjithë ç´ka në qiej e ç´ka në tokë. Mjafton që All-llahu është i përkujdesshëm.
133Nëse Ai dëshiron, ju zhduk juve or njerëz, e sjell të tjerë. Për këtë është i plotfuqishëm.
134Kush (me punën e vet) dëshiron shpërblimin e kësaj bote, (ai gabon), shpërblmi i kësaj dhe i asaj botës tjetër është te All-llahu, e All-llahu dëgjon, sheh.
135O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hirë të All-llahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfnjak, pse All-llahu di më mirë p
136O ju që besuat, besoni vazhdimisht All-llahut, të dërguarit të Tij, librit që gradualisht ia shpalli të dërguarit të Tij dhe librit që e pat zbritur më parë. Kush nuk i beson All-llahut, engjëjve të Tij, librave të Tij, të dëguarve të Tij dhe botës tjetër
137Vërtet, ata që besuan e pastaj tradhëtuan, përsëri besuan e pastaj tradhtuan dhe e shtuan mosbesimin, All-llahu nuk u falë atyre as nuk i udhëzon në rrugë të drejtë.
138Ti (Muhammed) lajmëroj munafikët se me të vërtetë ata kanë një dënim të dhembshëm.
139Janë ata që, përkundër besimtarëve, i miqësojnë jobesimtarët. Vallë, a mos kërkojnë fuqi te ta? S´ka dyshim, e tërë fuqia i takon All-llahut.
140Juve u është shpallur në librin (Kur´anin) që, kur të dëgjoni se po mohohet Kur´ani i All-llahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndyshe, ju do të jeni si ata. All-llahu do t´i tubojë tradhëtarët dhe job
141Ata janë që presin se ç´po ju ngjanë juve. Nëse me ndihmën e All-llahut ngadhënjeni, ata thonë: "A nuk ishim me ju?" E nëse jobesimtarëve u takon ndonjë fitim, ata thonë: "A nuk mbizotëruam ne mbi ju (por nuk deshtëm të mposhtim) dhe penguam prej jush bes
142Munafikët përpiqen të mashtrojnë All-llahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por All-llahu mbizotëron dinakëritë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t´u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin All-llahun.
143Ata janë të luhatshëm ndërmjet atij dhe atij (besimit dhe mosbesimit) e nuk janë as me ata (me besimtarët) as me ata (me jobesimtarët). Po atë që e mposht All-llahu, ti nuk mund të gjesh shpëtim për te.
144O ju që besuat, mos i zini miq jobesimtarët e t´i lini manash besimtarët! A doni t´i sillni All-llahut argument të qartë kundër vetës!
145S´ka dyshim, munafikët do të jenë në shtresën më të ulët (në fund) të zjarrit dhe për ta nuk do të gjesh mbrojtës,
146Përveq atyre që u penduan, u përmirësuan, iu përmbajtën All-llahut (mësimeve të Tij) dhe praktikojnë sinqerisht fenë e tyre për All-llahun. Të tillët do të jenë bashkë me besimtarët, e All-llahu ka për t´iu dhënë besimtarëve shprblim të madh.
147Çfarë ka All-llahu me dënimin tuaj? E falënderuat dhe i besuat? (e para nuk i pakëson sundimin e as e dyta nuk i shton) All-llahu është mirënjohës i dijshëm.
148All-llahu nuk do publikimin e shprehjeve të këqia përveç (publikimit) të atij që i është bërë padrejt. All-llahu është dëgjues, i dijshëm.
149Nëse publikoni ndonjë të mirë ose e fshihni atë, ose i falni ndonjë të keqe (dikujt), All-llahu i plotfuqishëm falë shumë.
150S´ka dyshim se ata që nuk besojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dëhirojnë të bëjnë dallim mes All-llahut dhe të dërguarve të Tij e thonë: "Ne i besojmë disa e nuk i besojmë disa të tjerë" e mes këtij duam të marrin një rrugë.
151Të tillët lanë jobesimtarët e vërtetë; e Ne kemi përgatitur dënim të fortë e nënçmues për jobesimtarët.
152E ata që besuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe nuk bënë kurrfarë dallimi në asnjë prej tyre, të tillëve do t´u jepet shpërblim i merituar. All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.
153Ithtarët e librit (jehuditë) kërkojnë prej teje t´u sjellësh një libër (komplet) nga qielli. Po ata patën kërkuar prej Musait edhe më tepër e i patën thënë: "Dëftona Zotin sheshas" (ta shohim me sy) e për shkak të mizorisë së tyre i kapi rrufeja. Mandej e
154Ne ngritëm mbi ta (bregun) Tur´in pse ishin zotuar (ta pranojnë Tevratin), u patëm thënë: "Hyni në derë (të bejtul mukaddesit) të përulur, dhe u patëm thënë: "Mos e thyeni të shtunën" (mos gjuani peshk). Ashtu Ne patëm marrë prej tyre besë të fortë.
155Dhe për shkak të thyerjes së besës së dhënë, të mohimit të ajeteve (shpalljes) të All-llahut, të mbytjes së pejgamberëve pa kurrfarë të drejtë dhe thënies së tyre: "Zemrat tona janë të mbuluara" (me perde). Jo, por për shkak të mohimit të tyre All-llahu u
156Edhe për shkak të mosbesimit dhe të thënies së tyre shpifëse kundër Merjemes;
157Madje për shkak të thënies së tyre: "Ne e kemi mbytur Mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut". Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, ja
158Përkundrazi, All-llahu e ngriti atë pranë Vetes. All-llahu është i poltfuqishëm, i dijshëm.
159Nuk ka asnjë nga ithtarët e librit vetëm se ka për t´i besuar atij (Isait) para vdekjes së vet, e në ditën e gjykimit ai dëshmon kundër tyre.
160Dhe për shkak të mizorisë së atyre, që ishin jahudi, dhe për shkak se penguan shumë nga rruga e All-llahut, Ne ua ndaluam (ua bëmë haram) disa (lloje ushqimesh) të mira që u ishin të lejuara.
161Edhe për shkak të marrjes së kamatës edhe pse e kishin të ndaluar atë dhe ngrënies së pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë. Ne kemi përgatitur dënim të mundimshëm për ata që nuk besuan prej tyre.
162Por ata, prej tyre që kanë thesar të diturisë, dhe besimtarët, besojnë atë që tu shpall ty dhe atë që u shpall para teje, besojnë edhe ata që e falin namazin dhe japin zeqatim dhe besimtarët në All-llahun e në jetën e ardhshme. Të tillëve do t´u japim shp
163Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe pejgamberët pas tij; e patëm frymëzuar Ibrahimin, Ismajlin, Is´hakun, Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patëm dhënë Zeburin.
164Dhe (dërguam) të dërguar më parë që të rrëfyem për ta, dhe të dërguar të tjerë për të cilët nuk të rrëfyem, e Musait i foli All-llahu me fjalë.
165Të dërguar që ishin lajmgëzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit të dërguarve njerëzit të mos kenë fakt (arsyetim) para All-llahut. All-llahu është i pavarur në sundimin e vet dhe di si të veprojë.
166(Jehuditë i thanë se nuk të besojmë në shpallje Muhammedit) Por All-llahu dëshmon për atë që t´u zbrit ty, atë ta zbriti sipas dijes së Vet, edhe engjëjtë dëshmojnë, po mjaft është All-llahu dëshmues.
167Ata që nuk besuan dhe penguan nga rruga e All-llahut, ata kanë humbur shumë larg.
168Aa që nuk besuan dhe bënë zullum, All-llahu as nuk ka për t´i falur as nuk ka për t´i drejtuar në rrugë.
169Përpos rrugës së xhehennemit, në të cilin do të jenë përjetë të përsosur. E për All-llahun kjo është lehtë.
170O ju njerëz, juve u erdhi i dërguari me të vërtetën (fenë e drejtë) nga Zoti juaj, pra t´i besoni se është më e dobishme për ju. Po nëse vazhdoni ta refuzoni, ta dini se ç´ka në qiej e tokë është vetëm e All-llahut. All-llahu di (gjendjen e robëve), është
171O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu, Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpir
172Mesihu nuk tërhiqet prej asaj se është rob i All-llahut, nuk tërhiqet as engjëjt më të zgjedhur. Kush tërhiqet prej adhurimit ndaj Tij dhe bën mendjemadhësi, Ai do t´i ringjallë dhe do t´i tubojë të gjithë pranë Tij.
173E përsa u përket atyre që besuan dhe vepruan mirë, atyre do tu përmbushet shpërblimi i merituar, por edhe do t´iu shtohet prej dhuntisë së Tij. Përsa i përket atyre që u tërhoqën dhe mbajtën veten kryelartë, ata do t´i ndëshkojë me një ndëshkim fort të dh
174O ju njerëz, juve ju erdhi nga Zoti juaj argument dhe Ne ju zbritëm dritë të qartë.
175Ata që i besuan All-llahut dhe iu përmbajtën Atij (librit të Tij), Ai do t´i fusë në mëshirën (xhennetin) e Tij dhe do t´i gradojë e do t´i udhëzojë për në rrugë të drejtë.
176Kërkojnë përgjigjen tënde. Thuaju: "All-llahu ju përgjigjet në çështjen e "kelale-s" (ai që nuk ka prindër as fëmijë që e trashigojnë). Nëse vdes një njeri që nuk ka fëmijë, por ka motër, atëherë asaj (motrës) i takon gjysma e pasurisë së lënë. Ai (vëllau
Chapter 5 (Sura 5)
1O ju që besuat! Zbatoni premtimet (obligimet). U janë (lejuar t´i hani) kafshët shtëpiake, me përjashtim të atyre që po ju lexohen (në këtë kaptinë si të ndaluara) dhe përveç gjuetisë, që nuk është e lejuar derisa jeni në ihram. Vërtet, All-llahu vendos a
2O ju që besuat! Mos i shkelni simbolet e All-llahut, as muajin e shenjtë (mos lejoni luftën), as kurbanin (mos e pengoni), as atë me qafore (të caktuar për kurban), as (mos pengoni) ata që duke kërkuar begati nga Zoti i tyre dhe kënaqësinë e Tij, kanë mës
3Juve u janë ndaluar (t´i hani): ngordhësirat, gjaku, mishi i derrit, ajo që theret jo në emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuarja, e shpuarja (nga briri i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni (para se të ngor
4Të pyesin ty (Muhammed), çka u është lejuar atyre? Thuaju: "U janë lejuar të gjitha ushqimet e mira dhe ai (gjahu) i gjahtarëve (shtazëve) të dresuara që i mësoni ashtu si ju ka mësuar juve All-llahu. Hani pra, atë që gjahtuan për juve dhe më parë përmend
5Sot u lejuan për ju ushqimet e mira, edhe ushqimet (të therrurat) e ithtarëve të librit janë të lejuara (hallall) për ju, edhe ushqimet (të therrurat) tuaja janë të lejuara për ta (u janë lejuar). Gratë e ndershme besimtare dhe (gra) të ndershme nga ata t
6O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjtë. Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)! Në qoftë se jeni të sëmurë, ose në ndonjë
7Përkujtojeni dhuntinë e All-llahut që ua dha (fenë islame) dhe zotimin e Tij, të cilin e pat marrë prej jush kur thatë: "Dëgjuam e respektuam". Kini frikë All-llahun, pse All-llahu i di shumë mirë të fshehtat në gjoksa (në zemra).
8O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t´i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kini dro All-llahun se All-ll
9Atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu u premtoi falje për mëkate dhe shpërblim të madh.
10E ata që mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, ata janë banues të xhehennemit.
11O ju që besuat! Përkujtojeni të mirën e All-llahut ndaj jush kur, një popull tentoi të zgjasë duart e veta (për mbytje) kundër jush, kurse Ai i zbrapsi duart e tyre prej jush. Respektojeni All-llahun (duke zbatuar urdhrat e Tij) dhe vetëm All-llahut le t´
12Në të vërtetë All-llahu pat marrë zotimin e beni israilëve. Dhe prej tyre dërguam (caktuam) dymbëdhjetë prijës. All-llahu tha: "Unë jamë (mbrojtës) me ju!" Në qoftë se falni namazin, e jepni zeqatin, u besoni të dërguarve të Mi dhe u ndihmoni atyre, huazo
13Për shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i bëmë të forta (të shtangura). Ata i ndryshojnë fjalët (në Tevrat) nga domethënia e tyre dhe braktisën një pjesë me të cilën ishin urdhëruar. Ti vazhdimisht do të vërejsh tradh
14Ne e morëm zotimin edhe të atyre që thanë: "Ne jemi nesara" e edhe ata e harruan një pjesë të asaj me të cilën ishin udhëzuar, andaj Ne kemi ndërsyer armiqësinë e urrejtjen ndërmjet tyre deri në ditën e kijametit. E më vonë All-llahu do t´i njoftojë ata m
15O ithtarë të librit, juve ju erdhi i dërguari Jonë që ju sqaron shumë nga ajo që fshihnit prej librit, e për shumë nuk ju jep sqarime. Juve ju erdhi nga All-llahu dritë dhe libër i qartë.
16All-llahu e vë me atë (me Kur´anin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë.
17E mohuan (e bënë kufër) të vërtetën ata që thanë se: "Zot është ai, Mesihu bir i Merjemes." Thuaju: " Nëse dëshiron All-llahu ta shkatërrojë Mesihun, birin e Merjemes, nënën e tij dhe gjithë ç´ka në tokë, kush mund ta pengojë atë?" Vetëm Atij i takon push
18Jehuditë dhe të krishterët thanë: "Ne jemi bijtë e All-llahut dhe të dashurit e Tij". Thuaju: "E pse pra Ai ju dënon me mëkatet tuaja?" Jo, ju jeni njerëz që Ai ju krijoi. Ai i falë atij që do dhe e dënon atë që do. Sundimi i qiejve, i tokës dhe i gjithë
19O ithtarë të librit, ju erdhi i dërguari i Jonë, ju sqaron (çështjet e fesë) pas ndërprerjes së të dërguarve, në mënyrë që të mos thoni: "Neve nuk na erdhi as i dërguar që të na përgëzojë, e as që të na tërheqë vërejtjen". Pra ja, ju erdhi përgëzuesi dhe
20Përkujto (O i dërguar) kur Musai i tha popullit të vet: "O popull im, përkujtojeni dhuratën e All-llahut ndaj jush, kur në mesin tuaj dërgoi pejgamberë, ju mundësoi të jeni sundues dhe ju dha çka nuk i dha askujt nga popujt.
21O popull imi, hyni në tokën e shenjtë, të cilën All-llahu ua premtoi, dhe mos u ktheni mbrapa, pse atëherë khteheni të dëshpëruar.
22Ata (populli i Musait) thanë: "O Musa, aty është një popull i fuqishem (dhunues), prandaj ne nuk do të hyjmë aty kurrë derisa ata të mos dalin nga ajo (të na e lirojnë pa luftë), nëse dalin ata nga ajo, ne do të hyjmë".
23Dy burra, prej atyre (prijësve) që All-llahu i kishte pajisur me bindje dhe kishin frikën e Tij, thanë: "Hynju atyre nga dera, e kur t´u hyni nga ajo, atëherë ju jeni ngadhënjyes. Dhe vetëm All-llahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë".
24Ata thanë: "O Musa, ne kurrë nuk hyjmë në të derisa ata janë aty, shko pra ti dhe Zoti yt e luftoni, ne po rrimë këtu!"
25(Musai) Tha: "Zoti im! Unë nuk kam në dorë pos vetes sime dhe as vëllai im (Haruni nuk ka në dorë pos vetvetes, ose: pos vetes sime dhe vëllain tim), ndana, pra, neve prej popullit të fëlliqtë.
26(All-llahu) Tha: "Ajo (tokë) është e ndaluar (haram) për ta katërdhjetë vjet. Do të sillen nëpër tokë (të hutuar). Ti mos u keqëso për popullin e shfrenuar.
27Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, nga të cilët njërit iu pranua. Ai (që nuk iu pranua) tha: "Unë do të të mbys ty" (Kabili i tha Habilit). E ai (që iu pranua) tha: "All-ll
28Dhe, nëse ti e zgjatë te unë dorën tënde për të më mbytur, unë nuk e zgjas te ti dorën time për të të mbytur; unë i frikësohem All-llahut, Zotit të botërave!"
29Unë (nuk dua të të mbys, por) dua që ta bartësh mëkatin tim dhe mëkatin tënd, e të bëhesh nga banorët e zjarrit, e ai është dënim i zullumqarëve.
30Atëherë epshi i tij e bindi atë për mbytjen e të vëllait dhe e mbyti atë. Ai mbeti prej më të dëshpëruarve (hidhëroi prindërit, mbeti pa vëlla, u përbuz prej Zotit dhe u fut në xhehennem).
31All-llahu dërgoi një sorrë, e cila groponte në dhe, për t´i treguar atij se si ta mbulojë trupin e vëllait. E ai i tha: "I mjeri unë, a nuk qesh i aftë të bëhem si kjo sorrë, e ta mbuloja trupin e vëllait tim?" Ashtu mbeti i penduar.
32Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligj) beni israilëve se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t´i kishte mbytur gjithë njerëzit. E ku
33Dënimi i atyre që luftojnë (kundërshtojnë) All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është tjetër vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, ose (të gjymtohen), t´u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen n
34Përveç atyre që janë penduar para se t´i kapni. E, dijeni pra se All-llahu bën falje të madhe, është mëshirues.
35O ju që besuat! Kini frikë All-llahun dhe kërkoni afrim te Ai, luftoni në rrugën e Tij që të gjeni shpëtim.
36Atyre që mohuan, edhe sikur të ishte e tyre e gjithë ajo që është në tokë, e edhe njëherë aq për të dhënë shpagim (zhdëmtim) nga dënimi i ditës së kijametit, nuk u pranohet. Ata kanë dënim të dhembshëm.
37Ata përpiqen të dalin nga zjarri, por s´kanë të dalë nga ai, ata kanë dënim të përhershëm.
38Vjedhësit dhe vjedhëses prejuani duart, si shpagim i veprës që bënë, (kjo masë është) dënim nga All-llahu. All-llahu është i fuqishëm, ligjdhënës i urtë.
39E kush pendohet pas punës së keqe (vjedhjes) dhe përmirësohet, s´ka dyshim, All-llahu ia pranon pendimin, All-llahu është që falë shumë, është mëshirues.
40A nuk di se All-llahu është Ai që sundimi i qiejve dhe i tokës është vetëm i Tij, andaj Ai dënon atë që do dhe e falë atë që do. All-llahu është i plotfuqishëm për çdo gjë.
41O ti i dërguar! Të mos brengos vrapimi në mosbesim i atyre që me gojët e tyre thanë: "Ne kemi besuar", e zemrat e tyre nuk kanë besuar (munafikët), e as i atyre që janë jehudi, të cilët shumë i përgjigjen gënjeshtrës dhe shumë dëgjojnë (fjalën) një popull
42Janë ata që i përgjigjen të pavërtetës dhe hanë shumë haramin (ryshfetin). Në qoftë se vijnë te ti (për ndonjë gjykim), gjyko mes tyre ose hiqju tyre. Nëse prapsesh prej tyre (nuk gjykon), ata nuk mund të sjellin ty kurrfarë dëmi. Po nëse gjykon mes tyre,
43E si kërkojnë ata gjykimin tënd, kur ata kanë Tevratin, e në të cilin është vendimi i All-llahut, e pastaj ata refuzojnë më vonë atë (vendimin tënd)? Ata nuk janë besimtarë.
44Ne e zbritëm Tevratin, në të cilin është udhëzimi i drejtë dhe drita. Sipas tij gjykuan ndaj atyre që ishin jehudi, pejgamberët që ishin të bindur, gjykuan edhe dijetarët e devotshëm e paria fetare, ngase ishin të obliguar ta ruanin librin e All-llahut dh
45Ne u caktuam atyre në të (në Tevrat) kundërmasat ndëshkuese: njeriu (mbytet) për njeriun, syri për syrin, hunda për hundën, veshi për veshin, dhëmbi për dhëmbin, por edhe plagët kanë kundërmasë. E kush e falë atë (hakmarrjen), ajo është shpagim (nga mëkat
46Ne vazhduam gjurmët e tyre (të pejgamberëve) me Isain, birin e Merjemes, vërtetues i Tevratit që kishin më pranë. Atij i dhamë Inxhilin, që është udhëzim i drejtë dhe dritë, që është vërtetues i Tevratit që kishin pranë, që ishte udhëzues e këshillues për
47(E zbritëm) Që ithtarët e Inxhilit të gjykojnë sipas asaj që All-llahu e zbriti në të. E kush nuk gjykon sipas asaj që All-llahu e zbriti, të tillët janë mëkatarë të dalë jashtë rrugës së Zotit.
48Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritëm librin (Kur´anin) e vërtetë që është vërtetues i librave të mëparshëm dhe garantues i tyre. Gjyko pra mes tyre me atë që All-llahu e zbriti, e mos pëlqe epshet e tyre e të largohesh nga e vërteta që të erdhi. Për secilin p
49(Ta zbritëm) Që edhe ti të gjykosh me atë që të zbriti All-llahu, e mos ndiq dëshirat e tyre dhe ruaju rrezikut të tyre që të mos të shmangin nga një pjesë e asaj që ta zbriti All-llahu. Nëse ata refuzojnë (gjykimin tënd), ti dije se All-llahu ka për qëll
50A thua mos po kërkojnë gjykimin e kohës së injorancës, po për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i All-llahut?
51O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar.
52E ata që në zemrat e tyre kanë sëmundje, i sheh se ngarendin te ta (për miqësi) duke thënë: "Po frikësohemi se mos po na sillet ndonjë e keqe". Po All-llahu do të sjellë fitoren, ose diç tjetër nga ana e Tij, e atëherë do të pendohen për atë që e mbanin f
53Ata që besuan ju thonë: "A këta ishin që u betuan në Zotin me betimin më të fortë të tyre se ishin me ju? I shkatërruan veprat e veta dhe aguan të dëshpëruar".
54O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes) s´ka dyshim se All-llahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë
55Mik (i afërt) juaji është vetëm All-llahu, është i dërguari i Tij dhe ata që besuan e që falin namazin dhe japin zeqatin duke bërë rukuë (duke qenë respektues).
56E kush ka për mik All-llahun, të dërguarin e Tij dhe ata që besuan, s´ka dyshim se ana (pala-krahu) e All-llahut është ngadhënjyese.
57O ju që besuat! Mos i merrni për miq ata të cilëve u është dhënë libri para jush edhe as jobesimtarët që me fenë tuaj tallen dhe luajnë. Kini dro All-llahun po qe se jeni besimtarë.
58Edhe thirrjen (ezanin) tuaj për namaz ata e marrin për tallje e lojë. Me këtë vërtetojnë se janë popull që nuk kupton.
59Thuaj: "O ithtarë të librit, a na shihni për të metë vetëm pse besuam All-llahun; besuam atë që na zbriti neve dhe atë që zbriti më parë! S´ka dyshim, shumica jush janë të shfrenuar.
60Thuaj: "A t´ju lajmëroj për një të keqe (të zezë) më të dëmshme (nga ajo e metë që na e shihni) si dënim nga All-llahu? (Ajo është) Mallkimi i atij që e mallkoi All-llahu dhe hidhërimi ndaj tij, që disa prej tyre i shndërroi në majmunë e në derra, e i bër
61E kur vijnë te ju, thonë: "Kemi besuar", ndërsa ata me (kufër) mosbesim kanë hyrë dhe me të kanë dalë. Po All-llahu di më së miri se çka fshihnin ata.
62Dhe, shumë prej tyre i sheh se nguten në mëkat, në mizori e në ngrënie të haramit. Sa e shëmtuar është ajo që bënë ata.
63E pse paria fetare (e krishterë dhe jehude) të mos i ndalin nga ato thënie të tyre të rreme dhe nga ngrënia e haramit (ryshfetit)! Sa punë e keqe është ajo e tyre (e parisë fetare).
64Jehuditë thanë: "Dora e All-llahut është e shtrënguar!" Qofshin të shtangura duart e tyre dhe qofshin të mallkuar, pse thanë atë. Jo, duart e Tij janë të shlira. Ai furnizon ashtu si të dojë. Kjo që t´u zbrit ty do t´u shtojë disave nga ata (nga paria fet
65Sikur ithtarët e librit të besonin dhe të ruheshin (haramit), Ne do t´ua shlyenim mëkatet e tyre dhe do t´i fusnim në xhennete me përjetime të begatshme.
66Dhe, sikur ta zbatonin Tevratin, Inxhilin dhe Kur´anin, që u zbritën nga Zoti i tyre, ata do të kishin furnizim me bollëk nga qielli dhe toka. Është një grup i drejtë (i matur) prej tyre, por është e keqe ajo që punojnë shumica prej tyre.
67O ti i dërguar! Komunikoje atë që t´u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën (revalatën-risalen). All-llahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve). All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë populli
68Thuaj: "O ithtarë të librit, ju nuk jeni asgjë (në fe) derisa të mos zbatoni Tevratin, Inxhilin dhe atë që ju zbriti nga Zoti i juaj. E kjo që t´u zbrit ty nga Zoti yt do të shtojë te shumica prej tyre rezistencë e mohim. Po ti mos u keqëso për popullin q
69S´ka dyshim se kush e beson All-llahun (sinqerisht), e beson ditën e gjykimit dhe bën vepra të mira, qoftë prej atyre që besuan, prej jehudive, prej sabiinëve (të krishterë që i adhurojnë yjet), prej të krishterëve, për ta nuk do të ketë frikë as pikëllim
70Ne patëm marrë besë prej beni israilëve, atyre u dërguam pejgamberë, por sa herë që u erdhi atyre ndonjë pejgamber që (me mësime) nuk u pëlqeu epsheve të tyre, ata disa prej tyre i përgënjeshtruan, kurse disa të tjerë i mbytën.
71Ata menduan se nuk do të kenë telashe (që i mbytën pejgamberët), mirëpo ashtu u verbuan (nga rruga e drejtë) dhe u shurdhuan (nga e vërteta). Pastaj (pasi i zuri belaja) All-llahu u pranoi pendimin. Mirëpo, më vonë shumë prej tyre mbetën të verbër e të sh
72Bënë kufër (mohuan të vërtetën) ata që thanë: "All-llah është ai, Mesihu, biri i Merjemes". E vetë Mesihu, (Isai), tha: "O beni israilë, adhurojeni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka b
73Gjithashtu bënë kufër (mosbesim) ata që thanë: "All-llahu është i treti i treve". S´ka në gjithësi tjetër pos një All-llahu, e nëse nuk pushojnë nga ajo që thanë (tre zotëra), do t´i kapë dënim i dhembshëm ata që nuk besuan prej tyre.
74E pse të mos pendohen dhe të kërkojnë te All-llahu falje, kur All-llahu dihet se falë shumë, është mëshirues?
75Mesihu, biri i Merjemes, nuk është tjetër vetëm se i dërguar; para tij pati shumë të dërguar. Nëna e tij ishte e drejtë (e ndershme). Që të dy ata ishin që ushqeheshin (si njerëzit tjerë). Ja si u sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj se si ia kthejnë
76Thuaju: A adhuroni pos All-llahut atë që nuk mund t´ju sjellë as dëm e as dobi? All-llahu është që dëgjon (ç´thoni) që di (ç´veproni).
77Thuaju: "O ithtarë të librit, mos e teproni në fenë tuaj jashtë të vërtetës dhe mos shkoni pas epsheve të një populli të mëparshëm që ka humbur, që ka shkaktuar humbjen e shumë të tjerëve dhe që u largua në tërësi prej rrugës së drejtë".
78Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe Isait, të birit të Merjemes. Kështu u veprua sepse kundërshtuan dhe e tepruan.
79Ata ishin që nuk ndalonin njëri-tjetrin nga e keqja që punonin. E ajo që bënin ishte e shëmtuar.
80I sheh shumë prej tyre që i miqësojnë ata që mohuan. E keqe është ajo që i përgatitën vetes së tyre, ngase All-llahu është i hidhëruar kundër tyre dhe ata përjetë janë në azab (në vuajtje të dënimit).
81Sikur të ishin ata që vërtet e besojnë All-llahun, pejgamberin dhe atë që i zbriti atij, nuk do t´i zinin për miq ata (idhujtarët), por shumica prej tyre janë fasika (mëkatarë).
82Gjithqysh ti do të vëresh se jehuditë dhe ata që i përshkruan Zotit shok (idhujtarët) janë njerëzit me armiqësi të fortë kundër besimtarëve (kundër muslimanëve). Ndërsa do të vëresh se më të afërmit si miq për besimtarët janë ata që thanë: "Ne jemi nesara
83Kur e dëgjojnë atë që i është zbritur të dërguarit (Kur´anin), prej syve të tyre rrjedhin lotë, ngase e kanë kuptuar të vërtetën dhe thonë: "Zoti ynë, ne kemi besuar, pra na regjistro ndër ata që dëshmojnë (ndër umetin e Muhammedit).
84(dhe thonë) Përse të mos besojmë All-llahun dhe atë të vërtetë që na erdhi, duke qenë se ne shpresojmë që Zoti ynë do të na çojë (në xhennet) së bashku me njerëzit e mirë.
85Për ata që thanë, All-llahu i shpërbleu me xhennete, nën të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Ky është shpërblimi për njerëzit bamirës.
86Ndërkaq, ata që mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, janë banues të zjarrit.
87O ju që besuat! Mos i ndaloni (mos i bëni haram) të mirat që për ju i lejoi All-llahu (i bëri hallall) dhe mos teproni, se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (i kalojnë kufijtë e dispozitave të Zotit).
88Hani nga ajo që All-llahu ju furnizoi si hallall të mirë dhe, duke qenë se ju All-llahut i besoni, ruajuni dënimit të Tij!
89All-llahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet e juaja të paqëllimta (për betim), por ju merr për ato që jeni zotuar qëllimisht. E shpagimi i tij (i betimit të bërë) është duke i ushqyer dhjetë të varfër me ushqim mesatar që ushqeni familjen tuaj, ose d
90O ju që besuat, s´ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.
91Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t´ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t´ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?
92Bindjuni All-llahut dhe bindjuni të dërguarit e kini kujdes (mos kundërshtoni). E nëse refuzoni, atëherë pra, dijeni se obligim i të dërguarit Tonë është vetëm komunikimi i qartë.
93Ata që besuan dhe bënë punë të mira, nuk kanë mëkat për atë që u ushqyen (më herët) derisa ata ruhen (prej haramit), besojnë dhe bëjnë vepra të mira, mandej ruhen (nga ajo që ka qenë e lejuar e është e ndaluar) dhe besojnë e pastaj ruhen (nga çdo mëkat) d
94O ju që besuat, All-llahu do t´ju sprovojë me diçka nga gjahu që e arrijnë duart ose shigjetat tuaja, për t´u dalluar te All-llahu ai që i frikësohet Atij në heshtje (në bazë besimi). E kush i shkel (dispozitat) pas këtij (sqarimi), ai ka dënim të dhembsh
95O ju që besuat, mos e mbytni gjahun duke qenë ju në ihram. E kush e mbyt atë me qëllim, atëherë dënimi është therrorizimi i një kafshe shtëpiake të ngjashme me atë (të egrën) që e ka mbytur. Për këtë çështje vendosin dy njerëz të drejtë nga mesi juaj, duk
96Gjahu dhe ushqimi në det u është lejuar, si përjetim për ju dhe për udhëtarët, kurse gjahu tokësor u është ndaluar sa të jeni në ihram. Kini dro All-llahun, te i cili do të tuboheni!
97All-llahu e bëri Qaben, shtëpinë e shenjtë, vend jetësimi (çështje të fesë e të jetës) për njerëz, dhe muajin e shenjtë, edhe kurbanin edhe (ato kafshë të shënuara për kurban) atë me qafore. Këtë (përcaktim nga Zoti) që ta dini se All-llahu e di ç´ka ka n
98Dijeni se All-llahu është ndëshkues i rreptë, dhe dijeni se All-llahu është dhurues, është mëshirues.
99I dërguari nuk ka tjetër obligim vetëm të kumtojë (shpalljen); All-llahu di ç´publikoni dhe ç´mbani fshehtë.
100Thuaj: "Nuk është e njëjtë e keqja dhe e mira, po edhe nëse të mahnit ty shumimi i së keqes, pra kini frikë All-llahun (e mos pranoni të keqen) o ju të zotët e mendjes, ashtu që të shpëtoni.
101O ju që besuat, mos pyetni për sende që nëse u thuhet ajo (pyetja) haptazi, ju vjen keq juve, e nëse pyetni për to gjatë kohës kur zbritej Kur´ani, do t´ju dalë në shesh (dhe do ta ngarkoni veten pa nevojë). All-llahu u fali atë (pyetjet që i bëtë më herë
102Një popull që ishte para jush pat bërë aso pyetjesh, e pastaj (nuk i zbatoi) u bë mohues i tyre.
103All-llahu nuk emëroi (për të shenjtë) Behirën, as Saibën, as Vesilën dhe as Hamën, por ata që nuk besuan trillojnë rrenë për All-llahun, (duke thënë se All-llahu i përcaktoi) dhe shumica e tyre nuk e kuptojnë (se janë duke shpifur),
104E kur u thuhet atyre: "Ejani te ajo që e zbriti All-llahu dhe te (çka thotë) i dërguari, ata thonë: "Na mjafton ajo që i gjetëm prindërit tanë", (a mjafton) edhe nëse prindërit e tyre ishin që nuk dinin asgjë dhe nuk ishin në rrugë të drejtë.
105O ju që besuat, ruajeni veten tuaj! Ai që ka humbur, nuk ju dëmton juve kur jeni në rrugë të drejtë. Kthimi i të gjithë juve është te All-llahu dhe Ai ju njofton për atë që vepruat.
106O ju që besuat, dëshmimi me rastin e atij që lë testament (vasijjet) kur i është afruar ndonjërit prej jush vdekja, bëhet me dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj, ose dy të tjerë pos jush, nëse jeni në udhëtim (në rrugë e s´keni të afërm) dhe ju gjen tel
107E nëse dihet se ata të dy kanë merituar mëkat (kanë gënjyer), atëherë në vend të tyre merren dy të tjerë prej atyre që kanë më meritë (meritë trashëgimi) dhe ata të dy betohen në All-llahun: "Dëshmimi ynë është më i drejtë nga dëshmimi i atyre (dy të parë
108Ky (rregull) është më afër që të bëjnë dëshmimin (dëshmitarët e testamentit) ashtu si është drejt, dhe që të frikësohen (dëshmitarët trashëgimtarë) se po thyhet betimi i tyre me një betim tjetër. Kini frikë All-llahun dhe bindjuni, se All-llahu nuk vë në
109(Përkujtojeni o njerëz) Ditën kur All-llahu i tubon të dërguarit e u thotë: "Çfarë përgjigje (popujt) u dhanë juve?" Ata (pejgamberët) thonë: "Ne nuk dimë, vërtet Ti je që i di të gjitha të fshehtat!"
110All-llahu (atë ditë) i thotë: "O Isa, bir i Merjemes, përkujtoi të mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nënës sate, kur të fuqizova me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin), e ti u fole njerëzve (kur ishe) në djep dhe (kur ishe) i pjekur (si burrë), kur ta mësova ty l
111Dhe kur i frymëzova Havarijjunët (i urdhërova): "Të më besoni Mua dhe të dërguarin Tim!" E ata thanë: "Ne besuam, e ti dëshmo se ne jemi muslimanë".
112Dhe (përkujto) kur Havarijjunët thanë: "O Isa, bir i Merjemes, Zoti yt a mund të na zbresë një tryezë nga qielli?" (Isai) tha: "Kini frikë All-llahun nëse jeni besimtarë!"
113(Ata) Thanë: "Ne dëshirojmë të hamë nga ajo dhe të na binden (edhe më shumë) zemrat tona dhe të vërtetojmë bindshëm se na e the të vërtetën e të bëhemi dëshmues të saj!"
114Isai, bir i Merjemes, tha: "O All-llah, Zoti ynë, zbritna nga qielli një tryezë, të na jetë festë (gëzim) për ne dhe për ata (që vijnë) pas nesh, të jetë argument prej Teje, dhe dhurona se Ti je furnizuesi më i mirë!"
115All-llahu tha: "Unë atë ua zbres, e kush prej jush mohon pastaj, Unë atë e dënoj me një dënim që nuk e dënoj asnjë nga njerëzit".
116Dhe kur All-llahu tha: "O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: "Më besoni mua dhe nënën time dy zota pos All-llahut!?" (Isai) Tha: "Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s´është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do
117Unë nuk u kam thënë tjetër atyre, pos asaj që Ti më urdhërove; ta adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj,dhe sa isha ndër ta, kam qenë përcjellës i tyre, e pasi që më more mua, Ti ishe roje (dhe dëshmues) i tyre. Ti je dëshmitar për çdo send!"
118Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robër Tu, e nëse u falë atyre, Ti je i gjithëfuqishmi, i urti.
119All-llahu tha: "Kjo është dita që të drejtëve u bën dobi drejtësia e tyre. Ata kanë xhennete në të cilët rrjedhin lumenj, janë për jetë të pasosur në to. All-llahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Ky është shpëtim i madh.
120Vetëm i All-llahut është sundimi ndaj qiejve e tokës dhe çka ka në to. Ai është i plotfuqishëm për çdo send.
Chapter 6 (Sura 6)
1Falënderim i qoftë vetëm All-llahut që krijoi qiejt dhe tokën, që formuloi errësirat e dritën, e megjithëkëtë (që Ai meriton lavdërim) ata që mohuan, i barazojnë (idhuj) me Zotin e tyre.
2Ai është që ju krijoi nga balta, e mandej ju caktoi një afat (për vdekje) dhe një afat është i caktuar pranë dijes së Tij, dhe pas (gjithë kësaj të vërtete) ju dyshoni.
3Ai është All-llahu (që adhurohet e madhërohet prej çka ka) në tokë; Ai i di fshehtësitë dhe publikimet tuaja dhe Ai e di atë që bëni.
4Nuk ka argument që u vjen atyre nga argumentet e Zotit të tyre, e që ata nuk i shmangen.
5Ata përgënjeshtruan të vërtetën kur u erdhi, e më vonë do ta kuptojnë lajmin e asaj me të cilën talleshin.
6A e vërejtën ata sa gjenerata para tyre i shkatërruam e që Ne u patëm mundësuar atyre (komoditet) në tokë çfarë juve nuk ju mundësuam; u patëm lëshuar nga qielli shi me bollëk dhe u patëm bërë që të rrjedhin lumenj ndër ta, e për shkak të mëkateve të tyre
7Edhe sikur të zbritnim ty një libër të shkruar në letër, e ta preknin atë me duart e tyre, ata që mohuan do të thoshin: "Kjo nuk është tjetër përveç një magji e qartë".
8E pastaj thanë: "Pse të mos i zbret atij (Muhammedit) një engjëll (të na thotë për Muhammedin se është i dërguar)". E sikur të zbritnim Ne një engjëll, çështja do të merrte fund duke mos u dhënë atyre afat.
9Sikur ta bënim Ne atë (të dërguarin) engjëll, atë do ta bënim (në formë) njeriu e do t´ua përzienim (ngatërronim) atyre atë që i përzien ata vetes së tyre.
10Edhe të dërguarit e tjerë para teje janë përqeshur, e ata që u tallën pësuan (dënim) për shkak se talleshin.
11Thuaj: "Ecni nëpër tokë e mandej shikoni se si qe përfundimi i gënjeshtarëve.
12Thuaj: "E kujt është e tërë kjo në qiej e tokë?" Thuaj: "Vetëm e All-llahut". Ai ia përcaktoi mëshirën Vetes. Ai do t´ju tubojë në ditën e gjykimit, për të cilën gjë nuk ka dyshim. Ata që i shkaktuan humbje vetvetes, ata nuk besojnë.
13Vetëm e Tij është gjithçka që pushon e lëviz natën e ditën. Ai gjithçka dëgjon dhe gjithçka di.
14Thuaj: "A pos All-llahut, krijues i qiejve dhe i tokës, që ushqen të tjerët, ndërsa vetë nuk ushqehet, të pranoj Zot tjetër?" Thuaj: "Unë jam i urdhëruar të jem i pari që bindem dhe (urdhërohem): të mos bëhem kurrsesi nga idhujtarët.
15Thuaj: "Vërtet, unë i frikësohem dënimit të ditës së madhe, nëse nuk i përulem Zotit tim".
16Kush mënjanohet atë ditë nga ai (dënimi), atë Ai e ka mëshiruar dhe ai është shpëtim i qartë.
17Nëse All-llahu të godet me ndonjë të keqe, s´ka kush që ta largojë atë pos Tij, e nëse të dhuron ndonjë të mirë, duhet ditur se Ai është i gjithëfuqishëm për çdo send.
18Ai është mbizotërues ndaj robërve të Tij. Ai hollësisht di punët e Tij dhe të robërve të Vet.
19Thuaj: "Cili send ka dëshminë më të madhe?" Thuaj: "All-llahu është dëshmues mes meje e jush, e mua më është shpallur ky Kur´an që me të t´ju tërheq vërejtjen juve dhe atij që i komunikohet (dhe të gjithë atyre që vijnë pas jush deri në ditën e kijametit)
20Atyre që Ne u kemi dhënë librin, e njohin atë (Muhammedin) sikurse i njohin bijtë e tyre. Janë ata që asgjësuan vetveten, andaj nuk besojnë.
21Kush është më mizor se ai që ndaj All-llahut shpif gënjeshtra apo ka përgënjeshtruar faktet e Tij? S´ka dyshim, shpifësit dhe gënjeshtarët nuk kanë shpëtim.
22Përkujto ditën kur Ne i tubojmë të gjithë dhe u themi atyre që i shoqëruan: "Ku janë ata të shoqëruarit tuaj që i trillonit?"
23Atëherë (pas atij sprovimi) përgjigje tjetër s´u mbetet përveç të thonë: "Për All-llahun, o Zoti ynë, ne nuk ishim idhujtarë!"
24Shih se si bëjnë gënjeshtra kundër vetes dhe si u shkoi huq ajo që trillonin!
25Ka prej tyre që ty të dëgjonë (kur lexon Kur´anin). Po Ne kemi krijuar mbulesë mbi zemrat e tyre që të mos e kuptojnë atë dhe në veshët e tyre sajuam shurdhim, dhe edhe sikur t´i shohin të gjitha faktet, ata nuk besojnë, derisa kur vijnë te ti e të polemi
26Ata ndalojnë (të tjerët) nga ai dhe vetë largohen prej atij (Kur´anit), e me atë nuk shkatërrojnë tjetër vetëm vetveten, dhe nuk e hetojnë.
27E sikur t´i shihje ata kur janë ndalur pranë zjarrit e thonë: "Ah sikur të ktheheshim (në Dunja), të mos gënjejmë faktet e Zotit tonë e të bëhemi nga besimtarët!"
28Jo, (s´është ashtu) po atyre u doli në shesh ajo që e mbanin fshehtë më parë, prandaj edhe sikur të ktheheshin ata, do ta përsëritnin atë që e kishin të ndaluar, e s´ka dyshim, ata janë gënjeshtarë.
29Ata thanë: "Nuk ka tjetër, vetëm kjo jeta jonë në këtë botë, dhe ne nuk do të rigjallemi".
30Dhe, sikur t´i kishte parë ata kur të ndalohen para Zotit të tyre e u thuhet atyre: "A nuk është kjo (ringjalja) e vërtetë?" Ata thonë: " Po, për Zotin tonë!" Thotë: "Shijoni pra dënimin për atë që mohonit!"
31Ata që përgënjeshtruan se do të takohen me All-llahun (në ditën e gjykimit) kanë humbur përderisa t´u vijë momenti (kijameti) befas e të thonë: "Të mjerët ne për atë që lëshuam" (nga punët e mira në Dunja), e duke i bartur gabimet e veta në shpinë, dhe, e
32Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër vetëm se një përjetim e mashtrim. S´ka dyshim se bota tjetër është më e dobishmja për ata që ruhen. A nuk logjikoni?
33Ne dimë se ty të brengos ajo që thonë, e ata nuk të gënjejnë ty, por ata mizorë mohojnë argumentet e All-llahut.
34Janë përgënjeshtruar të dërguar para teje, duruan atë gënjeshtër dhe u torturuan përderisa u erdhi ndihma Jonë, prandaj s´ka kush që ndryshon fjalët (premtimet) e All-llahut. E ti je i njohur me disa nga ngjarjet e të dërguarve (edhe ti do të ndihmohesh s
35Por, nëse refuzimi i tyre të është bërë brengë e madhe, ti kërkoje, nëse ke mundësi, ndonjë vrimë në tokë ose shkallë në qiell e t´u sjellësh atyre ndonjë argument (po ti s´mund ta bësh këtë). Të kishte dashur All-llahu i kishte tubuar në rrugë të drejtë;
36Vetëm ata që kanë dëgjim të shëndoshë i përgjigjen (ftesës). Të vdekurit (ata që nuk dëgjojnë dhe nuk besojnë) All-llahu i ringjall, e pastaj te Ai kthehen (u jep atë që e meritojnë).
37Dhe thanë: "Përse të mos i zbret atij (Muhammedit) një mrekulli nga Zoti i tij?" Thuaj: "S´ka dyshim se All-llahu ka fuqi t´ia zbresë një mrekulli, por shumica e tyre nuk e dinë (se çka do t´i gjente më pas).
38Nuk ka asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk janë të ndara në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve). Asgjë nuk kemi lënë pas dore nga evidenca. Më në fund te Zoti i tyre do të tubohen.
39E ata që i bënë të rreme faktet Tona janë shurdhëmemecë të mbetur në errësira. All-llahu e humb kë të dojë dhe e vë në rrugë të drejtë atë që do.
40Thuaju: " Nëse u vjen dënimi nga All-llahu ose u vjen kijameti, më tregoni,nëse jeni të sinqertë, a do të thirrni kë pos All-llahut (për ndihmë)?"
41Jo, vetëm Atij (All-llahut) do t´i luteshi, e nëse do Ai, ju heq atë për çka i luteni, e do t´i harronit ata (zota) që ia shoqëronit.
42Ne kemi dërguar (pejgamberë) edhe te popujt para teje (e derisa nuk dëgjuan), i dënuam me skamje e mjerim, ashtu që të përulen.
43E pse të mos përuleshin kur ju erdhi atyre dënimi jonë? Por zemrat e tyre ishin ngurosor, po edhe djalli ua hieshoi atë që bënin.
44Meqë lanë pas dore atë me çka u këshilluan (t´i drejtohen Zotit), Ne ua hapëm dyert e çdo gjëje (begatie) derisa kur u gëzuan për atë që ju kishte dhënë, i kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer.
45Ndaj u zhduk mbeturina e fundit e popullit mizor, pra Falënderim i qoftë Zotit të botëve!
46Thuaj: "Nëse All-llahu ua merr të dëgjuarit, të pamurit dhe ua mbyll zemrat, pos All-llahut cili zot tjetër do t´ua sjellë atë?". Shih se si ua sqarojmë faktet e megjithëkëtë ata nuk ua vënë veshin!
47Thuaj: "Më tregoni nëse dënimi nga All-llahut ju vjen befas ose me parashenja, a shkatërrohet kush tjetër pos popullit mizor?"
48Ne të dërguarit nuk i dërgojmë ndryshe vetëm si përgëzues dhe qortues. E kush besoi dhe u përmirësua, ata nuk kanë as frikë as brengë.
49Ata që i përgënjeshtruan faktet tona, ata i kap dënimi ngase nuk respektuan normat.
50Thuaj: "Unë nuk u them juve se i kam në kompetencë depot e All-llahut (e t´ju sjell mrekulli), as nuk pretendoj se i di fshehtësitë (e t´ju tregoj se kur do t´ju vijë dënimi), as nuk u them se unë jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet mua. Thuaj
51Ti tërhiqju vërejtjen me këtë (Kur´an) atyre që i frikësohen tubimit para Zotit të tyre, në mënyrë që të ruhen, sepse pos Tij nuk do të ketë as mbrojtës as ndërmjetës.
52Dhe mos i përze ata që adhurojnë Zotin e tyre pa pra mëngjes e mbrëmje, duke qenë të sinqertë ndaj Tij. Ti nuk përgjigjesh asgjë nga llogaria e tyre e as ata nuk kanë kurrfarë përgjegjësie nga llogaria jote, e po i dëbove ata do të bëhesh nga të padrejtit
53Kështu Ne i sprovojmë disa me disa të tjerë (pasanikun me varfanjakun, atë me autoritet dhe atë pa të) ashtu që të thonë: "A këta janë mes nesh që All-llahu i dhuroi?" A nuk është All-llahu më i dijshmi për ata që janë mirënjohës?!
54E kur të vijnë ty ata që i besojnë ajetet tona, thuaju: "Selamun alejkum, Zoti juaj ia ngjeshi vetes mëshirën. Kush bën prej jush ndonjë të keqe pa dije, e mandej pas asaj (të keqe) pendohet dhe përmirësohet, s´ka dyshim se All-llahu është që falë shumë d
55Ja, kështu Ne i sqarojmë argumentet, në mënyrë që të dalë në shesh rruga e kriminelëve.
56Thuaj: "Unë jam i ndaluar të adhuroj ata që i adhuroni ju, pos All-llahut! Thuaj: "Unë nuk i ndjek dëshirat tuaja, pse atëherë do të isha i humbur e jo prej të udhëzuarve (në rrugë të drejtë).
57Thuaj: "Unë i përmbahem të vërtetës (që më erdhi) nga Zoti im. Ju e gënjyet atë, e për atë që nguteni ju (dënimin), nuk e bëj unë, vendimi i takon vetëm All-llahut; Ai e rrëfen të vërtetën dhe Ai është më i miri i gjykatësve.
58Thuaj: "Sikur të ishte ajo për të cilën nguteni ju te unë, çështja mes meje dhe jush do të ishte e përfunduar. All-llahu më së miri di për mizorët.
59Çelësat e fshehtësive janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij. Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjeth që bie dhe s´ka kokërr në thellësi të tokës, s´ka të njomë dhe s´ka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë
60Ai është që ju vë në gjumë natën dhe e di çka vepruat ditën, pastaj ju ngjall-zgjon në të (ditën) deri në afatin e caktuar (vdekje). Pastaj do të ktheheni e do t´ju njoftojë me atë që keni pas vepruar.
61Vetëm Ai është mbizotërues ndaj robërve të vet. Ndaj juve dërgon rojë (cakton engjëj) derisa kur t´i vijë ndonjërit prej jush vdekja, atij ia marrin shpirtin të dërguarit tanë (të tjerë) dhe ata nuk bëjnë kurrfarë lëshimi.
62Pastaj i kthehen All-llahut, Sunduesit të vërtetë të tyre. Vetëm i tij është sundimi (gjykimi) dhe Ai është më i shpejti i llogaritësve.
63Thuaj: "Kush ju shpëton prej errësirave (trishtuese) të tokës e të detit e (nga trishtimi) ju e lutni atë haptas e fshehtas (duke thënë), nëse Ai na shpëton prej kësaj, ne do të jemi (besimtarë) mirënjohës?"
64Thuaj: "All-llahu ju shpëton nga ajo dhe nga çdo brengosje. Megjithëkëtë ju Atij i përshkruani shok.
65Thuaj: "Ai ka fuqi (t´ju shpëtojë, por edhe) t´ju sjellë dënim prej së larti ose prej së poshti nën këmbët tuaja apo t´ju ndajë në grupe e ta luftoni njëri-tjetrin. Shih se si i sqarojmë faktet në mënyrë që të kuptojnë".
66E populli yt e konsideroi atë (Kur´anin) të rremë, porse ai (Kur´ani) është i vërtetë. Thuaj: "Unë nuk jam roje e juaj".
67Çdo lajm e ka afatin e realizimit, e më vonë, ju do të kuptoni.
68Kur sheh ata se janë thelluar (me tallje) në çështjet Tona, largohu prej tyre derisa të kalojnë në bisedë tjetër. Nëse djalli të bën të harrosh (e rri me ta), pasi të bie ndër mend, mos rri me popullin mizor.
69Për ata që ruhen (për besimtarët) s´ka kurrfarë përgjegjësie (që tallen), por duhet t´ju përkujtojmë në mënyrë që të ruhen edhe ata (që tallen).
70Hiqu atyre që e marrin fenë (në vend që ta respektojnë) për lojë e dëfrim dhe i ka mashtruar jeta e kësaj bote. Ti përkujto me të (Kur´anin) që të mos bie njeriu viktimë e asaj që ka vepruar, e që s´ka mbrojtës as ndërmjetësues për të pos All-llahut. Madj
71Thuaj: "A pos All-llahut të adhurojmë çka nuk na sjell as dobi as dëm dhe të kthehemi mbrapa (në kufr) pasi që All-llahu na vuri në rrugë të drejtë? Dhe atëherë të bëhemi sikur ai, të cilin djallëzit e kanë rrëmbyer (e kanë hedhur) në tokë (në një humnerë
72(Na është thënë) Dhe faleni namazin dhe kini frikë prej Tij, se Ai është te i cili do të tubohemi.
73E Ai është që krijoi qiejt dhe tokën me qëllim të caktuar, e (ruajuni dënimit) ditën kur thotë: "Bëhu"! Ajo bëhet. Fjala e Tij është e njëmendtë dhe Atij i takon sundimi ditën kur i fryhet "Surit" (kjo është hera e dytë). Ai e di të fshehtën dhe konkreten
74Përkujtoju (o i dërguar) kur Ibrahimi i tha babait të vet Azerit: "A statuja (idhuj) adhuron për zota? Unë po të shoh ty dhe popullin tënd në një humbje të sigurt.
75E kështu Ibrahimit ia mundësuam t´i shohë madhësitë e qiejve e të tokës për t´u bërë edhe më i bindur.
76E kur atë e mbuloi nata, ai e pa një yll e tha: "Ky është Zoti im!" E kur u zhduk ai (perëndoi) tha:" Unë nuk i dua ata që humben".
77Kur e pa hënën të posalindur tha: "Ky është Zoti im! e kur perëndoi ajo, tha: "Nëse Zoti im nuk më udhëzon, unë do të jem prej njerëzve të humbur!"
78Kur e pa diellin të lindur, tha: "Ky është Zoti im, ky është i madh!" e kur ai perëndoi, tha: "O populli im, unë jam i pastër nga ajo që ju i shoqëroni!"
79Unë me veten time i drejtohem Atij që krijoi qiejt e tokën, larg besimeve të tjera; unë nuk jam prej atyre që i përshkruajnë shok!
80Po atë e (me Ibrahimin) polemizoi populli i tij e ai tha: "A polemizoni me mua, rreth All-llahut e Ai më udhëzoi?" Unë nuk u frikohem atyre që ju ia bëni shok, vetëm nëse Zoti im do ndonjë send (të më godas, ai më godet). Me dijen e Tij Zoti im ka përfshi
81E si t´ju frikohem atyre që ju ia shoqëruat, e ju nuk frikoheni për atë që i shoqëruat All-llahut pa pasur kurrfarë argumenti. E cili grup, pra, është më i drejtë të jetë i sigurt, nëse jeni që kuptoni?
82Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.
83Këto janë argumentet tona që ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të tij. Ne ngrejmë në shkallë të lartë atë që duam. Zoti yt çdo send e vë në vendin e vet, asgjë nuk mund t´i fshehet.
84Ne atij (Ibrahimit) i falëm Is´hakun dhe Jakubin dhe secilin prej tyre e udhëzuam. Më parë edhe Nuhun e patëm udhëzuar. E nga pasardhësit e tij (të Ibrahimit) udhëzuam Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Kështu i shpërblejmë bamirës
85(shpërblyem) Edhe Zekerijanë, Jahjanë, Isain, Ilijasin të gjithë prej të mirëve të përsosur.
86(shpërblyem) Edhe Ismailin, Eljesanë, Junusin dhe Lutin. Të gjithë këta i veçuam mbi njerëzit tjerë.
87Edhe disa nga prindërit, nga pasardhësit dhe nga vëllezërit e tyre i zgjodhëm (për pejgamberë) dhe i udhëzuam në rrugë të vërtetë.
88Ky është udhëzim i All-llahut, udhëzon me të kë të dojë nga robët e Tij. E sikur t´i përshkruajnë shok Zotit (edhe ndonjë nga këta) kishte për t´iu shkuar huq ajo që kanë vepuar.
89Ata ishin që u patëm dhënë librin, urtësinë e pejgamberllëkun; e nëse këta (idhujtarët mekas) e refuzojnë këtë (pejgamberllëkun tënd), Ne e kemi siguruar këtë me një popull që nuk e refuzon.
90Ata (të dërguarit e përmedur) ishin që All-llahu i vuri në rrugë të drejtë, andaj ti merri shembull në udhëzim. Thuaj: "Unë nuk kërkoj për këtë (komunikimin e Kur´anit) shpërblim prej jush. Ky nuk është tjetër, përveç një këshillë për mbarë njerëzit.
91Ata (mohuesit) nuk e njohën All-llahun sa duhet njohur Atë kur thanë; "All-llahu nuk i shpalli gjë asnjë njeriu!" Thuaj: "Kush e zbriti librin, me të cilin erdhi Musai e që ishte dritë e udhërrëfyes për njerëz, e të cilin ju e bëni të shpërndarë në letra,
92Edhe ky (Kur´an) është libër që e zbritëm; është i bekuar, vërtetues i të mëparshmes, e që t´i tërheqësh vërejtjen nënës së fshatrave (të banorëve mekas) dhe atyre përreth saj (mbarë botës). Ata që e besojnë Ahiretin, besojnë në të (Kur´anin), ata edhe e
93E kush është më gabimtar i madh se sa ai që trillon rrenë ndaj Zotit, ose thotë: "Mua po më shpallet e nuk i është shpallur asgjë, ose se sa ai që thotë: "Do të thur diçka të ngjashme me atë që e ka zbritur All-llahu". E, sikur t´i shihje mizorët kur janë
94Në të vërtetë ju na erdhët një nga një (të vetmuar), ashtu si ju krijuam së pari; keni lënë prapa shpinës atë që u patëm dhënë, e nuk po shohim se i keni me vete ndërmjetësit tuaj, të cilët i mendonit se për ju janë ndihmëtarë (i shoqëronit All-llahut). S
95S´ka dyshim, All-llahu është zbërthyes i farës (i kokrrës së saj) dhe i bërthamës (së pemës). Ai nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe Ai është nxjerrës i të vdekurit nga i gjalli. Ky është All-llahu, e si atëherë shmangeni (nga besimi)?
96Ai është krijues i dritës së mëngjesit. Natën e bëri kohë pushimi, e diellin dhe hënën për llogaritje të kohës. Ky (rregull) është caktim i të plotfuqishmit, i gjithëdijshmit.
97Ai është që krijoi yjet për ju që me ta të orientoheni në errësira kur jeni në tokë ose në det. Vërtet Ne i shpjeguam argumentet tona për një popull që di të mendojë.
98Ai është që ju krijoi (filloi) prej një njeriu; aty (mbi tokë) jetoni (qëndroni) dhe nën të do të pushoni. Ne ia sqaruam argumentet një populli që di të kuptojë.
99Ai është që lëshoi nga lartë shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmet, nga sythat e tyre kalaveshë të afërt (për t´i vjelë). Edhe kopshtie me hardhi, ullinj e
100E xhinët ia bëjnë shokë All-llahut, e në të vërtetë Ai i krijoi ata (xhinët) dhe duke mos patur kurrfarë dije, ata shpifën se Ai (Zoti) ka djem e vajza. Larg (shpifjeve) është madhëria e Tij e lartë.
101Ai (All-llahu) është që krijo (pa kurrfarë shembulli) qiejt dhe tokën (e duke qenë i tillë), e si do të ketë Ai fëmijë kur nuk pati bashkëshorte? Çdo send e krijoi Ai, dhe është më i dijshmi për të gjitha sendet e krijuara.
102Ky është All-llahu, Zoti juaj, nuk ka të adhuruar përveç Tij, Krijues i çdo sendi, pra adhurojeni Atë; Ai është mbikëqyrës ndaj çdo sendi.
103Të parët (e njerëzve) nuk mund ta përfshinë Atë, e Ai i përfshinë të parët. Ai është shumë i kujdesshëm, hollësisht i njohur.
104Juve ju erdhën argumente të qarta nga Zoti i juaj e kush i sheh (kupton) ai e ka për vete, e kush verbërohet, ai e ka për të zezën e vet. E unë (Pejgamberi) nuk jamë roje e juaj.
105E kështu Ne i sqarojmë dëshmitë, ashtu që ata thonë: "Ke mësuar ti" (nga librat, po fjalës së tyre nuk i vihet veshi) dhe që për t´ia bërë edhe më të qarta një populli që di të dallojë (të vërtetën nga e kota).
106Ti (Muhammed) praktiko atë që t´u shpall nga Zoti yt. S´ka Zot, përveç Tij. Largohu prej idhujtarëve.
107E sikur të donte All-llahu, ata nuk do të ishin idhujtarë. Ne nuk të bëmë përcjellës të tyre e as që je mbikëqyrës i tyre.
108Ju mos ua shani ata (zota) që u luten (idhujtarët), pos All-llahut, e (si hakmarrje) të fyejnë All-llahun nga armiqësia, duke mos ditur (për madhërinë e Tij). Kështu Ne ia kemi zbukuruar çdo populli veprimin e vet, mandej e ardhmja e tyre është te Zoti i
109Ata u betuan me një betim të fortë në All-llahun, se nëse u vjen atyre ndonjë mrekulli, do ta besojnë. Thuaj: "Çështja e atyre mrekullive është te All-llahu". E ku e dini ju, ndoshta kur të vijnë ato nuk u besojnë.
110Ne i rrotullojmë zemrat dhe të parët e tyre (prej besimit) ashtu sikundër nuk e besuan atë (Kur´anin) për herë të parë, dhe i lëmë të bredhin të hutuar në atë mashtrimin e tyre.
111E edhe sikur t´ua zbritnim Ne atyre engjëjt, t´u flitnin të vdekurit, t´u tubonim atyre çdo send (gjallesë) konkretisht, ata nuk kishin për të besuar, vetëm po të donte All-llahu, por shumica e tyre nuk dinë (se besimi është dhuratë nga Zoti).
112Dhe kështu (sikurse edhe ty) çdo pejgamberi i bëmë armiq disa nga njerëzit dhe nga xhinët e djallëzuar, që me fjalë të shkëlqyeshme në mënyrë të fshehtë nxit njëri-tjetrin në mashtrime. E sikur të donte Zoti yt, ata nuk do bënin atë (armiqësi), po ti lëri
113Dhe që të anojnë (te ato fjalë mashtruese) zemrat e atyre që nuk besojnë botën e ardhshme dhe që të kënaqen e ngarkohen me atë që janë duke u ngarkuar (ty nuk të dëmtojnë asgjë).
114(Thuaj) A pos All-llahut të kërkoj unë gjykatës (mes meje dhe juve)? Kur Ai është që ua zbriti librin në mënyrë të shkoqitur? Atyre që u dhamë librin e dinë se ai (Kur´ani) është i zbritur prej Zotit tënd saktësisht, pra mos u bë prej atyre që dyshojnë.
115Fjalët e Zotit tënd janë plot të vërteta (çka lajmërojnë) dhe plot të drejta (çka gjykojnë). S´ka kush që të ndryshojë fjalët (vendimet) e Tij. Ai është që dëgjon e di.
116Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e All-llahut. Ata nuk ndjekin tjetër vetëm supozime dhe nuk janë tjetër vetëm se rrenacakë.
117S´ka dyshim, Zoti yt e di më së miri për atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai është më i dijshmi për të udhëzuarit.
118Ju (besimtarë) hani nga ajo që (është therur dhe) është përmendur emri i All-llahut, po qe se jeni të bindur në faktet e Tij.
119Ç´keni ju që të mos hani nga ajo për të cilën është përmendur emri i All-llahut, e Ai ju sqaroi juve se çka është e ndaluar për ju, përveç kur jeni detyruar (atëherë edhe harami është hallall). Një shumicë (e mohuesve), duke mos pasur kurrfarë dije, por v
120Dhe mos bëni mëkate as haptas as fshehtas. Ata që bëjnë mëkatin do të ndëshkohen për mëkatin e bërë.
121Dhe mos hani nga ajo që (para therjes së saj) nuk është përmendur emri i All-llahut, vërtet ajo (ngrënia) është mëkat. Djallëzit i nxisin miqtë e vet që t´ju polemizojnë juve, e nëse i dëgjoni ata, atëherë jeni si ata (idhujtarë).
122Vallë, a është ai që qe i vdekur kurse Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë, me të cilën ecën mes njerëzve, si ai që ka mbetur në errësirë (i humbur) dhe nuk mund të shpëtojë nga ajo? Ja, kështu (si këtij në errësirë) iu duket mirë mohuesve ajo që veprojnë.
123Dhe ashtu (sikurse në Mekë) në çdo qytet kemi bërë kriminelët e tij pari, në mënyrë që të bëjnë dredhi në të, por nuk mashtrojnë tjetërkë pos veten e tyre dhe prapëseprapë nuk kuptojnë.
124E kur u vjen atyre ndonjë argument i prerë (për Muhammedin), ata thonë: "Kurrsesi nuk e besojmë atë (dërgesën e Muhammedit) derisa të mos na jepet edhe neve ngjashëm me atë që iu pat dhënë të dërguarve të All-llahut"! Më së miri All-llahu e di ku ta vërë
125Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) Islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngusht sikur të ngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë.
126Kjo është rruga e Zotit tënd, është e drejtë, Ne shpjeguam argumentet për njerëz që përkujtojnë.
127Ata e kanë vendin e shpëtimit (xhennetin) te Zoti i tyre; Ai është mbrojtës i tyre, për atë që ata vepruan.
128Përkujto ditën kur Ai i tubon ata të gjithë (e u thotë): "O grumbull i xhinve, ju mashtruat shumë njerëz!" E nga njerëzit që ishin miq të tyre (të xhinve) thonë: "Zoti ynë ne përfituam njëri prej tjetrit, dhe e arritëm afatin të cilin e caktove!" Tha: "(Z
129Po ashtu (sikur u dhamë xhinve dhe njerëzve përjetim), Ne i bëjmë sundues disa mizorë mbi mizorët e tjerë për shkak të asaj që fituan (vepruan).
130O grumbull i xhinve dhe i njerëzve! A nuk ju erdhën nga mesi juaj të dërguar t´ju rrëfejnë argumentet e Mia dhe t´ju tërheqin vërejtjen për takimin tuaj në këtë ditë? Ata thonë: "Dëshmojmë kundër vetvetes". I pat mashtruar ata jeta e kësaj bote dhe ashtu
131Këtë (dërgimin e të dërguarve) ngase Zoti yt nuk është që për shkak të mëkatit të shkatërrojë një vend, e banorët e tij të jenë të painformuar.
132Po për secilin (veprues) ka shkallë (që do t´i arrijë) sipas asaj që vepruan. All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë.
133Zoti yt nuk ka nevojë për asgjë, Ai është mëshirues. Nëse do Ai, juve ju zhduk dhe sjell kë të dojë pas jush, ashtu sikurse ju solli juve nga pasardhësit e atyre që ishin para jush.
134Ajo që iu kërcënohet (kijameti, ringjallja, llogaria, përgjegjësia) patjetër do të vijë, e ju nuk mund ta pengoni. (Nuk mund ta mënjanoni caktimin e Zotit).
135Thuaj: "O populli im (kurejshit)! veproni në atë që jeni, e unë do të vazhdoj të veproj në atë që jam, e më vonë do ta dini se kujt do t´i takojë e ardhmja e lavdishme. Është e ditur se zullumqarët nuk gjejnë shpëtim.
136Dhe nga ajo që krijoi Ai prej të lashtave dhe prej kafshëve shtëpiake, ata (idhujtarët) ndanë një pjesë për All-llahun dhe thanë: "Kjo është për All-llahun, si mendonin ata, e kjo është e idhujve tanë". Ajo që ishte për idhujt, nuk shkon te All-llahu, e a
137Kështu shumicës së idhujtarëve, idhujt ua hijeshuan atyre mbytjen e fëmijëve të vet, për t´i shkatërruar (me mashtrime) dhe për t´ua ngatërruar fenë (që e kishin pasur të Ismailit). Po sikur të donte All-llahu, ata nuk do ta bënin atë, andaj hiqu tyre dhe
138Dhe sipas bindjes së tyre ata thoshin: "Këto kafshë dhe këto bimë janë të ndaluara, nuk mund të ushqehet me to, përveç ata të cilëve ne ua lejomë; këto janë kafshë që është e ndaluar t´u hipet; këto janë kafshë që gjatë therjes së tyre nuk përmendin emrin
139Madje ata thoshin: "Çka është në barqet e këtyre kafshëve është vetëm për mashkujt tanë, e ndaluar për gratë tona. E nëse ishte e ngordhtë (fruti në bark) ata (meshkuj e femra) ishin të barabartë në të. Do ta ndëshkojë Ai cilësimin e tyre të rrejshëm. Ai
140S´ka dyshim se kanë dështuar keq ata që mbytën fëmijët e tyre nga mendjelehtësia e pa kurrfarë dije dhe ata që duke i shpifur Zotit, shpallën të ndaluar atë që Zoti u kishte dhuruar. Ata kanë humbur rrugën e drejtë dhe prej fillimit nuk ishin në udhëzim.
141Ai (All-llahu) është që krijoi kopshte (bimët e të cilave) të ngritura lart (në shtylla) dhe të rrafshta (të shtrira në tokë), edhe hurmet dhe drithërat me frute (shije) të ndryshme; (krijoi) ullinjtë dhe shegët e ngjashme (nga forma) e jo të ngjashme (ng
142Nga kafshët (shtëpiake krijoi) edhe aso për ngarkim (për hipje) dhe aso, prodhimi i të cilave përdoret për shtrojë (leshi i tyre ose për therrje). Hani nga ajo që All-llahu ju dhuroi, e mos ndiqni gjurmët (rrugët) e shejtanit, pse ai është armik juaj i ha
143Ai (krijoi) tetë lloje (nga kafshët shtëpiake): prej deleve dy (dash e dele), prej dhive dy (cjap e dhi). Thuaj: "A janë të ndaluar (haram) dy meshkuj apo dy femra apo çka mbanë (pjell) mitra e dy (llojeve të tyre) femrave?" Më tregoni, pra, me fakte të d
144Ai (krijoi) edhe nga devet dy (lloje) dhe nga lopët dy (lloje). Thuaj: "A dy meshkuj i ka ndaluar (haram), a dy femra, ose çka mban mitra e dy (llojeve të tyre) femrave?" A mos ishit të pranishëm kur All-llahu ju porositi me këtë (hallall apo haram)?" E k
145Thuaj: "Në atë që më është shpallur mua (në Kur´an) nuk po gjej të ndaluar diçka nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: cofëtinë, gjak i derdhur ose mish derri, ai është i ndytë, dhe pos asaj që është therrur jo në emër të All-llahut (por të
146E (posaçërisht) ndaj atyre që janë jehudi Ne u kemi ndaluar çdo (kafshë) thundrake: nga lopët dhe delet u kemi ndaluar dhjamin e tyre, pos atij (dhjami) në shpinën dhe në zorrët e tyre dhe pos atij të përzier me ndonjë asht. Këtë (masë-ndalesë) e morëm si
147Po, në qoftë se (për këtë jehuditë) e përgënjeshtrojnë. Thuaj: "Sa mëshirues i madh është ky Zoti juaj, po (mos u mashtroni) dënimi i Tij për njerëzit kriminelë nuk mund të prapësohet!"
148E ata që i shoqëruan Zotit, do të thoshin: "Sikur të donte All-llahu nuk do t´i bënim shok (nuk do të ishim idhujtarë) as ne, as prindërit tanë, e as nuk do të ndalonim asnjë send."Kështu patën gënjyer edhe ata që ishin para tyre derisa (për shkak të mëka
149Thuaj: "All-llahu ka argumentin më të plotë dhe sikur të donte Ai do t´ju vinte në rrugë të drejtë të gjithëve".
150Thuaj: "Sillni dëshmitarët, të cilët dëshmojnë se All-llahu ndaloi (bëri haram) ato (që i ndalonin vetë). Nëse duan të dëshmojnë rrejshëm, ti mos dëshmo bashkë me ta dhe mos shko pas dëshirave të atyre që argumentet Tona i bënë të rreme dhe pas atyre që n
151Thuaj: "Ejani t´ju lexoj atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni Atij asnjë send, të silleni mirë me prindërit, të mos i mbytni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne u ushqejmë juve dhe ata, të mos u afroheni mëkateve të hapta
152Mos iu afroni pasurisë së jetimit derisa ai të arrijë pjekurinë, (mund t´i afroheni) vetëm në mënyrë më të mirë, zbatoni me drejtësi masën dhe peshojën. Ne nuk ngarkojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij. Kur të flitni (të dëshmoni), duhet të jeni të dr
153Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t´ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.
154E Musait i dhamë librin plotësim (i të mirave) për atë që tregon bindje të mirë, dhe sqarues për çdo send, udhërrëfyes e mëshirë, ashtu që të besojnë se do të takohen me Zotin e tyre.
155Dhe ky është libër, dobiprurës, Ne e zbritëm, përmbanju këtij, ruajuni ashtu që të mëshiroheni.
156(E zbritëm Kur´anin) Që të (mos) thoni: "Libri u zbriti vetëm dy grupeve para nesh (jehudive e të krishterëve) dhe se ne ishim të panjohur me librat (me mësimet) e tyre.
157Dhe që të (mos) thoni: "Sikur të na kishte zbritur neve libri, (sikurse u zbriti atyre dy grupeve) ne do të ishim edhe më të udhëzuar se ata. Juve ju erdhi nga Zoti juaj argumenti (Kur´ani), ju erdhi udhëzimi, mëshira. E kush është më zullumqar se ai që a
158A mos janë duke pritur tjetër ata (pas këtyre fakteve) vetëm t´ju vijnë engjëjt (t´ua marrin shpirtin), të vijë Zoti yt (urdhri për shkatërrim) ose të vijnë disa nga shenjat e Zotit tënd, (në) ditën kur vijnë disa shenja të Zotit tënd, asnjë njeriu nuk i
159Vërtet ata që e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ti (Muhammed) nuk ke kurrfarë përgjegjësie. Çështja e tyre është vetëm te All-llahu, Ai do t´i njohë me atë që punuan.
160Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetëfish, e kush vjen me (vepër) të keqe, ai ndëshkohet vetëm për të. Atyre nuk u bëhet e padrejtë.
161Thuaj: "Vërtet Zoti im më udhëzoi në rrugë të drejtë, që është fé e drejtë, fé e Ibrahimit, që ishte larg besimeve të kota. Ai (Ibrahimi) nuk ishte idhujtar!
162Thuaj: "Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
163Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)!
164Thuaj: " A të kërkojë Zot pos All-llahut, e Ai është Zot i çdo sendi (ekzistues) dhe dëmi i secilit person është kundër vetes. Askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. Mandej, kthimi juaj është te Zoti juaj; e Ai ju njofton për atë që përçaheshit.
165Ai është që ju bëri sundues (zëvendësues) në tokë (pas shkatërrimit të atyre që ishin më parë) dhe lartësoi në një shkallë më të lartë disa nga ju mbi të tjerët, për t´ju sprovuar në atë që ju dha. All-llahu është ndëshkues i shpejtë, është që falë e Mësh
Chapter 7 (Sura 7)
1Elif, Lam, Mim, Sad.
2(Ky është) Libri, që të është zbritur ty, që me të t´ua tërheqësh vërejtjen dhe t´i këshillosh besimtarët, pra të mos ketë shtrëngim në gjoksin tënd (për kumtimin e tij).
3Përvetësoni atë që ju është zbritur nga Zoti juaj, e mos zini miq (përkrahës) pos Tij. Pak është ajo që po merrni përvojë.
4Sa fshatra (banorë) kemi shkatërruar (me fajin e tyre) e dënimi Jonë u erdhi atyre natën, a (ditën) kur ishin duke pushuar (duke fjetur).
5Kur u erdhi atyre dënimi Jonë, s´kishin ç´të kërkonin tjetër, vetëm të thonë: "Vërtet, ne ishim zullumqarë" (të pranojnë gabimin).
6Ne patjetër do t´i marrim në përgjegjësi ata, të cilëve u është dërguar (pejgamber), e do t´i marrim në pyetje edhe të dërguarit.
7Dhe duke e ditur mirë Ne do t´u rrëfejmë atyre (për atë që punuan), se Ne nuk ishim që mungonim (ishim të pranishëm).
8Atë ditë peshimi (masa) është i drejtë. Atij që i rëndohen peshojat, ata janë të shpëtuar.
9Kujt i vijnë lehtë peshojat, ata e humbën vetveten, ngase i refuzuan argumentet Tona me të padrejtë.
10Ne ju vendosëm në tokë dhe ju mundësuam jetesën (mjetet për të jetuar), e pak prej jush po falënderoni.
11Ne ju krijuam pastaj ju dhamë formën, e mandej engjëjve u thamë: "Bëni sexhde për Ademin". Ata i bënë sexhde pos Iblisit. Ai nuk qe prej atyre që bënë sexhde.
12(All-llahu) Tha: "Çka të pengoi ty të bësh sexhde, kur Unë të urdhërova?" Ai (Iblisi) tha: "Unë jam më i vlefshëm se ai, më krijove mua nga zjarri, e atë e krijove nga balta!"
13(All-llahu) Tha: "Zbrit nga ai (xhenneti), nuk të takon të bësh kryelartësi në të, dil jashtë, s´ka dyshim ti je i poshtëruar".
14(Iblisi) Tha: "Më afatizo gjer ditën kur ringjallen (njerëzit)!"
15(All-llahu) Tha: "Ti je i afatizuar!"
16(Iblisi) Tha: "Për shkak se më humbe mua, unë do t´u ulem atyre (do t´u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë,
17Mandej do t´ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjesh që të falënderohen (të besojnë)!"
18(All-llahu) Tha: "Dil nga ai (xhenneti), i urrejtur, i dëbuar. Kush prej tyre vjen pas teje, Unë kam për ta mbushur xhehennemin me të gjithë ju.
19(Ne i thamë) O Adem, ti dhe bashkëshortja jote zini vend në Xhennet, hani nga të doni, e mos iu afroni kësaj peme, pse do të bëheni prej zulumqarëve (të vetvetes suaj).
20Shejtani i nxiti ata të dy (i mashtroi), që t´ua zbulojë atyre pjesët e turpshme që u ishin të mbuluara dhe tha: "Zoti juaj nuk ua ndaloi juve dyve atë pemë vetëm që të mos bëheni meleqë (engjëj), ose të mos bëheni prej të përjetshëmve.
21Dhe ju bëri be atyre (duke u thënë) se: Unë jam këshillues për ju.
22Atëherë me mashtrim i zbriti (në nivel të palakmueshëm). E kur e shijuan pemën u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan ta mbulojnë atë (duke vënë gjeth mbi gjeth) nga gjethet e (pemëve të) xhennetit. Zoti i tyre i thirri (duke u thënë): "A nuk ua ndalova ju
23Ata të dy thanë: "Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë(i dëmtuam) vetvetes sonë, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!"
24(All-llahu) Tha: "Zbritni, jeni armik i njëri-tjetrit. Në tokë ju e keni vendqëndrimin (vendbanimin) dhe përjetim deri në një kohë.
25Tha: "Në të (në tokë) do të jetoni (do të gjallëroni), në të do të vdisni (do të varroseni) dhe prej saj do të nxirreni (do të ringjalleni).
26O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto janë nga argumentet e All-llahut, ashtu që ata të përkujtojnë.
27O bijtë e Ademit, të mos ju mashtrojë kurrsesi shejtani sikurse i nxori prindërit tuaj nga xhenneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre që t´ju dalë në shesh lakuriqësia e tyre. Vërtet ai dhe shoqëria e tij ju sheh, ndërsa ju nuk i shihni. Ne i kemi bërë she
28Kur punojnë ata (idhujtarët) diçka të shëmtuar, thonë: "Ne i gjetëm që kështu prindërit tanë, edhe All-llahu na urdhëroi këtë (vizitën reth Qabes lakuriq). Thuaju: "All-llahu nuk urdhëron të shëmtuarën, a thoni për All-llahun çka nuk dini?"
29Thuaj: "All-llahu ma urdhëroi mua drejtësinë dhe në tërësi kthejuni Atij në çdo namaz (lutje) dhe adhurojeni Atë duke qenë të sinqertë në lutje vetëm për të. Ashtu sikur që ju filloi (krijoi) së pari, do të ktheheni te Ai.
30Një grup (nga ju) Ai e vuri në rrugë të drejtë, e një grup meritoi të jetë i humbur, pse ata (të humburit) shejtanët i morën për miq, e megjithatë mendonin se ishin në rrugë të drejtë.
31O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin).
32Thuaj: "Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që All-llahu i krijoi për robtë e vet?" Thuaj: "Ato janë në këtë botë për ata që besuan, e në ditën e kijametit janë të posaçme për ta. Kështu ia sqarojmë argumentet një populli që kupton.
33Thuaj: "Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, le të jenë të hapta ose të fshehta, ndaloi mëkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t´i mvishni All-llahut shok pa patur për të kurrfarë argumenti, dhe ndaloi të thoni për All-llahun atë
34Çdo popull (që përgënjeshtroi pejgamberët) ka afatin e vet, e kur t´u vijë afati tyre, ai nuk mund të shtyhet për asnjë moment, e as të përngutet më parë.
35O bijtë e Ademit, juve ju vijnë të dërguar nga mesi juaj, ua përkujtojnë faktet e Mia (shkoni pas tyre). E kush ruhet dhe përmirësohet, për ta s´ka as frikë as s´kanë përse të pikëllohen.
36E ata që i konsideruan të rreme faktet tona dhe me kryelartësi u larguan prej tyre, ata janë banues të zjarrit dhe në të janë përjetë.
37Kush është më mizor se ai që trillon shpifje ndaj All-llahut, apo i përgënjeshtron argumentet e Tij? Ata e arrijnë pjesën e tyre që u është caktuar (në shënime) deri kur t´u vijnë atyre të dërguarit tanë (melaiket) t´ua marrin shpirtin e u thonë: "Ku janë
38(All-llahu) Ju thotë: "Hyni në xhehennem me atë popull që ishte para jush nga xhinët dhe njerëzit (e që ishin si ju). Sa herë që një grup hyn në të, e mallkon atë të mëparshmin derisa kur të arrijnë në të të gjithë, grupi i fundit i tyre thotë për grupin
39Të parët e tyre (paria) të mbramëve të tyre ju thotë: "Ju nuk keni përparësi ndaj nesh (pse vetë keni bërë kufër), shijojeni pra dënimin për atë që e fituat!"
40Nuk ka dyshim se ata që përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nga mendjemadhësia u larguan prej tyre, atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në xhennet deri të përbirojë deveja nëpër vrimën e gjilpërës. Ja, kështu i shpërblejmë kriminelët.
41Për ata është përgatitur shtrat nga zjarri dhe mbulojë (nga zjarri). E kështu pra i shpërblejmë zullumqarët.
42Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e Ne as që obligojmë ndokënd çka nuk ka mundësi (të veprojë), të tillët janë banues të xhennetit dhe në të janë përgjithmonë.
43Nga zemrat e tyre kemi hequr (kemi zhdukur) çdo gjë që ishte krijuar nga zilia (nga urrejtja), janë në xhennet, ku rrjedhin lumenj, e ata thonë: "Falënderojmë All-llahun që na udhëzoi për këtë (për iman, për punë të mira, na e hoqi zilinë, na futi në xhen
44Ata të xhennetit i thërrasin (i pyesin) banuesit e zjarrit e u thonë: "Ne e gjetëm të vërtetë atë që na e pat premtuar Zoti ynë, e ju (banues të zjarrit) a e gjetët të vërtetë atë që ua pat premtuar zoti juaj?" Ata (banuesit e zjarrit) thonë: "Po". Atëher
45Ata që penguan nga rruga (imani) e All-llahut dhe që kërkuan shtrembërimin e saj dhe ata që ishin mohues të botës tjetër.
46E mes atyre dyve (dy grupeve) është një perde (mur), e mbi A´raf (lart mbi mur) janë burra që e njohin secilin (të xhennetit dhe të xhehennemit) me shenjat e tyre. Ata i thërrasin banuesit e xhennetit: "Paqja (shpëtimi) qoftë mbi ju!" Ata (të A´rafit) nuk
47E kur u shkon shikimi i tyre nga ata të xhehennemit, thonë: "Zoti ynë, mos na bë neve me mizorët!"
48Ata të A´rafit i thërrasin do burra që i njohin me shenjat e tyre dhe u thonë: "Çka ju vlejti ai grumbullimi juaj (në pasuri e numër) dhe ajo që bënit kryelartësi?" (e tash jeni në xhehennem).
49A këta janë ata (besimtarët), për të cilët betoheshit se nuk ka për t´i përfshirë mëshira e All-llahut?". (Në mënyrë ironike i përqeshin kufarët e mandej u thonë besimtarëve): "Vazhdoni në xhennet, as nuk ka frikë për ju, as nuk keni për t´u brengosur!"
50Banuesit e zjarrit i thërrasin (dhe i lusin) ata në xhennet (duke ju thënë): "Na qitni diç nga ju apo nga ajo që u ka furnizuar All-llahu (se mbaruam nga etja)!" Ata (në xhennet) thonë: "All-llahu i ka ndaluar që të dyja këto për jobesimtarët!"
51Ata që fenë e tyre e morën tallje e lojë dhe të cilët i mashtroi jeta e Dunjasë. Sot, pra, Ne i harrojmë ata sikurse e patën harruar takimin e kësaj dite të tyre dhe, sikurse i refuzonin argumentet Tona!"
52Ne u sollëm atyre (mekasve) një libër (Kur´anin) që ua shkoqitëm në baza të diturisë, e që është udhërrëfyes e mëshirë për ata që besojnë.
53Ata nuk presin tjetër, por vetëm atë që do t´u vijë. E atë ditë kur t´u vijë (dënimi i premtuar) ajo që e pritnin, ata të cilët më parë e kishin harruar thonë: "Vërtet, të dërguarit e Zotit tonë erdhën me fakte të vërteta, a kemi ndonjë ndërmjetës që të n
54Vërtet, Zoti juaj, All-llahu, është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar
55Luteni Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë.
56Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj (me të ardhur të pejgamberëve) dhe luteni Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën). S´ka dyshim se mëshira e All-llahut është pranë atyre të mirëve.
57Ai është që i lëshon erërat si myzhde pranë mëshirës (shiut) së Tij. E kur ato (erërat) bartin re të mëdha, Ne i sjellim mbi një tokë të vdekur dhe lëshojmë në të ujin (shiun), dhe me të (me ujin) nxjerrim të gjithë frutat. Kështu i nxjerrim (i ngjallim)
58Me lejen e All-llahut toka e mirë mbinë bimët, e ajo që nuk është kualitative, ajo nuk mbinë vetëm (pak) me vështirësi. Kështu Ne i radhisim argumentet Tona për ata që falënderojnë.
59Ne e patëm dërguar Nuhun te populli i vet, e ai tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun, nuk keni zot tjetër pos Tij. Unë kam frikë për dënimin tuaj në një ditë të madhe!"
60Paria nga populli i tij tha: "Ne po të shohim (në këtë që na thërret) plotësisht të humbur!"
61(Nuhu) Tha: "O populli im, unë nuk kam kurrfarë humbje, por unë jam i dërguar prej Zotit të botëve!"
62"Unë ua kumtoj juve shpalljet e Zotit tim, ju këshilloj dhe unë di nga Zoti im çka ju nuk dini!"
63"A mos u çuditët që shpallja ju erdhi nga Zoti juaj përmes (gjuhës së) një njeriu nga mesi juaj, për t´ua tërheqë vërejtjen që të ruheni dhe ashtu të shpëtoni!"
64Po ata e përgënjeshtruan atë (Nuhun), e Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në anije, ndërsa ata që i përgënjeshtruan faktet tona i fundosëm. Vërtet, ata ishin popull i verbër.
65Edhe te (populli) Ad-i (dërguam) vëllain e tyre Hudin, e ai tha: "O populli im, adhurojeni (një Zot) All-llahun, ju nuk keni zot pos Tij, a nuk po frikësoheni?!"
66Paria që nuk besoi nga populli i tij tha: "Ne po të shohim mendjelehtë dhe të konsiderojmë vërtet rrenacak!"
67Tha (Hudi): "O populli im, nuk jam mendjelehtë (nuk kam të metë mendore), por unë jam i dërguar prej Zotit të botëve".
68(Jam i dërguar) Që t´ua komunikoj shpalljet e Zotit tim dhe unë jam këshillues besnik për ju.
69A mos ju erdhi çudi që ju erdhi shpallja nga Zoti juaj përmes një njeriu nga mesi juaj, e për t´ua tërheqë vërejtjen. Përkujtoni kur Ai ju bëri sundues pas popullit të Nuhut dhe ua shtoi fuqinë fizike. Përkujtoni të mirat e All-llahut që të gjeni shpëtim.
70Ata thanë: "A na erdhe (të na frikësosh) që ta adhurojmë vetëm All-llahun e ta braktisim atë çka adhuronin prindërit tanë? Nëse je i vërtetë (çka thua) sillna atë që na premton (kërcënohesh)".
71(Hudi) Tha: "Juve ju gjeti dënimi dhe përbuzja nga Zoti juaj. A më polemizoni mua për emra (të idhujve) që i emëruat ju dhe prindërit tuaj, e që për te All-llahu nuk shpalli kurrfarë argumenti? Pritni pra (dënimin), edhe unë së bashku me ju jam duke pritu
72Ne me mëshirën Tonë e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të, dhe i shkulëm nga rrënja ata që i përgenjështruan argumentet Tona dhe nuk ishin besimtarë.
73Edhe te (populli) Themud ua dërguam vëllain e tyre, Salihun, e ai u tha: "O populli im, besojeni All-llahun (Një) nuk keni zot tjetër pos Tij. Qe, ju erdhi argumenti nga Zoti juaj. Ja, kjo deveja është mrekulli për ju. Lereni këtë të lirë të hajë në tokën
74"Përkujtoni kur Ai ju bëri sundues pas Adit, ju vendosi në tokë e ju në rrafshin e saj ndërtoni pallate, kurse në kodrina ngreni shtëpia, përkujtoni të mirat e All-llahut e mos u bëni shkatërrues në tokë".
75Krerët kryelartë nga populli i tij u thanë atyre që ishin më të dobët e që kishin besuar: "A e dini se me të vërtetë Salihu është i dërguar nga Zoti i tij?". Ata thanë: "Vërtet, ne jemi besimtarë të asaj me çka është dërguar".
76Ata kryelartit thanë: "Ne jemi mohues (jobesimtarë) të asaj që ju i besuat".
77Ata e therën deven dhe me kryelartësi shkelën dispozitën e Zotit të tyre dhe thanë: "O Salih, sillna atë me çka na u kërcënove, nëse je prej të dërguarve".
78Atëherë ata përjetuan tërmetin dhe u gdhinë në shtëpitë e tyre kufoma të ngrira.
79Ai u zbraps prej tyre e tha: "O populli im, unë ju komunikova dërgesën e Zotit tim, ju këshillova sa munda, por ju nuk i përfillni këshilluesit".
80Përkujto kur popullit të vet Luti i tha: "A punoni të shëmtuarën, që asnjë nga popujt e botës nuk e bëri para jush".
81Vërtet, ju të shtyrë nga epshet u afroheni burrave duke i lënë gratë. Po ju jeni popull i shfrenuar".
82Përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm se të thonë: "Dëboni ata (Lutin me besimtarë) nga vendbanimi juaj, ata janë njerëz që ruhen shumë (i largohen të shëmtuarës)".
83Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, pos gruas së tij që mbeti aty (ndër të shkatërruarit).
84Ne lëshuam mbi ata një lloj shiu (me gurë). E shiko se si ishte fundi i kriminelëve!
85E në Medjen (dërguam) vëllain e tyre Shuajbin. Ai tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun (Një), ju nuk keni zot tjetër pos Tij. Juve ju erdhi mrekullia nga Zoti juaj. Zbatoni drejt matjen dhe peshojën, e mos u bëni padrejtësi njerëzve në sendet e tyre,
86"Mos zini pusi në çdo rrugë e të kërcënoheni dhe të pengoni nga rruga e All-llahut atë që i ka besuar atij (Shuajbit), e të kërkoni shtrembërimin e asaj (rrugës). Përkujtoni kur ishit pakicë e Ai ju shumoi dhe shikoni se si qe fundi i çrregulluesve".
87"E në qoftë se një grup prej jush është që i besoi asaj me të cilën unë u dërgova, e një grup nuk besoi, duroni deri të gjykojë mes nesh All-llahu, e Ai është gjykatësi më i mirë".
88Paria që ishte kryelartë nga populli i tij, tha: "O Shuajb, ne do të dëbojmë ty dhe së bashku me ty edhe ata që besuan nga fshati ynë, ose patjetër të ktheheni në fenë tonë". Ai (Shuajbi) tha: "A edhe nëse ne nuk e dëshirojmë atë (kthimin)?".
89Ne do të kem shpifur gënjeshtër ndaj All-llahut, nëse kthehemi në fenë tuaj (idhujtare), pasi që All-llahu na shpëtoi nga ajo. Nuk është për ne të kthehemi në të vetëm nëse është dëshira e All-llahut, Zotit tonë. Zoti ynë ka përfshirë me diturinë e vet çd
90Krerët prej popullit të tij, që nuk besuan, i thanë: "(Popullit i thanë) Nëse shkoni (pranoni) pas Shuajbit, (pas fesë së tij), atëherë ju me siguri jeni të dëshpëruar".
91Ata (popullin e padëgjueshëm) i kapi tërmet i fortë dhe aguan në shtëpitë e tyre kufoma të gjunjëzuara.
92Ata që e përgënjeshtruan Shuajbin, sikur nuk ekzistuan fare aty, ata që e konsideruan Shuajbin rrenacak, vërtet ishin të dështuarit.
93E ai (Shuajbi) u kthye e tha: "O populli im, vërtet unë ju kumtova porositë e Zotit tim, ju dhashë këshilla, e si të brengosem për një popull që nuk besoi".
94Ne nuk e dërguam asnjë pejgamber në ndonjë vendbanim e që nuk e ndëshkuam atë (popullin) me skamje e vështirësi të tjera, në mënyrë që ata të përulen (të binden).
95Mandej e zëvendësuam të keqen me të mirën derisa u shumuan ato (të mirat) e thanë: "Prindërit tanë i pat goditur skamja e mjerimi", (ky është rregull natyror, po ata nuk falënderuan). Atëherë befas i dënuam pa e vërejtur ata.
96E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Ne do t´ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i dënuam me shkatërrim për atë që merituan.
97A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë kur ata ishin fjetur (natën)?
98A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë paradite, kur ata ishin duke luajtur?
99A mos u siguruan ata prej ndëshkimit të All-llahut? Nuk sigurohet kush prej frikës së ndëshkimit të All-llahut pos njerëzve të humbur.
100A nuk e kanë të qartë ata që e trashëguan tokën pas banorëve të saj (që u shkatërruan) se, nëse dëshirojmë Ne i godasim (i dënojmë) për mëkatet e tyre, ua mbyllim zemrat e tyre, dhe ata nuk dëgjojnë (këshillat).
101Këto janë fshatra për të cilat po të tregojmë disa nga lajmet e tyre. Atyre u patën ardhur të dërguarit e tyre me argumente (me mrekulli), por ata nuk i besuan asaj të cilën më parë e kishin gënjyer. Ja, kështu vulos All-llahu zemrat e atyre që nuk besojn
102Ne te shumica e tyre nuk gjetëm zbatimin e premtimit, e gjetëm shumicën e tyre jashtë bindjes (respektit).
103Mandej pas tyre e dërguam Musain me mrekulli të argumentuara te faraoni dhe rrethi i tij, e ata i refuzuan edhe ato, e shih se si ishte përfundimi i shkatërruesve?
104Musai tha: O faraon, s´ka dyshim, unë jam i dërguar prej Zotit të botëve".
105Është dinjitet për mua ta them për All-llahun vetëm të vërtetën. Unë u kam ardhur me argumente nga Zoti juaj, lejoi pra beni israilët të vijnë me mua!"
106Ai (faraoni) tha: "Nëse ke ardhur me ndonjë argument dhe nëse je ai që thua, na trego pra atë argument".
107Ai (Musai) e hodhi shkopin e vet, kur ja, u shfaq gjarpër i vërtetë.
108Dhe e nxori dorën e vet, kur qe, për shikuesit dritë e bardhë.
109Rrethi i parisë nga populli i faraonit tha: "Ky nuk është tjetër pos një magjistar i përsosur".
110Ai dëshiron t´ju nxjerrë prej tokës suaj: "E çka më urdhëroni (propozoni ju)?"
111Ata (krerët) thanë: "Ndale atë dhe vëllain e tij, e dërgo nëpër qytete tubues (të magjistarëve).
112Të sjellin çdo magjistar të dijshëm (të aftë).
113Magjistarët erdhën te faraoni, e thanë: " Ne do të kemi shpërblim në qoftë se dalim fitues!"
114Ai (faraoni) tha: "Po, dhe ju do të jeni prej të afërmve të mi".
115Ata (magjistarët) thanë: "O Musa, (zgjidh) ose do të hedhish ti, ose ne po hedhim?"
116Ai (Musai) tha: "Hidhni ju"! E kur hodhën ata (shkopinj e litarë), magjepsën sytë e njerëzve, i frikësuan ata dhe sollën një magji të madhe.
117E Ne e frymëzuam Musain (duke i thënë): "Hidhe shkopin tënd!" Kur qe, ai gëlltiste atë që kishin magjepsur.
118Atëherë u dëshmua e vërteta dhe u zhduk ajo që kishin përgatitur.
119Aty u mundën ata (magjistarët dhe faraoni) dhe u kthyen të poshtëruar.
120E magjistarët u hodhën (u përulën) në sexhde.
121Dhe thanë: "Ne i besuam Zotit të gjithësisë,
122Zotit të Musait dhe të Harunit!"
123E faraoni tha: "I besuat atij (Musait) para se t´ju lejoj unë? Kjo është një dredhi që ju e përgatitët në qytet (Misir) për t´i dëbuar prej tij banorët e tij (kibtët), po më vonë do ta kuptoni (çka do t´ju gjejë).
124Kam për t´ua prerë duart dhe këmbët tërthorazi, pastaj të gjithë juve do t´ju gozhdoj.
125Ata (që besuan) thanë: "S´ka dyshim, ne jemi të kthyer te Zoti ynë".
126Ti nuk hakmerresh ndaj nesh vetëm pse besuam në argumentet e Zotit tonë, pasi që na erdhën ato. Zoti ynë, na dhuro durim (për dënimin që do të na e bën faraoni) dhe na bëjë të vdesim muslimanë!"
127Të parët nga populli i faraonit thanë: "A do ta lejosh Musain dhe popullin e tij të bëjë përçarje në tokë dhe të braktisin ty dhe zotat e t´u?" Ai (faraoni) tha: "Do t´ua mbysim djemtë e do t´i lëmë të gjalla gratë e tyre për shërbim, ne jemi dominues mbi
128Popullit të vet Musai i tha: "Kërkoni ndihmë prej All-llahut dhe kini durim. S´ka dyshim se toka është e All-llahut, ia lë në trashëgim atij që do nga robtë e tij, e ardhmja e lumtur është për të devotshmit".
129Ata (populli i Musait) thanë: "Ne ishim të shtypur para se të na vije ti, e edhe pasi na erdhe". Ai (Musai) tha: "Është shpresë se All-llahu do ta shkatërrojë armikun tuaj (faraonin), e juve do t´ju bëjë ta zëvendësoni në këtë vend, e do t´ju shikojë se s
130(Për madhërinë e Zotit) Ne e provuam popullin e faraonit me skamje dhe me pakësim të frutave, në mënyrë që të marrin mësim.
131Kur u vinte atyre e mira (viti i begatshëm), ata thonin: "Kjo është e (mira) jona thjesht". E kur i godiste ndonjë e keqe, fatin e zi ia përshkruanin Musait dhe atyre (besimtarëve) që ishin me të. Veni re, fati i tyre është te All-llahu (e jo te Musai), p
132Ata thanë: "Me çfarëdo argumenti të na vishë që me të të na magjepsish (largosh nga feja që kemi), ne nuk do të besojmë ty".
133Atëherë (për shkak të mohimit) Ne lëshuam kundër tyre: vërshimin, karkalecat, rriqërat (insekte dëmtuese), bretkosat dhe gjakun, fakte të qarta njëra pas tjetrës, po ata mbanin kokëfortësi sepse ishin popull mëkatarë.
134Pasi që i gjeti belaja (me ato masa dënim) ata thanë: "O Musa, lute për ne Zotin tënd me atë meritë që ke (si pejgamber), nëse na e largon dënimin ne do të pranojmë ty (si të dërguar) dhe do t´i lejojmë beni israilët bashkë me ty (të shkoni ku të doni)".
135E kur e larguam nga ata dënimin (me lutjen e Musait) për deri në një afat që do të arrinin, ata e thyen besën.
136Atëherë ndërmorëm kundër tyre dhe i fundosëm në det, ngase përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nuk çanë kokën për to.
137E atij populli që ishte i nënshtruar i trashëguam lindje e perëndim të tokës, që Ne e bekuam (me të mira), ndërsa për durimin që patën, u plotësua fjala më e mirë (premtimi i vërtetë) e Zotit ndaj beni israilëve; rrënuam atë që bënte faraoni i tij, si dhe
138Beni israilët i kaluam përtej detit, e ata u takuan me një popull që adhuronte do statuja të tyre, dhe thanë: "O Musa, na e bën edhe neve një zot (statujë) si zotët që i kanë ata (ai popull)". Ai (Musai) tha: "Ju jeni popull që nuk di".
139Vërtet, ai popull (që po adhuron idhuj) është i shkatërruar në atë (adhurim) dhe ajo që vepruan është e asgjësuar (s´ka dobi).
140Musai tha: "Mos deshët, pos All-llahut, të kërkoj për ju zot tjetër, kurse Ai ju vlerësoi mbi njerëzit e tjerë?"
141Përkujtoni (o beni israilë) kur Ai ju shpëtoi prej popullit të faraonit, që u shtroi më të keqin mundim, ua mbyti djemtë tuaj, ua la të gjalla gratë tuaja. E ju me këto ishit në sprovë të madhe nga Zoti juaj".
142Dhe Ne i caktuam Musait tridhjetë net (afatin për shpallje), e ato i plotësuam edhe me dhjetë dhe kështu u mbush afati për takim me Zotin e tij në katërdhjetë net. Ndërsa Musai vëllait të vet Harunit, i tha: "Më zëvendëso mua te populli im dhe rregullo, e
143E kur Musai erdhi në kohën që ia caktuam dhe i foli Zoti i vet, ai tha: "Zoti im! Ma mundëso pamjen tënde e të shikojë!" Ai (Zoti) i tha: "Ti nuk ke mundësi të më shohësh, por shiko kodrën, e nëse ajo qëndron në vendin e vet, ti do të më shohish Mua". Kur
144Ai (All-llahu) tha: "O Musa, Unë të gradova ty mbi njerëzit me shpalljen Time dhe me të folurit tim. Merre atë që ta dhash dhe bëhu mirënjohës".
145Dhe i përshkruam atij në pllaka çdo gjë (që i nevojitej), si këshillim dhe sqarim për secilin send. "Merri këto me seriozitet dhe urdhëroje popullin tënd që t´i përvetësojë më të mirat e tyre (dispozitat me shpërblim më të madh). Unë do t´ua tregoj vendba
146Unë do t´i zbraps nga argumentet e Mia ata të cilët pa pasur të drejtë bëjnë kryelartësi në tokë, të cilët edhe nëse shohin çdo argument nuk besojnë, dhe nëse shohin rrugën e shpëtimit nuk e marrim atë rrugë, e nëse e shohin rrugën e gabuar ata e marrin a
147Ata të cilët i mohuan argumentet Tona dhe takimin në ditën e botës së ardhshme, ata asgjësuan veprat e tyre. A shpërblehen ata (me thevab ose me dënim) pos sipas asaj si kanë vepruar.
148Populli i Musait, pas tij (kur ai shkoi në kodrën Tur për pranimin e shpalljes), e mbaroi nga stolitë e tyre një figurë viçi që kishte britmë (pallte). A nuk e shihnin ata se ai nuk ju fliste as nuk i udhëzonte në ndonjë rrugë të drejtë. E morën atë (e ad
149E kur në duart e tyre u thye (ajo vepër e shëmtuar u penduan) dhe e kuptuan se me të vërtetë kanë gabuar, thanë: "Nëse nuk na mëshiron Zoti ynë dhe nuk na e falë gabimin, ne pa dyshim do të jemi nga më të dëshpëruarit".
150E kur u kthye Musai shumë i hidhëruar te populli i vet, tha: "Sa keq më paskeni zëvendësuar pas shkuarjes sime! A e ngutët (pritjen) urdhrin e Zotit tuaj?" I hodhi pllakat dhe e zuri për (flokë) koke vëllain e vet duke e tërhequr kah vetja. Ai (vëllai Har
151(Musai) Tha: "Zoti im, më falë mua dhe vëllain tim dhe na dhuro mëshirën Tënde, se Ti je mëshirues i mëshiruesve".
152Nuk ka dyshim se ata që adhuruan viçin ka për t´i përfshirë përbuzja nga Zoti i tyre dhe nënçmimi në jetën e Dunjasë. Kështu i shpërblejmë (me dënim) trilluesit e rrenës.
153E ata që bënë vepra të këqija e pastaj u penduan pas tyre dhe besuan sinqerisht, Zoti yt ua falë gabimet dhe është mëshirues pas tij (pas pendimit të tyre).
154E kur iu ndal hidhërimi Musait, ai i mori pllakat (që i pat hedhur), e në tekstin e tyre ishin (shënuar) udhëzime e mëshirë për ata që kanë frikë ndaj Zotit të tyre.
155Musai zgjodhi nga populli i vet shtatëdhjetë veta për kohën që Ne ia caktuam takimin. E pasi që i kapi ata dridhja (e tokës), ai tha: "Zoti im!, sikur të kishe dashur Ti, i kishe zhdukur më parë ata dhe mua. A po na zhduk për atë që bënë të marrët nga ne?
156Dhe cakto për ne (jetë) të mirë në Dunja dhe të mirë në botën tjetër, pse vërtet jemi kthyer kah Ti. Ai (Zoti) tha: "Dënimi im është ai me të cilin e godas cilin dua, e mëshira Ime ka përfshirë secilin send. Atë (Mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët u
157Që pranojnë të dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil, e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lej
158Thuaj (Muhammed): "O ju njerëz! Unë jam i dërguari i All-llahut te të gjithë ju. All-llahut që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës, s´ka të adhuruar tjetër pos Tij; Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje, pra besoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, pejg
159Edhe prej popullit të Musait qe një grup që udhëzoi drejt dhe iu përmbajt asaj (drejtësisë).
160Ne i ndamë ata (popullin e Musait) në dymbëdhjetë grupe fisesh, e kur Musait i kërkoi ujë populli i vet, Ne e udhëzuam (duke i thënë): "Bjeri me shkopin tënd gurit" (ai i ra) dhe prej tij (gurit) gufuan dymbëdhjetë kroje, ashtu që secili grup e dinte kroj
161(Përkujto edhe këtë) Kur atyre iu tha: "Banoni në këtë fshat (vendbanim) dhe hani nga (frutat e tij) kah të doni e thuani: "Falje" dhe në derë hyni të përulur, se Ne do t´ua falim mëkatet tuaja dhe do t´ua shtojmë edhe më punëmirëve!"
162E ata prej tyre që ishin mizorë ndryshuan fjalë tjetër nga ajo që iu kishte thënë, atëherë Ne zbritëm kundër tyre një dënim nga qielli për shkak se ishin zullumqarë.
163Dhe pyeti ti (Muhammed) për fshatin që ishte në breg të detit e ata e shkelën rendin e të shtunës (që e kishin të ndaluar gjuajtjen e peshqve), kur në të shtunën e tyre peshqit u vinin sheshazi mbi ujë, e në ditën që nuk festonin nuk u vinin. Ja, kështu i
164Dhe kur një grup prej tyre thanë: "Përse këshilloni një popull që All-llahu do ta shkatërrojë ose dënojë me një dënim të ashpër?" Thanë (këshilluesit): "Arsyetim para Zotit tuaj dhe me shpresë që t´u largohen gabimeve".
165E kur braktisën atë për të cilën ishin këshilluar, Ne i shpëtuam ata që pengonin nga të këqijat, ndërsa ata që kundërshtuan i kapëm me një dënim të fortë, ngase ishin të shfrenuar.
166E kur ata tejkaluan me arrogancë të hapët nga ajo që ishin të ndaluar, Ne i shndërruam në majmunë të përbuzur.
167Përkujto (o i dërguar) kur Zoti Yt shpalli qartas se mbi ta do të vë, deri në ditën e kijametit, sundimin e ndonjë që ka për t´ua shijuar atyre mundimin më të shëmtuar. Vërtet Zoti yt ndërmerr shpejtë dënimin, Ai edhe falë e mëshiron shumë.
168Ne i shpërndajmë ata në grupe nëpër tokë; prej tyre ka të mirë, por edhe jo të tillë. Ne i provuam me të mira e me të këqija, në mënyrë që të tërhiqen nga e keqja.
169E pas tyre erdhi brezi që trashëgoi librin. Këta merrnin mjete të pavlerë të kësaj bote (lakmues që nuk dallonin të mirën a të keqen) e thonin: "Do të na bëhet falje", ndërsa, po t´u vijë atyre diç si ajo, e merrnin atë përsëri. A nuk është marrë prej tyr
170Po atyre që i përmbahen librit dhe e falin namazin, Ne nuk u humbim shpërblimin të mirëve.
171Përkujto kur ngritëm kodrën mbi ta si re, e ata menduan se ajo do të bie mbi ta. (Ne u thamë): "Merrni këtë që ua dhamë me kujdes dhe përkujtoni ç´keni në të, e të ndaleni nga ajo që është e ndaluar.
172Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): "A nuk jam Zoti juaj?" Ata thanë: "Po, dëshmuam!". Të mos thoni në ditën e kijametit: "Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur".
173Ose të mos thoni: "Prindërit tanë më parë ishin idhujtarë, e ne ishim pasardhës të tyre. A do të na shkatërrosh ne për atë që bënë ata asgjësues të së vërtetës?"
174Po, kështu ua sqarojmë argumentet, që ata të kthehen nga e gabuara në të vërtetën.
175Dhe lexoju atyre tregimin e atij që ia patëm dhënë dituritë Tona, ndërsa ai u zhvesh prej tyre dhe atëherë atë e shoqëroi shejtani dhe kështu ai u bë prej të humburve.
176E sikur të donim Ne, do ta ngrenim lartë me atë (dituri), por ai nuk iu largua tokës (Dunjasë) dhe shkoi pas epshit të vet. Shembulli i tij është si ai i qenit, të cilin nëse e përzë ai e nxjerr gjuhën, po edhe nëse nuk e përzë, ai sërish e nxjerr gjuhën.
177Shembull i keq është populli që i përgënjeshtroi faktet Tona dhe e dëmtoi vetveten.
178Atë që All-llahu e udhëzon, ai është në rrugë të drejtë, e atë që e humbë, e ata janë të dëshpëruarit.
179Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për xhehennem. Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët.
180All-llahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirreni me ata e hiquni nga ata që bëjnë shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për t´u shpërblyer (me dënim) për veprimet e tyre.
181E ndër ata që krijuam Ne, ka njerëz që udhëzojnë në të drejtën dhe veprojnë me te.
182Ndërsa ata që i konsideruan të rreme argumentet Tona, Ne do t´i shpiejmë në humbje në mënyrë graduale kah nuk e kuptojnë ata.
183Mirëpo, atyre u jap afat, se kapja (dënimi) Im është i fortë.
184A nuk menduan ata se ai, bashkëkohaniku i tyre (Muhammedi), nuk ka farë çmendurie, ai është vetëm qortues i hapët.
185A nuk vështruan ata me vëmendje pushtetin e madh në qiej e në tokë dhe çka krijoi All-llahu prej sendeve, e edhe në atë se ndoshta u është afruar afati i tyre i vdekjes. Atëherë, cilës bisedë pos kësaj (Kur´anit) do t´i besojnë?
186Për atë që All-llahu e la në humbje, s´do të ketë udhëzues, dhe ata do t´i lë të bredhin në vrazhdësinë e tyre.
187Të pyesin ty (Muhammed) për çastin (katastrofën e përgjithshme) se kur do të ndodhë ai. Thuaj: "Atë e di vetëm Zoti im, kohën e tij nuk mund ta zbulojë kush pos Tij (e sjell kijametin pa e hetuar asnjë nga krijesat). Çështja e tij (se kur do të ndodhë) ës
188Thuaj: "Unë nuk kam në dorë për veten time as ndonjë dobi, as ndonjë dëm, pos çka do All-llahu. Sikur ta dija të fshehtën, do t´i shumoja për vete të dobishmet, e nuk do të më prekte gjë e keqe. Unë nuk jam tjetër vetëm se qortues dhe përgëzues për njerëz
189Ai (All-llahu) është Ai që ju krijoi prej një vete, e prej saj krijoi palën e saj për t´u qetësuar pranë saj. Kur e mbuloi ai (mashkulli) atë (gruan), ajo u ngarkua me një barrë të lehtë dhe ashtu vazhdoi me të, e kur u bë e rëndë, ata të dy lutën All-lla
190Pasi që atyre të dyve ju dha (fëmijë) të mirë, ata (fëmijë e pasardhës) i përshkruan shokë në atë që iu dha. I pastër është All-llahu nga ajo që ia përshkruajnë.
191A i përshkruajnë shok atë çka nuk mund të krijojë asnjë send, e ata (idhujt) vetë janë të krijuar.
192Ata (idhujt) nuk mund t´u sjellin atyre ndonjë ndihmë e as veten e tyre ta ndihmojnë.
193Dhe, edhe nëse i thirrni për t´i udhëzuar, ata nuk ju përgjigjen. Për ju është njëjtë, i thirrët ata ose heshtët.
194S´ka dyshim se ata që po i adhuroni ju pos All-llahut, janë të krijuar sikur ju (njerëzit janë më të përsosur). Thirrni pra ata, e le t´ju përgjigjen juve nëse thuani të vërtetën.
195A kanë ata (idhujt) këmbë të ecin me to, a kanë duar të rrëmbejnë me to, a kanë sy të shohin me ta, a kanë veshë të dëgjojnë me ta? Thuaj: "Thirrni shokët (zotat) tuaj e thurni kurtha për mua e mos pritni".
196Mbrojtësi i im është All-llahu që zbriti librin. Ai kujdeset për të mirët.
197E ata që ju i lutni pos Tij, ata nuk kanë mundësi për ndihmë ndaj jush e as veten ta ndihmojnë.
198Dhe nëse i thirrni për udhëzim, nuk dëgjojnë, e të duken se po të shikojnë ty, po ata nuk shohin.
199Ti (Muhammed) merre të lehtën, urdhëro për mirë dhe hiqu prej të padijshmëve.
200E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te All-llahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di.
201Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën).
202E vëllezërit e tyre (jo të ruajturit) i përkrahin (shejtanët) për në humbje dhe nuk u ndahen.
203Dhe, kur ti nuk u sjell atyre ndonjë mrekulli (që e kërkojnë), thonë: "Përse ti nuk e trillove vetë?" Thuaj: "Unë (nuk trilloj) i përmbahem vetëm asaj që më shpallet nga Zoti im, ky (Kur´ani) është argument (me të cilin ndriçohen zemrat) nga Zoti juaj, ës
204Kur lexohet Kur´ani, ju dëgjojeni atë (me vëmendje) dhe heshtni, në mënyrë që të fitoni mëshirë.
205Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me respekt e me dro, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bër prej atyre që nuk kanë kujdes.
206S´ka dyshim se ata që janë pranë (afër) Zotit tënd (melekët) nuk tërhiqen nga adhurimi ndaj Tij nga mendjemadhësia, Atë e madhërojnë dhe vetëm Atij i bëjnë sexhde.
Chapter 8 (Sura 8)
1Të pyesin ty (Muhammed) për plaçkën (e fituar në luftë), thuaju: "Plaçka, (mënyra e ndarjes së saj) është çështje e All-llahut dhe të dërguarit, prandaj kini frikë All-llahun, përmirësoni gjendjen e unitetit tuaj dhe nëse jeni besimtarë, respektojeni All-
2E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrëqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.
3Dhe, të cilët falin (rregullisht) namazin dhe nga ajo, me çka Ne i furnizuam, ata japin.
4Të tillët janë besimtarë të vërtetë dhe për këtë kanë vende të larta te Zoti i tyre, kanë falje dhe kanë furnizim në mënyrë të ndershme.
5(Mospajtimi i tyre për plaçkë është) Ashtu si ai kur të nxori Zoti yt nga shtëpia jote për të vërtetën, e një grup nga besimtarët nuk ishte i kënaqur.
6Bëjnë polemikë me ty për të vërtetën pasi që e kishin të qartë (se ti vepron me lejen e Zotit) sikur meqenëse shtyheshin në vdekje të sigurt.
7Përkujtoni kur All-llahu ua premtoi njërin prej dy grupeve se është i juaji, e ju dëshironit t´ju takojë ai (grup) i paarmatosur, ndërsa All-llahu dëshiroi që me premtimet e Tij ta vendosë të vërtetën e ta zhdukë në themel mbeturinën e mohuesve.
8Ta forcojë të vërtetën e ta çrrënjosë të kotën, edhe pse këtë e urrejnë kriminelët.
9Përkujtoni kur kërkuat ndihmë prej Zotit tuaj, e Ai u është përgjigjur: "Unë do t´ju ndihmoj me një mijë engjëj që vijnë një pas një (grup pas grupi).
10All-llahu nuk e bëri atë (ndihmën) për tjetër, vetëm t´ju gëzojë (t´u japë myzhde) dhe për t´i forcuar (qetësuar) me të zemrat tuaja, pse ndihma në realitet është vetëm prej All-llahut. All-llahu është mbizotërues dhe i urtë.
11Dhe kur Ai ju kaploi me një kotje (gjumë) që ishte siguri për ju nga ana e Tij, ju lëshoi shi nga qielli për t´ju pastruar me të, largoi prej jush të shtimet e shejtanit, e që të fuqizojë bindjen në zemrat tuaja dhe t´ju përforcojë me të (me shi) këmbët t
12Edhe kur Zoti yt u kumtoi engjëjve se: "Unë jam me ju, pra, inkurajoni ata që besuan! Unë do të hedh frikë në zemrat e atyre që nuk besuan, e ju goditni në qafë e lartë, mëshonju atyre në çdo gjymtyrë (gishtërinj).
13Këtë (ndëshkim për ta) ngase kundërshtuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e kush kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, nuk ka dyshim se All-llahu është ndëshkimfortë.
14Kështu e keni (dënimin), pra shijone, e për mohuesit është edhe dënimi i zjarrit.
15O ju që besuat! Kur të ndesheni në turmën (që lëviz ngadalë) e atyre që mohuan, mos ua ktheni shpinën.
16Kush ua kthen atyre shpinën, në atë moment veç atij që kthehet për të luftuar ose për t´iu bashkangjitur një grupi tjetër, ai ka tërhequr kundër vetes hidhërimin e All-llahut dhe vendi i tij është xhehennemi. E ai është përfundim i keq.
17Ju nuk i mbytët (në të vërtetë) ata, por All-llahu (me ndihmën që ua dha) i mbyti ata, dhe ti nuk i gjuajte (në të vërtetë) kur i gjuajte ata, por All-llahu (të ndihmoi) i gjuajti, e (bëri këtë) për t´i shpërblyer besimtarët me një dhunti të mirë nga ana
18Ja, kjo është e vërteta. All-llahu dobëson dredhitë e qafirëve (kufarëve).
19Nëse ju (idhujtarë) kërkuat fitore, ja ku e keni fitoren, (kjo është ironi për ta), po nëse hiqni dorë (nga lufta kundër Pejgamberit), ajo do të jetë në dobinë tuaj, e nëse ju ktheheni, edhe Ne kthehemi. Ana (grumbulli) juaj nuk do t´ju vlejë asgjë edhe n
20O ju që besuat, respektojeni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e mos e braktisni atë se ju po e dëgjoni (Kur´anin).
21Dhe mos u bëni si ata që thanë: "Dëgjuam", e në të vërtetë ata nuk dëgjojnë.
22Krijesat (gjallesat) më të dëmshme te All-llahu janë ata të shurdhëtit (që nuk dëgjojnë të vërtetën) memecët (që nuk e thonë të drejtën) të cilët nuk logjikojnë.
23All-llahu do t´i bënte të dëgjojnë ata (shurdhmemecët) po të dinte (të pritej prej tyre) se do të arrinin ndonjë të mirë, po edhe sikur t´i bënte të dëgjojnë, ata do të zbrapseshin dhe do të refuzonin.
24O ju që besuat, përgjigjjuni (thirrjes së) All-llahut dhe të të dërguarit kur ai (i dërguari) ju fton për atë që ju jep jetë, (për fenë e drejtë) dhe ta dini se All-llahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se ju do të tuboheni te Ai.
25Ruajuni nga e keqja (nga dënimi) që nuk i godet vetëm ata që bënë mizori prej jush, (por edhe të mirët), dhe ta dini se All-llahu është ndëshkues i rreptë.
26Përkujtoni kur ishit pakicë e dobët në tokë (Mekë) dhe frikësoheshit se do t´ju rrëmbejnë njerëzit (idhujtarët), e Ai ju mundësoi vend të sigurt (në Medinë) dhe ju përkrahu me ndihmën e Tij, ju furnizoi me të mira në mënyrë, që të jeni mirënjohës.
27O ju që besuat, mos e tradhtoni All-llahun dhe të dërguarin, e ashtu të tradhtoni amanetet tuaja, derisa e dini sa e keqe është kjo.
28Dhe, dijeni se pasuria e juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm një sprovë, dhe se te All-llahu është shpërblimi i madh.
29O ju që besuat, nëse keni frikë All-llahun, Ai do të vërë udhëzim (në zemrat tuaja) për ju, do t´ua mbulojë të këqijat, do t´ua falë mëkatet. All-llahu është dhurues i madh.
30Përkujto (o i dërguar) kur ata që nuk besuan thurnin kundër teje; të ngujojnë, të mbysin ose të dëbojnë. Ata bënin plane, e All-llahu i asgjësonte, se All-llahu është më i miri që asgjëson (dredhitë).
31E kur atyre u lexohen ajetet Tona (Kur´ani), thonin: "Kemi dëgjuar (këso fjalësh) dhe sikur të donim edhe ne do të thonim diçka të ngjashme me këtë dhe se ky nuk është gjë tjetër pos mit i lashtë".
32Dhe (përkujto) kur thanë: "O All-llah! Nëse është ky (Kur´ani) vërtet prej Teje, lësho gurë nga qielli kundër nesh, ose sillna ndonjë dënim të idhët".
33Po All-llahu nuk do t´i dënojë ata, derisa ti (Muhammed) je në mesin e tyre dhe All-llahu nuk do t´i dënojë, derisa ata kërkojnë falje (istigfarë).
34Çka kanë ata që të mos i dënojë All-llahu, kur ata janë që pengojnë (të tjerët) nga xhamia e shenjtë (Qabja), e edhepse nuk janë mbikëqyrës të saj. Kujdestarë të saj janë vetëm ata që ruhen (të devotshmit), por shumica e tyre nuk është që di.
35Lutja e tyre pranë shtëpisë (Qabes) nuk ishte tjetër vetëm se britmë dhe duartrokitje, prandaj vuajeni dënimin për shkak se mohonit.
36Ata që nuk besuan, shpenzojnë pasurinë e tyre për të penguar nga rruga e All-llahut. Ata do ta shpenzojnë atë dhe ajo do të bëhet dëshpërim i tyre, madje ata do të mposhten. E ata që mohuan, do të përmblidhen vetëm në xhehennem.
37(Kjo masë) Që ta dallojë All-llahu të keqin nga i miri, dhe që të vë të këqinjtë njërin mbi tjetrin, t´i bëjë grumbull të gjithë e t´i hedhë në xhehennem. E të tillët janë më të dëshpëruarit.
38Thuaju atyre që nuk besuan, nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e gabuar dhe besojnë) do t´u falet e kaluara, po nëse vazhdojnë, ligji (i Zotit), i zbatuar ndaj të parëve është i ditur (edhe juve do t´ju zë).
39Luftoni ata derisa të mos mbetet idhujtari (besimi i kotë), e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për All-llahun. Po nëse ata ndalen (i japin fund mosbesimit), All-llahu është mbikëqyrës për atë që veprojnë.
40Po nëse refuzojnë, ta dini se All-llahu është mbrojtës i juaji. E, sa mbikëqyrës e ndihmës i mirë është Ai.
41Ju (besimtarë) ta dini se një e pesta e asaj që e fituat, nga ndonjë send, i takon (përkujtuesve të) All-llahut, të dërguarit të Tij, të afërmve të tij (të dërguarit), jetimave, nevojtarëve dhe atyre në mërgim, (ky është përcaktimi i Zotit), nëse keni bes
42Kur ju ishit në bregun e afërt të luginës, e ata në bregun e largët të saj (ju kah Medina e ata kah Meka), ndërsa karvani ishte më poshtë prej jush (kah deti). Dhe, sikur të ishit ju ata që njëri-tjetrit i keni caktuar takimin, do ta thyenit caktimin. Por
43Dhe (përkujto) kur All-llahu t´i dëftoi ty ata në ëndërr, të paktë në numër, e sikur t´i dëftonte shumë, ju do të dobësoheshit e do të grindeshit për çështjen (e luftës), por All-llahu ju shpëtoi. All-llahu vërtet e di shumë mirë se ç´mbajnë kraharorët (z
44Përkujtoni kur u takuat (në sheshin e luftës), e Ai bëri që ata në sytë tuaj të duken pak, e po ashtu edhe ju të dukeni në sytë e tyre pak; e bëri këtë për ta zbatuar All-llahu një çështje që ishte e vendosur. Vetëm te All-llahu është përfundimi i çështje
45O ju që besuat, kur të konfrontoheni me ndonjë grup, përqëndrohuni dhe përmendni çdo herë All-llahun, që ta arrini fitoren e dëshiruar.
46Dhe respektojeni All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete, e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit.
47Mos u bëni si ata që dolën prej shtëpive të tyre sa për krenari e për t´i parë bota, e që pengonin nga rruga e All-llahut. All-llahut nuk mund t´i shpëtojnë me atë veprim të tyre.
48Përkujto (Muhammed) kur shejtani u dha guxim për veprat e tyre dhe u tha: "S´ka kush që mund t´iu mposhtë sot ju, unë jam mbrojtës juaji!" E kur u ballafaquan të dy grupet, ai u tërhoq prapa e tha: "Unë tërhiqem prej jush, unë shoh çka nuk shihni ju, unë
49Kur hipokritët dhe ata që në zemrat e tyre kishte sëmundje (dyshim) thanë: "Këta (muslimanët) i ka mashtruar feja e tyre (s´kanë fuqi të luftojnë). Po kush mbështetet në All-llahun, s´ka dyshim se All-llahu është ngadhënjyes i urtë.
50Sikur t´i kishe parë engjëjt kur ua marrin shpirtin atyre që mohuan (do të shihje tmerr), u bienin fytyrave dhe shpinave të tyre (para, prapa): "Shijoni dënimin e djegies!"
51Këtë (dënim e morët) për shkakun e asaj që fituat. All-llahu nuk është i padrejtë për robtë e Tij.
52Edhe idhujtarët, siç e kishte traditë populli i faraonit, e dhe ata që ishin para tyre, i mohuan argumentet e All-llahut, e për shkak të mëkateve All-llahu i shkatërroi. All-llahu është i plotfuqishëm, ndëshkues i ashpër.
53Këtë (masë ndëshkuese) e bëri ngase All-llahu nuk ishte ndryshues i një begatie, të cilën ia ka dhuruar një populli, derisa të ndryshojë ai vetë në vetvete (të bëhet përbuzës i së mirës) dhe ngase All-llahu dëgjon (çka thonë) dhe di (çka punojnë).
54Ashtu siç ishte traditë e popullit të faraonit dhe atyre që kishin qenë më parë, që i konsideronin të rreme faktet e Zotit të tyre, e Ne për këto të këqija të tyre i shkatërruam, e popullin e faraonit (edhe faraonin) e fundosëm, por të gjithë këta ishin d
55Krijesat më të dëmshme te All-llahu janë ata që mohuan, nuk pritet që ata të besojnë;
56Këta janë ata prej të cilëve ti pate marrë premtimin (se nuk do t´i ndihmojnë idhujtarët), e të cilin ata nuk e ruajtën por si çdo herë e thyejnë premtimin e tyre.
57Po nëse i ndesh (i zë) ata në luftë, atëherë ti me ta (me shkatërrimin e tyre) shpartallo ata që të marrin mësim.
58Nëse ti e heton tradhtinë e një populli (ndaj marrëveshjes), atëherë edhe ti ua hidh atyre (marrëveshjen) në mënyrë të njëjtë, sepse All-llahu nuk i do ata që tradhtojnë (fshehurazi).
59Dhe ata që mohuan, mos të mendojnë kurrsesi se shpëtuan, (se na ikën). Ata nuk mund ta bëjnë të paaftë Atë (Zotin) që i ndjek.
60E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake), e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me të, (me përgatitje), ta frikësoni armikun e All-llahut, armikun tuaj dhe të tjerët, të cilët ju nuk i dini (se kush janë), e All-l
61Në qoftë se ata anojnë kah paqja, ano edhe ti kah ajo e mbështetu në All-llahun. Ai është që dëgjon dhe di.
62Po nëse duan të mashtrojnë me të (me paqen), ty të mjafton All-llahu. Ai është që të fuqizoji ty me ndihmën e vet dhe me besimtarët.
63Dhe Ai është që bashkoi zemrat e tyre. Edhe sikur ta shpenzoshe gjithë atë që është në tokë, nuk do të mund t´i bashkoje zemrat e tyre, por All-llahu bëri bashkimin e tyre, pse Ai është i gjithëfuqishëm, i urtë.
64O Pejgamber! All-llahu të mjafton ty dhe besimtarëve që janë me ty.
65O Pejgamber! Nxiti besimtarët për luftë. Nëse prej jush janë njëzet të durueshëm, (trima të fuqishëm), do t´i mundni dyqind, e nëse janë njëqind, do t´i mundni një mijë sish që nuk besuan, për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë (pse luftojnë).
66All-llahu ju bëri lehtësim tash duke e ditur se jeni dobësuar. Nëse prej jush janë janë njëqind të durueshëm, do ti mundni dyqinnd, e nëse prej jush janë një mijë, me ndimën e Zotit do t´i mundni dy mijë. All-llahu është me ata që janë të durueshëm.
67Për asnjë pejgamber nuk qe me vend të ketë robër derisa ta ketë dërrmuar me luftë (armikun) në tokë. Ju keni për qëllim përjetimet e kësaj bote, ndërsa All-llahu dëshiron për ju Ahiretin. All-llahu mbizotëron çdo gjë, di çka është e mirë për robtë.
68Po të mos ishte dispozita e hershme e caktuar prej All-llahut (që të mos dënohet ai që përpiqet, po nuk e qëllon), juve do t´ju kishte goditur një dënim i madh për atë që e morët.
69Pra, (është lejuar preja e luftës) hani atë që e fituat me luftë, si të lejuar dhe të mirë, përmbajuni dispozitave të All-llahut se All-llahu është Ai që falë dhe që mëshiron.
70O Pejgamber! Thuaju atyre robërve që i keni në duart tuaja, se posa të vërejë All-llahu ndonjë të mirë (besim të drejtë e të sinqertë) në zemrat tuaja, Ai ju jep edhe më shumë të mira nga ajo çka është marrë nga ju, ua falë gabimet, se All-llahu falë pa m
71E nëse (robërit) duan të tradhëtojnë ty, ata më parë tradhtuan All-llahun, (nuk besuan), e Ai (të ndihmojë), të mundësojë të ngadhënjesh ndaj tyre. All-llahu i di të gjitha ndodhitë, vepron me urtësinë e Tij.
72Është e vërtetë se ata që besuan, u shpërngulën dhe luftuan me pasurinë e shpirtin e tyre në rrugën e All-llahut, dhe ata që strehuan (të shpërngulurit) dhe u ndihmuan, të tillët janë miq të njëri-tjetrit (në ndihmë dhe në trashëgim). Ata që besuan por nu
73Ata që e mohuan të vërtetën janë miq të njëri-tjetrit. E nëse nuk e bëni atë (të ndihmoni e të kujdeseni për njëri-tjetrin), bëhet trazirë dhe rrëmujë e madhe në tokë.
74Po, ata që besuan, migruan dhe luftuan për rrugën e All-llahut, dhe ata që strehuan dhe ndimuan, janë besimtarë të vërtetë. Atyre u takon falja (e mëkateve) dhe furnizimi në mënyrë të ndershme.
75Ndërsa edhe ata që besuan më vonë, e që u shpërngulën dhe luftuan së bashku me ju, janë të njëjtë me ju (në të drejta). E, (sipas dispozitave të Zotit), farefisi ka më përparësi ndaj njëri-tjetrit (se sa ensarët e muhaxhirinët) mes All-llahu di në hollësi
Chapter 9 (Sura 9)
1Denoncim nga All-llahu dhe i dërguari i Tij ndaj idhujtarëve me të cilët ju patët lidhur kontratë (kumtesë për shkëputjen e marrëveshjes).
2Pra, ju (idhujtarë) qarkulloni nëpër tokë (lirisht) katër muaj, e dijeni se fuqinë e All-llahut nuk mund ta bëni të paaftë dhe se All-llahu i mposhtë mohuesit.
3Dhe (ky është) një kumtim nga All-llahu dhe i dërguari i Tij drejtuar të gjithë njerëzve në ditën e haxhit të madh, se All-llahu është tërhequr prej (marrëveshjes së) idhujtarëve, e njëkohësisht edhe i dërguari i Tij. Po nëse pendoheni, do të jetë më mirë
4Pos atyre idhujtarëve me të cilët keni lidhur marrëveshje, e të cilët nuk ju kanë shmangur asgjë dhe nuk e kanë ndihmuar askënd kundër jush, pra, edhe ju përmbushni marrëveshjen e tyre deri në afatin e caktuar. S´ka dyshim se All-llahu i do të devotshmit.
5E kur të kalojnë muajt e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që t´i gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vinju pritë në çdo shteg. Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtet All-llahu falë është mëshirues.
6E nëse ndokush prej idhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje në mënyrë që t´i dëgjojë fjalët e All-llahut (Kur´anin), e mandej përcille deri në vendin e tij të sigurt. Këtë, ngase ata janë popull që nuk e di (të vërtetën e fesë islame).
7Si mund të kenë idhujtarët besë (marrëveshje) te All-llahu dhe te i dërguari i Tij, përveç atyre me të cilët keni lidhur marrëveshje pranë xhamisë së shenjtë (Qabes), e derisa ata i përmbahen (marrëveshjes) përmbahuni edhe ju. All-llahu i do ata që ruajnë
8Si (mund të kenë besë) ata të cilët nëse ju mundin, nuk përfillin ndaj jush as farefisni e as marrëveshje. Ata ju bëjnë lajka me fjalët e tyre kurse zemrat e tyre kundërshtojnë ngase shumica e tyre janë besëthyes.
9Ata i shkëmbyen ajetet e All-llahut për një vlerë të paktë dhe penguan nga rruga e Tij. Ata keq vepruan.
10Ata nuk respektojnë te asnjë besimtar as farefisninë as marrëveshjen; si të tillë ata janë përdhunues.
11Po, nëse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë i keni vëllezë në fe. Ne i sqarojmë argumentet për ata njerëz që kuptojnë.
12E nëse ata i thyejnë zotimet e tyre pas marrëveshjes, ofendojnë fenë tuaj, atëherë luftoni krerët e mohuesve. Ata vërtet nuk kanë besë, luftoni që të frenohen (nga krimi e fyerja).
13Përse të mos e luftoni një popull që thyen zotimet e veta dhe tentuan ta dëbojnë të dërguarin? Në të vërtetë ata ua filluan të parët luftën. A u frikësoheni atyre? Më e drejtë është t´i frikësoheni All-llahut, nëse jeni besimtarë.
14Luftoni ata, All-llahu i dënon dhe i mposhtë ata nëpërmjet jush, e juve ju ndihmon kundër tyre dhe shëron zemrat e njerëzve besimtarë.
15Dhe Ai mënjanon brengat nga zemrat e tyre. All-llahu ia pranon pendimin atij që do. All-llahu i di të fshehtat, me urtësi i zgjidhë çështjet.
16A mos menduat se do të mbeteni anash (pa u provuar), e pa u sqaruar te All-llahu ata që luftuan prej jush dhe, përpos All-llahut, pos të dërguarit të Tij dhe pos besimtarëve, nuk morën ndonjë të jashtëm mik intim. All-llahu e di hollësisht atë që bëni ju.
17Nuk është e drejtë e idhujtarëve të kujdesen për xhamitë e All-llahut, duke qenë se vetë dëshmojnë për veten e tyre se janë mohues. Të tillëve u shkuan kot veprat e tyre dhe ata janë përgjithmonë në zjarr.
18E drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë).
19A mos e konsideruat dhënien e ujit haxhinjve dhe kujdestarinë ndaj xhamisë së shenjtë, si besimin e atij që i besoi All-llahut dhe ditës së fundit dhe që luftoi në rrugën e All-llahut? Jo, ato nuk janë të barabarta te All-llahu. Popullin mizor All-llahu n
20Ata të cilët besuan, migruan dhe luftuan me pasurinë dhe veten e tyre në rrugën e All-llahut, ata kanë pozitë më të lartë te All-llahu dhe vetëm ata janë fatlumë.
21Zoti i tyre i përgëzon ata me mëshirë nga Ai, me disponim ndaj tyre, me xhennete ku ata do të kenë nimet (hirësi-mirësi) të pandërprerë.
22Ata aty do të jenë përjetë të pasosur e te All-llahu është shpërblimi i madh.
23O ju që besuat, mos u ofroni miqësi (dashuri) prindërve tuaj, as vëllezërve tuaj, nëse ata vlerësojnë mosbesimin kundër besimit. E kush prej jush miqësohet me ta, ata janë mizorë.
24Thuaj (o i dërguar): "Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për
25Nuk ka dyshim se All-llahu ju ka ndihmuar në shumë beteja, e edhe në ditën e Hunejnit, kur juve ju mahniti numri i madh, i cili nuk ju vlejti asgjë, dhe me gjerësinë e saj që e kishte toka u ngushtua për ju, pastaj ju u zbrapsët (ikët).
26Pastaj All-llahun zbriti qetësinë e vet në të dërguarin e Tij dhe në besimtarë, zbriti një ushtri që ju nuk e patë, i dënoi ata që mohuan, e ai ishte ndëshkim ndaj mosbesimtarëve.
27All-llahu pastaj i falë atij që do. All-llahu falë shumë dhe mëshiron shumë.
28O ju që besuat, vërtet idhujtarët janë të ndyrë, andaj pas këtij viti të mos i afrohen më xhamisë së shenjtë. Nëse i frikësoheni skamjes, All-llahu me dëshirën e vet do t´ju pasurojë me mirësitë e Tij. All-llahu është i gjithëdijshëm, është i urtë.
29Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qen
30E jehuditë thanë: Uzejri është djali i All-llahut, e të krishterët thanë: Mesihu është djalë i All-llahut. Ato ishin thënie të tyre me gojët e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e jobesimtarëve të mëhershëm. All-llahu i vraftë, si largohen (nga e
31Ata i konsideruan "ahbarët" (priftër jehudi) të tyre, "ruhbanët" (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos All-llahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj All-llahut një,
32Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë.
33Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejtën idhujtarët.
34O ju që besuat, vërtet një shumicë e parisë fetare e jehudive dhe e të krishterëve, në mënyrë të paligjshme e hanë pasurinë e njerëzve dhe pengojnë të tjerët nga rruga e All-llahut. Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e All-lla
35Atë ditë kur ajo (pasuri e deponuar) fërgohet në prushin e xhehennemit, e me të (ashtu zharavë) lyhen ballët, anët dhe shpinat e tyre (do t´u thuhet): "Kjo është ajo që e depozituat për veten tuaj, pra shijoni atë që e depozitonit!"
36Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj)
37E shtyrja (e një muaji në vend të një tjetri) nuk është tjetër vetëm se një rritje e mosbesimit, që me të edhe më shumë humbin ata që mohuan, pse në një vit e bëjnë të lejuar atë (muajin e shenjtë), e në një vit të ndaluar (të shenjtë), e për të përputhur
38O ju që besuat, ç´është me ju, që kur ju thuhet: "Dilni në (luftë) rrugën e All-llahut!", ju u rënduat në vend (si të ishit të gozhduar). A mos ishit më të kënaqur me jetën e kësaj bote, se sa me atë të ardhmen? Përjetimi i jetës së kësaj bote ndaj asaj t
39Nëse nuk dilni (në luftë), Ai do t´ju dënojë me një dënim të rëndë, ju zëvendëson me një popull tjetër dhe Atij nuk i bëhet farë dëmi. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo gjë.
40Në mos e ndihmofshit atë (Pejgamberin), atë e ka ndihmuar All-llahu; kur ata që nuk besuan e nxorën atë vetë të dytin; kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vet: "Mos u pikëllo (friko), All-llahu është me ne!" E All-llahu zbriti qetësi
41Dilni (në luftë), le t´ju vijë (lufta) e lehtë ose e rendë, luftoni për hir të All-llahut me pasurinë tuaj dhe me veten tuaj; kjo është gjëja më e dobishme për ju, nëse e kuptoni.
42Sikur të ishte fitim i afërt dhe udhëtim mesatar, ata (hipokritët) do të vinin pas teje, por për ta ishte largësi e vështirë. Ata do të betohen në All-llahun: "Sikur të kishim pasur mundësi, do të dilnim me ju". E shkatërrojnë veten e tyre; All-llahu e di
43All-llahu ta fali ty (Muhammed) gabimin pse atyre ju dhe leje (të ngelin pa dalë) para se të bëhej për ty e qartë se cilët ishin të drejtë dhe t´i dije me kohë rrenacakët.
44Ata që besojnë All-llahun dhe botën tjetër, nuk të kërkojnë leje për të mos luftuar me pasurinë dhe veten e tyre. All-llahu i di të sinqertit.
45Vetëm ata që nuk besojnë All-llahun dhe botën tjetër dhe që zemrat e tyre janë të dyshimta, të kërkojnë leje (për të mos vajtur në luftë), pra ata, sillen vërdallë në dyshimin e tyre.
46E sikur të kishin dëshiruar ata të dalin, do të bënin për të (për luftë) ndonjë përgatitje, por All-llahu nuk e pëlqeu ngritjen e tyre, andaj i zbrapsi, dhe u është thënë: "Rrini me të paaftit (fëmijët, gratë e pleqtë).
47Edhe sikur të dilnin me ju, ata nuk do t´ju shtonin tjetër pos ngatërresës dhe shumë shpejtë do ta përçanin mesin tuaj, duke kërkuar t´ju turbullojnë. E ndër ju ka të tillë që i dëgjojnë ata. All-llahu i di shumë mirë hipokritët.
48Ata edhe më parë tentuan përçarjen tuaj, t´i ngatërruan ty çështjet derisa të erdhi e vërteta dhe ngadhënjeu vendimi i All-llahut, përkundër asaj që ata e urrenin.
49Dhe prej tyre ka të tillë që thonë: "Më lejo mua (të mos shkoj në luftë) e mos më vë në sprovë!" Ja, ata mu në sprovë kanë rënë (më parë). Xhehennemi gjithsesi i përfshin nga të gjitha anët jobesimtarët.
50Nëse ty të takon ndonjë e mirë (në luftë), ajo u vjen keq atyre, e nëse të godet ndonjë e pakëndshme, ata thonë: "Ne edhe më parë kemi ndërmarrë për çështjen tonë", dhe kthehen të gëzuar.
51Thuaj: "Neve nuk na godet asgjë tjetër, përveç çka na është caktuar nga All-llahu; Ai është ndihmëtar yni". Prandaj, vetëm All-llahut le t´i mbështeten besimtarët.
52Thuaj: "Ç´pritni për ne tjetër, pos njërës nga dy të mirat (o fitues, o dëshmorë)? Ndërsa ne presim për ju që nga ana e All-llahut, ose nëpërmjet duarve tona, t´ju godasë me dënim. Pra, ju pritni, e bashkë me ju presim edhe ne.
53Thuaj: "Shpenzuat ju me dëshirë a me dhunë, nuk u pranohet kurrsesi, vërtet ju ishit popull i padëgjueshëm.
54Mospranimin e dhënieve të tyre nuk e pengoi tjetër gjë vetëm pse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dhe namazin e falin vetëm me përtaci, e lëmoshën nuk e japin ndryshe pos duke urrejtur.
55Prandaj, mos të mahnitë (mos e shih të mirë) pasuria e tyre e as fëmijët e tyre, All-llahu do vetëm t´i dënojë me to në jetën e kësaj bote e t´ua nxjerrë shpirtrat duke qenë ashtu qafira.
56Ata betohen në All-llahun se vërtet janë si ju, por ata nuk janë me ju, ata janë popull që frikohet.
57Sikur të gjenin ndonjë vendstrehim, ndonjë shpellë a ndonjë vrimë, ata do të shkonin aty me vrapim.
58Ka prej tyre që do të bëjnë vërejtje në ndarjen e lëmoshës, nëse u jepet nga ajo, ata mbesin të kënaqur, e nëse nuk u jepet, ata hidhërohen.
59E sikur të kënaqeshin me atë që ua dha All-llahu dhe i dërguari i Tij, e të thonin: "Neve na mjafton All-llahu, All-llahu do të na furnizojë nga të mirat e Tij, e edhe i dërguari i Tij, dhe se vetëm te All-llahu e mbështesim dëshirën (do të ishte shumë më
60All-llahu caktoi obligim që lëmosha (zeqati etj.) t´ju takojnë vetëm: të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s´kanë fare), punonjësve (që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobtëve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të m
61Ka prej tyre që e ofendojnë Pejgamberin e thonë: "Ai është bërë vesh (beson çka dëgjon)". Thuaj: "Ai është vesh i të mirës suaj (dëgjon të mirën dhe vepron e jo të keqen), ai beson All-llahun (çka i thotë), u zë besë besimtarëve dhe është mëshirues për at
62Ata ju betohen (muslimanëve) në All-llahun për t´ju bërë juve të kënaqur (se s´kanë qëllime të këqija), e më e drejtë është që ata të bëjnë të kënaqur All-llahun dhe të dërguarin e Tij (me adhurim dhe vepra të sinqerta) nëse vërtet janë besimtarë.
63A nuk e ditën ata se kush kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, atij i është caktuar zjarri i xhehennemit, ku do të jenë përjetë, e ky është ai poshtërimi i madh.
64Hipokritët kanë dro se do të zbritet ndonjë kaptinë që do të nxjerrë në shesh atë që kanë në zemrat e tyre. Thuaj: "Ani, talluni!" All-llahu do ta zbulojë atë që i frikësoheni.
65E nëse i pyet ti ata (përse tallen), do të thonë: "Ne vetëm jemi mahnitur e dëfruar". Thuaj: "A me All-llahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni?"
66Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi që (shpallët se) besuat, keni mohuar. Nëse një grupi nga ju i falim, grupin tjetër e dënojmë, ngase ishin kriminelë.
67Hipokritët dhe hipokritet janë si njëri-tjetri; urdhërojnë për të keqen e ndalojnë nga e mira dhe shrëngojnë duart e tyre. Harruan All-llahun (nuk i binden), prandaj Ai i harroi (nga mëshira). Nuk ka dyshim, hipokritët janë ata të prishurit.
68Hipokritëve dhe hipokriteve dhe jobesimtarëve All-llahu u ka përcaktuar zjarrin e xhehennemit, ku do të jenë përgjithmonë, ai mjafton për ta, dhe ata i ka mallkuar All-llahu. Ata kanë dënim të pandërprerë.
69Ju hipokritë jeni si ata para jush, që ishin më të fuqishëm se ju, kishin më shumë pasuri e fëmijë, që përjetuan atë që u takoi, sikurse që përjetuat edhe ju pjesën tuaj, madje edhe ju u zhytët (në të këqija) siç u zhytën ata. Të tillët asgjësuan veprat e
70A nuk u arriti atyre lajmi i atyre që ishin më herët si: i popullit të Nuhut, i Adit, i Themudit, i popullit të Ibrahimit, i atyre të Medjenit dhe i të rrotulluarve (populli i Lutit). Atyre u patën ardhur të dërguarit e tyre me argumente. All-llahu (që i
71Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t´i mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhënjyes
72Besimtarëve dhe besimtareve All-llahu u premtoi xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj, në to do të jenë përgjithmonë, dhe (u premtoi) vendbanime të bukura në xhennetin e Adnit, edhe një disponim nga All-llahu që është mbi të gjitha. Ky, pra është ai shpët
73O Pejgamber, luftoi jobesimtarët dhe hipokritët dhe sillu rrept ndaj tyre - vendi i tyre është xhehennemi që është përfundimi më i keq.
74Ata betohen në All-llahun se nuk kanë thënë (asgjë të keqe), e në të vërtetë kanë thënë fjalë që nuk përkojnë me besimin, dhe pasi patën shprehur besimin ata e mohuan dhe u përpoqën për atë (mbytjen e Pejgamberit) që nuk e arritën. Ata nuk urrejnë për tje
75E prej tyre (hipokritëve) pati sish që i patën dhënë besën All-llahut që: "Nëse na jep (All-llahu) nga mirësia e Tij, ne do të ndajmë lëmoshë dhe do të bëhemi prej punëmirëve".
76Kur ju dha (All-llahu) nga të mirat e Veta, ata bënë koprraci me atë (që u dha), e thyen besën dhe u zbrapsën nga respekti ndaj All-llahut.
77Dhe për shkak se e thyen besën që i patën dhënë All-llahut, dhe për shkak të asaj se gënjenin, All-llahu u ngjeshi hipokrizinë në zemrat e tyre deri në ditën që e takojnë Atë.
78A nuk e ditën ata se All-llahu e di fshehtësinë e tyre (në zemra), bisedën e tyre, dhe se Ai (All-llahu) i di të gjiha të fshehtat.
79Ata (hipokritë) që i përqeshin besimtarët, që me vullnetin e vet japin lëmoshë, i përqeshin edhe ata të cilët nuk kanë më shumë se çka është e domosdoshme për jetesën e tyre, e njëkohësisht tallen me ta, All-llahu u dha shpërblimin e talljeve të tyre - dë
80Kërko falje për ta ose mos kërko (është njëjtë), e edhe nëse kërkon falje shtatëdhjetë herë, All-llahu nuk do t´ua falë, sepse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë (të shpëtimit) ata që nuk respektojnë.
81Ata (hipokritë) që mbetën (pa shkuar në luftë), u gëzuan për ndejen e tyre pas të dërguarit të All-llahut dhe nuk dëshiruan që të luftonin me pasurinë dhe veten e tyre në rrugën e All-llahut dhe thanë: "Mos dilni (në luftë) në vapë!" Thuaju: "Zjarri i xhe
82Le të qeshin pak (në Dunja) e le të qajnë shumë (në botën tjetër). Ai është shpërblim i asaj që fituan.
83Nëse All-llahu të kthen ty (prej Tebukut) te ndonjë grup i tyre (hipokritëve), e ata të kërkojnë leje për të dalë (me ty në ndonjë luftë), thuaju: "Ju nuk do të dilni kurrë me mua dhe kurrë nuk do të luftoni ndonjë armik së bashku me mua! Ju ishit të këna
84Dhe asnjërit prej tyre kur të vdesin, mos ia fal namazin (e xhenazes) kurrë, e as mos qëndro pranë varrit të tij (për lutje e vizitë), pse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe vdiqën kryeneçë.
85Po ty të mos duket e mirë pasuria e tyre dhe fëmijët e tyre. All-llahu deshi t´i mundojë me të në këtë botë dhe t´u dalë shpirti duke qenë mohues.
86E kur zbritët një kaptinë (që thotë): Të besoni All-llahun dhe luftoni së bashku me të dërguarin e Tij, ata të pasurit kërkuan leje prej teje dhe thanë: "Na le të mbesim me ata që rrinë!"
87U pajtuan të mbesin me ata që nuk vajtën (në luftë). Po zemrat e tyre janë mbyllur, andaj ata nuk kuptojnë.
88Por, i dërguari, e së bashku me të edhe ata që besuan, luftuan me pasurinë dhe veten e tyre dhe atyre u takuan të gjitha të mirat, ata janë të shpëtuarit.
89All-llahu u ka përgatitur atyre xhennete që në to rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ai është suksesi i madh.
90Disa nga arabët beduinë që kërkuan falje, erdhën për t´iu dhënë leje (të mos shkonin në luftë), e ata të tjerët që kishin gënjyer (me besim) All-llahun dhe të dërguarin e Tij ishin ndalë (pa leje). Ata që prej tyre nuk besuan, do t´i godasë dënim i ashpër
91Nuk është ndonjë mëkat për të dobëtit, as për të sëmurët, e as për ata që nuk kanë me çka të përgatiten, kur janë të sinqertë ndaj All-llahut dhe të dërguarit të Tij, pra për të mirët nuk ka rrugë qortimi. All-llahu falë shumë, është mëshirues.
92(Nuk ka qortim) Dhe as për ata që kur erdhën te ti për t´i bartur me kafshë, u the: "Nuk kam me çka t´ju bartë. Ata u kthyen, e prej pikëllimit pse nuk kishin me çka të përgatiteshin, nga sytë e tyre u rridhnin lotë.
93E keqja është për ata që duke qenë pasanikë kërkuan leje dhe u pajtuan të mbeteshin me ata që nuk vajtën. Po, All-llahu ka vulosur zemrat e tyre, ata nuk do të gjejnë rrugë.
94Kur të ktheheni te ata, ata do t´ju kërkojnë falje, thuaju: "Mos u arsyetoni, ne nuk ju besojmë, për gjendjen e juaj na ka njoftuar All-llahu. Veprën tuaj do ta shohë All-llahu dhe i dërguari i Tij, e pastaj ju do të ktheheni te Ai që i di të fshehtat dhe
95Ata do t´ju betohen në All-llahun, kur të ktheheni te ata, për të mos i qortuar, ju pra hiqjuni atyre, ata janë të ndyrë, e vendi i tyre do të jetë xhehennemi, shpërblim për atë që fituan.
96Ata ju betohen juve që të jeni të kënaqur ndaj tyre, e nëse ju shprehni kënaqësi, All-llahu nuk është i kënaqur me popullin e paturpshëm.
97Arabët beduinë janë të pajisur me mohim e hipokrizi më të fortë, dhe janë më të përshtatshëm për të mos i njohur dispozitat që ia zbriti të dërguarit të Tij All-llahu. All-llahu i di çështjet, Ai është i urtë.
98Ka disa beduinë që për atë që e jep, e konsideron si të dështuar dhe presin kthesa kundër jush. Kundër tyre e ardhmja qoftë e keqe! All-llahu dëgjon, di.
99Po, ka edhe disa nga beduinët që besojnë All-llahun dhe botën tjetër dhe atë që e japin e konsiderojnë afrim te All-llahu dhe bekim te i dërguari. Veni re, ato janë afrime te All-llahu për ata, e All-llahu do t´i përfshijë në mëshirën e Tij. All-llahu fal
100All-llahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur xhennete, në të cilët rrjedhin
101Edhe rreth jush ka beduinë që janë hipokritë, e edhe nga banorët e Medines që janë përcaktuar për hipokrizi. Ti nuk i di ata, Ne i dimë, ata do t´i dënojmë dy herë, pastaj shtyhen në dënimin e madh.
102Ka edhe të tjerë që i kanë pranuar mëkatet e veta: ata përzien vepra të mira, e edhe të tjera të këqija. Atyre do t´ua falë All-llahu, se Ai i falë atij që pendohet, e mëshiron atë që përmirësohet.
103Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t´i pastrosh me të dhe t´u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. All-llahu dëgjon e sheh.
104A nuk e ditën ata se All-llahu është ai që pranon pendimin e robërve të vet, pranon lëmoshat dhe se vetëm All-llahu është Ai që shumë pranon pendimin dhe është mëshirues.
105Dhe thuaj: "Veproni, All-llahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i Tij e besimtarët, e më vonë do të ktheheni te njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes, e do t´ju njoftojë për atë që vepruat".
106Ka edhe të tjerë që janë duke pritur urdhrin e All-llahut, a do t´i dënojë apo do t´i falë pas pendimit. All-llahu e di gjendjen e tyre dhe di ç´bën me ta.
107(Nga hipokritët më të shëmtuarit janë) Edhe ata që ndërtuan xhami sherri, mosbesimi e përçarjeje mes besimtarëve dhe ftuan në pritje (solemne) atë që më parë kishte luftuar kundër All-llahut dhe të dërguarit të Tij. Ata do të betohen: "Ne nuk kemi pasur t
108Ti mos u fal aty kurrë! Një xhami e cila që prej ditës së parë është themeluar në respekt ndaj All-llahut (pa hile), është më e drejtë të falesh në të, aty ka burra që dëshirojnë të pastrohen mirë, e All-llahu i do të pastrit.
109A është më i mirë ai që ndërtesën e vet e themeloi në devotshmëri dhe në kënaqësi të All-llahut, apo ai që ndërtesën e vet e themeloi buzë bregut të shembur e bashkë me të bie në zjarrin e xhehennemit? All-llahu nuk i udhëzon njerëzit zullumqarë.
110Ndërtesa e tyre të cilën e ndërtuan ata (e që e shembi Pejgamberi) vazhdimisht do të jetë mllef në zemrat e tyre, pos nëse pëlcasin zemrat e tyre. All-llahu di, është i urtë.
111All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre me xhennet. Luftojnë në rrugën e All-llahut, mbysin dhe mbyten. (All-llahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhill e Kur´an. E kush është zbatues më i sigurt i premtimit të vet se A
112(Të xhennetit janë) Edhe ata që pendohen, ata që sinqerisht adhurojnë, ata që falënderojnë, ata që agjërojnë, ata që bëjnë ruku, që bëjnë sexhde, që urdhërojnë për të mira e ndalojnë nga të këqijat, edhe përmbushin dispozitat e All-llahut. Pra, përgëzoi b
113Nuk është e drejtë për Pejgamberin e as për besimtarët të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë të afërt të tyre, pasi që ta kenë të qartë se me të vërtetë ata (idhujtarët) janë banues të xhehennemit.
114Edhe lutja e Ibrahimit për babain e vet nuk ishte tjetër, pos për shkak të një premtimi që ia pat premtuar atij, e kur iu bë e qartë se ai është armik i All-llahut, u largua prej tij. S´ka dyshim, Ibrahimi ishte shumë i ndieshëm dhe i butë.
115All-llahu nuk e humb një popoull pasi që ta ketë udhëzuar atë, para se t´ju sqarojë atyre se prej çka duhet ruajtur. All-llahu është i gjithëdijshëm për secilin send.
116S´ka dyshim se sundimi i qiejve e i tokës është i All-llahut, Ai jep jetë dhe vdekje, e ju, përveç All-llahut, nuk keni përkrahës as ndihmës tjetër.
117All-llahu ia fali Pejgamberit, edhe muhaxhirëve edhe ensarëve, të cilët në çastin e vështirë shkuan pas tij, kur (nga vështirësitë) zemrat e një grupi nga ata gati u lëkundën, por Ai ua fali (i stabilizoi zemrat e) atyre. Vërtet Ai është i butë, i mëshirs
118(Ai u fali) Edhe atyre të treve, të cilëve iu pat shtyrë aq (pranimi i pendimit) saqë toka u bë e ngushtë për ta, përkundër gjerësisë së saj, kur u ngushtuan edhe shpirtrat e tyre saqë u bindën se nuk ka strehim prej All-llahut (tjetërku) pos te Ai. Prand
119O ju që besuat! Ta keni në kujdes All-llahun dhe të jeni me ata të drejtit.
120Nuk ishte me vend për banorët e Medines e as për ata që ishin rreth tyre nga beduinët, të ngelin (pa shkuar) pas të dërguarit të All-llahut e as të kursejnë veten e tyre ndaj vetes së tij (Pejgamberit). Nuk ishte me vend ngase ata nuk i godet as etja, as
121Dhe nuk japin kontribut, të vogël ose të madh, nuk e kapërcejnë ndonjë luginë, e që të mos u shënohet (për shpërblim) atyre, për t´i shpërblyer All-llahu më së miri atë që vepruan.
122Nuk është e nevojshme të dalin në luftë të gjithë besimtarët. E përse nga çdo grumbull i tyre të mos shkojë një grup për t´u aftësuar në diturinë fetare, për ta mësuar popullin e vet kur të kthehet te ata, në mënyrë që ata të kuptojnë (e të ruhen).
123O ju që besuat! Luftoni jobesimtarët që i keni afër jush, e le ta ndiejnë prej jush grushtin e fortë kundër tyre. E dijeni se All-llahu është me të devotshmit.
124E kur zbret ndonjë kaptinë, ka prej tyre që thonë: "Cilit prej jush ia shtoi kjo besimin?" Sa u përket atyre që besuan, atyre u shtohet besimi dhe gëzohen për të.
125E sa u përket atyre që kanë sëmundje në zemrat e tyre, ajo (zbritja e kaptinës) ndytësisë së tyre u shton ndytësi dhe ata vdesin si jobesimtarë.
126A nuk e shohin ata se për çdo vit sprovohen një herë apo dy herë, e përsëri nuk pendohen e as nuk marrin mësim.
127E kur zbret ndonjë kaptinë (për turpësinë e tyre) ata shikojnë njëri-tjetrin (e thonë mes vete): A ju pa ndokush ju, e pastaj largohen. All-llahu i prapësoi zemrat e tyre ngase ishin popull që nuk kuptonte.
128Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët.
129Po nëse ata refuzojnë (atë që ua sjell) atëherë thuaj: All-llahu është për mua mjaft, s´ka të adhuruar pos Tij, vetëm te Ai jam mbështetur, e Ai është Zot i Arshit të madh!"
Chapter 10 (Sura 10)
1Elif, Lam, Ra. Këto janë ajetet e librit të pacenueshëm.
2A ishte çudi për njerëzit, që Ne një njeriut nga mesi i tyre i thamë: "Tërhiqjaju vërejtjen njerëzve, kurse ata që besuan gëzoi se me të vërtetë kanë pozitë të lartë te Zoti i tyre". E ata që nuk besuan thanë: "S´ka dyshim, kjo është një magji e vërtetë!"
3Vërtet Zoti juaj është All-llahu, i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë ditësh e pastaj qëndroi mbi Arshin; Ai rregullon gjendjen. Ndërmjetsues nuk do të ketë vetëm po qe se lejon Ai. Ky, Madhëria e Tij është All-llahu, Zoti juaj, pra adhurojeni Atë!
4Kthimi i të gjithë juve është te Ai, premtimi i All-llahut është i vërtetë. Ai e filloi krijimin e pastaj e përsërit atë për t´i shpërblyer me të drejtë ata që besuan dhe bënë vepra të mira. E për ata që mohuan, ka pije të valë dhe dënim të dhembshëm, për
5Ai e bëri diellin shndritës, e hënën dritë dhe asaj (hënës) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe llogarinë. All-llahu nuk e krijoi këtë për tjetër, pos me qëllim të caktuar. Ai ia sqaron argumentet një populli që kupton.
6Në ndërrimin e natës e të ditës, dhe në çka krijoi All-llahu në qiej e në tokë, vërtet ka fakte për njerëzit që kanë droje.
7Ata që nuk presin takimin Tonë, që janë të kënaqur me jetën e Dunjasë dhe kanë gjetur prehje në të, dhe ata që janë indiferentë ndaj argumenteve tona.
8Vendi për të tillët është zjarri, për shkak të asaj që punuan.
9E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre, për shkak të besimit të tyre i udhëzon në xhennete të begatshme në të cilët rrjedhin lumenj.
10Lutja e tyre aty është: "I lartë je o All-llah!", e përshëndetja e tyre është: "Selam!" dhe lutja e fundit e tyre: "Falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të botëve!"
11Sikur All-llahu t´ua shpejtonte njerëzve pranimin e kërkesës për të keqen, ashtu si e pranon shpejtimin e kërkesës për të mirën, atyre do t´u përfundonte afati (i vdekjes). Po Ne, ata që nuk janë të bindur se do të vijnë para nesh, i lëmë të bredhin në ma
12E kur njeriun e godet dëmi, ai na lutet qoftë shtrirë, ulur ose në këmbë, e kur Ne ia largojmë të keqen atij, ai vazhdon sikurse të mos na ishte lutur fare për dëmin që e pat goditur. Kështu kriminelëve u duket mirë ajo që veprojnë.
13Ne kemi shkatërruar gjenerata para jush (o idhujtarë), pse bënin krime dhe pse nuk besonin, edhe pse të dërguarit u erdhën me argumente të qarta. Kështu i shpërblejmë Ne njerëzit kriminelë.
14Pastaj juve ju bëmë zëvendësues pas tyre në Tokë për t´ju parë si do të veproni.
15Dhe kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, ata që nuk besojnë takimin Tonë (ringjalljen), thonë: "Sillna një Kur´an tjetër, ose ndryshoje këtë!". Thuaj: "Mua nuk më takon që ta ndryshoj vetë, unë e përcjell vetëm atë që më shpallet, unë nëse kundërshto
16Thuaj: "Sikur të kishte dashur All-llahu, unë nuk do t´ua kisha lexuar juve atë, as nuk u kisha njoftuar me të. Unë para tij kam jetuar një kohë në mesin tuaj (as nuk kam ditur as nuk kam lexuar), a nuk mendoni?"
17A ka më mizor se ai që shpif ndaj All-llahut gënjeshtër ose i përgënjeshtron faktet e Tij? Mëkatarët vërtet s´kanë për të shpëtuar.
18Ata pos All-llahut adhurojnë çdo gjë që nuk bën as dobi, e thonë: "Këta janë ndërmjetësuesit tanë te All-llahu!". Thuaj: "A po e informoni All-llahun me diçka që Ai nuk e di se ç´ka në qiej dhe në tokë?" E pastër është madhëria e Tij nga ajo që i shoqëroj
19Njerëzit nuk ishin tjetër pos të një feje, e u përçanë. E sikur të mos ishte caktim i hershëm nga Zoti yt, do të përfundohej (me dënim) mes tyre, për atë që ishin të përçarë.
20Dhe thonin: "Përse nuk i vjen atij (Muhammedit) ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?". Po ti thuaj: "E fshehta është (çështje) vetëm e All-llahut (Ai sjell mrekulli). Prandaj, ju pritni se edhe unë së bashku me ju po pres!"
21E kur Ne ua dhurojmë njerëzve mëshirën pasi t´i ketë goditur e keqja (skamja), kur qe, ata u bëjnë hile argumenteve tona. Thuaj: "All-llahu është më i shpejti në ndëshkim". S´ka dyshim, përcjellësit tanë (melaiket) regjistrojnë atë që po thurni ju.
22Ai (All-llahu) ua bëri të mundshëm udhëtimin në tokë e në det, deri kur jeni në anije që lundrojnë me ta (me udhëtarët) me anë të një ere të lehtë dhe janë të lumtur me të (me erën e lehtë), ia beh një erë e fortë dhe nga të gjitha anët rrethohen nga valë
23E kur Ai (All-llahu) i shpëtoi ata, ja, ata veprojnë mbrapshtë në tokë, pa arsye. O ju njerëz! Kryeneçësia juaj është vetëm kundër vetes suaj, është përjetim i jetës së kësaj bote, pastaj kthimi juaj është te Ne, e Ne ju shpërblejmë për veprimet tuaja.
24Shembulli i jetës së kësaj bote është si i një shiu që e kemi zbritur nga qielli, e me anën e të cilit gërshetohen bimët e tokës (mbijnë dhe shpeshtohen të gjitha llojet) prej nga hanë njerëzit e kafshët deri kur toka të ketë marrë stolinë e vet dhe të je
25All-llahu thërret për në xhennet, dhe atë që do, e vë në rrugë të drejtë.
26Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (xhenneti) edhe më tepër (e shohin All-llahun). Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi as nënçmimi, ata janë banues të xhennetit, aty janë përgjithmonë.
27E ata që bënë të këqija, dënimi i së keqes është aq sa është ajo, ata i mbulon poshtërimi. Ata nuk mund t´i mbrojë kush nga All-llahu, fytyrat e tyre, porsi t´i kishte mbuluar ndonjë copë e errët e natës. Ata janë banues të përjetshëm të zjarrit.
28Atë ditë i tubojmë të gjithë, ndërkaq atyre që i kanë bërë shok All-llahut u themi: "Rrini në vendin tuaj, ju dhe idhujt tuaj!". Ne ndajmë ata. E idhujt e tyre u thonë: "Ju nuk na adhuruat ne!"
29All-llahu na mjafton si dëshmues mes nesh e jush (kështu u thonë idhujt idhujtarëve). Ne nuk dimë gjë për adhurimin tuaj ndaj nesh (ne nuk dëgjojmë, nuk shohim e nuk kuptojmë).
30Aty, në atë vend, secili njeri provohet me atë që e ka bërë më parë dhe kthehen te All-llahu, Sundimtari i tyre i vërtetë dhe humb (shkon huq) prej tyre ajo që trillonin (se do t´u bëjnë shefatë).
31Thuaj: "Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamët (tuaj), kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri e kush e nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?" Ata do të thonë: "All-llahu". Ti thuaj: "
32E ky është All-llahu, Zoti juaj i vërtetë. Pas të vërtetës nuk ka tjetër pos iluzione, e si po ia ktheni shpinën (të vërtetës)?
33Kështu është pra, vendimi i Zotit tënd kundër të shfrenuarve, pse ata nuk besojnë.
34Thuaj: "A ka prej idhujve tuaj ndokush që ta fillojë krijimin e mandej atë (pas vdekjes) ta rikthejë?". Thuaj: "All-llahu e nis krijimin dhe sërish e rikthen. Si i largoheni pra të vërtetës?"
35Thuaj: "A ka ndokush prej idhujve tuaj që ndonjë të humbur ta drejtojë në rrugën e drejtë? Thuaj: "Vetëm All-llahu udhëzon në të vërtetën. Atëherë pra, a është më e drejtë të shkohet pas atij që udhëzon në rrugën e drejtë, apo pas atij që nuk udhëzon, (se
36Shumica e tyre nuk përkojnë tjetër pos supozim, e supozimi nuk është asgjë ndaj të vërtetës. All-llahu di shumë mirë për atë që punojnë.
37Nuk është e logjikshme të mendohet se ky Kur´an është i trilluar prej dikujt pos All-llahut, por është vërtetues i asaj (shpalljes) që ishte më parë, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka farë dyshimi se është (i zbritur) nga Zoti i botëve.
38Përkundër kësaj, ata (idhujtarët) thonë se atë e trilloi ai (Muhammedi). Ti thuaj: "Silleni pra ju një kaptinë të ngjashme me këtë, madje thirrni kë të doni në ndihmë, pos All-llahut, po qe se jeni të drejtë në atë që thoni".
39Por ja, ata përgënjeshtruan atë (Kur´anin) pa e kuptuar dhe pa ju ardhur shpjegimi i tij. Po kështu, gënjenin edhe ata që ishin më përpara. Shiko si ishte përfundimi i zullumqarëve.
40Ka prej tyre (te të cilët u dërgua Muhammedi) që e besojnë atë (Kur´anin), e ka prej tyre edhe asish që atë nuk e besojnë. Zoti i njeh më së miri kokëfortit.
41Po nëse ata të përgënjeshtruan ty, thuaj: "Mua më takon (shpërblimi nga) vepra ime e juve veprimi juaj, ju nuk përgjigjeni për atë që bëj unë, e as unë për atë që bëni ju".
42Ka prej tyre që të dëgjojnë (kur lexon, por formalisht). A mund ta bësh të shurdhëtin të dëgjojë, edhe kur ata nuk kuptojnë?
43Ka prej tyre që të shikon ty (duket se po të shikon). A mund ta udhëzosh ti të verbërin, kur ata nuk shohin (të vërtetën)?
44All-llahu nuk u bën asgjë të padrejtë njerëzve, por ata i bëjnë të padrejtë vetes së tyre.
45(Përkujto) Ditën kur i tubojmë ata, (atyre u duket) sikur nuk qëndruan (në Dunja) vetëm një moment të ditës, atëherë njihen mes vete. E vërtet, kanë dështuar ata që nuk besuan këtë prezencë para All-llahut, edhe nuk gjetën udhën e drejtë.
46Nëse ta bëjmë të mundshme të shohish diçka nga (dënimi) që ua premtuan atyre (mirë), ose ta marrim shpirtin ty (kurse ti nuk sheh gjë), e ardhmja e tyre është vetëm te Ne. All-llahu është dëshmues i asaj që punojnë.
47Secili popull kishte të dërguarin e vet, e kur u vinte i dërguari i tyre bëhej gjykimi i drejtë mes tyre, atyre nuk u bëhet padrejtësi.
48Ata thonë: "Kur do të jetë ky premtim (dënim), nëse jeni të drejtë ç´ka thoni?
49Thuaj: "Unë nuk mund t´i sjell vetes sime as dëm as dobi, pos atë që dëshiron All-llahu". Çdo popull ka afatin (e caktuar), e kur të vijë afati i tyre, ata nuk mund ta vonojnë as për një moment e as ta ngutin.
50Thuaj: "Më tregoni, nëse u vjen dënimi i Tij natën ose ditën, e çka i shtyen të nguten për të kriminelët?"
51A pasi që të ndodhë (dënimi) do ta besoni atë? A tani!? (po besoni), e ju ishit ata që kërkonit t´u vijë më shpejtë?
52Më vonë (në ditën e kijametit) atyre që bënë zullum u thuhet: "Shijoni dënimin e përjetshëm!" Mos jeni dënuar më shumë se ç´keni merituar?"
53E ata kërkojnë t´u tregosh (e do të thonë): "A është e vërtetë ajo (që thua për dënimin)?". Thuaj: "Po, pasha Zotin tim, ajo është më se e vërtetë, dhe ju nuk do të mund ta pengoni kurrsesi".
54Secili njeri që e ka dëmtuar veten (duke mosbesuar), po të ishte e tij çdo gjë që ekziston në tokë, ai do ta flijonte atë (për të shpëtuar). E kur e shohin dënimin, ata fshehin dëshpërimin (nga hutia). Atëherë bëhet gjykimi i drejtë mes tyre nuk u bëhet p
55Vini re! Nuk ka dyshim se gjithçka që gjendet në qiej e në tokë është e All-llahut! Kini kujdes. Premtimi i All-llahut është më se i vërtetë, por shumica e tyre nuk e dinë.
56Ai jep jetë dhe vdekje, dhe vetëm te Ai do të ktheheni.
57O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur´ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.
58Thuaj: "Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t´i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata".
59Thuaj: "Më thuani, atë që All-llahu ju dha si ushqim (të lejuar), e ju nga ai diçka bëtë të ndaluar e diçka të lejuar?" Thuaj: "A ju lejoi All-llahu ju, ose ju i shpifni All-llahut?"
60Po çfarë është mendimi i atyre që i shpifin All-llahut, për ditën e kijametit? All-llahu është dhurues i madh ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk falënderojnë.
61Ti nuk angazhohesh me asnjë çështje, nuk lexon nga ai pjesë nga Kur´ani dhe nuk bëni ndonjë vepër, vetëm se ne jemi prezentuesit tuaj, kur ju ndërmerrni atë. Zotit tënd nuk mund t´i fshihet as në tokë e as në qiell as sa grimca e as më e vogël se ajo e as
62Ta keni të ditur se të dashurit e All-llahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje?
63(Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur.
64Atyre u jepet myzhde në jetën e Dunjasë (në çastin e vdekjes) dhe në jetën tjetër (për shpëtim dhe xhennet). Premtimet e All-llahut nuk mund të pësojnë ndryshim. E, ai është sukses i madh.
65Po ty mos të të mundojnë thëniet e tyre. E tërë fuqia dhe ngadhënjimi i takon vetëm All-llahut. Ai i dëgjon dhe i di të gjitha.
66Ta keni të ditur se gjithçka që është në qiej e në tokë janë në pushtetin e All-llahut (pra, edhe idhujtarët). E ata, që pos All-llahut adhurojnë, në të vërtetë nuk janë kah pasojnë zota, ata nuk janë kah pasojnë tjetër pos supozimeve dhe nuk janë tjetër
67Ai (All-llahu) e bëri për ju natën që në të të pushoni, e ditën të ndritshme (të shihni). Në këtë, (që bëri), vërtet ka argumente për një popull që dëgjon.
68(Pas të gjitha argumenteve) Ata (jobesimtarët) thanë: "All-llahu ka fëmijë". Larg asaj është All-llahu, Ai s´ka nevojë, e Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, ju nuk keni argumente për këtë (që ta thoni), a thoni për All-llahun çka nuk dini?
69Thuaj: "Ata që trillojnë gënjeshtër për All-llahun, nuk kanë për të shpëtuar".
70Ata kanë një përjetim në Dunja, pastaj kthimi i tyre është vetëm te Ne, e Ne do të bëjmë që ata ta shijojnë dënimin e dhembshëm për shkak se nuk besonin.
71Lexoju atyre ngjarjen e Nuhut, kur popullit të vet i tha: "O populli im, nëse u vjen rëndë qëndrimi im në mesin tuaj, përkujtimet e mia me ajetet e All-llahut, e unë iu kam mbështetur vetëm All-llahut, ju vendosni për qëllimin tuaj, thirrni në ndihmë edhe
72"E nëse prapësoheni (nga mësimet e mia), unë nuk u kërkoj ndonjë shpërblim, se shpërblimi im është vetëm prej All-llahut. Unë jam i urdhëruar të jem njëri prej muslimanëve".
73E ata (populli i tij) e konsideruan atë rrenacak e Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin bashkë me të në anije, dhe i bëmë që ata të jenë pasardhës (zëvendësues), kurse ata që i përgënjeshtruan ajetet tona i përmbytëm. Shih pra, si ishte fundi i gënjeshtarëv
74Mandej pas tij dërguam të dërguar te popujt e tyre, të cilët erdhën dhe u sollën atyre argumente të forta, por ata nuk i besuan asaj, të cilën më parë e kishin përgënjeshtruar. Kështu, pra vulosim zemrat atyre që i kalojnë kufijtë.
75Pastaj, pas tyre dërguam Musain dhe Harunin me argumentet tona, te Faraoni dhe paria e rrethit të tij, po ata paraqitën kryelartësi, pse ishte popull që bënte krime.
76E kur u erdhi atyre e vërteta e sigurt nga Ne, ata thanë: "Kjo nuk është tjetër pos magji e qartë".
77Musai tha: "A të vërtetës i thoni magji? A magji është kjo? Magjistarët nuk shpëtojnë?"
78Ata thanë: "Mos erdhe të na largosh nga ajo (feja) që e gjetëm te prindërit tanë, për t´ju mbetur juve dyve madhështia në tokë? Po ne nuk ju besojmë juve dyve".
79Faraoni tha: "Sillmëni mua të gjithë magjistarët e aftë".
80E kur erdhën magjistarët, Musai u tha: "Hidhni ç´keni për të hedhur".
81E kur i hodhën ata, Musai u tha: "Kjo që e sollët ju tash, vërtet është magji!" Po All-llahu do ta asgjësojë këtë, sepse All-llahu nuk e përkrah veprën e të prishurve.
82Dhe me argumentet e veta All-llahu e fuqizon të vërtetën, ndonëse e urrejnë të pabesët.
83Duke pasur frikë nga faraoni dhe nga rrethi i tij se do t´i turturojnë, Musait nuk i besoi kush pos një pjese e pasardhësve të popullit të tij. Vërtet, faraoni ishte mbizotërues në tokë dhe ai ishte prej shkatërrimtarëve.
84Musai tha: "O populli im, nëse i keni besuar All-llahut, vetëm atij mbështetuni, nëse jeni të dorëzuar (vendimit të Tij)!"
85Ata iu përgjigjën duke i thënë: "All-llahut iu kemi mbështetur, Zoti ynë, mos i mundëso popullit mizor të na sprovojë!"
86"Dhe me mëshirën tënde, na shpëto prej popullit jobesimtar!"
87Ne i thamë Musait dhe vëllait të tij t´i bëni vend në Egjipt popullit tuaj, shtëpitë tuaja t´i bëni faltore e ta falni namazin rregullisht. Ti (Musa) përgëzoi besimtarët!
88Musai tha: "Zoti ynë, Ti i ke dhënë faraonit dhe parisë së tij mjete të përjetimit dhe pasuri në jetën e kësaj bote, ashtu që o Zoti ynë, po i largojnë njerëzit prej rrugës tënde. Zoti ynë, zhduke pasurinë e tyre, shtrëngoi zemrat e tyre, që të mos besojn
89Ai (All-llahu) tha: "Lutja juaj është pranuar, prandaj ju të dy qëndroni ashtu si jeni e mos ndiqni rrugën e atyre që nuk dinë!"
90Ne i kapërcyem beni israilët përtej detit, e faraoni dhe ushtria e tij i ndoqi mizorisht dhe armiqësisht derisa e përfshiu atë përmbysja, e ai tha: "Besova se nuk ka zot tjetër pos Atij që i besuan beni israilët, edhe unë jam nga muslimanët!"
91Ti tani beson, ndërsa më parë kundërshtove dhe ishe njëri prej shkatërruesve!
92Sot po të shpëtojmë ty (po të nxjerrim prej detit) me trupin tënd (të vdekur), që të shërbesh si argument për ata që vijnë pas teje. Vërtet, ekziston një shumicë njerëzish që nuk hulumtojnë argumentet Tona.
93Në të vërtetë, Ne i vendosëm beni israilët (pas shkatërrimit të armiqve të tyre) në një vend të mirë, i furnizuam ata me ushqime të dobishme dhe nuk ishin të përçarë (rreth fesë), vetëm pasi që u erdhi atyre dituria (Tevrati). Zoti yt, do të gjykojë mes t
94Po, (fjala vjen), nëse je në dyshim për këtë që të zbritëm ty (për ngjarjet e pejgamberëve), atëherë pyeti ata që lexojnë librin para teje. Ty të erdhi nga Zoti yt e vërteta, pra, mos u bë prej atyre që dyshojnë.
95Dhe mos u bë prej atyre që i përgënjeshtruan argumentet e All-llahut, e të bëhesh nga të dështuarit.
96Kundër atyre, për të cilët ka përfunduar caktimi i Zotit tënd, ata nuk besojnë.
97Edhe sikur t´u kishin paraqitur atyre çdo lloj argumenti, ata nuk besojnë derisa të shohin dënimin e rëndë.
98Përse nuk pati vendbanim që të ketë besuar e besimi i tij të ketë ndihmuar (në shpëtim), pos popullit të Junusit, që pasi që besoi, Ne larguam prej tyre dënimin shëmtues në jetën e kësaj bote dhe i lejuam të jetojnë deri në një afat të caktuar.
99Sikur të kishte dashur Zoti yt, do t´i besonin çka janë në tokë që të gjithë. A ti do t´i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?
100Nuk është e mundur për asnjë njeri të besojë (ndryshe), pos me ndihmën e All-llahut. E dënimin u jep atyre që nuk mendojnë.
101Thuaj: "Vështroni me vëmendje çka ka (nga argumentet) në qiej e në tokë. Po argumentet dhe qortimet nuk bëjnë dobi ndaj një populli që nuk beson.
102A janë duke pritur tjetër (fat) pos ditët (e zeza) si të atyre që ekzistonin para tyre? Thuaj: "Pritni, pra, se edhe unë bashkë me ju po pres!"
103E Ne pastaj i shpëtojmë të dërguarit tanë edhe ata që besuan. Ja kështu është detyrë e Jona, t´i shpëtojmë besimtarët.
104Thuaj: "O ju njerëz, nëse ju dyshoni në fenë time, unë nuk adhuroj ata që ju adhuroni pos All-llahut, por adhuroj All-llahun që u jepë vdekjen (ashtu si u ka dhënë jetën), dhe jam i urdhëruar të jem besimtar (i Zotit një).
105Dhe (jam i urdhëruar): Përqëndrohu me tërë qenien tënde në fenë e drejtë, e mos u bë nga idhujtarët!
106Dhe mos lut tjetërkë pos All-llahut, ndonjë (idhull) që nuk të sjellë as dobi as dëm, e nëse e bën atë, dije se i ke bërë padrejt vetvetes.
107Nëse All-llahu të provon me ndonjë të keqe, atë s´mund ta largojë kush pos Tij, po nëse dëshiron të japë ndonjë të mirë, s´ka kush që mund ta pengojë dhuntinë e Tij. E shpërblen me të atë që do nga robtë e Tij. Ai falë dhe mëshiron shumë.
108Thuaj: "O ju njerëz, juve ju erdhi e vërteta nga Zoti juaj, e kush merr rrugën e drejtë, ai e ka vetëm për veten e vet, ndërsa kush e merr të shtrembërën, ai e ka humbur veten. Unë nuk jam roje e juaj!"
109Ti ec pas asaj që të shpallet dhe bëhu i durueshëm derisa All-llahu të gjykojë. Ai është më i miri i gjykatësve!
Chapter 11 (Sura 11)
1Elif, Lam, Ra, (ky është) Libër, ajetet e të cilit janë radhitur (në mënyrë të përsosur, njëkohësisht) edhe shkoqitur nga i Dijshmi i të gjitha çështjeve në hollësi.
2Që të mos adhuroni tjetër përveç All-llahut. Unë jam (dërguar) nga Ai, qortues e përgëzues për ju.
3E të kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai do t´ju mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë) deri në një afat (të caktuar) dhe çdo punëmiri ia jep shpërblimin e merituar. Në qoftë se refuzojnë (të kërkojnë falje), unë pra kam fri
4Se kthimi i juaj është vetëm te All-llahu, Ai ka fuqi për çdo send.
5Ja, ata mbështjellojnë (armiqësinë në) gjoksat e tyre që ta fshehin nga Ai, po ta dini se edhe kur mbulohen ata me petkat e tyre, Ai e di se çka fshehin dhe çka shfaqin. S´ka dyshim se Ai e di shumë mirë çka mbajnë zemrat (qëllimet) e tyre.
6Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj, Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin e saj (pas vdekjes). Të gjitha (këto) janë në librin e njohur (Levhi Mahfudhë).
7Ai është i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë ditëve (fazave), e Arshi (Froni) i Tij kishte qenë (më parë) mbi ujë, që t´ju sprovojë, se cili prej jush është më vepërmirë. Nëse ti u thua: "Ju do të ringjalleni pas vdekjes!", ata që nuk besuan thonë:
8Nëse Ne e vonojmë ndëshkimin për një kohë të shkurtër kundër tyre, ata thonë: "Çka po e pengon atë?" Le ta dijnë se ditën kur t´u vijë, ai nuk zbrapet prej tyre, ata do t´i rrethojë ai (dënimi) me të cilin talleshin.
9Po nëse Ne ia japim njeriut ndonjë begati nga ana jonë, e pastaj e tërheqim atë prej tij, ai do të jetë i dëshpëruar dhe përbuzës.
10E nëse pas të keqes që e pat goditur atë Ne dhurojmë të mira, ai do të thotë: "Kaluan të këqijat prej meje!". Vërtet, ai është i shfrenuar dhe mendjemadh.
11Përveç atyre, të cilët kishin durim dhe bënin vepra të mira, të tillët kanë falje (të gabimeve) dhe shpërblim të madh.
12A mos (shpresojnë idhujtarët se) do të lëshë diçka nga ajo që t´u shpall ty (ngase u vjen rëndë ta dëgjojnë), dhe të shtrëngon zemrën tënde ajo (komunikimi i shpalljes), për shkak se ata do të thonë: "Pse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) ndonjë pas
13Apo, pse ata thonë: "Ai (Muhammedi) e trilloi atë (Kur´anin)". Thuaj: "Formuloni pra dhjetë kaptina si ai (Kur´ani) ashtu të trilluara (siç thoni ju) dhe thirrni, pos All-llahut, po qe se jeni të drejtë (çka thoni), kë të mundeni për ndihmë!"
14E nëse nuk u përgjigjen juve, atëherë pra ta keni të qartë se ai (Kur´ani), është i zbritur me dijen e All-llahut dhe se nuk ka zot pos Tij. A jeni pra muslimanë?"
15Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t´ua plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në të, dhe atyre nuk do t´u mungojë gjë.
16Të këtillëve në botën tjetër u përket vetëm xhehennemi. Ajo që punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar.
17A ai që është (i mbështetur) në argument nga Zoti i tij dhe atë e përforcon dëshmia nga Ai, e para tij (Kur´anit) ishte (dëshmitar) libri i Musait (Tevrati) që ishte udhërrëfyes e mëshirë - (është i njëjtë me atë që ka për qëllim vetëm këtë jetë)? Të till
18E kush është më mizor se ai që trillon gënjeshtër për All-llahun? Të tillët paraqiten para Zotit të tyre, e dëshmitarët thonë: "Këta ishin të cilët gënjyen ndaj Zotit të tyre, pra mallkimi i All-llahut qoftë kundër mizorëve!"
19Të cilët pengojnë nga rruga e All-llahut dhe përpiqen atë ta shtrembërojnë, mu ata janë që nuk e besojnë botën tjetër.
20Ata nuk ishin të paprekshëm në tokë (prej dënimit të Zotit), dhe ata nuk kishin mbrojtës pos All-llahut. Atyre u shumëfishohet dënimi, sepse ata nuk ishin që mund të dëgjonin dhe as nuk shikonin.
21Ata mashtruan vetveten dhe humben prej tyre ata (idhujt) që i patën trilluar.
22Është e vërtetë se ata në botën tjetër janë më të humburit.
23Ata që besuan dhe bënë vepra të mira dhe u përulën ndaj Zotit të tyre, ata janë banues të xhennetit, në të janë përgjithmonë.
24Shembulli i gjendjes së këtyre dy grupeve është (i atyre që nuk besuan) si ai i verbëri dhe i shurdhëti dhe (i atyre që besuan) si ai që sheh dhe dëgjon. A janë në pozitë të barabartë? A nuk përkujtoni?!
25Ne e patëm dërguar edhe Nuhun te populli i vet (me porosi të njëjtë si Muhammedin që t´u thotë): "Unë ju tërheq vërejtjen haptazi".
26"Që të mos adhuroni tjetërkë pos All-llahut, sepse unë kam frikë për dënimin tuaj në Ditën e pikëllueshme".
27Paria që nuk besoi nga populli i tij tha: "Ne nuk të shohim ndryshe vetëm si njeri, sikurse edhe ne, ne nuk po shohim se të pasoi kush, përveç atyre që janë më të poshtërit e më mendjelehtit nga mesi ynë dhe ne nuk shohim se ju keni ndonjë vlerë mbi ne, p
28(Nuhu) Tha: "O populli im, më thuani nëse unë jam i mbështetur në argument të qartë nga Zoti im dhe Ai më dha mëshirë nga ana e Tij, e juve u janë fshehur ato (argumentet ngase jeni dhëmë pas kësaj jete), a mos do t´ju detyrojmë për to (pranimin e tyre),
29O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë pasuri, shpërblimi im është vetëm tek All-llahu. Dhe unë kurrsesi nuk i largoj ata që besuan, ata janë afër Zotit të tyre; por unë ju shoh si popull që nuk dini e nuk kuptoni.
30O populli im, a nuk po mendoni se nëse unë i përzë ata, kush do të më mbrojë mua nga All-llahu (dënimi i Tij)?
31Unë nuk u them juve se tek unë janë depot e All-llahut, as nuk u them se unë e di të fshehtën, as nuk u them se unë jam engjëll, as nuk u them atyre që sytë tuaj i nënçmojnë, se All-llahu nuk u dhuroi atyre të mira. All-llahu e di më së miri se çka në shp
32Ata thanë: "O Nuh, ti polemizove me ne dhe e zgjate polemikën tonë. Urdhëro, e nëse flet të vërtetën, silleni pra, të na godasë ajo me çka na kërcënohesh!"
33Ai tha: "Atë ju sjell vetëm All-llahu, po qe se dëshiron, e ju nuk mund ta pengoni!"
34Nëse përpiqem t´ju këshilloj, po qe se All-llahu don t´ju humbë, këshilla ime nuk bën dobi. Ai është Zoti juaj dhe vetëm te Ai do të ktheheni.
35A mos po thonë se ai e trilloi atë? Thuaj: "Nëse unë kam trilluar, atëherë ai është mëkati im, e unë jam larg nga krimet tuaja".
36E, Nuhut i qe shpallur: "Nuk do të besojë më askush nga populli yt, përveç atyre që kanë besuar (deri më tash), pra mos u brengos për atë që punojnë ata".
37E, mbaroje anijen nën mbikëqyrjen Tonë dhe me mësimin tonë, e mos m´u drejto Mua për ata që bënë zullum, ata gjithqysh janë të përmbytur.
38Dhe ai ndërtonte anijen e paria e popullit të tij, sa herë që kalonte pranë tij përqeshej me te. Ai u thoshte: "Nëse talleni me ne, edhe ne do të tallemi me ju, ashtu siç po talleni ju!"
39Dhe më vonë do të kuptoni se cili do ta pësojë dënimin e turpshëm dhe mbi të cilin do të jetë dënimi i përjetshëm.
40E kur erdhi urdhri ynë (i caktuar për ndëshkim) dhe gufoi (uji) prej furrës (vend ku piqet buka), Ne i thamë: "Ngarko në të çdo krijesë nga një çift edhe familjen tënde, përveç për kë është marrë vendim i hershëm kundër tij, e (ngarkoje) edhe kush ka besu
41Dhe ai tha: "Hipni në të, me emrin e All-llahut ajo lundron dhe ndalet. Vërtet, Zoti im është që falë shumë, është mëshirues".
42Ajo lundron me ta nëpër valë si kodra, e Nuhu e thirri djalin e vet, që ishtë në një vend të ndarë: "O djali im, hip bashkë me ne, e mos u bë me mohuesit!"
43Ai (djali) tha: "Unë do të ngjitem në një kodër që do të më mbrojë nga uji (vërshimi)!" Tha: "Nuk ka sot mbrojtës prej dënimit të All-llahut, pos atë që Ai e ka mëshiruar!" Vala hyri mes tyre të dyve, e ai (djali) u mbyt në ujë.
44E iu pat thënë: "Oj tokë, përbije ujin tënd, dhe o qiell, ndërpreje (shiun), uji u tërhoq, urdhri u zbatua dhe ajo (anija) u ndal në (kodrën) Xhudij, e u tha: "I shkatërruar qoftë populli mizor!"
45Nuhu e luti Zotin e vet, duke i thënë: "O Zoti im, djali im është i familjes sime, e premtimi Yt është i saktë, ndërsa Ti je më i drejti i të drejtëve!"
46(Zoti) Tha: "O Nuh, ai (djali) nuk ishte nga familja jote (për të cilën të premtova se do t´i shpëtoj), ai ishte punëkeq, e ti mos më kërko Mua atë që nuk di, Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga injorantët!"
47(Nuhu) Tha: "Zoti im, unë mbështetem në mbrojtjen Tënde që të (mos) kërkoj prej Teje atë për çka nuk kam njohuri, e në qoftë se nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron Ti, do të jem i humbur!"
48Iu pat thënë: "O Nuh, zbarko qofsh i shpëtuar nga ana Jonë, me begati për ty dhe për një popull që është me ty. E një populli (tjetër) do t´i mundësojmë përjetime, e pastaj do t´i godasë dënimi i dhembshëm nga ana Jonë".
49Këto janë disa nga rrëfimet e panjohura (për ty), që po t´i shpallim ty, e që para këtij (Kur´anit) nuk i ke ditur as ti as populli yt. Pra, të jesh i durueshëm se përfundimi (i lavdishëm) është për të devotshmit.
50Edhe tek (populli) Adi (dërguam) nga mesi tyre Hudin që tha: "O populli im adhuroni All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, ju vetëm po hutoheni me trillime".
51O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim. Shpërblimi im është vetëm prej Atij që më krijoi. A nuk po kuptoni.
52O populli im, kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthejuni Atij, Ai ju lëshon shi me bollëk, dhe fuqisë suaj i shton fuqi, e mos refuzoni e të bëheni mëkatarë!"
53Ata thanë: "O Hud, ti nuk na solle ndonjë argument, e ne nuk i braktisim zotat tanë për fjalën tënde dhe ne nuk të besojmë ty".
54Ne nuk themi tjetër vetëm se dikush prej zotave tanë të ka goditur me çmendje! Ai tha: "Unë dëshmitar e kam All-llahun, e ju dëshmoni se unë jam larg nga ajo çka ju i shoqëroni.
55(larg adhurimit) Pos Tij. Ju pra, të gjithë përpiquni kundër meje e mos më jepni afat.
56Unë iu kam mbështetur All-llahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj, pse nuk ka asnjë nga gjallesat, e që Ai të mos e ketë nën sundim, vërtet Zoti im është i drejtë.
57Nëse kundërshtoni, unë ju kumtova atë me të cilën jamë dërguar te ju. Zoti im do t´ju zëvendësojë me një popull tjetër, Atij nuk mund t´i bëni kurrfarë dëmi. Vërtet, Zoti im është përcjellës i çdo sendi".
58E kur arriti vendimi Ynë (për dënim), Ne me mëshirën Tonë e shpëtuam Hudin, e bashkë me të edhe ata që kishin besuar. I shpëtuam prej dënimit të rëndë.
59E ato ishin (gjurmë të gënjeshtarëve të fisit) Ad-ët, që mohuan argumentet e Zotit të tyre, kundërshtuan të dërguarin e Tij, shkuan pas urdhrit të çdo kryelarti kundërshtar.
60Ata u përcollën me mallkim si në këtë botë, ashtu edhe në ditën e gjykimit. Le të dihet, Adët mohuan Zotin e tyre. Qoftë i shkatërruar Adi, populli i Hudit!
61Edhe te (populli) Themud e patëm dërguar njërin prej tyre, Salihun, e ai u tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun, ju nuk keni ndonjë zot tjetër pos Tij, Ai së pari ju krijoi nga dheu dhe ju bëri banues të tij, andaj kërkoni falje prej Tij, dhe shprehn
62Ata thanë: "O Salih, ti ishe shpresë jona para kësaj. Si mund të na ndalosh ta adhurojmë atë që e adhuruan prindërit tanë? Vërtet, ne jemi shumë të dyshimtë e në dilemë në atë që na thërret ti!"
63"O populli im, më tregoni ju, nëse unë jam (i bazuar) në argument (të qartë) nga Zoti im, dhe Ai të më ketë dhënë mua mëshirë (gradën pejgamber) nga ana e Tij, kush do të më mbrojë mua nga All-llahu, nëse unë kundërshtoj Atë? Ju nuk më shtoni tjetër vetëm
64O populli im, kjo është deveja e All-llahut, për ju është një argument. Lereni pra, të ushqehet në tokën e All-llahut e mos e prekni me ndonjë të keqe e t´ju godasë menjëherë dënimi!"
65E megjithatë ata e therrën atë, e ai (Salihu) ju tha: "Përjetoni në vendin tuaj tri ditë, ky është caktim jo i rrejshëm!"
66E kur erdhi vendimi Ynë (për dënim), Ne e shpëtuam Salihun nga poshtërimi i asaj dite, e bashkë me të, edhe ata që besuan. Zoti yt është ai i fuqishmi, ngadhënjyesi.
67Ndërsa ata që bënë zullum, i kapi (në ditën e katërt) krisma dhe gëdhinë kufoma (të ngrira) në vendin e tyre.
68(gëdhinë) Sikur të mos kishin qenë fare në të. Kuptojeni pra, (populli) Themud e mohoi Zotin e vet. Mallkimi qoftë kundër Themudit!
69Edhe Ibrahimit i patën ardhur të dërguarit (engjëjt) tanë me myzhde dhe i thanë: "Selam". Ai u përgjigj: "Gjithnjë paçi selam" dhe nuk vonoi t´ju sjellë një viç të pjekur (të fërguar në gurë).
70Kur pa se duart e tyre nuk shtrihen kah ai (viç), iu dukën të pazakonshme dhe ndjeu prej tyre njëfarë frike. Ata i thanë: "Mos u frikëso, ne jemi të dërguar te populli i Lutit".
71E gruaja (Sare) e tij (Ibrahimit) rrinte në këmbë dhe qeshi, e Ne e përgëzuam atë me Is´hakun, e pas Is´hakut me Jakubin.
72Ajo tha: "E mjera unë, si do të lindë unë kur jam e vjetëruar, kurse ky burri im është i shtyer më moshë, vërtet kjo është gjë e çuditshme?!".
73Ata i thanë: "Si, mos po çuditesh me caktimin e Zotit?" Mëshira e All-llahut dhe bekimi i Tij qoftë me ju o familje e shtëpisë (së Ibrahimit)! Vërtet, Ai është meritues për falënderim, është bamirës i madh.
74Pasi që Ibrahimit i kaloi frika dhe i erdhi myzhdeja, ai nisi dialog me të dërguarit tanë rreth popullit të Lutit.
75Vërtet, Ibrahimi ishte shumë i butë, shumë i dhembshëm dhe i kthyeshëm.
76(engjëjt i thanë) O Ibrahim lëre këtë (dialog), urdhri i Zotit tënd tashmë ka zbritur, s´ka tjetër, ata do të përjetojnë dënim të pashmangshëm.
77E kur të dërguarit tanë i erdhën Lutit, ai u keqësua për ta dhe u ngushtua rëndë me ardhjen e tyre e tha: "Kjo është ditë e vështirë!"
78Dhe populli i tij, që më parë bënin punë të turpshme, erdhi me nguti te ai (te Luti), e ai tha: "O populli im, qe këto bijat e mia (gratë e atij vendi), janë më të pastra për ju, kini frikë pra All-llahun e mos më turpëroni me musafirët e mi, a nuk ka ndë
79Ata thanë: "Po ti e ke të ditur se ne nuk kemi kurrfarë lakmie në bijat tua, ti e di me siguri se çka dëshirojmë ne!"
80Ai tha: "Ah, sikur të kisha fuqi kundër jush (t´ju zbrapsë), ose të kisha mbështetje në ndonjë përkrahje (të fisit) të fortë!" (do t´i mbroja musafirët e mi).
81(engjëjt) Thanë: "O Lut, ne jemi të dërguarit e Zotit tënd, ata (populli yt) nuk kanë për t´u afruar te ti, e ti kah fundi i natës udhëto me familjen tënde dhe askush prej jush të mos vështrojë mbrapa (familja do të shpëtojë), pos gruas sate, ajo do të je
82Kur erdhi urdhri ynë, Ne përmbysëm të gjitha ato (fshatrat e tyre) duke kthyer çdo gjë nga lart poshtë, dhe mbi ta reshëm gurë të fortë pa ia nda.
83(gurë) Të shënuar te Zoti yt. Ai (vend) nuk është larg zullumqarëve (idhujtarëve kurejshitë).
84Edhe Medjenit (i dërguam) vëllain e tyre Shuajbin që ju tha: "O popull im, adhurojeni All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, mos matni as mos peshoni mangut, unë po shoh se jeni në gjendje të mirë jetësore, pra unë po frikësohem për ju nga dënimi që
85O populli im, veproni drejt gjatë matjes dhe peshimit, e mos i dëmtoni njerëzit në asgjë dhe mos shkaktoni rrëmujë në tokë!"
86Atë pjesë që ua lejoi All-llahu është shumë më e mirë për ju, nëse jeni besimtarë, e unë nuk jamë roje juaj!"
87Ata thanë: "O Shuajb, a namazi yt po të thotë të na urdhërosh që ta braktisim atë që e adhuruan prindërit tanë, ose (po të urdhëron) për të punuar në pasurinë tonë ashtu si të dëshirojmë? Vërtet, ti qenke i butë e i mençur". (Kjo ishte tallje e tyre).
88"O populli im, më thuani pra nëse unë kam argumente të sigurta nga Zoti im dhe nga ana e Tij, Ai më furnizoi mua me të mira (si mund të mos ju udhëzoj në rrugë të drejtë?) Unë nuk dua t´ju kundërshtoj (duke punuar) për atë nga e cila po ju ndaloj, unë nuk
89O populli im, kundërshtimi ndaj meje të mos u shpie (në mosbesim) që të ju gjejë ajo që e gjeti popullin e Nuhut, popullin e Hudit ose popullin e Salihut. E populli i Lutit nuk është larg prej jush.
90Kërkoni falje Zotit tuaj dhe sinqerisht pendohuni ndaj Tij. Vërtet, Zoti im është mëshirues, shumë i dashur.
91Ata thanë: "O Shuajb, ne nuk po e kuptojmë shumicën nga ajo që thua dhe ne të konsiderojmë ty të dobët në mesin tonë, dhe sikur të mos ishte ai grup yti, ne do të gurëzonim ty, ngase ti nuk je i çmuar ndër ne".
92Ai tha: "O populli im, a është më i çmuar te ju farefisi im se All-llahu, që e keni hedhur Atë pas shpine? Nuk ka dyshim, Zoti im i di të gjitha ato që veproni".
93"O populli im, veproni sa të mundeni, unë veproj, e më vonë do ta kuptoni se kush do ta pësojë atë dënim që e poshtëron dhe kush është ai rrenacak. Pritni se edhe unë së bashku me ju jam duke pritur".
94E kur erdhi urdhri Ynë, Ne me mëshirën tonë e shpëtuam Shuajbin dhe bashkë me të edhe ata që besuan, ndërsa zullumqarët i kapi britma e tmerri, duke gëdhirë në vendin e tyre kufoma të gjunjëzuara.
95(gëdhinë) Si të mos kishin ekzistuar fare aty. Qoftë i shkatërruar Medjeni sikurse ishte shkatërruar Themudi!
96Ne e patëm dërguar Musain me dispozitat tona dhe me mrekulli konkrete,
97Te faraoni dhe rrethi i tij, e ata iu bindën urdhrit të faraonit, por urdhëri i faraonit nuk ishte mençuri.
98Në ditën e kijametit ai (faraoni) i prinë popullit të vet dhe u fut në zjarr. Sa i shëmtuar është ai vend i ofruar.
99Edhe në këtë botë ata i përcolli mallkimi, e edhe në ditën e kijametit. Sa e keqe është ajo dhuratë e dhuruar.
100Këto janë disa nga lajmet e vendeve që po t´i rrëfejmë ty; disa prej tyre ekzistojnë ende, e disa janë shkatërruar.
101Ne nuk u bëmë padrejtë atyre, por ata vetvetes i bënë padrejtë. E kur erdhi urdhri i Zotit tënd, atyre nuk u ndihmuan asgjë zotat e tyre, të cilëve u luteshin pos All-llahut, dhe nuk fituan tjetër pos shkatërrim.
102Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm, e i ashpër.
103Në këto (rrëfime) me të vërtetë ka një përvojë për atë që i frikësohet dënimit të botës tjetër. Ajo është ditë e tubimit të njerëzve dhe ajo është ditë dëshmuese.
104Dhe atë (ditë) nuk e shtyejmë vetëm deri në një afat që është i caktuar.
105E kur të vijë ajo ditë, askush nuk do të flasë, pos me lejen e Tij, e prej tyre (të tubuarve), ka fatzi dhe fatbardhë.
106E për sa u përket atyre fatkëqinjëve, ata janë në zjarr, aty ata kanë dihatje, kërhamzë të vështirë (në frymëmarrje).
107Aty janë përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç atë çka do Zoti yt, vërtet Zoti yt punon çka dëshiron.
108E për sa u përket atyre fatmirëve, ata jan në xhennet përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç atë çka do Zoti yt (All-llahu ju dhuron) shpërblim të pakëputur.
109Për adhurimin që bëjnë këta (idhujtarët), ti mos ki dyshim (se është i kotë). Nuk adhurojnë tjetër vetëm si adhuronin më parë prindërit e tyre, e Ne do t´ua japim pjesën e tyre pa mangësi.
110Ne edhe Musait i patëm dhënë librin, e u bë përçarje rreth tij, e sikur të mos ishte vendimi i Zotit tënd i përcaktuar më herët, me siguri do të kryhej (dënimi kundër tyre). Vërtet, ata (populli yt) kanë shprehur dyshim rreth tij.
111S´ka tjetër, vetëm se secilit prej tyre Zoti yt do t´u përmbushë veprat e tyre, se Ai është i njohur hollësisht për atë që veprojnë.
112Ti (Muhammed) përqëndrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë), e mos tejkaloni (kufijtë e caktuar), se më të vërtetë Ai është shikues i asaj që veproni.
113Dhe mos anoni kah ata që bënë zullum, e për atë shkak t´ju kapë zjarri, sepse përveç All-llahut nuk keni mbrojtës, e mbeteni të pandihmuar.
114Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e edhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S´ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat.
115Dhe ti, jij i durueshëm, se All-llahu nuk ua humb shpërblimin bamirësve.
116E përse të mos ketë pasur nga breznitë që ishin para jush, të zotët e mendjes e të nderit që t´i ndalonin çrregullimin e kaosin në tokë, përveç një pakice, të cilët i shpëtuam (ngase u frenuan nga të këqijat), e ata që ishin mizorë u dhanë pas kënaqësive
117E Zoti yt nuk është që të shkatërrojë mizorisht vendet, nëse banorët e tyre janë punëmirë.
118Sikur të dëshironte Zoti yt, do t´i bënte njerëzit të një feje (por nuk dëshiroi, Ai e di pse). Ata vazhdimisht janë në kundërshtime (mes vete),
119Përveç atij që e mëshiroi Zoti yt. Po për këtë edhe i krijoi ata. Fjala e Zotit tënd: "Gjithsesi do ta mbushë xhehennemin me të gjithë exhinët dhe njerëzit", ka marrë fund (është plotësuar).
120Të gjitha këto që t´i rrëfyem ty nga lajmet e pejgamberëve, janë që ta forcojnë zemrën tënde, dhe në to të ka ardhur e vërteta e këshilla, si dhe përkujtime për besimtarët.
121E atyre që nuk besojnë thuaju: "Veproni sa të mundeni në atë të tuajën, edhe ne jemi duke vepruar".
122Ju pritni (ç´do të na gjejë neve), edhe ne jemi duke pritur (se ç´do t´ju gjejë juve).
123Vetëm All-llahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të tokës, çdo çështje i kthehet (në kompetencë) vetëm Atij, pra adhuroje Atë, mbështetu tek Ai, se Zoti yt nuk është i panjohur për atë që veproni.
Chapter 12 (Sura 12)
1Elif, Lam, Ra. Këto (ajete që t´u zbritën) janë ajetet e librit të qartë.
2Ne e zbritëm atë Kur´an arabisht, ashtu që ta kuptoni.
3Ne me të shpallur të këtij Kur´ani po të rrëfejmë ty (Muhammed) më të bukurin rrëfim, edhe pse para tij ishe nga të painformuarit.
4(përkujto) Kur Jusufi, babait të vet i tha: "O babai im, unë pashë (në ëndërr) njëmbëdhjetë yje dhe diellin e hënën, i pashë duke më bërë mua sexhde!"
5Ai (Jakubi) tha: "O biri im, mos u trego ëndërrën tënde vëllezërve tu, se po të bëjnë ndonjë dredhi, s´ka dyshim, djalli për njeriun është armik i hapët".
6Ja, kështu Zoti yt të zgjedh ty, ta mëson interpretimin e ëndrrave, plotëson dhuntinë e Tij ndaj teje dhe familjes së Jakubit, sikurse e pat plotësuar atë më parë ndaj prindërve tu, Ibrahimit dhe Is´hakut. Vërtet, Zoti yt është më i dijshmi, më i urti!"
7Njëmend, për ata që pyesin (interesohen) në ndodhinë e Jusufit dhe të vëllezërve të tij, pati fakte (mbi fuqinë e Zotit).
8Kur ata (vëllezërit) thanë: "Pasha Zotin, Jusufi dhe vëllai i tij janë më të dashur te babai ynë se ne, ndërsa ne jemi grup (i fortë). Vërtet, babai ynë është në gabim sheshazi".
9Mbyteni Jusufin ose hidheni diku larg në një vend e babai juaj t´ju dojë juve e pas asaj (pendohuni), bëhuni njerëz të mirë.
10Njëri prej tyre tha: "Mos e mbytni Jusufin, e në qoftë se jeni për të bërë diç, lëshojeni atë në fund të bunarit, do ta marrë atë dikush prej udhëtarëve".
11Ata thanë: "O babai ynë, ç´ke që nuk na beson për Jusufin, e ne ia duam të mirën atij?
12Dërgoje nesër atë me ne, le të hajë pemë dhe le të luajë me siguri do ta ruajmë atë".
13Ai tha: "Unë mallëngjehem po të vijë me ju, e edhe kam frikë se do ta hajë ujku, kur mungon kujdesi juaj për të".
14Ata thanë: "Për Zotin, nëse e ha ujku, e duke qenë ne grup kaq i fortë, atëherë ne mos qofshim fare!"
15Pasi që ata shkuan me të dhe vendosën ta vënë në fund të bunarit, Ne i shpallëm: "Ti do t´i njoftosh ata për këtë vepër të tyre, e duke mos ditur ata (do të vijë koha t´ju thuash për këtë vepër e ata nuk do të dinë se ti je Jusufi)".
16E në mbrëmje erdhën duke qarë te babai i tyre.
17Thanë: "O babai ynë, ne shkuam të bëjmë gara, e Jusufin e lamë te teshat tona dhe atë e kishte ngrënë ujku. Ti nuk do të na besosh neve, edhe po të jemi të vërtetë!"
18E erdhën (i sollën) e në këmishën e tij me gjak të rrejshëm. Ai tha: "Jo, (nuk e ka ngrënë ujku), por epshet tuaja ua hijeshuan punën. Halli im është: durim i mirë. All-llahu është nga i cili kërkohet ndihmë për këtë që përshkruani ju".
19Dhe atypari kaloi një grup udhëtarësh, e e dërguan ujëbartësin (për ujë), e ai e lëshoi kovën e vet (në bunar) dhe tha: "Myzhde! Qe një djalosh!" Ata e fshehën atë si mall tregtie. Po All-llahu e dinte shumë mirë se ç´vepronin ata.
20Dhe e shitën atë (Jusufin) për një çmim të vogël, për disa dirhemë (masë argjendi) të numëruar, sepse në mesin e tyre pati asish që nuk lakmuan (për çmim më të lartë).
21E ai që e bleu nga Misiri (Egjipti) i tha gruas së vet: "Bëni pritje të kënaqshme, se është shpresë t´ia shohim hajrin ose ta adoptojmë për fëmijë!" Ja, kështu (sikurse e shpëtuam nga bunari), Ne i bëmë vend Jusufit në tokë (në Egjipt), e që t´ia mësojmë
22E kur e arriti pjekurinë e tij, Ne i dhamë pushtet e dituri. E kështu Ne i shpërblejmë punëmirët.
23E ajo, në shtëpinë e së cilës ishte Jusufi, i bëri lajka atij dhe ia mbylli dyert e i tha: "Eja!". Ai (Jusufi) tha: "All-llahu më ruajtë, ai zotëriu im (e burri yt) më nderoi me vendosje të mirë (si mud t´i bëj hile në familje)?". S´ka dyshim se tradhtarë
24Ajo e mësyni atë qëllimisht, e atij do t´i shkonte mendja ndaj saj, sikur të mos i prezentohej argumenti nga Zoti i tij. Ashtu (e bëmë të vendosur) që ta largojmë nga ai të keqen dhe të ndytën. Vërtet, ai ishte nga robtë tanë të zgjedhur.
25Dhe, që të dy ata u ngutën kah dera, e ajo ia grisi këmishën e tij nga mbrapa dhe pranë dere ata të dy e takuan burrin e saj, e ajo tha: "Çfarë mund të jetë ndëshkimi i atij që tenton të keqen në familjen tënde, përpos të burgoset, ose dënim të dhembshëm!
26Ai (Jusufi) tha: "Ajo m´u vërsul mua!" Një dëshmitar nga familja e saj gjykoi: "Nëse këmisha e tij është grisur përpara, ajo ka thënë të drejtën, kurse ai gënjen.
27E nëse këmisha e tij është grisur prapa, atëherë gënjen ajo, kurse ai është i drejtë".
28E kur e pa ai (burri i saj) këmishën e tij të grisur prapa, tha: "Kjo është dredhi juaja, vërtet dredhia juaj është e madhe!"
29"Jusuf, largohu nga kjo (mos ia përmend askujt)! E ti (gruas) kërko falje për mëkatin tënd, se vërtet ti qenke fajtore!"
30Një grup nga gratë e qytetit thanë: "Gruaja e zotëriut (e ministrit) i vërsulet marrëzisht shërbëtorit të vet, atë e ka kapluar në shpirt dashuria, e ne jemi të bindura se ajo është në humbje të hapët.
31E kur ajo dëgjoi për ato pëshpëritjet e tyre, dërgoi t´i thërrasë ato, u përgatiti vendmbështetje dhe secilës prej tyre i dha nga një thikë e tha: "Dilu para atyre!" Kur e panë atë, ato u tronditën dhe i prenë duart e tyre e thanë: "All-llahut i qofshim f
32Ajo tha: "Qe, ky është ai për të cilin më qortuat mua, e unë e mësyna atë, po ai u ruajt fort. Po qe se nuk bën çka e urdhëroj, ai gjithqysh do të burgoset dhe do të nënçmohet".
33Ai (Jusufi) tha: "O Zoti im, burgu është më i dëshiruar për mua, se sa atë që ma ofrojnë ato mua dhe nëse Ti nuk largon prej meje dredhinë e tyre, unë mund të anoj te ato e të bëhem injorant".
34E Zoti i tij ia pranoi lutjen atij dhe e largoi nga ai dredhinë e tyre. Vërtet, Ai është që dëgjon (lutjet) dhe di (gjendjen).
35Mandej, pasi që vërtetuan argumentet (e pastërtisë së Jusufit), atyre (ministrit dhe rrethit të tij) iu paraqit ideja që atë për një kohë ta burgosin.
36Së bashku me të hynë në burg dy të rinj. Njëri prej atyre dyve tha: "Unë ëndërrova veten se po shtrydhi (rrush për) verë". E tjetri tha: "Unë ëndërrova se po bart mbi kokë një bukë nga e cila hanin shpezët". Na trego komentimin e saj, se ne të konsiderojm
37Tha: "Nuk ju vjen juve ndonjë ushqim me të cilin ushqeheni, e që unë të mos dijë, t´ju përshkruaj atë para se t´ju vijë. Kjo është nga ajo çka më mësoi Zoti im (nuk është fall e as prognozë). Unë e kam braktisur fenë e një populli që nuk e beson All-llahu
38Unë e ndoqa fenë e prindërve të mi: Ibrahimit, Is´hakut, Jakubit. Neve nuk na takoi t´i përshkruajmë kurrë një send shok All-llahut. Ky (besim i drejtë) është dhuratë e madhe nga All-llahu ndaj nesh dhe ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk ia dinë vl
39O ju dy shokët e mi të burgut, a është më mirë të adhurohen zota të ndryshëm ose All-llahu, i vetmi ngadhënjimtar?"
40Ata që ju adhuroni përveç All-llahut, nuk janë tjetër vetëm se emra që i pagëzuat ju dhe prindërit tuaj. All-llahu nuk shpalli ndonjë fakt për ta, vendimi (në çështjen e adhurimit) nuk i takon kujt, pos All-llahut, e Ai urdhëroi të mos adhuroni tjetër vet
41O shokët e mi të burgut! Njëri prej juve dyve do t´i japë të pijë verë zotëriut të vet, e tjetri do të varet, kurse shpezët do të hanë nga koka e tij. Çështja për të cilën kërkuat shpjegim, ka marrë fund (kështu).
42E atij, për të cilin besonte se është i shpëtuar, i tha: "Më përkujto mua te zotëriu yt". Po djalli e vuri në harresë ta përkujtojë te zotëriu i tij, e për këtë mbeti në burg disa vjet.
43E (kur u afrua lirimi i Jusufit) mbreti tha: "Kam parë në ëndërr shtatë lopë të majme dhe shtatë lopë të dobëta që i hanin ato (të dobëtat i gëlltitën ato të majmet) dhe shtatë kallinj të gjelbër (që kishin lidhur frytin) e (shtatë) të tjerë të tharë. O j
44Ata (paria) thanë: "Ëndërra të përziera, e ne nuk dimë komentimin e ëndrrave të tilla".
45E ai prej atyre dyve që shpëtoi (që i pat thënë Jusufi ta përmendë) e përkujtoi pas një periudhe e tha: "Unë ua tregoj kuptimin e saj. Pra më lejoni të shkoj (te Jusufi)".
46(E dërguan te burgu, e ai tha) O Jusuf, o ti i drejtë, na shpjego për shtatë lopë të dobëta që i hanin shtatë lopë të majme, dhe shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tharë, e ndoshta po kthehem te njerëzit (me përgjigje), ashtu që edhe ata ta kuptojnë (v
47Ai (Jusufi) tha: "Mbillni shtatë vjet vazhdimisht, e çka keni korrur lereni në kallinj, përveç një pakice nga e cila do të hani.
48Pastaj, do të vijnë shtatë (vjet) të vështira (me skamje) që do ta hanë atë që e keni ruajtur për to, përveç një pakice nga ajo që do ta ruani (në depo për farë).
49Mandej, pas asaj vjen një vit (i begatshëm) në të cilin njerëzve u bie shi dhe në të cilin do të kenë të vjela (vit i begatshëm në përgjithësi)".
50E mbreti tha: "Ma sillni mua atë (Jusufin)!" Dhe kur i shkoi atij (Jusufi) i dërguari (i mbretit), ai itha: "Kthehu te zotëriu yt dhe pyete atë: Ç´është puna e grave që i prenë duart e tyre? Vërtet, Zoti im e di shumë mirë dredhinë e tyre".
51Ai (mbreti) tha: "Çka ishte puna juaj kur ju vetë e dëshiruat (iu vërsulët) Jusufin?" Ato thanë: "Zoti na ruajt, ne nuk dimë ndaj tij asnjë të keqe!" Gruaja e ministrit tha: "Tash doli në shesh e vërteta, e unë iu vërsula atij me dashuri, e ai është nga t
52"Këtë (e bëra thotë Jusufi) për ta ditur ai (ministri) se unë nuk e tradhtova tinëzisht dhe së vërtet All-llahu nuk realizon dredhinë e tradhtarëve.
53Unë nuk e shfajësoj veten time, pse epshi është shumë nxitës për të keqen, përveç atë që ka mëshiruar Zoti im, se Zoti im është që falë e mëshiron shumë.
54Mbreti tha: "Ma sillni mua atë, thjeshtë ta veçoj për veten time!" (Ia sollën Jusufin) E pasi që bisedoi me të tha: "Tash ti ke te na pozitë dhe je i besueshëm".
55Ai (Jusufi) tha: "Më cakto mua përgjegjës të depove të vendit, unë jam besnik i dijshëm".
56Dhe kështu Ne Jusufit i dhamë pozitë në vend (në Egjipt) zinte vend aty ku dëshironte. Ne e pajisim me të mirat tona atë që duam, e Ne nuk ua humbim shpërblimin punëmirëve.
57Po shpërblimi i botës tjetër, gjithsesi është shumë më i mirë për ata që besuan dhe ata që u frikësuan dhe u ruajtën.
58Dhe (pas një kohe) vijnë vëllezërit e Jusufit e hynë tek ai, e ai i njohtu, ndërsa ata nuk e njihnin.
59E pasi i furnizoi me të gjithë artikujt e nevojshëm (me barë drithi për të cilin kishin ardhur, etj), u tha: "Më sillni një vëlla tuajin që e keni nga baba, a nuk e vëreni se unë vërtet u plotësoj barrën (peshojën) dhe se unë jam mikpritësi më i mirë!"
60E nëse nuk ma sillni atë (vëllain), Ju nuk do të merrni tek unë barë drithi (për ushqim), e as mos iu afroni (vendit tim).
61Ata thanë: "Ne do të përpiqemi për të (për ta marrë) te babai i tij dhe gjithsesi ne do ta bëjmë atë!"
62Ai (Jusufi) djelmoshave të tij shërbëtorë u tha: "Vëndojeni mallin e tyre (barrën që e kishin sjellë për të blerë drith) në barrët e tyre, ashtu që kur të kthehen te familja e tyre (t´i hapin barrët) ta njohin, e ndoshta do të kthehen sërish te ne".
63E kur u kthyen te babai i tyre thanë "O baba ynë, po na ndalohet barra (drithi), lejoni të vijë me ne vëllai ynë (Binjamini) që të marrim ushqim, e ne do ta ruajmë atë (nga çdo e keqe)".
64Ai (Jakubi) tha: "A t´ju besoj për këtë, vetëm sikurse u besova më parë për vëllain e tij (Jusufin), po All-llahu është mbrojtësi më i mirë dhe Ai është mëshirues i mëshiruesve".
65E kur i hapën barrët e tyre, e gjetën mallin e tyre që iu ishte kthyer dhe thanë: "O ati ynë, çka duam më tepër, qe, ky është malli ynë që na u kthye, do ta furnizojmë me drith familjen tonë, do ta ruajmë vëllain tonë dhe do ta shtojmë një barrë deveje, e
66Ai (Jakubi) tha: "Unë kurrsesi nuk e dërgoj atë me ju, derisa të ma jepni besën (e fortë) në All-llahun, se gjithsesi do të ma ktheni atë mua, përveç nëse u diktojnë rrethanat e nuk mundeni". E kur ata ia dhanë besën (u betuan), ai tha: "All-llahu është g
67Po ai (Jakubi) tha: "O bijt e mi, mos hyni (në Egjipt) për një derë, po hyni nëpër dyer të ndryshme. Unë nuk mund të largoj prej jush asnjë send nga caktimi i All-llahut, vendimi nuk është i tjetërkujt vetëm i All-llahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe
68Dhe ata hynë ashtu si i porositi babai i tyre, po ajo nuk ishte gjë që do t´u ndihmonte asgjë nga caktimi i All-llahut, përveç një dëshire të Jakubit që e kishte në vete dhe e kreu. Po ai (Jakubi) ishte i dijshëm për të, ngase Ne e kemi mësuar për atë, po
69E kur hynë te Jusufi, ai (Jusufi) e afroi pranë vete vëllain e vet (Binjaminin) dhe i tha: "Unë jam vëllai yt, e ti mos u pikëllo për atë që ata vepruan!"
70E kur i pajisi ata me pajimet e tyre, e vuri tasin (gotën) në barrën e vëllait të vet, e pastaj një thirrës thirri: "O ju devexhinj, ju jeni vjedhës!"
71U kthyen (devexhinjtë) dhe thanë: "Çka keni humbur?"
72(shërbëtorët e sundimtarit) Thanë: "Kemi humbur tasin e sunduesit, e kush e sjell atë (tasin), ka (shpërblim) një barrë deveje (drith). Unë vetë jam për këtë garantues!"
73Ata (vëllezërit e Jusufit) thanë: "Pasha All-llahun, ju e dini se ne nuk kemi ardhur për të bërë shkatërrime në tokë dhe nuk jemi vjedhës!"
74(shërbëtorët) Thanë: "Nëse jeni gënjeshtarë, çfarë duhet të jetë ndëshkimi i atij (që ka vjedhur)?"
75(vëllezërit) Thanë: "Dënimi i tij është, vetë ai (të robërohet) në barrën e të cilit gjendet. Kështu ne i dënojmë të padrejtit!"
76Dhe filloi (kontrollimi) në barrët e tyre, përpara barrës së vëllait të vet, e pastaj e nxori atë (tasin) nga barra e vëllait të vet. Kështu Ne e mësuam të planifikojë Jusufi. Sipas ligjit të mbretit, atij (Jusufit) nuk i takonte ta ndalte (peng) vëllain
77(vëllezërit) Thanë: "Në pastë vjedhur ky, ka pasë vjedhur më parë edhe një vëlla i tij. Jusufi këtë e mbajti fshehtë në vete e nuk ua zbuloi atyre dhe tha: "Ju jeni në pozitë më të keqe (këtë e tha me vetvete e jo atyre), All-llahu e di më së miri për atë
78Ata thanë: "O zotëri, ai ka një babë shumë të vjetër, pra, në vend të tij na merr njërin prej nesh. Bëje këtë të mirë se ti je prej atyre që bëjnë mirë!"
79Ai (Jusufi) tha: "All-llahu na ruajt, të marrim tjetër pos atij te i cili e kemi gjetur teshën tonë, ne atëherë do të jemi të padrejtë!"
80E kur e humbën shpresën prej tij, u veçuan për t´u konsultuar. Më i madhi i tyre tha: "A nuk e dini që babai juaj ka marrë prej jush besën në All-llahun, e më parë çfarë padrejtësish keni bërë ndaj Jusufit?" Unë pra nuk ndahem kurrë prej kësaj toke (të Eg
81Ju kthehuni te babai juaj dhe thuani: "O at yni, djali yt vodhi, ne dëshmojmë vetëm për atë që dimë, e për të fshehtën ne nuk ishim roje!"
82Ti dërgo e pyeti (banorët në) qytetin ku ishim ne, po ashtu edhe (ata me) karvanin me të cilin kemi ardhur. Ne jemi të drejtë (ç´të themi).
83Ai (Jakubi) tha: "Jo, çështjen ua lehtësoi epshi juaj. (Mua nuk më ka mbetur tjetër) Durim i mirë, është shpresë që All-llahu do të m´i sjellë të gjithë; Ai është më i dijshmi, më i urti!"
84Dhe, ua ktheu shpinën e tha: "O dëshpërim i im për Jusufin, dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi).
85Ata thanë: "Për All-llahun ti vazhdimisht e përkujton Jusufin derisa do të sëmuresh rëndë, e të shkatërrohesh".
86Ai (Jakubi) tha: "Unë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim ia parashtroj All-llahut, e unë di për All-llahun atë që ju nuk e dini".
87(Jakubi u tha të bijve të vet) "O bijtë e mi, shkoni dhe hulumtoni (në Egjipt) për Jusufin dhe vëllain e tij, e mos e humbni shpresën nga mëshira e All-llahut, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në All-llahun".
88(shkuan) E kur hynë tek ai i thanë: "O ti zotëri, neve dhe familjen tonë na ka goditur skamje e vështirë, e kemi ardhur me një mall të vjetër, e ti pra na mbush masën (barrën) dhe na dhuro, All-llahu i shpërblen ata që dhurojnë".
89Ai (Jusufi) tha: "A e dini çka keni bërë me Jusufin dhe vëllain e tij kur ishit injorantë?"
90Ata thanë: "A ti je vetë Jusufi?" Ai tha: "Unë jam Jusufi, e ky është vëllai im, All-llahu na dhuroi shpëtimin, pse ai që ruhet dhe bën durim, s´ka dyshim All-llahu nuk humb shpërblimin e punëmirëve".
91Ata thanë: "Pasha All-llahun, është e vërtetë se All-llahu të ka lartësuar mbi ne, kurse ne vërtet ishim fajtorë!"
92Ai tha: "Sot nuk ka qortim kundër jush, All-llahu ju faltë juve; Ai është më mëshirues i mëshiruesve!
93Ju shkoni me këtë këmishën time, dhe hidhnia atë babait tim në fytyrë, e atij do t´i kthehet të pamurit, e pastaj ejani tek unë me tërë familjen time".
94(u nisën) Dhe posa u ndanë devet (prej qytetit), i ati i tyre tha: "Unë po e ndiej erën e Jusufit, mos më konsideroni të matufosur." (këtë ia tha familjes së vet në Palestinë).
95Ata (që ishin prezent) thanë: "Për All-llahun, ti vërtet qëmoti je në humbje".
96E kur erdhi myzhdexhiu, ia vuri atë (këmishën) mbi fytyrën e tij, atij iu kthye të pamurit dhe tha: "A nuk ju thashë se unë di nga All-llahu çka ju nuk dini?"
97Ata thanë: "O babai ynë, lutu për neve të na falen mëkatet tona, se me të vërtetë ne kemi qenë fajtorë!"
98"Më vonë do t´ia kërkoj Zotit tim faljen tuaj", tha ai (Jakubi), se vërtet, Ai është që falë, është mëshirues.
99(e morën familjen dhe shkuan) E kur hynë te Jusufi, ai i afroi ngat vete të dy prindërit e tij dhe tha: "Me dëshirën e All-llahut hyni në Egjipt të sigurt!"
100Dhe ai të dy prindërit e vet i mori lart në fron (i uli pranë vete), e ata iu përulën atij, e ai tha: "O ati im, kjo është domethënia e ëndrrës sime të mëparshme. Zoti im këtë tanimë e bëri realitet, e mua më dhuroi mirësi kur më nxori prej burgut, e juve
101(Pasi iu plotësua dëshira, Jusufi tha) Zoti im, Ti më ke dhënë mua pushtet, ma mësove mua komentimin e ëndrrave; o Krijues i qiejve e i tokës, Ti je kujdestar imi në Dunja e në Ahiret, më bën të vdes musliman dhe më bashko me të mirë!"
102Këto janë nga ato lajme të panjohura, e Ne po t´i shpallim ty (Muhammed), se ti nuk ke qenë pranë tyre kur ata vendosën çështjen e tyre (hudhjen e Jusufit në bunar etj.) dhe kur bënin dredhi.
103Po ti edhe pse lakmon (për besimin e tyre), shumica e njerëzve nuk do të besojnë.
104Megjithatë që ti nuk kërkon prej tyre ndonjë shpërblim për të (për këshillë e udhëzim). Ai (Kur´ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për mbarë njerëzit.
105Sa e sa argumente ka në qiej e në tokë, të cilët i shohin, por ata nuk i vështrojnë fare.
106Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe All-llahun, vetëm se duke i shoqëruar (zota të tjerë).
107A mos janë siguruar ata prej dënimit që mund t´u vijë nga All-llahu e t´i mbulojë, ose befas duke mos e hetuar fare t´u vijë katastrofa e përgjithshme.
108Thuaj: "Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te All-llahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është All-llahu, e unë nuk jam nga idhujtarët."
109Ne nuk dërguam para teje vetëm se burra nga banuesit e qyteteve, të cilët i pajisëm me shpallje. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shihnin se si ishte përfundimi i atyre që ishin më parë? E s´ka dyshim se jeta e botës së ardhshme është shumë më e dobishm
110(nuk dërguam tjetër vetëm burra e ndihma u vonua) Derisa të dërguarit gati e humbnin shpresën (se do t´i besojë populli), dhe menduan se u përgënjeshtruan (pse ende nuk i kapi dënimi), atëherë u erdhi atyre (të dërguarve) ndihma Jonë. Ne e shpëtuam atë që
111Në tregimet e tyre (të dërguarve dhe të Jusufit me vëllezër) pati mësime e përvojë për të zotët e mendjes. Ai (Kur´ani) nuk është bisedë e trilluar, por vërtetues i asaj që ishte më parë (librave të shenjtë) dhe sqarues i çdo sendi, e edhe udhërrëfyes e m
Chapter 13 (Sura 13)
1Elif, Lam, Mim, Ra. Këto ajete të kësaj kaptine dhe e tërë ajo që t´u shpall ty nga Zoti yt janë realitet, por shumica e njerëzve nuk besojnë.
2All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato. Ai mbizotëroi Arshin dhe nënshtroi diellin e hënën që çdonjëri udhëton deri në një afat të caktuar; Ai rregullon çështjen (e gjithësisë), sqaron argumentet, që të jeni të bindur për ta
3Dhe Ai është, i cili tokën e shtriu, dhe në të krijoi kodra e lumenj dhe prej secilit fryt bëri dy lloj (çift), bëri që nata ta mbulojë ditën. Vërtet, në gjithë këtë ka fakte për njerëzit që thellë mendojnë.
4E në tokë, copa sipërfaqesh, të ngjitura njëra me tjetrën, kopshte të hardhisë, të mbjella (të llojllojshme) dhe hurma (bimë këto) që janë të degëzuara në shumë trupa dhe jo të degëzuara (nga një filiz) e të gjitha ujiten nga një ujë, dhe Ne shijen në ngr
5E nëse ti (Muhammed) çuditesh (përse të përgënjeshtrojnë), është edhe më e çuditshme thënia e tyre: "A do të kemi krijim të ri pasi të jemi bërë dhé?" Këta janë ata që mohuan Zotin e tyre, ata do të ndëshkohen me pranga në qafë. Pra, këta janë banues të z
6E ata prej teje kërkojnë ngutjen e zbatimit të së keqes para të mirës, edhe pse para tyre pati aso dënimesh (por nuk kanë marrë mësim). S´ka dyshim se Zoti yt u falë njerëzve mëkatet e tyre, por s´ka dyshim se Zoti yt është edhe ndëshkues i rreptë.
7Ata, të cilët nuk besuan thonë: "Pse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) ndonjë argument (mrekulli praktike) nga Zoti i tij?" Ti je vetëm qortues. Çdo popull pati udhëzues (pejgamber).
8All-llahu e di se ç´bart çdo grua, dhe (e di) çka pakësojnë e çka shtojnë mitrat. Tek Ai çdo send është me masë të caktuar.
9Ai është që di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është i madhëruari e i lartësuari.
10Për të është njësoj (në dijen e Tij) si ai që fsheh prej jush thënien, si ai që e shpreh haptazi, si ai që vepron fshehtas natën (në errësirë të natës) dhe si ai që vepron haptazi ditën.
11Ai (njeri) ka përcjellës një pas një, para tij dhe prapa tij, që me urdhrin e All-llahut e ruajnë atë. All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre. Po, kur All-llahu vendos ta ndëshkojë nj
12Ai është që u shfaq vetëtimën trishtuese (nga ndonjë fatkeqësi), por edhe shpresëdhënëse (për shi), dhe formulon re të dendura.
13Ndërkaq, murmurima e madhëron (Zotin një) me falënderimin (që i takon) e Tij, (e madhërojnë) edhe engjëjt nga droja ndaj Tij. E Ai dërgon rrufetë dhe me ato godet kë të dojë. Ndërsa idhujtarët polemizojnë rreth All-llahut, e Ai është ndëshkues i rreptë.
14Lutje e vërtetë është vetëm ajo drejtuar Atij, e ata që u luten të tjerëve pos Tij, ata nuk u përgjigjen atyre asgjë tjetër, (gjendja e tyre është) vetëm si e atij që shtrin duart (prej së largu) kah uji, që ai (uji) t´i arrijë deri në gojën e tij, por (u
15Gjithçka që ka në qiej e në tokë i bën sexhde vetëm All-llahut me dëshirë ose me dhunë, (i bëjnë sexhde) edhe hijet e tyre në mëngjes e mbrëmje.
16Thuaj: "Kush është Zoti (Krijuesi) i qiejve e i tokës!" Thuaj: "All-llahu!" Thuaj: "A keni pranuar pos Tij zota që nuk kanë mundësi t´i sjellin as dobi e as dëm vetvetes?" Thuaj: "A është i barabartë i verbëri me atë që sheh, ose, a janë të njëjta errësir
17Ai e lëshon ujin (shiun) nga qielli e sipas madhësisë së tyre rrjedhin përrocka, kurse vala bart mbi vete shkumë të fryer lart. Shkuma e ngjashme është edhe ajo kur shkrihet (metali) në zjarr për të përfituar ndonjë stoli ose ndonjë mjet. Kështu, All-llah
18Atyre që i janë përgjigjur Zotit të tyre u takon shpërblimi më i mirë, ndërsa ata që nuk iu përgjigjën Atij, ata do të japin si kompensim, sikur të ishte e tyre aq shumë sa e gjithë pasuria tokësore edhe një herë aq. Ata kanë llogarinë më të rëndë, vendst
19A është i njëjtë ai që e di se ajo që t´u shpall ty nga Zoti yt është e vërtetë, si ai që është i verbër? Vetëm njerëzit e arsyeshëm që kanë mendje të shëndoshë e kuptojnë të vërtetën.
20Ata janë, të cilët e zbatojnë besën e dhënë All-llahut dhe nuk e thyejnë zotimin.
21Dhe ata që e mbajnë lidhjen për të cilën All-llahu ka urdhëruar të mbahet, që frikësohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rëndë e përgjegjësisë.
22Edhe ata që patën durim (ndaj të këqijave) për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe që e falën namazin, dhe nga ajo me çka Ne i furnizuam ata kanë dhënë fshehtas e haptas dhe me të mirë e largojnë të keqen. Të tillët kanë përfundim më të mirë.
23(përfundimi i mirë është) Xhennete të Adnit (vende të përjetshme) ku do të hyjnë ata, edhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre të cilët kanë qenë vepërmirë, ata do t´i vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë.
24(u thonë) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa përfundim i lavdishëm është ky vend.
25E ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi u patën zotuar, e këpusin atë për të cilën All-llahu ka urdhëruar të jetë e pakëputur, bëjnë shkatërrime në tokë, ata janë të mallkuar dhe ata kanë përfundim të keq.
26All-llahu i ofron furnizim me bollëk atij që do dhe ia kufizon (atij që do). Po ata (jobesimtarët) janë të gëzuar me jetën e kësaj bote. E jeta e kësaj bote ndaj botës tjetër nuk është tjetër vetëm se një përjetim (i shkurtër).
27E ata që nuk besuan (idhujtarët mekas) thonë: "Përse nuk iu shpall (Muhammedit) ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?" Thuaj: "(Iu shpall Kur´ani, por ju u verbuat) All-llahu e le të humbur atë që do, kurse atë që pendohet nga të këqijat e shpie në rrugë të dre
28Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.
29Ata janë të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë të lumtur dhe kanë ardhmëri të mirë.
30Kështu, Ne të dërguam te një popull, para të cilit kaluan shumë popuj, e që t´ju komunikosh atë që Ne ta shpallëm ty, sepse ata janë duke e mohuar Mëshiruesin (Zotin). Thuaj: "Ai (Rrahmani) është Zoti im, nuk ka zot tjetër pos Atij. Vetëm Atij i jam mbësh
31Sikur të ishte ndonjë Kur´an që me të do të ecnin malet, që me të do të plasej toka, që me të do të flisnin të vdekurit (është ky)?" Jo, (ata nuk besojnë) se e tërë çështja i takon vetëm All-llahut. A nuk e kanë të qartë ata që besuan se sikur të donte Al
32Edhe me të dërguarit para teje kanë bërë tallje. Porse Unë atyre që nuk besuan u pata dhënë afat, pastaj i ndëshkova (me dënim), e çfarë ishte dënimi Im!
33A është Ai që përcjell secilin njeri se ç´vepron (sikur idhujt që nuk kuptojnë asgjë)? E ata i përshkruajnë All-llahut shokë. Thuaj: "Përshkruani realitetin e tyre! A ju po e njoftoni Atë për atë (shok) kinse Ai nuk po ditka se ç´ka në tokë, apo vetëm po
34Ata kanë dënim në jetën e kësaj bote, e s´ka dyshim se dënimi i botës tjetër është shumë më i rëndë. Ata nuk ka kush t´i mbrojë prej ndëshkimit të All-llahut.
35Shembulli (atributi) i xhennetit që u është premtuar të devotshëmve është: që nën (pallatet) të rrjedhin lumenj, që ushqimi në të dhe hija në të është e përhershme. Ai është përjetim i lumtur i atyre që ishin të ruajtur, e përfundimi i jobesimtarëve është
36Ata të cilëve Ne u dhamë shpallje, gëzohen me atë që t´u shpall ty, e ka prej grupacioneve (të besimeve të ndryshme) që mohojnë një pjesë të tij (të Kur´anit). Thuaj: "Unë jam urdhëruar që ta adhuroj vetëm All-llahun, e mos t´i bëj shok Atij. Unë vetëm te
37Dhe ashtu, Ne e shpallën atë (Kur´anin) kushtetutë në arabishte. E nëse ti pasi të kanë ardhur argumente të qarta shkon pas dëshirave të tyre, ti nuk ke prej All-llahut as ndihmë as mbrojtje.
38Ne dërguam edhe para teje të dërguar dhe atyre u mundësuam të kenë gra e fëmijë. Asnjë të dërguari nuk i takoi të sjellë ndonjë mrekulli vetëm me lejen e All-llahut. Për secilin afat ekziston evidencë e caktuar.
39All-llahu shlyen (nga ajo evidencë) çka të dojë, edhe forcon (çka të dojë). Vetëm tek Ai është baza e librit (Levhi Mahfudhi).
40Ne mund të mundësojmë ty ta shohësh atë (dënim) që ua premtojmë atyre, ose ta marrim (shpirtin) ty. Obligim yti është vetëm kumtimi, kurse e Jona është llogaria.
41A nuk shohin ata se Ne i sjellim pakësimin e tokës (së tyre) nga të gjitha anët e saj. All-llahu gjykon, e s´ka kush që mund t´i kundërvihet gjykimit të Tij. Ai ndërmerr masë të shpejtë.
42Edhe ata (jobesimtarët) para tyre (idhujtarëve) bënë intrigë, po e gjithë intriga i është nënshtruar dëshirës së All-llahut, Ai e di se çka vepron secili njeri, e mohuesit do ta kuptojnë se kujt do t´i takojë ardhmëria e lumtur.
43E ata që mohuan thonë: "Ti nuk je i dërguar!" Thuaj: "Mjafton që All-llahu është dëshmitar midis meje dhe midis jush dhe (është dëshmitar) ai që ka njohuri të librit (të shpalljeve)".
Chapter 14 (Sura 14)
1Elif, Lam, Ra. (ky është) Libër; Ne ta shpallëm ty që me urdhrin e Zotit t´i nxjerrish njerëzit prej errësirave në dritë; (t´i nxjerrish prej errësirës) në rrugë të Fuqiplotit, të Falënderuarit.
2Të All-llahut, i të cilit është gjithë ç´ka në qiej dhe ç´ka në tokë. Është mjerim për mohuesit për dënimin e ashpër që i pret.
3Ata që i japin përparësi jetës së kësaj bote ndaj botës tjetër, pengojnë nga rruga e All-llahut dhe kërkojnë shtrembërimin e saj. Të tillët qartas janë në humbje.
4Ne asnjë nga të dërguarit nuk e dërguam ndryshe vetëm në gjuhën e popullit të vet, ashtu që ai t´u shpjegojë atyre (në atë gjuhë). E All-llahu e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë atë që do. Ai është i fuqishmi, i urti.
5Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona (dhe i thamë): "Nxirre popullin tënd prej errësirave në dritë dhe përkujtoju atyre të mirat e All-llahut (që u dhuroi), se vërtet në ato (përkujtime) ka argumente për secilin që është shumë i durueshëm dhe shum
6(përkujto) Kur Musai i tha popullit të vet: "Përkujtojeni dhuntinë e All-llahut ndaj jush, kur ju shpëtoi prej rrethit të faraonit që ju shijonit dënimin më të shëmtuar, ju mbytnin bijtë tuaj, e i linin gratë tuaja të jetojnë. Në ato kishit sprovë të madh
7Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: "Nëse falënderoni, do t´ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s´ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!"
8E Musai tha: "Nëse ju, dhe të gjithë ata që janë në tokë mohoni, All-llahu është i panevojshëm (për falënderim), i lavdishëm (vetvetiu)".
9A nuk jeni të njoftuar me lajmin (ndodhinë) e atyre që ishin para jush, si populli i Nuhut, i Adit, i Themudit e edhe i atyre që erdhën pas tyre, që nuk di kush për ta pos All-llahut. Atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me argumente, ata i venin duart
10Të dërguarit e tyre u thanë: "A mos keni dyshim në All-llahun, Krijuesin e qiejve e të tokës? Ai ju thërret (në besim) për t´ju falur mëkatet dhe për t´ju vazhduar (jetën) deri në një afat të caktuar!" Ata thanë: "Ju nuk jeni tjetër pos njerëz siç jemi ed
11Të dërguarit e tyre ju thanë: "Ne nuk jemi tjetër vetëm se njerëz si edhe ju, por All-llahu i jep dhuratë kujt të dojë nga robtë e vet. Ne nuk na takon t´ju sjellim ndonjë argument, vetëm me dëshirën e All-llahut, pra besimtarët le t´i mbështeten vetëm Al
12E përsë të mos i mbështetemi All-llahut derisa Ai na udhëzoi në rrugën tonë (të drejtë). Për Zotin, ne gjithsesi do të durojmë e do t´i përballojmë mundimet që na bëni, e vetëm All-llahut le t´i mbështeten vazhdimisht ata që gjithnjë iu mbështeten.
13Ata që mohuan të dërguarit e vet thanë: "Për Zotin, ne do t´ju dëbojmë nga vendi ynë, ose ju domosdo do të ktheheni në fenë tonë!" E atyre (të dërguarve) Zoti u shpalli: "Ne gjithqysh do t´i shkatërrojmë zullumqarët".
14Dhe pas tyre Ne do t´ju vendosim në atë tokë. E këtë (ndihmë) për atë që i frikësohet pranisë Sime dhe i frikësohet dënimit Tim.
15Ata (të dërguarit) e kërkuan ndihmën, ndërsa çdo kryelart idhnak pësoi dështim.
16E pas tij (kryelartit) është xhehennemi, në të cilin i jepet ujë i ndyrë (që rrjedh prej lëkurave të djegura),
17Përpiqet ta përbijë, po jo nuk mund ta gëlltisë atë, atij i vjen vdekja nga të gjitha anët (sipas shenjave shkatërruese), po ai nuk vdes (e të shpëtojë prej vuajtjeve), atë e pret dënim shumë i rëndë.
18Shembulli i veprave të atyre që nuk besuan është si hiri, të cilin me puhi e shkapërderdh era në ndonjë ditë të stuhishme, e ata nuk mund të realizojnë asgjë nga veprat që kanë bërë, e ky është ai dështimi i madh.
19A nuk e ke kuptuar ti se All-llahu krijoi qiejt dhe tokën me urtësi, e nëse Ai do, juve ju zhduk e sjell krijesë (popull) të re.
20E kjo nuk është e vështirë (rëndë) për All-llahun.
21E të gjithë (njerëzit) sheshas i paraqiten All-llahut. Ata të dobëtit (masa e nënshtruar) i thonë parisë (udhëheqëse): "Ne ishim pasuesit tuaj, andaj a mund të na lehtësoni diç nga dënimi i All-llahut?". Ata (paria) thonë: "Sukur të na kishte udhëzuar All
22E pasi të kryhet çështja (të hyjnë ata të xhennetit dhe të xhehennemit në të, xhehennemlinjve) djalli (u mban ligjëratën e shëmtuar), dhe u thotë: "Vërtet, All-llahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuar dhe, qe, nuk e zbatova premtim
23E ata, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, me urdhrin e Zotit të tyre u vendosën në xhennete, nën pallatet e të cilëve rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Përshëndetja e tyre në të është "Selam" - paqe.
24A nuk ke kuptuar se si All-llahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lart,
25E që me vullnetin e Zotit, ajo e jep frutin e vet në çdo kohë. All-llahu pra u parashtron njerëzve shembuj ashtu që ata të mendojnë.
26Dhe shembulli i fjalës së keqe është si një pemë e keqe që është shkulur mbi tokë e që nuk ka të qëndruar.
27All-llahu i forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote edhe në botën tjetër, ndërsa mizorët All-llahu i bën të humbur. All-llahu punon çka të dojë.
28A nuk i vërejte ata që dhuntinë e All-llahut e ndërruan me mosbesim dhe popullin e vet e sollën në vendin e shkatërrimit,
29(e sollën) Në xhehennem. Në të e shijojnë djegien, e sa vend i keq është ai.
30Ata i bënin (krahasonin) shokë All-llahut për t´i shmangur (njerëzit) nga rruga e Tij. Thuaj: "Shfrytëzoni përjetimet, se e ardhmja e juaj është te zjarri!"
31Robërve të Mi, të cilët besuan thuaju: "Ta falin rregullisht namazin dhe me atë që i furnizuam ata, të japin fshehtas e haptas, para se të vijë një ditë që në te nuk ka as kompensim as miqësi".
32All-llahu është Ai që i krijoi qiejt dhe tokën, dhe Ai lëshoi prej së larti ujë (shi), e me të nxjerr fruta si ushqim për ju, dhe për të mirën tuaj u vuri në shërbim anijet, të lundrojnë nëpër det me urdhrin e Tij, e në shërbimin tuaj i vuri edhe lumenjtë
33Për ju i nënshtroi diellin dhë hënën që në mënyrë të zakonshme vazhdimisht udhëtojnë. Për ju përshtati edhe natën e ditën.
34Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t´i numëroni të mirat e All-llahut, nuk do të mund të arrini t´i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës.
35(Përkujto) Kur Ibrahimi tha: "Zoti im! Bëje këtë qytet të sigurt dhe më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh).
36Zoti im! Ata vërtet i shmangin (nga rruga e drejtë) shumë njerëz. E kush më respekton mua, ai është i imi (në fe), e kush më kundërshton mua, atëherë Ti je që fal dhe që mëshiron.
37Zoti ynë! Unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë Tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty) që ta falin namazin, pra bën që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata, dhe, për të falënderuar me mirënj
38Zoti ynë! S´ka dyshim se Ti e di çka fshehim dhe çka publikojmë, se All-llahut nuk mund t´i fshihet asnjë send në tokë e as në qiell.
39Falënderimi i qoftë All-llahut, i cili në pleqëri më fali mua Ismailin dhe Is´hakun! Vërtet, Zoi im dëgjon dhe i përgjigjet lutjes.
40O Zoti im! Më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë!
41Zoti ynë! Më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria.
42E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si të pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë zullumqarët; Ai vetëm është duke i lënë ata përderisa një ditë në të cilën sytë shtangen (mbesin të hapur).
43(atë ditë) Ata të ngutur e duke u ngritur kokat e tyre lart, nuk lëvizin sytë e tyre (për të shikuar), e zemrat e tyre janë të zbrazura (nga frika).
44Dhe ti tërhiqju vërejtjen njerëzve për ditën kur atyre do t´u vijë dënimi, e ata që ishin mizorë thonë: "Zoti ynë! Na jep afat për një kohë të shkurtër t´i përgjigjemi thirrjes Tënde (për besim) dhe t´i pasojmë të dërguarit!" A nuk u betuat ju më parë se
45Dhe ju u vendosët në vendbanimet e atyre që e dëmtuan vetveten (e Ne i shkatërruam) dhe e kishit të qartë se si vepruam Ne me ta, dhe ju sollëm shembuj edhe juve.
46(megjithatë) Ata përgatitën kurthin e tyre, por kurthi i tyre gjendet në duar të All-llahut, qoftë ai kurthi i tyre që shkulen edhe kodrat nga ai.
47E kurrsesi mos mendo se All-llahu e shkelë premtimin e vet që ua dha të dërguarve të Tij. All-llahu është triumfues që ndërmerr masa ndëshkuese.
48(ndëshkon kundërshtarët) Ditën kur toka ndryshohet në tjetër tokë, e edhe qiejt (në tjerë qiej), e ata (njerëzit) të gjithë dalin sheshazi para All-llahut, Një, Mbizotërues.
49E idhujtarët atë ditë i sheh të lidhur në pranga.
50Petkat e tyre janë nga katrani (pezhgveja - zifti), kurse fytyrat e tyre do t´i mbulojë zjarri.
51(dalin para Zotit) Për ta shpërblyer All-llahu secilin njeri me atë që e fitoi. Vërtet, All-llahu është llogaritar i shpejtë.
52Ky (Kur´ani) është kumtesë për njerëzit, që me të të këshillohen dhe të dinë se Ai është vetëm një Zot, dhe që t´i këshillojë ata që kanë mend.
Chapter 15 (Sura 15)
1Elif, Lam, Ra. Këto janë ajetet e librit, të Kur´anit të plotkuptueshëm.
2Ata që nuk besuan, shpeshherë do të kishin dëshiruar të kishin qenë muslimanë.
3Lëri (Muhammed) ata, të hanë, të dëfrehen dhe t´i preokupojë shpresa (se do të jetojnë shumë), e më vonë do të kuptojnë.
4Ne nuk kemi shkatërruar asnjë fshat (vendbanim) ndryshe vetëm në afatin e tij të caktuar.
5Asnjë popull nuk mund ta shpejtojë afatin e vet e as ta shtyjë për më vonë.
6Dhe ata thanë: "O ti që t´u shpall përkujtimi (Kur´ani), me të vërtetë ti je i çmendur!"
7Përse nuk na erdhe me engjëj (që të vërtetojnë) nëse je i sinqertë?
8Ne nuk i dërgojmë engjëjt (u përgjigjet Zoti) ndryshe vetëm kur duhet (kur e kërkon urtësia e Zotit) dhe atëherë ata nuk afatizohen.
9Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur´anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.
10Ne përpara teje kemi dërguar të dërguar në grupet e popujve të hershëm.
11E atyre nuk u erdhi asnjë nga të dërguarit, e të mos talleshin me të.
12Ja kështu e fusim atë në zemrat e kriminelëve (mosbesimin - talljen).
13Ata nuk e besojnë atë (Kur´anin). Po ligji (i dënimit) ndaj popujve më të hershëm tashmë është i provuar (se si i shkatërroi Zoti).
14Edhe sikur Ne t´u hapnim atyre një derë në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e t´i shihnin engjëjt e fshehtësitë).
15Ata gjithqysh do të thonin: "Neve na janë ndalë sytë (të pamurit). Jo, ne jemi njerëz të magjepsur".
16Ne, në qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe atë (qiellin) e kemi zbukuruar për ata që e shikojnë me vëmendje.
17Dhe atë (qiellin) e kemi ruajtur prej çdo djalli të mallkuar.
18Përveç atij që vjedh (përgjon) çka dëgjohet, po edhe atë e kapë ylli i zjarrtë (e djeg).
19E tokën e kemi shtruar dhe në të kemi vuar kodra dhe kemi bërë që në të të mbijnë bimë të caktuara të të gjitha llojeve.
20Dhe Ne ju krijuam juve në te jetesën (mjetet për jetë) e edhe atyre për të cilët ju nuk jeni furnizues.
21E nuk ka asnjë send që të mos ta ketë burimin te Ne, po Ne nuk e japim atë ndryshe vetëm sipas një mase të caktuar (të nevojshme).
22Ne i lëshojmë erërat mbarësuese, e nga qielli (retë) lëshojmë shi dhe atë ua japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani atë.
23Ne, vërtet jemi që japim jetë e vdekje dhe Ne jemi trashëgues (të qiejve e tokës).
24S´ka dyshim se Ne e dimë për ata që ishin para jush dhe edhe për ata që vijnë pas.
25E Zoti yt është Ai që i tubon të gjithë ata (të kaluarit e të ardhshmit), vërtet Ai është shumë i urtë, shumë i dijshëm.
26Ne krijuam njeriun nga balta e argjilit, të zi e të prishur (me erë të keqe)? (të formuar-të trajtuar-mesnun).
27E xhinët i krijuam më parë nga zjarri, nga flaka e fortë.
28Dhe (përkujto) kur Zoti yt engjëjve u tha: "Unë po krijoj njeriun nga balta e tharë, e zezë e me erë.
29E kur ta përsosë atë (në formën e njeriut) dhe t´i japë atij shpirtin që është krijesë Imja, atëherë ju bini atij në sexhde".
30Të gjithë engjëjt tok, bënë sexhde.
31Përpos Iblisit. Ai refuzoi të jetë me ata që bënë sexhde?
32Ai tha: "O Iblis, ç´është ajo që ti të mos jeshë me ata që bënë sexhde?"
33Ai tha: "Nuk është për mua t´i bëjë sexhde një njeriu që e krijove nga balta e tharë, e zezë e me erë".
34(All-llahu) tha: "Dil pra prej aty, ti qofsh i mallkuar!"
35Vërtet, mallkimi kundër teje qoftë deri në ditën e gjykimit".
36(Iblisi) Tha: "Zoti im, më jep pra afat deri në ditën kur ata (njerëzit) të ringjallen!"
37(Zoti) Tha: "Ti je prej të afatizuarve,
38deri në kohën e ditës së caktuar".
39(Iblisi) Tha: "Zoti im, për shkak se më përzure (më largove), unë do t´ua zbukuroj (të këqijat) atyre sa të jenë në tokë (në këtë botë) dhe të gjithë ata do t´i largoj nga rruga e drejtë!"
40Përveç robërve të Tu, të cilët i ke bërë të sinqertë.
41(Madhëria e Tij) Tha: "Kjo është rruga Ime e drejtë (e qartë)".
42Se ti ndaj robërve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrfarë force (as fizike as mendore), përveç atyre të humburve që vijnë pas teje.
43E s´ka dyshim se xhehennemi është vendpremtimi i të gjithë atyre.
44Ai (xhehennemi) i ka shtatë dyer, çdonjëri prej tyre ka shtegun (derën) e caktuar (nëpër të cilën do të hyjë).
45E ata, të cilët iu ruajtën (mosbesimit dhe punëve të këqija) janë në xhennete e mes burimeve.
46(u thuhet) Hyni në to, të shpëtuar (prej çdo të keqeje) të siguruar (nga vdekja).
47Ne kemi hequr prej zemrave të tyre çfarëdo urrejtje, e ata në mbështetëse qëndrojnë ballë për ballë njëri-tjetrit duke qenë të vëllazëruar.
48Ata aty nuk i godet kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren kurrë prej tij.
49Njoftoi robërit e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh.
50Po (njoftoji) se edhe dënimi Im është ai dënim i dhembshëm.
51E njoftoi edhe për musafirët e Ibrahimit.
52Kur ata hynë tek ai dhe thanë: "Selamen - e përshëndetën, e ai (Ibrahimi) tha: "Ne po frikësohemi prej jush!"
53Ata i thanë: "Mos u frikëso, ne po të marrim myzhde për një djalë të zgjuar!"
54Ai (Ibrahimi) tha: "A më merrni myzhde kur më ka kapur mua pleqëria? Me çka po më përgëzoni ju?
55Ata thanë: "Ne të morëm myzhde me atë që është e sigurt e ti mos u bën i pashpresë!"
56Tha: "Askush nuk e humbë shpresën në mëshirën e Zotit të vet, përveç atyre që janë të humbur".
57Tha: "E çka është pra çështja e juaj, o të dërguar?"
58Ata thanë: "Ne jemi dërguar te një popull i prishur!"
59Me përjashtim të familjes së Lutit. Ata do t´i shpëtojmë që të gjithë.
60Përpos gruas së tij. Ne kemi vendosur ajo të mbetet me ata të dënuarit (All-llahu ka vendosur).
61E kur i erdhën familjes së Lutit të dërguarit,
62Ai (Luti) tha: "Ju jeni njerëz të panjohur (nuk ju njoh)!
63Ata thanë: "Jo, (nuk kemi qëllim të keq ndaj teje) Të kemi ardhur ty me atë (dënim) që ata dyshonin.
64Të kemi sjellë të vërtetën, e ne jemi të drejtë (çka të themi).
65Ti ec me familjen tënde pasi të kalojë një pjesë e natës dhe ti rri pas tyre (që të mos frikësohen) dhe asnjëri prej jush të mos kthejë mbrapa (për të shikuar) dhe shkoni andej kah urdhëroheni.
66E Ne i kumtuam atij (Lutit) atë çështje, se zhdukja e tyre deri në më të mbramin, do të jetë në mëngjes.
67E banuesit e qytetit (Sadum) erdhën të gëzuar duke i lajmëruar njëri-tjetrit.
68Tha: (Luti): "Këta janë musafirët e mi, e mos më turpëroni mua,
69Edhe kini frikë All-llahun e mos më nënçmoni!"
70Ata thanë: "A nuk të kemi ndaluar që të mos na përzihesh në njerëzit (që ne i mësyjmë)?
71Ai (Luti) tha: "Ja, këto (gratë) bijat e mia, nëse do të bëni (martohuni me to)!"
72Pasha jetën tënde (Muhammed), s´ka dyshim se ata (populli i Lutit) ishin të humbur në dehjen e tyre.
73E në kohën e lindjes (së diellit) ata i përfshiu ushtima e tmerrshme.
74Dhe duke e përmbysur anën e lartë të qytetit poshtë, Ne e përmbysëm dhe lëshuam mbi ta shi (të dheut të pjekur në xhehennem) si gurë.
75Në atë (ngjarje), vërtet ka argumente për ata që mendojnë.
76Dhe se ato (vendbanime të shkatërruara) ende janë të dukshme pranë rrugës.
77Për ata që besojnë, ka fakte në të.
78Edhe populli i "Ejkës" ishin zullumqarë.
79E Ne ndërmorëm kundër tyre (i shkatërruam), dhe që të dyja ato (vendi Sadum dhe Ejke) janë në rrugë që duken.
80Edhe populli i "Hixhres" i përgënjeshtroi të dërguarit.
81Ne u patëm parashtruar atyre argumentet (mrekullitë) Tona, por ata i kundërshtonin ato.
82Ata skalisnin shtëpia në kodra shkëmbore për të qenë të sigurt.
83E ata në mëngjes i goditi gjëmim i tmerrshëm e shkatërrues.
84Dhe nuk u ndihmoi atyre asgjë ajo që vepruan.
85E Ne nuk i krijuam qiejt as tokën ndryshe vetëm me urtësi (të madhe). E s´ka dyshim se momenti i fundit (kijameti) do të vijë, e ti (Muhammed) sillu me njerëzishmëri.
86Vërtet, Zoti yt është krijuesi i përgjithshëm, më i dijshmi.
87Ne të kemi dhënë ty shtatë (ajete) që përsëriten (Fatiha përsëritet në rekate të namazit) edhe Kur´anin e madhërueshëm.
88E ty të mos shkojnë kurrsesi sytë në atë me çka Ne i pajisëm disa prej tyre, as mos u brengos për ta (pse nuk besuan), kurse ndaj besimtarëve jij i përulur e i butë.
89Dhe thuaj: "Unë jam qortues i hapët (për dënim nga Zoti për ata që kundërshtojnë)."
90(U sjellim dënim) Sikurse u sollëm atyre që bënë ndarjen (e librave të mëparshëm).
91Të cilët e bënë Kur´anin të ndarë në pjesë.
92Pasha Zotin tënd, ata të gjithë do t´i marrim në përgjegjësi.
93Për atë se ç´vepruan.
94Publiko haptas atë për të cilën urdhërohesh, e hiqju idhujtarëve.
95S´ka dyshim se Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që tallen,
96të cilët All-llahut i kundërvejnë zot tjetër, e më vonë ata do ta kuptojnë (prapavinë e tyre).
97Ne dimë mirë se ti ngushtohesh shpirtërisht për atë që thonë ata.
98Po ti madhëroje me falënderime Zotin tënd e bëhu prej atyre që luten (përulen duke u falur).
99Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja).
Chapter 16 (Sura 16)
1Erdhi (është afruar) caktimi i All-llahut (kijameti), pra mos kërkoni ngutjen (ardhjen para kohës) e tij! E pastër dhe e lartë është madhëria e Tij në krahasim me atë që ata i shoqërojnë (shokë).
2Me urdhrin e Tij ia zbret engjëjt me shpallje atij që Ai dëshiron nga robtë e vet (duke thënë) t´ua tërhiqni vërejtjen (t´i njoftoni) se nuk ka të adhuruar (zot) tjetër vetëm Unë, pra të më keni frikën.
3I krijoi qiejt e tokën me urtësi precize. I lartë është Ai nga çka ata (idhujtarët) i shoqërojnë.
4E krijoi njeriun nga një pikë (uji), kur qe, ai (njeriu) kundërshtar i hapët.
5Edhe kafshët Ai i krijoi dhe në saje të këtyre ju mund të mbroheni (nga të ftohtit), keni edhe dobi të tjera dhe prej tyre hani.
6Në to (në kafshët) ju shihni hijeshi (idili) kur në mbrëmje ato i ktheni (nga kullosa) dhe kur në mëngjes i lëshoni (për në kullosë).
7Ato bartin barrën tuaj (të rëndë) në ndonjë vend (të largët) që ju do të arrinit atje me shumë vështirësi (me gjysmë shpirti). Vërtet, Zoti juaj është shumë Bamirës dhe shumë Mëshirues.
8Edhe kuajt (i krijoi), edhe mushkat edhe gomarët, për t´ju hipur atyre dhe si stoli, e Ai krijon (për hipje) çka ju (tash) nuk dini.
9Udhëzimi për në rrugë të drejtë i takon All-llahut e ka edhe rrugë që është e shtrembër. Po sikur të kishte dëshiruar Ai, do t´u kishte udhëzuar që të gjithëve.
10Ai është që për ju lëshoi nga (lart) qielli ujë, që prej tij të keni për të pirë dhe prej tij të keni bimë që në to do t´i kullotni (bagëtinë).
11Me atë (shiun) mbijnë, për të mirën tuaj, të lashtat, ullinjtë, hurmat, rrushnajat dhe nga të gjitha frutat (e pemëve). Në këto (të mira) ka argumente për një popull që vështron.
12Dhe për ju nënshtroi natën e ditën dhe diellin e hënën. Edhe yjet janë të nënshtruar me urdhrin e Tij. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon.
13Edhe për atë që ju krijoi në tokë lloje të ndryshme (bagëti, bimë, pemë, minerale etj.), ka fakte për një popull që di të merrë përvojë.
14Pastaj, Ai është që nënshtroi detin, që prej tij të hani mish të freskët, e prej tij të nxirrni stoli që i mbani (i vishni), e i sheh anijet si çajnë (lundrojnë) në të (me ushtimë e çajnë ujin në det). Ua nënshtroi që të shfrytëzoni nga begatitë e Tij dhe
15Dhe Ai vuri kodra (të forta) në tokë, ashtu që ajo të mos lëkundet me ju, (bëri) edhe lumenj e rrugë që të mund të orientoheni.
16Vuri edhe shenja të tjera (për orientim ditën), ndërsa (natën) ata orientohen me anën e yjeve.
17Atëherë pra, a është Ai që krijon njësoj, sikurse ai që nuk krijon? A nuk po mendoni?
18Po edhe nëse përpiqeni t´i numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini t´i përcaktoni ato. Me siguri All-llahu shumë fal dhe shumë mëshiron.
19All-llahu e di atë që ju e fshihni dhe atë që e publikoni.
20Ata (idhujt) që i adhurojnë (idhujtarët) pos All-llahut, ata nuk krijojnë asnjë send, po vetë ata janë të krijuar.
21Janë të vdekur e jo të gjallë, dhe ata nuk e dinë se kur do të ringjallen (adhuruesit e tyre).
22Zoti juaj (që meriton adhurim) është një Zot, e ata që nuk e besojnë botën tjetër, zemrat e tyre janë mohuese (të njësisë së Zotit) dhe ata janë kryelartë.
23Është e vërtetë se All-llahu e di atë që e fshehin dhe atë që e shfaqin haptazi dhe se Ai nuk i do arrogantët.
24Kur atyre u thuhet (mohuesve): "Ç´është ajo që shpalli Zoti juaj?", ata thonë: "Mite të popujve të hershëm!"
25(E thonë atë shpifje) Sa për t´i bartur në ditën e gjykimit mëkatet e veta të plota dhe një pjesë të mëkateve të atyre që, pa farë arsye i mashtruan dhe i humbën. Sa e keqe është ajo me çka ngarkohen.
26Edhe ata që ishin para tyre vënë intriga. Po All-llahu rrënoi në themel ndërtimet e tyre (intrigat) dhe kulmi u shemb mbi ta, dhe ashtu u erdhi dënimi kah nuk e kujtuan.
27Mandej, në ditën e gjykimit Ai i turpëron ata dhe thotë: "Ku janë ata që m´i bënit shokë Mua dhe për hir të tyre grindeshit?" E ata që ishin të zotët e dijes, do të thonë: "Vërtet, sot turpësia dhe e keqja i përfshiu jobesimtarët".
28Të cilët, duke qenë mizorë të së vetvetes së tyre, engjëjt ua marrin shpirtin, e ata shprehin dorëzimin (në momentin e vdekjes, duke thënë): "Ne nuk ishim që bëmë ndonjë të keqe!" (u jipet përgjigjja). Po All-llahu e di shumë mirë atë që e punuat ju.
29Andaj, hyni në dyert e xhehennemit, aty do të jeni përjetë: sa vend i keq është ai i kryelartëve!"
30Atyre që patën frikë nga (dënimi) All-llahu, u thuhet: "Ç´është ajo që shpalli Zoti juaj?" Ata thoshin: "Shpalli çdo të mirë!" Ata që bënë vepra të mira, edhe në këtë jetë kanë shpërblim të mirë, por shpërblimi i tyre në botën tjetër është shumë më i mirë
31Është Xhenneti i Adn-it, ku do të hyjnë, nën të rrjedhin lumenj, aty kanë çka të dëshirojnë, ashtu i shpërblen All-llahu të ruajturit.
32Të cilëve duke qenë të pastër, engjëjt ua marrin shpirtin, duke u thënë: "Selamun alejkum" - gjetët shpëtimin, hyni në xhennet, për hir të asaj që vepruat.
33A mos presin ata (idhujtarët) diçka tjetër përveç t´u vijnë engjëjt (e t´ua marrin shpirtin) ose t´u vijë urdhri (dënimi) i Zotit tënd. Ashtu punonin ata që ishin para tyre, pra All-llahu nuk u bëri padrejtësi atyre, por ata ishin që vetvetes i bënë padre
34Andaj, ata i goditi dënimi i të këqijave që i bënë dhe i kaploi (i përfshiu ajo e keqe) ajo me të cilën ata talleshin.
35Ata që i bënin shok Zotit (idhujtarët) thanë: "Sikur të kishte dashur All-llahu, as ne, e as prindërit tanë nuk do të adhuronim asnjë send pos Tij, dhe nuk do të ndalonim (nuk do ta konsideronim të ndaluar) asnjë send pos (ndalesave të) Tij. Kështu (këso
36Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t´u thonë: "Adhuroni vetëm All-llahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!" Por, pati nga ata që All-llahu e udhëzoi dhe pati nga ata që ishte i gjykuar me humbje, pra udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte f
37Nëse ti (Muhammed) përpiqesh për t´i vënë në rrugë të drejtë ata, (dije se) All-llahu nuk e udhëzon atë që e ka humbur, dhe për ata nuk ka ndihmëtar.
38Ata u betuan në All-llahun, me betimin e tyre të fortë se "All-llahu nuk e ringjall atë që vdes!" Po, (i ringjall) ai është premtim i Tij i prerë, por shumica e njerëzve nuk dinë.
39I ringjall për t´ua sqaruar atyre atë për çka përçaheshin dhe, për t´ua bërë me dije atyre që nuk besuan se me të vërtetë ishin gënjeshtarë.
40Ne kur dëshirojmë një send vetëm i themi atij: "Bëhu!", ai menjëherë bëhet.
41Ata që migruan për hir të All-llahut, e pasi që u torturuan, atyre gjithsesi do t´u mundësojmë vendbanim të mirë edhe në këtë botë, po shpërblimi i botës tjetër është edhe më i madh, sikur njerëzit ta dinin (për atë shpërblim).
42Janë ata që bënë durim edhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën.
43Ne as para teje nuk dërguam tjetër, përveç burra, të cilëve u dhamë shpallje. Ju (idhujtarë) pyetni pra dijetarët (e Tevratit e të Inxhilit) nëse ju nuk dini.
44(I patëm dërguar) Me argumente e me libra të shenjtë. Ty ta zbritëm Kur´anin që t´u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë (Kur´anin).
45A mos janë të sigurt ata që përgatitën kurthe, se All-llahu nuk do t´i trandë ata me tokën, ose nuk do t´u vijë atyre dënimi kah nuk e mendojnë?
46Ose t´i rrëmbejë ata duke qenë në udhëtimet e tyre (për jetë e tregti), e ata nuk mund t´i shpëtojnë asaj.
47Ose do t´i kapë ata duke qenë në panikë nga frika. Po, s´ka dyshim se Zoti juaj është i butë, i mëshirshëm (andaj nuk ua ngut dënimin).
48A nuk po shohin ata (keqbërësit) se çdo send që e krijoi All-llahu, e sjell hijen e vet djathtas dhe majtas duke iu përulur All-llahut (duke i bërë sexhde) dhe duke qenë respektues e përulës (e si e mbajnë veten lart disa njerëz).
49Vetëm All-llahut i bën sexhde çdo gjallesë që është në qiej e që është në tokë, e edhe engjëjt, ata nuk bëjnë kryelartësi.
50I frikësohen Zotit të tyre që është mbi ta dhe i përmbahen në përpikëri asaj me çka urdhërohen.
51E, All-llahu tha: "Mos adhuroni dy të adhuruar, sepse Ai është vetëm një Zot, pra vetëm Mua më keni dronë".
52Vetëm e Tij është çka ka në qiej e në tokë, dhe vetëm Atij i takon vazhdimisht adhurimi. A mos i keni frikë dikujt tjetër pos All-llahut?
53Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut, madje edhe kur ju godet e keqja, ju vetëm te Ai e ngreni zërin (me lutje).
54Pastaj, kur Ai e largon prej jush dënimin, qe, një grup prej jush i përshkruajnë shok Zotit të tyre.
55(I bëjnë shok) Dhe ashtu ata përbuzin atë që Ne ua dhamë atyre, pra shfrytëzoni (për një kohë) se më vonë do të kuptoni (rrjedhimin).
56E nga ajo që Ne i furnizuam, ata u ndajnë një pjesë atyre (zotave) që nuk kuptojnë asgjë. Pasha All-llahun, patjetër do të merreni në pëgjegjësi për atë që trillonit.
57Ata i përshkruajnë All-llahut vajza. I pastër është Ai nga ajo!, ndërsa vetes së tyre (i përshkruajnë) çka ua ka ënda (djemtë).
58Kur ndonjëri prej tyre lajmërohet me (lindjen) vajzë, fytyra e tij prishet dhe bëhet pot mllef.
59Fshihet prej njerëzve, për shkak të asaj të keqeje me të cilën u lajmërua (e konsideron bela, e jo dhuratë prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajë atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë (të gjallë) në dhe. Sa i keq është ai gjykim i tyre.
60Shembulli i keq u takon atyre që nuk besojnë botën tjetër, ndërsa All-llahut i takon shembulli më i lartë. Ai është fuqiploti, i urti.
61Sikur All-llahu t´i dënonte njerëzit (zullumqarë) për shkak të mizorisë së tyre, nuk do të linte mbi të (tokë) asnjë gjallesë, por Ai i lë ata për më vonë deri në afatin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, për asnjë moment nuk mund ta vonojnë as ta ngu
62E ato (vajzat) që i urrejnë për vete, ia mveshin All-llahut, gjuhët e tyre shpifin rrenën se atyre do t´u takojë më e mira (xhenneti), s´ka dyshim, i tyre është zjarri, dhe se ata janë të parët në të.
63Pasha All-llahun, Ne dërguam edhe para teje të dërguar ndër popuj, po veprat e tyre (të këqija) ua hijeshoi djalli, se ai është mik i tyre, e ata kanë një dënim të idhët.
64Ne nuk ta shpallëm ty për tjetër Kur´anin, vetëm që t´u sqarosh atyre atë për çka u përçanë, e (ta zbritëm) që të jetë udhëzim e mëshirë për njerëzit që besojnë.
65All-llahu lëshoi prej qiellit ujë (shi) dhe me të ngjalli tokën pas vdekjes së saj. Në këtë është një argument i fortë për ata që me vëmendje dëgjojnë (e kuptojnë).
66Ju edhe në kafshët keni mësim (përvojë). Ne nga një pjesë e asaj që e kanë në barqet e tyre mes ushqimit të tyre dhe gjakut, ju japim të pini qumësht të pastër, të shijshëm (të lehtë) për ata që e pinë.
67Edhe nga frutat e hurmës dhe të rrushit nxirrni prej tyre pije (lëngje) dhe ushqim të mirë. S´ka dyshim se edhe në këtë ka fakte (mbi fuqinë e Zotit) për njerëzit që kanë menduar.
68Zoti yt i dha instinkt bletës: "Ndërto shtëpi nëpër kodra (male), nëpër drunj (pemë) dhe nëpër kulmet që ata (njerëzit) i ndërtojnë.
69Pastaj ha nga të gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara (e të mësuara) prej Zotit tënd. Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye
70All-llahu ju krijoi, pastaj Ai ua merr shpirtin. E ka prej jush që shtyhet deri në jetën më të vjetër, ashtu që të mos dijë asgjë nga çka ka ditur. All-llahu është më i dijshmi, më i fuqishmi.
71All-llahu favorizoi disa prej jush mbi disa të tjerë në furnizim. Atyre që u është dhënë përparësia (në furnizim), nuk janë furnizues të atyre që posedojnë (robërve), ata (të gjithë) në të janë të barabartë (furnizues kryesor është All-llahu), a mos duan
72All-llahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë lloji juaj, e prej bashkëshorteve tuaja - fëmijë e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) të mira. A besojnë ata të pavërtetën, e të mirat e All-llahut i mohojnë?
73Dhe pos All-llahut adhurojnë çka nuk janë në gjendje t´u sjellin asnjë furnizim as nga qiejt as nga toka dhe as që kanë mundësi?
74Pra, mos i përshkruani All-llahut shembuj! All-llahu i di të gjitha e ju nuk dini.
75All-llahu sjell shembuj: një rob që është pronë e tjetrit e që nuk ka në dorë asgjë, dhe atë, të cilin ne e kemi furnizuar me një furnizim të mirë, ai jep nga ai (furnizim) fshehtas e haptas. A janë pra ata të dy të barabartë? Falënderuar qoftë All-llahu,
76All-llahu sjell shembull: dy njerëz, njëri prej atyre dyve është memec që nuk ka aftësi për asgjë (as për vete as për të tjerët) dhe vetë ai është barrë për kujdestarin e tij, pse kudo që ta orientojë, ai nuk sjell ndonjë dobi. A është ai i barabartë me a
77Vetëm All-llahut i takon (ta dijë) fshehtësia e qiejve dhe e tokës! Çështja e katastrofës (e kijametit) është (në shpejtësi) vetëm sa hedh një shikim, ose ajo është edhe më afër. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send.
78All-llahu ju nxori nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues.
79A nuk i shohin ata shpendët fluturues në ajrin e qiellit, të cilët nuk i mban kush, përveç All-llahut. Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë.
80All-llahu i bëri shtëpitë tuaja vendbanim të qetë dhe nga lëkurat e kafshëve ju mundësoi të keni shtëpi që lehtë i bartni kur udhëtoni, e edhe kur vendoseni, ndërsa nga leshi dhe nga qimet e tyre, nga leshi i egër i tyre, petka e shtroja dhe t´i shfrytëzo
81All-llahu, nga ajo që krijoi Ai, ju bëri edhe hije, e në kodra vendstrehime, edhe petka që ju mbrojnë prej të nxehtit dhe petka që ju mbrojnë në luftë. Ashtu All-llahu plotëson të mirat e Tij ndaj jush, në mënyrë që të dorëzoheni (besoni).
82Po nëse ata prapësohen (prej besimit), atëherë obligimi yt është komunikimi i qartë.
83Ata i njohin të mirat e All-llahut, pastaj i injorojnë, e shumica e tyre janë jobesimtarë.
84E ditën kur prej secilit popull sjellim dëshmitarin, atyre që nuk besuan nuk u jepet leje për arsyetim, e as që kërkohet prej tyre (të arsyetohen).
85Dhe kur do ta shohin dënimin ata që ishin zullumqarë, atëherë as nuk do t´u lehtësohet, as nuk do t´u jepet afat.
86Ata që ishin idhujtarë kur do t´i shohin idhujt e vet (zotat), thonë: "O Zoti ynë, këta janë idhujt tanë, të cilët ne i patëm adhuruar pos Teje!" Ata (idhujt) ua kthejnë fjalën: "Ju jeni rrenacakë!"
87Dhe ata (idhujtarët) i dorëzohen All-llahut, e ajo çka ata e trillonin u asgjësohet.
88Atyre që nuk besuan dhe penguan nga rruga e All-llahut, u shtojmë dënim mbi dënim për shkak se bënin shkatërrime.
89Dhe (përkujtoju njerëzve) atë ditë, kur në secilin popull do të sjellim dëshmitar kundër tyre, e ty të sjellim dëshmitarë kundër atyre. Ne ty ta shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për muslimanët.
90All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.
91Meqë keni premtuar, pra zbatojeni premtimin e dhënë ndaj All-llahut, e mos i prishni betimet pasi i keni vërtetuar ato, duke qenë se All-llahun e bëtë garant tuajin. Vërtet, All-llahu e di se çka punoni.
92Mos u bëni (në çështjet e betimit) si ajo (grua) që e prish tjerrin e saj pasi ta ketë dredhur fort, e t´i bëni betimet tuaja dredhi (mashtrim) mes jush, për shkak se një popull është më i madh se tjetri. All-llahu vetëm ju sprovon me këtë, e në ditën e g
93Sikur të dëshironte All-llahu do t´ju bënte një popull (në një fe), por (sipas dijes së Vet) Ai e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon tjetrin që do, e patjetër do të përgjigjeni për atë që vepruat.
94Mos i përdorni betimet tuaja për dredhi mes jush, e të rrëshqitni pas forcimit, e ta shijoni të keqen (e dredhisë) për shkak se penguat (të tjerët) nga rruga e All-llahut, e ju do të keni dënim të madh.
95Mos e shitni besën e dhënë All-llahut për një vlerë të paktë, pse atë që do ta keni te All-llahu është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.
96Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është te All-llahu është e përjetshme. E Ne do t´ua japim atyre që ishin të durueshëm shpërblimin më të mirë të asaj që vepruan.
97Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t´i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t´u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.
98Kur të lexosh Kur´anin, kërko mbrojtjen e All-llahut prej djallit të mallkuar.
99Vërtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre.
100Mbizotërimi i tij është vetëm mbi ata që e përkrahin atë dhe mbi ata që për shkak të tij u bënë idhujtarë.
101Kur një ajet e zëvendësojmë me një tjetër - e All-llahu di më së miri se çka shpall - ata thonë: "Ti (Muhammed) je vetëm trillues". Jo, por shumica e tyre nuk dinë.
102Thuaj: "Atë (Kur´anin) e solli "Ruhul Kudus" - shpirti i shenjtë - plot vërtetësi nga Zoti yt, për t´i përforcuar edhe më ata që besuan, dhe për të qenë udhërrëfyes e myzhde për muslimanët.
103Ne dimë shumë mirë se ata thonë: "Atë (Muhammedin) është kah e mëson një njeri!" Mirëpo, gjuha e atij nga i cili anojnë (supozojnë) ata është joarabe (e paqartë), e kjo (e Kur´anit) është gjuhë arabe e stilit të lartë e të qartë.
104S´ka dyshim se ata që nuk i besojnë ajetet (e Kur´anit) e All-llahut, ata nuk i drejton All-llahu në rrugën e drejtë dhe ata kanë një dënim të dhembshëm.
105Gënjeshtrën e trillojnë vetëm ata që nuk i besojnë argumentet e All-llahut; të tillët janë ata gënjeshtarët.
106Ai që pas besimit të tij e mohon All-llahun, me përjashtin të atij që dhunohet (për të mohuar), e zemra e tij është e bindur plotësisht me besim, por fjala është për atë që ia hap gjoksin mosbesimit, ata i ka kapur hidhërimi nga All-llahu dhe ata kanë një
107Këtë (dënim të madh) ngase ata më tepër e deshtën jetën e kësaj bote se sa jetën e botës tjetër, e All-llahu nuk udhëzon njerëzit jobesimtarë.
108Të tillët janë ata që All-llahu ua mbylli zemrat, dëgjimin dhe pamjen e tyre dhe të tillët janë ata naivët.
109Është e vërtetë se ata në botën tjetër, mu ata janë të dështuarit.
110Pastaj Zoti yt, atyre që pasi u torturuan, migruan, mandej luftuan dhe qëndruan, dhe pas të gjitha këtyre vuajtjeve, s´ka dyshim se Zoti yt atyre do t´ua falë dhe do t´i mëshirojë (Ai është që fal, është mëshirues).
111(Përkujto) Ditën që vjen kur secili njeri do të përpiqet për vetveten dhe secilit njeri do t´i plotësohet ajo që e meriton, e nuk u bëhet padrejt.
112All-llahu sjell si shembull një fshat (vendbanim) që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte furnizimi nga të gjitha anët me bollëk, kurse ata (banorët) i përbuzën të mirat e All-llahut. Atëherë All-llahu, për shkak të sjelljes së tyre, ua veshi petku
113Atyre u pat ardhur i dërguari nga mesi i tyre, e ata e përgënjeshtruan atë, andaj i kapi dënimi se ishin zullumqarë.
114E ju (besimtarë), hani pra nga të mirat që ua dha All-llahu, të lejuara e të pastra, jini mirënjohës për dhuntitë e All-llahut, nëse jeni të sinqertë në adhurim vetëm ndaj Tij.
115Ai ua ndaloi juve vetëm cofëtinën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që theret jo në emër të All-llahut. E kush detyrohet (t´i hajë) duke mos qenë dhunues dhe duke mos e tepruar (në ngrënie), All-llahu fal dhe është mëshirues.
116Mos i thuani asaj rrenës së gjuhve tuaja: "Kjo është hallall e kjo është haram" e të shpifni ndaj All-llahut rrenën. Vërtet, ata që shpifin rrenën ndaj All-llahut, nuk kanë shpëtim.
117Kanë një përjetim të vogël (në këtë jetë), e do të kenë dënim të padurueshëm.
118E atyre që ishin jehudi (çifutë) u patëm ndaluar atë që të kemi treguar më parë, po Ne nuk u bëmë padrejt atyre, por ata vetes i patën bërë padrejt.
119Pastaj Zoti yt për ata që nga mosdija bënë punë të këqija, e pastaj u penduan dhe bënë mirë, s´ka dyshim se Zoti yt është që shumë fal dhe shumë mëshiron.
120Vërtet, Ibrahimi ka qenë shëmbëlltyrë e të mirave, adhurues i All-llahut, besimtar i drejtë dhe nuk ka qenë nga idhujtarët.
121Falënderues për të mirat e Tij. Ai (All-llahu) e zgjodhi atë (për pejgamber) dhe e udhëzoi në rrugën e drejtë.
122Atë Ne e pajisëm me të mira në këtë botë, e në botën tjetër ai është me më të mirët.
123Pastaj, ty të shpallëm: "Ndiqe fenë e drejtë të Ibrahimit, se ai nuk ka qenë nga idhujtarët (as jehudi as i krishter).
124E shtunja (festimi ose belaja e saj) u është përcaktuar vetëm atyre që u kundërshtuan rreth saj. E Zoti yt do të gjykojë mes tyre në ditën e gjykimit për atë që ata kundërshtoheshin.
125Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuar
126Në qoftë se doni të merrni hak, atëherë ndëshkoni në atë masë sa jeni ndëshkuar ju; e nëse duroni, pa dyshim ai është më i mirë për ata që durojnë.
127Pra, të jesh i durueshëm! Durimi yt është vetëm me ndihmën e All-llahut. Ti mos u pikëllo për ata, as mos u brengos për dredhitë që bëjnë ata!
128S´ka dyshim se All-llahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës.
Chapter 17 (Sura 17)
1Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t´ia treguar atij disa nga argum
2Edhe Musait Ne i kemi dhënë librin dhe atë (librin) e bëmë udhërrëfyes për beni israilët që të mos marrin përveç Meje, ndonjë që ia besojnë çështjet.
3Pasardhës të atyre që i bartëm (i shpëtuam) së bashku me Nuhun (bëhuni mirënjohës!). Vërtet ai ishte rob shumë falënderues.
4Ne u kumtuam në libër beni israilëve: "Ju do të bëni shkatërrime dy herë në tokë dhe do të tejkaloni duke bërë zullum të madh".
5Kur erdhi koha e premtimit të parë, Ne dërguam kundër jush njerëz Tanë, që ishin të fuqishëm e të ashpër (sulmues) dhe ata hulumtuan (rreth e përqark) përreth vendit (duke mos u frikësuar). E ai (ndëshkim) ishte vendim i prerë.
6Pastaj, Ne ua kthyem juve mbisundimin kundër atyre, ju përforcuam me pasuri e me djem dhe ju shtuam më së shumti.
7Nëse bëni mirë, bëni për vete, e nëse bëni keq, bëni kundër vetes. E kur vjen koha e fundit (herën e dytë Ne i dërgojmë) që t´ju shëmtojnë fytyrat tuaja, që të hyjnë në xhaminë (Aksa) sikurse hynë herën e parë dhe që të shkatërrojnë rrënjësisht atë që arr
8Zoti juaj do t´ju mëshirojë (nëse pendoheni), e nëse ju i ktheheni (të keqes), kthehemi (me ndëshkim) edhe Ne. E xhehennemin e kemi bërë burg për jobesimtarët.
9Është e vërtetë se ky Kur´an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh.
10Ndërkaq, për ata që nuk e besojnë botën tjetër, Ne kemi përgatitur një dënim të rëndë.
11Njeriu (e tepron) lutet për keq, ashtu sikurse lutet për mirë, (po Zoti nuk e pranon lutjen e tij për keq); njeriu (nga vetë natyra e tij) është i ngutshëm.
12Ne i bëmë natën dhe ditën dy fakte (që dokumentojnë për fuqinë Tonë), e shenjën e natës e shlyem (e errësuam), e shenjën e ditës e bëmë të ndritshme që të mund të angazhoheni për shfrytëzimin e begative të dhuruara nga Zoti juaj, dhe që ta mësoni njehsimi
13Secilit njeri ia kemi ngjeshur në qafë fluturaken (shënimin - për veprimin) e tij, e në ditën e gjykimit, Ne do t´ia prezentojmë atij libër të hapur,
14"Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot vetë llogaritës i vetvetes".
15Kush e udhëzon veten në rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm vetveten e vet, e kush e humbë (rrugën), ai e ka bërë humbjen kundër vetvetes së vet, e askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. E Ne nuk dënuam askë para se t´ia dërgojmë të dërguarin.
16Kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët (parinë) e atyhit (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi i merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht.
17Sa e sa gjenerata i kemi shkatërruar pas Nuhut. Mjaft është Zoti yt vëzhgues e shikues i mëkateve të robërve të Tij.
18Kush është që e ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne atij që duam i japim në të aq sa duam, e pastaj atij i bëjmë të hyjë në xhehennem i nënçmuar, i përbuzur.
19E kush e ka për qëllim botën tjetër, duke qenë ai besimtar, përpiqet për të ashtu si i takon asaj, angazhimi i tyre do të jetë i pranishëm (te Zoti).
20Ne secilit atyre dhe atyre i japim nga të mirat e Zotit tënd dhe dhënia e Zotit tënd nuk është e kufizuar.
21Shiko se si Ne i kemi dalluar disa prej të tjerëve, po dallimi në botën tjetër është më i madh dhe është përparësi më e madhe.
22E mos shoqëro me All-llahun ndonjë zot tjetër, e të bëhesh i qortuar i papërkrahur.
23Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bë i vrazhd
24Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël".
25Zoti juaj e di më së miri atë që keni në shpirtin tuaj. Nëse keni qëllime të mira, vërtet Ai u fal atyre që pendohen.
26Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon, edhe të varfërit, edhe atij në kurbet, po mos shpenzo tepër e pa rrugë.
27Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vëllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij.
28Nëse detyrohesh t´ua kthesh shpinën atyre (të afërmve etj.), duke kërkuar mëshirën të cilën e shpreson nga Zoti yt (furnizim për t´i ndihmuar ata), atëherë thuaju atyre fjalë të mira (të lehta).
29Dhe mos e bën dorën tënde të lidhur për qafe (mos u bë koprrac), e as mos e shtrij në tërësi, e të mbetesh i qortuar dhe duarthatë (nga shpenzimi i tepërt).
30S´ka dyshim se Zoti yt është Ai që furnizon me bollëk atë që do dhe ia kufizon atij që do. Ai hollësisht e di për robtë e vet dhe i vështron.
31Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh.
32Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.
33Dhe mos e mbytni njeriun që All-llahu e ka ndaluar (mbytjen e tij), përveç me drejtësi (që e kërkon sheriati). E kush mbytet pa të drejtë (pa faj), kujdestarit të tij Ne i kemi dhënë të drejtë (të kërkojë drejtësinë), e ai të mos e kalojë kufirin në mbytj
34Mos përdoroni pasurinë e jetimit ndryshe vetëm në mënyrë më të mirë (për t´ia shtuar), derisa ai ta arrijë pjekurinë e vet. Premtimin zbatonie, pse për premtimin ka përgjegjësi.
35Masën mbusheni kur matni (me enë) dhe peshoni me peshojë të drejtë (precize). Kjo është më e dobishme dhe ka përfundim më të mirë.
36Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.
37Dhe mos ec nëpër tokë me mburrje, pse ti as nuk mund ta çashë tokën as nuk mund ta arrishë lartësinë e maleve.
38E keqja e të gjitha këtyre është e urrejtur te Zoti yt.
39Këto janë nga urtësia që Zoti yt ta shpalli ty. Mos shoqëro me All-llahun ndonjë zot tjetër e të hidhesh në xhehennem i qortuar dhe i larguar.
40A mos u dalloi Zoti juaj me djem, e për vete zgjodhi melaike që ju i mendoni femra? Vërtet, ju jeni duke thënë fjalë të mëdha.
41Ne sqaruam në mënyrë të ndryshme (argumentet) në këtë Kur´an, ashtu që ata të nxjerrin përvojë, por kjo nuk u shtoi atyre tjetër, vetëm se largim (nga e vërteta).
42Thuaj: "Sikur të kishte zota të tjerë përveç Atij, sikundër thonë ata, atëherë ata (zotat) do të kërkonin rrugë për mbizotërim ndaj të Madhëruarit (për t´ia marrë pushtetin)".
43I pa të meta është Ai, Lartësia e Tij është e madhe nga ajo që thonë ata.
44Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe çka ka në to, e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bën tesbihë), duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk e kuptoni atë madhërim të tyre (pse nuk është në gjuhën tuaj). Ai është i
45Kur ti e lexon Kur´anin, në mes teje dhe atyre që nuk e besojnë botën tjetër, Ne vëmë një perde të padukshme.
46Ndërkaq, në zemrat e tyre vëmë një mbulesë dhe shurdhim të thellë të veshëve të tyre që nuk mund ta kuptojnë atë. E kur e përmend ti në Kur´an Zotin tënd, vetëm Atë, ata ikin mbrapa dhe largohen.
47Ne e dimë më së miri përse ata e dëgjojnë atë (Kur´anin) kur vijnë të dëgjojnë ty dhe kur ata bisedojnë fshehtazi dhe kur ata zullumqarë thonë: "Ju nuk jeni kah pasoni tjetër, përveç një njeri të magjepsur!"
48Shih se si të mveshin ty epitete (i çmendur, poet, i magjepsur), andaj ata kanë humbur dhe nuk mund ta gjejnë rrugën (e vërtetë).
49Ata thanë: "A pasi të bëhemi eshtra të kalbur, dhé e pluhur, a mos do të bëhemi krijesë e re e ringjallur?"
50Thuaj: "Edhe nëse të jeni gurë a hekur!"
51Ose ndonjë krijesë që ju duket e madhe! Ata do të thonë: "Kush do të na rikthejë neve në jetë?" Thuaj: "Ai që ju krijoi për të parën herë!" E ata do t´i tundin kokat e tyre nga ti e do të thonë: "Kur është ajo (ringjallja)?" Thuaj: "Ndoshta do të jetë afë
52(ringjallja është) Atë ditë kur Ai ju thërret, kurse ju i përgjigjeni të përulur e duke e lavdëruar Atë, e ju duket se nuk qëndruat (në Dunja) vetëm pak kohë.
53E ti robve të Mi thuaju: "Le ta thonë atë që është më e mira, pse djalli ndërsen mes tyre, e është e ditur se djalli është armik i hapët i njeriut".
54Zoti i juaj më së miri e di gjendjen tuaj, nëse Ai do, ju mëshiron dhe nëse Ai do, ju dënon, e ty (Muhammed) nuk të kemi dërguar roje të tyre (nuk ta besuam ty punën e tyre e t´i fusësh me dhunë në besim).
55Zoti yt e di më së miri gjendjen e atij që është në qiej e tokë. Ne kemi dalluar disa pejgamberë nga të tjerët, prandaj Davudit i kemi dhënë Zebur (shënime).
56Thuaj: "Ftoni ata, të cilët i menduat (zota) pos Atij, e ata nuk mund ta heqin prej jush mjerimin, as nuk mund ta mënjanojnë".
57Të tillët (zotat) që këta po lusin (pos Zotit), vetë ata (zotat e tyre) kërkojnë afrimin (te Zoti i vërtetë), shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Vërtet, dënimit të Zotit tënd është për t´iu ruajtur.
58Nuk ka asnjë nga fshatrat (nga vendbanimet e kundërshtarëve) e që Ne nuk do ta shkatërrojmë ose ndëshkojmë atë me një dënim të ashpër para ditës së kijametit. Kjo është theksuar në Libër (Lehvi Mahfudh).
59Neve nuk na pengoi asgjë që t´u sjellim argumente (mrekulli), pos asaj që ata të parët i përgënjeshtruan ato. Ne i dhamë Themudit deven (mrekulli) konkrete, e ata e mohuan atë. E mrekullitë (ose fenomenet natyrore që shkatërrojnë), Ne nuk i dërgojmë për t
60Përkujto, kur Ne të thamë: "Zoti yt ka përfshirë (me dijen e Vet) të gjithë njerëzit (e di që këta nuk besojnë edhe në ju sjellësh mrekulli). E atë pamjen tënde që ta treguam (natën e Miraxhit) dhe pemën e mallkuar (të përmendur në Kur´an), nuk i bëmë për
61Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: "Bëni sexhde Ademit!" (në shenjë përshëndetjeje) e ata i bënë, me përjashtim të Iblisit. Ai tha: "A t´i bëj sexhde atij që e krijove nga balta?"
62(Mandej vazhdoi e) Tha: "A e sheh (i tha Zotit) këtë që Ti e vlerësove mbi mua, nëse më lë të jetojë deri në ditën e kijametit, unë gjithsesi do t´i shfaros pasardhësit e tij, me përjashtim të një pakice".
63(Zoti) Tha: "Shko, e kush prej tyre vjen pas teje, shpërblimi juaj është xhehennemi, shpërblim i plotë".
64Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët tu thirri (bërtitu) ata, përzieju me ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre, po shejtani nuk u premton tjetër, përveç mashtrim.
65Në të vërtetë, ti nuk ke kurrfarë fuqie ndaj robërve të Mi. Mbrojtja e Zotit tënd është e mjaftueshme (për ata).
66Zoti juaj është Ai që për ju mundësoi lundrimin e anijeve në det, në mënyrë që të kërkoni nga të mirat e Tij. Vërtet, Ai është shumë mëshirues ndaj jush.
67E kur ju kap juve paniku (frika) në det, i humbni (nga kujtesa) ata që i lutni, u mbetet vetëm Ai (All-llahu), mirëpo pasi që Ai t´ju shpëtojë e të arrini në tokë, ia ktheni shpinën. Ashtu, njeriu është përbuzës.
68A mos jeni të siguruar që nuk do tu shafitë në tokë ose nuk do t´ju lëshojë ndonjë shtrëngatë e ju nuk do të keni mbrojtës.
69A mos jeni të sigurt se Ai nuk do t´ju kthejë njëherë tjetër në det, e t´ju lëshojë ndonjë furtunë të erës, e për shkak të mosbesimit tuaj t´ju fundosë, e pastaj nuk do të gjeni kush do të hakmerrej kundër nesh për ju.
70Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam.
71(Përkujto) Ditën kur do ta thërrasim secilin njeri me prijësin (librin, pejgamberin, shënimet e veprave) e tyre. E atij që i jepet libri i tij nga e djathta e tij, të tillët i lexojnë shënimet e tyre (të mira), dhe nuk u bëhet e padrejtë asnjë fije.
72E kush ka qenë i verbër në këtë (botë), ai do të jetë edhe në botën tjetër i verbër dhe më i humburi i rrugës së drejtë.
73Në të vërtetë ata (idhujtarët) gati arritën të sprovojnë ty nga ajo që Ne ta shpallëm, e të trillosh tjetër nga çka të shpallëm, e atëherë do të zinin ty mik.
74Dhe sikur Ne të mos të kishim forcuar ty, ti gati anove diçka pak te ta.
75E atëherë Ne do ta shijonim mundimin dyfish të kësaj jete dhe dyfish të jetës tjetër, e pastaj ti nuk do të gjeje mbrojtës kundër nesh.
76Ata gati të shqetësuar në tokë (në Meke) për të përzënë prej saj, po atëherë edhe ata nuk do të mbeteshin pas teje (pas pak kohe do të shkatërroheshin).
77Ky është ligji i Tij edhe me të dërguarit që i dërgoi para teje. E në ligjin Tonë ti nuk gjen ndryshim.
78Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e natës dhe duke bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit është e përcjellur.
79Dhe në një pjesë të natës zgjohu me të (me Kur´anin - namazin), është e sigurt se Zoti yt do të ngrejë ty në një vend të lavdishëm.
80Dhe thuaj: "Zoti im, më shpjerr në një vend të mirë dhe më nxjerr në mënyrë të ndershme dhe nga ana Jote më dhuro fuqi ndihmuese".
81Dhe thuaj: "Erdhi e vërteta e u zhduk e kota". Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur.
82Ne të shpallim Kur´anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim.
83E kur e begatojmë (me të mira) njeriun, ai prapësohet dhe largohet i mashtruar, e kur e godet e keqja, ai humb shpresën.
84Thuaj: "Secili vepron sipas rrugës së vet, e Zoti juaj e di më së miri për atë që është në rrugë më të drejtë".
85Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: "Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije".
86Po të kishim dëshiruar, Ne do ta shlyenim nga gjoksi yt atë që ta shpallëm ty, e ti nuk do të gjeje mbrojtës që do të ruante.
87Por kjo është mëshirë nga Zoti yt dhe mirësia e Tij ndaj teje vërtet është e madhe.
88Thuaj: "Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kur´an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky, sado që do ta ndihmonin njëri - tjetrin".
89Ne u sqaruam njerëzve në këtë Kur´an shembuj (argumente) të çdo lloji, e shumica e njerëzve nuk deshi tjetër, vetëm mohimin.
90Ata thanë: "Nuk të besojmë ty derisa që të na nxjerrësh prej tokës burime".
91Ose, (nuk të besojmë deri që) të kesh kopshte me hurma e me rrush, e të bësh të rrjedhin vazhdimisht lumenj në mesin e tyre.
92Ose, (nuk të besojmë derisa) të bie mbi ne qielli copa - copa, ashtu si po mendon ti (se do të na dënojë Zoti), apo të na sjellish All-llahun dhe engjëjt pranë nesh.
93Ose të kesh një shtëpi prej ari, apo të ngjitesh lart në qiell, po ne nuk të besojmë për ngjitjen tënde derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë?!" Thuaj: "Subhanallah - i Madhërishëm është Zoti im, a mos jam unë tjetër vetëm se njeri, pejgamber?"
94Po njerëzit nuk i pengoi tjetër që të besojnë, kur u erdhi atyre shpallja, vetëm se thoshin: "A thua All-llahu e dërgoi njeriun pejgamber?"
95Thuaj: "Sikur të kishte në tokë engjëj që ecin qetë (si njerëzit), Ne do t´u çonim atyre nga qielli engjëj pejgamberë!"
96Thuaj: "All-llahu më mjafton për dëshmitar mes meje dhe mes jush, Ai hollësisht i njeh dhe i sheh robtë e vet".
97Atë që All-llahu e drejton në rrugë të drejtë, ai është udhëzuar, e atë që e lë të humbur, për ata nuk do të gjesh ndihmëtarë përveç Atij. Në ditën e kijametit Ne i tubojmë ata duke i tërhequr rrëshqanas me fytyra për dhé, të verbër, memecë, të shurdhët.
98Ai (dënim) është meritë e tyre, ngase ata mohuan argumentet tona dhe thanë: "A pasi të bëhemi eshtra e pluhur do të ringjallemi krijesë e re?"
99A nuk e kuptuan ata se All-llahu që krijoi qiejt e tokën është i plotfuqishëm që të krijojë ashtu siç janë ata, dhe Ai u ka caktuar afatin (e vdekjes e të ringjalljes) në të cilin nuk ka dyshim, po zullumqarët nuk deshën tjetër, vetëm të refuzojnë.
100Thuaj: "Sikur t´i kishit depot e begative të Zotit tim, nga frika se po shpenzohen, do të bëheni koprracë; njeriu është dorështrënguar".
101Ne i patëm dhënë Musait nëntë argumente (mrekulli) të qarta. Pyeti pra ti (Muhammed) beni israilët (nëse duan të dëshmojnë) kur ai u ka ardhur atyre (Musai), e atij i pat thënë faraoni: "O Musa, unë mendoj ti je i magjepsur!"
102Ai (Musai) tha: "Po ti e di se ato (mrekullitë) nuk i zbriti kush tjetër pos Zotit të qiejve e të tokës, i zbriti të dukshme, e unë besoj, o faraon, se ti je i shkatërruar".
103Ai (faraoni) deshi t´i dëbojë ata nga vendi (Egjipti), kurse Ne e përmbysëm atë dhe të gjithë ata që ishin me të së bashku.
104Pas tij beni israilëve u thamë: "Rrini në vend, e kur të vijë koha e botës tjetër, Ne ju sjellim të gjithëve të përzier".
105Ne me urtësi e zbritëm atë (Kur´anin) dhe me urtësi është zbritur. E ty nuk të dërguam tjetër vetëm se përgëzues dhe qortues.
106Dhe (ta shpallëm) Kur´anin që Ne e ndamë pjesë - pjesë për t´ua lexuar njerëzve dalëngadalë dhe ashtu e shpallëm atë një pas një.
107Thuaj: "I besuat ju atij ose nuk i besuat (atij nuk i bëhet dëm), e atyre që u është dhënë dijeni (nga librat e parë) para tij, kur u lexohet atyre, ata hedhen me fytyra (përdhe) duke i bërë sexhde".
108Dhe thonë: "I lartësuar është Zoti ynë, premtimi i Zotit tonë është realizuar".
109Dhe duke qarë hidhen me fytyra (kur dëgjojnë Kur´anin) dhe ai ua shton edhe më përuljen (ndaj All-llahut).
110Thuaj: "Thërrisni: All-llah ose thërrisni Er Rrahman, me cilindo që ta thërrisni (me këta dy emra), emrat e Tij janë më të bukurit. E ti mos ngrit zërin (duke lexuar) në namazin tënd, po as mos e ul tepër në të, mes kësaj kërkoje një rrugë mesatare".
111Dhe thuaj: "Falënderuar qoftë All-llahu, i cili nuk pati fëmijë dhe nuk ka për Të shok në sundim, dhe sa i përket aftësisë, nuk ka nevojë për ndihmëtarë, dhe madhëroje Atë me madhërinë që i takon".
Chapter 18 (Sura 18)
1Falënderimi i takon vetëm All-llahut që ia shpalli robit të vet Librin dhe në të nuk lejoi ndonjë kundërthënie.
2(ia shpalli) Të saktë (pa shmangie), pët t´ua tërhequr vërejtjen (atyre që nuk besojnë) ndaj një dënimi të rëndë prej Tij, e për t´i përgëzuar besimtarët që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë një shpërblim të mrekullueshëm.
3Duke qenë në të përgjithmonë.
4Për t´ua tërhequr vërejtjen atyre që thanë se All-llahu ka fëmijë.
5Dhe për atë (fëmijë), as ata, e as të parët e tyre nuk kanë kurrfarë dijenie. Sa e madhe është ajo fjalë që del nga gojët e tyre, e ata nuk thonë tjetër vetëm se gënjeshtër.
6A thua ti do ta shkatërrosh veten nga hidhërimi pas tyre, nëse ata nuk i besojnë këtij ligjërimi (Kur´anit)?
7Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t´i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.
8Ne kemi për ta bërë gjithçka që është mbi të dhé pa bimë (shkatërrojmë çdo gjelbërim).
9A mos mendove ti se ata të vendosurit e shpellës dhe Rekimit ishin nga mrekullitë Tona më të çuditshme?
10Kur djelmoshat u strehuan në shpellë e thanë: "O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!"
11Ne u vumë mbulojë mbi veshët e tyre (i vumë në gjumë) në shpellë për disa vite me radhë.
12Pastaj ata i zgjuam (prej gjumit) për të parë se cili prej atyre dy grupeve është më preciz në njehsimin e kohës sa qëndruan gjatë.
13Ne po të rrëfejmë saktë çështjen e tyre. Ata ishin disa djelmosha, kishin besuar Zotin e tyre, e Ne atyre edhe më ua shtuam bindjen.
14Edhe i forcuam zemrat e tyre (i bëmë të qëndrueshëm) saqë kur u ngritën, thanë: "Zoti ynë është Zot i qiejve e i tokës, nuk adhurojmë ndonjë zot tjetër pos Tij", pse atëherë do të thoshim diçka shumë mizore!"
15Këta, populli ynë ka besuar zota të tjerë pos Atij, pse pra nuk sjellin ndonjë argument të qartë për ata? A ka më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj All-llahut?
16Derisa jeni izoluar prej tyre dhe prej asaj që adhurojnë ata, pos All-llahut, atëherë strehohuni në shpellë, e Zoti juaj ju dhuron nga mëshira e tij e gjerë dhe ju lehtëson në çështjen tuaj atë që është në dobinë tuaj.
17Dhe ti e shihje diellin, kur lindte bartej prej shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur perëndonte largohej nga ata nga ana e majtë, e ata ishin në një vend të gjerë të saj. Kjo ishte një nga argumentet e All-llahut. Atë që e udhëzon All-llahu, ai vërte
18Do të mendoje se ata janë të zgjuar, ndërsa ata ishin të fjetur, e Ne i rrotullonim herë në krahun e djathtë e herë në të majtin. Qeni i tyre i kishte shtrirë këmbët e para pranë hyrjes. Sikur të kishe hasur në ta, do të ishe kthyer duke ikur dhe do të is
19Ashtu (sikurse i vumë në gjumë) i zgjuam ata që të pyesin njëri-tjetrin (se sa kanë fjetur). Njëri prej tyre foli e tha: "Sa keni ndejur?" Ata thanë:"Kemi ndejur një ditë ose një pjesë të ditës!" Disa thanë: "Zoti juaj e di më së miri se sa keni ndejur, p
20Pse, nëse ata (të qytetit) kuptojnë për ju, do t´ju mbysin me gurë, ose do t´ju kthejnë në fenë e tyre, e atëherë kurrë nuk keni për të shpëtuar.
21Dhe ashtu (sikurse i zgjuam nga gjumi) i zbuluam (t´i shohin njerëzit), e të kuptojnë se premtimi i All-llahut (për ringjallje) është i sigurt dhe se katastrofa e përgjithshme (kijameti) është e padyshimtë. (I zgjuam) Mu atëherë kur ata (populli) bisedoni
22Ata (që bisedonin për këtë) do të thonë: "Ishin tre, i katërti i tyre ishte qeni i tyre, dhe thonë: "Ishin pesë, e qeni i tyre ishte i gjashti i tyre", kjo ishte hamendje, po edhe thonë: "Ishin shtatë, e qeni i tyre ishte i teti!" Thuaj: "Zoti im di më së
23Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: "Unë do ta bëj këtë nesër!"
24Vetëm (nëse i shton): "Në dashtë All-llahu!" E kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj: "Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim edhe më të afërt prej këtij (të as-habi kehfit)".
25(dhe thonin) Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind e nëntë vjet.
26Thuaj: "All-llahu e di më së miri sa kanë ndejur, Atij i takon fshehtësia e qiejve dhe e tokës. Çfarë (i çuditshëm) është të pamurit e Tij dhe çfarë është të dëgjuarit e Tij! Pos Tij ata (njerëzit) nuk kanë ndihmëtarë. Në vendimin e Tij nuk mund t´i përzi
27Lexo çka të është shpallur ty nga libri i Zotit tënd! Nuk ka kush që mund t´i ndryshojë fjalët e Tij dhe pos Tij, nuk mund të gjesh strehim.
28Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujt
29E ti thuaj: "E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhi
30E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, s´ka dyshim se Ne nuk i humbim shpërblimin atij që është bamirës.
31Të tillët e kanë vendin në xhennetin e Adnit, nën të cilin rrjedhin lumenj; e aty stolisen me rrathë të artë dore dhe ata veshin rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë, janë mbështetur aty në shtretër. Sa shpërblim i mrekulleshëm është dhe s
32E ti sillu atyre (që kërkuan t´i largosh varfanjakët) si shembul dy njerëz; njërit prej tyre i dhamë dy kopshte (vreshta) nga rrushi dhe ato i rrethuam me hurma, e në mes atyre dujave bimë të tjera.
33Të dy kopshtet jepnin frutat e veta pa munguar prej tyre asgjë, e në mesin e tyre bëmë të rrjedhë një lumë.
34Ai kishte edhe pasuri tjetër. E ai atij shokut të vet (që ishte besimtar) i tha: - duke iu krenuar atij - "Unë kam pasuri më shumë se ti e, kam edhe krah më të fortë!"
35Dhe ai hyri në kopshtin e vet (e me besimtarin për dore), po duke qenë dëmtues i vetes (duke mos besuar dhe duke u krenuar) tha: "Unë nuk mendoj se zhduket kjo kurrë!"
36Dhe nuk besoj se do të ndodhë kijameti, (dita e gjykimit), por nëse bëhet që të kthehem te Zoti im, pa dyshim do të gjej ardhmëri edhe më të mirë se kjo".
37Atij ai shoku i vet (besimtari) i tha - duke e polemizuar atë - "A e mohove Atë që të krijoi ty nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri njeri të plotë?"
38"Por për mua, Ai All-llahu është Zoti im, e Zotit tim unë nuk i bëj shok askë!"
39E pse ti kur hyre në kopshtin tënd nuk the: "Ma shaell llah, la kuvvete il-la bil-lah" - (All-llahu çka do, bëhet, s´ka fuqi pa ndihmën e Tij). Nëse ti më sheh mua se unë kam më pak prej teje edhe pasuri edhe fëmijë (krah më të dobët).
40Po unë shpresoj se Zoti im do të më japë edhe më të mirë nga kopshti yt, e këtij tëndit t´i shkaktojë fatkeqësi nga qielli e të gdhijë tokë e lëmuar (e zhveshur).
41Ose të gdhijë uji i saj i shterur, e ti kurrsesi nuk mund ta kërkosh atë!"
42Dhe vërtet, u shkatërruan frutat e tij, e ai filloi të rrahë shuplakët për atë që kishte shpenzuar në të, e ajo ishte rrënuar në kulmet e saj dhe thoshte: "O i mjeri unë, të mos i kisha bërë Zotit tim askë shok!"
43E nuk pati krah (grup), pëveç All-llahut të vërtetë që t´i ndihmojë atij dhe nuk mundi ta pengojë.
44Në atë vend ndihma është vetëm e All-llahut të vërtetë. Ai është shpërblyesi më i mirë dhe te Ai është përfundimi më i mirë.
45E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote që është si një ujë (shi) që Ne e lëshojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshtohet saqë përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. All-lla
46Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë.
47(Përkujto) Ditën kur Ne i shkulim kodrat, dhe tokën e sheh të sheshtë (të zbuluar) dhe Ne i tubojmë ata e nuk na mbetet asnjë prej tyre pa e tubuar.
48Dhe ato do të prezentohen para Zotit tënd të rreshtuar (e u thuhet atyre): "Na erdhët ashtu, si ju krijuam juve herën e parë, por ju patët menduar se Ne nuk kemi caktuar për ju ringjallje".
49Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dhe thonë: "Të mjerët ne, ç´është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?", dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme - prezent
50(Përkujto) Kur u thamë engjëjve: "Përuluni Ademit, e ata iu përulën përpos Iblisit. Ai ishte nga xhinët, prandaj nuk respektoi urdhrin e Zotit të vet". Vallë, a në vend Timin do ta merrni për mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiq tuaj?" Sa
51Unë nuk ua prezentova krijimin e qiejve e të tokës atyre që po i adhuroni e as krijimin e vetë atyre, e as nuk mora ndihmëtarë të humburit.
52E ditën kur Ai thotë: "Thirrni ata, për të cilët menduat se janë bashkëpunëtorët e Mi!" I thërrasin, por ata nuk u përgjigjen (për ndihmë) atyre dhe ato lidhjet e tyre (në Dunja) Ne i zhdukim.
53Kriminelët e shohin zjarrin dhe binden se do të hidhen në të, dhe se nuk gjejnë shtegdalje prej tij.
54Në këtë Kur´an Ne shtruam çdo lloj shembulli për hir të njerëzve, po njeriu (jobesimtar) më shumë se çdo tjetër është kundërshtar.
55Pasi që t´u ketë ardhur udhëzimi, njerëzit nuk i pengoi tjetër të besojnë dhe të kërkojnë falje prej Zotit të tyre, vetëm se presin t´u vijë edhe atyre fatkeqësia e popujve të mëparshëm ose t´u vijë atyre dënimi ballë për ballë.
56Ne nuk i dërgojmë ndrushe të dërguarit pos vetëm si përgëzues e qortues. E, megjithatë, ata që nuk besuan polemizojnë me të pavërtetën në mënyrë që me të, ta mbizotërojnë të vërtetën, dhe argumentet e Mia dhe atë me çka u qortuan i marrin për tallje.
57Kush është më zullumqar se ai që është këshilluar me argumentet e Zotit të vet, e ua kthen shpinën atyre dhe harron atë që vetë e punoi? Ne kemi vënë mbi zemrat e tyre mbulesë në mënyrë që të mos e kuptojnë atë (Kur´anin), kurse në veshët e tyre shurdhim,
58Zoti yt është që falë shumë dhe bën mëshirë të madhe, sikur t´i ndëshkonte ata për atë që kanë vepruar, do t´ua ngutte atyre tash dënimin, por ata kanë momentin e caktuar, e pos Tij nuk do të gjejnë ata strehim.
59Ato janë fshatra (vendbanime) që kur bënë zullum, Ne i shkatërruam dhe për shkatërrimin e tyre u patëm caktuar kohë të sakta.
60(përkujto) Kur Musai djaloshit që e shoqëronte i tha: "Nuk do të ndalem së ecuri deri ta arrij vendtakimin e dy deteve, ose do të udhëtoj një kohë të gjatë".
61Kur arritën ata të dy vendtakimin e atyre deteve, e harruan peshkun e tyre, e ai (peshku) mori rrugën e vet si (strofull) në det.
62Pasi ata e kaluan atë vend, ai (Musai) i tha djaloshit: "Na jep sillën tonë (ushqimin), meqë nga ky udhëtim jemi lodhur".
63Ai (djaloshi - Jushaë bin Nun) tha: "A e sheh!? Kur u strehuam te shkëmbi, unë e harrova peshkun dhe përveç djallit nuk më bëri kush të harrojë që të ta përkujtoj ty atë, dhe ai në mënyrë të çuditshme mori rrugën e tij për në det!"
64Ai (Musai) tha: "Ai është (vendi) që ne po e kërkojmë!" Dhe u kthyen që të dy rrugës së tyre prej nga kishin ardhur.
65Dhe e gjetën një nga robtë Tanë, të cilit i kemi dhuruar mëshirë nga ana Jonë dhe e kemi mësuar me një dituri të posaçme nga Ne.
66Atij (Hidrit - njeriut të mirë e të dijshëm) Musai i tha: "A pranon të vijë me ty, që të më mësosh nga ajo që je i mësuar (i dhuruar) ti: dituri të drejtë e të vërtetë?"
67Ai (Hidri) tha: "Sigurisht, ti nuk do të mund të kesh durim me mua!
68Si do të durosh për atë që nuk je i njoftuar?"
69(Musai) Tha: "Në dashtë All-llahu, do të shohësh se do të jem i durueshëm dhe nuk do të kundërshtoj ty për asgjë!"
70Ai i tha: "Nëse më shoqëron ti mua, atëherë mos më pyet për asgjë, derisa unë vetë të të tregoj për të".
71E ata të dy shkuan (duke ecur) deri kur hipën në anije, ai (i dishmi) e shqeu atë. Ai (Musai) tha: "A e shqeve që t´i fundosësh udhëtarët e saj, vërtet bëre një punë të hatashme?"
72Tha: "A nuk të thashë se nuk do të mund të kesh durim me mua?"
73(Musai) Tha: "Mos më qorto përse harrova dhe mos më mundo me vështirësi në këtë shoqërim timin (lehtësoma punën)!"
74Vazhduan të shkojnë deri kur takuan një djalë të ri, e ai (i dijshmi) e mbyti atë. (Musai) Tha: "A e mbyte njeriun e pastër, pa mbytur ai askë?! Vërtet ke bërë një pumë të shëmtuar!"
75Ai (i dijshmi) tha: "A nuk të thashë se vërtet ti nuk do të mund të kesh durim me mua?"
76(Musai) Tha: "Nëse pas kësaj të pyes (të kundërshtoj) për ndonjë gjë, atëherë mos më lejo të shoqëroj. Tashmë ndaj meje ke arsyetim (të mos më shoqërosh)!"
77Vazhduan të shkojnë deri sa arritën te banorët e një qyteti që prej tyre kërkuan t´u japin ushqim, po ata nuk deshën t´i pranojnë si musafirë (e as t´i ushqejnë), e ata të dy gjetën aty një mur që gati po rrëzohej, e ai e drejtoi atë (murin). (Musai) Tha:
78Ai (i dijshmi) tha: "Tash ka ardhur koha e ndarjes mes meje dhe mes teje, e unë do të tregoj për domethënien e asaj që nuk munde të keshë durim!"
79Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e do të varfërve që veprojnë në det, e unë desha ta bëj atë me të meta, ngase para tyre ishte një sundues që grabiste çdo anije (të aftë - pa të meta).
80Sa i përket djaloshit, dy prindërit e tij ishin besimtarë, e u frikësuam se ai do t´i shpie ata të dy në humbje e në mosbesim.
81Deshëm që Zoti i tyre t´u japë në vend të tij një më të mirë se ai dhe më të afërt në respekt dhe në mëshirë (ndaj prindërve).
82Përsa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetima të atij qyteti, e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetima) ta arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin ata vetë thesarin e tyre. K
83Të pyesin ty për Dhulkarnejnin, thuaju: "Do t´ju rrëfej për punën e tij me Kur´an (me shpallje)".
84Ne i mundësuam atij forcë në tokë dhe i dhamë mundësi për çdo send që të mund ta arrijë.
85Ai iu rrek një aso mundësie (dhe mori rrugën nga Perëndimi).
86Deri kur arriti në vendperëndimin e diellit, e gjeti se po perëndon në njëfarë burimi me lym të zi dhe aty e gjeti një popull. E Ne i thamë: "O Dhulkarnejn, ose do t´i dënosh, ose do t´i marrish me të mirë e t´i udhëzosh!"
87Ai (Dhulkarnejni) tha: "Ai që vazhdon edhe më tej të jetë zullumqar, atë do ta dënojmë, pastaj i kthehet Zotit të vet e Ai e dënon atë me një dënim të tmerrshëm".
88Sa i përket atij që besoi dhe bëri vepra të mira, atij i takon shpërblimi më i mirë (xhenneti) dhe atij nga ana Jonë do t´i bëjmë lehtësi (në jetë).
89Pastaj, ai iu rrek një aso mundësie (mori rrugën e lindjes).
90Deri kur arriti vndlindjen e diellit, e gjeti se po lind mbi një popull, që nuk i kemi dhënë ndonjë mbulojë prej tij (diellit).
91Ashtu (bëri edhe me këtë popull), e Ne e kemi ditur gjendjen e tij (mundësitë dhe sundimin e drejtë të tij).
92Mandej, ai iu rrek përsëri një aso mundësie (një rruge të tretë mes perëndimit e lindjes - nga veriu).
93Deri kur arriti mes dy kodrave (si penda) dhe prapa tyre gjeti një popull që thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë (përveç gjuhës së vet).
94Ata thanë: "O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janë duke bërë shkatërrime në tokë, a bën që ne të japim ty një kontribut (në formë tagre a tatimi), e që të bësh një pendë mes nesh dhe mes tyre?"
95Ai (Dhulkarnejni) tha: "Atë që mua ma mundësoi Zoti im është shumë më i mirë (nga ajo që ma ofroni ju), po ju më ndihmoni me fuqi punëtore të bëj një pendë të fortë mes jush dhe mes atyre!".
96Më sillni copa të hekurit! E kur e nivelizoi ai me dy anët e kodrave, tha: "Ndizni!", e kur e bëri atë (hekurin) zjarr (si zjarr nga të ndezurit) tha: "Më sillni bakër të shkrirë t´ia hedhë atij!"
97E ata as nuk arritën ta kapërcenin atë e as ta shponin.
98Ai (Dhulkarnejni) tha: "Kjo është një e mirë nga Zoti im, e kur të vjen caktimi i Zotit tim, Ai e bën atë rrafsh, e caktimi i Zotit tim është i sigurt".
99(Kur të vijë caktimi i Zotit, ose kur të dalin Jexhuxh Mexhuxhët) Ne bëjmë atë ditë që ata të përzihen si valët njëra me tjetrën. Dhe i fryhet Surit (për herën e dytë) e të gjithë ata i tubojmë.
100Atë ditë ua prezentojmë xhehennemin jobesimtarëve me një prezentim të hapët (trishtues).
101Atyre që sytë i kishin të mbuluara ndaj argumenteve të Mia dhe që nuk mund të dëgjonin (fjalët e All-llahut).
102A mos menduan ata që nuk besuan se përkundër Meje mund të marrin zota (mbrojtës) robtë e Mi? Ne e kemi përgatitur për jobesimtarët xhehennemin vendpritje.
103Thuaj: "A t´ju tregojmë për më të dëshpëruarit në veprat e tyre?"
104Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë.
105Të tillët janë ata që nuk besuan argumentet e Zoit të tyre as takimin (ringjalljen) e Tij, andaj veprat e tyre shkuan huq dhe në ditën e gjykimit atyre nuk do t´u japim kurrfarë vlere.
106Këtë, ngase shpërblimi i tyre është xhehennemi, për shkak se nuk besuan dhe argumentet e Mia e të dërguarit e Mi i morën për tallje.
107S´ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vendpritje për ta janë xhennetet e Firdevsit.
108Aty do të jenë përgjithmonë, e nuk kërkojnë të largohen nga ai (ose t´u ndryshohet).
109Thuaj: "Sikur të ishte deti ngjyrë për t´i shkruar fjalët e Zotit tim, deti (uji i tij) do të shterej para se të përfundojnë fjalët e Zotit tim, e edhe sikur të sillnim shtesë edhe një si ai (deti)".
110Thuaj: "Unë jam vetëm njeri, sikurse edhe ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë".
Chapter 19 (Sura 19)
1Kaf, Ha, Ja, ´Ajn, Sad.
2(Ky është) Përkujtim i mëshirës së Zotit tënd ndaj robit të vet Zekerijait,
3Kur ai iu lut Zotit të vet me një zë të ulët, e
4Tha: "Zoti im! Vërtet, mua më janë dobësuar eshtrat, më janë përhapur thinjat në kokën time, e me lutjen time ndaj Teje o Zoti im, asnjëherë nuk kam qenë i dëshpëruar".
5Unë ua kam frikën pasardhësve të mi pas meje (kushërinjve, se do ta humbnin fenë), ndërsa gruaja ime është sterile, pra më fal nga ajo mirësia Jote një pasardhës (një fëmijë).
6Të më trashëgojë mua dhe t´i trashëgojë ata nga familja e Jakubit, dhe bëre atë, o Zoti im, të këndshëm! (të vyeshëm)!"
7O Zekerija, Ne po të përgëzojmë ty me një djalë, emri i të cilit është Jahja, e që askush para tij nuk u emërtua me këtë emër.
8Ai tha: "Zoti im, si do të kemë unë djalë kur gruaja ime ishte që nuk lind, e unë kam arritur pleqëri të thellë?"
9Tha: "Ja, kështu Zoti yt ka thënë: se ajo për Mua është lehtë; Unë të krijova më parë ty, që nuk ishe fare!"
10Ai (Zekerija) tha: "Zoti im, më jep mua një shenjë (që të di)!" Ai (All-llahu) tha: "Shenja jote është se, (duke qenë shëndoshë e mirë), nuk do të mund t´u flasish njerëzve tre net (e tri ditë)".
11Dhe ai doli prej faltores para popullit të vet dhe u dha shenjë adhuroni (All-llahun) mëngjes e mbrëmje.
12O Jahja, merre librin me shumë kujdes, dhe ashtu Ne i dhamë atij urtësi kur ishte fëmijë.
13Dhe nga ana Jonë i mundësuam të jetë i butë, i pastër dhe respektues (i dëgjueshëm).
14Edhe i sjellshëm ndaj prindërve të vet, nuk ishte kryelartë e i padëgjueshëm.
15Dhe selam (prej nesh) atij ditën kur u lind, ditën kur vdes dhe ditën kur do të ngrehet i gjallë (e përshëndetëm dhe i garantuam)!
16E, përmendju në këtë libër (tregimin për) Merjemen kur ajo u largua prej familjes së saj në një vend në lindje.
17Ajo vuri një perde ndaj tyre, e Ne ia dërguam asaj Xhibrilin, e ai iu paraqit asaj njeri në tërësi.
18Ajo tha: "Unë i mbështetem të Gjithëmëshirshmit prej teje, nëse je që i frikësohesh Atij (pra më le të lirë)!"
19Ai (Xhibrili) tha: "Unë jam vetëm i dërguar (melek) i Zotit tënd për të dhuruar ty një djalë të pastër (pejgamber)".
20Ajo tha: "Si do të kem unë djalë, kur mua nuk më është afruar njeri (nuk jam e martuar), e as nuk kam qenë e pamoralshme".
21Ai (Xhibrili) tha: "Ja, kështu ka thënë Zoti yt; ajo për Mua është lehtë, e për ta bërë atë (djalin e krijuar pa babë) argument për njerëzit e edhe mëshirë nga ana e Jonë. Kjo është çështje e kryer!"
22Ajo e barti atë (Isain), andaj (me të në bark) u izolua në një vend të largët.
23E dhembja (e lindjes) e mbështeti atë te një trup i hurmës. Ajo tha: "Ah sa mirë ka qenë për mua të kisha vdekur para kësaj e të isha e harruar që moti!"
24E prej së poshtmi atë e thirri (Xhibrili): "Mos u brengos, Zoti yt bëri pranë teje një përrockë (uji)".
25E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta.
26Ti pra, ha pi e qetësohu, dhe nëse sheh ndonjë prej njerëzve thuaj: "Unë kam vendosur heshtje për hir të Gjithëmëshirshmit, andaj asnjë njeriu sot nuk i flas!"
27Dhe duke e bartur ngryk shkoi me të te të afërmit e vet ata i thanë: "Oj Merjeme, ke bërë një punë shumë të keqe!"
28Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nëna jote nuk ka qenë e pamoralshme!
29Atëherë ajo u dha shenjë kah ai (Isai). Ata thanë: "Si t´i flasim atij që është foshnjë në djep?"
30Ai (Isai) tha: "Unë jam rob i All-llahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë Pejgamber.
31Më ka bërë dobiprurës kudo që të jem dhe më ka porositur me namaz (falje) e zeqatë për sa të jem gjallë!
32Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë kryelartë as të padëgjueshëm!
33Selami (shpëtimi prej All-llahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë!"
34Kjo është (fjalë) e vërtetë, rreth Isait, birit të Merjemes në të cilin ata shkaktojnë dyshime.
35Nuk i takoi (nuk ka nevojë) All-llahu të ketë ndonjë fëmijë, i pastër është Ai, kur dëshiron një send Ai vetëm i thotë atij: Bëhu!". Ai menjëherë bëhet.
36(Isai i tha popullit të vet) Dhe se All-llahu është Zoti im dhe Zoti juaj, pra adhurojeni Atë, kjo është rrugë (fé) e drejtë.
37Po grupet u kundërshtuan mes vete (rreth Isait). Të mjerët ata që nuk besuan se çka kanë për të parë ditën e madhe!
38Ditën kur do të na paraqiten ata Neve, sa mirë do të dëgjojnë dhe shohin (ose njerëzit do të dëgjojnë e shohin çka i gjen ata), por tash për tash (në këtë jetë) zullumqarët janë të humbur qartë.
39Ti tërhiqju atyre vërejtjen për ditën e dëshpërimit, kur të marrë fund çështja (e përgjegjësisë e dikush në xhennet, dikush në zjarr), se ata (sot) janë të painformuar, dhe ata nuk janë duke besuar.
40S´ka dyshim se Ne e trashëgojmë (na mbetet) tokën dhe çka ka në të, dhe te Ne do të jetë e ardhmja e tyre.
41Përkujtoju (lexoju idhujtarëve e të tjerëve) në Libër (në Kur´an) Ibrahimin. Ai vërtet ishte shumë i drejtë dhe pejgamber.
42Kur babait të vet i tha: "O babai im, pse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh, e as nuk ke asgjë prej tij?
43O babai im, mua më është dhënë nga dituria çka ty nuk të është dhënë, andaj më dëgjo se unë të udhëzoj në rrugë të drejtë.
44O babai im, mos adhuro djallin, sepse djalli është kundërshtar i Mëshiruesit.
45O babai im, unë kam frikë se do të godet ndonjë dënim prej të Gjithëmëshirshmit e do të jeshë shok i djallit!"
46Ai (babai) tha: "A ti, Ibrahim, i refuzon zotat e mi? Nëse nuk ndalesh (së fyeri ndaj zotave të mi), unë do të gurëzoj, ndaj largohu prej meje për një kohë të gjatë!"
47Ai (Ibrahimi) tha: "Qofsh i lirë prej meje! Unë do ta lus Zotin tim për të falur ty, pse ai (babai) ishte i kujdesshëm ndaj meje.
48Unë po largohem prej jush dhe prej çka adhuroni ju pos All-llahut, e shpresoj se me adhurimin ndaj Zotit tim nuk do të jem i humbur!"
49E pasi u largua prej tyre dhe prej çka adhuronin ata pos All-llahut, Ne i dhuruam atij Is´hakun dhe Jakubin dhe që të dy i bëmë pejgamberë.
50Dhe atyre (të gjithëve) u dhamë (të mira) nga mëshira Jonë, edhe i bëmë që të jenë të përmendur për të mirë (ndër njerëz).
51Përmendju në Libër (tregimin për) Musain! Ai ishte i zgjedhur (prej Zotit) dhe ishte i dërguar, pejgamber.
52Dhe Ne e thirrëm nga ana e djathtë e kodrës Tur, e afruam për t´i folur (ta dëgjojë bisedën tonë).
53Nga mëshira Jonë ia dhamë vëllain e tij Harunin, pejgamber.
54Përkujtoju në këtë Libër Ismailin! Ai ka qenë shumë besnik në premtim (premtoi të bëhet kurban) dhe i dërguar, pejgamber.
55Ai urdhëronte familjen e vet me faljen e namazit dhe me zeqatë, dhe ishte shumë i pranishëm te Zoti i tij.
56Përkujtoju në libër edhe Idrisin! Ai ishte shumë i drejtë dhe pejgamber.
57Ne e ngritëm atë në një vend të lartë (ia ngritëm lart famën).
58Këta (të përmendur) ishin që All-llahu i gradoi nga pejgamberët pasardhës të Ademit, prej pasardhësve të atyre që i patëm bartur (në anije) bashkë me Nuhun, prej pasardhësve të Ibrahimit dhe të Jakubit (Israilët), dhe prej atyre që i udhëzuam dhe i bëmë t
59E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo të keqe (ose në Gaja).
60Me përjashtim të atij që pendohet dhe beson e bën vepra të mira, të tillët do të hyjnë në xhennet dhe atyre nuk u bëhet kurrëfarë e padrejtë.
61Ato janë xhennetet e Adnit, që Mëshiruesi u pat premtuar robve të vet, pa i parë ata (i besuan pa i parë), e premtimi i Tij është i kryer.
62Aty nuk dëgjojnë fjalë boshe, por vetëm përshëndetje. Aty kanë ushqimin e vet (të llojllojshëm) mëngjes e mbrëmje.
63Ato janë xhennetet që do t´ua trashëgojmë robve Tanë që ishin të ruajtur.
64Ne (engjëjt, thotë Xhibrili) nuk zbresim (nuk vijmë) vetëm me urdhrin e Zotit tënd. Vetëm Atij i takon e tërë çështja e tashme, e ardhme dhe mes tyre, e Zoti yt nuk është që harron.
65Ai është Zot i qiejve dhe i tokës dhe çka ka midis tyre, pra Atë adhuroje, e në adhurimin ndaj Tij bëhu i qëndrueshëm. A di për Të ndonjë emnak (adash)?!"
66E njeriu thotë: "A thua njëmend pasi të vdes do të nxirrem i gjallë (do të ringjallem)?"
67Po, a nuk po mendon njeriu se Ne e krijuam atë më parë kur ai nuk ishte asgjë?
68Pasha Zotin tënd, Ne do t´i tubojmë (pas ringjalljes) ata bashkë me djajtë dhe do t´i afrojmë ata rreth xhehennemit të gjunjëzuar.
69Pastaj, nga secili grup do t´i kapim ata që kishin qenë më jorespektues ndaj të Gjithmëshërshmit.
70E Ne e dimë më së miri se cili prej tyre ka më meritë të hedhet në të.
71Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do t´i afrohet atij. Ky (kontaktim i xhehennemit) është vendim i kryer i Zotit tënd.
72Pastaj, (pas kalimit pranë tij) do t´i shpëtojmë ata që ishin ruajtur (mëkateve), e zullumqarët do t´i lëmë aty të gjunjëzuar.
73E kur u lexoheshin atyre ajetet tona të argumentuara, ata që nuk kishin besuar u thoshin atyre që kishin besuar: "Cili grup (ne ose ju) ka vend jete më të mirë dhe kuvend më autoritativ?"
74E, sa e sa gjenerata kemi shkatërruar para tyre e që ishin më të pajisur dhe më të dukshëm.
75Thuaj: "Atij që është në humbje (në mosbesim), le t´ia vazhdojë atij i Gjithëfuqishmi për një kohë, e kur do ta shohin atë që po u premtohet: ose dënimin (në këtë jetë) ose kijametin, atëherë do ta kuptojnë se kush do të jetë në pozitë më të keqe dhe më i
76E All-llahu u shton besimin atyre që u udhëzuan, e veprat e mira të përjetshme janë shpërblim më i dobishëm te Zoti yt, dhe përfundim më i mirë.
77A je i njoftuar për atë që mohoi argumentet Tona e tha: "Mua gjithqysh do të më jepet pasuri e fëmijë (në botën tjetër)?"
78A thua ka zbuluar fshehtësinë, a mos ka marrë prej All-llahut ndonjë premtim?
79Jo, nuk është ashtu, po Ne do të shënojmë atë që po e thotë ai, dhe do t´i vazhdojmë atij dënim pas dënimi.
80Dhe Ne e trashëgojmë atë (në pasuri e fëmijë) që thotë ai, e ai ka për të na ardhur i vetmuar.
81Dhe ata në vend të All-llahut adhuruan zota të tjerë për t´u krenuar me ta.
82Përkundrazi, ata (idhujt) do të tërhiqen prej adhurimit të atyre dhe do të bëhen armiq të tyre.
83A nuk e di ti se Ne i kemi lëshuar djajt kundër jobesimtarëve, e ata i nxisin pandërprerë në vepra të këqija.
84Pra, ti mos u ngut kundër tyre, se Ne vetëm jemi duke ua numëruar atyre (jetën në ditë, frymëmarrje etj.).
85Ditën kur do t´i tubojmë të devotshmit te i Gjithëmëshirshmi si mysafirë të ftuar.
86Ndërsa mëkatarëve u grahim në xhehennem të etshëm.
87Nuk ka të drejtë ndërmjetësimi askush, përveç atij që e ka lejuar i Gjithëfuqishmi.
88Ata thanë: "I Gjithëfuqishmi ka fëmijë".
89Ju (jobesimtarë) vërtet sollët një fjalë shumë të shëmtuar.
90Aq të shëmtuar sa gati u copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodrat nga ajo (fjalë).
91Për atë se të Gjithëmëshirshmit i përshkruan fëmijë.
92E të Gjithëmëshirshmit nuk i takon të ketë fëmijë.
93Nuk ka tjetër, vetëm se gjithë çka është në qiej e në tokë ka për t´iu paraqitur Zotit si rob.
94Ai me diturinë e vet i ka përfshirë të gjithë, dhe ka numëruar e evidentuar çdo gjë të tyre në mënyrë të saktësishme.
95Dhe në ditën e kijametit secili do t´i paraqitet Atij i vetmuar.
96Nuk ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre i Gjithëmëshirshmi do t´u krijojë (në zemrat e tyre) dashuri.
97Ne e bëmë atë (Kur´anin) të lehtë me gjuhën tënde vetëm që me të t´i përgëzosh të devotshmit, dhe me të t´i tërheqish vërejtjen një populli që është kryeneç.
98Sa shumë brezni kemi shkatërruar para tyre. A po vëren ndonjë prej tyre, ose a po dëgjon zërin e ulët të tyre (nuk u ndihet zëri)?
Chapter 20 (Sura 20)
1Ta, Ha.
2Ne nuk ta shpallëm Kur´anin për të munduar ty.
3Ta shpallëm vetëm këshillë (përkujtim) për atë që frikësohet.
4(kjo është) Shpallje nga Ai që krijoi tokën dhe qiejt e lartë.
5(E Ai është) Mëshiruesi që krijoi tokën dhe qiejt e lartë.
6E Tij është çdo gjë që ekziston në qiej dhe në tokë dhe çdo gjë që gjendet midis tyre, edhe ç´ka nën dhe.
7Andaj, nëse bën shprehjen (lutjen haptazi), Ai e di të fshehtën, madje edhe më shumë se kjo.
8Ai është All-llahu, nuk ka zot pos Tij, Atij i takojnë emrat më të bukur.
9A të ka ardhur ndonjë njohuri për ndodhinë e Musait?
10Kur ai e pa një zjarr, e i tha familjes së vet: "Rrini ku jeni, se vërejta një zjarr, e unë ndoshta do t´ju sjellë ndonjë gacë prej tij, ose do të gjejë te zjarri ndonjë udhërrëfyes".
11E kur shkoi te ai (zjarri), u thirr: "O Musa!"
12Vërtet Unë jam Zoti yt, hiq atë që ke mbathur (opingat e nallet), se je në luginën e shenjtë Tuva.
13Unë të zgjodha ty (për pejgamber), prandaj dëgjo mirë se ç´po të shpallet!
14Vërtet, vetëm Unë jam All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Meje, pra Mua më adhuro dhe fal namazin për të më kujtuar Mua.
15S´ka dyshim se momenti (kijameti) do të vijë patjetër, Unë gati e kam fshehë atë; (do të vijë) për t´u shpërblyer secili njeri për atë që ka bërë.
16Prandaj, të mos shmangë ty nga kjo ai që nuk i beson atij dhe që është dhënë pas dëshirave, se atëherë shkatërrohesh.
17O Musa, ç´është ajo që e ke në të djathtën tënde?
18Ai (Musai) tha: "Ai është shkopi im që të mbahem në të, dhe me të u shkund (gjethe nga drunjtë) dhenve të mia, dhe me të kryej edhe nevoja të tjera.
19Ai (All-llahu) i tha: "Hidhe atë, O Musa!"
20Ai e hodhi atë, kur ja, ai një gjarpër i madh që lëvizte me shpejtësi.
21(All-llahu i) Tha: "Kape atë, e mos u frikëso, se Ne do ta kthejmë atë përsëri në gjendjen e mëparshme!"
22Dhe, fute dorën tënde sqetullën tënde e do ta nxjerrësh atë të bardhë pa asnjë të metë. Kjo është një mrekulli tjetër.
23(këtë e bëmë) Në mënyrë që të mundësojmë të shohësh disa nga argumentet Tona të mëdha.
24"Shko te faraoni se ai ka ngritur kokë (është bërë arrogant)".
25Ai (Musai) tha: "Ma zgjero (më ndihmo) gjoksin tim!
26Dhe më lehtëso në këtë punë timen!
27Ma zgjidh nyjen e gjuhës sime!
28Që ta kuptojnë fjalën time!
29Më cakto një ndihmëtar nga familja ime,
30Harunin, vëllain tim,
31Që me të të ma forcosh fuqinë time,
32Bëma shok atë në punën time,
33Në mënyrë që të madhërojmë Ty më shumë,
34Dhe të përkujtojmë Ty shpesh.
35Vërtet, Ti je Ai që na sheh dhe na i di punët".
36Ai (All-llahu) tha: "O Musa, t´u dha ajo që kërkove!"
37Ne edhe një herë ta dhuruam ty mirësinë Tonë.
38Atëherë kur nënën tënde e frymëzuam me atë që nuk kuptohet ndryshe pos me inspirim (me frymëzim - shpallje).
39(Ne i thamë) "Vëre atë (fëmijë, Musain) në arkë, e mandej hidhe në lumë e lumi e hedhë në breg, atë e merr armiku Im dhe i tij. E nga ana Ime mbolla (në zemra të njerëzve) dashuri ndaj teje, e që të edukoheshe nën mbikëqyrjen Time".
40Kur motra jote ecte (të përcillte) e thoshte: "A doni t´ju tregoj atë që do të kujdeset për të?" E Ne të kthyem te nëna jote, që të gëzohej ajo e të mos mbetej e pikëlluar. Ti e pate mbytur një njeri, e Ne të shpëtuam nga mërzia dhe të sprovuan me sprova
41Dhe Unë të zgjodha ty për shpalljen Time.
42Shko me argumentet e Mia, ti dhe vëllai yt, e mos e hiqni prej kujdesit të përmendurit ndaj Meje.
43Shkoni që të dy te faraoni, se ai vërtet e ka tepruar.
44Atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet.
45Ata të dy thanë: "Zoti ynë, ne kemi frikë se do të na ndëshkojë menjëherë ose do t´i kalojë kufijtë kundër nesh".
46Ai (All-llahu) tha: "Mos u frikësoni, se Unë (me ndihmën Time) jam me ju, dëgjoj (ç´do t´ju thotë) dhe shoh (ç´do të bëjë me ju)".
47I shkoni e i thuani atij: "Ne jemi që të dy të dërguar të Zotit tënd, lëshoi beni israilët të vijnë me ne, e mos i mundo! Ne të kemi ardhur me argumente nga Zoti yt, e shpëtimi është për atë që ndjek rrugën e drejtë.
48Ne na është thënë se dënimi është për atë që gënjen (të dërguarit) dhe ia kthen shpinën besimit".
49Ai (faraoni) tha: "E kush është Zoti i juve dyve, o Musa?"
50(Musai) Tha: "Zoti ynë është Ai që çdo sendi i dha formën e vet, pastaj e udhëzoi atë?"
51Ai tha: "Si është gjendja e popujve të mëparshëm?"
52(Musai) Tha: "Dija për ata është te Zoti im, e shënuar në një libër. Zoti im nuk gabon e as nuk harron".
53(Zoti im) I cili për ju e bëri tokën si djep, për të mirën tuaj hapi rrugë nëpër të, lëshoi shiun prej së larti, e kjo mundësoi që të mbijnë bimë të llojeve të ndryshme.
54Hani ju dhe kullotni kafshët tuaja (nga ato bimë). Vërtet, për të gjitha këto (që u përmendën) ka argumente për ata që kanë mendje të shëndoshë.
55Prej asaj (tokës) Ne u krijuam ju, e ju do t´ju kthejmë përsëri në të, e prej saj do t´ju nxjerrim edhe një herë.
56Ne ia bëmë të mundshme atij t´i shohë të gjitha argumentet Tona, por ai i gënjeu ato dhe i refuzoi.
57(Atëherë faraoni) Tha: "O Musa, a mos na ke ardhur që me magjinë tënde të na nxjerrësh prej tokës sonë (prej Egjiptit)?
58Edhe ne do të kundërvihemi me një aso magjie, pra cakto një kohë dhe një vend që do të na përshtatet, e që nuk do ta thyenim as ne as ti".
59(Musai) Tha: "Koha e caktuar le të jetë dita e festës në mënyrë që njerëzit të tubohen paradite".
60Faraoni u kthye dhe tuboi magjistarët e vet dhe doli në kohën (dhe vendin) e caktuar.
61Atëherë Musai u tha atyre (magjistarëve): "Mjerimi është juaji, prandaj mos shpifni ndaj All-llahut ndonjë gënjeshtër e t´ju shkatërrojë me ndonjë dënim, se pa dyshim ai që shpif ka dështuar keq".
62Ata (magjistarët) polemizuan për çështjen e tyre, por bisedën e bënë fshehurazi (nga masa).
63Ata pastaj (pas bisedës së fshehtë) thanë: "Këta të dy janë magjistarë, që me magjinë e tyre duan t´ju nxjerrin nga toka juaj dhe ta zhdukin drejtimin (ideologjinë) tuaj që pa dyshim është më i drejti".
64Pra, (meqë janë magjistarë) ju vendosni seriozisht çështjen tuaj dhe dilni në shesh tok të bashkuar, e ai që triumfon sot, ai ka arritur suksesin.
65Ata thanë: "O Musa, do të hedhësh ti apo ne po hedhim të parët?"
66Ai (Musai) tha: "Jo, hidhni ju!" Kur ja, atij iu duk se nga ajo magji e tyre litarët dhe shkopinjtë lëviznin (si gjarpërinj).
67E Musai ndjeu në vete njëfarë frike.
68Ne i thamë atij: "Mos kr frikë, është më se e sigurt se ti do të jesh triumfues!"
69Tani hidhe atë që e ke në dorën tënde të djathtë (shkopin), që t´i gëlltisë ato që i bënë ata, sepse ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër pos mashtrim magjistari, e magjistari nuk do të ketë sukses kudo qoftë.
70Atëherë (kur shkopi i Musait i gëlltiti) magjistarët u hodhën në sexhde e thanë: "Ne i besuam Zotit të Harunit dhe të Musait!"
71Ai (faraoni) tha: "A i besuat atij para se t´u japë unë leje? Ai (Musai) është prijës i juaj, i cili ua mësoi magjinë, unë do t´ua pres duart e këmbët tërthorazi e do t´u var në trungujt e hurmave, e atëherë ju do ta kuptoni se cili prej nesh ka dënim më
72Ata thanë: "Pasha Atë që na krijoi, nuk të japim përparësi ty ndaj argumenteve që na erdhën, e ti bëje atë që mendon ta bësh, dhe mund ta zbatosh vetëm atë që i takon jetës së kësaj bote!"
73Ne i besuam Zotit tonë që Ai të na i falë gabimet dhe magjinë, me të cilën ti na detyrove. All-llahu është më i miri (në të shpërblyerit) dhe më i përjetshmi (në të dënuar)!
74Ai që i paraqitet Zotit të vet si kriminel, e ka xhehennemin, në të cilin as nuk vdes as nuk jeton.
75Ndërsa ai që i paraqitet Atij besimtar e që ka bërë vepra të mira, të tillët i presin merita të larta.
76(do ta presin) Xhennete të Adnit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përjetë. Ky është shpërblimi i atij që është pastruar nga mosbesimi.
77Ne i kumtuam Musait: "Udhëto natën me robtë e Mi, hapju atyre rrugë të terur në det, e mos ki frikë se do të zënë, a do të fundosesh".
78Atyre iu vu prapa faraoni me ushtrinë e vet, po ata pësuan në det ashtu si pësuan.
79Faraoni e humbi popullin e vet, e nuk e udhëzoi.
80O bijt e israilit, Ne ju shpëtuam prej armikut tuaj, ua përcaktuam anën e djathtë të Turit (për shpalljen e Tevratit), ju furnizuam me rrëshirë (si mjalti) dhe me shkurtëza.
81Hani nga të mirat që ua dhuruam, e mos u bëni përbuzës se do t´ju godasë hidhërimi Im, e atë që e zë hidhërimi Im, ai ka mbaruar.
82Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqëndrohet për në rrugën e drejtë.
83Po ty o Musa: "Ç´të nguti para popullit tënd?"
84Ai u përgjigj: "Ja, ata jnë pranë meje, e unë u nguta te ti, o Zoti im, që të jeshë i kënaqur ndaj meje!"
85Ai (All-llahu) Tha: "Ne e sprovuam popullin tënd pas teje, dhe ata i hodhi në humbje Samiriji!"
86Musai u kthye te populli i vet i hidhëruar e i pikëlluar dhe tha: "O populli im, a nuk u premtoi juve Zoti juaj premtim të mirë, a mos u bë kohë e gjatë e ju e harruat premtimin, ose dëshiruat t´ju godasë hidhërimi nga Zoti juaj, andaj e thyet besën që ma
87Ata thanë: "Ne nuk e thyem besën tënde me dëshirën tonë, por ne ishim ngarkuar me barrë të rënda nga stolitë e popullit e i hodhëm ato (në zjarr), e ashtu i hodhi edhe Samirija".
88E ai (Samirija) ua mbaroi atyre një viç me trup që pëlliste, e ata thanë: "Ky është zoti juaj dhe Zoti i Musait, po ai (Musai) e ka harruar".
89A nuk e kuptonin ata se ai (viç) as nuk u përgjigjej atyre, e as nuk kishte mundësi t´ju sillte ndonjë dobi a dëm.
90E Haruni atyre u pat thënë më parë: "O populli im, ju vetëm u sprovuat me të, pse Zoti juaj është i Gjithëmëshirshmi, andaj ejani pas meje dhe më dëgjoni për këtë që po ua thëm".
91Ata i thanë: "Ne nuk do t´i ndahemi këtij (adhurimit të viçit) deri që të kthehet te ne Musai!"
92Ai (Musai u kthye e) tha: "O Harun ç´të pengoi ty kur i pe se morën rrugën e gabuar,
93E ti të mos u vazhdosh rrugën time? A mos e kundërshtove edhe ti porosinë time?"
94Ai (Haruni) tha: "O bir i nënës sime, mos më kap as për mjekre as për flokë, se unë u frikësova se do të thuash: I përçave beni israilët dhe nuk e ke respektuar porosinë time?"
95Ai (Musai) tha: "E çka ishte puna jote, o Samirij?"
96Tha (Samirija): "Unë pashë atë që ata nuk e panë, e mora një grusht nga gjurma e të dërguarit (nga fërkemi i kalit të Xhibrilit) dhe ia hodha atij (viçit) dhe kështu më mashtroi vetvetja".
97Ai (Musai) tha: "Prandaj largohu, sepse sa të jeshë gjallë ke për të thënë: (këdo që e sheh) "Mos m´u afro!" E ty të pret edhe një moment (dënim) i pathyeshëm. E ti tash shikoje zotin tënd që e adhurove bindshëm, e tani atë do ta djegim e do ta bëjmë shkr
98I adhuruari juaj është vetëm All-llahu, që përveç Tij nuk ka zot tjetër, e dituria e Tij ka përfshirë çdo send.
99Po kështu, Ne të rrëfejmë ty për disa nga ndodhitë që kanë kaluar më herët dhe nga ana jonë ta dhamë ty shpalljen plot përkujtime.
100Kush i kthen shpinën kësaj (shpalljes - Kur´anit), ai do ta bartë në ditën e kijametit barrën më të rëndë.
101Nën atë do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa barrë e keqe është për ta në ditën e kijametit.
102Ditën kur i fryhet surit (bririt), atë ditë Ne i tubojmë mëkatarët symavijosur (të verbër, të shëmtuar).
103E ata pëshpërisin mes vete: Nuk qëndruat (në Dunja) më shumë se nja dhjetë ditë.
104Ne më së miri e dimë se çka flasin ata, e edhe atë kur më i mençuri prej tyre u tha: "Nuk qëndruat më shumë se një ditë!"
105Ty të pyesin edhe për kodrat, thuaj: "Zoti im mund t´i bëjë thërrmija të shpërndara".
106Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh pa farë bime e ndërtese.
107E nuk do të shohësh në të as ultësirë e as lartësirë.
108Atë ditë ata do të shkojnë pas thirrësit, e nuk do t´i largohen atij, e para të Gjithëmëshirshmit ulen zërat e nuk dëgjohet tjetër pos një zë i ulët.
109Atë ditë nuk bën dobi as ndërmjetësimi, përveç atij të cilin e ka lejuar i Gjithëmëshirshmi të ndërmjetësojë dhe për të cilin e pëlqeu ndërmjetësimin.
110Ai i di ato që ishin para tyre dhe ato që vijnë pas, po dija e tyre nuk mund ta përfshijë atë.
111E fytyrat (e mëkatarëve) e turpëruara, i përulen të Përjetshmit, të Gjithfuqishmit, sepse ka dështuar ai që barti padrejtësinë.
112Kush është besimtar dhe bën vepra të mira, ai nuk i frikësohet ndonjë padrejtësie e as ndonjë mungese (në shpërblim).
113Kështu Ne e shpallëm këtë Kur´an arabisht dhe përsëritëm në të vërejtjet, në mënyrë që ata të ruhen ose ai (Kur´ani) t´u sjellë atyre përvojë mësimi.
114I lartë është All-llahu, Sundimtar i vërtetë. Ti mos nxito me Kur´anin para se të përfundojë shpallja e tij te ti, thuaj: "Zoti im, më shto dituri!"
115Na i patëm urdhëruar edhe Ademit (të mos i afrohej pemës), po ai harroi, pra te ai nuk gjetëm vendosmëri.
116Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: "Bëni sexhde ndaj Ademit, ata i bënë, pos Iblisit, i cili nuk deshi".
117E Ne i thamë: "O Adem, ky është armik yti dhe i bashkëshortes tënde, pra mos t´ju nxjerrë kurrsesi nga xhenneti, e t´ju vë në vështirësi (për të siguruar mjetet e jetesës)".
118Ti aty (në xhennet) nuk ke për të qenë i uritur e as nuk ke për të mbetur i zhveshur.
119Aty nuk ke për të pasur etje e as nuk do të keshë vapë.
120Por, atë e ngacmoi djalli duke i thënë: "O Adem, a do të të tregoj për pemën e pavdekshmërisë dhe të sundimit të pazhdukshëm!"
121Ata të dy hëngrën nga ajo (pemë) dhe që të dy u zhveshën, e ia nisën ta mbulojnë veten e tyre me gjethe që i mblidhnin nëpër xhennet, dhe kështu Ademi theu urdhrin e Zotit të vet dhe gaboi.
122Mandej Zoti i vet e bëri atë të zgjedhur, ia pranoi pendimin dhe e vuri në rrugën e drejtë (të vendosur).
123Ai (All-llahu) u tha: "Zbritni prej aty që të gjithë, do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse u vjen nga Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në Dunja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër)".
124E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër.
125Ai (që nuk besoi) do të thotë: "Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?"
126Ai (All-llahu) thotë: "Ashtu si i harrove ti argumentet Tona që t´i ofruam, ashtu je ti i harruar sot".
127Po kështu Ne e shpërblejmë edhe atë që zhytet në mëkate dhe nuk i beson argumentet e Zotit të vet, po dënimi në botën tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm.
128A nuk e kanë të qartë ata se sa breza para tyre i kemi zhdukur, e këta ecin nëpër ato vendbanime të tyre. Në gjurmët e atyre ka fakte për ata që kanë arsye të shëndoshë.
129E sikur të mos ishte vendimi dhe afati i caktuar më herët nga Zoti yt, dënimi do t´i kapte ata.
130Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe duke falënderuar Zotin tënd, falu para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, falu edhe në orët e natës dhe në skajet e ditës, ashtu që të gjesh kënaqësi (me shpërblim).
131Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (mosbesimtarë), e për t´i sprovuar me të, sepse shpërbimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm.
132Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, ngase Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të furnizojmë ty (dhe ata), ardhmëria e mirë është e atij që ruhet.
133Ata thanë: "Përse nuk na solli ai ndonjë argument nga Zoti i vet? A nuk u erdhi atyre sqarim (në Kur´an) për atë që ishte në broshurat e mëparshme".
134Dhe sikur t´i ndëshkonim ata me ndonjë dënim para tij (para se ta shpallim Kur´anin), ata do të thonin: "Zoti ynë, përse nuk na çove ndonjë të dërguar që t´iu përmbaheshim fakteve Tua para se të poshtëroheshim e të mjeroheshim".
135Thuaj: "Secili është duke pritur, pra pritni edhe ju, se së shpejti do ta kuptoni se kush ishin ithtarët e rrugës së drejtë dhe e gjeti të vërtetën".
Chapter 21 (Sura 21)
1Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi, nuk përgatiten fare për të.
2Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re (në Kur´an) nga Zoti i tyre, e që ata të mos tallen me të duke e dëgjuar.
3Të shmangura nga e vërteta janë zemrat e tyre. Ata që janë zullumqarë dhe duke biseduar fshehtas (thonë): "A mos është ky (Muhammedi) diç tjetër pos njeri, sikurse edhe ju, pra a do t´ia pranoni magjinë e tij kur ju po e dini?"
4Ai (Muhammedi) tha: "Zoti im di për thënien që thuhet në qiell e në tokë (pra di edhe për bisedën tuaj), Ai është më dëgjuesi, më i dijshmi!"
5Ata madje thanë: "(për Kur´anin) Ëndrra të përziera, madje thanë se ai (Muhammedi) vetë e trilloi, ai është poet! Le të na sjellë një mrekulli ashtu si u dërguan të mëparshmit (me mrekulli)!"
6Banorët e qyteteve para tyre nuk i besuan (mrekullitë), prandaj Ne i shkatërruam, a mos do të besojnë këta?
7Ne edhe para teje nuk dërguam tjetër pos burra, të cilëve u dhamë shpallje, e nëse nuk e dini këtë, atëherë pyetni njerëzit e dijshëm.
8Ne nuk i bëmë ata (pejgamberët) trupa që nuk hanë ushqim e as nuk ishin të përjetshëm (të pavdekshëm).
9Ne u plotësuam pastaj premtimin, i shpëtuam ata dhe kë dëshiruam Ne, ndërsa ata që kaluan çdo kufi, i zhdukëm.
10A nuk e kuptoni se Ne ua shpallëm librin në të cilin gjendet krenaria juaj?
11Ne shpartalluam sa vendbanime që ishin mizore, e në vend të tyre sollëm popull tjetër.
12E ata kur e hetonin forcën e dënimit tonë, iknin me shpejtësi.
13(atëherë atyre u thuhej) Mos ikni, po kthehuni në begatitë dhe në vendbanimet tuaja, se ndoshta do të mund të merreni vesh (e gjithë kjo ishte një ironi kundër tyre).
14Ata thonin: "O shkatërrimi ynë, vërtet ne ishim zullumqarë!"
15Mjerimi i tyre vazhdoi ashtu derisa i bëmë të korrur e të ftohur (të vdekur).
16Ne nuk e krijuam qiellin, tokën e çdo gjë çka ka mes tyre shkel e shko (pa qëllim të caktuar).
17Sikur të kishim dashur të zbavitemi dhe sikur të donim ta bënim atë, Ne do të zbaviteshim në kompetencën Tonë, por Ne nuk e bëmë atë.
18Përkundrazi, Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën dhe ajo (e vërteta) triumfon mbi të ndërsa ajo (gënjeshtra) zhduket. E juve (jobesimtarëve) u takon shkatërrimi, për atë që i përshkruani (Zotit, si fëmijë etj.).
19Vetëm e Tij është çdo gjë që është në qiej e në tokë! E ata që janë pranë Tij (melaiket), nuk shprehin mendjemadhësi në adhurimin ndaj Tij, e as nuk u bëhet (ibadeti) monoton.
20Ata lartësojnë (All-llahun) natë e ditë dhe nuk mërziten.
21A mos morën ata zota prej toke që mund Të ringjallin (të vdekurit)?
22Sikur të kishte në to (në qiej e në tokë) zota pos All-llahut, ato të dyja do të shkatërroheshin. Larg asaj që i përshkruajnë është All-llahu, Zoti i Arshit.
23Ai nuk pyetet se çka punon, po ata, (njerëzit), pyeten.
24A përvetësuan ata zota të tjerë pos Tij? Thuaj: "Silleni argumentin tuaj!" Ky (Kur´ani) është argument për këta që tani janë me mua dhe për ata që ishin para meje, por shumica e tyre nuk e dinë të vërtetën, andaj edhe nuk vështrojnë.
25Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!"
26E ata thanë: "I Gjithëmëshirshmi ka fëmijë!" Larg saj qoftë madhëria e Tij! Ja, ata janë robër të ndershëm!
27Që nuk flasin para Tij, ata veprojnë me urdhrin e Tij.
28Ai (All-llahu) e di çka vepruan më parë dhe çka do të veprojnë, dhe ata nuk përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai, e ata nga frika prej tij janë të kujdesshëm.
29Ndërsa, kush thotë prej tyre se unë jam zot pos Tij, ndëshkimi për të është xhehennemi. Kështu i ndëshkojmë Ne zullumqarët.
30A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë?
31Dhe në të (tokë) Ne kemi krijuar bjeshkë të paluhatshme që të mos i lëkundë ata, dhe nëpër to kemi bërë lugina e rrugë, në mënyrë që ata të dinë të orientohen.
32Qiellin ua kemi bërë kulm të sigurt, por ata zbrapsen prej atyre argumenteve.
33Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë.
34Ne, asnjë njeriu para teje (Muhammed) nuk i dhamë jetë të përhershme, e nëse ti vdes, a mos do të mbesin ata përgjithmonë?
35Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e Ne, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne.
36E kur të shohin ty ata që nuk besuan, nuk të marrin ndryshe vetëm se në tallje (duke thënë): "A ky është ai që përgojon zotat tuaj!" E ata përmendjen e Mëshiruesit (Rrahman) e mohojnë.
37Njeriu nga vetë natyra e tij është i ngutshëm, e Unë do t´ua tregoj juve masën Time ndëshkuese, pra mos kërkoni t´u vijë më shpejtë.
38Ata thanë: "Kur do të jetë ai premtim (me dënim) nëse e thoni të vërtetën?"
39Sikur ta dinin ata që nuk besuan se atëherë nuk do të mund ta largojnë zjarrin as nga fytyrat e tyre e as nga shpinat, e as që do të ndihmohen (nuk do të ishin jobesimtarë).
40Por atyre do t´u vijë befas, do t´i tronditë ata, e atëherë as nuk mund ta largojnë dhe as nuk u jepet afat.
41Në të vërtetë, janë bërë përqeshje edhe me të dërguarit tjerë para teje, ata që u tallën me ta, i përfshiu ajo me çka talleshin.
42Thuaj: "Kush ju mbron juve prej (dënimit të) të Madhëruarit natën e ditën?" Por jo, ata ua kthejnë shpinën këshillave të Zotit të tyre.
43A mos kanë ata pos Nesh zota të tjerë që i mbrojnë? Po ata nuk mund t´i ndihmojnë vetvetes (e lëre më adhuruesve), Ata (mosbesimtarët) as nuk do të pranohen prej Nesh në fqinjësi.
44Por Ne u dhamë atyre dhe prindërve të tyre jetë të gjatë me kënaqësi (e ata u mashtruan). A nuk e vërejnë ata se Ne ua pakësojmë tokën nga anët e saj, atëherë a mos ata do të jenë fitues (o të humbur)?
45Thuaj: "Unë ua tërheq vërejtjen vetëm me anën e kësaj shpalljeje, po i shurdhëti nuk dëgjon thirrjen edhe kur i tërhiqet vërejtja".
46E sikur t´i godasë pak ndonjë e keqe nga dënimi i Zotit tënd, ata do të thonë: "Të mjerët ne, i bëmë vetes padrejtësi"!
47Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa pesha e një kokrre të melit Ne do ta sjellim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës.
48Ne i patëm dhënë Musait e Harunit Furkanin (dalluesin mes të vërtetës e të kotës - Tevratin), që ishte dritë e këshillë për të devotshmit.
49Të cilët ia kanë frikën Zotit të tyre edhe pse nuk e shohin dhe ata të cilët ia kanë dronë kijametit.
50Edhe ky (Kur´ani) është këshillë, është i bekuar që Ne e shpallëm. A, ju po e refuzoni.
51Ne ia dhamë Ibrahimit herët të mbarën, sepse Ne e kemi njohur mirë atë (ia dhamë të mbarën se e meritoi).
52Kur ai babait dhe popullit të vet u tha: "Ç´janë këto statuja që i adhuroni?"
53Ata thanë: "I gjetëm të parët tanë, që po i adhuronin".
54Ai u tha: "Edhe të parët tuaj e edhe ju qartë ishit të humbur!"
55Ata thanë: "Me gjithë mend e ke apo mos po tallesh!"
56Atëherë ai tha: "Jo, por Zoti juaj është Zot i qiejve e i tokës, është Ai që i krijoi ato, ndërsa unë jam dëshmues për këtë!"
57Pasha All-llahun, posa të largoheni ju, unë kam për t´ia bërë atë që duhet statujave tuaja!
58Dhe i bëri ato copë-copë, përveç një më të madhes që e kishin ata e me shpresë se atij do t´i drejtohen (për ta kuptuar se kush i theu).
59(Kur u kthyen i panë) Ata thanë: "Kush e bëri këtë me zotat tanë? Ai na qenka kriminel!"
60(pastaj) Thanë: "Kemi dëgjuar për një djalosh që i përqeshte ato, të cilit i thonin Ibrahim".
61Ata thanë: "Silleni atë këtu në sy të njerëzve që ta shohin (e ta dënojmë)".
62I thanë: "A e bëre ti këtë me zotat tanë, o Ibrahim?"
63Ai tha: "Jo, por atë e bëri i madhi i tyre, ju pyeteni ata nëse janë që flasin?"
64Ata u ndalën e u menduan me veten, e dikush tha: "Vërtet, ju jeni mu ata të gabuarit (pse adhuronit gjëra të kota)".
65Mirëpo, pastaj e shoshitën këtë gjë në kokat e tyre (u kthyen nga bindja në kokëfortësi) dhe thanë: "Po ti e ke ditur se këta nuk flasin!"
66Ai tha: "A po adhuroni pra në vend të All-llahut asish që nuk u sjellin kurrfarë dobie as dëmi?"
67Medet për ju dhe për ata që i adhuroni, pos All-llahut, po a nuk po kuptoni?"
68Atëherë ata thanë: "Digjeni atë (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni t´u ndihmoni!"
69Po Ne i thamë: "O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!"
70Ata deshën t´i bëjnë atij (Ibrahimit) kurth, po Ne ata i bëmë më të dështuarit.
71E Ne e shpëtuam atë e edhe Lutin në atë tokën që e kemi bekuar për njerëz.
72Dhe ia falëm atij Is´hakun, e si dhuratë edhe Jakubin. Dhe që të gjithë i bëmë të mirë (pejgamberë).
73Dhe ata i bëmë shëmbëlltyrë që udhëzonin sipas urdhrit Tonë, i orientuam në punë të mira, në faljen e namazit, në dhënien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tanë të sinqertë.
74Dhe Ne Lutit i dhamë të jetë pejgamber dhe i dijshëm, andaj edhe e shpëtuam prej atij fshati (vendbanimi) që bënte punë të ndyra, ata ishin popull i dëmshëm e i prishur.
75Atë (Lutin) e shpëtuam dhe e vëmë nën mëshirën Tonë, vërtet ai ishte prej më të mirëve.
76(Përkujto) Edhe Nuhun kur më parë - pat thirrur (Zotin) e Ne ia pranuam atij (edhe lutjen) e atë dhe familjen e tij e shpëtuam nga ai tmerri i madh.
77Ne e mbrojtëm atë prej atij populli që i përgënjeshtronte argumentet Tona, vërtet ai ishte popull i keq, prandaj i përmbytëm të gjithë.
78(Përkujto) Davudin e Sulejmanin kur pleqëronin për çështjen e bimës (mbjelljes) të cilën delet e atij populli e kishin kullotur natën, e Ne ishim përcjellës të gjykimit të tyre.
79E Sulejmanit Ne ia mësuam atë (përgjigjen e saktë), po secilit (prej tyre) u patëm dhënë urtësi e dije. Ne bëmë që kodrat dhe shpezët të madhërojnë (bëjnë tesbih) së bashku me Davudin. Ne kemi mundësi (ta bëjmë këtë) edhe e bëmë.
80Ne i mësuam atij (Davudit) mbarimin e petkave (të hekurta) për ju, që t´ju mbrojnë në raste lufte. A jeni pra mirënjohës ju për këtë?
81Ndërsa Sulejmanit (ia nënshtruam) erën e fortë që sipas dëshirës së tij ecte me të deri te toka të cilën e kemi bekuar Ne. Ne jemi të gjithdijshëm për çdo gjë.
82Edhe disa nga djajtë (ia nënshtruam) që zhyteshin (në thellësi të ujit) dhe bënin edhe punë të tjera për të (për Sulejmanin), por Ne i ruanim ata (të mos shmangeshin).
83(Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: "Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!"
84Ne iu përgjigjëm atij nga mëshira Jonë, ia hoqëm ato vështirësi që i kishte, i dhamë familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe e bëmë përkujtim për të devotshmit.
85(Përkujto) Edhe Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflinë, që të gjithë ishin të durueshëm.
86Ata i përfshimë në mëshirën Tonë, se ishin vërtet prej të mirëve.
87(Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t´i vijë më puna ngushtë, po në errësira ai tha se: "Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!"
88Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.
89(Përkujto) Edhe Zekirijain kur e luti Zotin e vet: "Zoti im, mos më lë të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt)".
90Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia përmirësuam bashkëshorten atij. Ata përpiqeshin për punë të mira, Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj Nesh.
91(Përkujto) Edhe atë që ruajti nderin e saj, e Ne e frymëzuam atë me shpirt (barrë) nga ana Jonë dhe atë dhe të birin e saj; bëmë mrekulli për njerëzit.
92Kjo fé është e juaja dhe është e vetmja fé (e shpallur), kurse Unë jam Zoti juaj, pra më adhuroni vetëm Mua.
93Po ata e ndanë çështjen e fesë dhe u përçanë mes vete (u ndanë në grupe: monoteistë, politeistë, jehudi, të krishterë, zjarrputistë etj.), mirëpo, që të gjithë do të vijnë te Ne.
94E kush bën ndonjë vepër të mirë dhe është besimtar, mundi i tij nuk i mohohet, pse Ne i shënojmë ato.
95Ndërsa është e pamundur për (banorët e) një fshat të cilin e kemi shkatërruar Ne, të kthehen (në këtë jetë).
96Derisa të hapet (penda) e Jexhuxh Mexhuxhëve dhe ata do të zbresin nga çdo bregore me shpejtësi.
97Dhe derisa të jetë afruar premtimi i saktë (dita e kijametit) e ai është momenti kur mbeten të shtangur sytë e atyre që nuk besuan (në ato çaste thonë): "Të mjerët ne, vërtet ishim krejt të pavetëdijshëm për këtë (moment); por jo, është e vërtetë se ishim
98Ju dhe ajo që adhuruat ju pos All-llahut, do të jeni lëndë e xhehennemit, dhe keni për të hyrë në të.
99Sikur të kishin qenë ata zota, ata nuk do të hynin në të, po që të gjithë do të jenë aty përgjithmonë.
100Aty ata do të kenë rrënkim dhe aty ata nuk dëgjojnë.
101E atyre të cilëve u priu e mbara nga ana Jonë, do të jenë larg tij (xhehennemit).
102Ata nuk do ta dëgjojnë as zhurmën e tij, dhe ata do të jenë përgjithmonë të kënaqur me atë që e dëshirojnë vetë.
103Ata nuk do t´i shqetësojë ajo frika e madhe (e fryerjes së surit), dhe do t´i presin engjëjt (duke i uruar): "Kjo është dita juaj që ju premtohej".
104(Përkujto) Atë ditë kur Ne e palojmë qiellin sikurse palimi i fletëve në libër. Ashtu sikundër e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmë. Ky është obligim Yni, e Ne e bëjmë këtë.
105Ne e kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjtë) pas shënimit (në Lehvi Mahfudh), se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robtë e Mi të mirë.
106Në këtë (që u përmend) ka mjaft për një popull të dëgjueshëm.
107E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.
108Thuaj: "Mua më shpallet se Zoti i juaj është vetëm një Zot, e ju a po dorëzoheni?"
109E nëse ata refuzojnë, ti thuaju: "Unë ju njoftova juve në mënyrë të barabartë, dhe se unë nuk e di se është afër ose larg ajo që po premtoheni?"
110Ai e di thënien e haptë, e di edhe atë që mbani fshehtë.
111E nuk e di, mos është kjo sprovë për ju (vonesa e dënimit), apo të kënaqeni deri në një kohë.
112Ai (Muhammedi) tha: "Zoti im, gjyko (mes meje dhe atyre gënjeshtarëve) me të vërtetën! E Zoti ynë, Mëshirues është ai prej të cilit kërkohet ndihmë kundër asaj që ju përshkruani!"
Chapter 22 (Sura 22)
1O ju njerëz, ruajuni dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranë katastrofës së kijametit është një llahtari e madhe.
2Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjiri dhe secila shtatëzënë e hedh para kohe barrën e vet, ndërsa njerëzit duken të dehur, po ata nuk janë të dehur, por dënimi i All-llahut është i ashpër.
3Ka ndonjë nga njerëzit që kundërshton në çështjet rreth All-llahut, pa kurrfarë dije dhe ndjek çdo djall të mbrapshtë.
4Ai (djalli) është gjykuar ta humbë dhe ta orientojë në vuajtje të zjarrit të madh, atë që i miqësohet atij.
5O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin tuaj që) Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi, që është krijesë e formuluar ose e paformuluar, në mënyrë që t´j
6Këtë (e themi për ta ditur) se All-llahu është Ai i Vërteti dhe se Ai i ringjallë të vdekurit dhe Ai ka fuqi për çdo send.
7Dhe nuk ka dyshim se kijameti do të vijë patjetër dhe se All-llahu me siguri do t´i ngjallë ata të varrezave (të vdekurit).
8E ka ndonjë prej njerëzve që bën polemikë rreth çështjes së All-llahut, duke mos pasur kurrfarë dije, kurrfarë udhëzimi dhe kurrfarë libri të besueshëm.
9Ai që shtrembëron qafën (në shenjë mendjemadhësie), e përpiqet t´i humbë njerëzit nga rruga e All-llahut. Atij do t´i takojë poshtërimi në këtë jetë, ndërsa në ditën e kijametit atij do t´ia veshim dënimin e djegies (të zjarrit).
10Këtë, për shkak të asaj që bënë duart tua, ndërsa All-llahu nuk është zullumqar ndaj robërve.
11Ka nga njerëzit që adhuron All-llahun me mëdyshje (luhatshëm), nëse e godet ndonjë e mirë ai qetësohet me të, po nëse e godet ndonjë e pakëndshme, ai kthehet në fytyrën e vet të vërtetë (të mëparshme), ai i ka humbur këtë dhe jetën tjetër e ky është ai dë
12Ai në vend të All-llahut lut atë që nuk mund t´i bëjë as dëm as dobi. Edhe kjo është ajo humbja pa mbarim.
13Lut atë që dëmin e tij e ka më afër se dobinë e tij. Sa ndihmëtar e shok i keq qenke (do t´i thotë atij adhuruesi në ditën e kijametit).
14Ata të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu do t´i vejë në xhennete, nën të cilët rrjedhin lumenj. S´ka dyshim, All-llahu punon atë që dëshiron.
15Kush mendon se All-llahu nuk do ta ndihmojë atë (Muhammedin) në këtë dhe në tjetrën jetë, ai le të ngrihet me ndonjë mjet deri në qiell e le ta këputë (ndihmën), e le të shikojë se a po ia largon mjeshtëria e tij atë që po e mllefos.
16Dhe kështu Ne e zbritëm këtë (Kur´anin) plot argumente të qarta, dhe se All-llahu vë në rrugë të drejtë atë që do.
17Është e sigurt se All-llahu do të bëjë dallimin (do të gjykojë) në ditën e kijametit midis atyre që ishin besimtarë (muslimanë) dhe atyre që ishin jehudi, sabejë, të krishterë, zjarrputistë, idhujtarë. All-llahu di dhe vështron çdo gjë.
18A nuk e di për All-llahun se Atij i nënshtrohet (i bën sexhde) kush është në qiej dhe kush është në tokë, edhe dielli, edhe hëna, edhe kodrat, edhe bimët, edhe shtazët, e edhe shumë njerëz, po shumë janë që dënimi është meritë e tyre. Atë që e poshtëron A
19Këta janë dy kundërshtarë (grupe kundërshtarësh: besimtarë dhe jobesimtarë) që janë zënë rreth Zotit të tyre; e atyre që nuk besuan, u qepen rroba prej zjarri e u hidhet uji valë mbi kokat e tyre.
20Që me atë u shkrihet krejt ç´ka në barqet e tyre e edhe lëkurat.
21Për ata janë edhe kamgjikët e hekurt.
22Sa herë që përpiqen të dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme, kthehen me dhunë në të përsëri (u thuhet): "Vuajeni dënimin me djegie!"
23E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu i vendos në xhennete, nëpër të cilin rrjedhin lumenj, aty stolisen ata me rrathë të artë e me xhevahirë, e petkat e tyre janë të mëndafshta.
24Dhe ata janë që u udhëzuan me fjalët më të mira dhe u udhëzuan në rrugën e lavdishme.
25S´ka dyshim se ata të cilët nuk besuan dhe pengojnë prej rrugës së All-llahut dhe prej xhamisë së shenjtë (Qabes), të cilën Ne e bëmë të barabartë për njerëz, qofshin vendas ose të ardhur, dhe kushdo që të përpiqet të bëjë ndonjë të keqe a ndonjë mëkat, N
26Përkujtoje kur Ne e udhëzuam Ibrahimin për në vendin e shtëpisë (Qabes): të mos më përshkruajë Mua shok, pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë (bëjnë tavaf), që qëndrojnë në këmbë duke u falur, përkulur dhe që bëjnë sexhde.
27Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta.
28(Vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për që i ka furnizuar me kafshë. Hani pra prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfërin.
29Pastaj le ta heqin papastërtinë e tyre, le t´i zbatojnë premtimet e veta dhe le të sillen (bëjnë tavaf) rreth shtëpisë së lashtë.
30Pra, kështu: Kush madhëron atë që All-llahu e bëri të shenjtë, ajo është më e dobishme për te Zoti i vet. Juve u janë lejuar kafshët, pos atyre që u lexohen (në Kur´an), pra largohuni nga ndytësitë e idhujve dhe largohuni fjalës shpifëse.
31Duke qenë të sinqertë në besimin ndaj All-llahut, dhe duke mos i përshkruar Atij shok, e kush i përshkruan shok All-llahut, ai është sikur të bie nga qielli e ta rrëmbejë shpendi, ose si ai të cilin e gjuan era e stuhishme në ndonjë vend të humbur.
32Kjo është kështu! E kush madhëron dispozitat e All-llahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave.
33Ju keni dobi nga ato (shenja - kurbane) për një kohë të caktuar, e pastaj vendi i tyre është te shtëpia e lashtë.
34Ne i kemi caktuar çdo populli vendtherrjen (e kurbanit), që ta përmendin emrin e All-llahut, për arsye se i furnizoi ata me kafshët. Zoti juaj është një Zot, andaj vetëm Atij dorëzohuni, e përgëzo të dëgjueshmit.
35Të cilët, kur përmendet All-llahu, u dridhen zemrat e tyre, të cilët janë të durueshëm ndaj asaj që i godet, të cilët rregullisht e falin namazin dhe të cilët japin për qëllime të dobishme nga ajo me çka i furnizuam Ne.
36E devet (therrjen e tyre për kurban) ua kemi bërë prej dispozitave të All-llahut, e ju prej tyre keni dobi, andaj përmendeni emrin e All-llahut duke qenë ato (të përgatitura për therrje) në këmbë, e kur të shtrihen ato në tokë (dhe t´u dalë shpirti), hani
37Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni All-llahun për udhëzimet që ua bëri. Bamirësve merru myzhde.
38All-llahu largon dëmet e idhujtarëve ndaj atyre që besuan, se All-llahu nuk e do asnjë tradhtarë e bukëpërmbystë.
39Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejt, e All-llahu ka fuqi për t´u ndihmuar atyre (muslimanëve).
40(U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm pse thanë: "All-llahu është Zoti ynë!" u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte. E sikur All-llahu të mos i zbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastiret, kishat, havrat e edhe xhamitë
41(Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. All-llahut i takon përfundimi i çështjeve.
42Po edhe nëse të përgënjeshtrojnë ty, para tyre patën përgënjeshtruar edhe populli i Nuhut, Adi dhe Themudi.
43Edhe populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit.
44Po edhe banorët e Medjenit. Qe përgënjeshtruar edhe Musai; e Unë jobesimtarëve u pata dhënë afat, më pastaj u dhashë dënim, e çfarë ishte ai dënim Imi? (Ua ndryshova gjendjen në të keq).
45E sa fshatra që ishin zullumqarë i shkatërruam Ne, e ato janë të rrënuara mbi kulmet e tyre dhe sa bunarë kanë mbetur shkret e sa pallate të larta!
46A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të kenë zemra me të cilat do të kuptojnë, dhe veshë me të cilat do të dëgjojnë? Pse në të vërtetë sytë nuk verbërohen, por verbërohen zemrat në kraharor.
47Ata kërkojnë prej teje t´ua ngutësh dënimin, po All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, pse një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet, si llogaritni ju.
48Shumë fshatra që ishin në rrugë të gabuar, Unë ua pata shtyrë dënimin për një kohë, e pastaj i zura me dënim dhe fundi i tyre është tek Unë.
49Thuaj: "O ju njerëz, unë jam për t´ua tërhequr haptazi vërejtjen".
50E ata që besuan dhe që bënë vepra të mira, do të kenë falje (të mëkateve), furnizim të begatshëm (në xhennet).
51Ndërsa, ata që u përpoqën t´i mposhtin argumentet Tona, të tillët janë banues të xhehennemit.
52Ne nuk dërguam para teje asnjë të dërguar (me shpallje) dhe asnjë pejgamber (të dërguar si vazhdues i shpalljes së mëparshme), e që, kur ai (i dërguari) dëshiroi diç, të mos iu pat hedhur në atë dëshirën e tij djalli, e All-llahu asgjëson atë që e hedh dj
53E për ta bërë atë (dyshim) që djalli e hedh si sprovë për ata që në zemrat e tyre kanë dyshim (munafikët) dhe për ata që i kanë zemrat e shtangëta. S´ka dyshim se jobesimtarët janë në një armiqësi të pambarim.
54E, edhe për ta vërtetuar të dijshmit se me të vërtetë ai (Kur´ani) është i vërtet prej Zotit tënd dhe kështu t´i besojnë atij (Kur´anit) dhe (zemrat e tyre) të binden ndaj tij. E All-llahu patjetër do t´i udhëzojë ata që besuan (përqafuan) në rrugën e dre
55Ata që nuk besuan janë vazhdimisht në dyshim për të (për Kur´anin), derisa t´u vijë kijameti befas ose t´u vijë dënimi i ditës së pafrytshme.
56Atë ditë i tërë sundimi i takon vetëm All-llahut, Ai gjykon mes tyre, e sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë kënaqësitë e tyre në xhennete.
57Ndërsa, ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan argumentet tona, të tillët kanë dënim me nënçmim.
58E ata që për hir të All-llahut braktisën atdheun e tyre, (e duke luftuar) u vranë ose vdiqën, All-llahu do t´i shpërblejë me shpërblimin më të mirë, e s´ka dyshim, All-llahu është më i miri shpërblyes.
59Ata do t´i vë në një vend ku do të jenë të kënaqur. All-llahu di më së miri (kush çka meriton) dhe është shumë i butë.
60Kjo është kështu! E kush ndëshkon tjetrin me të njëjtën masë me të cilën ka qenë i ndëshkuar vetë, e pastaj atij përsëri i bëhet e padrejtë, All-llahu do ta ndihmojë atë patjetër. All-llahu shlyen shumë të këqijat dhe falë mëkatet.
61Këtë (ndihmë) e bën ngase All-llahu (fuqiplotë) është Ai që fut natën në ditë e ditën në natë (duke shkurtuar njërën e zgjatur tjetrën). All-llahu me të vërtetë dëgjon (thëniet) e sheh (punët).
62Kjo, ngase All-llahu është Ai i vërteti, dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. All-llahu është vërtet Ai i larti, i madhi.
63A nuk e di se All-llahu e lëshoi shiun prej qiellit, e toka agon e gjelbëruar, vërtet, All-llahu është i kujdesshëm, mirënjohës.
64Vetëm e Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, All-llahu është Ai që s´ka nevojë për asgjë, është i plotfuqishmi, i falënderuari.
65A nuk sheh se All-llahu nënshtroi çdo gjë që gjendet në tokë, për të mirën tuaj, Ai nënshtroi anijet që sipas dëshirës së Tij të lundrojnë në det. Ai mban qiellin të mos bie në tokë pos nëse dëshiron Ai. S´ka dyshim se All-llahu është mirëbërës, mëshirues
66Ai ua dha jetën, u bën të vdisni, e pastaj ju ringjall. Vërtet, njeriu është përbuzës.
67Secilit popull Ne i dhamë ligj (fetar) që ata veprojnë sipas tij, pra le të mos polemizojnë (popujt e tjerë) me ty për këtë çështje (për çështjen e sheriatit islam), e ti thirri te Zoti yt, se pa dyshim ti je në një rrugë të drejtë.
68E nëse ata të kundërshtojnë ty, ti thuaju: "All-llahu di më së miri për këtë që ju po veproni.
69All-llahu do të gjykojë mes jush në ditën e kijametit për atë që kundërshtoheshit".
70A nuk e ke ditur se All-llahu di çka ekziston në qiell e në tokë, e tërë ajo është e shënuar në libër, ajo për All-llahun është shumë lehtë.
71Ata (idhujtarët) adhurojnë në vend të All-llahut (idhuj) për të cilët nuk u ka ardhur kurrfarë fakti dhe nuk kanë kurrfarë dije, pra për idhujtarët nuk ka ndonjë ndihmëtar.
72E kur u lexohen atyre ajetet tona të qarta, në fytyrat e atyre që nuk besuan u vëren urrejtje. Gati iu vërsulen atyre që ua lexojnë ajetet tona. Thuaj: "A t´u tregoj për një më të keqe se kjo? Zjarri, të cilin All-llahu e caktoi për ata që nuk besuan". Sa
73O ju njerëz, ja një shembull, veni veshin pra: Vërtet ata që po i adhuroni në vend të All-llahut, ata nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të, e po ashtu, nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë
74Ata nuk madhëruan All-llahun me madhërinë e Tij të vërtetë, që e meriton, All-llahu është i fuqishëm, ngadhënjyes.
75All-llahu zgjedh të dërguar prej engjëjve dhe prej njerëzve, All-llahu dëgjon e sheh.
76Ai e di atë që e punuan më parë dhe atë që do ta punojnë më vonë ata, dhe të gjitha çështjet i kthehen vetëm All-llahut.
77O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhurojeni. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim.
78Luftoni me një luftë të denjë për hir të All-llahut, se Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e Tij) dhe nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe më parë, e edhe ky (Kur´an) ju quajti mysliman
Chapter 23 (Sura 23)
1Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët:
2ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit,
3ata të cilët i shmangen të kotës (fjalë a punë),
4dhe ata të cilët rregullisht e japin zeqatin,
5dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime),
6me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar,
7e kush kërkon përtej tyre (dëfrim nga të ndaluarat), të tillët janë ata që kanë shkelë normat e caktuara,
8dhe ata të cilët me kujdes i ruajnë ato që u janë besuar (sende ose fjalë), e ruajnë edhe premtimin e dhënë,
9dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre.
10Të tillët janë mu ata trashëgimtarët,
11të cilët e trashëgojnë Firdevsin dhe aty ata janë përgjithmonë.
12Për All-llahun, Ne e krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte.
13Pastaj atë (ajkë - baltë) e bëmë (e shndërruam) pikë uji (farë) në një vend të sigurt.
14Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!
15Mandej, pas kësaj (krijese) ju do të vdisni.
16E në ditën e kijametit ringjalleni.
17Ne krijuam mbi ju shtatë palë (qiej) dhe nuk jemi të pakujdesshëm ndaj asaj që krijuam.
18Ne lëshuam me masë ujë nga qielli dhe atë e përqëndrojmë në tokë. Po Ne kemi mundësi edhe ta humbim atë (ujin).
19Dhe me anën e tij Ne mundësuam për ju kopshte hurmash e rrushi, që në to keni shumë pemë dhe hani prej tyre.
20Dhe (krijuam) trupa drunjsh që mbijnë në kodrën Sina e që japin vajëra dhe mëlmesa për ngrënësit.
21Ju edhe nga kafshët keni një mësim, ngase ju freskojmë me lëng prej barqeve të tyre dhe keni shumë dobi prej tyre, e edhe prej tyre ushqeheni.
22Dhe mbi to e mbi anije bartni (hipni).
23Ne e patëm dërguar Nuhun te populli i tij, e ai u tha: "O populli im, adhurojeni vetëm All-llahun, se nuk ka zot tjetër pos Tij; a nuk i frikësoheni (dënimit)?"
24E paria e atij populli që nuk besuan thanë: "Ky nuk është tjetër pos njeri sikurse edhe ju, po dëshiron të jetë më i lartë se ju. Po të dëshironte All-llahu do të dërgonte engjëj; ne një gjë të tillë nuk e kemi dëgjuar as nga të parët tanë!"
25Ai nuk është tjetër pos një njeri i sëmurë mentalisht, andaj pritni (kini durim) edhe për një kohë.
26Ai (Nuhu) tha: "Zoti im, më ndihmo për atë që më përgënjeshtrojnë".
27E Ne i shpallëm: "Ndërto anijen nën mbikëqyrjen Tonë dhe sipas urdhrit Tonë, e kur të vijë urdhri Ynë dhe të ashpërsohet gjendja, atëherë ti ngarko në të prej secilit lloj nga një çift (palë), e edhe familjen tënde, me përjashtim të atij ndaj të cilit ka
28E kur të vendosesh ti dhe kush është me ty në anije, atëherë thuaj: "Falënderuar qoftë All-llahu, i cili na shpëtoi prej popullit të prishur!"
29Dhe thuaj: "Zoti im, më zbarko në një vend të bekuar, e Ti je më i miri i atyre që bëjnë vendosjen!"
30Nuk ka dyshim se në këto (ngjarje të popujve) ekzistojnë fakte bindëse. Në të vërtetë Ne i vëmë në sprovë.
31Mandej pas tyre Ne sollëm popull tjetër.
32Edhe atyre u dërguam pejgamber nga mesi i tyre (që u tha): "Adhuroni All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, a nuk frikësoheni!"
33Edhe paria nga populli i tij e cila nuk besoi dhe e mohoi jetën tjetër dhe të cilëve Ne u patëm mundësuar rehati e begati në jetën e kësaj bote, thanë: "Ky nuk është tjetër pos njeri sikurse edhe ju, ha ashtu si hani ju dhe pi ashtu si pini ju!"
34E nëse i përuleni një njeriu që është si ju, vërtet, atëherë do të jeni të humbur e të mashtruar.
35Mos vallë ai po ju premton se pasi që të vdisni, të bëheni dhé e eshtra (të kalbur), do të nxirreni të gjallë?"
36Sa larg e larg është sendërtimi i asaj që premtoheni.
37Nuk ka tjetër, pos jetës sonë të kësaj bote, vdesim, lindim dhe ne nuk do të ngjallemi!
38E ai (Hudi) nuk është tjetër pos njeri që trillon gënjeshtra ndaj All-llahut, po ne nuk i besojmë atij.
39Ai (Hudi) tha "Zoti im, më ndihmo se ata po më përgënjeshtrojnë!"
40E Ai (Zoti) tha: "Së shpejti do të dëshpërohen ata".
41Atëherë me të drejtë ata i zuri ushtima (dënimi) dhe ashtu i bëmë sikur të ishin hedhurina (mbeturina). Larg qoftë prej mëshirës së Zotit populli zullumqarë.
42Mandej pas tyre Ne sollëm brezni të reja.
43Asnjë nga popujt (e shkatërruar) nuk mundi ta shpejtojë e as ta vonojë afatin e vet të caktuar.
44Ne më pas i dërguam pejgamberët tanë një pas një, mirëpo çdoherë që një populli i erdhi i dërguari i vet, ata e përgënjeshtruan atë, prandaj Ne i përcollëm ata (me dënim) njërin pas tjetrit dhe i bëmë që të përmenden në tregime. I shkatërruar qoftë popull
45Më pas Ne dërguam Musain dhe vëllain e tij Harunin me mrekulli dhe argumentet tona të qarta,
46te faraoni dhe rrethi i tij, po ata u treguan kryelartë, sepse ishin popull mendjemadh.
47Dhe thanë: "Si t´u besojmë dy njerëzve që janë si ne, kur populli i tyre është në shërbimin tonë?"
48Kështu, ata i përgënjeshruan që të dy, andaj me të drejtë i shkatërruam.
49Ne Musait i dhamë librin (pas shkatërrimit të faraonit) në mënyrë që ata (populli israilit) të gjejnë rrugën e drejtë.
50Edhe të birin e Merjemes dhe nënën e tij i paraqitëm si argumente (mrekulli) dhe i vendosëm që të dy në një rrafshnaltë dhe me ujë rrjedhës.
51(Ne u patëm thënë): "O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe e mirë dhe bëni vepra të mira se Unë e di atë që ju veproni.
52Kjo feja juaj është e vetmja fé e Unë jam Zoti juaj, ruajuni dënimit Tim.
53E ata më vonë u ndanë në grupe sipas çështjes së fesë dhe secili grup krenohej me atë që kishte përvetësuar për vete.
54Andaj, ti (Muhammed) lëri ata edhe një kohë në atë mashtrimin e tyre.
55A mos mendojnë ata se me atë që jemi duke u dhënë atyre nga pasuria dhe fëmijët,
56nxitojmë t´ua ofrojmë atyre të mirat? Jo, kurrsesi, por ata nuk janë kah e kuptojnë.
57Vërtet, ata të cilët ndaj madhërisë së Zotit të tyre kanë frikë,
58ata, të cilët u besojnë argumenteve të Zotit të vet,
59dhe ata, të cilët nuk i përshkruajnë shok Zotit të vet,
60dhe,ata të cilët japin (sadaka-zeqatë) nga ajo që u është dhënë, pse dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kanë të frikësuara.
61Të tillët janë duke nxituar drejt të mirave dhe të parët do t´i arrijnë ato.
62Ne nuk e obligojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij dhe te Ne është libri (i shënimeve) që i shënon saktësisht (veprat) dhe atyre nuk u bëhet padrejt.
63Por zemrat e tyre (mohuesve) janë të verbëruara nga ky (libër), e përveç kësaj, ata vazhdojnë të bëjnë vepra të këqija.
64Ndërkaq, kur t´i kapim me dënim ata që kanë bërë jetë të shfrenuar, atëherë ata me britmë bëjnë lutje (duke kërkuar ndihmë).
65Mos e ngreni zërin tash, se ju nuk keni ndihmën Tonë!
66Sepse, juve u lexoheshin ajetet e Mia, e ju zbrapseshit.
67Si arrogantë ndaj tij (ndaj Kur´anit, ose ndaj Qabes), e me fyerje kundër tij natën bisedoshit.
68A nuk e menduan ata thellë fjalën (Kur´anin), apo mos u erdhi atyre diçka, që të parëve të tyre të lashtë nuk u pat ardhur,
69apo mos nuk e njohin të dërguarin e vet (Muhammedin), prandaj ata e refuzojnë atë?
70Apo mos thanë për të se është i çmendur? Jo, por ai ka ardhur me të vërtetën, e shumica e tyre e urrejnë të vërtetën.
71E sikur të përputhej e vërteta me dëshirat e tyre, do të shkatërroheshin qiejt e toka dhe çdo gjë që gjendet në to. E megjithate që Ne atyre u sollëm (me këtë Kur´an) famën e tyre, ata u zbrapsën ndaj përkujtimit të vet.
72A mos u kërkon ti atyre ndonjë shpërblim? Po shpërblimi i Zotit tënd është më i miri, pse Ai është furnizuesi më i mirë.
73Ç´është e vërteta, ti i fton ata në rrugë të drejtë.
74Po ata që nuk e besojnë botën tjetër, i shmangen rrugës së drejtë.
75Edhe sikur t´i mëshironim ata (idhujtarët) dhe t´ua kishim larguar fatkeqësitë, ata do të vazhdonin të zhyteshin në zhgënjimin e tyre.
76Ne i sprovuam ata me dënim, po ata nuk iu përulën Zotit të tyre e as nuk iu drejtuan me lutje.
77Derisa t´ua hapim një derë dënimin e ashpër, atëherë ata do të mbesin aty me shpresa të humbura.
78Ai është që ua krijoi të dëgjuarit, të pamurit dhe të kuptuarit e juaj; sa pak jeni mirënjohës.
79Dhe Ai është që ju krijoi në tokë dhe vetëm te Ai do të tuboheni.
80Dhe Ai është që jep jetë dhe vdekje dhe vetëm Ai bën ndryshimin e natës e të ditës; si nuk e kuptoni?
81Por ja, ata flasin, ashtu si flisnin ata para tyre.
82Ata thanë: "Pasi të vdesim e të bëhemi dhé e eshtra të kalbur, a do të ringjallemi?
83Kjo na është premtuar ne edhe prindërve tanë më parë, po kjo nuk është gjë tjetër pos një mit i lashtë!
84Thuaj: "E kujt është toka dhe çdo gjë që ka në të, nëse jeni që e dini?"
85Ata do të thonë: "E All-llahut". Atëherë thuaju: "Përse pra nuk mendoni?"
86Thuaj: "Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të madh?"
87Ata do të thonë: "All-llahu!". Thuaju: "E pse nuk frikësoheni pra?"
88Thuaj: "Në dorën e kujt është i tërë pushteti i çdo sendi, dhe Ai është që mbron (kë të do), e që prej Atij nuk mund të ketë të mbrojtur; nëse jeni që e dini?"
89Ata do të thonë: "Në dorë të All-llahut!" Thuaj: "E si mashtroheni pra?"
90Por jo, Ne ua sollëm atyre të vërtetën, e megjithatë, ata jetojnë me gënjeshtra (duke adhuruar idhuj).
91All-llahu nuk ka marrë për Vete kurrfarë fëmijë (as nga engjëjt, e as nga njerëzit), nuk ka me Të ndonjë zot tjetër, pse (sikur të kishte zot tjetër), atëherë secili zot do të veçohej me atë që ka krijuar, dhe do të dominonin njëri mbi tjetrin! I lartë, i
92Ai e di të fshehtën e të dukshmen, Ai është larg atyre që ata ia shoqërojnë.
93Thuaj: "Zoti im, po qe se patjetër do të më tregosh atë (dënim) që ua premtove atyre?
94Zoti im, mos më fut pra, mua tek ai popull zullumqar!"
95Në të vërtetë, Ne kemi fuqi të ta tregojmë ty atë që ua kemi premtuar atyre.
96Ti të keqen kthe me më të mirën. Ne e dimë më së miri atë që shpifin ata.
97Dhe thuaj: "O Zot i im, unë mbrohem me Ty prej cytjeve të djajve!"
98Dhe mbështetem te Ti që ata të mos më afrohen!"
99E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: "O Zoti im, më kthe,
100që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!" Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen.
101E kur i fryhet surit (herën e dytë), atëherë, në atë ditë nuk do të ketë lidhje familjare mes tyre e as që do të pyesë kush për njëri-tjetrin.
102E kujt i peshojnë më rëndë peshojat (veprat e mira), ata janë të shpëtuarit.
103Ndërsa, atyre që u peshojnë lehtë peshojat (veprat e mira), ata janë që humbën vetveten dhe janë në xhehennem përgjithmonë.
104Zjarri do t´ua djegë atyre fytyrat dhe do të duken shumë të shëmtuar brenda tij.
105(atyre u thuhet): A nuk u janë lexuar juve ajetet e Mia; e ju nuk i besuat ato?
106Ata thonë: "O Zoti ynë, ne na patën mundur të këqijat (u dhamë pas epsheve të Dunjasë) dhe si të tillë ishim popull i humbur!
107Zoti ynë, na nxjerr prej tij, e nëse gabojmë përsëri, atëherë vërtet jemi mizorë!"
108Ai thotë: "Heshtni aty e mos më folni!"
109Pse një grup prej robërve të Mi thanë: "O Zoti ynë, ne besuam, prandaj na falë dhe na mëshiro, se Ti je më i miri i mëshiruesve!"
110E ju i patët tallur ata, saqë ajo tallje bëri që të harronin përkujtimin ndaj Meje, madje edhe qeshnit me ta.
111E Unë sot i shpërbleva ata, për atë që ishin të durueshëm ata janë fitimtarët.
112Ai thotë: "E sa vjet keni kaluar në tokë?"
113Ata thonë: "Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës, pyeti ata që dinë numërimin!"
114Ai thotë: "Mirë e keni, sikur ta dishit, njëmend pak keni qëndruar!"
115A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se ju nuk do ktheheni te Ne?
116I lartë është All-llahu, Sunduesi i vërtetë, nuk ka zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit bujar.
117E kush adhuron me All-llahun edhe ndonjë zot tjetër, për të cilin nuk ka kurrfarë fakti, përgjegjësia e tij është para Zotit të vet, e mohuesit nuk do të shpëtojnë.
118E ti thuaj: "O Zoti im, më fal e më mëshiro, se Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!"
Chapter 24 (Sura 24)
1(Kjo është) Kaptinë të cilën Ne e shpallëm dhe Ne e bëmë detyrim të domosdoshëm (zbatimin e dispozitave që theksohen në të) dhe Ne parashtruam në të argumente të qarta në mënyrë që të merrni mësim.
2(dispozitë obliguese është që) Laviren dhe lavirin t´i rrahni, secilin prej tyre me nga njëqind të rëna, dhe në zbatimin e dispozitave të All-llahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre dyve, nëse jeni që besoni All-llahut dhe botës tjetër. E gjatë zbatimit
3Laviri nuk do të duhej të martohej me tjetërkë, pos me ndonjë lavire ose idhujtare, e me laviren nuk do të duhej të martohet kush, pos ndonjë lavir o idhujtar. Ajo (kurvëria ose martesa me të) është e ndaluar për besimtarët.
4Edhe ata të cilët bëjnë shpifje për gratë e ndershme dhe nuk sjellin katër dëshmitarë, t´i rrahni ata me nga tetëdhjetë të rëna dhe atyre mos ua pranoni dëshminë më kurrë. Të tillët janë të pabesueshëm.
5Me përjashtim të atyre që më vonë pendohen dhe përmirësohen, vërtet All-llahu është që shumë falë e mëshiron.
6Ndërsa ata të cilët shpifin për gra të veta dhe nuk kanë dëshmitar tjetër pos vetes, dëshmimi i çdonjërit prej tyre është: të betohen katër herë në All-llahun se e thonë të vërtetën.
7E pesta (herë e betimit) është: Mallkimi i All-llahut qoftë mbi të nëse ai gënjen.
8E nga ajo (gruaja e shpifur) largohet dënimi, nëse katër herë betohet në All-llahun se ai (shpifësi) gënjen.
9E pesta herë e betimit të jetë që ta godisë hidhërimi i All-llahut, atë (gruan) nëse shpifja ka qenë e vërtetë.
10Dhe sikur të mos ishin dhurata dhe mëshira e All-llahut ndaj jush (ju do të mbarojshit). Pa dyshim All-llahu pranon pendimin, është i gjithëdijshëm.
11S´ka dyshim se ata që trilluan shpifjen, janë një grup prej jush. Ju mos e merrni atë si ndonjë dëm për ju, përkundrazi, ajo do të jetë në dobinë tuaj. Secilit prej tyre do t´i takojë dënimi sipas pjesëmarrjes në mëkat, e atij prej tyre që e barti pjesën
12E përse kur e dëgjuan atë (shpifje) besimtarët dhe besimtaret të mos mendonin të mirën si për vete dhe të thonin: "Kjo është shpifje e qartë?!"
13Përse ata nuk i sollën katër dëshmitarë për këtë? E derisa nuk sollën dëshmitarë, ata pra te All-llahu janë mu gënjeshtarët.
14E sikur të mos ishte mëshira e All-llahut dhe mirësia e Tij ndaj jush, në këtë dhe në botën tjetër, juve do t´ju kapte dënimi shumë i madh për shkak të asaj në të cilën u hodhët.
15Kur ju atë (shpifjen) e përcollët me gjuhën tuaj dhe për atë që nuk kishin kurrfarë dije folëshit duke menduar se ajo ishte imtësi e parëndësishme, ndërsa te All-llahu ajo është e madhe.
16E përse, kur e dëgjuat atë, nuk thatë: "Ne nuk na takon të flasim për këtë. I lartë je Ti, kjo është shpifje e madhe!"
17All-llahu ju këshillon që një gjë e tillë të mos përsëritet kurrë, nëse jeni besimtarë të denjë.
18All-llahu sqaron për ju argumentet, sepse Ai është i dijshëm e i urtë.
19Ata, të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet imoraliteti, ata i pret dënimi i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu di (të fshehtat) e ju nuk i dini.
20Sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, (do ta përjetoshit menjëherë dënimin), po All-llahu është shumë i butë, i mëshirshëm.
21O ju të cilët besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, pse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irituara, e sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush prej jush nuk do të pastrohej kurrë (prej mëka
22Të ndershmit dhe të pasurit nga ju, të mos betohen se nuk do t´u japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që për hir të All-llahut lanë vendlindjet e tyre, po le t´ua falin (gabimin) dhe mos t´ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që All-llahu t´u falë ju?
23Vërtet, ata që akuzojnë gratë e ndershme, besimtare të pafajshme, janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër dhe ata i pret një dënim shumë i madh.
24Në atë ditë kur dëshmojnë kundër tyre gjuhët e tyre, duart dhe këmbët e tyre për atë që ata kanë punuar.
25Atë ditë All-llahu ua plotëson shpërblimin e merituar, e ata e dinë se All-llahu është Ai i vërteti, i qarti në drejtësi.
26Të këqijat (gra ose fjalë) janë për të këqinjtë edhe të këqinjtë janë për të këqijat, ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit edhe të ndershmit janë për të ndershmet. Ata janë të pafajshëm nga ajo që u thonë atyre. Ata kanë falje të madhe dhe furnizim t
27O ju që besuat, mos hyni në shtëpi të huaja pa kërkuar leje dhe pa përshëndetur njerëzit e saj. Kjo është më mirë për ju në mënyrë që të merrni mësim.
28Po nëse nuk gjeni aty asnjë, atëherë mos hyni në to derisa t´u jepet leje, e nëse u thuhet kthehuni, ju pra kthenu. Kjo është më e ndershme për ju. All-llahu di çdo gjë që veproni ju.
29Nuk është për ju ndonjë mëkat, nëse hyni në shtëpi të pabanuara, e që në to keni ndonjë përfitim. All-llahu e di atë që e shfaqni haptas dhe atë që e mbani fshehtë.
30Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t´i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.
31Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t´i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përve
32Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit) edhe robërit e robëreshat tuaja që janë të ndershëm e të ndershme. Nëse janë të varfër, All-llahu i begaton nga mirësitë e Tij, All-llahu është bujar i madh, i gjithëdijshëm.
33E ata që nuk kanë mundësi martese, le të përmbahen derisa All-llahu t´i begatojë me të mirat e veta. E ata që i keni në pronësinë tuaj dhe kërkojnë prej jush t´i lironi në bazë të kompensimit, atëherë ua bëni këtë të mundshme me marrëveshje, nëse e dini s
34Ne u kemi shpallë juve argumente të qarta dhe shembuj nga ata që ishin para jush, e edhe këshillë për të ruajturit.
35All-llahu është dritë (ndriçues, udhëzues) i qiejve e i tokës. Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërus e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej
36(ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që All-llahu lejoi të ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij, t´i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje.
37Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.
38(ata i luten) që All-llahu t´i shpërblejë më së miri për atë që punuan dhe për t´ua shtuar të mirat nga Ai. All-llahu e dhuron pa masë atë që do.
39E veprat e atyre që nuk besuan janë si valët (nga rrezet e diellit) në një rrafshinë ku i etshmi mendon se është ujë derisa kur t´i afrohet atij nuk gjen asgjë, por aty e gjen All-llahun dhe Ai do t´ia japë llogarinë e tij. All-llahu është i shpejtë në ll
40Ose (veprat e tyre) janë si errësirat në det të thellë të cilin e mbulojnë valët mbi valë dhe mbi ato retë e dendura, pra, errësira njëra mbi tjetrën sa që nuk mund ta shohë ai as dorën e vet. Atij të cilit All-llahu nuk i jep dritë, ai nuk ka për të pasu
41A nuk e di për All-llahun se Atij i lutet kush është në qiej e në tokë, madje edhe shpezët krahhapura. Të gjithë e dinë dhe janë të udhëzuar për lutje ndaj Tij dhe për madhërimin ndaj Tij. All-llahu e di ç´punojnë ata.
42Vetëm i All-llahut është i tërë sundimi i qiejve e i tokës dhe vetëm te Ai është e ardhmja.
43A nuk e ke parë se si All-llahu i drejton retë, pastaj i bashkon, i bën grumbull ato edhe atëherë e sheh shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lëshon prej së larti, nga retë e mëdha si kodra breshër dhe me te godit këdo, e ia largon atij që do. Shkëlqimi i vet
44All-llahu bënë rrotullimin e natës e të ditës dhe në të gjitha këto ka fakte për ata që kanë të pamurit e shëndoshë.
45All-llahu krijoi secilën gjallesë prej një uji, e prej tyre ka që ecin rrëshqanas në barkun e vet, ka që ecin në të dy këmbët e edhe asosh që ecin në të katër këmbët. All-llahu krijon çka të dojë, pse vërtet All-llahu ka mundësi për çdo gjë.
46Ne kemi shpallur argumente të qarta, e All-llahu vë në rrugën e drejtë atë që do.
47Ata (hipokritët) thonë: "Ne i kemi besuar All-llahut, të dërguarit të Tij, dhe u jemi bindur. Por pas asaj, një grup prej tyre zbrapsën. Të tillët nuk janë besimtarë.
48E kur thirren që ndërmjet tyre të gjykojë All-llahu dhe i dërguari i Tij, një grup prej tyre nuk i përgjigjen asaj.
49Po nëse është që e drejta u takon atyre (në atë gjykim), ata i shkojnë atij të bindur e me respekt.
50A thua janë të sëmurë në zemrat e tyre apo mos dyshojnë (në të dërguarin) ose mos frikësohen se All-llahu dhe i dërguari i Tij do të gjykojnë padrejt kundër tyre? Por jo, ata vetë janë zullumqarë.
51Kur thirren besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te All-llahu dhe te i dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: "Dëgjuam dhe respektuam!" Të tillët janë ata të shpëtuarit.
52Kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ia ka frikën All-llahut dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, të tillët janë ata që do ta arrijnë atë që dëshirojnë.
53Ata (hipokritët) betohen me një betim të fortë në All-llahun se sikur t´i urdhëroshe ti, ata gjithsesi do të dilnin (për në luftë). Thuaj: "Mos u betoni!" Bindja është e ditur, (ju vetëm me gojë thoni e jo me zemër). S´ka dyshim, All-llahu hollësisht di ç
54Thuaj: "Respektojeni All-llahun dhe respektojeni të dërguarin!" Nëse ata refuzojnë, atëherë atij i takon përgjegjësia me çka është i ngarkuar ndërsa juve përgjegjësia me çka jeni të ngarkuar, nëse i bindeni atij, atëherë keni gjetur të vërtetën. I dërguar
55Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu u premtoi se do t´i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si i pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t´ju dhu
56Falni rregullisht namazin, jepni zeqatin dhe respektoni të dërguarin në mënyrë që të mëshiroheni.
57Kurrsesi mos mendo se janë të pathyeshëm në këtë jetë ata që nuk besuan. Vendi i tyre është zjarri e sa përfundim i keq është ai.
58O ju të cilët besuat, ata të cilët i keni në pronësinë tuaj (shërbëtorët) dhe ata që nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, duhet të kërkojnë leje prej jush (për të hyrë te ju) në tri kohë: para namazit të sabahut, në kohën e drekës kur i hiqni rrobat tuaja
59E kur fëmijët tuaj ta arrijnë moshën e pjekurisë, le të kërkojnë leje (për hyrje) ashtu si kërkuan ata para tyre. All-llahu ju shpjegon dispozitat e veta, sepse Ai di më së miri dhe është më i urti.
60E gratë e moshuara, të cilat nuk dëshirojnë martesë më, për to nuk është mëkat ta heqin petkun mbulues të tyre, po duke mos qenë zbuluese të bukurive, megjithëqë më së miri është për to të jenë të përmbajtura. All-llahu dëgjon, di.
61Nuk është mëkat për të verbërin, as për të çalin, as për të sëmurin, as për ju vetë, të hani nga shtëpitë tuaja, ose nga shtëpitë e etërve tuaj, shtëpitë e nënave tuaja, në shtëpitë e vëllezërve e të motrave tuaja, në shtëpitë e xhaxhallarëve, të hallave,
62Besimtarë janë vetëm ata që i besuan All-llahut dhe të dërguarit të Tij, dhe kur janë me të (të dërguarin) për ndonjë çështje të përbashkët (të rëndësishme), nuk largohen pa i kërkuar leje atij. S´ka dyshim se ata që kërkojnë leje prej teje, ata i besojnë
63Thirrjen e të dërguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njëri-tjetrit. All-llahu i di ata që tërhiqen prej jush tinëzisht, prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) se ata do t´i zë ndonjë telashe, ose do t´i godasë
64Veni re, se vetëm në pushtetin e All-llahut është çka ka në qiej dhe në tokë. Ai e di gjendjen tuaj (besimin apo hipokrizinë), e ditën kur i kthehen Atij, Ai do t´u kallëzojë atyre për atë që vepruan. All-llahu është i dijshëm për çdo send.
Chapter 25 (Sura 25)
1Ai, që ia shpalli Furkanin (Kur´anin, dallues të së vërtetës nga e pavërteta) robit të vet (Muhammedit) që të bëhet pejgamber i botës (këshillues), është i madhëruar.
2Ai është që vetëm Atij i takon sundimi i qiejve dhe i tokës, Ai nuk ka as fëmijë e as nuk ka shok në sundimin e Tij. Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur.
3Mirëpo, ata (idhujtarët) në vend të Tij adhuruan zota të tjerë, të cilët nuk krijuan asgjë, sepse ata edhe vetë janë të krijuar. Ata nuk posedojnë për vetvete as dëm as dobi, ata nuk kanë në dorë as vdekje as jetë, e as ringjallje.
4Dhe ata që nuk besuan, thanë: "Ky (Kur´ani) nuk është tjetër vetëm se një gënjeshtër, që e trilloi ai (Muhammedi), të cilit i ndihmuan edhe njerëz të tjerë". Pra ata (idhujtarët) bënë shtrembërim e shpifje.
5Edhe thanë: "(për Kur´anin) Janë legjenda të të parëve, që ai (Muhammedi) kërkoi t´i shkruhen ato, e i lexohen atij mëngjes e mbrëmje".
6Thuaj: "Atë e shpalli Ai, që e di të fshehtën në qiej e në tokë, Ai është që falë shumë, është mëshirues".
7E ata thanë: "Ç´është me këtë të dërguar, i cili ha ushqim dhe ec nëpër tregje? Përse të mos i jetë dërguar një engjëll së bashku me te, e të jetë qortues?"
8Ose atij t´i jepet ndonjë thesar, apo të ketë ndonjë kopsht nga i cili do të ushqehej? Horrat madje thonë: "Ju vetëm jeni duke e ndjekur një njeri që e ka zënë magjia!"
9Shih se çfarë shembujsh të sjellin, andaj ata janë të humbur dhe nuk mund ta gjejnë rrugën e drejtë.
10Është i madhëruar Ai, i cili po të dëshirojë mund të japë ty edhe më mirë se ç´thonë ata, kopshte në të cilat rrjedhin lumenj, ku ka edhe pallate.
11Por jo, ata përgënjeshtruan kijametin, e Ne për ata që nuk besojnë ditën e gjykimit kemi përgatitur zjarr të fortë.
12Që posa të duket ai prej një vendi të largët, ata ia dëgjojnë atij vëlimin edhe kërhamzën (xhehennemit).
13E kur të hedhen duarlidhur në një vend të ngushtë në të, aty do të kërkojnë shkatërrimin (vetëzhdukjen).
14Tash mos kërkoni vetëm njëherë shkatërrimin, por atë kërkojeni shumëherë.
15Thuaj: "A është më mirë ai (zjarri i xhehennemit), apo xhenneti i përjetshëm, i cili u është premtuar si shpërblim dhe vend jetese për të devotshmit".
16E aty, atë që e dëshirojnë do ta kenë përgjithmonë. Ky premtim i Zotit tënd ka qenë dashtë kërkuar.
17Ditën kur Zoti do t´i tubojë ata, e edhe ata që adhuruan pos All-llahut dhe u thotë (zotave të adhuruar): "A i thirrët ju robtë e Mi që t´ju adhurojnë, apo ata vetë e humbën rrugën?"
18Ata (idhujt) thonë: "Je i panevojshëm për rival, o i Madhëruar! Neve nuk na takoi që përveç Teje të kemi ndonjë mbrojtës tjetër, por Ti u ke dhënë të mira atyre dhe të të parëve të tyre, që ishin njerëz të prishur saqë harruan të përkujtojnë!"
19Ja (All-llahu u thotë idhujtarëve), këta ju përgënjeshtruan për atë që thoni (se ishin zota), pra ju as nuk keni mundësi të shpëtoni as t´i ndihmoni (vetes). E cilido që bën padrejtësi prej jush, Ne i japim atij të përjetojë një dënim të madh.
20Ne para teje dërguam pejgamberë të tjerë, por edhe ata ishin të dërguar që kanë ngrënë ushqim, që kanë ecur e shëtitur nëpër tregje. Ne bëmë njërin prej jush sprovë për tjetrin se a do të jeni të durueshëm. E Zoti yt është Ai që sheh çdo gjë.
21E ata që nuk e shpresojnë takimin Tonë, thanë: "Përse të mos na dërgohen neve engjëj, ose përse të mos e shohim Zotin tonë?" Ata e tejçmuan lartë veten dhe u sollën me arrogancë.
22Për kriminelët atë ditë kur i shohin engjëjt nuk ka gëzim, sepse ata (engjëjt) u thonë: "Është e ndaluar çdo e mirë (apo xhenneti është haram për ju)!"
23E Ne i kthehemi ndonjë vepre që e bënë ata dhe e bëjmë atë hi e pluhur.
24Atë ditë banuesit e xhennetit do të kenë vend shumë të mirë dhe pushimore shumë të këndshme.
25Dhe (përkujto) ditën kur do të çahet qielli me anën e një reje e lëshohen engjëjt në një mënyrë madhështore.
26Atë ditë sundimi i vërtetë është i të Gjithëmëshirshmit, e ajo ditë për jobesimtarët do të jetë ditë e vështirë.
27Atë ditë zullumqari do t´i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: "I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!"
28O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik!
29Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar.
30E i dërguari tha: "O Zot im, vërtet populli im e konsideroi këtë Kur´an si (diç) të hedhur!"
31Shi kështu, Ne secilit pejgamber ia bëmë ndonjë armik prej jobesimtarëve, por majfton që Zoti të jetë udhërrëfyes ndihmës yti.
32E ata që nuk besuan thanë: "Përse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) Kur´ani përnjëherë?" Ashtu (e zbritëm pjesë-pjesë) që me të ta forcojmë zemrën tënde dhe Ne e sollëm atë ajet pas ajeti (dalëngadalë).
33Dhe ata nuk të sjellin ndonjë shembull ty, e që Ne të mos ta tregojmë të vërtetën, duke të ofruar shpjegim të qartë e të plotë.
34Ata do të tubohen, do të jenë të përmbysur me fytyrat e tyre në xhehennem, të tillëve u përket vendi më i keq, ndaj ata janë më të humburit në rrugën e tyre.
35Ne edhe Musait i patëm dhënë librin, e bashkuam me vëllain e vet, Harunin, që ta ketë si ndihmës.
36U thamë: "Shkoni ju të dy tek ai popull që i përgënjeshtroi argumentet Tona!" E Ne pastaj i shkatërruam ata shumë keq.
37Ne e përmbytëm edhe popullin e Nuhut meqë ata të dërguarit i quajtën rrenacakë, e për njerëzit, të cilët mendojnë, le të marrin mësim nga ata. E për mizorët Ne kemi përgatitur dënim të rëndë.
38Edhe Adin, Themudin, banorët e Res-it dhe shumë gjenerata ndërmjet tyre (i shkatërruam).
39E secilit prej tyre u patëm sjellë argumente, por të gjithë i rrënuam.
40Ata (kurejshitët) kaluan buzë fshatit, i cili ishte gurëzuar me atë shiun (gurëzim prej së larti) e shëmtuar, po a nuk janë ata, të cilët e panë atë? Jo, nuk e vështruan, sepse ata ishin të tillë, të cilët nuk shpresonin në ringjallje.
41E kur të shohin ty, nuk të çmojnë ndryshe, por vetëm në tallje e thonë: "A ky është ai që All-llahu e dërgoi pejgamber?"
42"Sikur ne të mos ishim të qëndrueshëm ndaj tyre, ai gati na pat zbrapsur prej zotave tanë!" E më vonë, kur ta shohin qartazi dënimin, do ta kuptojnë se kush ishte më larg nga e vërteta.
43A e ke parë ti atë, që për zot e çmon epshin e vet, a mos do t´i bëhesh ti atij mbrojtës?
44A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetëm si kafshë, bile janë edhe më të humbur nga e vërteta.
45A nuk e sheh se si Zoti yt e zgjati (andej e këndej) hijen, e sikur të kishte dashur do ta linte në një vend, pastaj diellin e bëmë rrëfyes të saj.
46Pastaj Ne atë e tërheqim pak nga pak.
47E ai është që natën ua bëri petk, gjumin pushim e ditën e bëri për gjallërim.
48Edhe Ai është, që i lëshon erërat myzhde në prag të mëshirës së Tij (shiut) dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër.
49Që me të t´i japim jetë një toke të vdekur dhe që t´u japim të pijnë atyre që i krijuam, kafshë e shumë njerëz.
50Ne shumëherë ua përkujtuam atyre këto fakte që të mendojnë, por shumica e njerëzve nuk deshtën tjetër pos refuzimin.
51Sikur të kishim dashur Ne, do të dërgonim pejgamber në çdo vendbanim.
52Po ti mos i dëgjo jobesimtarët e luftoi ata me të (me Kur´an) me një luftë të madhe.
53Ai la të lirë të bashkohen dy dete, ky (njëri) i pijshëm e i shijshëm, e ky (tjetri) i njelmët e i idhët, e mes tyre bëri si të jetë ndonjë pendë, pritë që të mos përzihen.
54Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun, dhe e bëri atë të ketë fis dhe të ketë miqësi. Zoti yt ka mundësi të jashtëzakonshme.
55E ata në vend të All-llahut adhurojnë atë që nuk u sjell as dobi, as dëm atyre, po jobesimtari ndihmon atë që është kundër Zotit të vet.
56E Ne nuk të dërguam ty për tjetër qëllim, por vetëm si përgëzues e si qortues.
57Thuaj: "Unë për këtë nuk kërkoj shpërblim prej jush, por vetëm kush të dojë të marrë rrugën që e afron te Zoti i vet".
58Ti mbështetju Atij të përjetshmit që nuk vdes kurrë, madhëroje me lavdërimin që i takon Atij, Ai mjafton për njohje në hollësi të mëkateve të robve të vet.
59Ai krijoi qiejt e tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, e pastaj mbizotëroi Arshin. Ai është Mëshiruesi. Për këtë pyete ndonjë shumë të dijshëm.
60E kur u është thënë atyre: Bëni sexhde ndaj të Madhërishmit, ata thanë: "E kush është Rrahmani - Mëshiruesi? A t´i bëjmë sexhde pse ti na urdhëron?" E kjo e shtoi edhe më tepër largimin e tyre (nga feja).
61I madhërishëm është Ai që krijoi yje në qiell dhe vendosi në të dritë (diell) e hënë që ndriçon.
62Ai është që bëri natën, e ditën zëvendësuese të njëra-tjetrës dhe për atë që dëshiron të mendojë apo të falënderojë, argument.
63E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: "Paqe!"
64Dhe që për hir të Zotit të tyre natën e kalojnë duke i bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë (falen).
65Edhe ata që thonë: "Zoti ynë, largoje prej nesh vuajtjen e xhehennemit, e s´ka dyshim se vuajtja në të është gjëja më e rëndë".
66Ai, vërtet është vendqëndrim dhe vendbanim i keq.
67Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur.
68Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin.
69Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë.
70Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë.
71Ai që është penduar dhe ka bërë mirë, në të vërtetë, ai është kthyer tek All-llahu dhe është i pranishëm.
72(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë të keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet.
73Edhe ata që kur këshillohen me ajetet e Kur´anit të Zotit të tyre, nuk u kthejnë shpinën si të shurdhët e të verbër.
74Edhe ata që thonë: "Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit".
75Për shkak se duruan, të tillët shpërblehen me një shkallë të lartë (xhennet) dhe aty priten me përshëndetje të selamit.
76Aty janë përgjithmonë, e sa vendqëndrim dhe vendbanim i mirë është ai.
77Thuaj: "Zoti im as nuk do të kujdesej për ju, sikur të mos ishte lutja juaj (kur gjendeni në vështirësi, ose sikur të mos ishit të thirrur të besoni), e ju përgënjeshtruat, andaj dënimi do t´ju jetë i pandërprerë".
Chapter 26 (Sura 26)
1Ta, Sin, Mim.
2Këto janë ajete të librit (të Kur´anit) të qartë!
3A mos do ta mbysësh ti veten (Muhammed) pse ata nuk bëhen besimtarë?!
4Sikur të duam Ne, do të zbritnim një argument (mrekulli) nga qielli mbi ata, e në qafat e tyre do t´i rrinin përulur atij.
5Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re nga Mëshiruesi, e që ata mos t´ia kthejnë shpinën.
6Vërtet, ata përgënjeshtruan, por atyre do t´u vijë kobi i asaj me të cilën talleshin.
7A nuk e shikuan ata tokën se sa shumë lloje bimësh të dobishme bëmë të mbijnë në të?
8Vërtet, në këto ka fakte (të forta), por megjithatë, shumica e tyre nuk qenë besimtarë.
9E s´ka dyshim se Zoti yt është Ai i Gjithëfuqishmi (t´i ndëshkojë) po edhe i Mëshirshmi.
10(Përkujto) Kur Zoti yt e thirri Musain: "Të shkosh tek ai popull zullumqar!"
11Populli i faraonit, a nuk janë duke u frikësuar (dënimit)?
12Ai (Musai) tha: "Zoti im, kam frikë se do të më trajtojnë si gënjeshtar.
13Do të më shtrëngohet kraharori (shpirti) im dhe nuk do të më leshohet gjuha ime (të flas rrjedhshëm), andaj dërgoje (bëre pejgamber) Harunin.
14Madje unë kam një faj ndaj tyre, e kam frikë se do të më mbysin (për hakmarrje)!"
15Ai (All-llahu) tha: "Kurrsesi (nuk do të mbysin), po shkoni ju të dy me argumentet Tona. Ne jemi me ju vështrues tuaj (ju dëgjojmë e ju ndihmojmë).
16Shkoni dhe faraonit thuani: "Ne jemi të dërguar nga Zoti i të gjitha botëve.
17T´i lejosh beni israilët të vijnë me ne!"
18Ai (faraoni) tha: "A nuk të rritëm ty si fëmijë në mesin tonë, ku i kalove disa vjet të jetës sate.
19Dhe ti e bëre atë punën tënde që e bëre, pra ti je mohues (i të mirave që t´i bëmë).
20(Musai) Tha: "E bëra atë, atëherë kur isha i pavetëdijshëm.
21Andaj edhe ika prej jush kur u frikësova nga ju, e Zoti im më dhuroi urtësi dhe më bëri nga të dërguarit.
22Më përmend atë të mirë që ma bëre mua, e ti i robërove beni israilët!"
23(Faraoni) Tha: "E cili është ai zot i botëve (që ju dërgoi)?"
24Ai i tha: "Zoti i qiejve dhe i tokës dhe ç´ka ndërmjet tyre, nëse bindeni!"
25Ai (faraoni) atyre që ishin përreth, u tha: "A nuk e dëgjoni?!"
26Ai (Musai) tha: "Zoti juaj dhe i prindërve tuaj të parë!"
27(Faraoni) Tha: "Vërtet, i dërguari juaj që u është dërguar juve, me siguri është i çmendur!"
28(Musai) Tha: "Zot i lindjes dhe i perëndimit dhe ç´ka ndërmjet tyre, po qe se kuptoni!"
29(Faraoni) Tha: "Nëse ti beson zot tjetër pos meje, do të gjendesh në mesin e të burgosurve!"
30(Musai) Tha: "A edhe nëse të sjell ndonjë argument të qartë!"
31Ai tha: "Sille pra, nëse thua të vërtetën?"
32Atëherë, (Musai) e hodhi shkopin e vet, i cili u shndërrua në gjarpër të vërtetë.
33Nxori dorën prej xhepit, kur qe, ajo në sy të shikuesve flakëronte nga bardhësia.
34(Faraoni) Parisë që e rrethonin, u tha: "Vërtet, ky qenka magjistar shumë i aftë!
35Që me magjinë e vet dëshiron t´ju dëbojë nga toka juaj, e ç´më propozoni mua?"
36(Paria) Shtyje atë dhe vëllain e tij (çështjen e tyre) për më vonë, e ti dërgo nëpër qytete tubues.
37Që t´i sjellin të gjithë magjistarët e dijshëm këtu.
38Dhe, magjistarët u tubuan në kohën e ditës së caktuar.
39Edhe popullit iu tha: "Ejani e tubohuni,
40Ashtu që t´i përkrahim magjistarët, nëse ata triumfojnë".
41E kur erdhën magjistarët i thanë faraonit: "A do të ketë shpërblim për ne, nëse dalim ngadhënjimtarë?"
42Ai tha: "Po, bile ju atëherë do të jeni prej më të afërmve!"
43Musai atyre u tha: "Hidheni atë që keni për ta hedhur!"
44E ata i hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre duke thënë: "Për hir të madhërisë së faraonit, ne me siguri do të jemi ngadhënjyes!"
45Atëherë edhe Musai e hodhi shkopin e vet, i cili menjëherë gëlltiste gjithë çka kishin improvizuar ata.
46Atëherë magjistarët ranë në sexhde (u përulën).
47E thanë: "Ne i besuam Zotit të botëve,
48Zotit të Musait e të Harunit!"
49Ai (faraoni) tha: "I besuat atij, para se t´ju lejoja unë?!" S´ka dyshim se ai (Musai) është prijësi juaj që ua mësoi juve magjinë, e keni për ta marrë vesh më vonë. Unë do t´ua shkurtoj (do t´ua prejë) duart dhe këmbët tuaja të anës së kundërt (kithi) dh
50Ata (magjistarët) thanë: "S´ka rëndësi, ne kthehemi Zotit tonë.
51Meqë ne jemi besimtarët e parë, shpresojmë se Zoti ynë do të na i falë mëkatet tona!"
52Ne e urdhëruam (përmes shpalljes) Musain: "Të udhëtosh natën me robërit e Mi dhe se ju do të ndiqeni (prej faraonit)".
53E faraoni dërgoi nëpër qytete për të tubuar njerëz,
54(Duke u thënë se) Ata janë një grup i vogël (të cilët ikën me Musain).
55Dhe se me të vërtetë ata na kanë zemëruar (dhe ikën pa lejen tonë).
56E me të vërtetë, ne duhet të jemi syçelë.
57Dhe Ne (u mbushëm mendjen e) i nxorëm prej kopshteve e burimeve,
58prej pasurisë në depo dhe prej vendbanimeve të bukura.
59Ja ashtu, Ne ua bëmë atë trashëgim beni israilëve.
60E ata (të faraonit) i arritën (beni israilët) në kohën e lindjes së diellit.
61Dhe kur u panë dy grupet, shokët e Musait thanë: "Me siguri na zunë!"
62Ai (Musai) tha: "Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë".
63Ndërsa Ne Musait i thamë: "Me shkopin tënd bjeri detit". Deti u nda dhe çdo pjesë u bë si kodër e madhe.
64E Ne i afruam atje të tjerët (ata të faraonit).
65Dhe Ne e shpëtuam Musain dhe të gjithë ata që ishin me të.
66Kurse të tjerët i përmbytëm në ujë.
67Vërtet, në këtë (ngjarje) ka fakte, por megjithatë shumica nuk besuan.
68Nuk ka dyshim se Zoti yt është i gjithfuqishëm dhe i mëshirshëm.
69Lexoju (nga ajo që të shpallëm ty Muhammed) atyre ngjarjen e Ibrahimit.
70Kur i tha babait të vet dhe popullit të vet: "Çka jeni duke adhuruar?"
71Ata i thanë: "Adhurojmë idhuj, vazhdimisht u jemi besnikë atyre!"
72Ai i tha: "A ju dëgjojnë ata juve kur u luteni?"
73Ose: "A u sjellin juve dobi apo dëm?"
74Ata thanë: "Jo, por kështu i gjetëm se bënin edhe prindërit tanë!"
75Ai tha: "A po shihni se ç´po adhuroni?"
76Ju dhe prindërit tuaj të mëparshëm,
77Në të vërtetë, ata (që adhuroni ju) janë armiq të mi, përveç Zotit të botëve (nëse përveç idhujve adhuroni edhe Atë).
78Zoti që më krijoi, Ai më udhëzon mua.
79Dhe Ai që më ushqen dhe më jep të pijë.
80Dhe kur të sëmurem Ai më shëron,
81Ai më bën të vdesë e mandej më ngjall,
82Ai tek i cili kam shpresë se do t´i m´i falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit.
83Zoti im, më dhuro mua urtësi dhe më bashko me të mirët!
84Më bën përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas,
85Më bën prej trashëguesve të xhennetit të begatshëm,
86Dhe fale babain tim, se ai vërtet ishte nga ata të humburit,
87E mos më turpëro në ditën kur do të ringjallen.
88Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët.
89(bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë.
90E xhenneti u afrohet atyre që ishin të devotshëm.
91Ndërsa xhehennemi u dëftohet atyre që ishin të humbur.
92Dhe atyre u thuhet: "Ku janë ata që i adhuronit ju",
93Pos All-llahut? Ata, a mund t´ju ndihmojnë juve o vetes?
94E ata (idhujt) dhe adhuruesit e tyre, njëri mbi tjetrin hidhen në të,
95Dhe të gjithë ushtria (ithtarët) e djallit.
96E duke u grindur mes vete në të, ata thonë:
97"Pasha All-llahun, njëmend ne kemi qenë krejtësisht të humbur",
98Kur juve (idhuj) u kemi barazuar me Zotin e botëve.
99Neve nuk na humbi kush tjetër vetëm se kriminelët (prijësit).
100E tash për ne nuk ka ndonjë ndihmës (ndërmjetësues).
101Nuk ka as ndonjë mik të sinqertë.
102E sikur të mund të kthehemi (në Dunja) edhe një herë, do të bëheshim besimtarë.
103Në këtë (që u përmend) ka argumente të bindshme, po shumica e tyre nuk besuan.
104Është e vërtetë se Zoti yt është i gjithëfuqishëm i mëshirshëm.
105Edhe populli i Nuhut gënjeu të dërguarit.
106Kur vëllai i tyre (nga gjaku), Nuhu u tha: "A nuk jeni kah frikësoheni?
107Unë jam për ju pejgamber besnik.
108Kini frikë (dënimit të) All-llahut e më dëgjoni mua.
109Unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim, shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të botëve.
110Pra (edhe një herë Ju them) frikësohuni prej All-llahut e më dëgjoni mua!
111Ata thanë: "E si të besojmë ty, kur ty të besojnë më të ultit?"
112Ai tha: "Unë nuk di se ç´punuan ata (që ju u thoni të ulët)".
113Përgjegjësia e tyre, nëse kuptoni, është vetëm para Zotit tim.
114E unë nuk do t´i përzë besimtarët.
115Unë nuk jam tjetër, por vetëm sa t´u tërheq vërejtjen haptas.
116Ata i thanë: "O Nuh! Nëse nuk heq dorë (nga ajo që mëson), do të gurëzohesh (do të mbytesh me gurë)".
117Ai tha: "O Zoti im, populli im më pandeh gënjeshtar.
118Pra Ti me drejtësinë tënde gjyko ndërmjet meje dhe atyre dhe më shpëto mua dhe besimtarët që janë me mua!"
119Andaj Ne e shpëtuam atë dhe të gjithë ata që ishin me të në anijen e mbushur plot.
120Mandej i mbytëm në ujë ata që betën pas tyre.
121Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, po shumica e tyre nuk ishin besimtarë.
122S´ka dyshim se Zoti yt është i plotfuqishëm, i mëshirshëm.
123Edhe populli Ad nuk i besoi të dërguarit.
124Kur vëllai i tyre, Hudi u tha: "A nuk frikësoheni?"
125Unë për ju jam i dërguar besnik.
126Andaj, keni frikë (dënimit të) All-llahut dhe më dëgjoni mua.
127Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi është vetëm prej Zotit të botëve.
128A në çdo bregore ngreni ndonjë shtëpi (ndërtesë) sa për lojë?
129Dhe a i ndërtoni pallatet e fortifikuara që të jeni përgjithmonë?
130E kur rrëmbeni, rrëmbeni mizorisht.
131Pra, kini frikë All-llahun dhe më dëgjoni mua!
132Kini frikë Atë që ju pajisi me çka e dinit vet.
133Ju pajisi me mjete gjallërimi e me djem.
134Me kopshte e me burime uji.
135Vërtet, unë i frikësohem dënimit, tuaj në një ditë të madhe.
136Ata i thanë: "Për ne është krejt një, si na këshillove, si nuk na këshillove!"
137Kjo (që na këshillon ti) nuk është tjetër vetëm se traditë (mitesh) e popujve të lashtë.
138Se ne nuk kemi për t´u dënaur.
139Dhe ashtu ata e trajtuan atë (Hudin) gënjeshtar, e Ne atëherë i shkatërruam. Edhe ky është një fakt, po shumica e tyre nuk besuan.
140Vërtet, Zoti yt është i plotfuqishëm, i mëshirshëm.
141Edhe kabilja Themud nuk i besoi të dërguarit.
142Kur vëllai i tyre, Salihu u tha: "A nuk frikësoheni?"
143Unë për ju jam i dërguar besnik.
144Andaj, kini frikë (dënimin e) e All-llahut dhe mua më dëgjoni!"
145Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është vetëm prej Zotit të botëve.
146A jeni të sigurt se do të mbeteni në këtë që jeni (përgjithmonë)?
147Në kopshte e në burime.
148Edhe në të mbjella, e me hurma me frutat e tyre të freskët.
149Dhe ju me mjeshtëri po ndërtoni shtëpi nëpër kodra shkëmbore.
150Pra, kini frikë All-llahun e më dëgjoni mua.
151E mos shkoni pas atyre që janë të pafrenuar (që e teprojnë me vepra të këqija).
152Të cilët në tokë bëjnë shkatërrime, nuk bëjnë mirë.
153Ata i thanë: "Ti je vetëm i magjepsur.
154Ti nuk je tjetër vetëm se njeri sikurse edhe ne, e nëse e thua të vërtetën, sille pra ndonjë argument!"
155Ai tha: "Ja, kjo është deveja, kjo do të pijë (ujë) në një ditë të caktuar, kurse ju në një ditë tjetër (jo për një ditë).
156Dhe kësaj të mos i bëni ndonjë të keqe, se do t´ju godasë dënimi i ditës së madhe!"
157Po ata e therën atë, madje u penduan (nga frika).
158Por ata i zuri ai dënimi i premtuar. Edhe në këtë ka argument, por shumica e tyre nuk u bënë besimtarë.
159Vërtet Zoti yt është i plotfuqishëm, i mëshirshëm.
160Populli i Lutit të dërguarit i konsideroi gënjeshtarë.
161Kur vëllai i tyre, Luti i tha: "A nuk i frikësoheni (All-llahut)?"
162Unë jam i dërguari i juaj, jam i besueshëm!
163Pra, kini frikë (dënimin) All-llahun dhe më dëgjoni mua!
164Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është te Zoti i botëve.
165(Të mjerët ju) A shkoni pas meshkujve të kësaj bote.
166E gratë tuaja i lini anash, të cilat Zoti juaj i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kalon çdo kufi!"
167Ata i thanë: "O Lut, nëse nuk pushon (nga kjo që na thua), me siguri do të jeshë i dëbuar prej nesh!"
168Ai tha: "Unë jam kundër veprimit tuaj!
169Zoti im, më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata!"
170Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij,
171Përpos një plake (gruas së tij) që mbeti me ata (në dënim).
172E më pas i zhdukëm ata të tjerët.
173E Ne u lëshuam atyre një shi të jashtëzakonshëm (gurë nga qielli), e sa i keq ishte ai shi për ata të cilëve iu pat tërhequr vërejtja.
174Edhe në këtë kishte argument (për të mbledhur mend), po shumica e tyre nuk qenë besimtarë.
175E Zoti yt, pa dyshim është Ai i plotfuqishmi dhe i mëshirshmi.
176Edhe populli i Ejkës të dërguarit i konsideronin gënjeshtarë.
177Kur Shuajbi atyre u tha: "A nuk ruheni?"
178Unë jam i dërguar te ju, jam i besueshëm!
179Pra kini frikë (dënimin nga) All-llahun dhe më dëgjoni mua!
180Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është prej Zotit të botëve!
181Plotësoni matjen, e mos u bëni prej atyre që lënë mangu!
182Dhe matni me peshojë (kandar) të saktë (precize).
183Dhe mos lini mangu sendet e njerëzve, e mos bëni shkatërrime në tokë.
184Frikësohuni Atij që ju krijoi juve dhe breznitë e para.
185Ata i thanë: "S´ka dyshim se ty të ka zënë magjia!"
186Ti nuk je tjetër por njeri si edhe ne, dhe ne nuk të konsiderojmë tjetër vetëm se gënjeshtar!
187E nëse je nga të vërtetit, atëherë lëshoje mbi ne një copë nga qielli (si dënim)!
188Ai tha: "Zoti im e di më së miri për atë që ju veproni!"
189Dhe ata e përgënjeshtruan ate, andaj i goditi dënimi i hijes. Vërtet, ai ishte dënimi i një dite të llahtarshme.
190Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, po shumica e tyre nuk u bënë besimtarë.
191E Zoti yt, pa dyshim është Ai i plotfuqishmi dhe i mëshirshmi.
192E edhe ai (Kur´ani) është shpallje (zbritje) e Zotit të botëve.
193Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili).
194(E solli) Në zemrën tënde, për të qenë ti prej atyre që tërheqin vërejtjen (pejgamber).
195(Të shpallëm) Me gjuhë të kulluar arabe.
196Dhe se ai (Kur´ani) është i përmendur edhe në librat e mëparshëm.
197A nuk ishte për ata (për jobesimtarët mekas) argument, se atë e dinin dijetarët (ulemaja) e beni israilëve?
198E sikur t´ia shpallnim atë (Kur´anin) ndonjë joarabi,
199e ai t´ua lexonte atyre, ata nuk do t´i besonin atij.
200Dhe kështu, Ne ua futëm atë (dyshimin) në zemrat kriminelëve,
201E ata nuk i besojnë atij (Kur´anit) derisa ta shohin dënimin e dhembshëm,
202Dhe t´u vijë befas, duke mos e hetuar.
203E atëherë të thonë: "A thua do të na jepet afat?"
204E si ata kërkojnë shpejtimin e dënimit tonë (kur i thanë pejgamberit silleni dënimin).
205Po më thuaj se edhe nëse Ne u japim të jetojnë vite me radhë,
206e pastaj t´u vijë atyre ajo me çka u tërhiqet vërejtja,
207çka do t´u vlejë atyre ajo jetë që gëzuan?
208Ne nuk kemi ndëshkuar asnjë fshat (vendbanim), e ai të mos ketë pasur pejgamber.
209Që ju përkujtoji (përfundimin e punës së keqe). Ne nuk bëmë të padrejtë.
210Atë (Kur´anin) nuk e sollën djajt (si fallin falltorëve).
211Atyre as nuk u takon e as që kanë mundësi.
212Pse ata janë të penguar edhe për ta dëgjuar!
213Pra, përpos All-llahut, mos lut zot tjetër e të bëhesh prej të dënuarve.
214Dhe tërhiqju vërejtjen farefisit tënd më të afërt.
215E të jeshë i butë ndaj besimtarëve që të pranuan ty.
216E nëse ata (jobesimtarët) të kundërshtojnë, ti thuaj: "Unë jam i pastër nga ajo që punoni ju".
217Dhe mbështetu në të plotfuqishmin, mëshiruesin.
218I cili të sheh kur të ngrihesh në këmbë.
219(E të sheh) Edhe lëvizjen tënde në mesin e atyre që falen.
220Në të vërtetë, Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
221A t´ju tregoj unë se kujt i vijnë djajtë?
222Ata i vijnë çdo gënjeshtari e mëkatari.
223(U vijnë) Dhe hedhin dëgjimin, shumica e tyre gënjejnë.
224E për sa u përket poetëve (që Muhammedi nuk është i tillë), ata i ndjekin të humburit (nga e vërteta).
225A nuk sheh se ata hidhen në çdo anë (sa lavdërojnë, sa përqeshin).
226Dhe ata janë që flasin atë çka nuk punojnë.
227Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që e përmendën shumë All-llahun dhe që u mbrojtën pasi që atyre iu bë e padrejtë. E ata që bënë zullum do ta kuptojnë se ç´përfundimi i shkojnë (ç´dënim të ashpër ose ç´vendi në xhehennem do t´i nën
Chapter 27 (Sura 27)
1Ta, Sin. Këto janë ajete të Kur´anit dhe të librit të kuptueshëm.
2Janë udhërrëfyes dhe myzhde për besimtarët.
3Që e falin namazin dhe e japin zeqatin dhe mu ata janë të bindur ndaj botës tjetër.
4E atyre që nuk besojnë botën e ardhme, Ne ua kemi hijeshuar veprat ndaj dhe ata bredhin.
5Të tillët janë ata që u takon dënimi më i rëndë dhe mu ata do të jenë më të dëshpëruarit në botën tjetër.
6E s´ka dyshim se ti (Muhammed) e pranon Kur´anin nga i Urti, i Dijshmi.
7(Përkujto) Kur Musai i tha familjes së vet: "Unë e pash një zjarr,e nga ai do t´ju sjell ndonjë lajm ose do t´ju sjell një urë të ndezur që të ngroheni".
8E kur arriti tek ai u thirr: "I bekuar është ai pranë zjarrit dhe ata përreth tij. I veçuar në madhëri është All-llahu, Zot i botëve!
9O Musa, në të vërtetë Unë jam All-llahu, i plotfuqishmi, i urti.
10E ti hidhe shkopin tënd! E kur e pa atë që lëvizte si të ishte gjarpër, ai (nga frika) ktheu prapa duke mos pasur më kujdes. (I thamë) O Musa! Mos u frikëso se pranë meje të dërguarit nuk frikësohen!
11Përpos kush (nuk është i dërguar) bën mëkat (ai frikësohet) e që të keqen pastaj e zëvendëson me të mirën, atëherë s´ka dyshim se Unë jam që fali shumë dhe jam mëshirues.
12Fute dorën tënde në xhepin tënd, e ajo do të dalë e bardhë pa kurrfarë të keqe, e këto janë ndër nëntë argumentet për të (vajtur) te faraoni dhe populli i tij, se me të vërtetë ata janë popull i prishur.
13E kur u erdhën argumentet Tona të qarta, ata thanë: "Kjo pa dyshim është magji!"
14Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se ishin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, pra shikoje se çfarë ishte fundi i shkatërrimtarëve.
15Ne i patëm dhënë Davudit dhe Sulejmanit dituri, e ata të dy thanë: "I falënderohemi vetëm All-llahut që na dalloi (me të mira) mbi shumë robër të Tij besimtarë".
16E Sulejmani e trashëgoi Davudin dhe tha: "O njerëz, ne kuptojmë gjuhën e shpendëve e na është dhuruar nga gjithçka, e vërtet ky është shpërblim i qartë".
17E Sulejmanit i ishte tubuar ushtria e vet që përbëhej nga exhinët, nga njerëzit dhe nga shpendët dhe ata mbanin rendin.
18Deri atëherë kur arritën mbi luginën e buburrecave, një buburrec tha: "O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur".
19E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij dhe tha: "Zoti im, më mundëso që t´i falënderoj të mirat Tuaja që m´i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të
20Dhe vështroi shpendët e tha: "Ç´është që nuk e shoh pupëzën? Jo, ajo nuk qenka këtu!"
21Unë do ta dënoj atë me një dënim të ashpër ose do ta therë ose ka për të më sjellë ndonjë argument të fortë (si arsyetim).
22Ajo nuk zgjati shumë e tha: "Unë kuptova atë që ti nuk je i njohur dhe të erdha nga Sebei me një lajm të sigurt".
23Në të vërtetë unë gjeta një grua që po i sundonte ata (popullin e Sebe-it) dhe asaj i ishte dhënë çdo send, e ajo kishte një fron të madh.
24Madje takova atë dhe popullin e saj se adhurojnë diellin e jo All-llahun, po djalli ua kishte hijeshuar atë veprim të tyre dhe i kishte shmangur prej rrugës së drejtë, andaj ata nuk gjejnë udhëzim.
25(i kishte shmangur) Për të mos adhuruar All-llahun që nxjerr në shesh (e di) të fshehtën në qiej e në tokë, dhe që e di atë që fshehni dhe atë që publikoni.
26All-llahu është një, nuk ka zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit të madh.
27Ai (Sulejmani) tha: "Do të shohim se a e thua të vërtetën apo je nga gënjeshtarët!"
28Shko me këtë letrën time e hidhjau atyre, largohu (pak) nga ata dhe përgjo se çka bisedojnë!"
29Ajo (gruaja - Belkisa) tha: "O ju pari, mua më ka arritur një letër madhështore!"
30(e lexova) Kjo është prej Sulejmanit (mandej e hapi, kur qe, në të) "Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!" (Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim!)
31(në vazhdim shkruan) "Të mos u mbani në të madh kundër meje, po të më vini të dorëzuar (dhe besimtarë)!"
32Ajo tha: "O ju pari, më sugjeroni në këtë çështje timen se unë nuk do të vendos asgjë derisa edhe ju të jepni pëlqim!"
33Ata (paria) i thanë: "Ne jemi të fuqishëm dhe jemi luftëtarë të rreptë, por puna qëndron te ti, e ti mendo se çka do të na urdhërosh!"
34Ajo tha: "Kur sunduesit e pushtojnë ndonjë vend, ata e rrënojnë atë e parinë më të zgjedhur të atij vendi e nënshtrojnë. Kështu ata veprojnë!"
35Po unë do t´u dërgoj atyre një dhuratë (të madhe), e do të shoh se çka do të na sjellin të dërguarit (me dhuratë).
36E kur i erdhi ajo Sulejmanit, ai tha: "A me pasuri më ndihmoni mua? E atë që All-llahu ma ka dhënë mua është shumë më e dobishme nga ajo që u ka dhënë juve! Por ju krenoheni me dhuratat tuaja!"
37Kthehu te ata (i tha kryesuesit të të deleguarve), se për Zotin ne do t´u vijmë atyre me një ushtri, të cilës ata nuk do të mund t´i bëjnë ballë dhe do t´i dëbojmë prej aty të nënshtruar e të poshtëruar!
38Ai (Sulejmani) tha: "O ju pari, cili prej jush do t´ma më sjell fronin e saj, para se të vijnë ata të dorëzuar?"
39Njëri prej xhinëve të vrazhdë (Ifriti) tha: "Unë do ta sjell atë ty para se të ngrihesh nga vendi yt, unë për të kam fuqi dhe jam i sigurt!"
40E ai i cili kishte dituri nga libri tha: "Unë ta sjell atë ty sa çel e mshel sytë (këtij i tha sille)!" E kur e pa atë (fron) të vendosur pranë tij, (Sulejmani) tha: "Kjo është dhuntia e Zotit tim që të më sprovojë mua se a do ta falënderoj, apo mos do ta
41Ai (Sulejmani) tha: "Ndryshonia asaj fronin që ta provojmë se a po e njeh apo është nga ata që nuk dinë ta njohin!"
42E kur erdhi ajo, iu tha: "A është i këtillë froni yt?" Ajo tha: "Si të ishte vetë ai?!" (Sulejmani tha:) "Neve na është dhënë dituria përpara saj dhe ne ishim besimtarë para saj".
43Pse atë (Belkisen) e kishte penguar (nga besimi i drejtë) ajo që adhuronte, pos All-llahut, dhe ishte nga një popull jobesimtar.
44Asaj iu tha: "Hyn në pallat", e kur e pa atë mendoi se është një ujë i madh dhe i përvoli këmbët. Ai (Sulejmani) tha: "Ky është një pallat i lëmuar prej qelqi!" Ajo tha: "Zoti im, unë i kam bërë krim vetes e tash i dorëzohem (pranoj besimin) së bashku me
45Ne ia dërguam Themudit vëllain e tyre (nga gjaku), Salihun (t´u thotë): "Adhurojeni All-llahun!" Kur qe, ata dy grupe që kundërshtoheshin.
46Ai (Salihu) tha: "O populli im, përse nguteni e kërkoni të keqen (dënimin) para të mirës, pse të mos i kërkoni falje All-llahut që të mëshiroheni?"
47Ata thanë: "Ne parandjejmë fatkeqësi me ty dhe me ata që janë me ty!" Ai tha: "Ndjella e fatit tuaj është te All-llahu, por vetë ju jeni një popull që ngatërroheni!"
48E në qytet ishin nëntë veta që bënin shkatërrime në tokë, e nuk përmirësonin.
49Ata që thanë: "Betohuni mes vete në All-llahun, ta mbytni atë dhe familjen e tij natën, e pastaj të afërmve të tij t´u thoni: Ne nuk morëm pjesë në mbytjen e familjes së tij, dhe se ne jemi të drejtë (të vërtetë)"
50Ata përgatitën një kurth e Ne ua shpërblyem kurthin duke mos e hetuar ata.
51Pra, vështro se çfarë ishte përfundimi i dredhisë së tyre. Në të vërtetë, Ne zhdukëm të gjithë ata dhe popullin e tyre.
52E këto janë shtëpitë e tyre të mbetura shkret për shkak të mizorisë së tyre. E nuk ka dyshim se në këtë (rrënim) për një popull që kupton ka argument.
53Ne i shpëtuam ata që besuan dhe që ishin të matur (duke iu shmangur mëkatit).
54(Përkujto) Lutin kur ai popullit të vet i tha: "A bëni atë punë të shëmtuar që edhe vetë ju e kuptoni (se është e keqe)?"
55A vërtet, ju nga epshi kontaktoni me meshkujt, i braktisni gratë tuaja? Ju jeni popull injorant (xhahil).
56Përgjigjja e popullit të tij nuk qe tjetër vetëm se të thonë: "Dëbojeni familjen e Lutit nga vendi juaj, sepse ata janë njerëz që ruajnë pastërtinë!"
57E Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij, së cilës ia caktuam të mbetet me të dënuarit.
58E kundër atyre lëshuam një shi (me gurë); i shëmtuar ishte ai shi për ata të cilëve iu kishte tërhequr vërejtja.
59Thuaj (o i dërguar): "Falënderimi i qoftë All-llahut, e shpëtimi qoftë ndaj robërve të Tij që Ai i zgjodhi (pejgamberët)! A më i mirë (për të besuar) është All-llahu, apo ata që ia bëjnë shok?"
60Ai që krijoi qiejt e tokën, që për ju lëshoi shi nga qielli, e Ne me të bëmë të lulëzojnë kopshte të bukura, që për ju ka qenë e pamundshme t´i bëni të mbijnë bimët në to; A mos ka ndonjë zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ata janë popull që shtrembërojnë
61A është Ai që tokën e bëri vendqëndrim e nëpër të bëri të rrjedhin lumenj, dhe asaj (tokës) i bëri (male) përforcuese, dhe në mes dy deteve bëri ndarje. A ka përveç All-llahu zot tjetër? Jo, por shumica e tyre nuk e dinë.
62A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni.
63Ai që ju orienton në errësirat e tokës e të detit, dhe ai që pranë mëshirës së Tij (shiut), si myzhde i lëshon erërat. Vallë, a ka tjetër zot pos All-llahut? E lartë është madhëria e Tij nga çka ia përshkruajnë shok.
64Ai që e fillon krijimin (e njeriut) e pastaj e përsërit atë (e ringjall pas vdekjes) dhe Ai që ju furnizon nga qielli e toka. A mos ka zot tjetër pos All-llahut? Thuaj: "Sillni argumentet tuaja, nëse jeni të sinqertë!"
65Thuaj: "Askush veç All-llahut as në qiejt, as në tokë nuk e di të fshehtën, as nuk e dinë se kur ringjallen!"
66Por, dijenia e tyre arrihet në botën tjetër (kur të përjetojnë çka u është premtuar). Ja, ata dyshojnë për këtë (për botën tjetër), bile janë të verbër ndaj saj.
67Ndërsa ata të cilët nuk besuan thanë: "A pasi të (vdesim) bëhemi dhé e pluhur ne edhe prindërit tanë, (a thua) do të ringjallemi?
68Kjo na është premtuar neve e dhe prindërve tanë më përpara, por kjo nuk është gjë tjetër veçse legjendë e të parëve!"
69Thuaj: "Udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni se si ishte përfundimi i kundërshtarëve!"
70Po ti (Muhammed) mos u trazo për ta, e as mos e ngushto veten nga ato dredhi që i bëjnë!
71E ata thonë: "Po qe se jeni të sigurt në ato çka flitni, kur do të realizohet ai premtim (me dënim)?"
72Ti thuaj: "Tanimë u është ngjeshur juve një pjesë e atij premtimi për të cilin po ju ngutet juve!"
73S´ka dyshim se Zoti yt është shumë bamirës ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk e falënderojnë.
74E është e sigurt se Zoti yt di çka fshehin zemrat e tyre dhe çka shfaqin haptazi.
75Nuk ka asgjë të fshehur në qiell e as në tokë, e të mos jetë e shënuar në librin e saktë (dijen e Zotit).
76Vërtet, ky Kur´an u rrëfen beni israilëve të shumtën e asaj që ata ishin të përçarë.
77Dhe pamëdyshje ai është udhërrëfyes e mëshirë për besimtarët.
78E Zoti yt, vërtet do të gjykojë mes tyre me drejtësinë e Tij, e Ai është i gjithfuqishmi e i dijshmi.
79E ti pra mbështetu në All-llahun se me të vërtetë ti je në të drejtën e sigurt.
80Ti nuk mund t´i bësh të dëgjojnë të vdekurit, e as nuk mund ta bësh të shurdhëtin ta dëgjojë thirrjen, e sidomos kur ata ta kthejnë shpinën.
81E as që mund t´i largosh të verbërit nga humbja e tyre (zemrat e verbëra), ti nuk mund ta bësh të dëgjojë ndonjë tjetër, vetëm atë që i beson argumentet Tona, e ata janë muslimanë.
82E kur kundër tyre do të bëhet fjala (e dënimit) realitet. Ne do t´ju nxjerrim një shtazë nga toka që do t´ju flasë (ose do t´i lëndojë), sepse njerëzit nuk ishin të bindur në argumentet Tona.
83E ditën kur do të tubojmë prej secilit popull grupe nga ata që i kanë mohuar argumentet tona, ata të vërë njëri pas tjetrit, do të jenë të penguar.
84Derisa të arrijnë (në vendin e llogarisë), Ai u thotë: "A ju i mohuat argumentet e Mia duke mos i menduar dhe formuar dije për to? E çka vepronit ju ashtu (në Dunja)?"
85Dhe kundër tyre zbatohet vendimi (i dënimit) për shkak se bënë krim dhe ata nuk do të flasin.
86A nuk shohin ata se Ne ua bëmë natën që të pushojnë, kurse ditën të ndritshme. Në këtë ka argument për një popull që beson.
87(përkujto) Ditën kur i fryhet surit, e të frikësohet kush është në tokë, përpos kë do All-llahu (të mos frikësohet) dhe t´i vinë Atij të gjithë të përulur.
88E i sheh kodrat e mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin si retë, (kjo është) mjeshtëri e All-llahut që përsosi çdo send, e Ai është hollësisht i njohur se çka punoni.
89Kush ka bërë vepër të mirë, atij do t´i takojë (shpërblim) edhe më i mirë se ajo dhe ata do të jenë të siguruar prej tmerrit të asaj dite.
90E kush do të paraqitet me punë të këqija (me besim të gabuar), ata do të hidhen të përmbysur me fytyrat e tyre në zjarr. (U thuhet) Ju nuk shpërbleheni me tjetër pos me atë që punuat.
91Unë jam urdhëruar ta adhuroj vetëm Zotin e këtij qyteti, të cilin Ai e bëri të shenjtë, se Atij i takon çdo send, dhe jam urdhëruar të jem prej besimtarëve të sinqertë.
92E, edhe ta lexoj Kur´anin, e kush e pranon udhëzimin e tij, ai udhëzohet vetëm për të mirën e vet, e kush ka humbur, ti thuaji: "Unë vetëm tërheq vërejtjen".
93Dhe thuaj: "Falënderoj All-llahun, e Ai do t´ua tregojë argumentet e veta dhe do t´i kuptoni ato atëherë (kur nuk u bën dobi). Zoti yt nuk është indiferent ndaj asaj që veproni ju".
Chapter 28 (Sura 28)
1Ta, Sin, Mim.
2Këto janë ajetet e librit (të Kur´anit) të plotkuptueshëm.
3Që po t´i lexojmë ty nga lajmi rreth Musait e faraonit, e që është e vërtetë për një popull që beson.
4Me të vërtetë, faraoni ka ngritur kokën lart në tokë, e popullin e saj e grupëzuar dhe një grup prej tyre e shtyp, ashtu që djemt e tyre ua mbyt, e gratë e tyre ua lë të jetojnë. Vërtet, ai ishte prej më shkatërrimtarëve.
5E Ne duam t´i lartësojmë ata që u shtypën në tokë, t´i bëjmë udhëheqës dhe t´i bëjmë trashëgues.
6Dhe atyre t´u japim pushtet në tokë, e faraonit, Hamanit dhe ushtrisë së këtyre dyve t´ua tregojmë atë që i ruheshin (ia kishin frikën).
7Ne nënën e Musait e inspiruam: t´i japë atij gji, e kur të keshë frikë për të, atëherë atë hidhe në lumë, e mos u frikëso as mos u pikëllo, se Ne do ta kthejmë atë ty dhe do ta bëjmë atë nga të dërguarit.
8E atë e gjeti familja faraonit, ashtu që në fund ai t´u bëhet atyre armik e dëshpërim. Vërtet, faraoni, Hamani dhe ushtria e tyre ishin kundërshtarë (gabonin me qëllim).
9E gruaja e faraonit tha: "Shpresë gëzimi për mua dhe për ty, mos e mbytni atë, ndoshta do të na sjellë dobi ose do ta adoptojmë si fëmijë". Pra ata nuk e dinin rrjedhimin.
10E zemra e nënës së Musait agoi e zbrazët (kur kuptoi se ka rënë në duar të faraonit) dhe gati ta zbulojë atë (fëmijën), sikur të mos ia forconim Ne zemrën asaj që të bëhet e bindur (në premtimin e All-llahut).
11E ajo i tha motrës së tij: "Gjurmoje atë", kurse ajo e shikonte atë prej së largu dhe ata nuk e hetonin (se ishte motra e tij që e përcjell).
12Ndërsa Ne ia patëm ndaluar atij më parë thithjen e gjinit, e ajo (motra e Musait) tha: "A doni t´ju tregoj për një familje që do të kujdeset për të dhe që do të jenë të sinqertë ndaj tij?"
13Dhe ashtu atë e kthyem te nëna e vet që ajo të jetë e kënaqur e jo e pikëlluar dhe që ta kuptojë ajo se premtimi i All-llahut është i vërtetë e i sigurt, por shumica e tyre nuk e dinë.
14E pasi ai (Musai) e arriti moshën madhore dhe u bë i pjekur, Ne i dhamë urtësi e dituri. Kështu Ne i shpërblejmë bamirësit.
15Dhe ai hyri në qytet në një kohë të pahetuar prej banorëve të tij, dhe në të i gjeti dy veta që po përlaheshin, njëri prej ithtarëve të tij e tjetri prej armiqve të tij, e ai i anës së tij i kërkoi ndihmë kundër armikut dhe Musai i ra grusht e ai vdiq. Ai
16Ai tha: "Zoti im, unë e ngarkova veten e Ti më fal mua!" Dhe Ai ia fali, se Ai është që fal shumë, është mëshirues.
17Ai tha: "Zoti im, betohem në ato të mira që m´i dhurove mua se kurrë nuk do të vihem në ndihmë të kriminelëve".
18Dhe (Musai) agoi i frikësuar në qytet e duke pritur (se çka po i ndodh), kur qe, ai i cili i kishte kërkuar ndihmë dje, e thirri sërish (në ndihmë), e Musai i tha: "Vërtet ti qenke ngatërrestar i njohur!"
19E kur deshi ta rrëmbejë atë që ishte armik i të dyve, ai tha: "A do të më mbysësh mua siç e mbyte dje njeriun, ti nuk do tjetër, vetëm se të bëhesh arrogant në tokë, e nuk dëshiron të jeshë nga përmirësuesit!"
20Dhe erdhi një njeri që ngutej nga ana më e largët e qytetit e tha: "O Musa, parësimi është duke biseduar me të mbytur ty, pra ti dil (ik), unë jam këshillues yti".
21E ai doli prej aty i frikësuar e duke pritur (se ç´po ndodh) dhe tha: "O Zoti im, më shpëto prej popullit zullumqar".
22Dhe kur u drejtua kah Medjeni tha: "Shpresoj që Zoti im të më orientojë rrugës së drejtë".
23E kur arriti ujin e Medjenit, aty gjeti një grumbull njerëzish që po i jepnin bagëtisë ujë, e pak më larg prej tyre vërejti dy gra që po i ndalnin (kafshët e tyre) e u tha: "E çka është puna e juve dyjave?" Ato që të dyja i thanë: "Ne nuk u japim ujë deri
24Atëherë ai u dha ujë (kafshëve) të atyre, pastaj u largua anash nën një hije e tha: "O Zoti im, unë kam nevojë për çkado që të më japësh!"
25E njëra prej tyre erdhi te ai, ecte e turpërueshme, e tha: "Babai im të thërret që të paguajë ty shpërblimin për atë që na u dhe (bagëtisë) ujë!" E kur shkoi (Musai) tek ai dhe ia tregoi atij ngjarjen, ai tha: "Mos ki frikë, paske shpëtuar nga populli zul
26Njëra prej atyre dyjave tha: "O babai im, merre këtë në shërbim me pagë, pse më i miri i atij që do ta marrësh në shërbim është ai i fuqishmi e besniku!"
27Ai (Shuajbi) tha: Unë dëshiroj të martoj ty me njërën prej këtyre dy vajzave të mia, me kusht që të më shërbesh tetë vjet, e nëse i plotëson dhjetë, ai është vullneti yt, e unë nuk dëshiroj të rëndojë ty, e në dashtë All-llahu, ti do të gjesh te unë mirëk
28Ai (Musai) tha: "Kjo le të mbetet mes meje e teje, e cilindo afat që do ta kryej nga këta të dy, nuk do të ketë përgjegjësi për mua. Për këtë që po themi All-llahu është garant".
29E kur Musai e kreu afatin dhe udhëtoi me familjen e vet, e vërejti kah ana e Turit një zjarr, e familjes së vet i tha: "Rrini këtu, unë kam vërejtur një zjarr, ndoshta do t´ju sjell nga ai ndonjë lajm ose ndonjë urë nga zjarri që të ngroheni".
30Dhe kur arriti tek ai (zjarr) nga ana e djathtë e luginës së atij vendi të bekuar me pemë u thirr: "O Musa, s´ka dyshim se Unë jam All-llahu, Zoti i botëve!"
31Dhe ti hidhe shkopin tënd! E kur e pa Musai se po lëviz si të ishte gjarpër i shpejtë, ktheu të ikë e nuk vështroi prapa. O Musa, ktheu ku ishe e mos u frikëso se me të vërtetë ti je i sigurt.
32Fute dorën në xhep e ajo do të dalë e bardhë pa ndonjë të metë dhe shtrëngoje për vete krahun tënd kur të frikësohesh. Këto janë dy argumente nga Zoti yt për te faraoni dhe rrethi i tij, se me të vërtetë ata janë popull i prishur.
33Ai (Musai) tha: "O Zoti im, unë kam mbytur një njeri prej tyre, e frikësohem se do të më mbysin!"
34E vëllai im, Haruni, është më orator se unë, andaj dërgoje atë me mua ndihmë që t´i vërtetojë fjalët e mia. Unë kam frikë se do të më shpallin gënjeshtar.
35(All-llahu iu përgjigj) Tha: "Ne do ta forcojmë ty krahun me vëllain tënd dhe me argumentet Tona do t´ju japim pushtet juve dyve ashtu që ata të mos mund t´u afrohen juve, andaj ju të dy dhe ata që u janë bindur juve, jeni ngadhënjimtarë".
36E kur Musai ua solli atyre argumentet Tona të qarta, ata thanë: "Kjo nuk është tjetër vetëm se magji e trilluar dhe këtë nuk e kemi dëgjuar as ndër prindërit tanë të hershëm!"
37E Musai tha: "Zoti im e di më së miri për atë që u erdhi me udhëzim prej Tij dhe kujt do t´i takojë përfundimi i mirë, se mizorët me siguri nuk do të kenë shpëtim".
38E faraoni tha: "O ju pari, unë nuk njoh ndonjë zot tjetër për ju pos meje, andaj ti o Haman, m´i pjek (tullat) nga dheu e më ndërto një kullë të lartë, ndoshta do të arrijë ta shoh zotin e Musait, sepse unë mendoj se vërtet ai është gënjeshtar".
39Dhe ashtu ai dhe ushtria e tij u sollën në tokë me kryeneçësi ndaj të vërtetës dhe menduan se nuk do të kthehen te Ne.
40Andaj, Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det e shiko pra se si përfundojnë mizorët.
41Dhe ata i bëmë prijësa që thërrasin për në zjarr dhe në ditën e kijametit atyre nuk do t´u ndihmohet.
42Edhe në këtë botë i kemi përcjellë ata me mallkim, kurse në ditën e kijametit ata janë të përbuzur.
43E pasi i shkatërruam popujt e mëparshëm, Ne Musait i dhamë librin që është dritë për njerëz dhe udhëzim e mëshirë që të marrin mësim.
44E ti nuk ishe në anën perëndimore (të vendit ku All-llahu i foli Musait) kur Ne Musait ia besuam shpalljen (e bëmë pejgamber dhe e dërguam te faraoni), e ti as nuk ishe aty pranë.
45Por Ne krijuam popuj (mes Musait e teje Muhammed), e koha ka zgjatur (ndaj, të dërguam ty). Dhe ti nuk banove në mesin e popullit të Medjenit e t´iu lexosh këtyre argumentet Tona (lajmin për Musain, për Shuajbin, për vajzat e tij), por Ne të dërguam (dhe
46Dhe ti nuk ke qenë pranë Kodrës Tur kur Ne e thirrëm (Musain), por (tregimi ynë) është mëshirë nga Zoti yt, për t´ia tërhequr vërejtjen një populli që para teje nuk u kishte ardhur ndonjë pejgamber, dhe ashtu ata të marrin mësim.
47Dhe të mos thonë, kur t´i godasë ndonjë e keqe e papritur, të cilën e kanë merituar vetë: "Zoti ynë, përse nuk na ke dërguar ndonjë pejgamber që të pasonim argumentet Tua e të bëheshim besimtarë!"
48E kur atyre u erdhi e vërteta nga ana Jonë, ata thanë: "Përse nuk iu dha atij (Muhammedit) sikurse iu dha Musait (ndonjë mrekulli materiale)! Po a nuk e mohuan atë që iu dha Musait më parë?" E, thanë: "Dy magji që përmbajnë njëra-tjetrën. Dhe thanë: Çdonj
49Thuaj: "Nëse është e vërtetë çka thoni, atëherë silleni një libër prej All-llahut që është edhe më udhëzues se këta dy (Tevrati e Kur´ani), e ti përmbahem edhe unë atij?"
50E nëse ata nuk të përgjigjen ty, atëherë dije se ata ndjekin vetëm dëshirat e veta, e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet? S´ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon popullin zullumqar.
51Ndërsa Ne pandërprerë u dërguam atyre shpalljen, ashtu që të mendojnë.
52E atyre që Ne u dhamë librin përpara këtij, disa prej tyre i besojnë këtij (Kur´anit).
53Dhe kur u lexohet atyre, thonë: "Ne i kemi besuar atij, ajo është e vërtetë prej Zotit tonë, ne edhe para tij kemi qenë muslimanë!"
54Atyre u jepet shpërblim i dyfishtë për arsye se bënë durim, dhe ata të keqen e largojnë me të mirën, e nga ajo që Ne i furnizuam, ata japin.
55Dhe kur e dëgjojnë ndonjë llomotitje marrëzie, i kthejnë shpinën dhe thonë: "Ne kemi veprat tona e ju tuajat, qofshit larg nesh, ne nuk na duhen injorantët!"
56Është e vërtetë se ti nuk mund ta udhëzosh atë që do ti, por All-llahu udhëzon kë të dojë dhe Ai është që di më së miri për të udhëzuarit.
57Ata thanë: "Nëse ne ndjekim rrugën e drejtë së bashku me ty, ne me të shpejtë do të jemi të dëbuar prej vendit tonë!" Po a nuk u siguruam Ne atyre një vend të shenjtë e të sigurt që aty sillen frutat e çdo sendi si furnizim nga ana Jonë, po shumica e tyre
58E sa vendbanime që përbuzën jetën e vet Ne i kemi shkatërruar, e ja, ato janë shtëpitë e tyre, që pas tyre ato pak kohë janë banuar prej dokujt dhe Ne ishim trashëgues të tyre.
59Zoti yt nuk është i tillë që të shkatërrojë venbanimet para se në kryeqendër të tyre të dërgoj Pejgamber, i cili do t´ua lexojë atyre argumentet Tona, dhe Ne nuk shkatërruam vendbanime, pos vetëm kur banorët e tyre ishin zullumqarë.
60Dhe çdo gjë që u është dhënë juve është kënaqësi dhe shije e kësaj bote, ndërsa ajo që është tek All-llahu (thevabi) është shumë më e mirë dhe përhershme, pra, a nuk mendoni?
61A është ai, të cilit Ne i kemi premtuar një premtim të mirë (për xhennet), sikurse ai të cilit i kemi dhënë kënaqësi të kësaj jete, kurse në ditën e kijametit ai do të jetë prej të dënuarve?
62(përkujto) Ditën kur i thërret ata e u thotë: "Ku janë ata shokët e Mi, të cilët ju i pandehnit (si zota)?"
63E ata, të cilët e merituan fjalën (dënimin), thonë: "Zoti ynë, këta janë që ne i humbëm, i humbëm ata si humbën edhe vetë, ne para Teje tërhiqëm se ata nuk na adhuruan neve!"
64Dhe u thuhet: "Thirrni zotat tuaj"! Ata i thërrasin, por ata nuk u përgjigjen dot, dhe shohin dënimin. E atëherë (do të dëshironin) sikur të kishin qenë në rrugën e drejtë (e të mos përjetonin dënimin).
65Dhe ditën kur (All-llahu) i thërret ata e u thotë: "Çfarë përgjigje u keni dhënë të dërguarve?"
66Atë ditë atyre u humbin faktet dhe ata nuk konsultohen ndërmjet vete.
67E për sa i përket atij që është penduar, që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira, ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit.
68Zoti yt krijon çka të dojë dhe zgjedh kë të dojë, atyre nuk u takon zgjedhja. I pastër dhe i lartë është All-llahu nga çka i përshkruajnë për shok.
69Dhe Zoti yt e di se ç´fshehin zemrat e tyre dhe se ç´shfaqin haptazi.
70Ai është All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Tij, vetëm Atij i takon falënderimi në këtë botë dhe në botën tjetër dhe vetëm Atij i takon gjykimi dhe te Ai ktheheni.
71Thuaj: "Sikur All-llahu ta bënte natën e përhershme (t´ua zgjaste) deri në ditën e kijametit, ç´mendoni, cili zot pos All-llahut do t´ju sillte juve dritë? A nuk merrni vesh?"
72Thuaj: "Më tregoni, nëse All-llahu ua bën ditën të vazhdueshme deri në ditën e kijametit, cili zot pos All-llahut do t´ju sjellë natë që të pushoni në të? A nuk shihni (sa po gaboni)?"
73Po mëshira e Tij u bëri juve natën dhe ditën për të pushuar në të dhe për të përfituar nga begatitë e Tij, prandaj, të jini mirënjohës!.
74Dhe ditën që i fton (All-llahu) e thotë: "Ku janë ata që i menduat shokë të Mi?"
75Dhe Ne do të nxjerrim prej çdo populli dëshmitarë e u themi: "Sillni argumentin tuaj!" Atëherë do ta kuptojnë se e drejta (për Zot) është vetëm e All-llahut, dhe dështon çdo trillim i tyre.
76Karuni ishte nga populli i Musait dhe ai e shtypte atë popull ngase Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri saqë një grup i fuqishëm mezi bartnin çelësat e (pasurisë së) tij, e kur populli i vet i tha: "Mos u kreno aq fortë sepse All-llahu nuk i do të shfrenuari
77Dhe me atë që të ka dhënë All-llahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos lë mangu atë që të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë All-llahu ty, e mos bën të këqija në tokë, se All-llahu nuk i do çrregulluesit.
78Ai (Karuni) tha: "Më është dhënë vetëm në saje të dijes sime!" Po a nuk e di ai se All-llahu shkatërroi para tij nga popujt e lashtë asish që ishte edhe më i fuqishëm e më i pasur se ai, po mëkatarët kriminelë as që do të pyeten për fajet e tyre (meqë All
79Ai (Karuni) doli para popullit të vet me stolinë e vet, e ata që kishin synim jetën e kësaj bote thanë: "Ah, të kishim pasur edhe ne si i është dhënë Karunit, vërtet ai është fatbardhë!"
80E ata që ishin të zotët e diturisë thanë: "Të mjerët ju, shpërblimi i All-llahut është shumë më i mirë për atë që besoi dhe bëri vepër të mirë, po atë nuk mund ta arrijë kush përveç të durueshmëve!"
81Po Ne atë dhe pallatin e tij i shafuam në tokë dhe veç All-llahut nuk pati që ta mbrojë, e as vetë nuk pati mundësi të mbrohet.
82E ata që dje lakmuan të ishin në vendin e tij, filluan të thonë: "A nuk shihni se All-llahu me të vërtetë i jep begati e komoditet atij që do nga robërit e vet, e edhe ia mungon atë atij që do, e sikur All-llahu të mos bënte mëshirë ndaj nesh, do të na sh
83Atë vend të përjetshëm (xhennetin) ua kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen All-llahut.
84Kush sjell me vete punë të mirë, atij do t´i takojë shpërblimi edhe më i madh, ndërsa ai që paraqitet me punë të këqija, do t´i jepet dënim vetëm aq sa e ka merituar.
85S´ka dyshim se Ai që ta bëri obligim Kur´anin, Ai do të kthejë ty aty kah erdhe. Thuaj: "Zoti im e di më mirë kush është që solli udhëzim të drejtë dhe kush është në humbje të sigurt".
86Ti as nuk ke shpresuar se do të shpallet ty libri, por kjo është mëshirë e Zotit tënd, andaj ti kurrsesi të mos jeshë ndihmëtar i jobesimtarëve.
87Dhe kurrsesi ata të mos shmangin ty nga ajetet e All-llahut meqë ato t´u kanë shpallur ty, dhe ti thirr te Zoti yt e kurrsesi mos u bën pasues i dëshirave të idhujtarëve.
88Veç All-llahut mos adhuro ndonjë zot tjetër, s´ka të adhuruar tjetër veç Tij. Çdo send zhduket e Ai jo. Vetëm Atij i takon gjykimi dhe te Ai do të ktheheni!
Chapter 29 (Sura 29)
1Elif, Lam, Mim.
2A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?"
3Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t´i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t´i dallojë edhe gënjeshtarët.
4A mos menduan ata që bëjnë vepra të këqija (krime) se do të na shpëtojnë (t´i ikin dënimeve)? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre!
5E kush shpreson takimin (shpërblimin) e All-llahut, s´ka dyshim se afati i All-llahut do të vijë patjetër, e Ai është dëgjuesi i dijshmi.
6E kush lufton (përpiqet për të mirë), ai bën luftë për vete, se All-llahu vërtet nuk ka nevojë për askë në tërë botën.
7Po ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne me siguri do t´ua shlyejmë të këqijat e do t´i shpërblejmë më së miri për atë që vepruan.
8Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet, e nëse ata të dy përpiqen të shpiejnë ty që të më pëshkruash Mua shok (zot tjetër) për çka ti nuk di asgjë, atëherë ti mos i respekto ata. Kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t´ju njoftoj p
9E ata që besuan e bënë vepra të mira, ata do t´i radhisim ndër më të mirët.
10Ka disa njerëz që thonë: "Ne i kemi besuar All-llahut, e kur goditet me ndonjë të keqe për shkak të (rrugës së) All-llahut, ai sprovimin prej njerëzve e trajton si dënimin e All-llahut (prej të cilit njerëzit ikin prej mosbesimit në besim), e nëse vjen nd
11All-llahu do t´i vërë në pah ata që besuan dhe do t´i vërë në thumb hipokritët.
12Ata që nuk besuan u thanë atyre që besuan: "Ejani në rrugën (në fenë) tonë, e ne po i bartim mëkatet tuaja (po qe se është mëkat rruga jonë). Po ata nuk do të bartin asgjë nga mëkatet e tyre, në të vërtetë ata janë gënjeshtarë.
13Ata patjetër do të bartin barrën e vet, e me atë të veten edhe barrë të tjera, e në ditën e kijametit do të merren në përgjegjësi për atë që kanë trilluar.
14Ne e dërguam Nuhun te populli i vet, e ai kaloi ndër ata një mijë pa pesëdhjetë vjet, e ata meqë ishin horra i përfshiu vërshimi.
15Ndërsa atë vetë dhe të tjerët që ishin në anije, i shpëtuam dhe Ne atë (ngjarje) e bëmë argument për tërë botën.
16Edhe Ibrahimin (e dërguam) kur ai popullit të vet i tha: "Adhurojeni All-llahun dhe keni frikë prej Atij, se kjo, nëse e kuptoni, është shumë më mirë për ju.
17Ju në vend të All-llahut jeni duke adhuruar vetëm idhuj që i trilloni vetë si gënjeshtarë. S´ka dyshim se ata që i adhuroni në vend të All-llahut, nuk posedojnë furnizimin tuaj, pra kërkojeni furnizimin te All-llahu, adhurojeni Atë dhe shprehni falënderim
18Po nëse ju përgënjeshtroni, edhe popuj para jush përgënjeshtruan, e të dërguarit nuk i takon tjetër pos komunikimi i kuptueshëm.
19A nuk e kanë vërejtur ata se si All-llahu nis krijimin, e pastaj atë e përsërit, e kjo është lehtë për All-llahun.
20Thuaj: "Udhëtoni nëpër tokë e shikoni se si filloi krijimi, pastaj All-llahu e fillon krijesën tjetër (ringjalljen). Është e vërtetë se All-llahu ka mundësi për çdo send.
21Ai ndëshkon atë që do dhe mëshiron kë të dojë dhe tek Ai do të silleni.
22Ju nuk keni mundësi ta bëni të paaftë (Zotin tuaj t´ju dënojë) as në tokë e as në qiell, dhe përpos All-llahut, nuk keni as mbrojtës as ndihmëtar".
23E ata që nuk besuan argumentet e All-llahut dhe takimin me Të, të tillët kanë humbur shpresën nga mëshira Ime dhe ata i pret dënimi i hidhur.
24Po përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thonë: "Mbyteni atë (Ibrahimin) ose digjnie!" Mirëpo, All-llahu e shpëtoi atë prej zjarrit. Për një popull që beson, këtu vërtet ka fakte bindëse.
25Ai (Ibrahimi) tha: "Ju përqafuat, veç All-llahut, idhuj vetëm sa për bashkëjetesë mes jush në jetën e kësaj bote, e në ditën e kijametit (ndryshon gjendja) ju do të refuzoni njëri-tjetrin; fundi juaj është zjarri, për ju nuk do të ketë ndihmëtarë".
26Atij (Ibrahimit) i besoi Luti, e ai (Ibrahimi) tha: "Unë shpërngulem atje ku më udhëzoi Zoti im, Ai është i gjithfuqishmi, i urti".
27Dhe Ne ia dhuruam atij Is´hakun dhe Jakubin, e në pasardhësit e tij shpallëm pejgamberllëkun dhe librin e shenjtë (librat e shpallur), atij i dhamë shpërblimin në këtë botë, kurse në botën tjetër do të jetë ndër të mirët e përsosur.
28(Dërguam) Edhe Lutin, i cili popullit të vet i tha: "Ju bëni aq punë të shëmtuar sa askush para jush nga tërë bota nuk e ka bërë".
29Ju jeni që kontaktoni me meshkujt, që sulmoni njerëzit në rrugë, që në vendtubimet tuaja bëni punë të ndyta. Përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thonë: "Nëse e thua të vërtetën, na sill dënimin nga All-llahu?"
30Ai tha: "O Zoti im, më ndihmo kundër popullit të prishur!"
31E kur të dërguarit tanë (engjëjt) i erdhën me myzhde Ibrahimit, i thanë: "Ne jemi shkatërrues të banorëve të këtij qyteti, pse banorët e tij janë mizorë!"
32Ai (Ibrahimi) tha: "Aty është Luti!" Ata i thanë: "Ne e dimë edhe më mirë se kush është aty, atë dhe familjen e tij do ta shpëtojmë përveç gruas së tij, ajo do të mbetet me të zhdukurit".
33E pasi të dërguarit tanë i erdhën Lutit, ai për shkak të tyre u shqetësua dhe u ngushtua, po ata i thanë: "Mos ke frikë, as mos u pikëllo, ne të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas sate që do të mbetet me të dënuarit".
34Ne mbi banorët e këtij qyteti do të lëshojmë një dënim nga qielli për shkak se ata bëjnë punë të liga.
35E nga ai vend Ne kemi lënë gjurmë të qartë për një popull që mendon.
36E në Medjen (dërguam) vëllain e tyre Shuajbin dhe ai u tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun dhe kini frikën ditën e fundit, e mos e teproni si shkatërrues në tokë!"
37Po ata e përgënjeshtruan, andaj i përfshiu tërmeti dhe aguan të shtangur (të ftohur e të vdekur) në shtëpitë e tyre.
38(I shkatërruam) Edhe Adin e Themudin, e venbanimet e tyre janë të qarta për ju. Djalli ua pat zbukuruar veprat e tyre dhe i ka shmangur nga e vërteta, edhe pse e shihnin atë.
39Edhe Karunin, faronin dhe Hamanin. Atyre Musai u solli fakte por ata treguan mendjemadhësi, ndaj nuk mundën t´i shptojnë dënimit.
40Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharruam në tokë dhe disa i përmbytëm në ujë. All-llahu nuk u bëri atyre ndonjë t
41Shembulli i atyre, të cilët veç All-llahut morën mbrojtës (zota idhujsh), është si shembulli i merimangës që thur shtëpi, e sikur ta dinin ata, më e dobëta shtëpi është e shtëpia e merimangës.
42All-llahu e di se ç´adhurojnë ata pos Tij (ose nuk adhurojnë asgjë), Ai është ngadhënjyesi, i urti.
43Këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, po këta nuk i kupton kush pos dijetarëve.
44All-llahu krijoi qiejt dhe tokën me një seriozitet të caktuar. Në to me të vërtetë ka fakte për besimtarët.
45Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur´ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ç´punoni ju.
46Ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe (kurr i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri, përveç atyre që janë mizorë dhe thuajuni: "Ne i besuam asaj që na u zbrit neve dhe që u zbriti juve dhe se Zoti ynë dhe Zoti juaj është një, dhe se n
47Dhe po ashtu (siç i zbritëm librat e mëparshëm), Ne ta zbritëm ty librin. E ata, të cilëve Ne u kemi dhënë librin, i besojnë këtij (Kur´anit), edhe nga ata (idhujtarët arabë) ka që i besojnë këtij, kurse argumentet tona nuk i refuzon askush, përpos jobesi
48Ti (Muhammed) nuk ishe që lexon ndonjë libër para këtij, e as që shkruajshe atë me dorën tënde të djathtë, pse atëherë do të dyshonin ata të prishurit.
49Por jo, ai është plot argumente të qarta në zemrat e atyre që u është dhënë dituria, e argumentet Tona nuk i mohon kush pos të shfrenuarve.
50Ata thanë: "Përse të mos i ketë zbritur atij një mrekulli nga Zoti i tij?" Thuaj: "Çështja e mrekullive është vetëm në duar të All-llahut, e unë nuk jam tjetër pos tërheqës i vërejtjes dhe shpjegues.
51Po a nuk u mjaftoi atyre që Ne ta shpallëm librin, i cili u lexohet atyre, e s´ka dyshim se kjo është dhuratë e përkujtim për njerëzit që duan të besojnë".
52Thuaj: "Mjafton që All-llahu është dëshmitar ndërmjet meje dhe juve, Ai e di ç´ka në qiej e në tokë, e ata që i besuan të kotës e nuk e besuan All-llahun, ata janë të dështuarit".
53Ata kërkojnë prej teje ngutjen e ndëshkimit, e sikur të mos ishte afati i caktuar, atyre do t´u vinte ndëshkimi, po ai patjetër do t´u vijë atyre befas ashtu që ata nuk e hetojnë.
54Po, si e kërkojnë ata ngutjen e ndëshkimit? E në të vërtetë xhehennemi është që i ka rrethuar në të gjitha anët jobesimtarët.
55Ditën kur ata i mbulon dënimi (i zjarrit) prej së larti dhe së poshtmi nën këmbët e tyre, e u thotë: "Shijojeni atë që keni vepruar!"
56O robët e Mi që besuat, toka Ime është e gjerë, pra vetëm Mua më adhuroni.
57Secili njeri do ta shijojë vdekjen, e pastaj do të ktheheni te Ne.
58E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre do t´u bëjmë vend të lartë në xhennet në të cilin rrjedhin lumenj, aty janë përgjithmonë; sa i mirë është shpërblimi për atë që vepruan.
59Të cilët bënë durim dhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën.
60Sa e sa gjallesa janë që nuk kanë mundësi për furnizimin e vet. All-llahu i furnizon ato edhe juve. Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
61Nëse ti i pyet ata: "Kush krijoi qiejt e tokën, kush i nënshtroi (të lëvizin) diellin dhe hënën?" Ata do të thonë: "All-llahu!" E si prapësoheni, pra?
62All-llahu i jep furnizim atij që do nga robët e vet, e ia pakëson (shtrëngon) atij që do. Vërtet, All-llahu është i gjithdijshëm për çdo gjë.
63Dhe nëse ti i pyet ata: "Kush e lëshon shiun nga qielli dhe me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj?" Ata thonë: "All-llahu!" Thuaj: "Falënderimi i qoftë All-llahut, por shumica e tyre nuk mendojnë".
64Kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se dëfrim e lojë, e jetë e vërtetë, pa dyshim është ajo e botës së ardhme (Ahireti), sikur ta dinim.
65(Idhujtarët e dinë për All-llahun pse) Kur hipin ata në anije (u këputet lidhja me tokën dhe frikësohen) i luten sinqerisht All-llahut, e kur i shpëton ata (dhe dalin) në tokë, qe, po ata të njëjtit i lusin idhujt!
66Po le t´i përbuzin ato të mira që ua dhamë dhe le të kënaqen, (e mos të besojnë), se më vonë do ta kuptojnë.
67A nuk e kanë vërejtur ata se Ne e kemi bërë vendin e shenjtë (Mekën) të sigurt, e njerëzit përreth tyre rrëmbehen (plaçkiten, mbyten). Po, a i besojnë ata të kotës, e të mirat e All-llahut i përbuzin?
68E kush është më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj All-llahut, ose përgënjeshtron të vërtetën pasi t´i ketë ardhur ajo? Po, a nuk është xhehennemi vend për jobesimtarët?
69E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t´i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e bëmirësve.
Chapter 30 (Sura 30)
1Elif, Lam, Mim.
2Bizantinët (rumët) u mundën,
3në tokën më afër (tokës së arabëve), po pas disfatës së tyre, ata do të ngadhënjejnë,
4brenda pak viteve. Çështja është vendim i All-llahut, fillim e mbarim (për disfatë dhe për fitore). E atë ditë (kur do të fitojnë bizantinët) besimtarët do të gëzohen,
5për ndihmën e All-llahut. Ai ndihmon atë që do dhe Ai është i gjithëfuqishëm, mëshirues.
6Premtimi i All-llahut është (ky), All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, por shumica e njerëzve nuk po dinë.
7Edhe atë që dinë nga jeta e kësaj bote, është dije e cekët, por ndaj jetës së përjetshme (ndaj Ahiretit) ata janë plotësisht të verbëruar (të painteresuar).
8Dhe, a nuk menduan ata me veten e tyre se All-llahu nuk krijoi qiejt dhe tokën dhe çdo gjë që gjendet ndërmjet tyre pa ndonjë qëllim të caktuar dhe për një kohë të kufizuar, por një pjesë e njerëzve janë mohues të takimit me Zotin e tyre (në momentin e ri
9A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si qe përfundimi i atyre që ishin para tyre!? Ata ishin edhe më të fortë se këta, ata e lëruan tokën dhe e rindërtuan atë më shumë se sa këta, e rindërtuan, atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me fakte të q
10Mandej përfundimi i atyre që bënë punë të këqija ishte më i keqi, për shkak se argumentet e All-llahut i përgënjeshtruan dhe talleshin me to.
11All-llahu e fillon krijimin, mandej e përsërit atë, e më në fund tek Ai do të ktheheni.
12E ditën kur të ndodhë kijameti, kriminelët heshtin.
13Ata nuk do të kenë ndërmjetësues (ndihmëtarë) prej shokëve (zotave) të tyre, e me shokët (zotat) e tyre ata ishin jobesimtarë.
14Dhe ditën kur të ndodhë kijameti, atë ditë do të ndahen (njerëzit).
15E ata, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata do të jenë të gëzuar në një kopsht (të xhennetit).
16E për sa u përket atyre që nuk besuan, dhe i bënë të rreme argumentet Tona dhe takimin në botën tjetër, ata do të kenë mundime (azab) të vazhdueshme.
17Atëherë, All-llahun lartësojeni kur të vijë mbrëmja dhe kur të agojë mëngjesi.
18Falënderimi i takon vetëm Atij prej gjithë çka ka në qiej e në tokë, edhe në mbrëmje edhe ditën.
19Ai krijon të gjallin prej të vdekurit dhe të vdekurin prej të gjallit, Ai e ngjall tokën pas vdekjes së saj, e po ashtu edhe ju do të nxirreni (të gjallë prej varrezave).
20Nga faktet (e fuqisë) e Tij është edhe ajo, se Ai ju krijoi prej dheu, e mandej ju (u zhvilluat në) njerëz që veproni të shpërndarë.
21Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.
22Nga argumentet e Tij është krijim i qiejve e i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëz.
23Nga argumentet e Tij është edhe gjumi juaj natën dhe ditën, edhe përpjekja juaj për të fituar nga të mirat e Tij. Në këtë ka argumente për popullin që dëgjon.
24Nga argumentet e Tij është edhe ajo që ua dëfton vetëtimën edhe si frikë edhe si shpresë, dhe nga qielli lëshon shi e me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Në këtë ka argumente për një popull që di të mendojë.
25Nga argumentet e Tij është që me fuqinë e Tij bëri të qëndrojë (pa shtyllë) qielli e Toka, mandej kur t´ju thërret juve me një të thirrme prej tokës, ju menjëherë dilni.
26E Tij është ç´ka në qiej e në tokë dhe të gjithë vetëm Atij i përulen.
27Dhe Ai është që e shpik jetën dhe pastaj e përsërit atë, e ajo (përsëritja) është edhe më e lehtë për Te (sipas mendimit tuaj). Shëmbëlltyra më e lartë është vetëm e Tij në qiej e në tokë dhe Ai është mbizotëruesi, i urti.
28Ai (Zoti) ju jep një shembull nga vetë ju; a i keni shokë (ortakë) ata që janë në posedim tuaj (shërbëtorët), në atë që Ne ua dhamë juve (në pronësi), që të jeni ju dhe ata të barabartë në të, (në përdorimin e saj) e të frikësoheni prej tyre (se po marrin
29Jo (ata nuk kanë fakt), por ata që i bënë të padrejtë vetes, pa ndonjë fakt të dijes, shkuan pas dëshirave të epshit të vet. Po kush mund ta vërë në rrugë të drejtë atë që All-llahu e ka lënë të humbur, e ata nuk do të kenë ndihmëtarë.
30Përqëndro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fé), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s´ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëz
31(përqëndrohuni në atë fé) Të kthyer sinqerish tek Ai, kini frikë prej Atij dhe faleni namazin e mos u bëni nga idhujtarët.
32Të cilët e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ku secili grup i gëzohet idesë së vet.
33Kur njerëzit i prek ndonjë e keqe, ata me përulje i luten Zotit të tyre, duke iu drejtuar vetëm Atij, e kur Ai nga të mirat e veta u shijon atyre, ja, që një grup prej tyre i përshkruajnë shok Zotit të vet.
34Le të mohojnë atë që Ne u kemi dhënë, pra kënaquni, e më vonë do ta kuptoni.
35A mos Ne u kemi shpallur atyre ndonjë argument, që ia vërteton (flet) për atë që ata Mua më përshkruajnë shok?
36E kur Ne u japim njerëzve begati të mira, ata u gëzohen atyre, e nëse ata i godet ndonjë e keqe për shkak të veprimit të tyre, atëherë ata e humbin shpresën.
37Vallë, po a nuk shohin ata se All-llahu i jep furnizim të mjaftueshëm atij që do Ai dhe ia pakëson. Në këtë, për një popull që beson, ka argument.
38Andaj, jepja të afërmit atë që i takon, e edhe të varfërit edhe udhëtarit, e kjo është shumë më e dobishme për ata që veprojnë për hir të All-llahut dhe të tillët janë ata të shpëtuarit.
39Dhe çka të jepni nga pasuria për ta shtuar e rritur (me kamatë), në pasurinë e njerëzve, ajo nuk do të shtohet tek All-llahu, e çka të jepni nga sadakaja (bamirësia) me qëllim që t´i afroheni All-llahut, të tillët janë ata që u shumëfishohet (shpërblimi).
40All-llahu është Ai që ju krijoi, që ju furnizoi, që ju bën të vdisni e pastaj ju ngjall. A ka ndonjë prej zotave tuaj që mund të bëjë diçka nga këto? I pastër është Ai, i pa të meta, i madhëruar është Ai nga çka ata ia mveshin dhe trillojnë.
41Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat).
42Thuaj: "Ecni nëpër tokë dhe shikoni se si ishte përfundimi i atyre që ishin më parë, shumica e tyre ishin jobesimtarë".
43Ti përmbaju fuqimisht fesë së drejtë, para se të vijë dita që nuk ka kthim, pse prej All-llahut është caktuar, atë ditë ata (njerëzit) ndahen.
44Kush nuk besoi, barrën e mosbesimit të vet e ka kundër vetes, e kush bëri punë të mirë, ata vetvetes i përgatitën vendin (xhennetin).
45Që t´i shpërblejë Ai (All-llahu) nga të mirat e veta, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vërtet, Ai nuk i do jobesimtarët.
46Nga argumentet e Tij është edhe: që Ai t´i lëshojë erërat myzhdexhinj dhe t´ua shijojë juve nga mëshira e vet (shiun); dhe që të lundrojnë anijet me vullnetin e Tij, dhe që të përfitoni nga të mirat e Tij dhe ashtu, ju të jeni mirënjohës.
47Ne edhe para teje popujve të tyre u dërguam pejgamberë dhe ata u erdhën atyre me argumente të qarta, e kundër atyre që bën krim, Ne ndërmorëm masa ndëshkuese. Obligim Yni ishte të ndihmojmë besimtarët.
48All-llahu është Ai që i lëshon erërat, e ato lëkundin retë dhe Ai i shtrinë lart si të dojë, i bën ato edhe të ndara në pjesë, dhe përmes tyre e sheh se si bie shi, e kur ia lëshon atë kujt të dojë prej robërve të vet, qe, ata gëzohen.
49Edhe pse para se t´u binte (shiu) atyre, ata para tij ishin të dëshpëruar.
50Shiko pra gjurmët e mëshirës së All-llahut, se si e ngjall tokën pas vdekjes së saj, e s´ka dyshim se Ai është që do t´i ngjallë të vdekurit, se Ai për çdo send është i plotfuqishëm.
51E sikur Ne të lëshojmë një erë e ta shohin atë (të mbjellat) e zverdhura, pa dyshim ata pas kësaj do të jenë mohues (përbuzës).
52Në të vërtetë, ti (Muhammed) nuk mund t´i bësh të dëgjojnë të vdekurit e as nuk mund ta bësh që të shurdhëtit të dëgjojnë thirrjen, kur ata kthejnë shpinën.
53Dhe as që je ti udhëzues i të verbërve nga humbja e tyre, ti nuk mund ta bësh të dëgjojë tjetër vetëm atë që u beson argumenteve Tona, se ata janë të bindur.
54All-llahu është Ai që ju krijoi në një gjendje të dobët, pastaj pas asaj dobësie ju dha fuqi, e pas fuqisë, dobësi e pleqëri. Ai krijon çka të dojë, Ai është më i dijshmi, më i fuqishmi.
55E ditën kur të bëhet kijameti (ditën e gjykimit), kriminelët betohen se nuk qëndruan (në Dunja) gjatë, por vetëm një çast të shkurtër. Kështu kanë qenë ata që i bishtëruan të së vërtetës.
56E atyre që u është dhënë dija dhe besimi thonë: "Ju keni qëndruar aq sa u pat caktuar All-llahu deri në ditën e ringjalljes, e kjo pra është dita e ringjalljes, por ju ishit që nuk e pranonit!"
57E atë ditë për ata që bënë zullum, arsyetimi nuk u bën dobi e as që kërkohet prej tyre të justifikohen.
58Ne në këtë Kur´an u kemi sjellë njerëzve nga të gjithë shembujt, po pasha All-llahun, edhe sikur t´u sillje çfarëdo mrekullie ti atyre, ata që nuk besuan do të thonin: Ju (Muhammedi me besimtarë) nuk jeni tjetër veçse mashtrues (gënjeshtarë).
59Në këtë mënyrë All-llahu vulos zemrat e atyre që nuk kuptojnë.
60Ti pra bën durim, pse premtimi i All-llahut është i saktë, e kurrsesi të mos luhasin ty ata që janë të dyshimtë.
Chapter 31 (Sura 31)
1Elif, Lam, Mim.
2Ato janë ajete të librit me plot urtësi të përsosur.
3E që janë udhëzim e mëshirë për ata që janë punëmirë.
4Të cilët rregullisht e falin namazin dhe e japin zeqatin dhe ata, e mu ata janë të plotbindur për botën tjetër (Ahiretin).
5Të tillët janë të udhëzuar në një rrugë të qartë prej Zotit të vet dhe ata janë fatlumë.
6Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qëllim që t´i largojnë njerëzit prej rrugës së All-llahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t´i marrë ato (ajetet e) All-llahut si tallje. Për ta me siguri është përgatitur dënim i turpshëm.
7E kur i lexohen atij ajetet Tona, ai kthehet kryelartë dhe bëhet sikur nuk i ka dëgjuar ato, bëhet sikur në veshët e tij ka shurdhim të rëndë, pra, ti përgëzoje atë me një dënim të dhembshëm.
8E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, për ata janë xhennetet e begatshme,
9që në to janë përgjithmonë. Premtimi i All-llahut i prerë, e Ai është i gjithfuqishmi, i urti.
10Ai i krijoi qiejt pa shtylla, sikurse po i shihni, e në tokë vendosi kodra të rënda që të mos luajë vendi bashkë me ju, e nëpër të shpërndau nga të gjitha gjallesat, dhe nga qielli Ne kemi lëshuar shi e kemi bërë të mbijnë në të nga të gjitha llojet më të
11Kjo është vepër e krijimit të All-llahut, e më tregoni pra mua se ç´krijuan ata të tjerët pos Tij. Jo, asgjë, pra, idhujtarët janë në një humbje të pafund.
12Ne i patëm dhënë Llukmanit mençuri të përsosur (e i thamë): Të falënderosh All-llahun, e kush falënderon, e mira e atij falënderimi i takon atij, e kush refuzon (edhe ai e ka për vete), në të vërtetë, All-llahu nuk ka nevojë (për falënderimin e tij) pse A
13(përkujtoju popullit tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vet i tha: "O djali im, mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe!"
14Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (E porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi ju
15E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të keshë mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, mandej kthimi
16O djali im, s´ka dyshim se edhe nëse ajo (vepra) peshon sa kokrra e lirit, e të jetë e fshehur në rrasë guri, ose në qiej apo në tokë, All-llahu do ta sjellë atë, se All-llahu është i butë dhe hollësisht i informuar.
17O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqijat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga çështjet më të preferuara.
18Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se All-llahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet.
19Të jesh i matur në ecjen tënde, ule zërin tënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit.
20A nuk e dini ju se All-llahu nënshtroi për të mirën tuaj ç´ka në qiej e ç´ka në tokë dhe plotësoi ndaj jush të mirat e Tij të dukshme e të fshehta, e megjithatë prej njerëzve ka që polemizojnë çështjen e All-llahut duke mos pasur as dituri, duke mos qenë
21Dhe kur atyre u thuhet: "Pasoni atë që e shpall All-llahu" ata thonë: "Jo, ne ndjekim atë që gjetëm tek prindërit tanë!" E edhe sikur djalli t´i kishte thirrur ata në dënimin e zjarrtë!
22E kush ia dorëzon veten All-llahut duke qenë edhe punëmirë, ai është kapur për lidhjen më të sigurt dhe vetëm tek All-llahu është përfundimi i çështjeve.
23Ty mos të brengos mosbesimi i atij që nuk beson, kthimi i tyre është vetëm tek Ne, e për atë që vepruan, Ne do t´u tregojmë. All-llahu vërtet është i dijshëm për atë që mbajnë në zemra.
24Ne u japim të jetojnë pak (në këtë botë), e pastaj i shtrëngojmë ata me një dënim të rëndë.
25Nëse ti i pyet ata: Kush krijoi qiejt e tokën? Me siguri do të thonë: "All-llahu!" Thuaj: "All-llahut i qoftë lavdërimi!" Por shumica e tyre nuk dinë.
26Vetëm të All-llahut janë të gjitha që gjenden në qiej e në tokë; All-llahu është Ai që s´ka nevojë dhe është i lavdishëm.
27Sikur të gjithë drutë në tokë të jenë lapsa dhe sikur detit t´i shtohen edhe shtatë dete (e të jenë me ngjyrë), nuk do të mbaronin fjalët e All-llahut (do të shteroheshin detet, do të soseshin lapsat, e jo mrekullitë e Zotit). All-llahu është ngadhënjyesi
28Krijimi dhe ringjallja juaj nuk është më e rëndë se krijimi i një qenieje (një njeriu); vërtet, All-llahu është që i dëgjon e i sheh veprat e njerëzve.
29A nuk e di se All-llahu e fut (errësirën) natën në ditë dhe e fut (dritën) ditën në natë, dhe Ai i nënshtroi Diellin e Hënën (të lindin e të perëndojnë) dhe secili rrjedh (noton) deri në një afat të caktuar dhe se All-llahu hollësisht është i njohur për a
30Kjo (dokumenton) se All-llahu është Ai (Zoti) i vërtetë, dhe se ajo që ata adhurojnë pos Tij është gënjeshtër, e All-llahu është Ai i larti, i madhi.
31A nuk e sheh se anijet lundrojnë në saje të mirësisë së All-llahut, e për t´ju treguar juve madhërinë e Tij. Vërtet, edhe në këtë ka argument për secilin që është shumë i durueshëm dhe shumë mirënjohës.
32E kur i mbulon ata ndonjë valë si reja, i drejtohen All-llahut sinqerisht me besim vetëm ndaj Tij, e kur i shpëton ata e dalin në tokë, ka disa prej tyre që i mbesin besnikë besimit të drejtë, e faktet Tona nuk i refuzon kush pos të pabesit dhe përbuzësit
33O ju njerëz, kini kujdes ndaj Zotit tuaj dhe kini frikë ditës kur prindi nuk mund t´i bëjë dobi fëmijës së vet, e as fëmija nuk mund t´i bëjë dobi asnjë send prindit të vet. Premtimi i All-llahut (për thevab ose azab) është i sigurt, pra të mos ju mashroj
34S´ka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se ç´ka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka do të ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç´vend (ose kohë) do t
Chapter 32 (Sura 32)
1Elif, Lam, Mim.
2Shpallja e librit (e Kur´anit), nuk ka dyshim se është (shpallje) nga Zoti i gjithësisë.
3A mos po thonë se ai (Muhammedi) e trilloi? Jo, ajo është e vërtetë prej Zotit tënd që t´i tërheqësh vërejtjen një populli që nuk u erdhi ndonjë pejgamber para teje, ashtu që ata të gjejnë rrugën e drejtë.
4All-llahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën dhe gjithë ç´ka ndërmjet tyre, brenda gjashtë ditësh, pastaj mbizotëroi Arshin. Përveç Tij nuk keni ndonjë ndihmëtar tjetër e as ndërmjetësues, pra a nuk jeni kah mendoni!
5Ai është që udhëheq çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështja) ngrihet te Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa një mijë vjet.
6Ai është njohës i të (gjitha) fshehtës dhe të dukshmes, i gjithëfuqishmi, mëshirëbërësi.
7Ai që përsosi krijimin e çdo sendi, e krijimin e njeriut e filloi nga balta.
8Pastaj bëri që pasardhësit e tij të rrjedhin prej një pike uji të dobët.
9Mandej, Ai e formëson atë (në barkun e nënës) dhe nga ana e vet i jep shpirt atij dhe Ai është që juve ju pajis edhe me dëgjim, me të parit dhe me zemër, e pak send është ajo që ju falënderoni.
10E ata thanë: "A pasi që ne të tretemi në tokë, a thua ne rishtazi do të krijohemi?" Por (çka është edhe më keq) ata nuk besojnë se do të dalin para Zotit të tyre.
11Thuaj: "Engjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju, ua merr shpirtrat, e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj".
12E, sikur t´i shihje mëkatarët se si ulin kokat e veta pranë Zotit të tyre: "Zoti ynë, tash pamë dhe dëgjuam, na kthe pra edhe një herë e të bëjmë vepra të mira, se tash jemi bindur".
13Sikur të kishim dëshiruar Ne, secilit do t´i jepnim udhëzimin, por fjala (vendimi) Ime ka marrë fund (definitiv) se do ta mbushë xhehennemin së bashku me exhinë e njerëz.
14Prandaj shijoni këtë (dënim) për shkak se ju e patët harruar takimin tuaj në këtë ditë, e edhe Ne tash ju harruam juve, ndaj, për shkak të asaj që keni vepruar, shijoni dënimin e përjetshëm.
15Argumentet tona i besojnë, në të vërtetë, ata që kur këshillohen me to, bien në fytyra (bëjnë sexhde), që madhërojnë Zotin e tyre në shenjë falënderimi dhe ata nuk bëjnë kryelartësi,
16I heqin trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne ua kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin.
17Pra, për ata që kanë vepruar, nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim.
18A mos është ai që ishte besimtar, sikurse ai që ishte jashtë rrugës? Jo! Këta nuk janë të barabartë.
19Për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata, për hir të veprave që i bënë, vendpritje e kanë xhennetin.
20E ata që nuk e respektuan All-llahun, skutë e tyre është zjarri. Sa herë që të tentojnë të dalin nga ai, kthehen në të dhe atyre u thuhet: "Shijoni dënimin e zjarrit që ju e konsideronit rrenë".
21Ne do t´u shijojmë atyre dënimin më të shpejtë (në Dunja) para dënimit të madh (në Ahiret), ndoshta do të tërhiqen (prej të këqijave).
22E kush është më zullumqar se ai që këshillohet me ajetet e Zotit të vet, e pastaj u kthen shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmerremi kundër kriminelëve.
23Ne i patëm dhënë edhe Musait librin, e ti (Muhammed) mos ke dyshim në çka pranon (në Kur´anin libër qiellor si i Musait), kurse atë (librin e Musait) e bëmë udhërrëfyes për beni israilët.
24Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë, pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur.
25S´ka dyshim se Zoti yt është Ai që në ditën e kijametit do të gjykojë mes tyre në atë që ishin të përçarë.
26A nuk e kanë të qartë ata (mekasit) se sa nga popujt para tyre i shkatërruam, që nëpër ato vendbanime të tyre janë kah kalojnë? Është e vërtetë se në ato (vende të shkretërruara) ka fakte, e si nuk janë duke dëgjuar me vëmendje?
27Si nuk kanë parë ata se Ne e sjellim ujin në tokën e thatë dhe me të nxjerrim bimë që prej tyre ushqehen kafshët e tyre, bile edhe ata vetë. A nuk janë duke parë (e të kuptojnë)?
28E në anën tjetër ata thonë: "E kur do të jetë ai ngadhënjim (çlirimi i Mekes ose gjykimi i Zotit), nëse jeni të drejtë çka thoni.
29Thuaj: "ditën e kijametit, atyre që kanë qenë jobesimtarë, nuk u bën dobi besimi e as nuk u jepet afat".
30Andaj, ti largohu prej tyre dhe prit, edhe ata janë duke pritur.
Chapter 33 (Sura 33)
1O ti Pejgamber, qëndro i fortë në besnikëri ndaj All-llahut, e mos i përfill jobesimtarët dhe hipokritët, se vërtet All-llahu është i gjithëdijshëm, i di çështjet në hollësi.
2Dhe ti vepro sipas asaj që po të shpallet nga Zoti yt; All-llahu është i njohur shumë mirë me atë që ju veproni.
3E mbështetu në All-llahun, se mjafton që All-llahu të jetë mbrojtës yti.
4All-llahu nuk krijoi dy zemra në gjoksin e asnjë njeriu e as nuk ua bëri gratë tuaja, prej të cilave largoheni me dhihar nëna tuaja, (duke e krahasuar shpinën e gruas me atë të nënës), e as nuk ua bëri djem tuaj të adoptuarit tuaj (fëmijët e tjetërkujt që
5Ju thirrni (mbështetni) ata në etërit e vërtetë të tyre, kjo është më e drejtë tek All-llahu, e nëse nuk ua dini (nuk dini se kush janë) etërit e tyre, atëherë ata janë vëllezërit tuaj dhe të afërmit tuaj në fé. Nuk ëshë ndonjë mëkat juaji ajo për çka ken
6Pejgamberi është më i ndieshëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetë vetvetes së tyre, ndërsa gratë e tij janë në vend të nënave të tyre. E ata (të afërmit) farefisi nga barku, sipas dispozitave të All-llahut, kanë më tepër përparësi ndaj njëri-tjetrit se
7(Përkujto) Kur Ne e morëm (me betim) prej pejgamberëve premtimin e tyre; edhe prej teje, prej Nuhut, Ibrahimit, Musait, Isait, birit të Merjemes, pra morëm prej tyre besë të fortë.
8Për t´i marrë në pyetje këta të sinqertë për sinqeritetin e tyre, e për jobesimtarët Ai ka përgatitur ndëshkim të dhembshëm.
9O ju që keni besuar, përkujtojeni të mirën e All-llahut ndaj jush, kur juve u erdhi një ushtri e Ne kundër tyre lëshuam një furtunë dhe ushtri që ju nuk e shihnit, e All-llahu e shihte atë që ju vepronit.
10Kur ata u erdhën juve edhe prej së larti edhe prej së poshtmi, dhe kur shikimet u shtangën, e zemrat arritën në fyt, e ju sajonit mendime të llojllojta për All-llahun.
11Atje, në atë vend qenë sprovuar besimtarët, dhe qenë tronditur me një dridhje të fortë.
12Kur hipokritët dhe ata që në zemrat e tyre kishin sëmundje, thonin: "All-llahu dhe i dërguari Tij, nuk na premtuan tjetër vetëm se mashtrim!"
13Dhe kur një grup prej tyre thanë: "O banorë të Jethribit, nuk ka qëndresë për ju, ndaj kthehuni!" E një grup prej tyre kërkonin lejen e Pejgamberit, duke thënë: "Shtëpitë tona janë të pambrojtura!" Edhe pse ato nuk ishin të pambrojtura, në realitet ata nu
14Dhe sikur t´u hynin atyre nga anët e saj (Medines) dhe prej tyre të kërkohej tradhtia, ata do të ishin të gatshëm për të dhe nuk do të vononin aspak (të tradhtonin).
15E ata ishin që i patën dhënë besën All-llahut më parë se nuk do të kthehen prapa (nuk do të ikin), pra premtimi i dhënë All-llahut mban edhe përgjegjësi.
16Thuaj: "Nëse ikët prej vdekjes ose prej mbytjes, ikja nuk do t´ju bëjë dobi, sepse edhe atëherë nuk do të (shpëtoni) përjetoni vetëm për pak kohë".
17Thuaj: "Kush do t´ju mbrojë prej All-llahut, nëse Ai ua ka caktuar ndonjë të keqe, ose (do t´ju godit me ndonjë të keqe) nëse Ai ua ka caktuar ndonjë të mirë. Po përveç All-llahut ata nuk do të gjejnë për vete ndonjë ndihmëtar".
18All-llahu i ka njohur shumë mirë ata që ndër ju pengonin dhe ata që vëllezërve të vet u thonin: "Ejani me ne!" E ata nuk vijnë në luftë, vetëm një pakicë.
19Janë koprracë ndaj jush (nuk ju duan të mirën). E kur u vjen frika i sheh ata të shikojnë ty, e sytë e tyre rrotullohen si të atij nga të fiktit pranë vdekjes, e kur largohet frika, ata ju shpojnë juve me gjuhë të mprehta, lakmues për pasuri (për plaçkë -
20Ata mendonin se grupet aleate ende nuk kishin shkuar, dhe nëse aleatët kthehen edhe njëherë, ata (hipokritët) do të dëshironin të kishin qenë beduinë diku me arabët dhe prej atje të pyesin për çështjen tuaj, por edhe sikur të ishin në mesin tuaj, ata krej
21Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun.
22E kur muslimanët e panë ushtrinë aleate, thanë: "Kjo është ajo që All-llahu dhe i dërguari i Tij na premtuan neve, e All-llahu dhe i dërguari i Tij e thanë të vërtetën". Ajo (ushtria e armikut që e panë) vetëm ua shtoi atyre besimin dhe mbështetjen.
23Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi.
24Që All-llahu t´i shpërblejë të vërtetit për sinqeritetin e tyre e hipokritët t´i ndëshkojë, nëse do, ose t´ua falë atyre; All-llahu është që falë shumë, është mëshirues.
25Dhe All-llahu i zbrapsi ata që nuk besuan me atë mllefin e tyre, duke mos arritur kurrnjë të mirë. Dhe All-llahu ua largoi luftën besimtarëve. All-llahu është i fuqishëm, ngadhënjyes.
26E ata nga ithtarët e librit (jehuditë), të cilët u ndihmuan atyre (idhujtarëve), Ai (All-llahu) i nxori prej kështjellave të veta dhe në zemrat e tyre u shtini frikën, ashtu që një grup e mbytni, kurse tjetrin grupin e robëroni.
27E juve ua la trashëgim tokën e tyre, shtëpitë e tyre, pasurinë e tyre dhe tokën që ende nuk e keni shkelur. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send.
28O ti Pejgamber, thuaju grave tuaja: "Në qoftë se lakmoni jetën e kësaj bote dhe stolitë e saj, atëherë ejani: unë po ju jap furnizimin (për lëshim) dhe po ju lëshoj ashtu si është e rrugës.
29E në qoftë se e doni All-llahun, të dërguarin e Tij dhe botën tjetër, atëherë të jeni të sigurta se All-llahu ka përgatiur shpërblim të madh për ato prej jush që bëjnë punë të mira.
30O gra të Pejgamberit, cilado prej jush që bën punë të ligë e të shëmtuar, asaj dënimi i shtohet dyfish, e kjo për All-llahun është shumë lehtë.
31E kush prej jush i përvishet adhurimit të All-llahut dhe respektimit të të dërguarit të Tij dhe bën punë të mira, asaj do t´i japim shpërblimin e dyfishtë dhe për të kemi përgatitur furnizim të këndshëm.
32O gratë e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse kini kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thuani fjalë të matura.
33Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme, faleni namazin, jepeni zeqatin dhe respektojeni All-llahun dhe të dërguarin e Tij. All-llahu ka për qëllim që nga ju, o familje e shtëpisë (së Pejgamberit) të larg
34E, përkujtojeni atë nga ajetet e All-llahut dhe rregullat e fesë që po u lexohen në shtëpitë tuaja; vërtet, All-llahu është i kujdesshëm dhe i njohur hollësisht për çdo gjë.
35Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e
36Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e
37(Përkujto) Kur i the atij që All-llahu e kishte shpërblyer (me besim) e edhe ti i pate bërë mirë: "Mbaje bashkëshorten tënde dhe ki frikë nga All-llahu!", e ti e mbaje fshehtë në veten tënde atë që All-llahu do ta zbulojë dhe u frikësohesh njerëzve, por m
38Pejgamberit nuk i përket kurrnjë qortim për atë që All-llahu e ngarkoi me të. Ky ishte ligj i All-llahut edhe ndër ata që ishin më parë, e urdhri i All-llahut është vendim i kryer.
39(ligj i All-llahut ndër) Ata, të cilët i kumtojnë shpalljet e All-llahut, i frikësohen vetëm All-llahut e askujt tjetër pos Tij, e All-llahu është i mjaftë të jetë llogaritës.
40Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve, e All-llahu është i dijshëm për çdo send.
41O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh.
42Dhe madhërojeni Atë mëngjes e mbrëmje.
43Ai ju mëshiron juve e edhe engjëjt e Tij, e për t´ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë dhe Ai ndaj besimtarëve është shumë mëshirues.
44Ditën që e takojnë Atë (Zotin), përshëndetja e tyre është Selam (paqe) dhe për ta ka përgatitur shpërblim të mirë.
45O ti Pejgamber, Ne të dërguam ty dëshmues, lajmëtar përgëzues e qortues.
46Dhe me urdhrin e All-llahut, thirrës për në rrugën e Tij dhe pishtar ndriçues.
47E besimtarëve jepu sihariq se prej All-llahut ata kanë dhunti të madhe.
48Mos i dëgjo jobesimtarët e hipokritët dhe mos u vë veshin mundimeve të tyre ndaj teje, e mbështetju All-llahut se All-llahu është mbrojtje e mjaftueshme.
49O ju që besuat, kur të keni lidhur kurorë me besimtaret e pastaj i lëshoni ato para se të keni kontaktuar me to, ju nuk keni të drejtë të kërkoni që ato të presin afatin e caktuar (iddetin), po jepuni diçka atyre dhe lironi në mënyrë të njerëzishme.
50O ti Pejgamber, Ne t´i kemi lejuar gratë, të cilave u ke dhënë shpërblimin e kurorës, dhe ato që me ndihmën e All-llahut hynë në posedimin tënd (robëreshat e luftës) dhe bijat e axhës tënd, bijat e hallave tua, bijat e dajës tënd, bijat e tezeve tua (të j
51Ti je i lirë të lëshosh atë që don prej tyre dhe të mbash pranë vete atë që don, e edhe të kërkosh afrimin e asaj nga e cila ke qenë larguar, dhe nuk ke mëkat. Kjo është më së afërmi që ato të qetësohen shpirtërisht e të mos brengosen dhe të jenë të kënaq
52Prej tash e mbrapa ty nuk të lejohen më gra (të tjera) e as në vend të tyre të marrësh ndonjë tjetër, po edhe sikur të të mahnisë bukuria e tyre, përveç atyre që i ke në posedim (robëreshat), All-llahu është përcjellës ndaj çdo sendi.
53O ju që besuat, mos hyni në shtëpitë e Pejgamberit ndryshe vetëm nëse u lejohet për ndonjë ngrënie e duke mos pritur përgatitjen e saj, por kur të thirreni, atëherë hyni, e kur të jeni ushqyer, atëherë shpërndahuni, duke mos hyrë në bisedë me njëri-tjetri
54E shprehët ju haptazi ose fshehtazi ndonjë send, s´ka dyshim se All-llahu çdo send e di.
55Nuk është mëkat për ato (gratë të jenë të pambuluara) ndaj etërve të tyre, as ndaj djemve të tyre, as ndaj vëllezërve të tyre, as ndaj djemve të vëllezërve të tyre, as ndaj djemve të motrave të tyre, as ndaj grave të tyre, e as ndaj robëreshave të tyre. E
56Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.
57E s´ka dyshim se ata janë të cilët e fyejnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ata i ka mallkuar All-llahu në Dunja e në Ahiret dhe për ta ka përgatitur një dënim të dhembshëm.
58E ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, për çka ata nuk janë fajtorë, ata kanë ngarkuar veten me një mëkat shumë të madh.
59O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t´i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshir
60Po nëse hipokritët dhe ata që kanë zemra të sëmura, dhe ata që përhapin gënjeshtra në Medine, nuk ndalen, Ne do të bëjmë që ti të dominosh mbi ta e pastaj ata nuk do të jenë fqinj me ty në të, vetëm një kohë të shkurtër.
61(Do të jenë) Të mallkuar, kudo që të ndeshen, do të kapen dhe do të mbyten.
62(Ky është) Ligji i All-llahut edhe ndër ata që ishin më parë, e në ligjin e All-llahut nuk mund të gjesh ndryshim.
63Njerëzit të pyesin për kijametin (katastrofën) e ti thuaj: "Për atë di vetëm All-llahu! E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta është afër!"
64All-llahu i ka mallkuar jobesimtarët dhe për ta ka përgatitur zjarr të ndezur fort.
65Aty do të mbesin përgjithmonë dhe nuk do të gjejnë kë t´i mbrojë apo t´i ndihmojë.
66Ditën kur fytyrat e tyre do të përmbysen në zjarr e thonë: "Të mjerët ne, ta kishim adhuruar All-llahun e respektuar të dërguarin!"
67Dhe thonë: "Zoti ynë, ne i dëgjuam udhëheqësit tanë dhe të parët tanë, por ata na shmangën nga rruga e drejtë".
68Zoti ynë, jepu atyre dënim të dyfishtë dhe mallkoi ata si është më së keqi!
69O ju që keni besuar, mos u bëni si ata që e ofenduan Musain, e All-llahu e pastroi atë nga ajo që i thanë. Ai tek All-llahu ishte me famë.
70O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thuani fjalë të drejta.
71Ai (All-llahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh.
72Ne ua ofruam amanetin (obligimet) qiejve, tokës dhe maleve, e ato nuk deshën ta marrin përsipër atë dhe u frikësuan prej tij, ndërsa njeriu atë e mori mbi vete; dhe ai i bëri padrejt vetes, dhe ishte i padijshëm.
73(Njeriu e mori përsipër) Ashtu që All-llahu të ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, e t´u falë besimtarëve dhe besimtareve. All-llahu është Ai që falë shumë dhe është mëshirues.
Chapter 34 (Sura 34)
1Falënderimi i takon All-llahut, që e Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në tokë dhe i tërë falënderimi i takon Atij në botën tjetër. Ai është i urti, i përsosuri në njohuri.
2Ai e di çka vihet në tokë dhe çka del prej saj dhe çka zbret prej qiellit e çka ngrihet në të; Ai është Mëshiruesi, Mëkatfalësi.
3E ata që nuk besuan thanë: "Nuk do të na vijë neve kijameti!" Thuaj: "Po, pasha Zotin tim që e di të fshehtën, patjetër do t´ju vijë ai juve. Atij nuk mund t´i fshihet as në qiej e as në tokë sendi sa grimca, e as më i vogël, e as më i madh, vetëm se janë
4(Janë të shënuara) Që t´i shpërblejë ata që besuan dhe bënë vepra të mira. Për të tillët ka falje dhe furnizim të mirë.
5Ata që u përpoqën t´i mposhtin faktet Tona, ata do të kenë një dënim të keq, të dhembshëm.
6Ndërsa atyre që u është dhënë dijenia, e dinë se kjo që të është shpallur ty nga Zoti, është e vërtetë dhe se udhëzon për në rrugën e Fuqiplotit, të lavdishmit.
7Dhe ata që nuk besuan thanë: "A doni t´ju tregojmë për një njeri që do t´ju informojë juve se si, pasi që (të vdisni e) të jeni copëtuar plotësisht, ju do të krijoheni rishtazi?
8A është duke krijuar gënjeshtër ndaj All-llahut, apo e ka kapur çmendia?" Jo, por ata që nuk besojnë botën e ardhshme janë të dënuar përjetë, e tash janë në humbje të pambarim.
9A nuk e shohin qiellin e tokën që i ka rrethuar ata para dhe prapa? Sikur të duam, Ne e shafitim tokën me ta ose shembim mbi ta copa nga qielli. S´ka dyshim se në këtë ka argument për secilin njeri që kthen mendjen te Zoti.
10Ne i patëm dhënë Davudit dhuratë të madhe nga ana e jonë: "O male dhe shpezë, lartësoni (me tesbih) së bashku me të!" Ne ia zbutëm atij edhe hekurin (si brumë).
11(I thamë) Puno këmisha të plota (nga hekuri) dhe thurri me precizitet ato. Dhe bëni vepra të mira (o familje e Davudit), se Unë vëzhgoj atë që ju punoni.
12Edhe Sulejmanit ia nënshtruam erën që paraditja (e udhëtimit me të duke shkuar) ishte sa një muaj dhe pasditja e saj (në të kthyer) sa një muaj (udhëtimi). I bëmë që atij t´i rrjedhë burim i remit dhe me urdhrin e Zotit të tij ia nënshtruam xhinët që puno
13I punonin atij çka ai dëshironte: pallate të fortifikuara, skulptura, pjata (të drunjta) sikurse rezervuare, enë (kazane) të palëvizshme. Veproni duke falënderuar, o familje e Davudit, e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës.
14E kur ia caktuam atij vdekjen, askush tjetër nuk i njoftoi ata (xhinët) për vdekjen e tij, përveç krimbit që e brejti shkopin e tij, e kur u rrëzua ai, për xhinët u bë e qartë se sikur të ishin ata që e dinin të fshehtën, nuk do të vazhdonin të qëndronin
15Populli Sebe pati një begati në vendbanimin e vet: kishin nga të dy anët kopshte, nga ana e djathtë (e luginës) dhe nga ana e majtë. Hani (u thamë) nga begatitë e Zotit tuaj dhe falënderonju Atij. Qytet i mirë dhe Zot mëkatfalës.
16Po ata i kthyen shpinën, e Ne e lëshuam kundër tyre rrjedhën e pendës dhe dy kopshtet e tyre i shndërruam në dy kopshte me fruta të idhët, drunj të thatë dhe diçka pak bari të egër.
17Atë dënim ua dhamë atyre për shkak se nuk besuan, e Ne nuk dënojmë, përveç mohuesit.
18Dhe, në mes tyre dhe mes fshatrave të bekuara (në Sham), ju bëmë fshatra të njëpasnjëshme dhe ju bëmë udhëtim të përshtatshëm. Udhëtoni të sigurt nëpër to natën e ditën.
19Po ata thanë: "Zoti ynë, na i largo udhëtimet tona!" E ashtu e dëmtuan veten dhe i bëmë ata ngjarje tregimesh, i ndamë plotësisht. Në këtë ka argumente për secilin durimtar e mirënjohës.
20Në të vërtetë, djalli realizoi mendimin e vet ndaj tyre, ndaj edhe e dëgjuan atë, përpos një grupi besimtarësh.
21E ai (djalli) nuk pati kurrfarë pushteti ndaj tyre, përveç që (dija e Jonë të dalë në shesh) të dihet ai që beson në botën tjetër, prej atij që është në dyshim për të. E Zoti yt është përcjellës ndaj çdo gjëje.
22Thuaj: "Thirrni ata, të cilët i menduat për zota pos All-llahut!" Ata nuk posedojnë sa një grimcë as në qiej e as në tokë dhe as që kanë në to ndonjë pjesë, dhe Ai nuk ka prej tyre ndonjë përkrahje.
23Dhe ndërmjetësimi nuk bën dobi te Ai, përveç i atij të cilit i jep leje, e kur hiqet frika nga zemrat e tyre (të ndërmjetësuesve), ata thonë: "Çka tha Zoti juaj!" (rreth shefatit). Ata (engjëjt e lartë) thonë: "Të vërtetën!" (u dha leje). Ai është më i la
24Thuaj: "Kush ju furnizon nga qiejt e nga toka?" Thuaj: "All-llahu". E atëherë, ose ne ose ju jemi në rrugë të drejtë, apo në një humbje të dukshme!
25Thuaj: "Ju nuk jeni përgjegjës për gabimet tona, e as ne nuk përgjigjemi për atë që veproni ju!"
26Thuaj: "Zoti ynë na tubon neve dhe juve, e pastaj me drejtësi gjykon mes nesh, se Ai është gjykatës i drejtë, i dijshëm.
27Thuaj: "M´i tregoni ata (idhuj) që ia shoqëroni Atij si rivalë!" Jo, kurrsesi nuk ka shok, por Ai është All-llahu, i gjithfuqishmi, i urti!"
28Ne nuk të dërguam ty ndryshe vetëm se për të gjithë njerëzit, myzhdedhënës dhe tërheqës i vërejtjes, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
29E thonë: "Kur është ai premtim, nëse jeni të vërtetë?"
30Thuaj: "Ju keni afatin e një dite që për asnjë moment nuk do të shtyheni për më vonë, e as nuk do të nguteni më para".
31Dhe ata që nuk besuan thanë: "Ne nuk i besojmë këtij Kur´ani, e as atij që ishte para tij, (librave të tjerë)?!" E sikur t´i shihje zullumqarët kur para Zotit të tyre të ndalen, kthejnë fjalën (fyese) njëri-tjerit, atyre që ishin pari, u thonë: "Sikur të
32E ata që ishin pari, atyre që kishin qenë të dobët u thonë: "A ne ju penguam prej udhëzimit të drejtë pasi që u pat ardhur juve? Jo, por ju vetë ishit kriminelë!"
33E ata që kishin qenë të shtypur, atyre që ishin krerë u thonin: "Jo, por dredhia juaj natë e ditë (na largoi prej besimit), kur ju na thërrisnit të mos e besojmë All-llahun dhe t´i bëjmë Atij shokë. E kur e shohin dënimin, e fshehin dëshpërimin e vet dhe
34Ne nuk dërguam në asnjë vendbanim ndonjë nga pejgamberët e që pasanikët e tij të mos i thonin: "Ne nuk i besojmë asaj me çka jeni dërguar".
35Ata thoshin: "Ne kemi më shumë pasuri e fëmijë, e ne nuk do të jemi të ndëshkuar".
36Thuaj: "All-llahu ia shumon begatinë atij që do, e edhe ia pakëson, por shumica e njerëzve nuk e dinë".
37Nuk është as pasuria juaj, e as fëmijët tuaj ajo që ju afron pranë Nesh, është vetëm besimi dhe veprat e mira; të tillët shpërblehen shumëfish për atë që vepruan dhe ata janë në dhoma të larta të shpëtuar.
38Ndërsa ata që përpiqen t´i mposhtin argumentet Tona, të tillët janë të dënuar.
39Thuaj: "S´ka dyshim se Zoti im është Ai që i jep furnizim të begatshëm atij që do nga robërit e vet dhe Ai ia pakëson atij, e çkado që të jepni, Ai e kompenson atë dhe Ai është dhuruesi më i madh".
40Dhe, (përkujto) ditën kur i tubon ata të gjithë e pastaj engjëjve u thotë: "A këta ishin që vetëm juve u adhuronin?"
41Ata (engjëjt) thonë: "I pa të meta je o i Madhëruar! Ti je Zoti ynë, larg asaj që ata thonë! Por ata kanë qenë që adhuronin xhinët (djajtë) dhe shumica sish u besonin atyre".
42E sot pra, Nuk keni gjë në dorë t´i bëni as dobi, as dëm njëri-tjetrit, dhe atyre që ishin zullumqarë u themi: "Shijoni dënimin e zjarrit, të cilin e konsideruat gënjeshtër!"
43E kur u lexoheshin atyre ajetet tona të qarta, ata thoshin: "Ky nuk është tjetër vetëm se njeri, i cili dëshiron t´ju shmangë nga ajo që adhuronin prindërit tuaj" dhe thoshin: "Ky (Kur´ani) nuk është tjetër vetëm se është gënjeshtër e trilluar!" Madje, at
44Po Ne nuk u kemi dhënë atyre ndonjë libër që ta mësojnë dhe as nuk dërguam te ata ndonjë pejgamber para teje (pra ata nuk dinë si është pejgamberi as si është shpallja).
45Edhe ata që ishin para këtyre (kurejshitëve) patën përgënjeshtruar, dhe këta nuk kanë (kurejshitët) as një të dhjetën e asaj që Ne ua patëm dhënë atyre, e i konsideruan rrenacakë të dërguarit e Mi, ja si ishte dënimi Im.
46Thuaj: "Unë ju këshilloj vetëm me një gjë: Për hir të All-llahut të angazhoheni sinqerisht dy nga dy ose një nga një, e pastaj të mendoni thellë (që ta kuptoni) se shoku juaj (Muhammedi) nuk ka ndonjë çmendje. Ai nuk është tjetër vetëm që t´ju tërheqë vër
47Thuaj "Unë nuk kërkova prej jush ndonjë shpërblim, nëse kam kërkuar, ai le t´u mbetet juve, shpërblimi im është vetëm prej All-llahut, e Ai është dëshmitar për çdo send".
48Thuaj: "Zoti im, Njohës i të fshehtave, sjell të vërtetën".
49Thuaj: "Erdhi e vërteta, e kota u zhduk pa fillim dhe pa kthim!"
50Thuaj: "Nëse unë kam humbur, atëherë e keqja e humbjes është vetëm në dëm timin, e nëse e kam gjetur të vërtetën, atëherë ajo është me ndihmën e Zotit tim; Ai është dëgjues, i afërt!"
51E sikur t´i shohësh ata kur i kap frika e nuk kanë shpëtim edhe të kapen prej një vendi afër (do të shihje tmerr të madh).
52Dhe thonë: "Ne i kemi besuar atij (Kur´anit, Muhammedit)!" Po si e arrijnë ata besimin prej së largu?
53Kur ata më parë e mohuan atë dhe prej së largu thoshin me hamendje (s´ka ringjallje, s´ka përgjegjësi etj.).
54Dhe ndërhyhet (ndërhyn All-llahu) ndërmjet tyre dhe ndërmjet asaj që dëshirojnë ata, ashtu sikurse është vepruar më parë me të ngjashmit e tyre (partinë e tyre); vërtet, ata ishin në një dyshim të fortë.
Chapter 35 (Sura 35)
1Falënderimi i qoftë All-llahut, Krijuesit të qiejve e tokës, Sajuesit të engjëjve me nga dy palë, tri palë e katër palë krahë, ndërmjetësues (midis Tij dhe pejgamberëve). Ai shton në krijim atë që do, vërtet All-llahu ka fuqi për çdo send.
2Atë që All-llahu ua dhuron njerëzve nga mëshira e Tij, nuk ka kush që mund ta pengojë, e atë që Ai e ndal, nuk ka kush që mund ta lirojë pos Tij; Ai është ngadhënjyesi, i gjithëdijshmi.
3O ju njerëz, ruani me mirënjohje të mirat që All-llahu u dhuroi! A ka ndonjë zot tjetër që ju furnizon juve nga qielli e toka? Nuk ka zot tjetër përveç Tij, e si pra, e ktheni shpinën?
4Po, nëse ty të konsiderojnë rrenacak, edhe të dërguarit para teje kanë qenë të përgënjeshtruar, po vetëm te All-llahu kthehen çështjet.
5O ju njerëz, s´ka dyshim se premtimi i All-llahut është i vërtetë, pra të mos u mashtrojë juve jeta e kësaj bote dhe të mos u mashtrojë juve ndaj All-llahut ai i mashtruari (shejtani).
6Djalli është armik i juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik, ai e thërret atë grupin e vet, vetëm për t´i bërë banues të zjarrit.
7Ata që nuk besuan kanë një dënim të ashpër, e ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë falje (të mëkateve) dhe shpërblim të madh.
8A atij që vepra e vet e keqe i është hijeshuar dhe e sheh si të mirë (a është i njëjtë me atë që i largohet asaj)? Në të vërtetë, All-llahu e largon nga e vërteta atë që do dhe Ai e udhëzon atë që do, andaj ti (Muhammed) mos shkatërro veten me dëshpërim p
9All-llahu është Ai që i lëshon erërat, e ato i lëkundin retë dhe Ne i derdhim ato në një vend të thatë dhe me atë ujitje e ngjallim tokën pas vdekjes së saj. Ja, kështu është ringjallja.
10Kush e dëshiron krenarinë (le ta dijë), e tërë krenaria i takon All-llahut (pra le të kërkojë prej Tij), te Ai ngrihet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon. E ata që përgatitin dredhira të këqija, për ata është një dënim i rëndë dhe dre
11All-llahu ju krijoi prej dheu, mandej prej një pike uji, e pastaj ju bëri çift. E asnjë femër nuk bart e as nuk lind ndryshe, vetëm se me dijen e Tij, dhe nuk i jepet kujt të jetojë gjatë ose t´i shkurtohet jeta e tij, vetëm se ajo është e shënuar në Libë
12E nëse janë të njëjtë dy dete; ky i ëmbël shuan etjen dhe pirja e tij është e lehtë, e ky tjetri i njelmëti djeg. E prej secilit ju hani mish të freskët, nxirrni stoli që i mbani; e i sheh anijet se si çajnë ujin për të kërkuar të mirat e Tij. Ashtu që ju
13Ai është që zgjat natën në pjesë të ditës dhe e zgjat ditën në pjesë të natës, i nënshtroi diellin dhe hënën që secili lëviz (udhëton) deri në afatin e caktuar. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i tërë sundimin është i Tij, e ata që i lutni në vend të Tij, n
14Nëse ata i thërritni, ata nuk dëgjojnë thirrjen tuaj, po të zëmë se dëgjojnë, nuk mund t´ju përgjigjen juve në ditën e kijametit, ata do ta mohojnë adhurimin tuaj ndaj tyre. E askush nuk të informon ty si i Dijshmi (All-llahu).
15O ju njerëz, ju keni nevojë për All-llahun e All-llahu nuk ka nevojë për ju; Ai është i falënderuari.
16Po të dojë Ai, juve ju zhduk e sjell krijesë të re.
17E për All-llahun ajo nuk është e vështirë.
18Dhe asnjë mëkatar nuk do ta bartë mëkatin e tjetrit, po edhe nëse mëkatari thërret ndonjë për t´ia bartur atë, ajo nuk do t´i bartet atij, edhe nëse (ai që thërret) është i afërt i tij. Ti mund t´ua tërheqësh vërejtjen vetëm atyre që i kanë frikën Zotit t
19Nuk janë të barabartë i verbëri dhe ai që sheh.
20Dhe as errësirat e drita.
21E as hija me vapën.
22E nuk janë të njëjtë as të gjallit e të vdekurit, All-llahu bën të dëgjojë atë që do, e ti nuk mund ta bësh të dëgjojë ai që është në varr.
23Ti nuk je tjetër vetëm i dërguar që tërheq vërejtjen.
24Ne të dërguam ty me atë që është e vërtetë, lajmgëzues e qortues, e nuk pati asnjë nga popujt që nuk pati të dërguar.
25Edhe nëse të përgënjeshtrojnë ty, përgënjeshtruan edhe ata që ishin para tyre, që atyre u patën ardhur të dërguar me argumente të qarta, me broshura dhe me Libër të ndritshëm.
26Pastaj (pasi refuzuan) i shkatërrova ata që nuk besuan, e sa i tmerrshëm ishte ndëshkimi Im!
27A nuk e sheh se All-llahu lëshon nga qielli ujë, e Ne nxjerrim me të fruta, ngjyra e të cilëve është e ndryshme, e edhe nëpër kodra ka vija të bardha e të kuqe ngjyrash të ndryshme, e ka edhe shumë të zeza.
28Edhe nga njerëzit, nga gjallesat, nga kafshët po ashtu ka të ngjyrave të ndryshme. Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka, është mëkatfalës.
29Ata që lexojnë librin e All-llahut, e falin namazin dhe nga begatitë që Ne u kemi dhënë japin fshehtazi e haptazi, ata e shpresojnë në një fitim që kurrë nuk humbet.
30Që Ai (All-llahu) do t´ju plotësojë shpërblimin e tyre, e edhe do t´ju shtojë nga mirësia e Tij, vërtet Ai është mëkatfalës dhe shumë mirënjohës.
31Dhe ajo që Ne të shpallëm ty nga libri, është e vërtetë e saktë, që vërteton edhe për ata që ishin para tij. Vërtet, All-llahu është hollësisht i njohur ndaj robërve të vet, i sheh të gjitha.
32Pastaj Ne u lamë në trashëgim librin robërve Tanë që Ne i kemi zgjedhur; e prej tyre ka që janë dëmtues të vetvetes, ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që janë me ndihmën e All-llahut, të parët në punë të mira, e kjo është ajo mirësia e madhe.
33Xhennetet e Adnit janë që do të hyjnë në to, aty do të stolisen me rrethorëza nga ari e margaritari, e petkat e tyre janë të mëndafshta.
34E ata thonë: "Falënderuar qoftë All-llahu që largoi prej nesh brengat; vërtet, Zoti ynë është që falë shumë dhe është bamirës".
35I cili nga mirësia e Tij na vendosi në vendin e përjetshëm, ku nuk do të na prekë ndonjë mundim fizik dhe ku nuk na prek ndonjë molisje.
36Po për ata që nuk besuan është zjarri i xhehennemit. Ata as nuk gjykohen që të vdesin (të rehatohen), e as nuk u lehtësohe ndëshkimi. Kështu e ndëshkojmë secilin që është shumë i pabesim.
37Dhe ata do të klithin aty: "O Zoti ynë, nxirrna e të bëjmë vepra të mira, e jo si ato që i bënim!" Po a nuk u dhamë juve jetë aq saqë ai që ka dashur të mendojë, ka mundur të mendojë gjatë asaj kohe, madje juve juve u ka ardhur edhe pejgamberi, pra shijon
38Nuk ka dyshim, All-llahu e di të fshehtën e qiejve e të tokës dhe Ai është që e di se çka mbajnë gjoksat.
39Ai është që juve ju bëri zëvendësues në Tokë, e kush nuk besoi, të keqen e mosbesimit e ka kundër vetes; dhe mosbesimi i jobesimtarëve nuk u shton tjetër te Zoti i tyre vetëm se urrejtje të fortë dhe jobesimtarëve nuk u shton tjetër, mosbesimi i tyre vetë
40Thuaj: "Më tregoni për zotat tuaj që i adhuroni pos All-llahut, më bëni të shohë se ç´krijuan ata në tokë; a mos kanë pjesë ata në qiej, a mos u kemi dhënë atyre ndonjë libër, e ata kanë argument në të?" Jo, por mizorët nuk i premtojnë njëri-tjetrit diçka
41All-llahu i mban qiejt dhe tokën që të mos zhduken, e nëse zhduken, s´ka askush pos Tij që mund t´i mbajë; Ai është që nuk ngutet, është që falë.
42Ata me betimin më të fortë të tyre janë betuar në All-llahun se, nëse u vjen atyre ndonjë pejgamber, do të jenë më të udhëzuarit (më besimtarët) nga njeri i atyre popujve (jahudi ose i krishterë), e kur u erdhi atyre pejgamberi, atyre nuk u shtoi tjetër v
43(Largim) Për shkak të mendjemadhësisë dhe dredhisë së keqe, por dredhia e keqe nuk godit tjetër vetëm ata që kurdisën. Pra ata nuk janë duke pritur tjetër vetëm gjurmët e të parëve, e në ligjin e All-llahut kurrë nuk do të hasësh devijim.
44A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte përfundimi i atyre që ishin para tyre, ndonëse ata ishin edhe më të fuqishëm. All-llahu nuk është i tillë që ndonjë send në qiej e as në tokë të mund ta bëjë të paaftë Atë; Ai është i dijshëm, i fuqish
45E sikur All-llahu t´i kapte njerëzit sipas veprave (të këqija) të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë, por Ai i afatizon deri në momentin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, s´ka dyshim se All-llahu i ka parasysh robërit e vet.
Chapter 36 (Sura 36)
1Ja, Sin!
2Pasha Kur´anin e pacenueshëm në urtësinë e tij të lartë.
3S´ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve.
4Je në një rrugë të drejtë.
5(Kur´ani është) Zbritje e Plotfuqishmit, e Mëshiruesit.
6Për t´ia tërhequr vërejtjen një populli, që të parëve të tyre nuk u është tërhequr, e për atë shkak ata janë të hutuar.
7Për Zotin tashmë ka marrë fund vendimi (thënia) kundër shumicës së tyre, andaj ata edhe nuk besojnë.
8Ne u kemi varë në qafat e tyre pranga e ato u arrijnë deri në nofulla, andaj ata mbesin me koka lart.
9Ne u kemi vënë edhe para tyre pendë edhe mbrapa tyre pendë dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin.
10Dhe për ata është e njëjtë, a ua tërhoqe vërejtjen a nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.
11Ti ia tërheq vërejtjen vetëm atij që e përvetëson Kur´anin dhe i frikësohet Mëshiruesit edhe kur është vetëm (i papashëm prej njerëzve), pra jepi myzhde atij për falje dhe shpërblim të mirë.
12Vërtet, Ne i ngjallim të vdekurit dhe i shkruajmë veprat; gjurmët e tyre dhe çdo gjë kemi regjistruar në librin e ruajtur (Lehvi Mahvudh).
13Përmendju atyre një shembull të banorëve të fshatit, kur atyre u patën ardhur të dërguarit.
14Kur Ne dërguam te ata dy, e ata i përgënjeshtruan që të dy, atëherë i përforcuam me një të tretë dhe u thanë: "Ne jemi të dërguar te ju".
15Ata (fshatarët) thanë: "Ju nuk jeni tjetër, vetëm se njerëz sikurse ne dhe se All-llahu nuk u ka shpallur asgjë; ju nuk jeni tjetër vetëm se rrenacakë.
16Ata thanë: "Zoti ynë e di se me të vërtetë ne jemi të dërguar te ju.
17Dhe ne nuk jemi të obliguar për tjetër, përveç t´ju kumtojmë ashtu qartë".
18Ata (fshatarët) thanë: "Ne parandiejmë kob me ju dhe nëse nuk tërhiqeni, ne do t´ju gurëzojmë dhe do të përjetoni ndëshkim të idhët prej nesh".
19Ata (të dërguarit) thanë: "Fati i keq është i juaji, a pse u këshilluat, a (na kërcënoheni)? Jo, por ju jeni popull i shfrenuar!"
20Dhe prej skajit më të largët të qytetit erdhi një njeri që ngutej e tha: "O populli im, dëgjoni të dërguarit!"
21Dëgjoni atë që nuk kërkon prej jush ndonjë shpërblim dhe janë udhërrëfyes!
22E, ç´kam unë që të mos e adhuroj atë që më krijoi dhe te Ai ktheheni.
23A do të pranoj zota të tjerë pos Atij, e nëse do Mëshiruesi të më godasë me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlejë asgjë, e as që do të më shpëtojnë.
24Unë do të jem atëherë në një humbje të hapët.
25Unë i kam besuar Zotit tuaj, pra më dëgjoni!"
26Atij i është thënë: "Hyn në xhennet! e ai tha: "Ah, sikur ta dinte populli im,
27për çka më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!"
28Pas tij, Ne nuk zbritëm ndonjë ushtri nga qielli kundër popullit të tij, e as që ishte vendimi ynë të zbresim tjetër,
29përveç një britme të tmerrshme, kur qe, ata të ftohur (të vdekur).
30O sa dëshpërim i madh për robërit që nuk u erdhi ndonjë i dërguar, vetëm se ata u tallën me të.
31A nuk e panë ata se sa gjenerata kemi zhdukur para tyre dhe ata nuk u kthyen.
32Dhe të gjithë, të tubuar, do të paraqiten pranë Nesh.
33Dhe për ata është argument (për fuqinë e Zotit) toka e vdekur, të cilën Ne e ngjallim, nxjerrim prej saj drith nga i cili ata hanë.
34Dhe në të Ne u kemi bërë kopshte hurmash e rrushi dhe në të u kemi dhënë burime (uji).
35Ashtu që ata të hanë nga ata fruta dhe nga çka prodhojnë vetë duart e tyre. A i gëzojnë këto dhe nuk falënderojnë?
36I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë.
37Për ata është argument edhe nata, prej të cilës largojmë ditën, kurse ata mbesin në terr.
38Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhënjyesit, të dijshmit.
39Edhe Hënës i kemi caktuar fazat (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harkut (rrem i hurmës së tharë).
40As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata paraditën po secili noton në një galaktikë.
41Argument për ta është edhe ajo se Ne pasardhësit e tyre (të Ademit) i bartëm në anije të mbushur përplot.
42Dhe ngjashëm me të, u krijuam atyre diçka që t´i hipin.
43E sikur të duam Ne, i përmbytim ata, e nuk ka efekt as lutja e tyre dhe as që do të shpëtonin.
44Përveç nga mëshira Jonë ndaj tyre, dhe që të përjetojnë të mirat deri në një kohë të caktuar.
45E kur u thuhet atyre: "Kini frikë asaj që ngjau para jush dhe asaj çka do t´ju ngjajë më vonë, e që të mëshiroheni (ata nuk dëgjojnë).
46Nuk ka asnjë argument që u erdhi atyre nga argumentet e Zotit, e që ata nuk ia kthyen shpinën.
47Dhe kur u thuhej: "Jepni nga ajo që All-llahu u begatoi, ata që nuk besuan besimtarëve u thanë: "A ta ushqejmë atë që sikur të donte All-llahu do ta ushqente? Ju nuk jeni tjetër vetëm se të humbur qartë!".
48Dhe thoshin: "Po qe se jeni të vërtetë, kur do të jetë ai premtim?"
49(All-llahu u përgjigjet) Nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një britmë që i rrëmben ata kur janë duke u zënë mes vete.
50E nuk do të mund të lënë as porosi (vasijet-testament) as të kthehen në familjet e tyre.
51Dhe i fryhet Surit, kur qe, duke u ngutur prej varrezave paraqiten te Zoti i tyre.
52E thonë: "Të mjerët ne! Po kush na ngriti prej ku ishim të shtrirë në varre?" E, kjo është ajo që premtoi Zoti dhe vërtetuan të dërguarit.
53Ajo nuk është tjetër, përveç një zë i fuqishëm dhe ata të gjithë të paraqitur para Nesh.
54Sot pra, askujt nuk i bëhet e padrejtë diçka dhe nuk shpërbleheni me tjetër vetëm për atë që vepruat.
55Ata të xhennetit tash janë të angazhuar me kënaqësi.
56Ata dhe shoqet e tyre janë nën hije të mbështetur në kolltukë.
57Aty ata kanë pemë dhe çka të duan.
58Kanë "Selam", thënie e Zotit mëshirues!
59E tash, o ju kriminelë, ndahuni!
60O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk ua dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!?
61(Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt!
62Vërtet, ai ka humbur shumë njerëz prej jush, a nuk mblodhët mend?
63Ky është xhehennemi që juve u premtohej.
64Hyni tash në të, për shkak se mohuat çdo të vërtetë!
65Sot Ne ua mbyllim gojët atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojnë për atë që punuan.
66E sikur të duam Ne do t´ua verbonim sytë e tyre, se ata do ta mësynin rrugën, po si do të shihnin?
67Dhe sikur të duam, do t´i kishim gjymtuar ata në vend, e nuk do të mund të shkonin as para as prapa.
68E atij që i japim të jetojë gjatë, e kthejmë prapa në krijimin e tij. A nuk janë duke menduar?
69Ne as nuk ia mësuam atij (Muhammedit) poezinë, e as që i takon ajo atij, ai (Kur´ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë dhe Kur´an i qartë.
70Për t´ia tërhequr vërejtjen atij që është i gjallë (me mend e zemër) dhe dënimi të bëhet meritë për jobesimtarët.
71A nuk e shohin ata se nga ajo që Ne vetë e shpikëm, u krijuam atyre kafshët që ata i kanë.
72Dhe ua bëmë ato që t´u binden atyre, e disave prej tyre u hipin, ndërsa prej disave ushqehen.
73Ata kanë edhe dobi të tjera në to, e edhe pinë (qumësht) prej tyre. A nuk duhet të falënderojnë?
74Po, shkojnë e në vend të All-llahut adhurojnë zota të tjerë, me shpresë se do të ndihmohen prej tyre.
75Ata nuk mund t´u ndihmojnë atyre, por këta (idhujtarët) u janë bërë ushtri e gatshme e tyre.
76E ty mos të brengosin thëniet e tyre, Ne dimë çka mbajnë ata fshehtë dhe çka publikojnë.
77A nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atë prej një pikë uji (fare), kur qe, ai kundërshtar i rreptë.
78Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: "Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur? "
79Thuaj: "I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim.
80Ai që prej drurit të gjelbër ju bëri zjarrin, e ju prej tij ndezni".
81A nuk është i fuqishëm Ai, që krijoi qiejt e tokën, të krijojë njerëz sikundër që i krijoi ata? Po, Ai është krijuesi, i dijshmi.
82Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhri i Tij është vetëm t´i thotë: "Bëhu!" Ai menjëherë bëhet.
83I lartë është Ai që në dorën e Tij është pushteti mbi çdo send dhe vetëm te Ai ktheheni.
Chapter 37 (Sura 37)
1Pasha të radhiturit (melaiket), që në rreshta (safa) qëndrojnë.
2Dhe nxituesit, që me nxitim shtyjnë.
3Dhe pasha lexuesit, që lexojnë përkujtimin.
4Është e vërtetë se Zoti juaj është vetëm Një.
5Zot i qiejve dhe i tokës e çka ka mes tyre dhe Zoti i lindjeve (të yjeve).
6Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të Dunjasë) me bukurinë e yjeve.
7Dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur.
8Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët.
9Ata janë të përzënë dhe do të kenë një dënim të përhershëm.
10Përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg.
11Ti pra, pyeti ata (idhujtarët): a janë ata krijesë më e fortë, apo çka Ne krijuam. Ne i krijuam ata prej një balte që ngjitet.
12Por ti je i habitur, e ata tallen.
13E kur këshillohen, ata nuk marrin parasysh këshillën.
14E kur shohin ndonjë mrekulli, ata nxitin në përqeshje.
15Dhe thanë: "Ky (Kur´ani) nuk është tjetër vetëm se magji e kulluar.
16A, pasi të vdesim ne, të bëhemi dhé e eshtra të kalbur a do të ringjallemi?
17A edhe të parët tanë të hershëm?
18Thuaj: "Po, madje ju do të jeni të nënçmuar!"
19Ajo do të jetë vetëm një britmë, kur qe, ata të ngritur shikojnë.
20E thonë: "O të mjerët ne, kjo është dita e gjykimit!"
21Kjo është dita e ndasisë që ju e konsideruat rrenë.
22Tuboni ata që ishin zullumqarë, shoqërinë e tyre dhe ata që i adhuruan.
23(adhuruan) Pos All-llahut, orientoni rrugës së xhehimit!
24Ndalni ata, sepse do të merren në përgjegjësi.
25Çka keni që nuk ndihmoni njëri-tjetrin?
26E ata sot janë dorëzuar në tërësi.
27E kthehen e ia hedhin përgjegjësinë njëri-tjetrit.
28(Të shtypurit) u thonë (atyre të parëve): "Ju ishit që na vinit neve nga ana e djathtë (na pengonit prej të vërtetës).
29Ata (paria) u thonë: "Jo, ju vetë nuk ishit besimtarë.
30Ne nuk kemi pasur ndonjë pushtet ndaj jush, por ju vetë ishit që nuk respektuat (porositë e Zotit).
31E, ajo thënia (premtimi) e Zotit tonë u vërtetua kundër nesh, e s´ka dyshim se ne po e shijojmë (dënimin).
32Ne u ofruam juve rrugën e humbjes, ashtu sikurse edhe vetë ishim të humbur".
33Dhe atë ditë ata do të jenë në dënim të përbashkët.
34Kështu Ne veprojmë me kriminelët.
35Për arsye se kur u thuhej atyre: "Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut, ata e mbanin veten lart.
36Dhe thoshin: "A do t´i braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur?"
37Jo, (nuk është çka thonë ata) por ai ua solli të vërtetën dhe vërtetoi të dërguarit e parë.
38Ju, patjetër do ta përjetoni dënimin më të ashpër.
39Dhe nuk ndëshkoheni për tjetër, përveç për atë që vepruat.
40Me përjashtim të robërve të All-llahut që ishin të sinqertë,
41Të tillët janë ata që kanë furnizim të dalluar,
42Pemë të llojllojshme, ata janë të nderuar,
43Në xhennete të begatshme,
44Të mbështetur në kolltukë me fytyrë nga njëri-tjetri,
45Atyre u bëhet shërbim me gota (me verë) nga burimi,
46E bardhë (vera), që ka shije për ata që e pinë,
47Prej asaj nuk ka dhembje koke, e as që ata do të dehen nga ajo,
48E pranë tyre janë (hyritë) symëdhatë me shikim të përulur,
49Sikur ato të jenë inxhi e paprekur (dhe e ruajtur).
50I qasen njëri-tjetrit e bisedojnë,
51Prej tyre njëri flet e thotë: "Unë kam pasur njëfarë miku,
52thoshte: "A je ti prej atyre që besojnë se
53kur të jemi vdekur, të jemi bërë dhé e eshtra të kalbur, do të jemi të shpërblyer për vepra?"
54Ai (besimtari në xhennet) thotë: "A vini ju të shikojmë?"
55Ai shikon dhe e vëren atë (mikun) në mes të xhehennemit.
56Ai thotë: "Pasha All-llahun, përpak më rrëzove (në xhehennem) edhe mua.
57Dhe sikur të mos ishte dhuntia e Zotit tim, unë do të isha bashkë me ty në zjarr.
58Dhe ne nuk do të vdesim më.
59Përveç asaj vdekjes sonë të parë dhe ne nuk do të dënohemi më!"
60Vërtet, ky është ai suksesi i madh,
61për një shpërblim të këtillë le të veprojnë vepruesit.
62A kjo pritje (me shpërblim të All-llahut) është më e mirë, apo pema e Zekumit?
63Ne atë e kemi bërë sprovë për zullumqarët.
64Ajo është një pemë që mbin në fund të xhehennemit.
65Pema (fruti) e saj është sikurse koka dreqërish.
66E ata do të hanë nga ajo dhe do të mbushin barqet prej saj.
67Pastaj, ata do të kenë kundrejt atij ushqimi edhe ujë të valë.
68Mandej kthimi i tyre është në xhehennem.
69Ata i gjetën dhe shkuan pas prindërve të tyre të humbur.
70Ata u ngutën dhe shkelën hapave të tyre (pa menduar).
71Po, edhe para këtyre (popullit tënd) shumica e popujve të kaluar ishin të humbur.
72Ne atyre u patëm dërguar pejgamberë.
73E shif se si ishte përfundimi i atyre, të cilëve u qe tërhequr vërejtja.
74Me përjashtim të robëve të All-llahut që ishin të sinqertë.
75Për Zotin Neve na pat thirrur në ndihmë Nuhu, Ne jemi përgjegjës të mirë.
76Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej asaj të keqe të madhe.
77E pasardhësit e tij i bëmë ata që vazhduan jetën.
78Dhe Ne ua lamë atë kujtim për njerëzit e ardhshëm.
79Selam i qoftë Nuhut (prej All-llahut e prej krijesave) në mbarë botën (si kujtim ndaj tij).
80Ne kështu i shpërblejmë të mirët.
81Vërtet, ai ishte prej robërve tanë që janë besimtarë.
82E pastaj i përmbytëm në një ujë të tjerët (që nuk besuan).
83Edhe Ibrahimi ishte i grupit të tij.
84Kur Zotit të vet iu bind me zemër të pastër.
85Kur babait të vet dhe popullit të vet u tha: "Çka është ajo që ju adhuroni?"
86A në vend të All-llahut doni zota të trilluar?
87Çka është mendimi juaj ndaj Zotit të botëve?
88Dhe atëherë u lëshoi një shikim yjeve,
89e tha: "Unë jam i sëmurë!"
90Ata u kthyen dhe u larguan prej tij.
91Ai u drejtua kah zotat e tyre dhe u tha: "A nuk po hani ju?"
92Çka keni pra, që nuk po flitni?
93Iu afrua atyre ngadalë, duke u mëshuar me të djathtën (me fuqi).
94Ata (populli) iu afruan atij me të shpejtë (sigurisht e qortuan).
95Ai (Ibrahimi) tha: "A adhuroni atë që vetë e keni gdhendur?"
96E All-llahu ju krijoi juve edhe atë që e punoni.
97Ata thanë: "Ndërtojani atij një vend dhe hidheni atë në zjarr!
98Ata i menduan atij një kurth, kurse Ne i mposhtëm ata të nënçmuar".
99Ai tha: "Unë po shkoj aty ku më urdhëroi Zoti im, e Ai më udhëzon!"
100Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve!
101Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjellshëm).
102Dhe kur arriti ai (djali) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: "O djali im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?" Ai tha: "O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të
103E kur ata të dy iu dorëzuan urdhrit të Zotit dhe e përmbysi atë në fytyrë (në ballë).
104Ne e thirrëm atë: "O Ibrahim!"
105Ti tashmë e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët!
106Vërtet, kjo ishte sprovë e qartë.
107Ne e shpaguam atë me një të therur (kurban) të rëndësishëm.
108Dhe ndaj tij Ne lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm.
109Selam (shpëtim e paqe) pastë Ibrahimi!
110Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.
111Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë.
112Dhe Ne e gëzuam atë me (një djalë tjetër) Is´hakun, pejgamber prej të mirëve.
113Dhe Ne i dhuruan bekim atij dhe Is´hakut e prej pasardhësve të atyre dyve do të ketë punëmirë e të ndershëm, e edhe dëmtues të hapët të vetvetes.
114Pasha madhërinë Tonë, Ne u dhamë të mira Musait e Harunit.
115I shpëtuam ata dhe popullin e tyre prej një mjerimi të madh.
116Ne u ndihmuam atyre dhe ata ngadhënjyen.
117Atyre dyve ua dhamë librin e përsosur e të qartë.
118Dhe të dy ata i udhëzuam rrugës së drejtë.
119Përkujtim të këndshëm ndaj të dyve kemi lënë në popujt e mëvonshëm.
120(Përkujtimin) "Selamun" - qofshin të mëshiruar Musai dhe Haruni.
121Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.
122Vërtet, ata të dy ishin besimtarë nga robërit Tanë.
123Edhe Iljasi ishte prej të dërguarve Tanë.
124Kur ai, popullit të vet i tha: "A nuk jeni kah frikësoheni?"
125A e adhuroni "Ba´ël-in" (emër i një statuje) e braktisni adhurimin ndaj më të mirit që është Krijues?
126All-llahun, Zotin tuaj e të prindërve tuaj të hershëm!!"
127Ata e përgënjeshtruan, andaj ata medoemos janë të sjellë në xhehennem.
128Me përjashtim të robërve besnikë ndaj All-llahut.
129Edhe ndaj tij kemi lënë përkujtim të mirë në të ardhshmit.
130"Selamun" - qoftë i mëshiruar Iljasi (ose edhe besimtarët e Iljasit).
131Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.
132S´ka dyshim, ai ishte besimtar nga robërit Tanë.
133Edhe Luti, pa mëdyshje ishte prej të dërguarve Tanë.
134Kur Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij bashkë.
135Përveç një plake (grua e tij) që mbeti me të dënuarit.
136Pastaj të tjerët i rrënuam.
137E ju (mekas) me siguri kaloni atypari në mëngjes (ditën)
138e në mbrëmje (natën). Pra, a nuk mblidhni mend?
139Edhe Junusi ishte një nga të dërguarit Tanë.
140Kur iku te anija që ishte e mbushur plot (udhëtarë).
141E ai mori pjesë në short, po humbi (i ra shorti atij).
142Dhe atë e kafshoi (e gëlltiti) peshku, zatën ai ishte që e meritoi qortimin.
143E sikur të mos ishte ajo që ai kishte qenë prej atyre që shumë e përmendin Zotin.
144Ai do të mbetej në barkun e tij deri në ditën e ringjalljes.
145E Ne e hodhëm në një tokë pa bimë (shkretëtirë), ndërsa ai ishte i sëmurë.
146Dhe Ne bëmë që për të të mbijë një bimë (t´i bëjë hije) nga kungulli.
147Ne (pastaj) e dërguam atë te njëqind mijë e më shumë.
148E ata i besuan, e Ne ua vazhduam atyre të përjetojnë për deri në një kohë.
149E ti (Muhammed) pyeti ata (idhujtarët): "A të Zotit tënd janë vajzat, kurse të tyre djemtë?"
150Apo, Ne i krijuam engjëjt femra, e ata ishin dëshmitarë (kur Ne i krijuam engjëjt femra)?!
151Vini re se si ata nga trillimet e tyre thonë:
152"All-llahu ka lindë!" S´ka dyshim se ata janë gënjeshtarë (kur thonë se engjëjt janë bijat e Zotit).
153A thua vajzat Ai i ka bërë më të zgjedhura se djemt?
154Po ç´keni ju kështu, si po gjykoni ashtu?
155A nuk jeni duke menduar?
156A mos keni ju ndonjë argument të sigurt?
157Silleni pra, librin tuaj, nëse është si thoni ju!
158Ata (idhujtarët) pohuan mes Tij e mes engjëjve (xhinëve) lidhmëri farefisnore, po xhinët e dinë se ata (idhujtarët) janë të hedhur në zjarr.
159All-llahu është i pastër nga ajo çka i përshkruajnë.
160Ata (engjëjt) janë vetëm robër të sinqertë të Zotit (ata nuk i përshkruajnë gjë).
161E, as ju dhe as ata që i adhuroni,
162Nuk mund ta vini në sprovë askë ndaj Atij (besimit në Zotin),
163Përveç atij që është i gjykuar për xhehennem.
164E, nuk ka prej nesh (grupit të engjëjve) që nuk e ka vendin (detyrën, pozitën) e vet të njohur.
165Edhe ne (engjëjt) jemi të rreshtuar (në adhurim),
166Dhe ne jemi që i bëjmë tesbih (mohojmë se Ai ka të meta).
167Po edhe pse ata ishin që thoshin:
168Sikur të gjendej tek ne ndonjë libër nga të parët,
169Ne do të ishim robër të All-llahut, të sinqertë.
170Po (kur u erdhi libri), ata e mohuan atë (Kur´anin), e më vonë do të kuptojnë.
171E tashmë fjala (premtimi) e jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar,
172se ata, pa dyshim do të jenë të ndihmuar.
173Dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit.
174Prandaj, për një kohë, ti (Muhammed) hiqju tyre.
175E ti vështroi ata se edhe ata do ta shohin (ndihmën tonë ndaj juve besimtarëve).
176A mos po kërkojnë shpejtimin e ndëshkimit tonë?
177E kur të vjen ai (dënimi) në territorin e tyre, mëngjes i shëmtuar do të jetë për ata që u ishte tërhequr vërejtja.
178E ti largohu për një kohë prej tyre,
179Dhe ti vështroi se edhe ata më vonë do të shohin.
180I pastër e i lartë është Zoti yt, Zoti i gjithfuqishëm nga ajo që ata i përshkruajnë.
181Çdo e mirë qoftë ndaj të dërguarëve.
182Dhe falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të gjithësisë!
Chapter 38 (Sura 38)
1Sad, pasha Kur´anin që është përplot përkujtime (është i famshëm dhe s´ka dyshim se është mrekulli).
2Por ata që nuk besuan janë në kryeneçësi e kundërshtim.
3Sa gjenerata para tyre i kemi asgjësuar, të cilët lutën për shpëtim, po nuk ishte koha e shpëtimit.
4Ata (idhujtarët) habiten, ngase u erdhi pejgamberi nga mesi i tyre, e mosbesimtarët thanë: "Ky është magjistar, rrenës".
5A mendon ai t´i bëjë zotat Një Zot? Vërtet, kjo është gjë shumë e çuditshme!
6Paria nga mesi i tyre shkoi duke i thënë njëri-tjetrit: vazhdoni të jeni të qëndrueshëm në adhurimin e zotave tuaj, pse kjo është një gjë e kurdisur.
7Ne nuk kemi dëgjuar diçka të këtillë në popullin (në fenë) e fundit; kjo nuk është tjetër, pos një trillim!
8A mos atij, nga mesi ynë, iu zbrit Kur´ani? Jo, por ata janë në dyshim ndaj Kur´anit Tim, por edhe për shkak se ende nuk e kanë shijuar dënimin Tim.
9A mos ata i kanë depot e mëshirës së Zotit tënd, Ngadhënjyesit, Dhuruesit!
10A mos është i tyre pushteti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre? Pra, le të rreken me shkaqet (deri në qiell e të komandojnë)!
11(Ata janë) Një ushtri e grupacioneve që është aty, ajo është e thyer.
12Përgënjeshtruan para tyre populli i Nuhut, Adi dhe Faraoni i ngrehinave të mëdha.
13(Përgënjeshtruan) Edhe Themudi, edhe populli i Lutit dhe banorët e Ejkes. Ato ishin grupacione (kundërshtare)
14Secili prej tyre përgënjeshtroi të dërguarit, andaj i gjeti dënimi Im.
15Po edhe këta nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një ushtimë që nuk ka të përsëritur.
16Ata edhe thanë: "Zoti ynë, ngutna pjesën tonë para ditës së përgjegjësisë (të gjykimit)!"
17Ti duro ndaj asaj që thonë ata, dhe përkujto robin Tonë Davudin, të fuqishmin (në fé e trup), vërtet ai gjithnjë i drejtohej All-llahut.
18Ne ia nënshtruam kodrat që së bashku me të bënin tesbihë mbrëmje e mëngjes,
19Edhe shpezët e tubuara, të gjitha, vetëm Atij i ishin drejtuar.
20Ne ia forcuam edhe sundimin atij, i dhamë mençuri dhe aftësi në gjykime.
21A të ka arritur lajmi i palëve ndërgjykuese, kur kaluan prej së larti në dhomën ku lutej.
22Kur hynë te Davudi, ai u frikësua prej tyre, po ata i thanë: "Mos ki frikë, ne jemi dy palë në kundërshtim që i kemi bërë padrejtë njëri-tjetrit, andaj ti gjyko me drejtësi mes nesh e mos shmang, dhe udhëzona në rrugë të drejtë".
23Ky miku im i ka nëntëdhjetë e nëntë dele, ndërsa unë e kam vetëm një dhe më ka thënë: "Ma ler mua ta posedoj atë"! Dhe më rëndoi e më mundi me fjalë!
24Ai (Davudi) tha: "Ai ka bërë padrejt ndaj teje me kërkimin e deles tënde (për t´ia bashkuar) te delet e veta. Është e vërtetë se shumica prej ortakëve i bëjnë padrejt njëri-tjetrit, me përjashtim të atyre që kanë besuar dhe punuar vepra të mira, por të ti
25Ne atë ia falëm atij dhe ai është i afërt te Ne dhe ka përfundim (ardhmëri) të mirë.
26O Davud: "Ne të kemi bërë sundimtar në tokë, e ti pra gjyko me drejtësi mes njerëzve, e mos shko pas dëshirave se ato të shmangin prej rrugës së All-llahut. Ata që largohen prej rrugës së All-llahut i pret dënim i rëndë për shkak se e harruan ditën e përg
27Ne nuk e krijuam qiellin e as tokën dhe çka ka në mes tyre, pa qëllim (shkel e shko), ai është mendim i atyre që nuk besuan, pra dënimi me zjarr është mjerim për ata që nuk besuan.
28A mos do t´i barazojmë ata që besuan dhe bënë vepra të mira me ata që bënë shkatërrime në tokë, apo do t´i konsiderojmë njësoj si të ruajturit prej të këqijave, si ata që janë mëkatarë?
29(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t´i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.
30Ne Davudit i falëm Sulejmanin, rob shumë i mirë dhe shumë i kthyer nga Zoti.
31Kur në një parambrëmje iu shfaqën atij kuaj, që kur ishin të ndalur, rrinin gatitu në tri këmbë, e ishin edhe shumë të shpejtë.
32E ai tha: "Unë i dhashë përparësi dashurisë së kuajve, ndaj Zotit tim, derisa (dielli) u fsheh dhe perëndoi".
33"M´i ktheni ata mua!" Atëherë filloi t´u mëshojë këmbëve e qafave.
34Ne e sprovuam Sulejmanin dhe e mbajtëm në postin e tij si një trup, e pastaj u rikthye në gjendjen e parë.
35Tha: "Zoti im, më fal (gabimin), më dhuro asi pushteti që askush pas meje nuk do ta ketë; vërtet, Ti je dhuruesi më i madh.
36Ne ia nënshtruam erën që, sipas urdhrit të tij, ajo të ecën lehtë dhe nga të dëshirojë ai.
37Ndërsa djajtë (ia nënshtruam) për çdo ndërtim dhe zhytje në ujë.
38Dhe të tjerët (djaj) që ishin të lidhur në pranga.
39Ky është shpërblimi Ynë, e ti dhuro ose mos dhuro, për këtë nuk përgjigjesh.
40Ai vërtet ka vend të lartë te Ne dhe ardhmëri të mirë.
41Përkujto edhe robin tonë Ejubin, kur me lutje iu drejtua Zotit të vet: "Djalli më ka goditur me mundim e dhembje!"
42Bjeri me këmbën tënde tokës! Ky është (ujë) i ftohtë, lahesh dhe pi.
43E nga mëshira Jonë dhe mësim për ata që kanë të menduar, Ne ia falëm familjen e tij dhe po aq sa ishin ata.
44E merre me dorën tënde një deng thupra dhe bjeri me të, e mos e thyej betimin! Vërtet, Ne e gjetëm atë të durueshëm. Sa rob shumë i mirë ishte ai dhe i kthyer te Zoti.
45Përkujto robërit tanë Ibrahimin, Is´hakun, Jakubin që ishin të fortë në zbatimin e detyrave dhe largpamës në fe.
46Ne i pajisëm ata me një virtyt të posaçëm, me përkujtim ndaj botës tjetër.
47S´ka dyshim se ata ishin te Ne prej të zgjedhurve më të mirë.
48Përkujto Ismailin, Eljesan, Dhelkiflin, që të gjithë prej të zgjedhurve.
49Ky është një përkujtim. E është e sigurt se ata që janë të ruajtur, kanë një ardhmëri të mirë.
50Xhennetet e Adnit janë me dyer të hapura për ata.
51Aty do të jenë të mbështetur në kolltukë dhe kërkojnë pemë e pije të llojeve të ndryshme.
52Ata kanë pranë vetes (hyri) sypërulura të një moshe.
53Këto janë ato që premtoheshit për ditën e llogarisë.
54Ky është furnizimi Ynë, i cili nuk ka të mbaruar.
55Kjo është kështu. E sa u përket atyre që nuk besuan, ata kanë një ardhmëri shumë të keqe,
56xhehennemin që do të hidhen në të, e sa djep i shëmtuar është ai.
57Ky është ujë i valë dhe i ndyrë; le ta shijojnë atë!
58I presin edhe dënime të tjera të llojllojta sikurse ai.
59Ky është një grumbull që bashkohet me ju (u thonë engjëjt parisë): "Mos paçin komoditet as mirëseardhje (thonë paria)!" Ata janë që do të digjen në zjarr.
60Ata (të shtypurit) thonë: "Jo, juve mos u qoftë as mirëseardhja, as komoditeti; ju jeni që na e përgatitët këtë!" Sa vendqëndrim i keq është!
61O Zoti ynë, ata thonë: "Atij që na e bëri këtë, shtoja dyfish dënimin në zjarr!"
62Dhe thonë: "Ç´ëshë që nuk po i shohim disa burra që ne i konsideronim prej të këqijve.
63E që i kemi pas marrë ata në tallje, a mos na u ka larguar shikimi prej tyre?"
64Kjo armiqësi ndërmjet banuesve të zjarrit është e vërtetë.
65Thuaj: "Unë jam vetëm këshillues, e nuk ka ndonjë zot tjetër përpos All-llahut Një, Dërmuesit.
66Zot i qiejve e i tokës dhe ç´ka midis tyre, i Plotfuqishmi, Mëkatfalësi".
67Thuaj: "Ky (Kur´ani) është një kumtesë e madhe!"
68Të cilës ju ia ktheni shpinën.
69Unë nuk kam pasur kurrfarë dije për elitën e lartë (melaiket) kur ata bënë polemikë (rreth Ademit).
70Mua nuk më shpallet tjetër vetëm se, unë nuk jam tjetër pos një tërheqës i hapët i vërejtjes!
71Kur Zoti yt u tha engjëjve: "Unë po krijoj një njeri nga balta,
72dhe kur ta kem përsosur atë dhe t´i kem dhënë nga ana Ime shpirt, ju menjëherë përuljuni atij (në sexhde)".
73Engjëjt të gjithë së bashku iu përulën,
74përveç Iblisit që ishte kryelartë dhe që u bë prej jobesimtarëve.
75(Zoti) Tha: "O Iblis, çka të pengoi ty t´i përulesh atij që Unë vetë e krijova? A bëre kryeneçësi, apo ke qenë prej atyre që shesin fodullëk?"
76Ai (Iblisi) tha: "Unë jam më i mirë prej tij, mua më ke krijuar nga zjarri, e atë e krijove nga balta!"
77(Zoti) Tha: "Dil pra prej tij (prej xhennetit), ti je i mallkuar.
78Dhe largimi prej mëshirës Sime ka për të përcjellë deri në ditën e gjykimit!"
79Ai tha: "Zoti im, më jep afat deri në ditën e ringjalljes!"
80(Zoti) Tha: "Po, je prej atyre të afatizuarve,
81deri në kohën e ditës së caktuar!"
82Ai tha: "Pasha madhërinë Tënde, kam për t´i shmangur prej rrugës së drejtë që të gjithë,
83përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu!"
84(Zoti) Tha: "Pasha të vërtetën, e Unë e flas vetëm të vërtetën:
85Unë do ta mbush xhehennemin me ty dhe me të gjithë ata që vijnë pas teje!"
86Thuaj (Muhammed): "Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim, dhe unë nuk jam prej atyre që bëjnë trillime".
87Ky (Kur´ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botët.
88E ju gjithsesi do ta kuptoni pas pak kohe vërtetësinë e tij.
Chapter 39 (Sura 39)
1Shpallja e librit është prej All-llahut, të gjithfuqishmit, të urtit.
2Ne ta shpallëm ty librin për hir të së vërtetës, andaj ti adhuroje All-llahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij!
3Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për All-llahun! Ndërsa ata që në vend të Tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë): Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër All-llahut, s´ka dyshim se All-llahu do të gjykojë mes tyre p
4Sikur të kishte dashur All-llahu të ketë fëmijë, do të zgjedhte atë që dëshiron nga çka Ai vetë krijon. I pastër është Ai! Ai është All-llahu, i vetmi, i fuqishmi!
5Ai krijoi qiejt e tokën me qëllim të caktuar; Ai natën ia mbështjell (vendit të) ditës dhe ditën ia mbështjell natës; Ai nënshtroi diellin dhe hënën, që secili lëviz deri në një afat të caktuar, pra Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi.
6Ai ju krijoi juve prej një njeriu, mandej prej tij e krijoi palën (çiftin) e tij dhe Ai krijoi për juve tetë nga çiftet e kafshëve. Ai u krijon juve në barqet e nënave tuaja, krijim (etapë) pas krijimi në tri errësira. Ky është All-llahu, Zoti juaj, vetëm
7Nëse ju nuk besoni, All-llahu nuk është nevojtar për ju; megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Vet, e nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju. Ndërkaq, nuk do ta bartë asnjë mëkatar barrën e tjetrit. Pastaj, e ardhmja
8E kur e godit njeriun ndonjë e keqe (ndonjë dëm), ai e lut Zotin e vet duke kërkuar ndihmë vetëm prej Tij, e kur nga ana e Tij i jep ndonjë të mirë (ia largon të keqen), ai e harron atë që më parë i është lutur Atij, dhe i përshkruan shokë All-llahut për
9(A jobesimtari e ka gjendjen më të mirë) Apo ai që kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde, duke qëndruar në këmbë, i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj: "A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nu
10Thuaj: "O robërit e Mi që keni besuar, kini frikë ndaj Zotit tuaj. Ata që bënë mirë në këtë jetë, kanë të mirë të madhe, e Toka e All-llahut është e gjerë, ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!"
11Thuaj: "Unë jam i urdhëruar ta adhuroj All-llahun, të jem i sinqertë në adhurimin ndaj Tij!"
12Dhe jam i urdhëruar të jem i pari i muslimanëve!
13Thuaj: "Unë i frikësohem dënimit të një dite të madhe, nëse kundërshtoj Zotin tim.
14Thuaj: "Vetëm All-llahun e adhuroj, sinqerisht ndaj Tij e bëj adhurimin tim.
15E ju pra, adhuroni pos Tij çka të doni!" Thuaj: "Të dështuar në ditën e kijametit janë ata që e kanë humbur veten dhe familjen e vet. Vini re: ky është ai dështimi i njëmendtë.
16Se ata do të kenë shtresa të zjarrit edhe sipër edhe përfundi. Me këtë All-llahu i frikëson robërit e Vet: "O robërit e Mi, kini frikë (dënimin)!"
17Ndërkaq, ata që u larguan prej adhurimit të idhujve dhe iu drejtuan All-llahut, ata kanë gëzim të madh, e ti përgëzoji pra robërit e Mi!
18Të cilët i dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të mirën prej tyre. Të tillët janë ata që All-llahu i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe të tillët janë ata të mençurit.
19E, atij që i është përcaktuar vendimi për dënim, a mund ta shpëtosh ti prej zjarrit?
20Ndërkaq, ata që u ruajtën për hir të Zotit të tyre, për ta do të ketë dhoma të ndërtuara njëra mbi tjetrën, nën të cilat rrjedhin lumenjtë. Premtim i All-llahut, e All-llahu nuk e thyen premtimin.
21A nuk e sheh se All-llahu lëshon ujë nga qielli dhe atë e shpërndanë në tokë nëpër burime, mandej me të mbijnë bimë të llojeve dhe të ngjyrave të ndryshme, pastaj ajo thahet dhe ti e sheh atë të zverdhur dhe pastaj e bën atë të llomitur. S´ka dyshim se në
22Atij që All-llahu ia ka zgjeruar kraharorin për besimin islam, ai është në një dritë të sigurt prej Zotit të vet. Të mjerë janë ata që nga zemërfortësia e tyre nuk përmendin All-llahun, të tillët janë në humbje të qartë.
23All-llahu e shpalli të folmen më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas here (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrënqethen lëkurët dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim i All-llahut, me të udhëzon atë që d
24E ai që me fytyrën e vet mbrohet nga dënimi në ditën e kijametit (a është i njëjtë me atë të shpëtuarin)? Kur mizorëve u thuhet: "Përjetoni të keqen e asaj që punuat!"
25Edhe ata para tyre përgënjeshtruan (pejgamberët), por u erdhi ndëshkimi nga nuk e menduan.
26All-llahu u bëri të përjetojnë në këtë jetë poshtërimin, por dënimi i botës tjetër është edhe më i madh, sikur ta dinin ata.
27Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kur´an shembuj nga çdo lëmi e nevojshme, ashtu që ata të marrin përvojë (mësim),
28Duke qenë Kur´ani arabisht që nuk ka kundërthënie, me qëllim që të ruhen prej rrugës së gabuar.
29All-llahu solli një shembull: Një njeri (rob) në posedimin e të cilit ishin ortakë pa marrëveshje mes vete dhe një njeri (rob) që është thjesht në posedimin e një njeriu. A janë ata të dy të një lloji (të një gjendjeje)? Lavdërimi i takon vetëm All-llahut
30Ti do të jesh i vdekur, e edhe ata do të jenë të vdekur.
31E pastaj, në ditën e kijametit pranë Zotit tuaj do të grindeni mes vete e Ai gjykon.
32E kush është më mëkatar se ai që e flet të pavërtetën ndaj All-llahut dhe se ai që kur i erdhi e vërteta (Kur´ani), e përgënjeshtroi? A nuk është në xhehennem vendqëndrimi për jobesimtarët?
33E ai që e solli të vërtetën dhe ai që e vërtetoi atë, të tillët janë ata të ruajturit.
34Ata te Zoti i tyre kanë çkado që dëshirojnë, e ai është shpërblimi i bamirësve.
35All-llahu do t´ua shlyejë atyre edhe më të keqen që e punuan dhe do t´u japë shpërblime më të mira për atë që punuan.
36A nuk All-llahu që i mjafton robit të vet (Muhammedit)? E ata të frikësojnë ty me të tjerët pos Tij. Po atë që e ka humbur All-llahu, për të nuk ka udhëzues!
37Atë që All-llahu e drejton, atë nuk ka kush që mund ta humbë; a nuk është All-llahu i gjithëfuqishëm që ndërmerr ndëshkime?
38Po nëse i pyet ata se kush i krijoi qiejt e tokën, sigurisht ata do të thonë: "All-llahu!" Ti thuaju: "Më tregoni pra, për ata që i adhuroni pos All-llahut, nëse All-llahu më godet mua me ndonjë të keqe, a mund ta largojnë ata atë të keqe, ose nëse All-ll
39Thuaj: "O populli im, veproni sipas gjendjes suaj, e edhe unë veproj sipas times e më vonë do ta dini,
40se cilit do t´i vijë dënimi që e poshtëron dhe do ta goditë dënim i përjetshëm!"
41Ne ta shpallëm ty librin me argumente për njerëz, e kush orientohet në rrugën e vërtetë, ai e ka për vete, e kush e humbë, ai i bën dëm vetëm vetes, e ti nuk je garantues i tyre.
42All-llahu i merr shpirtrat kur është momenti i vdekjes së tyre (i vdekjes së trupave të tyre), e edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që nuk i është caktuar vdekja, por është në
43A mos kanë zgjedhur ndërmjetësues përveç All-llahut? Thuaj: "A edhe pse janë që nuk posedojnë asgjë e as nuk kuptojnë".
44Thuaj: "I tërë shefaati (ndërmjetësimi) i takon vetëm All-llahut, i Tij është pushteti i qiejve dhe i tokës, e më vonë vetëm te Ai ktheheni".
45Kur përmendet vetëm All-llahu, zemrat e atyre që nuk besojnë botën tjetër neveriten, e kur përmenden, përveç Atij, të tjerë, ata gëzohen.
46Thuaj: "O All-llah, Krijues i qiejve e i tokës, Njohës i të fshehtës dhe i të dukshmes, Ti je që gjykon mes robërve Tu për atë që ata kundërshtoheshin".
47E sikur të ishte e atyre që nuk besuan, e tërë ajo çka ka në tokë e edhe një herë aq, do ta jepnin kompensim për t´i shpëtuar dënimit të tmerrshëm në ditën e kijametit. E prej All-llahut do t´u prezentohet (lloji i dënimit), çka as nuk kanë mundur ta mend
48Dhe do t´u dalin në shesh të këqijat që i kanë punuar dhe i përfshin ata ajo me të cilën talleshin.
49Kur e godet njeriun ndonjë e keqe, ai na lutet Neve, e kur nga ana Jonë ia shndërrojmë atë në ndonjë të mirë, ai thotë: "Kjo më është dhënë në bazë të dijes sime!" Jo, por ajo është një sprovë, por shumica e tyre nuk e dinë.
50Ashtu patën thënë edhe ata që ishin para tyre, por atyre nuk u bëri dobi ajo çka kishin fituar.
51Ata i goditën të këqijat që i kishin punuar. Edhe prej këtyre, ata që bënë zullum do t´i godasin të këqijat e veprave të tyre dhe nuk mund t´i shpëtojnë asaj (goditjeje).
52A nuk e dinë ata se All-llahu i jep furnizim të plotë atij që do, e edhe i jep pak atij që do. Edhe në këto ekzistojnë fakte për një popull që beson.
53Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!"
54Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se t´u vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t´ju ndihmojë.
55Dhe përmbajuni asaj më të mirës që u është shpallur nga Zoti juaj, para se t´ju vijë dënimi befas e ju të mos dini.
56Dhe të mos thotë ndokush: "O i mjeri unë që kam lënë mangu respektimin ndaj All-llahut dhe që kam qenë prej atyre që talleshin!"
57Ose të mos thotë: "Ah, sikur të më kishte udhëzuar All-llahu (në rrugë të drejtë) e të kisha qenë prej atyre që janë të ruajtur!"
58Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: "Sikur të isha kthyer edhe një herë e të isha bërë prej atyre bamirësve!"
59Jo, ty të patën ardhur argumentet e Mia, e ti i përgënjeshtrove ato, u bëre kryeneç dhe ishe prej atyre që nuk besuan.
60E ata që bënë gënjeshtër ndaj All-llahut, do t´i shohësh në ditën e kijametit, fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në xhehennem vendi i arrogantëve?
61Ndërsa All-llahu do t´i shpëtojë me atë suksesin e tyre ata që kishin qenë të ruajtur. Ata nuk do t´i kapë e keqja e as nuk do të jenë të shqetësuar.
62All-llahu është krijues i çdo sendi dhe Ai ëshë mbikëqyrës ndaj çdo gjëje.
63Vetëm te Ai janë çelësat e qiejve e të tokës, ndërsa ata që nuk i besuan argumentet e All-llahut, të tillët janë ata të dështuarit.
64Thuaj: "O ju injorantë, a mos më thirrni të adhuroj tjetër, në vend të All-llahut?"
65Pasha All-llahun, ty të është shpallur, e edhe atyre para teje: "Nëse i bën shok (All-llahut), veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jeshë prej të humburve.
66Prandaj, vetëm All-llahun adhuroje dhe bëhu mirënjohës!"
67Ata nuk e çmuan All-llahun me atë madhështinë që i takon, ndërsa në ditën e kijametit e tërë toka është në grushtin e Tij, e qiejt të mbështjellë në të djathtën (forcën) e Tij. Ai është i pastër nga të metat dhe Ai është i lartë nga çka ata i shoqërojnë!
68Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, përveç atyre që do All-llahu (të mos vdesin), pastaj i fryhet atij herën tjetër, kur qe, të gjithë ata të ngritur e presin (urdhrin e Zotit).
69Toka është ndriçuar me dritën e Zotit të vet, libri (shënimet mbi veprat) është vënë pranë dhe sillen pejgamberët e dëshmitarët, e kryhet mes tyre gjykimi me drejtësi, e atyre nuk u bëhet padrejt.
70Dhe secili njeri shpërblehet për atë që ka vepruar, e Ai më së miri e di se ç´punuan.
71E ata që nuk besuan sillen në grupe te xhehennemi, e kur arrijnë te ai, dyert e tij hapen e roja e tij u thotë atyre: "A nuk u patën ardhur juve të dërguar nga mesi juaj t´ju lexojnë shpalljet e Zotit tuaj, t´ju tërheqin vërejtjen për ballafaqimin tuaj në
72U thuhet: "Hyni nëpër dyer të xhehennemit, aty do të jeni përgjithmonë, sa vend i keq është për kryeneçt!"
73E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te xhenneti, e kur arrijnë aty, dyert e tij i gjejnë të hapura dhe roja e tij u thotë atyre: "Selamun alejkum" - qofshi të shpëtuar, ishit të pastër, andaj hyni në të, aty do të jeni përgjith
74E ata (të xhennetit) thanë: "Falënderuar qoftë All-llahu, i cili premtimin e Vet e bëri realitet ndaj nesh dhe na e la në disponim tokën e xhennetit që të vendosemi aty ku të duam! Sa shpërblim i mirë është i atyre që vepruan drejt".
75E do t´i shohësh engjëjt të rreshtuar përreth Arshit, e madhërojnë me falënderim Zotin e vet. E në mes tyre (njerëzve) kryhet gjykimi me drejtësi dhe thuhet: "(prej të gjithëve) Falënderuar qoftë vetëm All-llahu, Zoti i botëve!"
Chapter 40 (Sura 40)
1Ha, Mim.
2Kjo shpallja e librit është prej All-llahut, fuqiplotit, gjithëdijshmit.
3I cili fal mëkatin dhe pranon pendimin, dhe që është ndëshkues i ashpër, por edhe bamirës. Nuk ka zot tjetër përveç Atij. Te Ai është e ardhmja e çdokujt.
4Rreth argumenteve të All-llahut nuk kundërshton kush, pos atyre që nuk besuan; pra ty të mos mashtrojë lëvizja e tyre nëpër qytete.
5Populli i Nuhut dhe grupacione pas tyre patën përgënjeshtruar përpara këtyre (idhujtarëve), dhe secili popull (që përgënjeshtroi), u përpoq ta asgjësojë të dërguarin e vet dhe e luftoi me çështje të kota, ashtu që me ato deshi ta likuidojë të vërtetën, e
6Po ashtu, ka marrë fund vendimi i Zotit tënd (për dënim) kundër atyre që nuk besuan, se ata janë banues të zjarrit.
7Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin Arshin edhe ata që janë përreth e tij, lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t´i falë ata që besuan (duke thënë): "Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, anda
8Zoti ynë, futi në xhennete të Adnit, të cilat ua ke premtuar, ata dhe kush ishte i mirë prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je ngadhënjyesi, i urti!
9Dhe i mbron ata prej të këqijave, pse atë që Ti e mbron atë ditë prej të këqijave, Ti e ke mëshiruar atë, e ai është ai shpëtimi i madh".
10S´ka dyshim se ata që nuk besuan do të thirren (do t´u thuhet): "Hidhërimi i All-llahut pse u ftuat të besoni e ju nuk besuat (në Dunja), është më i madh se urrejtja juaj ndaj vetes".
11Ata (jobesimtarët) thonë: "Zoti ynë, na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë, e ne pranuam për mëkatet tona, pra a ka ndonjë rrugëdalje?"
12Ky (dënim) është, pse kur bëhej thirrja për të besuar All-llahun Një, ju e mohuat, e nëse i përshkruhej shok Atij, ju besuat, pra i tërë sundimi është në duart e All-llahut, të lartit, të madhëruarit!
13Ai (All-llahu) është që po ua dëfton juve argumentet e veta, që ju sjell furnizim prej qiellit (shiun), por përveç atyre që janë të kthyer te Zoti, të tjerët nuk marrin mësim.
14Pra, adhurojeni All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, edhe pse jobesimtarët e urrejnë atë (adhurimin).
15Ai (All-llahu) është i pozitës më të lartë, i zoti i Arshit; Ai me urdhrin e vet ia sjell shpirtin (shpalljen) atij që do nga robërit e vet, për t´ua tërhequr vërejtjen ndaj ditës së takimit (të kijametit).
16Ditës kur ata do të dalin (prej varrezave) në shesh, e All-llahut nuk mund t´i fshihet asgjë gjë e tyre. I kujt është pushteti sot? (bëhet pyetja). I All-llahut, i Atij që është Një, i fuqiplotit (është përgjigjja)!
17Sot shpërblehet secili njeri me atë që ka vepruar. Sot nuk ka padrejtësi, All-llahu llogarit shpejt.
18Ti tërhiqju atyre vërejtjen për ditën e kijametit, kur zemrat, të mllefosura arrijnë në fyt. Për zullumqarët nuk ka as mik e as ndërmjetësues që i shkon fjala.
19Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra.
20All-llahu gjykon me drejtësi, ndërsa ata që adhuronin tjetër pos Atij, ata nuk kanë në dorë të gjykojnë asgjë. All-llahu është Ai që dëgjon dhe sheh.
21A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte përfundimi i atyre që patën qenë para tyre? Ata ishin edhe më të fuqishëm se këta e edhe lanë më shumë gjurmë në tokë, po All-llahu i dënoi për shkak të mëkateve të tyre dhe nuk pat ndonjë që t´i mbroj
22E ai (dënim ishte) për arsye se ata i mohuan argumentet e qarta, të cilat ua sillnin të dërguarit e tyre, andaj All-llahu i shkatërroi. Ai vërtet është i fuqishëm, ndëshkues i ashpër.
23Ne e kemi pas dërguar Musain me argumente e fakte të qarta,
24te Faraoni dhe te Hamani e Karuni, e ata i thanë: "Magjistar e gënjeshtar!"
25Kur ua solli ai të vërtetën nga ana Jonë, ata thanë: "Mbytni djemtë e atyre që i besuan atij, e lini të jetojnë gratë e tyre, por dredhitë e tyre nuk qenë tjetër pos dështim".
26Faraoni tha: "Më lini mua ta mbys Musain, e ai le ta thërrasë Zotin e vet, pse unë kam frikë se po ua ndryshon fenë tuaj, ose po nxit trazira në vend!"
27Musai tha: "Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj që të më mbrojë prej çdo kryeneçi, që nuk i beson ditës së përgjegjësisë!"
28Një njeri besimtar nga familja e faraonit që e fshehte besimin e vet, tha: "A doni ta mbytni një njeri vetëm pse thotë Zoti im është All-llahu, derisa prej Zotit tuaj u ka sjellë argumente? Nëse ai është rrenës, për vete e ka rrenën, e nëse është i drejtë
29O populli im, sot pushteti është juaji në vend, po kush do të na mbrojë prej dënimit të All-llahut nëse ai na përfshin? " Faraoni tha: "Unë nuk kam mendim tjetër t´ju japë pos atij që ju thashë dhe nuk jam duke ua udhëzuar tjetër pos në rrugën e drejtë!"
30Ndërkaq, ai që kishte besuar tha: "O populli im, unë kam frikë për ju se po u gjen si i gjeti popujt e mëparshëm (grupet e mëparshme)!"
31Si rasti i popullit të Nuhut, të Adit, të Themudit dhe të atyre që ishin pas. All-llahu nuk bën padrejt ndaj robërve.
32O populli im, unë kam frikë për ju ditën e britmës (të mjerimit),
33Ditën, kur nga frika ktheheni të ikni, e nuk ka kush që ta prapësojë prej jush dënimin e All-llahut. Atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë që e drejton.
34Edhe Jusufi qysh herët ju pat ardhur me argumente të qarta e ju gjithnjë ishit në dyshim ndaj asaj që ju pat sjellë, derisa edhe kur vdiq ai, ju patët thënë: "All-llahu nuk do të dërgojë pas tij pejgamber!" Ashtu All-llahu e bën të humbur atë që është i s
35Ata që duke mos pasur kurrfarë fakti pranë vetes, polemizojnë rreth argumenteve të All-llahut. Kjo (polemikë) shton urrejtje të madhe te All-llahu dhe te ata që kanë besuar. Po kështu All-llahu vulos çdo zemër të arrogantit, të zullumqarit.
36E faraoni tha: "O Haman, ndërtoma një pyrg, e ndoshta do t´i gjejë rrugët.
37Rrugët e qiejve, e ta shoh Zotin e Musait, pse unë mendoj se ai është rrenës". Dhe ashtu, faraonit iu duk e mirë vepra e tij e keqe dhe u shmang prej rrugës së drejtë, kështu që parashikimet e faraonit ishin të asgjësuara.
38Ai që kishte besuar tha: "O populli im, ejani pas meje, e unë t´ju udhëzoj në rrugën e drejtë!
39O populli im, kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se një përjetim i përkohshëm, ndërsa bota tjetër është ajo e përhershmja.
40Kush bën ndonjë vepër të keqe, ndëshkohet vetëm për aq sa është ajo, e kush bën ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull a femër, por duke qenë besimtar, të tillët hyjnë në xhennet dhe aty shpërblehen pa masë.
41Dhe, o populli im, ç´është që unë ju thërras në shpëtim, e ju më thirrni për në zjarr?
42Më thirrni ta mohoj All-llahun dhe adhuroj atë që nuk di asgjë për të, ndërsa unë ju thërras për te i gjithfuqishmi, mëkatfalësi!
43Është e vërtetë se atij tek i cili më thirrni ju mua, nuk i takon adhurimi as në Dunja as në botën tjetër dhe se e ardhmja jonë është te All-llahu, e s´ka dyshim se të larguarit prej rrugës së drejtë, ata janë banues të zjarrit.
44Juve do t´ju bie ndër mend çka po ju them, e çështjen time ia besoj All-llahut; vërtet, All-llahu mbikëqyr robërit!"
45Dhe All-llahu e shpëtoi atë (besimtarin) prej të këqijave që i kurdisën, ndërsa ithtarët e faraonit i përfshiu dënimi më i keq.
46Ata i nënshtroi zjarrit mëngjes e mbrëmje, e ditën e kijametit (u thuhet engjëjve): "Ithtarët e faraonit futni në dënimin më të rëndë!"
47Dhe (përkujto) kur duke qenë në zjarr, ata grinden në mes vete, e të dobëtit u thonë atyre të mëdhenjve: "Ne kemi qenë ithtarët tuaj (në Dunja), a mund të na largoni ndonjë pjesë të dënimit me zjarr?"
48Ata që kishin qenë pari thonë: "Ne të gjithë jemi në të!" All-llahu ka vendosur në mënyrë të prerë mes njerëzve".
49Dhe ata që janë në zjarr, rojës së xhehennemit i thonë: "Luteni Zotin tuaj të na e lehtësojë dënimin, bile një ditë!"
50Ata u thonë: "A nuk u patën arrdhur juve të dërguar tuaj me argumente të qarta?" Ata përgjigjen: "Po (na kanë ardhur)!". "E pra, (u thotë roja) lutuni ju vetë, po lutja e jobesimtarëve është asgjë!"
51Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezentimit të dëshmive.
52Në ditën kur zullumqarëve nuk u bën dobi arsyetimi i tyre, ata janë të mallkuar dhe ata e kanë vendin më të keq.
53Për Zotin, Ne Musait i dhamë udhëzimin, e beni israilëve u lamë në trashëgim librin.
54Ua lamë (librin) udhërrëfyes e përkujtues për të zotët e mendjes.
55Ti bën durim, se premtimi i All-llahut është i vërtetë, kërko falje për mëkatin tënd, lartësoje me falënderim Zotin tënd mbrëmje e mëngjes.
56Ata që kundërshtojnë shpalljen e All-llahut pa pasur argument, nuk kanë tjetër në zemrat e tyre vetëm se një mendjemadhësi, me të cilën nuk do t´ia arrijnë qëllimit, e ti kërko mbrojtje te All-llahu, se Ai të gjitha i dëgjon dhe i sheh.
57S´ka dyshim se krijimi i qiejve dhe i tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
58Nuk është i barabartë i verbëri dhe ai që sheh, e as ata që besuan dhe bënë vepra të mira nuk janë të barabartë me të këqijtë, por pak jeni duke marrë mësim.
59Kijameti gjithsesi do të vijë, aty nuk ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk besojnë.
60Zoti juaj ka thënë: "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në xhehennem".
61All-llahu është Ai, që juve ua bëri natën të pushoni në të, e ditën të ndritshme. All-llahu është dhurues ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e falënderojnë.
62Ky është All-llahu, Zoti juaj, Krijues i çdo sendi, nuk ka zot pos Tij, e si prapësoheni?
63Kështu prapësohen ata që argumentet e All-llahut i mohojnë.
64All-llahu është Ai që ua bëri tokën vendbanim e qiellin kulm, dhe ju formësoi, e formën tuaj e bëri më të mirë dhe ju pajisi me të mira. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i lartë pra është All-llahu, Zoti i botëve!
65Ai është i përjetshmi, s´ka zot, vetëm Ai, pra adhurojeni Atë me adhurim të sinqertë ndaj Tij, falënderimi i qoftë vetëm All-llahut, Zotit të Gjithësisë.
66Thuaj: "Unë jam ndaluar të adhuroj ata që ju i adhuroni pos All-llahut, pasi mua më kanë ardhur argumente të qarta nga Zoti im, dhe jam urdhëruar t´i dorëzohem Zotit të çdo krijese".
67Ai (All-llahu) është që ju krijoi juve (të parin tuaj) prej dheu, pastaj prej një pike uji, pastaj prej gjakut të ngjizur, mandej ju bën të lindeni si foshnje e më vonë të arrini pjekurinë, e pastaj të plakeni, e ka prej jush që vdes më herët, e që të gji
68Ai është që jep jetë dhe sjell vdekje, e kur dëshiron një gjë, Ai vetëm thotë: "Bëhu", e ajo menjëherë bëhet.
69A nuk i sheh ata që kundërshtojnë argumentet e All-llahut se si largohen nga e vërteta?
70Ata janë që përgënjeshtruan librin (Kur´anin) dhe atë me çka Ne i dërguam të dërguarit tanë, e më vonë ata do të kuptojnë.
71Atyre do t´u vihen prangat dhe zingjirët në qafat e tyre e do të zhyten,
72në ujin e valë dhe pastaj do të digjen në zjarr.
73Mandej atyre u thuhet: "Ku janë ata që i adhuronit.
74Pos All-llahut?" Ata thonë: "Na kanë humbur sysh, por jo, ne nuk kemi qenë që kemi adhuruar më parë ndonjë send!" Ja, kështu All-llahu i humb jobesimtarët.
75Këtë (dënim) e keni për shkak se gëzoheshi padrejtë në Dunja (duke bërë mëkate etj.) dhe për shkak se krenoheshi (me mendjemadhësi).
76Hyni në dyert e xhehennemit (nëpër shtatë dyer); aty do të jeni përgjithmonë. E sa vend i shëmtuar është ai i kryeneçëve!
77Ti pra bëhu i durueshëm; premtimi i All-llahut është i vërtetë. E Ne ose do të bëjmë të shohish diçka nga ajo që u premtojmë atyre, ose do ta marrim jetën (pa parë asgjë), e ata vetëm te Ne do të kthehen.
78Ne kemi dërguar pejgamberë para teje, për disa prej tyre të kemi njoftuar me rrëfimet e tyre, e për disa sish nuk të kemi njoftuar, e asnjë pejgamberi nuk i takoi të sjellë ndonjë argument, vetëm se me urdhrin e All-llahut. E kur të vijë koha e caktuar ng
79All-llahu është Ai që për ju i krijoi kafshët që disave t´u hipni e prej disave të ushqeheni.
80Ju prej tyre keni edhe dobi të tjera dhe që përmes tyre t´i plotësoni nevojat tuaja, duke hipur në to dhe me anë të anijeve barteni (udhëtoni).
81Dhe Ai është që ju mundësoi t´i shihni argumentet e Tij; e cilin, pra prej argumenteve të All-llahut e mohoni?
82A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shikojnë se si përfunduan ata që ishin më parë, të cilët ishin edhe më shumë prej tyre dhe më të fortë për nga forca e ndikimi në tokë, por ajo që fituan nuk u ndihmoi asgjë.
83Kur u erdhën atyre të dërguarit me argumente të qarta, ata ju gëzuan dijenisë së vet dhe atëherë i përfshiu ajo që e tallnin.
84E kur e panë dënimin tonë, thanë: "Ne i kemi besuar vetëm All-llahut dhe i kemi mohuar ata që ia shoqëronin".
85Por besimi i tyre, kur e vërejtën dënimin tonë, nuk u bëri dobi. Ky është ligj i All-llahut (i kahershëm) ndaj robërve të Tij dhe aty, në atë çast, pësuan disfatë jobesimtarët.
Chapter 41 (Sura 41)
1Ha, Mim.
2Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
3Libër që ajetet e tij janë të shkoqitura, duke qenë Kur´an arabisht për një popull që di ta kuptojë.
4Është përgëzues dhe qortues, por shumica e tyre ia kthyen shpinën, andaj ata nuk e dëgjojnë.
5Ata thanë: "Zemrat tona janë të mbyllura nga ajo që ti na thërret dhe në veshët tanë kemi shurdhim të rëndë, kështu që ndërmjet nesh dhe ndërmjet teje ekziston një perde, prandaj ti vepro sipas tëndës e ne vazhdojmë tonën!"
6Thuaj: "Unë jam vetëm njeri sikurse edhe ju, mua më shpallet se Zoti juaj është vetëm Zoti Një, pra drejtonju Atij dhe kërkoni falje prej Tij. Për idhujtarët është mjerim i madh,
7të cilët nuk e japin zeqatin dhe mu ata e mohojnë botën tjetër.
8Nuk ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, kanë shpërblim të përhershëm.
9Thuaj: "A ju jeni ata që nuk i besoni Atij që e krijoi tokën për dy ditë dhe Atij i përshkruani shok, e Ai është Zoti i botëve!
10Ai që në të vuri kodra të forta, ia shtoi të mirat asaj dhe brenda katër ditëve të plota caktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të. Pra, për ata që pyesin (për kohën e krijimit të saj)"
11Mandej e mësyu qiellin (krijimin e qiellit) e ai ishte tym (mjegullinë që ishte si materie e parë) dhe atij e edhe të tokës i tha: "Qasuni urdhërit Tim me dëshirë ose me dhunë!" Ato të dyja thanë: "Po i qasemi me dëshirë!"
12Dhe ata i krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej. Qiellin më të afërt (të Dunjasë) Ne e stolisëm me yje ndriçuese dhe e bëmë të mbrojtur. Ky është caktim i plotfuqishmit, të dijshmit.
13Në qoftë se ata nuk përgjigjen, ti thuaj: "Unë tërhoqa vërejtjen e një rrufeje (dënimi), si rrufeja e Adit dhe Themudit!"
14Kur atyre u erdhën të dërguarit nga të gjitha anët, i këshilluan: "Të mos adhuroni tjetër po vetëm All-llahun", ata thanë: "Sikur Zoti ynë të kishte dëshiruar (ta dëgjonim) do të dërgonte engjëll, e kësaj me çka jeni dërguar ju, ne nuk i besojmë!"
15Sa i përket Adit, ata pa pasur kurrfarë të drejte u treguan mendjemëdhenj ndaj banorëve në tokë dhe thanë: "Kush ka fuqi më të fortë se ne?" A nuk e ditën ata se All-llahu, i cili i krijoi, ka fuqi më të fortë se ata?! Ata i mohuan argumentet tona.
16Andaj Ne kundër tyre lëshuam një erë shumë të ftohtë gjatë disa ditëve fatzeza, për t´u dhënë ta përjetojnë dënimin nënçmues në jetën e kësaj bote, ndërsa dënimi në botën tjetër do të jetë edhe më i shëmtuar dhe ata nuk do të ndihmohen.
17Sa i përket Themudit, Ne atyre u patëm treguar rrugën e drejtë por ata megjithatë më shumë e deshën verbërinë, andaj ata i kapi tmerri i dënimit të turpshëm për shkak të asaj që vepruan.
18Ndërkaq, Ne i shpëtuam ata që kishin besuar dhe që ishin të ruajtur.
19E ditën kur armiqtë e All-llahut tubohen për në zjarr dhe ata janë të rrethuar.
20E derisa afrohen atij, kundër tyre dëshmojnë: të dëgjuarit e tyre, të parit e tyre dhe lëkurat e tyre për çdo gjë që ata kanë punuar.
21Ata lëkurave të tyre u thonë: "Përse dëshmuat kundër nesh?" Ato thonë: "All-llahu që çdo sendi ia ka dhënë të folurit na dha edhe neve, e Ai është që ju krijoi juve herën e parë dhe vetëm te Ai ktheheni".
22Ju nuk fshiheshit (kur bënit mëkate) se do të dëshmojnë kundër jush të dëgjuarit tuaj, të pamurit tuaj dhe lëkurat tuaja, bile ju menduat se All-llahu nuk di për shumë gjëra që ju i bënit.
23Mendimi juaj i gabuar, të cilin e patët ndaj Zotit tuaj, është ai që ju shkatërroi dhe tani jeni më të dëshpëruarit.
24Nëse bëjnë durim, zjarri është vend i tyre, e nëse kërkojnë të kthehen në atë që e dëshirojnë (në kënaqësinë e Zotit), atë nuk do ta arrijnë.
25Ne u patëm mundësuar atyre të kenë asi shokësh që ua hijeshojnë atë që e bënin në atë kohë (në Dunja) dhe atë që do t´u vijë më vonë dhe ashtu dënimi ndaj tyre u bë me vend, si ndaj popujve që ishin para tyre nga xhinët dhe njerëzit, se vërtet ata ishin t
26Ata që nuk besuan thanë: "Mos e dëgjoni këtë Kur´an dhe kur të lexohet ai, ju bëni zhurmë (bërtitni) ashtu që ta pengoni!"
27E, Ne atyre që nuk besuan patjetër do t´u japim të përjetojnë dënim të ashpër dhe do t´i shpërblejmë me më të keqen e asaj që punuan.
28Dhe ai ndëshkim i armiqve të All-llahut është zjarri, aty është vendi i tyre i përhershëm, si shpërblim për shkak se ata refuzuan argumentet tona.
29Ata që nuk besuan thonë: "O Zoti ynë, na i trego ata të dy nga xhinët dhe njerëzit, të cilët na bënë të jemi të humbur, e t´i shkelim me këmbët tona dhe le të jenë prej më të poshtërve!"
30E, s´ka dyshim se ata që thanë: "All-llahu është Zoti ynë", dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej.
31(u thonë) Ne kujdesemi për ju, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër, kudo të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni.
32Pritje e nderuar prej Atij që falë mëkatet dhe që është mëshirues!
33E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: "Unë jam prej muslimanëve?"
34Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt.
35Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë të durueshëm, dhe nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që kanë virtyt të lartë.
36E nëse ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej djallit, ti kërko mbrojtje prej All-llahut, se vërtet Ai është dëgjuesi, i dijshmi!
37Nga faktet e madhështisë së Tij janë nata, dita, dielli e hëna. Mos i bëni sexhde as diellit, as hënës! Sexhde bëni vetëm All-llahut, i cili i krijoi ato, nëse adhuroni vetëm Atë!
38Po nëse ata (kufarët) janë kryeneç (e nuk bëjnë sexhde), atëherë ata që janë pranë Zotit tënd (engjëjt më të lartë), Atij i bëjnë tesbih natën e ditën dhe ata nuk mërziten prej adhurimit.
39Nga argumentet e Tij është edhe toka që ti e sheh atë të thatë (shkretëtirë), e kur Ne i lëshojmë asaj shiun, ajo gjallërohet e shtohet. E s´ka dyshim se Ai që e ngjalli atë, do t´i ngjallë të vdekurit, pse Ai ka mundësi për çdo gjë.
40Ata që i sulmojnë argumentet Tona, nuk mund të na fshihen. Pra, a më mirë i ka punët ai që do të hidhet në zjarr, apo ai që në ditën e kijametit vjen i sigurt? E ju pra veproni si të dëshironi, e ta dini se Ai sheh atë që punoni.
41Ata që e mohuan Kur´anin kur u erdhi janë të marrë; ai është një libër ngadhënjyes (i pashoq).
42Atij nuk mund t´i mvishet e pavërteta nga asnjë anë; është i zbritur prej të Urtit, të Lavdishmit.
43Ty nuk po të thuhet tjetër përveç asaj që u është thënë të dërguarve para teje. Vërtet, Zoti yt është ai që falë, po është edhe Ai që ndëshkon rëndë.
44Sikur Ne ta bënim Kur´anin në gjuhë të huaj, ata do të thoshin: "Përse nuk janë ajetet e tij të kuptueshme (të shkoqitura), a është ai (Kur´ani) në gjuhë të huaj, kurse ai (pejgamberi) është arab?" Thuaj: "Ai është për besimtarët udhëzues e shërues. E ata
45Ne edhe Musait ia patëm dhënë librin, lidhur me të cilin pati kundërshtime. Sikur të mos ishte vendimi më parë prej Zotit tënd (të shtyhet ndëshkimi), puna mes tyre do të kryhej, pse ata janë në një dyshim ndaj tij.
46Kush bën mirë, ai e ka për vete, e kush bën keq, ai vepron kundër vetes, e Zoti yt nuk bën padrejtë ndaj robërve.
47Vetëm Ai e di për katastrofën (për kijametin). Asnjë frut nuk del prej lëvozhgës së vet dhe asnjë femër nuk bart e as nuk lind pa dijen e Tij. E ditën kur Ai i thërret ata se ku janë ata që m´i bënit shokë? Ata thonë: "Ne të kemi njohur Ty, nuk ka ndonjë
48Dhe humb prej tyre ajo që më parë adhuronin, e binden se ata nuk kanë shpëtim.
49Njeriu nuk lodhet prej kërkesës për mirë, e kur atë e godet e keqja, ai keqësohet shumë dhe humb e shpresën.
50E nëse pas të këqijave që e goditën Ne i japim të mira nga ana Jonë, ai me këmbëngulje do të thotë: "Këtë e kam arritur vet (këtë do ta kem gjithnjë), e nuk mendoj se do të bëhet kijameti, po, edhe nëse do të kthehem te Zoti im, unë te Ai do ta kem edhe m
51Ne kur e begatojmë njeriun, ai nuk falënderon dhe largohet, e kur e godet e keqja, ai përulet dhe lutet shumë.
52Thuaj: "Më tregoni, nëse ai (Kur´ani) është prej All-llahut, e ju e mohuat atë, kush është më i humbur se ai që është në kundërshtim të fortë?"
53Ne do t´ua bëjmë atyre të mundshme që t´i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t´u bëhet e qartë se ai (Kur´ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?
54Vini re! Ata janë në dyshim për takimin me Zotin e tyre (me botën tjetër), e ta dini se Ai ka përfshirë me dijen e vet çdo send.
Chapter 42 (Sura 42)
1Ha, Mim.
2Ajn, Sin, Kaf.
3All-llahu, fuqiploti, i gjithëdijshmi kështu (këto ajete) të shpall ty dhe atyre që ishin para teje.
4Vetëm e Tij është ç´ka në qiej dhe ç´ka në tokë dhe Ai është mbizotëruesi, i madhëruari!
5Qiejt e lartë mbi ta (ose qiejt njëri mbi tjetrin) gati pëlcasin (nga madhëria e Zotit ose nga thëniet e çoroditura të idhujtarëve). Ndërkaq, engjëjt vazhdimisht madhërojnë (bëjnë tesbih) duke e falënderuar Zotin e tyre dhe kërkojnë falje të mëkateve për
6All-llahu është përcjellës i atyre që pos Tij adhurojnë zota të tjerë. Ti (o i dërguar), nuk je i obliguar ndaj tyre.
7Prandaj, Ne të shpallëm ty Kur´anin arabisht që ta këshillosh kryefshatin (Meken) dhe ata përreth saj, dhe t´u tërheqish vërejtjen për ditën e tubimit (kijametit), për të cilën nuk ka dyshim. Një grup për në xhennet, kurse një grup për në zjarr.
8Po sikur të kishte dashur All-llahu, do t´i bënte ata (njerëzit) një popull (të një feje), por Ai shtie në mëshirën e vet atë që do (atë që me vullnetin e vet e pranon rrugën e drejtë), e jobesimtarët nuk kanë as mbrojtës, as ndihmës.
9Përkundrazi, ata zgjodhën mbrojtës pos Atij, po vetëm All-llahu është Ai mbrojtësi dhe Ai ngjall të vdekurit dhe Ai ka mundësi për çdo send.
10Për çdo send që nuk pajtoheni, gjykimi për të është te All-llahu. Ai (gjykatësi i famshëm) është All-llahu, Zoti im, vetëm Atij i jam mbështetur dhe vetëm Atij i drejtohem.
11Ai është krijues i qiejve e i tokës. Ai nga lloji juaj krijoi për ju bashkëshorte, edhe nga kafshët krijoi çifte, ashtu që t´ju shumojë. Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi.
12Të Tij janë çelësat e qiejve e të tokës. Ai begaton shumë atë që do dhe nuk begaton (atë që gjithashtu do). Ai është i gjithëdijshëm për çdo send.
13Ai ju përcaktoi juve për fé atë që ia pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të. Për idhujtarët është rëndë kjo në çka ju
14Po ata, vetëm pasi që u erdhi e vërteta, nuk u përçanë për tjetër, por nga zilia mes tyre. E sikur të mos ishte fjala (vendimi) e hershme nga Zoti yt për deri në një afat të caktuar, do të kryhej (dënimi) me ta. Nuk ka dyshim se ata që e trashëguan librin
15E për këtë shkak (të përçarjes së tyre), ti thirr dhe përqëndrohu ashtu si të është urdhëruar dhe mos shko pas dëshirave të tyre dhe thuaj: "Unë kam besuar në librat që i shpalli All-llahu, jam urdhëruar të mbaj drejtësi mes jush, All-llahu është Zoti ynë
16Ata që kundërshtojnë fenë e All-llahut pasi që asaj i janë përgjigjur (njerëzit), faktet e tyre janë të asgjësuara te Zoti i tyre, ata janë të përbuzur dhe ata do të kenë dënim të rëndë.
17All-llahu është Ai që e zbriti librin e vërtetë dhe drejtësinë. Ti nuk mund ta dish, ndoshta çasti i shkatërrimit është afër.
18Ata që nuk i besojnë atij, kërkojnë ngutjen e tij, ndërsa ata që i besojnë, i frikësohen dhe e dinë se ajo është e vërtetë. Ta dini se ata që bëjnë polemikë, duke dyshuar në momentin e katastrofës së përgjithshme, janë në një humbje të thellë.
19All-llahu është shumë bamirës për robërit e vet; Ai e begaton atë që do; Ai është i gjithëfuqishmi, ngadhënjyesi.
20Kush është që dëshiron fitimin e botës tjetër (Ahiretit), Ne do t´ia shtojmë fitimin e tij, e kush e dëshiron vetëm fitimin e kësaj bote, Ne ia japim, po në botën tjetër ai nuk ka hise.
21A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fé, të cilën nuk e urdhëroi All-llahu? Po sikur të mos ishte fjala vendimtare (e All-llahut që shpërblimi dhe ndëshkimi të jenë në Ahiret), do të kryhej dënimi mbi ta, e megjithatë, mohuesit do
22Do t´i shohish jobesimtarët të frikësuar nga ajo që vepruan, po, ajo do t´u ndodhë atyre, kurse ata që besuan dhe bënë vepra të mira, do të jenë në kopshtet e xhenneteve dhe ata kanë te Zoti i tyre çka të dëshirojnë; e kjo është ajo dhuntia e madhe.
23Ajo (dhunti) konsiston në atë që All-llahu u jep myzhde robërve të vet, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira. Thuaj: "Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time, vetëm se respektin e dashurisë për hir të farefisnisë (akraballëkut)". Kus
24A mos thonë ata se ai (Muhammedi) shpifi gënjeshtër ndaj All-llahut, e nëse dëshiron All-llahu ta mbyllë zemrën tënde, pse All-llahu eliminon të pavërtetën dhe me fjalët e veta e forcon të vërtetën. Ai është që e di ç´ka në zemra.
25Ai është që pranon pendimin e robërve të vet dhe shlyen të këqijat dhe e di çka punoni.
26Ai është që u përgjigjet (lutjeve të) atyre që besuan dhe bënë punë të mira dhe, nga mirësia e vet, ua shton atyre të mirat. Ndërsa, jobesimtarët kanë dënim të rreptë.
27Sikur All-llahu t´ua shumonte begatinë robërve të vet, ata do t´i kalonin kufijtë, por Ai i furnizon me masë që dëshiron, sepse Ai është i njohur hollësisht dhe i dijshëm për robërit e vet.
28Dhe Ai është që e lëshon shiun, pasi që ata t´i kenë humbur shpresat dhe Ai shtrin mëshirën e vet; Ai është mbikëqyrësi, i lavdëruari.
29Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës dhe shpërndarja e gjallesave në të dyjat dhe Ai me fuqinë e Tij mund t´i bashkojë kurdo që të dëshirojë.
30Çfarëdo e keqe që mund t´ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë.