Quran Translation in Albanian language by Feti Mehdiu

Chapter 1 (Sura 1)
1Në emër të All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
2Lavdërimi është për All-llahun, Zot i botëravet,
3Të Gjithmëshirshmin, Mëshirëplotin,
4Sunduesin e ditës së gjykimit
5Vetëm Ty të adhurojmë, dhe vetëm nga Ti ndihmë kërkojmë,
6Drejtona në rrugën e drejtë,
7Në rrugën e atyre, të cilët i bekove, jo të atyre që kanë merituar hidhërimin, e as të atyre që kanë humbur!
Chapter 2 (Sura 2)
1Alif Lam Mim.
2Ky libër, në të cilin nuk ka dyshim aspak, është udhëzim për të devotshmit,
3Të cilët besojnë në të padukshmen, kryejnë faljen dhe japin sadakë nga ajo që u kemi dhënë ne.
4Edhe ata që besojnë në atë çka është shpallur përpara teje, si edhe ata që janë të bindur në botën tjetër.
5Ata janë të përudhur nga Zoti i tyre dhe ata, vetëm ata, janë të shpëtuar.
6Ata që nuk besojnë, me siguri e kanë njëlloj, - i qortove ti apo nuk i qortove, - ata nuk besojnë.
7All-llahu i ka vulosur zemrat e tyre dhe veshët e tyre, kurse para syve të tyre ka një perde. Ata i pret dënimi i madh.
8Ka njerëz, të cilët thonë: I kemi besuar All-llahut dhe botës tjetër, por ata nuk janë besimtarë.
9Ata përpiqen ta mashtrojnë All-llahun dhe ata që kanë besuar, por ata vetëm e mashtrojnë veten dhe nuk e hetojnë.
10Zemrat e tyre janë të sëmura dhe All-llahu edhe më tepër ua rrit sëmundjen. Ata i pret dënim i dhembshëm për shkak se gënjejnë.
11Kur u thuhet: “Mos bëni turbullira në tokë”! – thonë – Ne vetëm mbajmë rendin.
12Kujdes! Se në fakt ata bëjnë turbullira por nuk vënë re.
13Kur u thuhet: Besoni si besojnë njerëzit, ata përgjigjen: “A të besojmë ashtu si besojnë të marrët, naivët”? Por ata janë vetë të marrë vetëm se nuk e dinë, apo jo?
14Kur i takojnë ata që besojnë, thonë: Kemi besuar, por kur mbesin vetëm me djajtë e vet, thonë: “Ne jemi me ju, ne vetëm tallemi”.
15All-llahu tallet me ata dhe i lëshon të dështojnë edhe më tepër në mosbesimin e tyre.
16Ata janë, të cilët japin fitimin për humbje; tregtia e tyre nuk u sjell kurrfarë dobie dhe ata nuk janë të përudhur.
17Ata i ngjajnë shembullit të atij që ndez zjarr, por kur ai ndriçon rrethin e tyre, All-llahu ua merr dritën dhe i le në terr që të mos shohin.
18Janë të shurdhër, memecë dhe të verbër, prandaj nuk kthehen pas.
19Ose janë sikur ata të cilët vënë gishtat në veshët e tyre kur i përfshin furtuna nga qielli, me terr e bubullimë dhe vetëtimë, të frikësuar nga vdekja, por All-llahut nuk mund t’i shmangen dot mosbesimtarët.
20Dhe vetëtima, për pak sa nuk i verbëron; sa herë që veton ata nisen, por sa t’u terrohet ndalen. Sikur të donte All-llahu mund t’ua merrte edhe të dëgjuarit edhe të pamurit, sepse All-llahu, me të vërtetë, ka mundësi për çdo send.
21O njerëz! Adhurone Zotin tuaj, i cili ju ka krijuar juve edhe ata përpara jush, ndoshta bëheni të devotshëm!
22Ai i cili ua ka bërë tokën shtrojë, kurse qiellin kulm, dhe nga qielli ju lëshon shiun dhe me të bën që të rriten fryte, ushqim për ju. Prandaj mos i bëni shok All-llahut me vetëdije!
23Dhe nëse dyshoni në atë çka i kemi shpallur robit tonë, bëne ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur’ani), madje thirrni edhe dëshmitarët tuaj, përveç All-llahut, nëse flisni të vërtetën!
24Po nëse nuk e bëni, dhe nuk mund ta bëni, atëherë ruajuni zjarrit të përgatitur për mosbesimtarët, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.
25Dhe përgëzoji ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira se i presin xhenete ku rrjedhin lumenj; sa herë që do t’u jepet ndonjë frut prej atyhit, ata do të thonë: “Me këtë jemi furnizuar edhe më herët”, por do t’u jepet vetëm e ngjashme me të. Aty do të ketë femra të pastra dhe ata do të jenë përgjithmonë aty.
26All-llahu nuk ngurron të sjellë si shembull mushkonjën ose diçka si kjo, dhe ata që besojnë, ata e dinë se ajo është e vërtetë nga Zoti i tyre, kurse ata që nuk e besojnë thonë: “Çka ka dashur All-llahu me këtë shembull”? Me këtë Ai shumë i humb, por shumë edhe i drejton në rrugë të drejtë. Dhe me këtë nuk humb askush tjetër përveç mbrapshtanëve,
27të cilët e thejnë besën e dhënë All-llahut, pasi që janë besatuar dhe e shkëpusin atë çka ka urdhëruar All-llahu të mbahet, dhe bëjnë turbullira në tokë. Ata njëmend janë të shkatërruar.
28Si mundeni ta mohoni All-llahun ju që keni qenë të vdekur dhe ju ka ngjallur, pastaj ju vdes dhe prapë ju ringjallë dhe mandej te Ai do të ktheheni.
29Ai ëshë i cili ka krijuar për ju gjithçka që ka në tokë, pastaj vullnetin e tij e ka drejtuar kah qielli dhe ka rregulluar shtatë qiej. Ai për çdo send ka dijeni.
30Dhe kur u tha Zoti yt engjujve: “Unë në tokë po caktoj një mëkëmbës”! Ata i thanë: - A po bën aty dikë që do të bëjë turbullira e gjakderdhje, kurse ne Ty të madhërojmë e të lavdërojmë dhe të lartësojmë? Unë di – tha Ai – atë çka ju nuk e dini.
31Dhe ia mësoi Ademit emërtimet e të gjitha sendeve e pastaj ua prezentoi engjujve dhe u tha: “Më informoni për emrat e tyre, nëse flisni të vërtetën!”
32Ata i thanë: - Qofsh lartësuar! Ne nuk dimë përveç asaj që na ke mësuar Ti. Padyshim ti je i gjithëdijshëm, i urtë.
33O Adem! – tha Ai, ua trego emrat atyre! Dhe kur ai u tha emrat e tyre, All-llahu tha: “A nuk ju kam thënë se vetëm Unë i di të padukshmet e qiejve dhe të tokës dhe vetëm Unë di atë çka e shfaqni haptazi dhe atë çka e fshihni?”
34Dhe kur u thamë engjujve: “Përuluni (bini në sexhde) Ademit!” Ata iu përulën, me përjashtim të iblisit. Ai refuzoi dhe bëri mendjemadhësi dhe u bë mosbesimtar.
35Dhe ne i thamë: “O Adem! Vendosuni ti dhe gruaja jote në xhennet dhe hani aty sa të doni prej ku të dëshironi, por kësaj peme mos iu afroni e të bëheni punëkëqinj!”
36Por djalli i mashtroi në këtë punë dhe i nxori prej aty ku ishin, dhe ne u thamë: “Hupni së këndejmi si armiq të njëri-tjetrit dhe do të vendoseni e të jetoni në tokë deri në afatin e caktuar!”
37Dhe i pranoi disa fjalë të Zotit të vet, andaj Ai ia fali. Ai me të vërtetë pranon pendimin, është mëshirëplotë.
38Ne u thamë: “Shporruni të gjithë prej aty! Nga unë do t’u vijë një udhërrëfim dhe kush pason përudhjen time nuk do të frikësohet e as nuk do të pikëllohet.”
39Kurse ata, të cilët nuk besuan, por i përgënjeshtruan argumentet tona, ata janë banorë të xhehennemit, ata do të mbesin aty përgjithmonë.
40O Izraelitë! Kujtone dhuntinë time që ju kam dhuruar dhe plotësoni besën që ma dhatë, t’ju plotësoj edhe unë besën time. Frikësohmuni vetëm mua!
41Besoni asaj që po ua shpallë, e cila ua vërteton atë çka e keni ju, dhe mos jini të parët që nuk i besoni! Dhe mos bleni fundrrina me fjalët e mia dhe frikësohmuni vetëm mua!
42Dhe mos e mbuloni të vërtetën me të pavërtetë që me vetëdije të fshihni të vërtetën, pasi e dini.
43Falne namazin dhe jepni zeqatin dhe përkuluni me ata që përkulen!
44A ju po urdhëroni të tjerët të bëjnë vepra të mira e vetën e harroni? Ju edhe Librin e lexoni. A s’po mendoni pak?
45Kërkoni ndihmë me anë të durimit dhe faljes! Ajo është padyshim punë e madhe (e rëndë) por jo edhe për të dëgjueshmit e bindur,
46të cilët shpresojnë se do të dalin para Zotit të vet dhe se Atij do t’i kthehen.
47O Izraelitë! Përkujtone dhuntinë time që ju kam dhuruar dhe unë ju kam dalluar prej njerëzve të tjerë.
48Ruajuni asaj dite kur askush nuk do të mund t’i shërbejë asgjë kurrkujt, dhe nuk do të pranohet ndërmjetësimi i askujt, nuk do të pranohet kompensimi e nuk do të jenë të ndihmuar.
49Dhe kur ju shpëtuam nga njerëzit e Faraonit që ju mundonin me dënimin më të rëndë, duke jua therrur djemtë tuaj, kurse vajzat jua linin në jetë. Në këtë ka sprovë të madhe nga Zoti i juaj i madh.
50Dhe kur e ndamë detin për ju dhe juve u shpëtuam, kurse njerëzit e Faraonit i përmbytëm e ju i shikonit.
51Dhe kur e thirrëm Musaun në takim për katërdhjetë netë, ju pas atij patët marrë viçin (për zot). Ju jeni mizorë.
52Pastaj juve, edhe pas kësaj, ua falëm, ndoshta bëheni mirënjohës.
53Dhe kur Musaut i dhamë Librin dhe Furkanin (që ndanë të vërtetën nga e pavërteta), ndoshta merrni rrugën e mbarë!
54Dhe klur Musa i tha popullit të vet: “O populli im, ju i keni bërë keq vetvetes kur e keni marrë viçin (për zot), prandaj pendohuni para Krijuesit dhe luftoni me vetvetën! Te Krijuesi juaj, ajo është më mirë për ju, Ai do t’ua falë. Ai i pranon shumë pendimet dhe është mëshirëplotë”.
55Dhe kur i thatë: - “O Musa, ne nuk kemi për të besuar deri sa ta shohim All-llahun haptazi! – Dhe vetëtima ju përfshiu e ju shikonit.
56Pastaj juve, pas vdekjes, ju kemi ngjallur që të jeni mirënjohës.
57Dhe ju kemi bërë hije me retë dhe ju zbritëm fëllënza dhe menn (lëng i ëmbël). Hani ushqime të mira me të cilat ju kemi furnizuar! Ata nuk na bënë keq neve, por i bënë keq vetvetës.
58Dhe kur ju thamë: “Hyni në këtë qytet dhe hani çka të dëshironi dhe sa të dëshironi, por në hyrje hyni kokëulur dhe thuani: “na fal!”, do t’ju falim mëkatet tuaja, madje bamirësve do t’u japim edhe më shumë.
59Mirëpo, mizorët e ndërruan fjalën që u është thënë, me fjalë të tjera që nuk u është thënë, dhe Ne mbi ata që kanë bërë mizori ua lëshuam një dënim nga qielli, për shkak se ishin të mbrapshtë.
60Dhe kur Musa, për popullin e vet u lut për ujë, e Ne i thamë: “Bjeri me shkopin tënd gurit!” prej tij shpërthyen dymbëdhjetë burime dhe çdo grup dinin burimin e vet. Hani dhe pini nga furnizimet e All-llahut dhe mos bëni keq në tokë si mbrapshtanë!
61Dhe ju i thatë: “O Musa, ne më nuk mund të qëndrojmë vetëm me një ushqim, prandaj lutju Zotit tënd për ne që të na japë (bëjë të rritet) diçka tjetër çka e bën toka: perime, tranguj, edhe tjerrëza e barishte, - groshë, qepë e hudhra. – Ai tha: “A doni ta ndërroni atë çka është e mirë me atë çka është e pavlerëshme? Shkoni, pra, në qytet se do të gjeni atë që keni kërkuar!” Ata i mbuloi poshtërsia dhe mjerimi, ndaj merituan hidhërimin e All-llahut; për shkak se i mohonin argumentet e All-llahut; vrisnin profetët pa pikë të fajit. Kjo ata i goditi për shkak se qenë të padëgjueshëm dhe me të këqia i kalonin tërë kufinjtë.
62Me siguri ata që kanë besuar ose që janë ebrej, edhe të krishterë, edhe sabej, që i kanë besuar All-llahut edhe botës tjetër dhe kanë bërë punë të mira, shpërblimi i tyre është te Zoti i tyre. Për ata nuk ka as frikë e as pikëllim.
63Dhe kur e kemi marrë nga ju besën, edhe malin Tur e kemi ngritur përmbi ju. Pranone seriozisht, si të juajën, çka u kemi dhënë dhe ta keni ndërmend çka ka në të, ndoshta do të ruheni!
64Ju pastaj ia kthyet shpinën dhe po të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e tij, ju me siguri do të shkatërroheshit.
65Ju i dini ata, nga mesi juaj, të cilët gabuan të shtunën, prandaj ne u patëm thënë: “Bëhuni majmunë të përçmuar!”
66Bashkohanikëve dhe breznive të tyre ua kemi bërë këtë si vërejtje dhe këshillë për të devotshmit.
67Dhe kur i tha Musa popullit të vet: “All-llahu ju urdhëron të “therrni një lopë”; ata i thanë: “Ti po allesh me ne, a?” “Mos e bëftë All-llahu, - tha ai, - unë të jem nga injorantët!”
68I thanë: “Lute Zotin tënd për ne të na sqarojë çfarë duhet të jetë ajo lopë!” Ai u tha: po thotë se ajo është një lopë as e madhe as e vogël, mesatare, ndërmjet atyre moshave, andaj veproni siç po ju urdhërohet!
69I thanë, lute Zotin tënd për hir tonin le të na sqarojë çfarë ngjyre duhet të ketë. Po thotë, - u përgjegj ai, se ajo është një lopë qimeverdhë me ngjyrë të theksuar, që i pëlqen gjithkujt.
70Lute, i thanë përsëri, Zotin tënd, për hir tonin të na sqarojë çfarë duhet të jetë, sepse neve na duken lopët të ngjashme, dhe ne, në dashtë All-llahu, gjithsesi do të jemi të udhëzuar.”
71Ai thotë, - u tha ky, - se ajo është një lopë jo e lodhur duke lëvruar tokën dhe duke ujitur arat, duhet të jetë pa të meta e pa shenjë. “Eh, tash e ke përshkruar si duhet”, i thanë, dhe e therrën por memzi e bënë këtë.
72Dhe kur e patët mbytur një njeri, dhe filluat të ziheni për ta fshehur, por All-llahu e nxori në shesh atë çka e fshihnit ju.
73Prandaj thamë që t’i mëshoni atij me një pjesë të saj! E ashtu All-llahu ngjall të vdekurit dhe ju tregon argumentet e veta, mbase do të mblidhni mendjen!
74Pastaj zemrat tuaja, pas asaj, u bënë të forta, sepse ka gurë prej të cilëve shpërthejnë burime, e ka, me siguri, edhe guri që çahet dhe prej tij del ujë, por ka, pamëdyshje edhe që pëlcasin nga frika e All-llahut. All-llahu nuk është indiferent për atë çka bëni ju.
75A dëshironi ju që t’ju besojnë ata, që një grup prej tyre e dëgjonin fjalën e All-llahut dhe pasi që i kanë kuptuar, me vetëdije i kanë falsifikuar.
76Kur takojnë besimtarë ata thonë: “Kemi besuar”! por sapo mbesin më vete, thonë: “A po ju kallzoni për atë që All-llahu vetëm juve ju ka shpaluar, që t’u shërbejë si argument kundër jush para Zotit tuaj? A hiç nuk e merrni me mend?!”
77A nuk e dinë ata se All-llahu di edhe atë çka fshehin edhe atë çka shfaqin?
78Prej tyre ka analfabetë, nuk dinë për Libër, por vetëm për fall, dhe ata vetëm fantazojnë.
79Të mjerët ata, të cilët me duar të veta shkruajnë libër e pastaj thonë: “Ja, ky është prej All-llahut”, për të nxjerrë ndonjë fitim të parëndësishëm. Dhe të mjerët ata për shkak se duartë e atyre e kanë shkruar dhe mjerë ata me çka po fitojnë!
80Ata thanë: “Neve zjarri nuk na prek, vetëm se për një kohë të caktuar”. Thuaj! “A i keni marrë besën All-llahut për këtë – se All-llahu nuk e then besën e vet – apo thuani për All-llahun diçka që nuk e dini?”
81Po si jo! Atë që bënë keq do ta rrethojnë mëkatet e veta; ata do të jenë banorë të zjarrit ku do të mbesin përgjithmonë.
82Dhe ata, të cilët besuan dhe bëjnë vepra të mira – ata do të jenë banorë të xhennetit ku do të mbesin përgjithmonë.
83Dhe kur morëm fjalën nga Izraelitët: vetëm All-llahut t’i faleni dhe tu bëni mirë prindërve, edhe të afërmëve, edhe bonjakëve edhe të varfërve, dhe njerëzve t’u flisni fjalë të mira dhe kryeni faljen dhe zeqatin, por ju pastaj, përveç një numri të vogël, tradhtuat dhe ia kthyet shpinën.
84Dhe kur morëm prej jush besën se nuk do të derdhni gjakun tuaj dhe se nuk do të përzëni njëri-tjetrin nga shtëpitë tuaja, ju e pranuat këtë dhe po e dëshmoni.
85Mirëpo, ju përsëri e mbytni njëri-tjetrin e disa nga ju i përzini nga shtëpitë e tyre – duke ndihmuar njëri-tjetrin, me mëkat e armiqësi, kundër atyre; por nëse u vijnë si të zënë robër ju kompenzoheni, a e keni pasur të ndaluar t’i përzini?! Si bëhet të besoni një pjesë të Librit e tjetrën pjesë ta mohini?! Çfarë shpërblimi ka ai nga ju, që bën ashtu nbë mos poshtërsim në këtë botë, kurse në ditën e kijametit do të vëhen në më të rëndin dënim. Dhe All-llahu nuk është indiferent ndaj asaj që bëni ju.
86Ata janë, të cilët jetën e kësaj bote e blejnë me ahiretin, prandaj atyre vuajtja nuk do t’u lehtësohet e as që do të jenë të ndihmuar.
87Ne i kemi pas dhënë Musaut Librinn dhe pas tij kemi dërguar profetë njërin pas tjetrit. Edhe Isaut, të birit të Merjemes, i kemi dhënë argumente të qarta dhe e kemi përkrahur me Xehbrailin (Shpirt i shenjt). Dhe, a nuk bëheshit arrogantë sa herë që ndonjë profet u solli atë çka nuk u pëlqente juve, madje disa i shpallnit rrenacakë, kurse disa i mbytnit.
88Po thonë: “Zemrat tona janë të ashpra”. Jo, por All-llahu i ka mallkuar ata për shkak të mosbesimit të tyre, prandaj ata fort pak janë që besojnë.
89Pasi që u erdhi Libri nga All-llahu, i cili e vërteton atë çka e kanë, por edhe më herët lypnin ndihmë kundër mosbesimtarëve, dhe kur u vjen ajo që është e njohur, atë e mohojnë, pra, paçin mallkimin e All-llahut ata që nuk besojnë!
90Është e mjerueshme ajo për çka janë shitur. Të mohojnë atë çka u ka shpallur All-llahu, vetëm nga zilia që All-llahu nga mirësia e tij ia dërgon shpalljen kujt do Ai, nga robërit e vet, dhe kanë nxitur hidhërim pas hidhërimi, ndërkaq për mosbesimtarët ka dënim të turpshëm.
91Dhe kur u thuhet: “Besoni asaj që ju ka shpallur All-llahu”! thoshin: “Ne besojmë në atë çka na shpallet neve” – por nuk besojnë në atë pas asaj, e ajo është e vërteta që po e vërteton atë çka e kanë. Thuaj! Po përse më përpara i mbytnit profetët e All-llahut pasi qenkeni besimtarë?”
92Edhe Musa iu ka pasë sjellë argumente të qarta, por ju në mungesë të tij përsëri morët viçin (t’i besoni) duke bërë kështu mizori e padrejtësi.”
93Dhe kur prej jush kemi marrë besën tuaj, dhe e ngritëm përmbi ju malin Tur; “Merrnie seriozisht atë çka a japim dhe dëgjoni!” Ata thonë: “Ne dëgjuam, por jemi të padëgjueshëm”. Zemrat e tyre për shkak të mosbesimit të tyre akoma ishin të fryra me viç. Thuaj: “Është shumë e keqe ajo ku po ju shpie besimi juaj, nëse jeni sadopak besimtarë”.
94Thuaj: “Nëse te All-llahu është siguruar xhenneti vetëm për ju, e jo edhe për njerëzit tjerë, ju lypne vdekjen nëse jeni të siqertë”!
95Por kurrë nuk do ta lypin, për shkak të asaj se çka bëjnë! Ndërsa All-llahu i di mirë kriminelët.
96Ti gjithsesi do t’i shohësh se ata e duan jetën më shumë se tërë njerëzit tjerë, edhe se sa ata që janë politeistë. Dikush do të dëshironte të jetojë njëmijë vjet edhe pse ajo, edhe sikur të jetonte aq, nuk do ta largonte nga vuajtja. All-llahu sheh mirë se çka punojnë.
97Thuaj: “Kush është armik i Xhebrailit? E ai, me lejen e All-llahut, ty të vë atë (Kur’anin) në zemër, i cili i vërteton ata çka ishin më përpara tij, si udhërrëfim e përgëzim për besimtarë”.
98Kush është armik i All-llahut dhe i engjujve të tij edhe profetëve të tij edhe Xhebrailit dhe Mikailit – e All-llahu është, hiç pa dyshim, armik i atyre që nuk besojnë.
99Dhe ne ty të kemi shpallur argumente të qarta dhe këta nuk i mohon tjetërkush përveç të mbrapshtërve.
100A çdo herë kur marrin ndonjë obligim e prishin disa prej tyre? Jo, por shumica sish nuk besojnë.
101Dhe kur u pat ardhur Profeti nga All-llahu, që ua vërtetonte atë çka e kishin, një grup prej atyre – të cilëve u qe dhënë Libri – e hudhnin pas shpine Librin e All-llahut, kinse nuk e dinin.
102Dhe shkonin pas asaj që u kanë folur djajtë për mbretërinë e Sulejmanit. Sulejmani nuk ka qenë mosbesimtar, - porse djajtë janë mosbesimtarë (patën mohuar) duke i mësuar njerëzit magji dhe çka u zbriti dy engjujve, Harut dhe Marut, në Babilon. Dhe ata dy nuk ia kanë mësuar askujt, madje thoshin: “Nne jemi vetëm një sprovë, ti mos u bën mosbesimtar!” Dhe njerëzit mësonin prej atyre dyve si ta ndajnë burrin prej gruas, por me këtë nuk mund t’i bënin dëm kurrkujt pa vullnetin e All-llahut. Dhe mësonin atë që u bën dëm atyre e nuk u bën kurrfarë dobie edhe pse e kanë ditur se ai që e merrte atë (mjeshtri) nuk do të ketë kurrfarë fati në botën tjetër. Po shumë e keqe është ajo, nëse e dinë, për çka e kanë shitur veten.
103Dhe sikur ata të besonin dhe të ruheshin, shpërblimi nga All-llahu do të ishte gjithsesi më i mirë, sikur ta dinin?!
104O besimtarë, mos thuani fjalën “raina” po thuani “undhurna” dhe dëgjoni! E mosbesimtarët i pret dënim i dhembshëm.
105Ata, të cilët nuk besojnë qofshin ithtarë të Librit a politeistë, nuk duan që juve t’ju shpallet nga Zoti juaj çfarëdo e mirë qoftë. Porse All-llahu e dallon kë të dojë me mëshirën e vet. All-llahu ka mirësi të madhe.
106Ne nuk pezullojmë asnjë ajet apo ta harrojmë, po sjellim më të mirë se ai ose të ngjashëm sikur ai. A nuk e ke ditur se All-llahu ka mundësi për çdo send?
107A nuk e ke ditur se All-llahut i takon pushteti i qiejve dhe tokës, dhe ju përveç All-llahut nuk keni mbrojtës tjetër as ndihmëtar?
108A doni të kërkoni nga Profeti juaj siç kanë kërkuar më parë nga Musa? Dhe kush e ndërron besimin me mosbesim ai e ka humbur rrugën e drejtë.
109Shumë ithtarë të Librit kanë dëshiruar që, t’ju kthenin në mosbesimtarë, pasi jeni bërë besimtarë, nga egoizmi i verbëruar i tyre, edhe pasi që u është sqaruar e vërteta, por ju falni dhe hiquni atyre derisa All-llahu nuk bjen vendimin e vet. All-llahu, njëmend, ka mundësi për çdo gjë.
110Dhe kryeni faljen dhe jepni zeqatin! E çka do që të bëni mirë për vete, do ta gjeni te All-llahu. Me siguri All-llahu sheh mirë se çka punoni.
111Ata thonë, në xhennet nuk do të hyjnë të tjerë përveç kush është ebrej ose krishterë. Ajo është dëshirë e tyre! Ti thuaju: “Sillni argumentin tuaj nëse jeni të sinqertë!”
112Përkundrazi: Ai që i është dorëzuar All-llahut dhe është bamirës, ai e ka shpërblimin e vet te Zoti i vet dhe ata nuk do të frikësohen as do të pikëllohen.
113Ebrejtë thonë: “Të krishterët nuk janë në rrugë të drejtë, “kurse të krishterët thonë: “Ebrejtë nuk janë në rrugë të drejtë”, e ata të gjithë lexojnë Librin. Pikërisht ashtu siç flasin ata, thanë edhe ata që nuk dinë. Por All-llahu do t’i gjykojë në ditën e gjykimit për atë në çka kundërshtohen.
114Kush është më mizor se ai, i cili pengon që në xhamit e All-llahut të përmendet emri i Tij, dhe përpiqet për rrënimin e tyre. Ata nuk kanë për të hyrë aty, përveç se me frikë. Ata në këtë botë kanë turpin, kurse në atë botë dënimin e madh.
115Të All-llahut janë edhe lindja edhe perëndimi, kahdo që të ktheheni atje është anë e All-llahut. All-llahu është pa dyshim i gjërë dhe shumë i dijshëm.
116Thonë: “All-llahu ka një fëmijë”. Qoftë lartësuar Ai! Jo, po të atij janë krejt çka ka në qiej dhe në tokë, Atij të gjithë i nënshtrohen;
117Zanafillës i qiejve dhe i tokës, dhe kur do të zbatojë diçka ai vetëm i thotë: “Bëhu!” dhe bëhet.
118Kurse ata që nuk dinë të flasin: “Përse të mos na flasë neve All-llahu ose të na vijë ndonjë argument”! Ashtu, mu si fjalët e tyre kanë folur edhe ata përpara tyre. Kanë zemra të ngjashme, kurse ne i patëm sqaruar argumentet për njerëzit që janë të bindur.
119Ne ty të kemi dërguar me të vërtetën si përgëzues dhe qortues dhe nuk do të merresh në pyetje për banorët e xhehennemit.
120As ebrejtë as të krishterët nuk do të jenë të kënaqur me ty derisa të mos pranosh fenë e tyre. Thuaj: “Udhëzimi i All-llahut është udhëzim. Dhe nëse ti jepesh pas dëshirave të tyre, pasi që të ka ardhur dijenia (shpallja) prej All-llahut askush nuk mund të të mbrojë as të ndihmojë.
121Atyre të cilëve u kemi dhënë Librin, e lexojnë ashtu si është – ata i besojnë atij. Ai që nuk i beson atij, ai do të jetë i humbur e i shkatërruar.
122O izraelitë! “Kujtoni dhuntinë time që ua kam dhuruar dhe Unë ju kam dalluar mbi të gjithë njerëzit tjerë”!
123Dhe frikësohuni asaj dite kur askush nuk mund të ndihmojë asgjë dhe nuk do të pranohet kompensim prej askujt, dhe ndërmjetësimi nuk i bënë dobi dhe askush nuk do të jetë i ndihmuar.”
124Dhe kur Ibrahimin Zoti i tij e provoi me disa urdhëra, e ai të gjitha i kreu plotësisht, i tha (All-llahu): “Po të bëj të jesh prijatarë për njerëzit!” “Edhe disa pasardhës të mi” – u lut ai. “Besatimi im, tha Ai, nuk do të përfshijë mizorët”.
125Dhe tempullin e Qabes e bëmë vendtubim dhe vend të sigurt për njerëzit. Vendi ku ka qëndruar Ibrahimi konsiderohet si tempull ku kryhet falja! Edhe Ibrahimit edhe Ismailit i kemi urdhëruar: “Pastrone tempullin tim për ata që do ta vizitojnë, të cilët do të qëndrojnë aty dhe do të bëjnë namaz, përulen dhe gjunjëzohen”.
126Dhe Ibrahimi u lut: “O Zoti im, bëne këtë një vend të sigurt, dhe banorët e tij furnizoi me frute, ata që besojnë në All-llahun dhe në botën tjetër!” Ai tha: “Kush nuk beson do t’ia mundësoj të kënaqet për pak kohë, e pastaj do ta hudhë në dënim me zjarr. Sa vendbanim i tmerrshëm është ai!”
127Dhe derisa Ibrahimi dhe Ismaili ngritnin themelet e tempullit, luteshin: “O Zoti ynë, prano prej nesh, sepse Ti, me të vërtetë dëgjon dhe di!
128O Zoti ynë, bëna ne të dyve besnikët Tuaj, edhe pasardhësit tonë le të jenë besnik Ty, dhe na i trego traditat tona dhe na fal, sepse Ti njëmend je mëshirëplotë që pranon pendimin!
129O Zoti ynë, dërgoju atyre një profet nga mesi i tyre, i cili do t’ua kumtojë ajetet Tuaja dhe do t’ua mësojnë Librin dhe urtësinë dhe t’i pastrojë, sepse Ti je njëmend i fortë, i urtë!
130Kush i largohet fesë së Ibrahimit përveç se ai që e nënçmon vetveten; kurse ne atë e kemi zgjedhur në këtë botë, por edhe në atë botë ai do të jetë gjithsesi nga të mirë.
131Kur Zoti i tij tha: “Dorëzohu” – ai u përgjegj: “Unë jam dorëzuar Zotit të botërave!”
132Dhe Ibrahimi ua porositi këtë bijve të vet, si edhe Jakubi: “O bijtë e mi, All-llahu ua ka zgjedhur fenë dhe assesi mos vdisni ndryshe, vetëm si muslimanë!”
133A ishit ju dëshmitarë (të pranishëm) kur i erdh jakubit momenti i vdekjes dhe u tha djemve të vet: “Çka do të adhuroni pas meje?” Do të adhurojmë, - i thanë ata, - Zotin tënd edhe Zotin e të parëve tu: “Ibrahimit dhe Ismailit e Is-hakut, vetëm një Zot. Edhe ne atij i jemi dorëzuar.”
134Ai është një popull që është zhdukur; Ata kanë atë çka e kanë fituar, kurse ju atë çka e keni fituar vetë, dhe ju nuk do të merreni në pyetje se çka kanë bërë ata.
135Ata thanë: “Bëhuni ebrej ose të krishterë, do të jeni përudhur”! Ti thuaju: Jo, por në fenë e pastër të Ibrahimit, ai nuk ishte politeist.
136Thuani: “Ne i besojmë All-llahut dhe çka na është shpallur neve edhe çka i është shpallur Ibrahimit. Ismailit dhe Is-hakut dhe Jakubit, dhe pasardhësve dhe çka i është dhënë Musaut dhe Isait, edhe në atë çka u është dhënë profetëve nga Zoti i tyre”, ne nuk e dallojmë asnjërin nga mesi i tyre, ne atij i jemi nënshtruar.
137Andaj, nëse kanë besuar ashtu siç i besuat Ju, janë në rrugë të drejtë, e nëse kthehen nga kjo rrugë, atëherë janë në kundërshtim, por All-llahu të mjafton kundër atyre. Ai i dëgjon dhe i di të gjitha.
138All-llahu na ka udhëzuar, kush është më i mirë se All-llahu për udhëzim? Ne atë e adhurojmë.
139Thuaj: “A po polemizoni me ne për All-llahun, e Ai është edhe Zoti i juaj edhe Zoti i ynë? Ndërsa veprat tona janë për ne, e për ju veprat tuaja! Dhe ne sinqerisht i jemi besnik Atij.”
140A po thuani se njëmend Ibrahimi, Ismaili, Is-haku, Jakubi edhe pasardhësit kanë qenë ebrejë ose të krishterë? Thuaj! “A e dini ju më mirë apo All-llahu? Kush është më kriminel se ai, i cili fsheh dëshminë duke e ditur se është prej All-llahut? All-llahu, pra, nuk është indiferent ndaj asaj çka punoni ju.”
141Ai është një popull që është zhdukur. Ai ka atë çka e ka fituar, kurse ju keni atë çka e keni fituar vetë dhe nuk do të merreni në pyetje se çka kanë punuar ata.
142Do të thonë disa të marrë (shkurtpamës) nga njerëzit: “Çka i ka kthyer ata nga Kibla e tyre drejtë së cilës (kanë qenë) drejtuar?” Thuaj: “Të All-llahut janë edhe lindja edhe perëndimi. Ai udhëzon në rrugë të drejtë kë do vetë!”
143Dhe ashtu ju kemi bërë një bashkësi të drejtë që të jeni dëshmitarë kundër njerëzve, dhe Profeti do të jetë dëshmitar kundër jush. Dhe Ne nuk e kemi bërë Kiblen drejt së cilës je kthyer (më parë) për asgjë tjetër vetëm se të shohim se kush do të pasojë Profetin nga ata që do të kthehen prapa. Kjo ka qenë shumë punë e madhe, por jo edhe për ata të cilët i ka udhëzuar All-llahu, se All-llahu nuk është për t’ua humbur besimin tuaj. All-llahu është njëmend për njerëzit shumë i butë dhe mëshirëplotë.
144E shohim se si po e drejton fytyrën kah qielli, dhe ne gjithësesi do të kthejmë kah Kibleja me të cilën do të jesh i kënaqur, prandaj ktheje fytyrën kah tempulli i shenjtë! Dhe kudo që të jeni drejtohuni kah ajo anë. Ata të cilëve u është dhënë Libri me siguri e dinë se ajo është e vërtetë nga Zoti i tyre. Dhe All-llahu nuk është indiferent ndaj asaj çka punojnë.
145Edhe sikur ti, atyre që u është dhënë Libri, t’ua sillje tërë argumentet, ata nuk do ta pranonin Kiblen tënde, por as ti nuk e pason Kiblen e atyre, dhe asnjëri nuk do të pranojë Kiblen e njëri-tjetrit. Po sikur ti të pasosh dëshirat e tyre, pasi që të ka ardhur shpallja, atëherë ti, pamëdyshje, do të ishe i padrejtë.
146Atyre të cilëve u kemi dhënë Libër e njohin atë (Profetin) siç i njohin bijtë e vet, por një grup sish me çdo kusht fshehin të vërtetën edhe pse e dinë.
147E vërteta është nga Zoti yt, prandaj kurrsesi mos jij prej atyre që dyshojnë!
148Secili kthehet kah kibleja e vet, por ju bëni konkurencë me vepra të mira! Kudo qofshi, All-llahu të gjithëve do t’u tubojë – All-llahu me siguri ka mundësi për çdo send.
149Nga do të dalësh ti, ktheje fytyrën tënde kah tempulli i shenjtë, e vërteta njëmend vjen nga Zoti yt, - dhe All-llahu nuk është i painteresuar se çka punoni.
150Ngado që të dalësh, ti ktheje fytyrën tënde kah tempulli i shenjtë, dhe kudo që gjendeni këtheni fytyrat tuaja kah ajo anë, që njerëzit mos të kenë argument kundër jush, përveç nga mesi i atyre që bëjnë mizori, por mos iu frikësoni! Frikësohmuni Mua që t’ua plotësoj dhuntinë time ndaj jush dhe që të jeni të udhëzuar.
151Siç ju kemi dërguar një Profet nga mesi juaj, t’iu lexojë ajetet tona dhe t’ju pastrojë e t’iu mësojë Librin dhe urtësinë dhe t’iu mësojë atë çka nuk e keni ditur.
152Më kujtoni ju Mua, t’iu kujtoj edhe unë dhe më falënderoni edhe mos mohoni!
153O besimtarë, kërkoni ndihmë për vete duke duruar dhe duke kryer faljen! All-llahu pa dyshim është me durimtarët.
154Dhe mos thuani për ata që janë vrarë në rugë të All-llahut “janë të vdekur”! Përkundrazi, ata janë të gjallë, por ju nuk e dini.
155Ne gjithsesi do t’ju sprovojmë me diçka nga frika dhe uria, edhe me humbje të pasurisë dhe të jetës e të fruteve. Dhe ti përgëzoji durimtarët.
156Të cilët kur i godit ndonjë e papritur vetëm thonë: “Nne jemi të All-llahut dhe ne te Ai po kthehemi!”
157Ata i pret bekimi dhe mëshira e Zotit të tyre, këta janë ata të cilët janë në rrugë të drejtë.
158Safa dhe Merva janë, me të vërtetë, nga normat e All-llahut, prandaj ai që e viziton Qaben ose bën umren nuk bën kurrfarë gabimi të sillet edhe rreth tyre. Dhe kush bën ndonjë vepër të mirë, vullnetarisht, po All-llahu është me të vërtetë mirënjohës dhe i dijshëm!
159Ata të cilët i fshehin argumentet tona që i kemi shpallur ne; edhe rrugën e drejtë, pasi që ua kemi sqaruar njerëzve me Libër, ata All-llahu i mallkon, madje i mallkojnë edhe ata që mallkojnë;
160Përveç atyre që pendohen dhe përmirësohen edhe atë e shprehin haptazi, atyre unë ua pranoj pendimin se unë jam mëshirëplotë dhe i pranoj pendimet.
161Ata të cilët kanë mohuar dhe vdesin si mosbesimtarë, mbi ata bjen mallkim i All-llahut edhe i engjujve edhe i njerëzve, bashkërisht.
162Aty janë përgjithmonë, dhe dënimi as u lehtësohet e as afat u lejohet.
163Dhe Zoti juaj është vetëm një Zot! Nuk ka Zot përveç atij, të gjithmëshirshmit, mëshirëplotit!
164Padyshim në krijimin e qiejve dhe të tokës, në ndërrimin e ditës dhe të natës, edhe anijes që lundron nëpër det me çka u sjell dobi njerëzve, edhe shiun të cilin All-llahu e lëshon nga qielli, me të cilin ngjallë tokën pasi që ka vdekur, nëpër të ka shpërndarë qenie të gjalla gjithfarësh, edhe në ndërrimin e erërave, vranësirat e pezulluara ndërmjet qiellit dhe tokës – s’do mend, ka argumente për njerëzit e mençur.
165Ka njerëz që në vend të All-llahut marrin idole, i duan sikur All-llahun, por besimtarët më fortë e duan All-llahun. Dhe sikur ta shihnin ata që kanë bërë mizori, atëherë kur do ta shohin dënimin, se e tërë forca është vetëm e All-llahut, All-llahu është ndëshkimfortë.
166Kur ata, të cilët janë pasuruar prej të tjerëve, heqin dorë nga ata dhe ta shohin dënimin e t’i këpusin lidhjet me ata,
167Ata të cilët kanë pasuar do të thonë: “Ah, sikur edhe njëherë të ktheheshim, do të hiqnim dorë edhe ne prej tyre, ashtu siç hoqën dorë ata prej nesh!” Ja, ashtu All-llahu do t’ua tregojë atyre veprat e tyre të kobshme për ta, por ata nuk kanë për të dalë nga zjarri.
168O njerëz, hani nga ajo çka ka në tokë, që është e lejuar dhe e mirë, dhe mos shkoni gjurmëve të djallit se atë e keni armik të rrezikshëm!
169Ai ju urdhëron të bëni keq dhe marrëzi edhe të flisni për All-llahun çka nuk dini.
170Dhe kur u thuhet: “Pasoni atë çka e ka shpallur All-llahu!” thonë: “Jo, ngase ne pasojmë atë ku i kemi gjetur të parët tonë”. A thua edhe atëherë kur të parët e tyre nuk kanë kuptuar asgjë dhe kur kanë qenë të paudhëzuar?
171Shembulli i atyre që nuk besojnë është si shembulli i atij që paraqitet, mirëpo ia dëgjon vetëm zëërin dhe thirrjen. Të shurdhër, memecë dhe të verbër – asgjë nuk kuptojnë!
172O besimtarë, hani nga ushqimet e mira që ju kemi dhënë dhe i jini mirënjohës All-llahut, nëse adhuroni vetëm atë!
173Ai ju ndalon coftinën, gjakun edhe mishin e derrit edhe atë që është prerë në emër të ndonjë tjetri, jo në emër të All-llahut. Kurse ai që është i shtrënguar, por jo nga dëshira, vetëm sa ka nevojë, ai nuk e ka mëkat. All-llahu njëmend fal dhe është mëshirëplotë.
174Ata të cilët fshehin atë që e ka shpallur All-llahu në Libër dhe atë e ndërrojnë për diçka që vlen fort pak, ata në barqet e veta nuk fusin asgjë tjetër përveç zjarr!; All-llahu nuk u flet atyre në ditën e gjykimit dhe nuk do t’i pastrojë. Ata i pret dënim i dhembshëm.
175Ata janë, që kanë blerë humbjen për rrugë të drejtë edhe dënimin për falje. Po sa të durueshëm janë në zjarr!
176ajo është për shkak se All-llahu ka shpallur Librin, me realitet, kurse ata, të cilët e kanë kontestuar janë me të vërtetë në humbje të thellë.
177Nuk është bamirësi (devotshmëri) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja dhe perëndimi, po devotshmëri është ajo e atij që i beson All-llahut dhe Ditës së Ahiretit, edhe engjujve, edhe librave, edhe profetëve, ndërsa nga pasuria, përkundër dashurisë që ka, u jep të afërmëve dhe bonjakëve, edhe të varfërve, edhe udhëtarëve edhe lypsavet, edhe për lirimin e të robëruarve, edhe që kryejnë faljen dhe japin zeqatin, edhe që obligimin e vet kur e marrin e zbatojnë, si dhe ata që janë të durueshëm në skamje, edhe në sëmundje, edhe në të papritura. Ata janë që kanë qenë të sinqertë dhe vetëm ata janë të devotshëm.
178O besimtarë! Ju është caktuar norma për hakmarrje-vrasje: I liri – për të lirë, robi – për rob, femra – për femër. Ndërsa atij që i falet diçka nga vëllau i vet, le të pritet me bujari edhe ai le t’ua kthejë me të mirë. Kjo është lehtësi nga Zoti juaj, dhe mëshirë. Po kush bënë shkelje edhe pas kësaj, atë e pret dënim i dhembshëm.
179Në hakmarrje keni – ekzistencën, o të mençur ndoshta do të ruheni!
180Juve ju është caktuar norma; kur dikush prej jush është duke vdekur, nëse le ndonjë pasuri për prindërit dhe të afërmit, është obligim i të dëvotshmëve që ta përcjellin atë porosi me drejtësi.
181Po kush ndryshon atë pasi që e ka dëgjuar, mëkati për këtë u takon atyre që e ndryshojnë atë. All-llahu me siguri dëgjon dhe di.
182Dhe kush frikësohet nga mossaktësia e porositësit ose ka gabuar, por i ka pajtuar, nuk ka mëkat. All-llahu me siguri fal dhe është mëshirëplotë.
183O besimtarë! Agjërimin e keni obligim të detyrueshëm, siç e kishin detyrë edhe ata që qenë para jush, ndoshta do të bëheni të devotshëm.
184Në ditë të caktuara me numër, por ai nga ju, i cili është i sëmurë ose në udhëtim, atëherë agjëron tjera ditë me të njëjtin numër. Ndërsa ata që nuk mund ta mbajnë – kompensimi është të ushqejë një varfnjak. Dhe kush jep më tepër vullnetarisht, ajo është mirë për atë. Por të agjëroni është më mirë, ta dini.
185Muaji Ramazan është ai në të cilin filloi të shpallet Kur’ani, udhëzim për njerëzit dhe argument i qartë i rrugës së drejtë dhe dallimit të mirës nga e keqja. Cili prej jush që do ta arrijë atë muaj, ta agjëroj atë, e kush është i sëmurë ose ndodhet në rrugë, të njëjtin numër ditësh le ta agjëroj më vonë! All-llahu ju dëshiron lehtësim e nuk ju dëshiron vështirësi. Por ditët e caktuara t’i plotësoni dhe All-llahun ta madhëroni, për shkak se u ka udhëzuar në rrugë të drejtë, mbase do të jeni mirënjohës!
186Dhe kur të të pyesin robërit e mi për Mua, Unë jam me të vërtetë afër, i përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet. Prandaj le të kërkojnë përgjigje prej meje dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.
187Ju lejohet që netëve të agjërimit, të bini me gratë tuaja. Ato janë mbulojë e juaj e ju jeni mbulojë e tyre. All-llahu e ka ditur se mund të mashtroheni, prandaj ka pranuar pendimin tuaj dhe ua ka falur. E tani bashkohuni me ato dhe kërkone atë çka ua ka caktuar All-llahu. Dhe hani e pini deri sa të dalloni vijën e bardhë të agimit nga vija e zezë, pastaj agjërimin plotësone deri në mbrëmje. Mos bini me gratë derisa sa jeni në itikafë në xhamia. Ai është kufi i All-llahut, dhe mos iu qasni! Ja, ashtu All-llahu ua sqaron njerëzve normat e veta për t’u ruajtur.
188Mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të pandershme dhe mos i kontestoni ato çështje para gjygjeve për të ngrënë me vetëdije në mënyrë të palejuar pjesën e pasurisë së huaj.
189Të pyesin për hënën e re. Thuaj, ajo është për njerëzit përcaktuese e kohës dhe haxhit. Nuk është devotshmëria të hyni në shtëpi nga ana e sprapme, por devotshmëri është kush i frikësohet All-llahut. Në shtëpia hyni në dyertë e tyre dhe frikësohuni All-llahut, ndoshta shpëtoni!
190Dhe luftoni për hirë të All-llahut kundër atyre, të cilët luftojnë kundër jush, por mos e teproni! All-llahu njëmend nuk i do ata që e teprojnë.
191Ata luftoni (mbytni) kudo që t’i gjeni, përzini prej aty prej nga ju kanë përzënë ata juve. Dhe shpifja është më e rëndë se vrasja. Por mos i luftoni ata kur janë në tempullin e shenjtë, deri sa ata të mos ju sulmojnë aty. Nëse ju shpallin luftë, atëherë luftoni edhe ju ata! Ashtu është shpërblimi për mosbesimtarët.
192Po nëse përmbahen, ani, All-llahu njëmend është falës mëshirëplotë.
193Ata t’i luftoni deri sa të zhduket shpifja dhe të mbesë feja e All-llahut. E nëse përmbahen, atëherë nuk ka armiqësi, përveç kundër kriminelëve.
194Muaji i shenjtë është për muaj të shenjtë, por edhe shejtënia ka masë për hakmarrje. Atë që ju sulmon, sulmone edhe ju me të njëjtën masë dhe frikësohuni All-llahut dhe ta dini se All-llahu është met ë devotshmit.
195Shpenzoni për hirë të All-llahut, por vetveten mos e çoni në shkatërrim, dhe bëni mirë. All-llahu njëmend i do punëmirët.
196Kryene haxhin dhe umren për hirë të All-llahut! Por nëse jeni të penguar, atëherë therni kurbanet që i gjeni më lehtë, dhe mos i rruani kokat deri sa të arrijnë kurban4et në vendet e tyre. Dhe kush është i sëmurë, nga mesi juaj, ose i dhemb kryet, kompensimi është me agjërim ose lëmoshë ose kurban. Kur të jeni të lirë kryene umren në prag të haxhit dhe therni kurban të cilin mund ta fitoni më lehtë. Kurse ai i cili nuk gjen dot le të agjërojë tri ditë në ditët e haxhit, dhe shtatë ditë pas kthimit – pra, plot dhjetë ditë. Kjo është për ata që nuk e kanë familjen në Qabe. Frikësohuni All-llahut dhe dine se ai është ndëshkimrëndë!
197Haxhi është në muaj të caktuar. Ai që është i detyruar të kryej haxhin në atë (muaj) nuk duhet të ketë kontakt me gra e as fjalë të këqia, dhe nuk ka konteste në ditët e haxhit. Çkado që të bëni mirë, All-llahu e di. Dhe furnizohuni me çka ju nevoitet për rrugë. Devotshmëria është furnizimi më i mirë, dhe frikësomuni Mua, o të mençur!
198Nuk e keni mëkat nëse e lutni Zotin tuaj për mirë. Dhe kur të niseni nga Arafati përkujtone All-llahun te vendet e shenjta, përmendnie Atë, sepse Ai ju ka drejtuar në rrugë të drejtë, ngase më parë keni qenë të humbur.
199Pastaj nisuni prej nga nisen edhe njerëzit tjerë dhe kërkoni falje nga All-llahu. All-llahu me siguri fal dhe është mëshirëplotë.
200Dhe kur t’i kryeni obligimet tuaja prapë përkujtone All-llahun, si i përkujtoni baballarët tuaj, madje edhe më tepër ta përmendni! Ka njerëz që thonë: “O Zoti ynë, na jep ti neve në këtë botë!” Ata nuk kanë asgjë në botën tjetër.
201Po ka prej tyre edhe që thonë: “O Zoti ynë, na jep mirësi edhe në këtë botë edhe në botën tjetër dhe ruana prej dënimit me zjarr!”
202Ata janë, të cilët i pret ajo që e kanë fituar, All-llahu është i shpejtë në llogari.
203Dhe përkujtone All-llahun në ditë të caktuara! Por, edhe ai që ngutet për dy ditë nuk ka mëkat, por as ai që vonohet, ai që është i devotshëm, nuk bën mëkat. Frikësohuni All-llahut dhe dine se të gjithë do të tuboheni tek Ai!
204Ka njerëz, fjalët e të cilëve për jetën e kësaj bote të çudisin dhe mendojnë se All-llahun e kanë dëshmitar për atë çka kanë në zemrat e tyre, mirëpo, ai është kundërshtar i përbetuar.
205Sapo kthehet, dikush prej tyre, shpejton të bëjë turbullim në tokë, duke asgjësuar në mbjella e grigje, por All-llahu nuk e do turbullirën.
206Dhe kur i thuhet: “Frikësohu All-llahut!” Atë e kaplon krenaria me mëkat (që e shpie në mëkat). Atij i mjafton xhehennemi, po sa vendbanim i keq është!
207Ka nga njerëzit të tillë që e flijojnë vetën për të fituar mëshirën e All-llahut. All-llahu është i mëshirshëm për robërit e vet.
208O besimtarë, bëni paqe pa përjashtim, të gjithë, dhe mos shkoni gjurmëve të djallit, atë e keni, pa dyshim, armik të përbetuar.
209Po nëse devijoni, pasi që ju kanë ardhur argumente të qarta, dine se All-llahu është i fortë dhe i urtë!
210A presin ata që t’u vijë (dënim) i All-llahut dhe engjuj, nga qielli i kthjellët dhe puna të marrë fund?! Te All-llahu kthehen të gjitha çështjet.
211Pyeti izraelitët sa argumente të qarta u kemi dhënë! Dhe kush i ndërron dhuntitë e All-llahut, pasi që i kanë ardhur? All-llahu pa dyshim është ndëshkimashpër.
212Mosbesimtarëve u është zbukuruar jeta në këtë botë dhe i përbuzin ata të cilët besojnë, por në ditën e gjykimit ata që i frikësohen All-llahut dhe u shmangen mëkateve do të jenë më lart se ata. Edhe All-llahu kë të dojë e furnizon me shumicë.
213TË gjithë njerëzit janë një bashkë, dhe All-llahu ka dërguar profetët si përgëzues dhe qortues, dhe me anë të tyre ka dërguar Librin me të vërteta, për të gjykuar ndër njerëz për ato gjëra që ata kundërshtohen. Në këtë nuk janë pajtuar vetëm nga zilia ndërmjet vet, ata të cilëve u është dhënë (Libri), pasi që u kanë ardhur argumentet e qarta, por All-llahu, me vullnetin e vet i ka udhëzuar besimtarët tek e vërteta lidhur me atë për të cilën nuk janë pajtuar. All-llahu drejton në rrugë të drejtë kë të dojë.
214A keni menduar se do të hyni në xhenet pa u goditur edhe juve sikur që i goditi ata të cilët janë sprovuar para jush? Ata i goditi skamja dhe dëmet, duke u tronditur aq sa edhe Profeti edhe ata që besonin me të patën thënë: “Kur më ndihma e All-llahut?” Qe, ndihma e All-llahut njëmend është afër.
215Të pyesin çka të japin. Thuaj: Çdo të mirë që e shpërndani le të jetë ajo për prindërit dhe të afërmit, edhe për bonjakët e varfanjakët dhe udhëtarët, dhe çka të bëni nga të mirat, All-llahu me siguri e di atë.
216Ju caktohet lufta (ju ngarkohet si detyrë) edhe pse e urreni atë. Ju ndoshta e urreni ndonjë gjë e ajo është e mirë për ju, ndoshta doni diçka e ajo është e keqe për ju. All-llahu e di, por ju nuk e dini.
217Të pyesin për muajin e shenjtë, për luftën në të. Thuaj, luftimi në atë muaj është mëkat i madh, por shmangia nga rruga e All-llahut dhe mohimi i tij dhe tempullit të shenjtë dhe përzënia e banorëve të tij prej aty, është mëkat më i madh te All-llahu. Kurse shpifja është mëkat më i madh se vrasja! Ata vazhdimisht do t’ju luftojnë që t’ju kthejnë prej fesë tuaj, nëse munden. Dhe cili nga mesi juaj kthehet nga feja e vet dhe vdes si mosbesimtar, ata janë veprat e të cilëve do të shkatërrohen edhe në këtë edhe në botën tjetër, dhe ata janë banorë të xhehennemit, ku do të mbesin përgjithmonë.
218Ata që besojnë dhe që shpërngulen dhe luftojnë për hirë të All-llahut, ata shpresojnë në mëshirën e All-llahut, dhe All-llahu falë dhe është mëshirëplotë.
219Të pyesin për alkoolin dhe bixhozin. Thuaj: “Që të dyja janë mëkat i madh. Ka edhe ca dobi për njerëzit, por dëmi nga ato është më i madh se dobia.” Të pyesin edhe sa të shpenzojnë. Thuaj: “Tepricën!” Ja, ashtu All-llahu ua sqaron urdhërat për të menduar ju.
220Edhe për këtë edhe për botën tjetër. Dhe të pyesin për bonjakët. Thuaj: Më mirë është të silleni mirë me ta. E nëse jetoni bashkë me ta, ata janë vëllezërit tuaj, kurse All-llahu di të dallojë atë të prishurin nga mirëbërësi. Dhe sikur të kish dashur All-llahu, ka mund t’iu rëndojë. Ai është njëmend i fortë dhe i urtë.
221Mos u martoni me politeiste derisa të bëhen besimtare; nuk ka dyshim se robëresha besimtare është më e mirë se politeistja, edhe sikur t’iu pëlqejë ajo. Mos u martoni me politeistët derisa të besojnë! Pa dyshim besimtari është më i mirë se politeisti, anipse juve ju pëlqen. Ata ju thërrasin për në xhehennem, kurse All-llahu, me vullnetin e vet, thërret për xhennet dhe falje, edhe ua shpjegon njerëzve argumentet e veta, ndoshta ata do të kujtohen.
222Dhe të pyesin për javët (menstruacionin). Thuaj: “Ajo është sëmundje”. Prandaj mos iu afroni grave në kohën e javës (menstruacionit) dhe mos iu afroni derisa të pastrohen. Dhe kur të pastrohen, pastaj afrohuni ashtu si ju ka urdhëruar All-llahu. All-llahu me të vërtetë i do ata që pendohen dhe i do ata që pastrohen.
223Gratë tuaja janë arat tuaja, prandaj veproni me arat tuaja si të dëshironi, por përgatituni për vete dhe frikësohuni prej All-llahut dhe dine se do të dilni para Atij. Pra, përgëzoj besimtarët!
224Dhe mos e bëni All-llahun, kur betoheni, pengesë që të bëni vepra të mira dhe të jeni në rrugë fisnike e në përpjekje për t’i pajtuar njerëzit, se All-llahu të tëra i dëgjon dhe i di.
225All-llahu nuk do t’iu dënojë nëse pa qëllim betoheni, por do t’iu dënojë për atë çka e meritojnë zemrat tuaja. All-llahu është i butë dhe fal.
226Ata të cilët me betim ndahen prej grave të veta, kanë afat të presin katër muaj, po nëse u kthehen, ani All-llahu njëmend fal dhe është mëshirëplot.
227Po nëse ata vendosin të shkurorëzohen, ani, All-llahu njëmend dëgjon dhe di shumë.
228Të shkurorëzuarat duhet të presin tre cikle të pastrimit, dhe nuk u lejohet të fshehin atë çka ka krijuar All-llahu në amzat e tyre, nëse i besojnë All-llahut dhe botës tjetër. Burrat e tyre kanë të drejtë, derisa ato presin, t’i kthejnë nëse dëshirojnë pajtim. Edhe ato kanë po aq të drejtë sa edhe obligim, por burrat kanë përparësi për një shkallë ndaj tyre. Vetëm All-llahu është i fortë dhe i urtë.
229Shkurorëzimi mund të bëhet dy herë, andaj ose me zemërgjërësi mbani ose shkurorëzohuni me mirëkuptim. Juve nuk ju lejohet të merrni asgjë nga ajo që u keni dhuruar, përveç nëse ata dy frikësohen se nuk do të kryejnë urdhërin e All-llahut. Po nëse frikësohen se ata dy nuk zbatojnë urdhërat e All-llahut, nuk e kanë mëkat atë me çka ajo është kompensuar. Ato janë norma të All-llahut, dhe mos i nëpërkëmbeni! Dhe ata që i kalojnë kufijtë e All-llahut, mu ata janë kriminelë.
230Por nëse prap e lëshon, nuk i lejohet më atij pa u martuar për tjetër burrë, dhe nëse ky e lëshon atëherë këta dy nuk e kanë mëkat t’i kthehen njëri-tjetrit, nëse mendojnë se veprojnë brenda kufijve të All-llahut. Ato janë urdhëra të All-llahut të cilat ua sqaron njerëzve të cilët dinë.
231Kur t’i lëshoni gratë dhe ato e mbushin afatin e caktuar për pritje, ose mbani si ka hije ose përgatisni e lëshoni si ka hije. Dhe mos i vononi me qëllim që t’u bëni dëm. Ai që sillet ashtu – i ka bërë dëm vetvetes. Mos luani me argumentet e All-llahut dhe përkujtone dhuntinë e All-llahut ndaj jush, edhe Librin edhe urtësinë që ua ka shpallur, me të cilën ju këshillon. Frikësohuni All-llahut dhe dine se All-llahu i di të gjitha!
232Dhe kur t’i lëshoni gratë dhe kur e plotësojnë kohën e caktuar për pritje, mos i pengoni të martohen përsëri me burrat e vet, mbasi që pajtohen për të bërë jetë të rregullt. Me këtë këshillohet ai, nga mesi i juaj, i cili beson në All-llahun dhe në botën tjetër. Ajo është më me mend dhe punë më e pastër. All-llahu, pra, i di të gjitha, por ju nuk dini.
233Nënat le t’u japin gji fëmijëve të vet plot dy vjet, për ata që dëshirojnë të jetë e plotë gjidhënia, kurse babai i fëmiut ka për detyrë ushqimin dhe veshjen e tyre në mënyrë të denjë. Askush të mos obligohet më tepër se sa ka mundësi, nëna të mos dëmtohet për shkak të fëmiut të vet dhe as baba për shkak të fëmiut të vet. Edhe trashëgimtari gjithashtu. Nëse ata dy vendosin me marrëveshje e pëlqim që fëmiun ta ndajnë (nga gjiri) ajo nuk është mëkat. Por nëse dëshironi që fëmijëve tuaj tu gjeni mëndesha të tjera, ani, nuk është mëkat nëse e jepni në mënyrë të denjë atë çka e jepni. Frikësohuni prej All-llahut dhe dine se All-llahu sheh mirë se ç’punoni.
234Gratë që, mbesin pas vdekjes së burrave duhet të presin katër muaj e dhjetë ditë. Dhe kur ato e plotësojnë afatin e tyre, ju nuk mbani përgjegjësi se ç’bëjnë ato me vetveten, sipas normave. E All-llahu është i informuar se ç’punoni ju.
235Dhe nuk e keni mëkat nëse ua shfaqni grave ose e mbani në vete të fshehtë qëllimin se ju do t’i lypni. All-llahu e di se do të mendoni për ato, por asgjë mos premtoni fshehtazi, flisni vetëm me sinqeritet. Dhe mos vendosni për kurorë para se të kalojë afati i caktuar për pritje; dhe dine se All-llahu e di çka ka në shpirtërat tuaj, prandaj, ruajuni dhe dine se All-llahu është gafurrë-halimë.
236Nuk është mëkat për ju nëse i lëshoni gratë tuaja para se të hyni në marrëdhënie kurore me ato, ose para se t’ua caktoni shpërblimin e kurorës. Por bëni të kënaqura (me shpërblimin tuaj) të caktuar me ligj, i pasuri sipas mundësisë së tij e i varfëri sipas mundësisë së vet; është e drejtë dhe detyrë për punëmirët.
237Në qoftë se i lëshoni gratë pa i prekur, por që e keni caktuar shpërblimin e kurorës, atyre u takon gjysma e asaj që e keni caktuar, përveç nëse e falin ato ose ai, i cili e ka në dorë lidhjen e kurorës. Dhe nëse e fal, ajo është më afër devotshmërisë. Dhe mos harroni mirësinë ndaj njeri-tjetrit se All-llahu me siguri sheh se ç’punoni.
238Ruani kohët e faljes si edhe atë të mesmen dhe para All-llahut qëndroni me përulje!
239Nëse frikësoheni, atëherë duke ecur ose kaluar, por kur të jeni të sigurt përmendne All-llahun ashtu siç ju ka mësuar Ai për atë që nuk e keni ditur.
240Ata të cilët vdesin nga mesi juaj, por që lënë pas vetes gra – duhet t’i porosisin të jenë të kënaqura për një vjet e jo të dalin. Por nëse ato dalin vetë, ju nuk mbani përgjegjësi për atë se çka bëjnë ato me vetveten, nga çka është e lejuar, ndërkaq All-llahu është i fortë dhe i urtë.
241Edhe të shkurorëzuarave u takon përgatitje e denjë, si e drejtë dhe detyrë e të devotshmëve.
242All-llahu ashtu ua sqaron normat e veta, ndoshta po mblidhni mendjen!
243A nuk i ke parë ata të cilët nga frika prej vdekjes, me mijëra kanë ikur nga shtëpitë e veta!? All-llahu u ka thënë: “Vdisni!” e pastaj i ka ngjallur. All-llahu është, pamëdyshje, i mirë ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës.
244Dhe luftoni për hirë të All-llahut dhe dine se All-llahu di dhe dëgjon!
245Kush është ai që All-llahut i jep hua të mirë, vullnetarisht, e Ai t’ia kthejë shumëfish? Dhe All-llahu shkurton dhe shton dhe tek Ai do të ktheheni.
246A nuk i ke parë se paria e izraelitëve pas Musaut i thanë një profeti të vet: “Dërgona një sundues që të luftojmë në rrugë të All-llahut!” – e ai u tha: “A do të guxoni, nëse caktohet lufta, të mos luftoni?” “Pse të mos luftojmë në rrugë të All-llahut”, - thanë ata, - ne që jemi ndjekur nga vendlindja jonë dhe të ndarë nga bijtë tanë?” Mirëpo, kur iu caktua lufta, ata, përveç një numri të vogël, bishtnuan, por All-llahu i di mirë kriminelët.
247Profeti i tyre u tha: “All-llahu ju caktoi me siguri Talutin për sundues”. “Prej nga, - i thanë, - të na bëhet ai sundues kur ne jemi më të denjë se ai për të sunduar? Atij nuk i është dhënë as ndonjë pasuri e madh”. “All-llahu atë e ka zgjedhur t’iu bëhet sundues”, - tha ai, - dhe e pajisi me dijeni dhe trup të zhvilluar”. – All-llahu ia jep pushtetin kujt të dojë Ai. All-llahu është i gjithëdijshëm.
248Profeti i tyre u tha: Shenjë e sundimit të tij do të jetë arkivoli që do t’iu arrijë, i cili u sjell qetësi nga Zoti juaj dhe mbeturina të asaj që kanë lënë populli i Musaut dhe Harunit, e këtë e bartin engjujt. Ajo është me të vërtetë një argument, nëse jeni besimtarë.
249Dhe kur doli Taluti me ushtrinë tha: “All-llahu pa dyshim do t’iu vejë në sprovë me një lum, kush pi prej atij, nuk është me mua, e kush nuk e shijon atë është me mua, me përjashtim të atij që merr me grushtin e vet”. Dhe ata përveç një pakice sish pinë prej atij. Por kur e kaloi atë, ai edhe ata të cilët besuan me të, thanë: “Ne sot nuk mundemi t’i dalim në krye me Xhalutin dhe ushtrinë e tij”! Ata, të cilët mendonin se gjithsesi do të dalin para All-llahut, thanë: Po sa herë grupe të vogla, me vullnetin e All-llahut i kanë mundur grupet më të mëdha”. Dhe All-llahu është me durimtarët.
250Dhe kur dolën kundër Xhalutit dhe ushtrisë së tij thanë: “O Zoti ynë, na mbush me durim dhe forcoi këmbët tona dhe na ndihmo kundër mosbesimtarëve!”
251Dhe ata, me vullnetin e All-llahut, i mundën dhe Davudi e mbyti Xhalutin. Edhe All-llahu i dha pushtet e profetësi dhe e mësoi çka deshi Ai. Sikur All-llahu të mos i zmbrapste njerëzit, njërën palë me të tjerët, me të vërtetë toka do të shkatërrohej, po All-llahu është i mirë për gjithë botërat.
252Këto janë ajete të All-llahut që po t’i lexojmë me saktësi. Ti vërtetë je profet.
253Ata profetë ne i kemi dalluar disa nga të tjerët. Me disa prej tyre ka folur All-llahu e disa i ka ngritur për disa shkallë. Dhe Isait, të birit të Merjemes, i kemi dhënë argumente të qarta dhe e kemi ndihmuar me Xhebrailin. Sikur të donte All-llahu, ata nuk do të vriteshin ndërveti pas tyre, pasi që u erdhën argumente të qarta, por ata u konfrontuan; disa prej tyre besuan e disa mohuan. Por sikur të donte All-llahu ata nuk do të vriteshin, por All-llahu punon çka dëshiron vetë.
254O besimtarë, shpërndane një pjesë nga ajo me çka ju furnizojmë Ne, para se të vij dita kur nuk do të ketë as shitje, as miqësi e as ndërmjetësim! Mirëpo mosbesimtarët, ata janë mizorë.
255All-llahu është – nuk ka zot përveç atij – i gjallë i përjetshëm! Nuk e kaplon kotja as gjumi. E Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në tokë. Kush është ai që angazhohet për dikë te Ai, pa lejimin e Atij? Ai e di çka është para tyre dhe çka është pas tyre, dhe prej asaj që di Ai – të tjerët dinë vetëm aq sa dëshiron Ai. Kompetenca e Tij ngërthen edhe qiejt dhe tokën dhe Atij nuk i vjen rëndë mbajtja e tyre; Ai është i Lartëmadhërishëm e i madh!
256Në fe nuk ka shtyrje me dhunë. Rruga e drejtë është dalluar shumë qartë nga ajo e padrejta. Ai që nuk i beson Tagutit (djallit) por i beson All-llahut – mbahet për lidhjen më të fortë që nuk ka të këputur, - kurse All-llahu dëgjon dhe sheh çdo send.
257All-llahu është mbrojtës i atyre, të cilët besojnë dhe ata i nxjerr nga terri në dritë, kurse ata që nuk besojnë, kanë mbrojtës djajtë që i shpiejnë nga drita në terr; ata janë banorë të xhehennem-it, ku do të mbesin përgjithmonë.
258A nuk e ke parë atë i cili është kundërshtuar me Ibrahimin për Zotin e tij, atëherë kur All-llahu i dha pushtet? Kur Ibrahimi tha: “Zoti im është ai i cili ngjall dhe vdes” ai iu përgjegj: “Unë ngjall (krijoj jetë) dhe vdes!” Ibrahimi tha: “All-llahu njëmend bën që dielli të lind në lindje, hajde bëne ti t’ia shkrepë nga perëndimi!” Dhe mosbesimtari u step! All-llahu, pra, nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin mizor.
259Ose atë, i cili, duke kaluar pranë një qyteti të rrënuar me themel, pat bërtitur: “Po si do t’i ngjallë All-llahu këta, pasi që kanë vdekur?” Dhe All-llahu e bërë këtë si të vdekur për njëqind vjet, e pastaj e ngjalli dhe i tha: “Sa ke ndejtur ashtu?” “Një ditë ose vetëm një pjesë të ditës – u përgjegj”. “Jo”, - i tha Ai, - por ke mbetur njëqind vjet. Shiko ushqimin tënd dhe pijen tënde, nuk janë prishur; shikoje edhe gomarin tënd – të të bëjmë argument për njerëzit! Po shiko edhe eshtrat – shih si po i bashkojmë, e pastaj i mveshim me mish?!” Dhe kur atij iu bë e qartë tha: “Unë e di se All-llahu ka mundësi për çdo send!”
260Dhe kur Ibrahimi tha: “O Zoti im, më trego si i ngjallë të vdekurit”. Ai i tha: “A nuk beson a?” Po si jo, - tha ky, - por që të më qetësohet zemra. “Merri, - i tha, - katër zogj dhe preji, dhe nga një copë të tyre vëri në kodra të ndryshme e pastaj thirri, përnjëherë kanë për të ardhur. Dije se All-llahu është i fortë dhe i urtë”!
261Ata të cilët pasurinë e vet e shpenzojnë në rrugë të All-llahut i ngjajnë shembullit të një kokrre prej së cilës mbijnë shtatë kallinj e në secilin kalli nga njëqind kokrra. Dhe All-llahu ia shumëfishon kujt do Ai; All-llahu ka horizont të gjerë të dijes.
262Ata të cilët shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të All-llahut, e pastaj atë çka e shpenzojnë nuk e përcjellin me përgojime e shqetësime, shpërblimi i atyre është te Zoti i tyre, dhe për ata nuk ka frikë as pikëllim.
263Fjala e mirë dhe falja janë më të mira se një lëmoshë të cilën e përcjell shqetësimi. All-llahu është i pavarur dhe i butë.
264O besimtarë, mos e prishni lëmoshën tuaj me përgojime dhe ofendime sikur ai që shpenzon pasurinë e vet për sy e faqe para njerëzve, dhe nuk i beson All-llahut e as botës tjetër; Ai i ngjan atij shkrepit mbi të cilin ka pak dhe, andaj kur e godit rrëmuja me shi e lë lakuriq; Ata nuk dot ë fitojnë kurrfarë shpërblimi për atë çka kanë bërë. Dhe All-llahu nuk përudhë popullin mosbesimtar.
265Kurse ata që shpenzojnë pasuritë e veta me dëshirë që të mbërrijnë kënaqësinë e All-llahut dhe që ta forcojnë vetveten, i shëmbëllejnë një kopshtit në rrafshlartë ku bie shumë shi, andaj edhe jep fryt të dyfisht; Nëse nuk ka shi të mjaftueshëm, rigon ose ka vesë. All-llahu sheh se çka punoni.
266A dëshiron ndokush prej jush të ketë një kopsht plot me pemë e hardhi ku rrjedhin lumenj dhe ku ka fruta të ndryshme dhe e gjen pleqëria me fëmijë të vegjël, e pastaj ta goditë rrëmuja me zjarr dhe të digjet? Ashtu All-llahu jua sqaron argumentet, ndoshta keni për të menduar!
267O besimtarë! Shpenzoni nga ato gjëra të bukura që i fitoni dhe prej atyre që ua japim nga toka, mos nisni të ndani atë që nuk vlen të shpërndahet, që ju vetë nuk do ta kishit marrë. Përveç kur nuk sheh. Dhe ta dini se All-llahu është i pavarur dhe i denjë për lavdatë.
268Djalli ju premton varfëri dhe ju urdhëron të bëni paudhësi, por All-llahu ju premton falje dhe mirësinë e Tij. All-llahu është me dijeni të gjërë.
269Ai i jep urtësi kujt do. Atij të cilit i jep urtësi, i është dhuruar mirësi e pamatur. Këtë mund ta kuptojnë vetëm të mençurit.
270Për gjithçka që shpenzoni ose që e premtoni, All-llahu, me siguri e di atë, dhe për mizorët nuk ka ndihmëtarë.
271Bukur është kur jepni lëmoshë haptazi, por është më mirë për ju nëse ia jepni të varfërve fshehurazi. Dhe Ai do t’ua mbulojë disa vepra tuaja të këqia. All-llahu është i informuar se ç’bëni.
272Nuk është puna e jote përudhja e tyre, sepse All-llahu përudhë kë të dojë Ai. Çkado që shpenzon nga mirësia, e keni për vete dhe ju çkado që të jepni të tjerëve le të jetë vetëm për hirë të All-llahut dhe, ajo që e shpenzoni për të irë, do t’iu kompenzohet dhe nuk do të jeni të dëmtuar.
273Të varfërit të cilët janë të angazhuar në rrugë të All-llahut dhe nuk mund të fitojnë, i painformuari i konsideron këta si të pasur, për shkak të modestisë së tyre; Do t’i njohish sipas pamjes së tyre, ata nuk u mërziten njerëzve duke lypur. Dhe çkado që të jepni për të mirë, All-llahu me siguri e di.
274Ata që shpërndajnë pasurinë e vet natën dhe ditën, fshehtazi dhe haptazi, ata e kanë shpërblimin e vet te Zoti i tyre dhe për ata nuk ka as frikë as pikëllim.
275Ata që hanë kamatën do të ngrihen sikur që do të ngrihet ai të cilin e ka përflakur, me të prekur, djalli, për shkak se kanë thënë: “Edhe tregtia është njëlloj sikur kamata”. Mirëpo All-llahu e ka lejuar tregtinë dhe e ka ndaluar kamatën. Atij që i vjen një këshillë nga Zoti i tij dhe heq dorë, i takon ajo që e ka fituar më parë. Çështja e tij është tek All-llahu, por kush e përsërit – e ata janë banorë të xhehennemi-it, ku do të mbesin përgjithmonë.
276All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën. All-llahu nuk e do asnjë mosbesimtar mëkatar.
277Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira dhe e kryejnë namazin, e japin zeqatin, ata i pret shpërblimi te Zoti i tyre dhe për ata nuk ka frikë as pikëllim.
278O besimtarë, frikësohuni All-llahut dhe, nëse jeni besimtarë, hiqni dorë nga ajo çka mbetet prej kamatës.
279E nëse nuk e bëni këtë, atëherë i shpallni luftë All-llahut dhe Profetit të Tij! Por nëse pendoheni ju takon ajka e pasurisë suaj; askë nuk e dëmtoni e as jeni të dëmtuar.
280E nëse është ngusht, pritne derisa të çlirohet, por, dine, është më mirë nëse e falni.
281Dhe frikësohuni ditës kur do t’i ktheheni All-llahut, kur secilit do t’i paguhet ajo që e ka merituar, askush nuk do të jetë i dëmtuar.
282O besimtarë! Kur merrni hua njëri nga tjetri për afat të caktuar shkruane! Dhe një shkrues nga ju le të shkruajë drejt dhe le të mos ngurrojë të shkruaj ashtu si e ka mësuar All-llahu. Ai le të shkruajë, kurse ai që ka obligim (borshin) le t’i diktojë dhe le t’i frikësohet All-llahut, Zotit të vet, dhe asgjë le të mos lërë mangut prej asaj. Po ai që ka obligim nëse është mendjemangët (i marrë) ose i dobët, ose nëse nuk është në gjendje të diktojë, atëherë le të diktojë kujdestari i tij, por drejt, me besnikëri. Dhe sillni dy dëshmitarë, dy meshkuj nga ju, e nëse nuk ka dy meshkuj, atëherë një mashkulle dy femra me dëshminë e të cilave jeni të kënaqur. Nëse njëra prej atyre harron le ta përkujtojë tjetra. Dëshmitarët duhet të përgjegjen në çdo thirrje. Gjithashtu mos keni drojë që ta detajizoni me shkrim; qoftë pak ose shumë, me shënim të afatit për kthim. Ajo është më e drejtë te All-llahu dhe më e fortë për të dëshmuar, dhe ka më pak mundësi për të dyshuar, përveçse nëse është tregti e ditës – me sende që i përflitni dorë me dorë – atëherë nuk keni mëkat edhe nëse nuk i shënoni. Merrni dëshmitarë kur lidhni kontrata të shitblerjes dhe të mos jetë i dëmtuar as shkruesi as dëshmitari. Por nëse e bëni atë, (e dëmtoni ndonjerin prej tyre) ajo është me siguri gabim nga ana juaj. Frikësohuni All-llahut, All-llahu ju mëson, All-llahu për çdo send di.
283Nëse jeni në rrugë e nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng (kapar)! Dhe nëse njëri te tjetri siguroni diçka, ai le ta arsyetojë besimin e shprehur dhe le t’i frikësohet le ta arsyetojë besimin e shprehur dhe le t’i frikësohet All-llahut, Zotit të vet. Dhe mos e fshehni dëshminë, se kush e fsheh atë, ai ka zemër mëkatare, kurse All-llahu e di çka punoni.
284Të All-llahut janë gjithçka ka në qiej dhe në tokë! E shprehët ju atë çka mbani në shpirt apo e fshehët, All-llahu për atë do t’iu kërkojë llogari; kujt të dojë ai fal dhe e dënon kë të dojë. All-llahu ka mundësi për çdo send.
285Profeti beson në atë çka i shpallet nga Zoti i tij, edhe besimtarët: secili i beson All-llahut, edhe engjujve të tij, edhe librave të tij, edhe profetëve të tij. “Ne nuk dallojmë asnjë nga profetët e tij”. Dhe thanë: “Dëgjuam dhe iu bindëm; Na fal o Zoti ynë; Te Ti do të kthehemi.”
286All-llahu askë nuk e ngarkon përtej mundësive të veta. Është në dobi të tij e mira që e bën, kurse e keqja në dëm të tij. O Zoti ynë! Mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë, pa qëllim! Mos na ngarko barrën që ua ke ngarkuar atyre përpara nesh! O Zoti ynë mos na ngarko për detyrë atë për çka nuk kemi mundësi! Shlyej mëkatet tona dhe na fal, dhe kij mëshirë ndaj nesh! Ti je Zoti ynë, andaj na ndihmo kundër popullit mosbesimtar!
Chapter 3 (Sura 3)
1Alif Lam Mim
2All-llahu është një, nuk ka Zot përveç Atij, i gjalli dhe i përjetshmi!
3Të shpallë ty Librin me të vërtetën që i vërteton të mëparshmit. E ka shpallur Tevratin edhe Inxhilin.
4Më përpara, si udhërrëfim njerëzve; Ai e ka shpallur edhe Kur’anin. Ata që nuk besojnë ajetet e All-llahut kanë dënim të rëndë – All-llahu është i fortë dhe i rreptë.
5Për All-llahun nuk ka asgjë të fshehur as në tokë e as në qiell.
6Ai ju formëson në amëza si dëshiron. Nuk ka Zot tjetër përveç Atij të fortit dhe të urtit.
7Ai është, i cili të shpallë Librin ku ka argumente të qarta; Ato janë ajka e Librit, kurse të tjerët janë alegorikë. Ata, zemrat e të cilëve janë të prishura pasojnë ata që janë më pak të qartë (alegorikë), nga prirja për ngatrresa dhe komentime (tendencioze). Por komentimin e tyre e di vetëm All-llahu kurse ata që janë të thelluar mirë në dije thonë: “Ne i besojmë Atij, e tërë kjo është nga Zoti ynë”. Dhe vetëm të pajisurit me mend e kuptojnë.
8O Zoti ynë! Mos i lejo zemrat të largohen pasi që na ke udhëzuar, dhe shpërblena me mëshirën tënde! Ti je, me të vërtetë, shpërblyes i madh.
9O Zoti ynë! Ti do t’i tubosh njerëzit në një ditë, për të cilën nuk ka dyshim. All-llahu me siguri nuk e ndryshon premtimin.
10Ata të cilët nuk besojnë – nuk i mbron dot asgjë nga dënimi i All-llahut, as pasuritë e tyre e as fëmijët e tyre. Ata janë dru për zjarr.
11Janë në pozitën e familjes së Faraonit dhe të atyre përpara tyre. Kanë përgënjeshtruar ajetet tona, prandaj All-llahu i rrëmbeu dhe i zhduk për shkak të mëkateve të tyre. All-llahu është ndëshkimrëndë.
12Thuaju atyre që nuk besojnë: “Do të jeni të mundur dhe të tubuar bashkë në xhehennem. E sa vend i tmerrshëm është!”
13Keni një argument për model, dy grupet që u kacafytën: Njëri grup që luftonte në rrugë të All-llahut dhe tjetri, mosbesimtarë, të cilit iu duk se ka përpara vetes dy herë më tepër kundërshtarë. Dhe All-llahu, me ndihmën e vet, përkrah kë do. Në këtë ka me të vërtetë mësim për ata që shohin.
14Njerëzve u është zbukuruar dëshira për epshe dhe dashuri për gratë, djemtë, grumbujt e arit dhe të argjendit, edhe kuajt e bukur dhe kafshët e arat. Ajo është kënaqësi e jetës në këtë botë, por vendkthimi më i mirë është te All-llahu.
15Thuaj: “A t’ju tregoj çka është më mirë se ato? Ata të cilët janë të devotshëm kanë te Zoti i tyre xhennete, ku do të rrjedhin lumenj, e aty do të mbesin përgjithmonë, edhe bashkëshorte të pastërta dhe kënaqësinë e All-llahut. All-llahu i sheh shumë mirë robërit e vet.
16Ata, të cilët thonë: “O Zoti ynë, ne me të vërtetë besojmë, prandaj na fal mëkatet tona dhe mbrona prej dënimit me zjarr!”
17Të durueshmit dhe të sinqertit, edhe të dëgjueshmit, edhe ata që japin lëmoshë, dhe të cilët kërkojnë falje në orët e vona të natës.
18All-llahu e ka dëshmuar se nuk ka Zot tjetër përvç Atij, - edhe engjujt dhe të diturit, - me veprim të drejtë. Nuk ka Zot përveç Atij, të fortit dhe të urtit.
19E vetmja fe e drejtë te All-llahu është feja Islame, kurse ata,t ë cilëve u qe dhënë Libri pasi që u erdh njoftimi, u larguan për shkak të egoizmit ndërmjet veti. Kush i mohon argumentet e All-llahut, ani se All-llahu është i shpejtë në llogaritje.
20Nëse të kundërshtojnë, thuaj: “Unë, dhe kush më pason mua, vetëm lartëmadhërisë së All-llahut i përulem”. Dhe thuaju atyre të cilëve u është dhënë Libri edhe analfabetëve; “A e pranoni fenë Islame?” Nëse pranojnë fenë islame janë të përudhur. Po nëse refuzojnë, e jotja është vetëm t’i bësh me dije, All-llahu i sheh mirë robërit e vet.
21Ata të cilët mohojnë argumentet e All-llahut dhe i mbysin profetët pa fije të fajit, madje i mbysin edhe ata të cilët kërkojnë nga njerëzit të veprojnë drejt, e njoftoj për dënimin e dhembshëm.
22Ata janë, veprat e të cilëve nuk vlejnë as në këtë botë as në botën tjetër. Ata nuk do të kenë asnjë ndihmëtar.
23A nuk i sheh ata të cilëve u ishte dhënë një pjesë e Librit, se po thirren te Libri i All-llahut që të gjykojë ndërmjet tyre, e një grup prej tyre kthejnë kryet në anën tjetër dhe refuzojnë.
24Për shkak se thonë: “Zjarri nuk na prek neve, me përjashtim të disa ditëve të caktuara”. Ata i mashtron në fenë e tyre mu ajo që e trillojnë.
25E çka do të bëhet atë ditë, në të cilën nuk ka fare dyshim, kur do t’i tubojmë dhe secili të marr atë që meriton, dhe nuk do t’u bëhet aspak padrejtësi.
26Thuaj: “O All-llahu im që e ke tërë pushtetin, i jep pushtet kujt do Ti dhe ia merr kujt do Ti. Ti e lartëson kë do dhe poshtron kë do, në dorë tënde është mirësia. Ti, me të vërtetë ke mundësi për çdo send!
27Ti e lidh natën me ditën edhe ditën e lidh me natën. E bën të gjallin nga jo i gjalli, kurse të gjallin e bën të vdekur; Ti furnizon pakufi kë të duash.
28Besimtarët le të mos marrin për miq mosbesimtarët kur kanë besimtarë, sepse kush vepron kështu, nuk ka asgjë nga ndihma e All-llahut, përveç nëse seriozisht frikësoheni prej tyre. All-llahu ju afron kujdesin e vet dhe te All-llahu është caku.
29Thuaj: “O e fshehët ju atë çka keni në krahërorët tuaj, o e shfaqët haptazi, All-llahu atë e di”. Ai e di çka ka në qiej dhe në tokë, All-llahu ka mundësi për gjithçka.
30Atë ditë kur secili njeri e gjen para vetes se ç’ka ka punuar mirë edhe ç’ka bërë keq, do të dëshirojë që ndërmjet asaj dhe atij të ketë një largësi të madhe. Ndërsa All-llahu ju ofron kujdesin e vet. All-llahu është i mëshirshëm ndaj robërve të vet.
31Thuaj: “Nëse e duani All-llahu, pasomëni mua, edhe juve All-llahu do t’ju dojë dhe do t’ua falë mëkatet!” All-llahu fal dhe është mëshirëplotë.
32Thuaj: “Përuluni All-llahut edhe Profetit!” Por nëse ia këtheni shpinën, ani se All-llahu me të vërtetë nuk i do mosbesimtarët.
33All-llahu, me të vërtetë, e ka zgjedhur Ademin, edhe Nuhin, edhe familjen e Ibrahimit, edhe familjen e Imranit prej të gjithë të tjerëve.
34Si pasardhës të njëri-tjetrit, - dhe All-llahu dëgjon dhe di shumë.
35Kur gruaja e Imranit tha: “O Zot, unë po ta kushtoj ty me gjithë zemër këtë që është në barkun tim, prandaj pranoje prej meje, se Ti me të vërtetë, dëgjon dhe di shumë”.
36E kur e lindi atë, tha: “O Zot, unë kam lindur femër! Por All-llahu e di mirë se çka ka lindur, - dhe mashkulli nuk është sikur femra;” Unë ia vura emrin Merjeme. Atë dhe pjellën e saj unë po e le në mbrojtjen tënde prej djallit të mallkuar”.
37Dhe Zoti i saj e pranoi me ëndje atë dhe e rriti mirë dhe ia la në besë Zekerijjaut. Sa herë që hynte Zekerijja te ajo në tempull, gjente ushqime te ajo. “Prej nga kjo, oj Merjeme?” i thoshte kurse ajo i përgjigjej, “Prej All-llahut, All-llahu e furnizon pa masë, kë do”.
38Aty Zekerrija iu lut Zotit të vet: “O Zot, - tha, - më dhuro pasardhës të mirë, me mirësinë tënde, Ti me siguri e dëgjon lutjen”!
39Dhe derisa ai lutej në tempull, në këmbë engjujt e thirrën: “All-llahu ty të përgëzon me Jahjaun, i cili vërteton fjalën e All-llahut, zotëri me famë dhe profet nga të mirët.
40“O Zot, - tha, - si do të kem djalë në këtë moshë të shtyrë, madje edhe gruaja ime është shterpë?” “Ja, ashtu, - tha, - All-llahu bën çka të dojë”.
41“O Zot, - tha ky, - më jep ndonjë shenjë!” “Shenja jote, - tha, - është ajo që tri ditë nuk do të flasish me njerëz, vetëmse me shenja. Por përmende shpesh Zotin tënd dhe lartësoje në mbrëmje dhe në mëngjes!”
42Dhe kur engjujt i thanë: “Oj Merjeme, ty të ka zgjedhur All-llahu dhe të ka pastruar, e të ka zgjedhur nga të tëra gratë e botës.
43Oj Merjeme, jij e përulur ndaj Zotit tënd dhe bëni sexhde, edhe falu me ata që e kryejnë të falurit (namazin)!
44Këto janë informata të fshehta që po t’i shpallim ty. Ti nuk ke qenë te ata kur i hudhën pendat e tyre (për short) për të parë se cilit prej tyre do t’i lihet në besim merjemja, dhe ti nuk ishte me ata kur shtyheshin ndër veti.
45Dhe kur engjujt i thanë: “Oj Merjeme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet se emrin do ta ketë Mesih, Isa, i biri Merjemes, faqebardhë në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe do të jetë njëri nga të afërmit.
46Ai do t’u flasë njerëzve qysh në djep, por edhe si i rritur, dhe do të jetë nga të mriët.
47Ajo tha: “O Zot, po si do të kem unë fëmijë kur nuk më ka prekur njeri?” “Qe, kështu, tha, - All-llahu krijon çka të dojë. Kur vendos diçka, Ai vetëm i thotë “Bëhu!” dhe ajo bëhet”.
48Edhe ia mëson të shkruarit dhe urtësinë, Tevratin dhe Inxhilin.
49Dhe e bën profet për izraelitët. “Po ju sjell një argument nga Zoti juaj: do t’ju bëj diçka nga argjili në formë të zogut dhe do t’i fryj, e ai do të bëhet zog i vërtetë me vullnetin e All-llahut. Do t’i shëroj edhe të verbërit që kanë lindur ashtu, edhe të zgjebosurit, madje, me lejen e All-llahut, do t’i ngjallë të vdekurit. Do t’ju tregoj çka hani dhe çka fshihni në shtëpitë tuaja. Ajo do të jetë, me të vërtetë, argument për ju nëse jeni besimtarë.
50Edhe si dëshmues i asaj që është shpallur në Tevratë përpara meje, dhe do t’ju lejoj diçka që ka qenë e ndaluar për ju. Dhe ju sjelli argument nga Zoti jua, prandaj frikësohuni All-llahut dhe nderomëni mua!
51All-llahu është me të vërtetë Zot i imi edhe i juaji, andaj adhurone! Kjo është rrugë stabile.
52Dhe kur Isa e hetoi se ata nuk do të besojnë, thirri: “Kush do të jenë ndihmëtarët e mi në rrugë të All-llahut”? Ne, thanë besimtarët. Ne jemi ndihmëtarët (tuaj për hirë të All-llahut), ne i besojmë All-llahut, dhe ti dëshmoje se ne jemi njëmend muslimanë.
53O Zoti ynë, ne i besojmë asaj që e ke shpallur Ti dhe kemi pasur Profetin, prandaj na shkruaj me ata, të cilët e dëshmojnë.
54Dhe bënë kurtha, por All-llahu ua këthen njëlloj. All-llahu i bën më së miri.
55Kur All-llahu i tha: “O Isa, unë ty do të bëj të ndërrosh jetë dhe do të marr tek unë dhe do të shpëtoj nga mosbesimtarët dhe do të bëjë që ithtarët tu të jenë më lartë se mosbesimtarët deri në ditën e kijametit. Pastaj të gjithë do të këtheheni tek unë dhe do t’ju gjykoj për atë përse jeni konfrontuar.
56Sa për ata, të cilët nuk besojnë, do t’i dënoj me një dënim të rëndë në këtë dhe në botën tjetër. Për ata nuk ka ndihmëtar.
57Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ai do t’ua paguaj shpërblimet atyre. All-llahu nuk i don mizorët.
58Këto që po t’i recitoj janë nga ajetet dhe Kur’ani i urtë.
59Rasti i Isait, tek All-llahu është njëlloj sikur rasti i Ademit: e krijoi nga dheu e pastaj i tha: “Bëhu” dhe ai u bë.
60E vërteta është nga Zoti yt, prandaj mos dysho!
61E kush të kundërvihet lidhur me këtë, pasi që të erdhi dijenia, thuaj: “Ejani, do t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, edhe gratë tona edhe gratë tuaja, madje edhe en me gjithë ju bashkë do të lutemi me gjithë zemër ta hedhim mallkimin e All-llahut mbi përgënjeshtarët.”
62Ky është pa dyshim, rrëfim i vërtetë dhe nuk ka ndonjë tjetër Zot përveç All-llahut. All-llahu është njëmend i fortë, i urtë.
63Po nëse ata kthejnë kryet në anën tjetër, ani, All-llahu me siguri i di mirë ngatrrestarët.
64Thuaj: “O ithtarë të Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët edhe për ne edhe për ju; që të mos adhurojmë tjetër përveç All-llahut, asnjë send të mos ia bëjmë shok dhe mos trajtojmë njëri-tjetrin si zotër në vend të All-llahut. E nëse ata kthejn kryet anash, thuani: “Dëshmone se ne njëmend jemi muslimanë”!
65O ithtarë të Librit, pse po ziheni rreth Ibrahimit? Po a nuk janë shpallur pas tij Tevrati dhe Inxhili? Nuk merrni vesh ju?!
66Ju jeni ata që diskutoni për çështje për të cilat nuk dini. E pse diskutoni për gjëra që nuk i dini? All-llahu i di por ju nuk i dini.
67Ibrahimi nuk ishte as ebrej as i krishterë, por vetëm musliman, besëdrejtë, dhe nuk ishte politeist.
68Më të afërt te Ibrahimi janë ata, të cilët ndoqën rrugën e tij, edhe ky Profet dhe ata që kanë besuar. Ndërkaq, All-llahu është dashamir i besimtarëve.
69Një grup nga ithtarët e Librit memzi presin që t’iu shpiejnë në rrugë të pakrye, por ata nuk ju humbin dot përveç vetes, por nuk e hetojnë.
70O ithtarë të Librit, pse i mohoni argumentet e All-llahut, kur e dini mirë se janë të vërtetë.
71O ithtarë të Librit, pse e maskoni të vërtetën me të pavërtetë dhe e fshihni me vetëdije realitetin?
72Një grup nga ithtarët e Librit thanë: “Besone atë çka u është shpallur besimtarëve, para dreke, kurse pas dreke mohone! Ndoshta edhe ata do të kthehen.
73Dhe mos i besoni tjetërkujt përveç atyre që pasojnë fenë tuaj. “Thuaj: “Udhëzim është udhëzimi i All-llahut”. Mund t’i jepet edhe ndonjë tjetri, ashtu siç u është dhënë juve, ose ata do t’ju kundërvihen te Zoti juaj. Ti thuaju, dhuntitë janë vetëm në dorë të All-llahut. Ai i jep kujt të dojë. All-llahu është i gjithëdijshëm.
74Ai veçanërisht shpërblen me mirësinë e vet kë të dojë, se All-llahu posedon mirësi të madhe.
75Nga ithtarët e Librit ka të tillë që nëse ua beson një barrë pasuri do ta kthejnë, por ka edhe të atillë që nëse ua jep në besim qoftë edhe një metelik nuk ta kthejnë, në qoftëse nuk e ndjek vazhdimisht. Ashtu është, për shkak se ata thonë: “Ne nuk kemi obligim ndaj analfabetëve” – dhe flasin gënjeshtra për All-llahun me vetëdije.
76Por me siguri kush i përmbush obligimet e veta dhe ruhet prej mëkateve, ani, se All-llahu i don të devotshmit.
77Ata të cilët obligimin e vet ndaj All-llahut dhe besatimin e vet e shesin për diçka që vlen krejt pak – në botën tjetër nuk kanë asgjë, atyre All-llahu në ditën e kijametit nuk do t’u flasë fare e as do t’i shikojë, dhe nuk i pastron – ata kanë për të vuajtur dënim të dhembshëm.
78Ka prej atyre një grup që përdredhin gjuhët duke lexuar Librin, që të kujtoni se ajo është nga Libri, dhe thonë: “Ajo është nga All-llahu”, - por ajo nuk është nga All-llahu. Ata flasin me vetëdije gënjeshtra për All-llahun.
79Nuk i ka hije njeriut të cilit All-llahu i jep Librin dhe urtësi e profetësi, t’u thotë njerëzve “Adhuromëni mua në vend të All-llahut”, por jini të sinqertë te Zoti me atë çka e dini librin dhe me atë çka e studioni.
80E as t’ju urdhëroj që engjujt dhe profetët t’i konsideroni zotër. A po ju urdhëron mosbesim, pasi që jeni bërë muslimanë?
81All-llahu u ka marrë besën profetëve, kur u ka dhënë Libër dhe urtësi. “Pastaj ju vjen një profet, i cili e vërteton se është e saktë ajo çka e keni, a gjithsesi do t’i besoni dhe patjetër do ta ndihmoni? A e pranoni, - tha, se me këtë merrni obligimin tim?” Ata thoshin “E pranojmë”! “Atëherë, pra, dëshmone, - u thotë – se edhe unë jam me ju, një prej dëshmitarëve.”
82Por kush kthen kryet në anën tjetër, edhe pas kësaj, ata janë njëmend mbrapshtanë.
83A dëshirojnë tjetër fe, përveç fesë së All-llahut, kurse Atij, dashtë e padashtë i përulën kush janë në qiej dhe në tokë dhe te Ai do të kthehen,.
84Thuaj: “Ne i besojmë All-llahut edhe asaj që na shpallet neve, edhe asaj që i ka ardhur Ibrahimit, dhe Ismailit, dhe Is-hakut, edhe Jakubit edhe nipërve. Edhe asaj që iu dha Musaut dhe Isaut dhe profetëve – nga Zoti i tyre, ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre, dhe ne vetëm atij i dorëzohemi.
85Dhe kush kërkon ndonjë fe tjetër përveç asaj islame, atij nuk do t’i pranohet dhe ai do të jetë nga të humburit në botën tjetër.
86Si do ta udhëzojë All-llahu një popull i cili bën mosbesim, pasi që ishte besimtar dhe e kanë dëshmuar se Profeti është i vërtetë, madje janë dhënë edhe argumente të qarta? All-llahu nuk përudh popullin mizor.
87Ata janë, të cilët kanë për shpërblim mallkimin e All-llahut edhe engjujve, dhe tërë njerëzve – së bashku.
88Përgjithmonë do të mbesin nën te dhe dënimi nuk do t’u lehtësohet e as do t’u vonohet.
89Përveç atyre, të cilët pas asaj pendohen dhe përmirësohen; All-llahu është mëshirëplotë dhe falë shumë.
90Ata të cilët bëhen mosbesimtarë, pasi kanë qenë besimtarë, dhe e shtojnë mosbesimin, atyre pendimi nuk u pranohet, dhe ata janë me të vërtetë të humbur.
91Ata, të cilët mohojnë dhe vdesin si mosbesimtarë, me siguri nuk do t’i pranohet asnjërit për kompensim qoftë edhe e tërë pasuria e kësaj bote. Ata i pret dënim i dhembshëm. Atyre askush nuk do tu ndihmojë.
92Nuk do të arrini mirësinë e plotë deri sa të mos e ndani një pjesë të asaj që e keni më të dashur; ju çkado qoftë të ndani, ani, All-llahu me siguri e di atë.
93Të gjitha ushqimet kanë qenë të lejuara për izraelitët, përveç atyre që izraelitët ia ndaluan vetvetes para se të shpallej Tevrati. Thuaj: “Ma sillni Tevratin dhe lexone, nëse jeni të sinqertë”.
94Kurse ata të cilët edhe pas asaj shfaqin gënjeshtra për All-llahun, ata janë me të vërtetë mizorë.
95Thuaj: “All-llahu flet të vërtetën! Prandaj pasone fenë e Ibrahimit, besimtarit të vërtetë, se ai nuk ka qenë politeist”.
96Tempulli i parë i ndërtuar për njerëz është ai që u ngrit në Mekke, i bekuar dhe udhërrëfyes i botërave.
97Aty ka fakte të qarta, është vendqëndrimi i Ibrahimit. Dhe kush hynte aty ishte i siguruar. Të vizituarit e tempullit, për hir të All-llahut, për atë që ka mundësi ta marrë këtë udhë, është obligim, e kush nuk beson, - ani, All-llahu me siguri nuk është i varur prej askujt.
98Thuaj: “O ithtarë të Librit, pse i mohoni argumentet e All-llahut kur All-llahu është dëshmitar i tërë asaj çka punoni”?
99Thuaj: “O ithtarë të Librit, pse e largoni nga rruga e All-llahut atë që beson, dhe përpiqeni t’ua shtrembëroni, kurse ju e dini se është e vërtetë? All-llahu nuk është indiferent ndaj asaj që punoni ju!”
100O besimtarë, nëse i përuleni ndokujt prej atyre të cilëve u është dhënë Libri, ata, pasi që jeni bërë besimtarë, do t’ju kthejnë në mosbesimtarë.
101E si mund të mohoni kur juve u recitohen ajetet e All-llahut dhe në mesin tuaj është Profeti i Tij? Dhe kush është i vendosur me All-llahun, ai është i udhëzuar në rrugë të drejtë.
102O besimtarë, frikësohuni All-llahut me devotshmëri të vërtetë; Dhe assesi mos vdisni ndryshe, përveç si musliman!
103Të gjithë së bashku mbahuni fort për litar të All-llahut dhe mos përçaheni! Pastaj përkujtone dhuntinë e All-llahut ndaj jush kur ishit të armiqësuar, e ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ju me mëshirën e tij u bëtë vëllezër. Ishit buzë greminës së zjarrit e ju shpëtoi prej tij. Ashtu All-llahu ua shpjegon argumentet e veta, ndoshta merrni të mbarën!
104Dhe le të ketë nga ju të atillë që do të thërrasin në të mira dhe kërkojnë të bëhen punë të mira dhe të pengojnë nga veprat ekëqia. Ata do të jenë të shpëtuar.
105Dhe mos bëheni sikur ata të cilët janë përçarë dhe konfrontuar pasi që u kanë ardhur argumente të qarta – ata i pret dënim i madh.
106Atë ditë kur disa fytyra do të zbardhen e disa do të nxihen. Atyre, fytyrat e të cilëve janë të zeza, do t’u thuhet: “A u bëtë mosbesimtarë pasi që ishit besimtarë? Shijone pra dënimin pasi nuk besoni!”
107Kurse ata, fytyrat e të cilëve do të jenë të bardha, do të jenë në mëshirë të All-llahut, ku do të mbesin përgjithmonë.
108Ato janë argumente të All-llahut që po t’i rrëfejmë besnikërisht. Dhe All-llahu nuk ia dëshiron të keqen botës.
109Të All-llahut janë të gjitha ç’ka në qiej dhe në tokë, edhe te All-llahu kthehen të gjitha çështjet.
110Ju jeni populli më i mirë se të gjithë të tjerët që janë paraqitur ndonjëherë. Kërkoni të bëhen vepra të mira dhe pengoni nga të pamirat dhe i besoni All-llahut. Dhe sikur ithtarët e Librit të besonin drejt, do të ishte më mirë për ata; Ka prej tyre edhe besimtarë, por shumica janë mbrapshtanë.
111Ata nuk mund t’ju bëjnë asnjëfarë dëmi, vetëm se ju shqetësojnë. Nëse ju sulmojnë shpejt do t’ua shihni shpinën (do të ikin), se nuk do të jenë të ndihmuar.
112Kudo që të gjenden, do të jenë të poshtëruar nëse nuk kapen për litari të All-llahut dhe të njerëzve, dhe do të meritojnë hidhërimin e All-llahut, dhe do t’i godas mjerimi, për shkak se i mohonin argumentet e All-llahut dhe i vrisnin profetët pa fije të fajit, dhe për shkak se kanë gabuar dhe silleshin armiqësisht.
113Nuk janë të gjithë njëlloj. Ka ithtarë të denjë të Librit të cilët tërë natën lexojnë ajetet e All-llahut dhe bëjnë sexhde;
114I besojnë All-llahut dhe botës tjetër dhe kërkojnë të bëhen vepra të mira dhe pengojnë nga veprat e këqia, dhe shpejtojnë të bëjnë mirësi, eh, ata pra janë të mirë.
115Çfarëdo që të bëjnë, ajo nuk do t’u mohohet. All-llahu i di mirë të devotshmit.
116Atyre që nuk besojnë nuk do t’u bëjnë dobi te All-llahu as pasuritë e tyre as fëmijët e tyre; Ata do të jenë banorë të zjarrit dhe aty do të mbesin përgjithmonë.
117Shembulli i atyre që japin sa janë gjallë në këtë otë i ngjan farës së mbjellë nga ata të cilët kanë gabuar ndaj vetes, të cilën e goditë era e ftohtë si akulli dhe e zhdukë. Ata nuk i dëmton All-llahu, por e dëmtojnë vetveten.
118O besimtarë, për miq të sinqert mos merrni të tjerë jasht mesit tuaj! Të tjerët ua dëshirojnë shkatërrimin, mezi presin që të hidheni në mundime. Ata me gojët e tyre shprehin urrejtje, por ajo çka e fshehin në krahëror është shumë më e madhe. Ne ua kemi sqaruar argumentet nëse keni mendjen.
119Qe, ju jeni ata që i doni, por ata nuk u duan juve, dhe ju u besoni të tëra librave, e ata kur ju takojnë thonë “besojmë”, por sapo gjenden vetëm, nga zemrimi me ju, kafshojnë gishtrinjtë. Thuaju: “Plasni nga hidhërimi!” All-llahu me të vërtetë e di mirë çka ka në krahëror.
120Nëse ju bie ndonjë mirësi, ata i dëshpron ajo, por nëse ju godit ndonjë e papritur, ajo i gëzon ata. Ndërkaq, nëse duroni dhe ruheni, dredhitë e tyre nuk ju dëmtojnë aspak, e All-llahu e di mirë se çka punojnë ata.
121Dhe kur ti nxitove para familjes tënde, që t’u caktosh besimtarëve pritat për betejë, All-llahu dëgjon dhe di shumë
122Kur dy grupe tuajat deshtën të tërhiqen, All-llahu i forcoi. Prandaj besimtarët le të mbështetën te All-llahu!
123All-llahu ju ka ndihmuar edhe në Bedër, kur ishit të pafuqishëm – prandaj frikësohuni All-llahut që të jeni mirënjohës.
124Kur u pate thënë besimtarëve: “A nuk u mjaftonte qe Zoti juaj ju dërgon në ndihmë tre mijë engjuj”?
125Po, si jo! Nësejeni të qëndrueshëm dhe të devotshëm, dhe nëse ata ju sulmojnë menjëherë, Zoti juaj do t’ju dërgojë në ndihmë pesë mijë engjuj, të gjithë të shenjuar”.
126Këtë All-llahu e bëri që t’ju gëzojë dhe me këtë t’ju qetësojë zemrat tuaja – por fitorja vjen vetëm nga All-llahu, i forti dhe i urti.
127Që ta shkëpusë një grup nga mosbesimtarët ose t’i demoralizojë e të kthehen shpresëhumbur.
128Nuk varet nga ti a do ta pranojë Ai pendimin e tyre apo do t’i dënojë, sepse ata janë përnjëmend kriminelë.
129Dhe të All-llahut janë çka ka në qiej dhe çka ka në tokë! Ai fal kë të dojë, dhe e dënon kë të dojë, All-llahu fal dhe është mëshirëplotë.
130O besimtarë, mos hani kamatën e shumëfishuar dhe frikësohuni All-llahut, ndoshta do të shpëtoni,
131Dhe ruajuni nga zjarri që është përgatitur për mosbesimtarët,
132Dhe përuluni All-llahut dhe Profetit! Ndoshta do të jeni të mëshiruar,
133Dhe shpejtoni për të kërkuar falje nga Zoti juaj dhe për në xhennet, gjerësi e të cilit kapë qiejt dhe tokën, e është përgatitur për të devotshmit,
134Të cilët japin lëmoshë, edhe kur kanë edhe kur janë në skamje, të cilët e mposhtin hidhërimin dhe i falin njerëzit. Edhe All-llahu i don punëmirët,
135Edhe ata të cilët, kur bëjnë paudhësi ose bëjnë gabim ndaj vetvetes, e kujtojnë All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre – kush i fal mëkatet përveç All-llahut? – dhe të cilët nuk vazhdojnë në atë çka kanë bërë (të gabojnë) me vetëdije.
136Ata janë që si shpërblim kanë faljen nga Zoti i tyre edhe xhennete, nëpër të cilët do të kalojnë lumenj, e aty do të mbesin përgjithmonë. Sa shpërblim i mirë për ata që punojnë!
137Edhe përpara jush kanë kaluar popuj e ligje, por ecni nëpër botë dhe veneroni çfarë përfundimi kanë pasur përgënjeshtarët,
138Ky është sqarimi për tërë njerëzit dhe udhërrëfim e këshillë për të devotshmit.
139Dhe mos ligshtoheni e as mos u pikëlloni. Ju jeni më të lartit nëse jeni besimtarë.
140Nëse ju bëhet ndonjë varrë, ani, se tërë popullin e ka goditur varrë e tillë. Ditët e atilla i ndërrojmë ndërmjet njerëzve, për t’i dalluar All-llahu ata që besojnë dhe të zgjedhë prej jush disa heronj. All-llahu nuk i don mizorët,
141Që t’i pastrojë All-llahu besimtarët dhe t’i shkatërrojë mosbesimtarët.
142A po mendoni se do të hyni në xhennet e All-llahu të mos e dijë se cilët prej jush kanë bërë luftë dhe janë të durueshëm?
143Por ju patët dëshiruar vdekjen përpara se të ballafaqoheni me të, ja, e keni parë me sytë tuaj.
144Muhammedi është vetëm profet. Edhe përpara tij ka pasur profetë. Sikur të vdiste ai apo vritej, a do të ktheheshit gjurmëve të juaja? Kush kthehet gjurmëve të veta nuk i bën asgjë dëm All-llahut, e All-llahu do t’i shpërblejë mirënjohësit.
145Asnjë nuk vdes pa vullnetin e All-llahut në momentin e caktuar. Kush dëshiron shpërblim në këtë botë do t’ia japim, por edhe kush dëshiron shpërblim në botën tjetër do t’ia japim dhe, nuk ka dyshim, mirënjohësit do t’i shpërblejmë.
146Sa e sa profetë ka pasur bashkë me të cilët kanë luftuar shumë besimtarë të sinqertë dhe nuk janë fshehur nga të papriturat që i godisnin në rrugë të All-llahut, dhe nuk janë dobësuar e as që janë dorëzuar. Edhe All-llahu i don durimtarët.
147Ata nuk kishin tjetër fjalë, vetëm thoshin: “O Zoti ynë, na fal gabimet tona dhe lëshimet në çështjet tona, dhe forcona këmbët tona, dhe ndihmona kundër popullit mosbesimtar”!
148Dhe All-llahu ua dha shpërblimin në këtë botë, dhe shpërblimin më të mirë në botën tjetër. All-llahu i donë punëmirët.
149O besimtarë, nëse u nënshtroheni atyre që nuk besojnë do t’ju kthejnë gjurmëve tuaja dhe do të jeni të humbur.
150Se vetëm All-llahu është mbrojtës i juaj dhe ai është ndihmësi më i mirë.
151Ne do të fusim tmerrin në zemrat e atyre që nuk besojnë, ngase All-llahut i bëjnë shok, për çka Ai asgjë nuk u ka shpallur dhe vendbanim i tyre do të jetë xhehennemi. Po sa strofull e keqe është për mizorët.
152All-llahu e ka plotësuar premtimin e vet kur, me vullnetin e Tij, i keni mbytur armiqtë pa mëshirë, derisa kur dështuat dhe filluat të diskutoni rreth pozitës tuaj dhe treguat mosdëgjueshmëri, pasi që ua pat treguar atë që e simpatizoni, disa prej jush dëshirojnë këtë botë e disa të tjerë botën tjetër. Atëherë, Ai për t’iu sprovuar bëri që të përvidheni para syve të tyre dhe ua fali, sepse All-llahu ka mirësi të madhe ndaj besimtarëve.
153Kur u tërhoqët pa vu re askë, e Profeti thërriste pas jush, dhe All-llahu ua pagoi dëshprimin me dëshprim, që të mos ju vijë keq për atë çka ju ka kaluar dhe për atë çka ju pat goditur. All-llahu është i informuar se çka po punoni.
154Pastaj, pas dëshpërimit ju lëshoi qetësinë absolute, të përgjumshme, ashtu që disa prej jush i mori gjumi, kurse një grup tjetër kujdeseshin vetëm për vete, duke menduar për All-llahun gjëra që nuk janë të vërteta, si mendime të paganizmit dhe thoshin: “A kemi ne diçka nga çështja e premtuar”? Thuaj: “Të gjitha çështjet janë në dorë të All-llahut”. Ata fshehin në vete atë çka nuk ta tregojnë ty. Thonë: “Sikur të pyeteshin për çfarëdo qoftë nuk do të ishim vrarë këtu”. Thuaj: “Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, prapësepraë ata të cilët e kanë të caktuar të vriten, do të dilnin në pozitat e tyre, në mënyrë që All-llahu ta provonte atë se çka keni në krahërorët tuaj dhe për të hulumtuar se ç’keni në zemra, All-llahu e di ç’mbajnë krahërorët.
155Ata, nga mesi juaj, të cilët kanë kthyer shpinën atë ditë kur janë kacafytyr dy grupe, me të vërtetë djalli i ka shtyrë të rrëshqasin për shkak të asaj që e kanë bërë më parë. Dhe All-llahu ua ka pas falur, se All-llahu falë, - është i butë.
156O besimtarë, mos bëheni sikur mosbesimtarët, të cilët flasin për vëllezërit e vet kur shkojnë në rrugë të largëta ose janë në betejë “Po të rrinin me ne, nuk do të ishin vrarë”. Le t’ua bëjë All-llahu atë mjerim në zemrat e tyre, All-llahu ngjallë dhe i vdes. All-llahu i sheh të tëra se ç’po bëni.
157Edhe nëse ju vriteni ose vdisni për hirë të All-llahut, falja dhe mëshira e All-llahut janë, me siguri, më të mira se ajo që mbledhin ata.
158Qoftë të vdisni apo të vriteni, tek All-llahu me siguri do të mblidheni.
159Ti je i butë ndaj atyre vetëm nga mëshira e All-llahut, por sikur të ishe i ashpër dhe hijerëndë do të iknin prej rrethit tënd. Prandaj faljau dhe lutu të jenë të falur dhe konsultohu me ata në punë. E kur të vendosish, atëherë mbështetu tek All-llahu. All-llahu, me siguri, i don ata të cilët mbështeten tek Ai.
160Nëse ju ndihmon All-llahu, askush nuk mundet t’ju mposhtë, por nëse Ai ju le pa përkrahje, kush është ai i cili mundet të ju ndihmojë, përveç Atij? Andaj besimtarët le të mbështeten vetëm tek All-llahu.
161Nuk është e vërtetë se tradhton Profeti! E kush tradhton, në ditën e kijametit tradhtinë do ta sjellë dhe atëherë do t’i jepet secilit ajo që e ka mereituar, askush nuk do të jetë i dëmtuar.
162A është vallë njësoj ai i cili pason simpatinë e All-llahut me atë i cili ka ngarkuar mbi vete hidhërimin e All-llahut dhe që ka vendbanimin në xhehennem? Sa vend i tmerrshëm është ai!
163Ata janë të klasifikuar tek All-llahu, dhe All-llahu e sheh mirë se ç’po bëjnë.
164Me të vërtetë All-llahu u ka afruar mirësi besimtarëve pasi që nga mesi i tyre ua dërgoi një profet, për t’ua lexuar ajetet e Tij, që t’i plotësojë dhe t’ua mësojë Librin dhe urtësinë, anipse më parë kanë qenë krejtësisht të humbur,
165A kur ju goditi fatkeqësia, e ashtu sikur ajo ju i goditët dyfish, po thuani: “Çrej nga tash kjo?” Thuaj: “Ajo është nga vetë ju”. All-llahu njëmend ka mundësi për çdo send.
166Ajo që u goditi atë ditë kur u kacafytën dy grupe ishte me vullnetin e All-llahut, për t’i njohur besimtarët e vërtetë.
167dhe për t’i njohur kush janë dyfytyrëshat, dhe u tha: “Ejani, luftoni për hirë të All-llahut, sepse me gojë të vet kanë thënë atë çka nuk e kanë pasur në zemrat e tyre, por All-llahu e di më së miri se çka po fshehin.
168Ata, të cilët kanë thënë për vëllezërit e tyre, duke ndejur anash, “Po të na dëgjonin nuk do të vriteshin”, thuaju: “Ndalne pra ju vdekjen, nëse flisni të vërtetën”!
169Kurrsesi mos i llogarit të vdekur ata,t ë cilët janë vrarë në rrugë të All-llahut! Jo, ata janë të gjallë te Zoti i tyre dhe të furnizuar,
170Të gëzuar për atë çka u ka dhënë All-llahu nga mirësia e vet dhe gëzohen për atë çka kanë lënë pas, për të cilët nuk ka aspak frikë dhe të cilët nuk do të pikëllohe;
171Gëzohen për dhuntinë e All-llahut dhe mirësinë edhe asaj që All-llahu nuk e humb shpërblimin e besimtarëve,
172Të cilët iu përgjigjën All-llahut dhe Profetit edhe pasi morën plagë, ata nga mesi i tyre, të cilët bënë mirë dhe u ruajtën, i pret shpërblim i madh;
173Atyre të cilëve, kur u thanë njerëzit “po tubohen njerëzit për shkak tuajin, kini frikën”, kjo ua forcoi besimin dhe thanë “Na mjafton neve All-llahu, eh sa zotëri i mirë është Ai”.
174Dhe u kthyen të mbuluar me plot mirësi të All-llahut. Nuk i goditi kurrfarë e keqe dhe pasuan kënaqësinë e All-llahut. All-llahu është i mirë pa masë.
175Juve ju ka frikësuar vetëm djalli me simpatizuesit e vet, por ju mos iu frikësoni atyre, frikësohmuni mua, nëse jeni besimtarë!
176Mos të të bëjnë merak ata të cilët shpejtojnë për në mosbesim, ata aspak nuk i bëjnë dëm All-llahut. All-llahu nuk dëshiron t’u japë atyre kurrfarë shpërblimi në atë botë, dhe ata i pret dënim i madh.
177Ata të cilët kanë blerë mosbesimin për besim, All-llahut nuk i bëjnë kurrnjë dëm, por i pret dënim i dhembshëm,
178Kurrsesi le të mos mendojnë mosbesimtarët se është mirë për ata ajo që u japim jetë të gjatë. Ne ua zgjasim atyre për t’u zhytur sa më shumë në mëkate. Ata i pret dënim i turpshëm.
179All-llahu nuk do t’i lejë të përzier besimtarët me dyftyrëshat, por do t’i ndaj të keqen nga e mira. All-llahu nuk do t’ua zbulojë atë çka është e fshehur, por ai për këtë zgjedh kë të dojë nga të deleguarit e vet, prandaj besoni All-llahut dhe profetëve të tij, e nëse besoni dhe i frikësoheni All-llahut, ju pret shpërblim i madh.
180Ata që bëjnë koprraci me atë çka ua ka dhënë All-llahu nga pasuritë e veta, kurrsesi le të mos mendojnë se ajo është mirë për ata, jo, ajo është e keqe për ata. Në ditën e kijametit do t’u varen në qafë ajo që e kanë kursyer, dhe All-llahu do të trashëgojë qiejt dhe tokën. All-llahu është i informuar për atë çka po bëni.
181All-llahu i dëgjoi fjalët e atyre që thanë: “All-llahu është i varfër e ne jemi të pasur”. Ne do të shënojmë atë ç’kanë thënë, edhe mbytjen e profetërve nga ana e tyre pa asnjë faj, dhe do t’u themei: “Shijone dënimin në zjarr.
182Për shkak të veprave të duarve tuaja”! Kurse All-llahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të vet.
183Të cilët thonë: “Zoti na ka urdhëruar të mos i besojmë asnjë profeti para se të sjellë një kurban, të cilin do ta gëlltiste zjarri”. Thuaju: “Edhe përpara meje profetët ju kanë sjellë argumente të qarta, dhe atë çka po flisni, e pse pra i keni vrarë, në qoftë se keni qenë të sinqertë?”
184Por nëse edhe ty të injorojnë, ani, edhe përpara teje janë injoruar profetët të cilët u kanë sjellur argumente të qarta, broshura dhe Librin e shëndritshëm.
185Çdo qenie e gjallë do të shijojë vdekjen! Dhe vetëm në ditën e kijametit do të fitoni në tërësi pagat tuaja. Kush do të jetë i larguar nga zjarri dhe i futur në xhennet ai ka arritur sukses, sepse jeta në këtë botë nuk është asgjë tjetër veçse kënaqësi mashtruese.
186Ju me siguri do të sprovoheni në pasuritë tuaja dhe me vetveten, dhe do të dëgjoni me të vërtetë shumë ofendime prej atyre të cilëve u është dhënë Libri përpara jush, si edhe nga politeistët. Prandaj nëse qëndroni dhe i frikësoheni All-llahut, ani, kjo është çështje vendimtare.
187Dhe kur All-llahu e mori besën prej atyre të cilëve u është dhënë Libri, me siguri do t’ua sqarojnë njerëzve dhe nga ai nuk do të fshehin asgjë, ata pastaj e lanë këtë pas shpine (Librin) dhe patën blerë me të diçka që vlen fort pak. Sa e keqe është ajo çka kanë blerë ata!
188Kurrsesi mos mendo se ata që po i gëzohen asaj që bëjnë dhe të cilëve u vjen mirë të jenë të lavdëruar dhe për atë çka nuk e kanë bërë – assesi mos mendo se do të shpëtojnë nga dënimi; ata i pret dënim i rëndë.
189Vetëm All-llahut i takon pushteti në qiej dhe në tokë dhe vetëm All-llahu ka mundësi për çdo send,
190Në krijimin e qiejve dhe të tokës, edhe në ndërrimin e natës e të ditës ka me të vërtetë argumente për ata që kanë mend,
191Për ata të cilët e përmendin All-llahun në këmbë, edhe ulur, edhe ratë dhe mendojnë thellë për krijimin e qiejve dhe të tokës “O Zoti ynë, Ti nuk e ke krijuar këtë më kot; qofsh lartësuar! Dhe ruana prej dënimit të zjarrit”!
192O Zoti ynë, atë të cilin ti do ta fusish në zjarr, atë e ke turpëruar. Për mizorët nuk ka asnjë ndihmës.
193O Zoti ynë, ne dëgjuam një profet i cili na thërriste në besim, “Besoni Zotit tuaj!” Dhe en besuam. O Zoti ynë, na fal mëkatet tona, mbuloi veprat tona të këqia dhe bëna të vdesim me ata të mirët.
194O Zoti ynë, na jep atë që na ke premtuar me anë të profetëve tu dhe mos na pikëllo në ditën e kijametit! Ti me siguri e zbaton premtimin tënd”.
195Dhe Zoti i tyre iu përgjegj: “Asnjë punëtori nga ju nuk do t’ia humb mundin e vet, qoftë mashkull apo femër – ju jeni njëri nga tjetri. Atyre, të cilët shpërngulen dhe janë të ndjekur nga shtëpitë e veta, dhe të cilët përjetojnë mundime për hirë timin dhe që do të luftojnë e vriten, gjithësesi do t’ua mbulojë veprat e tyre të këqia dhe pa dyshim do t’i fusë në xhenet ku do të rrjedhin lumenj, si shpërblim nga All-llahu”. – Vetëm tek All-llahu është shpërblimi më i mirë.
196Në asnjë mënyrë le të mos mashtrojë bredhja nëpër botë e atyre të cilët nuk besojnë!
197Një kënaqësi e shkurtër, e pastaj vendbanimi i tyre është xhehennemi. Sa vend i keq është ai.
198Kurse ata që i frikësohen Zotit të vet i presin xhennete ku do të rrjedhin lumenj, e ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ashtu do të jetë mirësi e All-llahut. Ndërkaq ajo që është tek All-llahu më e mirë, është për besimtarët, për të mirët.
199Ka edhe ithtarë të Librit që i besojnë All-llahut edhe asaj që u është shpallur juve edhe asaj që u është shpallur atyre, me bindje të thellë. Nuk i shesin fjalët e All-llahut për kurrgjësend, ata e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. All-llahu është njëmend llogarishpejtë
200O besimtarë, kini durim dhe jeni të qëndrueshëm, mbahuni dhe frikësohuni All-llahut që të jeni të shpëtuar!
Chapter 4 (Sura 4)
1O njerëz, frikësohuni Zotit tuaj, i cili ju krijoi prej një njeriu, nga i cili krijoi edhe shokun e tij për jetë dhe prej atyre dyve bëri shumë meshkuj dhe femra, frikësohuni All-llahut të cilit i luteni, dhe mbani lidhjet familjare, se All-llahu, vërtetë, gjithmonë mbi ju vigjilon.
2Kurse bonjakëve dorzonu pasurinë e tyre, mos e përzieni të keqen me të mirën dhe mos hani pasuritë e tyre me pasuritë tuaja; ajo, njëmend, do të ishte mëkat i madh.
3Nëse keni frikë se ndaj bonjakëve nuk do të jeni të drejtë, atëherë martohuni me ato gra që u lejohen, me nga dy, tri dhe me katër. Por në qoftë se frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë, atëherë vetëm me nga një; Ose, ja, i keni ato me të cilat dispononi. Ashtu është më lehtë të ruheni nga e padrejta.
4Dhe jepuni grave, me gjithë zemër, dhuratat e kurorës, por nëse ato me dëshirën e vet ju dhurojnë diçka nga ato, merrne dhe, e ngrënshi me shëndet.
5Ndërsa të papjekurve intelektualisht (të marrëve) mos ua jepni pasurinë e tyre, të cilën All-llahu ua ka besuar juve ta drejtoni, por ata t’i furnizoni me ushqim e veshmbathje dhe foluni atyre fjalë të mira.
6Dhe kujdesohuni për bonjakët, derisa të bëhen në moshë për martesë, edhe kur ta shihni se janë të pjekur dorëzonu pasuritë e tyre. Dhe mos e shpenzoni pa nevojë derisa ata të rriten. Kush është i pasur – le të përmbahet, e kush është i varfër – le të shpenzojë me masë, legalisht. E kur t’ua jepni pasurinë e tyre, jepuni me dëshmitarë. Ndërkaq mjafton që para All-llahut të jepet llogari.
7Meshkujve u takon një pjesë nga ajo që lanë prindërit dhe të afërmit, por edhe grave u takon një pjesë nga ajo që lënë prindërit dhe të afërmit, pavarësisht a është pak ajo pjesë e caktuar apo shumë.
8Kur në ndarje prezentojnë të afërmit, bonjakët dhe të varfërit, u jepni edhe atyre diçka nga ajo dhe u thuani ndonjë fjalë të mirë.
9Dhe le të frikësohe, sikur të lënin edhe ata pas vetes fëmijë të njomë për të cilët kanë frikë; le t’i ruhen All-llahut dhe le të thonë fjalën e vërtetë.
10Ata të cilët hanë pasurinë e bonjakëve pa kurrfarë të drejte, pa dyshim, hanë dhe mbushin barqet me zjarr, andaj do të digjen në flakë të këndellur.
11All-llahu ju këshillon për fëmijët tuaj: mashkullit i takon aq sa u takon dy femraave. E nëse janë më shumë se dy femra, atyre u takon dy të tretat nga ajo që ka lanë, e nëse është vetëm një, asaj i takon gjysma. Kurse prindërve: çdonjërit prej tyre – një e gjashta e asaj që ka lënë, nëse ka fëmijë. Po nëse nuk ka fëmijë dhe e kanë trashëguar prindërit, atëherë nënës së tij i takon një e treta. Po në qoftë se ka vëllezër, atëherë nënës së tij i bie një e gjashta, pasi të zbatohet porosia që ka lënë, ose të paguhet borxhi. Ju nuk dini cilin keni më të afërt – prindërit apo djemtë tuaj. Ky është obligim i All-llahut! – Vërtetë All-llahu është i urtë dhe di shumë.
12Juve ju takon gjysma e asaj që lënë gratë tuaja, nëse nuk kanë fëmijë, e nëse kanë fëmijë, atëherë për ju është një e katërta nga ajo që kanë lënë, pasi të zbatohet porosia që ka lënë ose të paguhet borxhi. Kurse bashkëshortëve u takon një e këtërta nga ajo që lini ju, nëse nuk keni fëmijë; e në qoftë se keni fëmijë atyre u takon një e teta nga ajo që keni lënë ju, pasi të zbatohet porosia që keni lënë ose të paguhet borxhi. Po në rast se mashkulli ose femra që trashëgohen nuk kanë prindër as fëmijë, por kanë vëlla ose motër, atëherë secilit prej atyre dyve i takon një e gjashta, e nëse janë më shumë atëherë marrin pjesë bashkarisht në një të tretën, pasi të zbatohet porosia e lënë ose të paguhet borxhi pa dëmtuar askë. Kjo është porosi e All-llahut! All-llahu është shumë i dijshëm dhe i butë.
13Ata janë kufijtë e caktuar nga All-llahu. Kush i përulet All-llahut dhe Profetit të Tij, Ai do ta shtjerë atë në xhennete ku rrjedhin lumenj, dhe aty do të mbesin përgjithmonë. Ai është sukses i madh.
14Kush është i padëgjueshëm ndaj All-llahut dhe Profetit të Tij dhe i kalon kufijtë e ligjeve të Tij, Ai do ta hudhë atë në zjarr, ku do të qëndrojë përgjithmonë. Atë e pret vuajtja e turpshme.
15Kur bëjnë amoralitet gratë tuaja, kërkoni që t’ua dëshmojnë katër vetë prej jush. Nëse dëshmojnë, mbani në shtëpi derisa t’i lodhë vdekja, gjegjësisht derisa All-llahu t’u gjejë ndonjë rrugëdalje tjetër.
16Qortoni të dy palët që bëjnë amoralitet, por nëse pendohen dhe përmirsohen, atëherë lini të qetë, sepse All-llahu është shumë i mëshirshëm dhe i pranon shumë pendimet.
17Me të vërtetë All-llahu pranon pendimin vetëm prej atyre të cilët bëjnë ndonjë vepër të keqe nga mosdija dhe shpejt pendohen; Atyre All-llahu do t’ua pranojë pendimin, sepse All-llahu është shumë i dijshëm dhe i urtë.
18Nuk është pendimi për ata të cilët bëjnë vepra të këqia deri kur u afrohet vdekja. Ndonjëri sish, atëherë thotë: “Unë tash vërtetë pendohem!”, e as për ata që vdesin mosbesimtarë. Ata janë për të cilët kemi përgatitur vuajtje të dhembshme.
19O besimtarë, juve nuk ju lejohet t’i trashëgoni gratë pa pëlqimin e tyre, dhe mos krijoni vështirës, me qëllim që t’ua përvetësoni ndonjë send që ua keni dhuruar, përveç nëse kanë bërë amoralitet haptazi. Çoni jetë të mirë me to! Po nëëse ndieni neveri ndaj tyre, ndoshta do të neveriteni nga ajo për të cilën All-llahu jep dobi të shumta.
20Dhe nëse dëshironi ta lëshoni një grua dhe ta mbani një tjetër, por njërës nga ato i keni dhënë shumë pasuri, mos i merrni asgjë nga ajo pasuri! A t’ia merrni me dhunë e të bëni mëkat flagrant?
21Si mund t’ia merrni atë e njëri-tjetrit ia keni falur zemrën dhe ato kanë marrë prej jush obligime të mëdha.
22Edhe me gratë me të cilat janë martuar baballarët tuaj mos u martoni! Pavarësisht nga e kaluara, ajo do të ishte, njëmend, amoralitet i vrazhdë, neveri dhe rrugë e keqe.47
23Ju i keni të ndaluara: nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja edhe tezet tuaja; edhe bijat e vëllaut, bijat e motrës, edhe nënat tuaja për nga tëmbëli, motrat tuaja për nga tëmbëli, nënat e grave tuaja, edhe bonjaket e grave tuaja me nënat e të cilave keni pasur marrëdhënie intime, që janë nën kujdesin tuaj, po nëse ju nuk keni pasur marrëdhënie kurore me ato, atëherë nuk është mëkat për ju. I keni të ndaluara edhe gratë e djemëve tuaj, si edhe t’i mbani nën kurorë dy motra, pavarësisht nga e kaluara. All-llahu është, me siguri, shumë i mëshirshëm dhe fal.
24Edhe gratë e martuara, me përjashtim të atyre që i zini rob. Ligjet e All-llahut janë për ju, ndërkaq të tjerat i keni të lejuara, por që t’u jepni dhuratat e kurorës dhe të martoheni me ato, e jo të bëni amoralitet. Ndërsa atyre që keni pasur kurorë jepnu dhuratat e kurorës së tyre ashtu si e keni detyrë. Nuk është mëkat që pas dhuratës së caktuar të lidhni marrëveshje. All-llahu vërtetë është shumë i dijshëm dhe i urtë.
25E kush nuk ka pasur mundësi të martohet me grua besimtare – ja ku janë ato me të cilat dispononi ju, shërbëtoret tuaja besimtare – e All-llahu e di më mirë besimin tuaj. Ju jeni si njeri-tjetri,48 andaj martohuni me ato, me lejën e familjeve të tyre dhe jepnu dhuratat e tyre të kurorës sipas normave për gratë e pastra, jo amorale dhe që çojnë dashuri fshehtazi; Po nëse bëjnë kurvëri e janë të martuara, le të dënohen me gjysmën e dënimit të përcaktuar për gra të lira. Ajo është për atë i cili i frikësohet kurvërisë, por më mirë është për ju të përmbaheni. Ndërkaq All-llahu fal dhe është shumë i mëshirshëm.
26All-llahu dëshiron t’ju sqarojë dhe t’ju udhëzojë rrugëve që kanë ecur ata pra jush, dhe t’ju falë, sepse All-llahu është shumë i dijshëm dhe i urtë.
27All-llahu don t’ju falë juve, por ata që udhëhiqen nga epshet e tyre dëshirojnë që ju të shmangeni larg rrugës së drejtë.
28All-llahu don t’ju lehtësojë, se njeriu është krijesë e dobët.
29O besimtarë, mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejueshme, vetëm në formë tregtie me pëlqim të dyanshëm, dhe mos e mbytni vetveten! All-llahu është ndaj jush shumë i mëshirshëm.
30Ai që e bën këtë me përdhunë dhe padrejtësisht, Ne do ta hudhim në zjarr. Kjo është lehtë për All-llahun.
31Nëse u shmangeni mëkateve të mëdha, nga ato gjëra që u janë ndaluar, Ne do t’i kapërcejmë sulmet tuaja dhe do t’iu shtimë në vende fisnike.
32Dhe mos lakmoni atë me çka All-llahu i ka dalluar disa prej jush. Meshkujve u takon dhurata për atë që punojnë, kurse grave dhurata për atë që ato e kanë merituar. Kërkoni mirësi prej All-llahut, se All-llahu, pa dyshim, di çdo gjë.
33Ne kemi caktuar trashëgimtarë për gjithçka që lënë prindërit dhe të afërmit. Atyre, me të cilët keni lidhur kontrata, jepnu pjesën e tyre! All-llahu është njëmend dëshmitar i çdo sendi.49
34Burrat janë mbështetje e grave me aq sa u ka dhënë All-llahu përparësi njërës palë ndaj tjetrës dhe për shkak se ata shpenzojnë pasurinë e vet. Prandaj gratë e mira janë të dëgjueshme dhe në mosprezencën e burrit kujdesen, për atë që kujdesohet edhe All-llahu. Kurse ato, padëgjueshmërisë së të cilave i frikësoheni, ju këshilloni njëherë e pastaj ndane shtratin me to, madje edhe rrihni; e nëse bëhen të dëgjueshme ndaj jush, atëherë mos u bëni padrejtësi! All-llahu është vërtetë i madh dhe i lartëmadhërishëm.
35Nëse frikësoheni se lind përçarje në mes atyre dyve, atëherë dërgoni një pajtimtar nga familja e tij e një pajtimtar nga familja e saj. Në qoftë se ata dy duan pajtimin, All-llahu do t’i pajtojë, sepse All-llahu është shumë i dijshëm dhe i informuar.
36Adhurone All-llahun dhe asnjë send mos e trajtoni të barabartë me Të! Jini të mirë me prindërit dhe të afërmit, edhe bonjakët, edhe të varfërit e mjerë, edhe me fqinjët e afërm, edhe me fqinjët e largët, edhe me shokët për rreth, edhe udhëtarët, edhe ata që janë nën kujdesin tuaj. All-llahu, pa dyshim, nuk i don ata që janë mendjemëdhenj dhe arrogantë.
37Ata që janë koprracë dhe i urdhërojnë të tjerët për koprraci, dhe të cilët fshehin atë që All-llahu u ka dhënë nga begatia e vet – Ne mosbesimtarëve u kemi përgatitur dënim të turpshëm.
38Edhe atyre të cilët shpenzojnë pasurinë e tyre për t’u reklamuar para botës, dhe nuk i besojnë All-llahut e as botës tjetër. Pra, kush e ka djallin shok, shok të keq ka!
39çka do ti gjente sikur t’i besonin All-llahut dhe botës tjetër dhe të shpenzonin nga ajo që u ka dhënë All-llahu, sepse All-llahu di çdo gjë për ta.
40All-llahu askujt nuk i bënë padrejtësi as sa grima. Veprën e mirë Ai do ta shumëfishojë dhe Vetë do t’i japë shpërblim të madh.
41Po çdo të bëhet, atëherë, kur të sjellim dëshmitarë nga secili popull, e ty do të sjellim dëshmitar kundër tyre?
42Atë ditë, ata të cilët nuk kanë besuar dhe që janë ngritur kundër Profetit, do të dëshironin të bëhen rrafsh me tokë; por prej All-llahut s’fshehin dot asnjë fjalë.
43O besimtarë, mos u falni kur jeni të dehur, deri sa nuk e dini se çka thoni, dhe kur jeni të papastër – vetëm nëse jeni në rrugë, udhëtarë – deri sa të laheni. Por nëse jeni të sëmurë ose udhëtarë, apo në qoftë se keni pasur kontakt me femra, e nuk keni gjetur ujë, atëherë me shuplakë prekni truallin e pastër dhe lëmoni fytyrat tuaja edhe duartë – deri në bërryla. – All-llahu ua fshin mëkatet dhe fal.
44A nuk i sheh ata të cilëve u është dhënë një pjesë e Librit, se si marrin rrugën e gabuar dhe dëshirojnë që edhe ju të shmangeni nga rruga e drejtë.
45All-llahu i njeh mirë armiqtë tuaja, dhe All-llahu është i mjaftueshëm për prijës dhe për ndihmëtarë.
46Ka ndër ta ebrej që shtrembërojnë kuptimin e fjalëve dhe thonë: “Dëgjuam, por nuk u përulëm” dhe “Dëgjo të padëgjuar dhe ruaju nesh”! duke bërë lajthitje me gjuhët e tyre dhe duke shpifur ndaj fesë. Sikur të kishin thënë: “Dëgjuam dhe u përulëm, dëgjo dhe shikona neve!” do të ishte më mirë dhe më drejt për ata, por All-llahu ata i ka mallkuar për mosbesimin e tyre. Ata nuk besojnë, me përjashtim të një numri të vogël.
47Juve të cilëve u është shpallur Libri, besoni në këtë që ju kemi shpallur – për të vërtetuar atë që ju e keni, Tevratin – më parë se t’u fshijmë nga fytyrat dhe t’ua kthejmë në formë të mbrapsht, ose t’i mallkojmë siç i kemi mallkuar shtunakët. Urdhëri i All-llahut doemos do të zbatohet.
48All-llahu nuk falë t’i bëjë dikush shok, ndërsa mëkate tjera ia fal, kujt do Ai. Kush i bënë shok All-llahut ka bërë shpifje, mëkat shumë të madh.
49A nuk i ke parë ata që e konsiderojnë veten të pastër nga mëkatet? Mirëpo All-llahu pastron nga mëkatet atë që do, por e padrejtë nuk i bëhet askujt.
50Shiko çfarë shpifjesh trillojnë për All-llahun! Ajo mjafton për një gabim të rëndë.
51A nuk i sheh ata të cilëve u është dhënë një pjesë Libri, besojnë në idole dhe djallë, dhe për ata që nuk besuan thonë: “Ata janë në rrugë më të drejtë se besimtarët”!
52Ata janë që i ka mallkuar All-llahu, dhe atë që e mallkon All-llahu nuk gjen dot ndihmë për të.
53Sikur ata të kishin dorë në pushtet, atëherë njerëzve nuk do t’u jepnin kurrgjë,
54Ose do t’u kishin zili njerëzve për atë që u ka dhënë All-llahu nga begatia e tij. Kurse Ne Ibrahimit dhe pasardhësve të tij u kemi dhënë Librin dhe urtësinë, si edhe pasuri të madhe shumë.
55Edhe ndër ata ka pasur që i besuan, por ka pasur edhe që u shmangën prej tij. Atyre u mjafton xhehenemi i këndellur!
56Ata që kanë mohuar argumentet tona, Ne me siguri do t’i hudhim në zjarr, sa herë që t’u piqet lëkura, do t’ua ndërrojmë me lëkurë tjetër, ashtu që të përjetojnë vuajtjen e vërtetë. All-llahu është, njëmend, i fuqishëm dhe i urtë.
57Kurse ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira do t’i shtiejmë, me siguri, në xhenet, në të cilin rrjedhin lumenj, ku do të mbesin përgjithmonë. Ata do të kenë aty gra të pastra dhe do t’i shpiejmë në hije shumë të dendura.
58All-llahu ju urdhëron që gjërat e besuara t’ua jepni atyre që u takojnë, pronarëve të vet, dhe kur të gjykoni ndërmjet njerëzve, të gjykoni drejt. Me të vërtetë, po sa bukur All-llahu ju këshillon! All-llahu njëmend dëgjon dhe sheh shumë.
59O besimtarë, përuluni All-llahut dhe dneroni Profetin, por edhe përfaqsuesit tuaja. Por nëse nuk pajtoheni në ndonjë çështje, drejtohuni All-llahut dhe Profetit, nëse i besoni All-llahut dhe botës tjetër; ajo është më i mirë dhe më i bukuri shpjegim.
60A nuk i sheh ata të cilët vërtetojnë se besojnë atë që të shpallet ty edhe në atë që është shpallur para teje dhe prapë dëshirojnë të gjykohen para djallit, edhe pse, janë të urdhëruar të mos i besojnë atij. Ndërkaq djalli dëshiron t’i shpie në mashtrim të madh.
61Kur iu tha atyre: “Pranoni atë që u shpall All-llahu dhe profeti”! – i pe hipokritët si largoheshin krejtësisht prej teje!
62E çka do të ndodhë kur, për shkak të veprave që i kanë bërë vetë, ata t’i godas ndonjë fatkeqësi, dhe të vijnë ty duke u betuar në All-llahun: “Ne vetëm kemi dëshiruar mirësi dhe pajtim”.
63All-llahu e di mirë ç’ka në zemrat e tyre, prandaj ti mos u vë veshin fjalëve të tyre, por këshillo dhe folu atyre fjalë që i prekin në shpirt.
64Kurse ne kemi dërguar profet vetëm që ta nderojnë, me leje të All-llahut. Por nëse ata që kanë gabuar ndaj vetes vijnë te ti dhe lusin All-llahun t’ua falë, edhe Profeti kërkoi falje për ata, do të shohin se All-llahu është shumë i mëshirshëm dhe pranon pendimin.
65Dhe jo, pasha Zotin tënd, ata nuk janë besimtarë derisa për gjykatës në mosmarrëveshjet e tyre nuk të pranojnë ty, e pastaj për shkak të gjykimit tënd në shpirtërat e tyre nuk ndiejnë aspak peshë, dhe derisa të përulen plotësisht.
66Po sikur t’u kishim urdhëruar Ne atyre: “Vritni veten”! – ose “Dilni nga shtëpitë tuaja”! – pak kush prej tyre do ta bënte këtë. E sikur ata të vepronin ashtu sipas këshillave, do t’ishte shumë më mirë dhe do të ishin shumë më të vendosur.
67Dhe Ne, atëherë, pa dyshim, do t’u jepnim shpërblim të madh.
68Edhe do t’i drejtonim në rrugë të drejtë.
69Ata që janë të dëgjueshëm ndaj All-llahut dhe Profetit, do të jenë në shoqëri me ata, të cilët i ka bekuar All-llahu: profetët, të drejtët, martirët dhe me njerëzit e mirë.50 Sa shokë të mirë do të jenë ata!
70Ajo do të jetë dhuratë prej All-llahut, dhe mjafton që All-llahu i di të tëra.
71O ju, të cilët keni besuar, kini kujdes, sigurohuni dhe dilni në togje të gjithë së bashku përnjëherë.
72Ka ndër ju edhe të atillë të cilët me siguri do të shpifin dhe që, nëse i godit ndonjë e papritur, do të thonë: “Vetë All-llahu më ka bekuar që nuk kam qenë me ta viktimë”!
73Po në qoftë se All-llahu u jep fitore, ai me siguri do të thotë, si mos të kish ekzistuar ndërmjet jush dhe atij lidhje miqësie, “Ku është ai fat, të kisha qenë me ata, do të kisha korrur sukses të madh”!
74Prandaj le të luftojnë në rrugë të All-llahut ata të cilët nuk duan të flijojnë jetën në këtë botë për botën tjetër. Dhe kush lufton në rrugë të All-llahut dhe vritet ose fiton, Ne padyshim do t’i japim shpërblim të madh.
75po pse nuk do të luftonit ju në rrugë të All-llahut dhe për të shtypurit, për burra, gra dhe fëmijë, të cilët thërrasin: “Zoti ynë, nxjerrna neve nga ky qytet, banorët e të cilit janë kriminelë dhe Ti na jep ndihmë”!
76Ata që kanë besuar, luftojnë në udhë të All-llahut, kurse jobesimtarët luftojnë në rrugë të shejtanit. Andaj luftoni kundër miqëve të djallit, sepse dredhia e djallit njëmend është shumë e dobët.
77A nuk i ke parë vallë ata të cilëve u është thënë “Hiqni dorë (nga lufta), kryene faljen dhe jepne sadakën” . Por pasi qe caktuar lufta, menjëherë një grup prej tyre iu frikësua njerëzve, ashtu si i frikësohen All-llahut, madje edhe më tepër dhe thanë: “Zoti ynë, pse na caktove luftën? Të na kishe kursyer edhe një kohë prej luftës”! thuaj: “Kënaqësia në këtë botë është e shkurtër, kurse ajo botë është më e mirë për ata që ruhen prej mëkateve; dhe askujt nuk do t’i bëhet e padrejtë”.
78Kudo që të jeni, vdekja do t’u arrijë, qoftë edhe në kulla të larta të fortifikuara. Nëse i gjen farë mirësie, ata thonë: “Kjo është nga All-llahu”! Po nëse i gjen ndonjë e keqe, thonë: “Kjo është për shkak tëndin”! Thuaju: “Krejt është prej All-llahut”. Çka është me atë popull?! Ata sikur nuk e kuptojnë fare se çka u thuhet!
79Çdo e mirë që të ndodhë është prej All-llahut, kurse të papriturën e ke prej vetvetes. Ne të kemi dërguar, vetëm si Profet, për tërë njerëzit, dhe All-llahu është dëshmitar i mjaftueshëm.
80Kush respekton Profetin e ka respektuar edhe All-llahun; kurse ai i cili kthen kryet në anë tjetër – ani, Ne nuk të kemi dërguar ty t’u bëhesh rojtar.
81Ata thonë: “Përulemi”, por kur largohen prej teje, atëherë disa prej tyre natën ëndërrojnë të kundërtën me atë që flet ti, por All-llahu e di çka ëndërrojnë ata. Prandaj, ti hiqu atyre dhe kij mbështetje në All-llahun, sepse All-llahu është ndihmës i mjaftueshëm.
82A nuk mendojnë ata për Kur’anin? Të ishte ai prej tjetërkujt e jo prej All-llahut, me siguri në të do të gjenin shumë kundërthënie.
83Kur atyre u vjen diçka që ka të bëjë me sigurinë ose tmerrin, ata e bëjnë edhe më të madhe – e përhapin. Sikur ata t’i drejtohen për këtë Profetit ose përfaqësuesve të tyre, ata do t’i kishin njoftuar. Po të mos jetë mirësia e All-llahut dhe mëshira e tij ndaj jush, edhe ju, me siguri, përveç një pakice, do të kishin pasuar djallin.
84Prandaj, lufto në rrugë të All-llahut, edhe vetë në qofsh, madje nxiti edhe besimtarët; mbase All-llahu ua ndal forcën atyre që nuk besojnë, sepse All-llahu është më i forti dhe dënimet e tij janë më të rrepta.
85Kush angazhohet për të mirë, ai do të ketë pjesëmarrje në shpërblim, ai i cili angazhohet për të keq – edhe ai do të ketë pjesëmarrjen e vet në dënim – kurse All-llahu për të gjitha është vigjilent.
86Kur t’ju përshëndes dikush, ua ktheni me përshëndetje më të mirë, ose me të njëjtë! All-llahu vërtetë për të gjitha do të kërkojë llogari.
87All-llahu, që nuk ka tjetër përveç Tij, juve do t’ju tubojë në ditën e kijametit, për këtë nuk ka dyshim fare. Po fjalët e kujt janë më të vërteta se të All-llahut?
88Te hipokritët nuk keni dy grupe. Ata All-llahu i shpërblen me atë që e kanë merituar. Vallë a doni t’i drejtoni në rrugë të drejtë ata të cilët All-llahu i ka lënë të humbur! Ndërkaq, atë që e ka lënë All-llahu në mashtrim, ti kurrë nuk do t’i gjesh rrugë të drejtë.
89Ata mezi presin që edhe ju të jeni mosbesimtarë dhe të jeni të barabartë. Prandaj mos i pranoni për miq të mirë derisa nuk shpërngulën për hirë të All-llahut. E nëse kthejnë shpinën, atëherë zini dhe vritni kudo që t’i gjeni, edhe nga ata mos pranoni mik as ndihmëtar.
90Me përjashtim të atyre të cilët i bashkangjiten popullit me të cilin edhe ju keni marrëveshje për mossulmim, ose u vijnë juve nga se u vjen keq të luftojnë kundër jush apo popullit të vet. Të dojë All-llahu, do t’i kishte kthyer kundër jush dhe ata, me të vërtetë do të kishin luftuar kundër jush. Nëse ju lënë të qetë dhe nuk ju sulmojnë, dhe ju afrojnë paqe, atëherë All-llahu nuk ju jep leje kundër tyre.
91Do të hasni edhe të tjerë të cilët dëshirojnë të jenë të besueshëm edhe te ju edhe te populli i vet; çdo herë kur kthehen në shpifje, kthehen në mosbesim. Nëse ata nuk ju lënë të qetë dhe nuk ju afrojnë paqe edhe nuk ndalen së luftuari kundër jush, ju zini dhe mbytni kudo që t’i zini. Ata janë kundër të cilëve ju japim të drejtë haptazi.
92Nuk bënë që besimtari të vrasë besimtarin, vetëm me pahirë. Ai që vret besimtarin me pahirë, duhet ta lirojë nga robëria një rob-besimtar, kurse familjes së tij t’ia paguajë gjakun; vetëm në qoftë se ata e falin. Në qoftë se ai është nga pala armike, por vetë është besimtar, duhet ta lirojë një rob-besimtar nga robëria; e nëse i takon palës me të cilën ju keni marrëveshje, duhet t’i paguajë gjakun familjes së tij dhe ta lirojë nga robëria një rob-besimtar. Po nëse nuk gjen rob, atëherë duhet të agjërojë dy muaj njëri pas tjetrit, për t’u penduar te All-llahu. Ndërkaq All-llahu është shumë i dijshëm dhe i urtë.
93Kush e mbyt qëllimisht besimtarin, dënim e ka xhehennemin, ku do të mbesë përgjithmonë, dhe All-llahu do ta lëshojë mbi të hidhërimin e vetë, e atë e ka mallkuar dhe i ka përgatitur mundim shumë të madh.
94O besimtarë, kur të sulmoni për hirë të All-llahu, shqyrtoni mirë çdo gjë dhe atij që ju përshëndet me selam mo i thuani: “ti nuk je besimtar!”, në mënyrë që ta pengoni nga mirësitë e kësaj bote; se te All-llahu ka shumë fitime! Edhe ju më parë keni qenë si ata, e All-llahu ju dhuroi mëshirën e vet, prandaj sqaroni mirë çdo gjë, sepse All-llahu, njëmend, është i informuar se ç’punoni ju.
95Besimtarët të cilët nuk luftojnë – përveç atyre që janë të paaftë për luftë – nuk janë të barabartë me ata që luftojnë në rrugë të All-llahut me pasurinë dhe jetën e vet. Ata që luftojnë, me mish e me shpirtë te All-llahu janë një shkallë më lart. All-llahu do t’u japë luftëtarëve, jo atyre që nuk luftojnë, shpërblim të madh.
96Shpërblime të larta prej Tij edhe falje e mëshirë, - All-llahu është shumë i mëshirshëm dhe fal.
97Kur engjujt do t’ua marrin shpirtin atyre që kanë gabuar ndaj vetvetes, do t’u thonë: “Çu bë me ju?” – “Kemi qenë të shtypur në tokë”, - do të përgjigjen. “Vallë, a nuk është toka e All-llahut e gjërë që të emigroni, - lëvizni nëpër të?” Prandaj vendi i tyre do të jetë në xhehennem, sa vendbanim i keq është ai!
98Vetëm burrat e pafuqishëm dhe gratë e fëmijët, të cilët nuk kanë pasur mundësi dhe nuk e kanë ditur rrugën.
99All-llahu, mbase do t’ua falë, sepse All-llahu është ai që fshin dhe fal mëkatet.
100Ai që shpërngulet për hirë të All-llahut, do të gjejë në tokë shumë vendstrehime e liri. Atij që del nga shtëpia e vet dhe emigron për hirë të All-llahut dhe të dërguarit të Tij dhe i vjen vdekja, i është garantuar shpërblimi nga All-llahu, sepse All-llahu është i mëshirshëm dhe fal shumë.
101Nuk është për ju mëkat ta shkurtoni të falurit kur jeni në udhëtim, nëse keni frikë se u bëjnë ndonjë dëm ata që kanë mohuar. Mosbesimtarët i keni, me siguri, armiq të hapur.
102Kur të jesh ti me ata kur të vendosësh ta kryejsh të falurit bashkë me ta, një grup le ta kryejnë të falurit me ty, ndërsa ata tjerët le t’i kapin armët e tyre; dhe derisa të jeni ju duke u falur, ata le të qëndrojnë pas jush, e pastaj le të vijë grupi tjetër, të cilët nuk e kanë kryer faljen dhe le të falen edhe ata me ty, por le t’i mbajnë armët dhe të jenë të kujdesshëm. Mosbesimtarët mezi presin t’u befasojnë juve te armët dhe mjetet tjera të luftës, e t’ju sulmojnë të gjithë përnjëherë. Nëse ju pengon shiu ose në qoftë se jeni të sëmurë, nuk është mëkat t’i leni armët, por kini kujdes! All-llahu u ka përgatitur mosbesimtarëve vuajtje të turpshme.
103Dhe sa herë që kryeni të falurit, përmendeni All-llahun: në këmbë, ulur edhe ratë. Por në kushte të sigurta të falurit kryeni plotësisht, sepse të falurit është caktuar për besimtarët në kohë të caktuar.
104Mos demoralizoheni nëse nuk gjeni njerëz (për luftë)! Nëse juve ju dhemb, edhe ata ndiejnë dhembje sikur ju, vetëm se ju shpresoni në All-llahun në atë që ata nuk shpresojnë. Ndërkaq All-llahu është shumë i urtë dhe i dijshëm.
105Ne ty të shpallëm Librin me të vërteta që të gjykosh ndërmjet njerëzve ashtu siç ta shpallë All-llahu, por mos u bën për gënjeshtarët armik,
106Dhe kërko falje nga All-llahu! All-llahu, njëmend, është shumë i mëshirshëm dhe fal.
107Dhe mos u grind për ata që gënjejnë veten, sepse All-llahu nuk e do atë që është dinak, mëkatar i madh.
108Ata fshehin nga njerëzit, por nuk fshehin dot prej All-llahut, sepse Ai është me ata edeh natën kur trillojnë fjalë, me të cilat Ai nuk është i kënaqur; All-llahu i di mirë krejt se ç’punojnë ata.
109Ja, ju ata i mbroni në këtë jetë, por kush do t’i mbrojë ata para All-llahut në ditën e Kijametit, ose kush do t’i përfaqësojë?
110Ai i cili bën ndonjë të keqe ose bën mëkat ndaj vetes e pastaj lut All-llahun që t’ia falë – do të bindet se All-llahu fal dhe është i mëshirshëm.
111Ai, i cili meriton mëkat, atë e ka fituar në dëm të vet, kurse All-llahu është shumë i dijshëm dhe i urtë.
112E kush bën gabim a mëkat dhe me at sulmon dikë të pafajshëm, i ka ngarkuar vetes haptazi shpifje dhe mëkat.
113Të mos ishte mëshira e All-llahut dhe mirësia e Tij ndaj teje, një grup nga ata kanë pasur ndërmend të të mashtrojnë, por s’mashtruan tjetër pos vetveten, kurse ty nuk të dëmtuan fare. Ty All-llahu ta shpalli Librin dhe urtësinë dhe të ka mësuar atë që nuk e ke ditur; mirësia e All-llahut është e madhe ndaj teje.
114Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka ndonjë dobi, përveç se kur kërkojnë të ndahet sadakaja ose të bëhen vepra të mira ose të pajtojnë njerëz ndërmjet veti. Dhe kush e bën atë me dëshirë që të fitojë simpatinë e All-llahut, Ne, me siguri, do t’i japim shpërblim të madh.
115Kush i kundërshton Profetit, pasi që ai ia sqaron rrugën e drejtë, dhe shkon rrugës e cila nuk është rrugë e besimtarit, do ta lëshojmë të bëjë çka të dojë dhe ta hudhim në xhehennem. Sa vend i tmerrshëm është ai!
116All-llahu nuk fal t’i vihet shok i barabartë, por çka është (mëkat) më i vogël se ky do t’ia falë kujt të dojë. Ndërkaq kush i bën All-llahut shok ai keq ka humbur!
117Ata në vend të Tij i luten idoleve femra, pra, nuk i luten tjetërkujt përveç djallit të mallkuar,
118All-llahu e mallkoi! Kurse ai i tha: “Unë gjithsesi do të bëj për vete një numër të caktuar nga robërit tuaj”,
119Edhe do t’i shpie, me siguri, në rrugë të shtrembër dhe do t’i tërheq, pa dyshim, me shpresa të rrejshme, dhe gjithsesi do t’i urdhëroj t’u presin veshët kafshëve, si edhe do t’u urdhëroj të ndryshojnë krijesat e All-llahut”. Kush e bën mik djallin, e jo All-llahun, ai vërtet ka pësuar humbje të mëdha.
120Ai u premton dhe i tërheq ata me shpresa të rrejshme, e atë që u premton djalli nuk është asgjë tjetër vetëm gënjeshtër, iluzion.
121Të atillët e kanë vendin në xhehennem dhe ata nuk do të gjejnë shpëtim prej tij.
122Ata të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira do t’i shpiem në xhennete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, e aty do të jenë përgjithmonë. Premtimi i All-llahut është i vërtetë, e fjalët e kujt janë më të sinqerta se të All-llahut!
123Nuk është sipas dëshirës tuaj e as sipas dëshirës së pasardhësve të Librit: kush bën keq do të dënohet për atë dhe nuk do të gjejë, pos All-llahut, as ndihmës as mik;
124Dhe kush bën ndonjë të mirë, qoftë mashkull apo femër, por që është besimtar, do të hyjë në xhennet dhe nuk do t’i bëhet as sa grima padrejtësi.
125Kush është më i mirë në fe se ai i cili sinqerisht i është dorëzuar All-llahut, duke bërë edhe vepra të mira, dhe që pason fenë e drejtë të Ibrahimit, e Ibrahimin All-llahu e konsideroi mik të mirë.
126Gjithë çka ka në qiej dhe në tokë është e All-llahut; dhe All-llahu i përfshinë në dijeninë e tij të gjitha.
127Kërkojnë prej teje norma për gratë. Thuaj: “All-llahu do t’ua sqarojë normat për ato, edhe për atë që është komunikuar në Libër për femrat bonjake, të cilave nuk u jipet ajo që u takon me ligj dhe dëshironi të martoheni me to, edhe për fëmijtë e pafuqishëm, edhe që me bonjakët të veproni me drejtësi. Ndërkaq, All-llahu me siguri di shumë mirë për të mirat që bëni.
128Në qoftë se ndonjë grua frikësohet nga kryeneqësia e burrit apo se do ta lërë pas shpine, atëherë nuk është mëkat nëse ata dy bëjnë marrëveshje ndërveti, pajtimi është më i mirë. Njerëzit janë krijuar grykësa, e në qoftë se ju silleni mirë dhe ruheni, All-llahu është i informuar shumë mirë për veprat tuaja.
129Ju nuk mund të jeni plotësisht të drejtë ndaj grave edhe pse do ta dëshironit këtë, por mos i lejoni vetes shprehinë që ndonjërën ta lini si të varur. Dhe nëse i përmirësoni marrëdhëniet dhe ruheni, All-llahu është, pa dyshim, shumë i mëshirshëm dhe fal shumë.
130Po në qoftë se ata dy ndahen, All-llahu do t’i pasurojë nga thesari i tij. – All-llahu ka urtësi të pakufishme.
131Të All-llahut janë gjithçka ka në qiej dhe në tokë. Ne i kemi këshilluar ata që u është shpallur Libri para jush, por edhe juve, All-llahut t’i ruheni. Dhe nëse mohoni, ani, s’ka dyshim se gjithçka ka në qiej dhe në tokë janë të All-llahut, All-llahu është i pasur dhe i denjë për çdo lavdërim!
132Çka ka në qiej dhe në tokë janë të All-llahut, dhe për mbrojtës mjafton All-llahu.
133Në qoftë se Ai do, juve do t’ju largojë, o njerëz dhe do të sjellë të tjerë; All-llahu ka forcë ta bëjë këtë.
134Kush dëshiron shpërblim në këtë botë le ta dijë se All-llahu i ka shpërblimet edhe të kësaj edhe të asaj bote. Ndërkaq, All-llahu dëgjon dhe sheh shumë.
135O besimtarë, jini përherë të drejtë, dëshmoni për All-llahun, qoftë edhe në dëmin tuaj ose në dëm të prindërve dhe të afërmve, qoftë i pasur a i varfër, All-llahu është të kujdeset për ato! Prandaj që të jeni të drejtë mos pasoni epshet. Po në qoftë se dëshmoni padrejtësisht ose i shmangeni dëshmisë, ani, All-llahu vërtet është i njoftuar se çka punoni.
136O besimtarë, besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, edhe Librit të cilin Ai ia shpall Profetit të vet, edhe Librit që e shpalli më aprë. Kurse ai që mohon All-llahun, engjujt e Tij, të dërguarit e Tij, librat e Tij edhe botën tjetër, ai ka humbur shumë keq.
137Atyre të cilët besuan, pastaj u bënë mosbesimtarë, dhe prapë u bënë besimtarë e pastaj përsëri kthehen në mosbesimtarë, dhe forcojnë mosbesimin, All-llahu, pa dyshim, nuk do t’ua falë dhe nuk ka për t’i shpjerë në rrugë të drejtë.
138Merruni sihariq hipokritëve se i pret vuajtje e dhëmbshme,
139Ata të cilët miqësohen sinqerisht me mosbesimtarët e jo me besimtarët! Vallë a te ata e kërkojnë forcën kur e tërë forca i takon vetëm All-llahut.
140Ai tanimë u ka zbritur Libër: kur të dëgjoni se fjalët e All-llahut mohohen dhe se tallen me ta, mos rrini me ata deri sa nuk marrin tjetër bisedë. Në të kundërtën do të jeni si ata. All-llahu me siguri do t’i bashkojë hipokritët dhe mosbesimtarët, të gjithë, në xhehennem,
141Ata që presin se çka do të bëhet me ju: dhe nëse All-llahu u jep fitore thonë: “A nuk ishim edhe ne me ju?”, e nëse u prin fati mosbesimtarëve, atëherë u thonë: “A nuk kemi luftuar edhe ne me ju dhe ju kemi mbrojtur prej besimtarëve?”. Në ditën e gjykimit All-llahu do t’ju gjykojë të gjithëve! Ndërkaq All-llahu nuk do t’u japë mundësi mosbesimtarëve kundër besimtarëve.
142Hipokritët shtihen se po e mashtrojnë All-llahun, ndërsa Ai i mashtron ata. Kur ngrihen ta falin namazin, ngrihen me përtesë, dhe, vetëm, për t’u ekspozuar para botës, e All-llahun gati nuk e përmendin fare,
143Janë të pavendosur se kujt do t’i mbështeten, as këtyre as atyre. Atë që e lë All-llahu në rrugë të humbur – ti nuk gjen dot rrugë të drejtë për të.
144Ju që besoni, mos u miqësoni me mosbesimtarët në vend se me besimtarët! A do t’i tregoni All-llahut argument flagrant kundër vetvetes?
145Hipokritët do të jenë mu në fund të zjarrit të xhehennemit dhe ti nuk do t’u ofrosh ndihmë;
146Pos atyre të cilët pendohen dhe përmirësohen me vendosmëri marrin rrugën e All-llahut dhe fenë e vet te All-llahu e shprehin sinqerisht; ata do të jenë me besimtarët, kurse All-llahu me siguri besimtarëve do t’ju japë shpërblim të madh.
147Përse t’ju dënojë All-llahu juve, nëse e falenderoni dhe e besoni? All-llahu është shumë i dijshëm dhe mirënjohës.
148All-llahu nuk dëshiron që për të këqiat të flitet me të madhe, përveç atij të cilit i është bërë e padrejta. All-llahu dëgjon dhe është shumë i dijshëm.
149Qoftë t’i keni bërë veprat e mira haptazi ose fshehurazi, ose ta folni të padrejtën, ani, All-llahu falë shumë dhe është shumë i fortë.
150Ata të cilët mohojnë All-llahun dhe të dërguarit e Tij dhe ata që dëshirojnë të bëjnë dallim ndërmjet All-llahut dhe të dërguarve të Tij, duke thënë: “Disave u besojmë e disa i mohojmë”, dhe dëshirojnë që ndërmjet tyre të marrin farë qëndrimi,
151Ata janë, me të vërtetë, mosbesimtarë të plotë, kurse Ne mosbesimtarëve u kemi përgatitur vuajtje të turpshme.
152Ndërkaq ata që i besojnë All-llahut dhe të dërguarve të Tij, pa e dalluar asnjërn prej tyre, atyre me siguri do t’u jipet shpërblim, se All-llahu fal dhe është shumë i mëshirshëm.
153Pasardhësit e Librit kërkojnë prej teje që nga qielli t’u zbresish Librin. Nga Musa, madje, patën kërkuar më shumë se kaq, kur i thanë: “Na e trego haptazi All-llahun”! Prandaj, për shkak të pashpirtësisë së tyre, i shitoi rrufeja. Pastaj, pasi u erdhën argumente të qarta, ata morën viçin (për zot), por edhe këtu ua falëm, ndërsa Musaut i dhamë haptazi pushtet,
154Dhe përmbi ata ngritëm malin Tur, për shkak të besës së tyre, dhe Ne u thamë: “Hyni në portë kokëulur!” dhe prapë u thamë: “Mos gaboni për të shtunën”! dhe nga ata morëm premtim të fortë.
155Por për shkak të thyerjes së premtimit të vet dhe mohimit të argumenteve të All-llahut, dhe mbytjes së profetëve pa asnjëfarë faji, dhe të deklarimit të tyre “Zemrat tona janë të mbyllura” – All-llahu atyre ua ka vulosur (zemrat) me mosbesimin e tyre, prandaj vetëm pak sish besuan,
156Dhe për shkak të mosbesimit të tyre dhe deklaratave të rënda shpifëse kundër Merjemes,
157Si edhe të deklarimit të tyre: “Me të vërtetë ne e vramë Mesihin, Isaun, të birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut” edhe pse as e kanë vrarë, as e kanë gozhduar, por ashtu u është dukur. Ata të cilët ndan mendimin lidhur me këtë, ishin në dyshim për këtë; për këtë nuk kanë ditur kurrgjë të sigurt, vetëm sipas hamendjes (flisnin), ndërkaq është shumë e sigurt se atë nuk e kanë vrarë,
158Por All-llahu e ngriti te vetja, se All-llahu është shumë i urtë dhe i fuqishëm.
159Dhe nuk ka asnjë pasues Libri, i cili, para se të vdesë, nuk do të besojë në të ashtu si duhet, e në ditën e gjykimit ai do të dëshmojë kundër tyre.
160Dhe për shkak të një krimi të ebrejve, ne atyre ua kemi ndaluar disa ushqime të mira që i kanë pasur të lejuara, dhe për shkak se shumica janë shmangur nga rruga e All-llahut,
161Dhe për shkak se kanë marrë kamatën, e që e kanë pasur të ndaluar, si edhe e kanë ngrënë pasurinë e të tjerëve në mënyrë të palejuar. Kurse Ne për mosbesimtarët kemi përgatitur dënim të dhembshëm.
162Ndërsa ka prej tyre të cilët janë thelluar në shkencë, edhe besimtarët, që besojnë atë që të zbret ty si edhe asaj që është zbritur para teje, posaçërisht ata që kryejnë faljen dhe ata që japin zeqatin dhe i besojnë All-llahut dhe botës tjetër, ata janë, të cilëve me siguri do t’u japim shpërblim të madh.
163Ne ty të japim shpallje ashtu si i kemi shpallur Nuhit dhe profetëve të tjerë pas tij, e i kemi shpallur edhe Ibrahimit, edhe Ismailit, edhe Is-hakut, edhe Jakubit edhe pasardhësve, Isait dhe Ejubit, edhe Junusit, edhe Harunit, edhe Sulejmanit, kurse Davudit i dhamë Zeburin;
164Edhe profetëve për të cilët të kemi rrëfyer më parë dhe profetëve për të cilët nuk të kemi rrëfyer, se All-llahu, me siguri, ka folur me Musaun.
165Për profetët të cilët kanë predikuar lajme të gëzueshme dhe vërejtje, që njerëzit pas profetëve të mos kenë te All-llahu asnjëfarë arsyetimi, kurse All-llahu është shumë i urtë dhe i fuqishëm.
166Por All-llahu dëshmon se atë që ta zbret ty, ta zbret që vetëm Ai e di, ndërsa engjujt, edhe ata, e dëshmojnë, megjithëse për dëshmitar mjafton All-llahu.
167Ata të cilët mohojnë dhe që i kthejnë edhe të tjerët nga rruga e All-llahut kanë humbur keq.
168Atyre që mohojnë dhe bëjnë krime All-llahu, njëmend, atyre nuk ua fal dhe nuk do t’i drejtojë në rrugë (të drejtë).
169Përveç rrugës së xhehennemit, në të cilën do të mbesin gjithmonë e jetë. Kjo është shumë lehtë për All-llahun.
170O njerëz, Profeti ua ka sjellë të vërtetën nga Zoti juaj, prandaj besoni – më mirë është për ju – e nëse nuk e besoni, ani, çka ka në qiej dhe në tokë është e All-llahut, dhe All-llahu është shumë i dijshëm dhe i urtë.
171O pasardhës të Librit, mos iu shmangëni fesë tuaj dhe për All-llahun flitni vetëm të vërtetën! Mesihi, Isa, i biri i Merjemes, është vetëm i Dërguari i All-llahut, si edhe fjala e tij, të cilën ia tha Merjemes dhe i dha jetë; prandaj besoni All-llahut dhe të dërguarve të Tij dhe mos thuani: “Janë tre!”. Mjaft e ka! Më mirë u bie! All-llahu është vetëm një Zot, Qoftë lavdëruar Ai! Vallë Ai të ketë djalë?! E Atij është gjithë çka ka në qiej dhe në tokë, dhe All-llahu është mjaft për ndihmës.
172mesihit nuk do t’i vijë rëndë të pranojë se është njeri i All-llahut, e as engjujve më të afërt. E atyre që u vjen rëndë (përbuzje) ta adhurojnë Atë, dhe që tregojnë arrogancë, ani, All-llahu të gjithë do t’i tubojë para vetes.
173Ndërkaq, ata që besuan dhe kanë bërë vepra të mira, Ai do t’i shpërblejë sipas meritës, madje nga mirësia e tij i shpërblen edhe më tepër, kurse ata që kanë shprehur mosbesim dhe arrogancë, do t’i hedhë në mundime të padurueshme, dhe ata përveç All-llahut nuk do të gjejnë për vete as mbrojtës as ndihmëtar.
174O njerëz, tani më, ju ka ardhur argument nga Zoti juaj dhe ne u kemi zbritur Dritë të qartë.
175Sa u përket atyre që besojnë All-llahun dhe i përmbahen atij besimi, Ai me siguri do t’i shtjerë në mëshirën dhe mirësinë e Tij, dhe do t’i udhëzojë rrugës së drejtë të Tij.
176Ata kërkojnë prej teje sqarim. Thuaj: “All-llahu do t’ju rrëfejë juve ligjin për “kelalin” (derëmëshelmin), nëse dikush vdes që nuk ka fëmijë, por ka motgër, asaj i takon gjysma (e pasurisë) që e lë ai; mirëpo edhe ai e trashëgon atë nëse ajo nuk ka fëmijë; E nëse janë ato dy, atyre dyjave u takojnë dy të tretat nga ajo që lë ai. Po nëse ata janë vëllezër – burra dhe gra, atëherë mashkullit i takon aq sa dy femrave së bashku. Këtë All-llahu ua sqaron që të mos humbni. Ndërkaq All-llahu i di të gjitha çështjet shumë mirë.
Chapter 5 (Sura 5)
1O besimtarë, zbatoni marrëveshjet! Ju lejohen kafshët, përveç atyre që po ju numërohen, por nuk ju lejohet (gjuetia) deri sa po bëni detyrën e haxhit. All-llahu me të vërtetë cakton çka dëshiron.
2O besimtarë! Mos i gjumtoni traditat e All-llahut në haxh, as Muajin e shenjtë, as kurbanin, as ato me qafore, as ata njerëz që janë nisur drejt tempullit të shenjtë, duke dëshiruar mirësinë dhe kënaqësinë e Zotit të vet. Por kur t’i kryeni detyrat e haxhit, atëherë gjahtoni. Dhe urrejtja kundër disa njerëzve që e keni për shkak se ju kanë penguar të afroheni te tempulli i shenjtë, assesi le të mos u shtyjë që të silleni armiqësisht. Ndihmone njëri-tjetrin në bamirësi dhe devotshmëri dhe mos ndihmoni në mëkat dhe armiqësi! Dhe frikësohuni All-llahut, sepse All-llahu është ndëshkimfortë.
3Ju ndalohet cofëtina, dhe gjaku, dhe mishi i derrit, edhe ajo që është prerë në emër të ndonjë tjetri, jo në emër të All-llahut; edhe ajo që është e mbytur dhe e vrarë, dhe që ka ngordhur pas ndonjë rrëzimi ose është e shkyer me brirë ose e ka hëngër ndonjë egërsirë – përveç nëse e keni therë ju – dhe që është flijuar për hirë të idoleve, dhe ju ndalohet shorti (falli) me shigjeta. Ato janë mbrapshti. Sot mosbesimtarët i kanë humbur të gjitha shpresat se ju do të tërhiqeni nga feja juaj, prandaj mos iu frikësoni atyre, por më frikësoheni mua. Sot jua kam përsosur fenë tuaj dhe e kam plotësuar dhuntinë time ndaj jush, dhe jam i kënaqur që feja Islame të jetë fe e juaj. Kurse ai i cili do të jetë i sprovuar me uri, por jo nga prirja për mëkat, ani, All-llahu pa dyshim fal, Ai është Mëshirëplotë.
4Të pyesin çka u lejohet. Thuaj: ju lejohen ushqimet e mira dhe ajo çka ua gjahtojnë kafshët të cilat i keni mësuar për gjahtim, ashtu siç u ka mësuar juve All-llahu. Hani atë që ua zënë ata dhe përmendne emrin e All-llahut me atë rast, dhe frikësohuni All-llahut, sepse All-llahu është me të vërtetë, i shpejtë në llogari.
5Sot ju lejohen tëa ushqimet e mira; dhe ju lejohen ushqimet e ithtarëve të Librit; edhe atyre u lejohen ushqimet tuaja. Gjithashtu edhe besimtaret e ndershme i keni të lejuara, por edhe ato që janë të ndershme prej atyre që u është dhënë Libër përpara jush, pasi që t’ua jepni dhuratat e kurorës së tyre me nderë e fisnikëri, e jo të bëni amoralitet me to dhe t’i merrni si mikesha (dashnore). Ndërsa ai që e mohon besimin, atij i ka shkuar kot puna e vet dhe ai do të jetë i humbur në botën tjetër.
6O besimtarë, kur të niseni të falni namazin lani fytyrat tuaja edhe duart tuaja me gjithë bërryla – kurse kokën tuaj fërkone (bëni mes-h), edhe këmbët tuaja deri mbi zog të këmbës. Dhe nëse jeni të papastër (xhunub), atëherë-pastrohuni! Po nëse jeni të sëmurë ose në rrugë, ose në qoftë se keni kryer nevojë natyrore apo keni pasur marrëdhënie me gratë tuaja e nuk gjeni ujë, atëherë me duartë tuaja prekni tokën e pastër dhe lëmoni fytyrat tuaja dhe duart tuaja, All-llahu nuk do t’ju bëjë vështirësi, por do t’ju pastrojë dhe t’iu plotësojë dhuntinë e vet që të jeni mirënjohës.
7Dhe kujtone mëshirën e All-llahut me të cilën ju ka mbuluar dhe besën me çka u ka futur nën obligime kur thatë: “Dëgjuam dhe u bindëm!” Frikohuni pra All-llahut, sepse All-llahu, pa dyshim, di se çka keni në zemra.
8O besimtarë, kryeni obligimet ndaj All-llahut dhe dëshmoni drejt! Kurrsesi urrejtja që keni ndaj disa njerëzve nuk duhet t’ju shtyjë të bëheni të padrejtë. Bëhuni të drejtë, ajo është më së afërti devotshmërisë, dhe frikësohuni All-llahut, sepse All-llahu është informuar mirë se çka bëni/
9Atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira All-llahu u ka premtuar falje dhe shpërblim të madh;
10Kurse ata që nuk besojnë dhe i mohojnë argumentet tona, ata janë banorë të xhehenemit.
11O besimtarë, kujtone dhuntinë e All-llahut ndaj jush kur disa njerëz dëshë t’ju zënë (sulmojnë), por Ai i pengoi. Dhe frikësohuni All-llahut, dhe besimtarët le të mbështeten vetëm te All-llahu!
12All-llahu ka marrë besën e izraelitëve – dhe ne dërguam prej atyre dymbëdhjetë mbikëqyrës, dhe All-llahu u tha: “Unë jam me ju! Në qoftë se e kryeni faljen dhe jepni zeqatin, dhe nëse u besoni profetëve të mi, u ndihmoni atyre dhe vullnetarisht i jepni hua All-llahut, gjithsesi veprat tuaja të këqija do t’ua mbuloj dhe do t’ju shpiej në xhennet ku do të rrjedhin lumenj. Kurse ai, nga mesi juaj, i cili edhe pas kësaj nuk beson – ai krejtësisht e ka humbur rrugën e drejtë.”
13Mirëpo, për shkak se e kanë thyer besën e tyre, Ne i kemi mallkuar dhe zemrat e tyre i bëmë të ashpra. Ata i luajtën fjalët nga vendi i tyre, kurse një pjesë të madhe të atyre me çka qenë qortuar i harruan. Andaj ti vazhdimisht, te ata, përveç të një numri të vogël, do të kesh vetëm tradhtarë, por faljau dhe mos i shaj! All-llahu me të vërtetë i do ata që bëjnë vepra të mira.
14Edhe prej atyre që thonë: “Ne jemi të krishterë”, Ne kemi marrë besën e tyre, por e kanë harruar një pjesë të mirë të asaj me çka kanë qenë të qortuar, prandaj u kemi shtënë urrejtjen në mes tyre deri në ditën e kijametit; kurse All-llahu ka për t’i informuar për atë çka kanë bërë.
15O ithtarë të Librit, ju ka ardhur Profeti ynë që t’ju shkoqisë shumë gjëra nga ato çështje të cilat ju i fshihni nga libri dhe shumë gjëra do t’i falë. E nga All-llahu u pat ardhur një dritë dhe një Libër i qartë,
16Me të cilin All-llahu udhëzon rrugëve të shpëtimit ata që anojnë të fitojnë kënaqësinë e Tij, dhe i nxjerr, sipas dëshirës së tij, nga terri në dritë, dhe i drejton në rrugë të drejtë.\
17Njëmend mosbesimtarë janë ata të cilët thonë: “Zot është ai, Mesihi i biri i Merjemes!” thuaj: “Kush mund t’i bëjë diçka All-llahut nëse do ta zhdukë Mesihin, të birin e Merjemes, edhe nënën e tij dhe gjithë çka ka në tokë”? Pushteti i All-llahut është në qiej dhe në tokë edhe në atë çka është ndërmjet tyre; Ai krijon çka do dhe All-llahu mund të bëjë çdo send.
18Ebrejtë dhe të krishterët thonë: “Ne jemi fëmijët e All-llahut dhe të dashurit e tij”! Thuaj: “Po pse pra u dënon për gabimet tuaja”? pra, edhe ju jeni si njerëzit tjerë që i krijoi Ai: Kujt do ia fal e kë don e dënon. Pushteti i All-llahut është në qiej dhe në tokë dhe çka ka ndërmjet tyre, dhe te ai do të kthehen.
19O ithtarë të Librit, ju ka ardhur Profeti ynë – në vazhdën e profetëve – që t’ju sqarojë, në mënyrë që të mos thuani “Nuk na ka ardhur as përgëzues as qortues”. Pra, ju ka ardhur përgëzuesi dhe qortuesi, dhe All-llahu ka mundësi për çdo send.
20Dhe kur Musa i tha popullit të vet: “O populli im, kujtone dhuntinë e All-llahut ndaj jush që disa nga ju i bëri profetë, ju bëri të pasur dhe ju ka dhënë atë çka nuk ia ka dhënë askujt në botë;
21O populli im, hyni në tokën e shenjtë, të cilën ua ka caktuar All-llahu, dhe mos u zbrapsni e të ktheheni të humbur!”
22Ata i thanë: “O Musa, aty është një popull i fortë dhe se nuk hyjmë atje deri sa ata të dalin prej aty; e nëse dalin ata prej aty, neme siguri atëherë do të hyjmë”.
23Dy vetë të cilët i janë frikësuar All-llahut dhe që Ai u dhuroi mëshirën e vet, thanë: “Hyni në dyert e atyre, e kur të kaloni nëpër te, do të jeni me siguri ngadhnjimtarë, por kini mbështetje te All-llahu, nëse besoni!”
24“O Musa – thanë ata, - deri sa të jenë ata në atë vend ne kurrë nuk do të hyjmë aty! Shko ti dhe Zoti yt dhe luftoni, ne do të rrimë këtu”!
25“O Zoti im”, tha ai (Musa), “Unë nuk kam askë përveç vetes dhe vëllaut tim, prandaj Ti gjyko në mes nesh dhe popullit të mbrapshtë”.
26“Ata, - tha ai, - do të bredhin dyzet vjet nëpër tokë, sepse atë (tokën e shenjtë) e kanë të ndaluar, e ti mos u pikëllo për popullin mbrapshtan!”
27dhe rrëfeju tregimin për dy djemtë e Ademit, realisht, kur të dy bënë nga një kurban, por vetëm prej njërit u pranua e prej tjetrit nuk u pranua, e tha: “Me siguri do të mbyt”! E tjetri i tha: “All-llahu pranon prej të devotshmëve”.
28Dhe sikur ti të shtrishe dorën për të më vrarë, unë nuk e shtri dorën time për të vrarë ty. Unë i frikësohem All-llahut, Zotit të botërave.
29Unë dëshiroj që ti të bartësh mëkatin tim dhe tëndin dhe të jesh banor i xhehennemit, sepse ai është dënim për mizorët.
30Dhe epshi i tij e shpuri që të mbysë vëllanë dhe e mbyti, prandaj u bë nga të humburit.
31All-llahu dërgoi një sorrë të çapurisë nëpër tokë për t’i treguar si duhet fshehur trupin e vëllaut të vet. “I mjeri unë!” tha ai, - “E unë as sa kjo sorrë nuk mundkam të fsheh trupin e vëllaut tim”? Dhe u pendua.
32Prandaj Ne ua caktuam izraelitëve: Nëse dikush mbyt dikë, i cili nuk ka mbytur askë, ose nuk ka bërë në tokë turbullira – sikur ka mbytur tërë njerëzinë; por kush bëhet shkaktar për të jetuar dikush, - sikur tërë njerëzisë ua ka ruajtur jetën. Profetët tanë u kanë sjellë argumente të qarta, por shumica prej tyre, edhe pas asaj e teprojnë në tokë.
33Shpërblimi i atyre të cilët bëjnë luftë kundër All-llahut dhe Profetit të tij dhe që bëjnë çrregullime në tokë, është: të vriten ose të gozhdohen, ose t’u priten duart dhe këmbët tërthorazi, ose të përzihen prej andej. Ajo është poshtërim në këtë botë, kurse në botën tjetër i pret dënim i madh,
34Përveç atyre që pendohen para se t’u vijë fundi. Duhet ta dini, pra, se All-llahu është falës mëshirëplotë.
35O besimtarë, frikësohuni All-llahut dhe përpiquni të jeni të afërt dhe luftoni për hirë të Tij, që të shpëtoni.
36Sikur e tërë ajo që është në tokë të ishte në duart e mosbesimtarëve, edhe aq më tepër, për t’u kompenzuar nga dënimi i ditës së kijametit, nuk do t’u pranohet. Ata i pret dënim i dhembshëm.
37Dëshirojnë të dalin nga zjarri, por nuk kanë shtegdalje prej tij. Ata janë gjykuar me dënim të përhershëm.
38Vjedhësit e vjedhëses, preniu duartë, si dënim për atë çka kanë fituar shpërblim prej All-llahut. All-llahu është i fortë dhe i urtë.
39E kush pendohet, pas veprës së vet të keqe dhe përmirësohet, All-llahu me siguri e fal. All-llahu njëmend fal dhe është mëshirëplotë.
40A nuk e di se vetëm All-llahut i takon pushteti në qiej dhe në tokë. Ai dënon atë që do dhe ia fal kujt të do. All-llahu ka mundësi për çdo send.
41O profet, le të mos brengosë ty puna e atyre që shpejtojnë për në mosbesim, të cilët me gojë të vetë thonë: “Besojmë!” por zemrat e tyre nuk besojnë. Ka nga ata ebrej të cilët më shumë dëgjojnë trillimet dhe me ëndje i pranojnë fjalët e huaja, e te Ti nuk vijnë. Ata ua ndërrojnë fjalëve kuptimin edhe pse kanë qenë me vend, thonë: “Nëse kështu ju caktohet, atëherë pranoni këtë, e nëse nuk ju caktohet atëherë ruajuni!” Dhe atë që All-llahu do ta lerë në humbje, ti nuk mund t’i bësh kurrgjë te All-llahu. Ata janë njerëz, zemrat e të cilëve All-llahu nuk ka dashur t’i pastrojë; ata në këtë botë kanë poshtërsimin, kurse në atë botë kanë një dënim të madh.
42Ata shumë i dëgjojnë gënjeshtrat! Makutët e së ndaluarës! Po nëse të vijnë, ti ose gjykoji ose ktheju shpinën! Dhe nëse ua kthen shpinën, ata nuk mund të të bëjnë asgjë. Por nëse i gjykon, gjykoi drejt sepse All-llahu i do të drejtët.
43E përse ata kërkojnë prej teje që t’i gjykosh Ti kur e kanë Tevratin, ku gjenden normat e All-llahut? Pastaj ata prapë i kthejnë shpinën. Ata nuk janë kurrfarë besimtarësh,
44ne e kemi shpallur Tevratin në të cilin ka udhëzime dhe dritë. Me këtë kanë marrë vendime profetët, që ishin të përulurit e All-llahut, ndaj atyre, që ishin ebrej. Po edhe njerëz të urtë e të dijshëm, prej të cilëve është kërkuar të ruajnë librin e All-llahut, dhe ata e patën dëshmuar këtë. Prandaj (kur të gjykoni) mos u frikësoni prej njerëzve, por të më frikësoheni mua dhe mos bleni me argumentet e mia diçka që vlen fare pak! Dhe ata, të cilët nuk gjykojnë sipas asaj që ka shpallur All-llahu, mu ata janë mosbesimtarë.
45Ne në të, atyre u kemi caktuar: kryet për krye, syrin për sy, hundën për hundë e veshin për vesh, dhëmbin për dhëmb, edhe varrët duhet kthyer. Por ai që heq dorë nga hakmarrja, kjo është kompensim për atë. Ata që nuk gjykojnë sipas asaj që ka shpallur All-llahu, si ata janë kriminelë.
46Pas atyre kemi dërguar Isanë, të birin e Merjemes, i cilivërtetonte Tevratin e shpallur përpara tij, kurse atij i dhamë Inxhilin, ku kishte udhëzim e dritë, dhe përforcim për Tevratin e shpallur para tij, si udhëzim e këshillë për të devotshmit.
47Edhe apsuesit e Inxhilit le të gjykojnë sipas asaj që ka shpallur All-llahu në ta. Ata që nuk gjykuan sipas asaj që ka shpallur All-llahu, ata janë njëmend mbrapshtanë.
48Edhe ty të shpallëm Librin, me realitete, për të vërtetuar Librat e mëparme dhe përkujdeset për ata. Dhe ti gjyko, në mesin e atyre, sipas asaj që shpallë All-llahu dhe mos ndiq epshet e atyre e të largohesh nga e vërteta që të ka ardhur; për secilin kemi caktuar një ligj dhe një drejtim. Dhe sikur të kishte dashur All-llahu, Ai do t’ju kishte krijuar vetëm një popull, por Ai don t’ju sprovojë me atë çka u jep, prandaj bëni gara për vepra të mira! Te All-llahu do të ktheheni të gjithë dhe Ai do t’ju informojë për atë çka keni kundërshtuar.
49Dhe gjykoji sipas asaj që të shpallë All-llahu dhe mos bjer nën ndikim të epsheve të tyre, dhe ruaju atyre që mos të largojnë prej asaj që të shpalli All-llahu! Dhe nëse e kthejnë shpinën, dije se All-llahu dëshiron që për shkak të disa mëkateve të tyre t’i godas me ndëshkim. Pra shumë njerëz me të vërtetë janë mbrapshtanë.
50Ata të periudhës pagane kërkojnë gjykim? Po kush gjykon më mirë se All-llahu për popullin e bindshëm.
51O besimtarë, mos merrni për mbrojtës ebrejtë dhe të krishterët! Ata janë mbrojtës të njëri-tjetrit! I atyre është madje edhe ai nga mesi i juaj i cili i pranon për mbrojtës; All-llahu me siguri nuk i drejton njerëzit që bëjnë mizori.
52Do t’i shohësh ata, zemrat e të cilëve janë të sëmura, si shpejtojnë në të (të lidhin miqësi me ata), duke thënë: “Kemi frikë mos po na goditë ndonjë e papritur”. Ndoshta All-llahu do t’ju japë nga ana e tij fitore ose diçka tjetër, andaj ata do të pendohen për atë çka kanë fshehur në vetvete.
53Dhe ata që besojnë do të thonë: “A këta qenkan ata që betoheshin në All-llahun aq seriozisht se janë njëmend me ju?” Veprat e tyre janë të dështuara dhe ata janë të shkatërruar.
54O besimtarë, nëse dikush prej jush i shmanget fesë së vet, ani, se All-llahu në vend të tyre do të sjellë njerëz që i do Ai dhe që e duan Atë; të përulur ndaj besimtarëve dhe kryelartë ndaj mosbesimtarëve; ata do të luftojnë në rrugë të All-llahut dhe nuk do t’i frikësohen qortimit të kurrfarë shpifësi. Ajo është mirësi e All-llahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë – dhe All-llahu ka dije shumë të gjerë.
55Mbrojtësi juaj është All-llahu dhe Profeti i tij dhe besimtarët të cilët me përulje kryejnë faljen dhe japin zeqatin dhe janë të përulur.
56Kush e merr për mbrojtës All-llahun, Profetin e tij, edhe besimtarët, ta dijë se edhe ata që janë me All-llahun – janë ngadhnjimëtarë.
57O besimtarë, mos i trajtoni si miq ata, të cilët fenë tuaj e marrin për tallje dhe dëfrim; qofshin ata që u është dhënë Libër para jush, qofshin mosbesimtarë dhe fikësohuni All-llahut nëse jeni besimtarë!
58Edhe kur i thirrni për t’u falur edhe atë e marrin për tallje dhe zbavitje. Kështu bëjnë për shkak se janë njerëz që nuk kuptojnë.
59Thuaj: “O ithtarë të Librit, a po na hakmerreni vetëm pse i besojmë All-llahut dhe çka na shpallet neve, dhe çka është shpallur më herët”, - shumica prej jush janë mëkatarë!
60Thuaj: “A t’ju tregoj kush është më i keq se ai të cilin All-llahu e dënon rëndë? Është ai të cilin e ka mallkuar All-llahu dhe është i hidhëruar me të dhe i ka bërë majmunë e derra, dhe kanë adhuruar djallin – ata kanë pozitën më të keqe dhe janë më të humburit nga rruga e drejtë”.
61Kur ju vijnë, ata thonë: “Besojmë!”, por ata që u vijnë me mosbesim, e ashtu edhe dalin, por All-llahu e di më së miri se çka fshehin ata.
62Ti sheh shumë prej atyre që po shpejtojnë në mëkate e armiqësi dhe që e hanë atë çka është e ndaluar; sa e keqe është vepra e tyre.
63Përse të mos i largojnë njerëzit e ndershëm dhe të dijshëm nga fjalët mëkatare dhe ushqimet e ndaluara? Po shumë keq bëjnë!
64Ebrejtë thonë: “Dora e All-llahut është e shtrënguar”! U lidhshin duart e atyre dhe qofshin mallkuar se çka po flasin! Jo, duart e tij janë të hapura, Ai jep sa të dojë. Ndërkaq ajo çka ta shpallë Zoti yt, gjithsesi te shumica e tyre do ta shtojë mosbesimin dhe humbjen. Ne kemi futur në mesin e tyre armiqësi dhe urrejtje deri në ditën e kijametit. Sa herë që përpiqen të ndezin ndonjë zjarr për luftë, atë e shuan All-llahu. Ata mundohen të bëjnë turbullira në tokë, por All-llahu nuk i do ngatrrestarët.
65Sikur ithtarët e librit të besonin dhe të ruheshin nga mëkatet, Ne patëm me ua mbuluar veprat e tyre të këqia dhe patëm me i futur në xhennete të kënaqësive.
66Sikur t’i përmbaheshin Tevratit dhëe Inxhilit dhe asaj çka është shpallur nga Zoti i tyre, do të kishin pasur se çka të hanë, edhe nga çka është përmbi krye të tyre dhe çka kanë nën këmbët e tyre. Ka prej tyre edhe njerëz që veprojnë me maturi, por shumica sish bëjnë fort keq.
67O Profet, kumto atë çka të shpallet nga Zoti yt! Nëse nuk e bën, atëherë nuk e ke transmetuar porosinë e tij – kurse All-llahu do të mbrojë prej njerëzve. All-llahu me siguri nuk e drejton në rrugë të drejtë popullin që nuk beson.
68Thuaj: “O ithtarë të Librit, ju nuk keni kurrgjë deri sa të mos i përmbaheni Tevratit dhe Inxhilit dhe asa që po e shpall Zoti juaj”. Kurse ajo që të shpallë Zoti yt me siguri do të forcojë, te shumica prej tyre padëgjueshmërinë dhe mosbesimin, por ti mos u brengos për shkak të popullit që nuk beson!
69Ata të cilët besuan, edhe ata që ishin ebrej, edhe sabejt, edhe të krishterët – por se kush kanë besuar All-llahun dhe botën tjetër dhe kanë bërë vepra të mira, - për ata nuk ka frikë as pikëllim.
70Ne pranuam besën nga izraelitët dhe u dërguam profetë. Sa herë që ndonjë profet u ka sjellë atë çka nuk u pëlqente epsheve të tyre, ata disa nga profetët (një grup sish) i mohonin, ndërsa disa i vrisnin.
71Kanë menduar se nuk do të vihen në sprovë, andaj bëheshin të verbër e të shurdhër, dhe pastaj kur e pranoi All-llahu pendimin e tyre prap shumica sish bëheshin të verbër dhe të shurdhër; por All-llahu sheh mirë se çka bëjnë.
72Mosbesimtarët janë ata të cilët thonë: “Zot është Mesihi, i biri i Merjemes!”, kurse Mesihi thoshte: “O izraelitë adhurone All-llahu, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” Kush i bën shok All-llahut, All-llahu ia ndalon xhennetin, kurse vendbanimi i tij është në xhehennem. Për mizorët nuk ka ndihmëtarë.
73Mosbesimtarë janë ata që thonë: “All-llahu është një nga të tre”! Por nuk ka asnjë Zot tjetër përveç një Zoti të vetëm. Dhe nëse nuk heqim dorë prej asaj që thonë, gjithsesi ata të cilët mohojnë, do t’i godas dënim i padurueshëm.
74Përse nuk shprehën pendim te All-llahu dhe të kërkojnë falje prej tij? Se All-llahu fal, ai është mëshirëplotë!
75mesihi, i biri i merjemes, është vetëm Profet – edhe përpara tij kanë ardhur e kanë shkuar profetë – kurse nëna e tij është shumë e sinqertë, dhe të dy hanin ushqim. Shiko si ua shpalojmë ne argumentet e qarta, dhe shih, shih si po largohen.
76Thuaj: “A po e adhuroni, në vend të All-llahut, atë që nuk ka mundësi t’u bëjë dëm as dobi?” Por All-llahu, Ai di dhe dëgjon shumë.
77Thuaj: “O ithtarë të Librit, mos e teproni në fenë tuaj, me pa të drejtë, dhe mos pasoni epshet e njerëzve që kanë humbur moti dhe që shumica i kanë shpjerë në humbje, ndërsa vetë e kanë lëshuar rrugën e drejtë!”
78Janë mallkuar ata, nga izraelitët, të cilët me gjuhën e Davudit dhe të Isasë, të birit të Merjemes, kanë mohuar, për shkak se ishin të padëgjueshëm dhe gjithmonë e tepronin:
79Nuk e pengonin njëri-tjetrin nga të këqiat që i bënin. Vërtet vepronin shumë keq!
80I sheh shumë sish si miqësohen me ata që nuk besojnë. Është me të vërtetë shumë keq çka i përgatisin ata vetvetes: për t’u hidhëruar All-llahu në ata, andaj ata janë në vuajtje të përhershme.
81E sikur t’i besonin All-llahut dhe Profetit edhe asaj çka i shpallet atij, ata nuk do të bënin miqësi me ata, mirëpo shumica sish janë ngatërrestarë.
82Ti me siguri do të shohësh se armiqtë më të flaktë të besimtarëve janë ebrejt dhe politeistët; dhe gjithsesi do të shohish se dashamirë më të afërt për besimtarët janë ata që thonë: “Ne jemi të krishterë”!, për shkak se në mesin e tyre ka klerikë dhe murgë, dhe se ata nuk bëjnë mendjemadhësi.
83Kur dëgjojnë atë që i shpallet Profetit, e sheh si u shpërthejnë lotët, sepse e dinë se ajo është e vërtetë, dhe thonë: “O Zoti ynë, ne besojmë, pra, na shkruaj edhe neve me ata që dëshmojnë!”
84Përse të mos i besojmë All-llahut dhe të vërtetës që na vjen, kur edhe ne lakmojmë që edhe Zoti ynë të na shpjerë me njerëzit e mirë.
85Dhe All-llahu, për shkak të asaj që flasin, do t’i shpërblejë me kopshte të xhennetit ku rrjedhin lumenj dhe aty do të mbesin përgjithmonë, e ky është shpërblim për punëmirët.
86Kurse ata që mohojnë dhe i përgënjeshtrojnë argumentet tona, ata janë banorë të xhehennemit.
87O besimtarë, mos i ndalni vetes gjërat e mira që ua ka lejuar All-llahu, dhe mos e teproni, sepse All-llahu nuk i do ata që e teprojnë.
88Dhe hani atë çka u jep All-llahu, çka është e mirë dhe e lejuar, dhe frikësohuni All-llahut të cilit i besoni.
89All-llahu nuk ju dënon nëse betoheni pa qëllim, por do t’ju dënojë për betimin që po e bëni me qëllim. Kompensimi për atë është: Të ushqeni dhjetë varfënjakë me ushqim mesatar, me çka e ushqeni familjen tuaj, ose t’i vishni ose t’i lironi nga robëria. Por kush nuk ka, le të agjërojë tri ditë. Ashtu bëhet kompensimi nga betimi kur betoheni, por kini kujdes në betimet tuaja! Ja, ashtu All-llahu ju sqaron rregullat e veta që të jeni mirënjohës.
90O besimtarë, nuk ka dyshim se alkooli edhe loja me para edhe idolatria edhe shigjetat për falla janë të ndyra, nga punët e djallit, prandaj largohuni sish që të jeni të shpëtuar!
91Djalli dëshiron që me anë të alkoolit dhe lojës me fat (bixhozit) të fusë ndërmjet jush armiqësi e urrejtje dhe t’ju largojë nga përmendja e All-llahut dhe falja e namazit. Ani, a po hiqni dorë?
92Nderone All-llahun dhe nderone Profetin dhe kini kujdes! Por nëse i ktheni shpinën, atëherë dijeni se detyrë e Profetit tonë është të predikojë vetëm haptazi.
93Ata, të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira, nuk kanë mëkat për atë që hanë dhe pinë, nëse ruhen (nga e ndaluara) dhe besojnë edhe bëjnë vepra të mira, pastaj i frikësohen All-llahut dhe besojnë, dhe prapë frikësohen dhe bëjnë punë të mira. All-llahu i do punëmirët.
94O besimtarë, All-llahu do t’ju vërë gjithsesi në sprovë me diçka nga gjahu që do t’i kapni me duar dhe shigjetat tuaja – që All-llahu t’u tregojë se kush i frikësohet Atij kur nuk e sheh askush. Por ai që e tepron edhe pas kësaj, atë e pret dënim i dhembshëm.
95O besimtarë, mos u merrni me gjueti derisa jeni duke kryer haxhin! Ai i cili mbyt me qëllim dënohet që një kafshë shtëpiake si ajo të cilën e caktojnë dy vetë të drejtë nga ju, ta falë në Qabe, ose do të kompenzohet me vlerën e asaj, të ushqyerit e varfënjakëve ose sa është kundërvlera e saj të agjërojë për ta ndie pasojën e veprës së vet. All-llahu e fal të kaluarën, por kush e përsërit All-llahu do ta dënojë. All-llahu është i fortë edhe në dënim.
96Ju lejohet peshkimi në det dhe ushqimi i detit me kënaqësi për ju dhe ekipin, por ju ndalohet të gjahtoni në tokë gjatë periudhës së haxhit. Dhe frikësohuni All-llahut para të cilit do të tuboheni.
97All-llahu ka bërë Qaben, tempull të shenjtë, që bota të kryej haxhin, si edhe muajin e shenjtë dhe kurbanët, edhe ata të shenjuarit me qafore, që ta dinë se All-llahu e di se çka ka në qiej dhe në tokë, dhe All-llahu, me siguri, di çdo send.
98TA dini se All-llahu është ndëshkimrëndë, por All-llahu edhe fal dhe është mëshirëplotë.
99Profeti e ka për detyrë vetëm të shpallë, kurse All-llahu e di edeh atë çka shfaqni haptazi edhe atë çka fshihni.
100Thuaj: “Nuk është njëlloj e keqja dhe e mira, edhe pse të habit numri i madh i të këqijave”. Prandaj, frikësohuni All-llahut, o të mençur, që të shpëtoni!
101O besimtarë, mos pyetni për ato gjëra që u shkaktojnë pakënaqësi nëse u sqarohen; por nëse pyetni ato derisa po u shpallet Kur’ani, do t’ju tfillohen. All-llahu ua fal se All-llahu është i butë dhe fal shumë.
102Kanë pyetur për ata disa njerëz edhe përpara jush, e pastaj u bënë mosbesimtarë,
103All-llahu nuk u ka caktuar Behirën, as Saibën, as Vasilën, as Hamën, por ata që nuk besojnë shpifin ndaj All-llahut gënjeshtra, sepse, shumica prej tyre nuk kanë mend.
104Dhe kur u thuhet: “Ejani te ajo që u shpalli All-llahu, edhe te Profeti!” thonë: “Na mjafton ajo që kemi gjetur nga baballarët tanë”. Edhe pse të parët e tyre nuk kanë ditur asgjë dhe nuk kanë qenë të udhëzuar.
105O besimtarë, kujdesohuni për vete; nëse jeni në rrugë të drejtë, ai i cili është i humbur nuk do të ju bëjë dot asgjë! Te All-llahu të gjithë do të ktheheni dhe do t’ju informojë se çka keni punuar.
106O besimtarë, kur ju afrohet vdekja, e kur leni porosi le të dëshmojnë dy vetë të drejtë nga ju, ose dy vetë të tjerë që nuk janë nga ju, nëse jeni në rrugë dhe u goditë momenti i vdekjes. Ndaloni pak ata të dy pasi të kryeni namazin dhe le të bëjnë be në All-llahun, nëse dyshoni. Me këtë nuk blejmë asnjëfarë vlere, edhe kur është fjala për ndonjë të afërm, dhe nuk i fshehim dëshmitë e All-llahut, sepse ne atëherë do të ishim, me të vërtetë, mëkatarë.
107Dhe nëse merret vesh se ata dy kanë bërë mëkat, atëherë do t’i zëvendësojnë dy të tjerë nga ata të cilët u është bërë dëm, dhe le të betohen në All-llahun: “(Se) njëmend dëshmitë tona janë më besnike se dëshmia e atyre dyve, ne nuk kemi bërë thyerje të betimit, sepse atëherë, njëmend, do të ishim mizorë”.
108Ata më lehtë e kanë të sigurojnë dëshminë besnike ose të frikësohen se betimet e tyre dot ë thehen (zhvleftësohen) pas betimeve të tyre. Dhe frikësohuni All-llahut e dëgjonie! Se All-llahu, njerëzit ngatrrestarë nuk i drejton në rrugë të drejtë.
109Atë ditë kur All-llahu i tubon profetët dhe u thotë: “Çka u janë përgjigjur?”, do të thonë “Ne nuk e dimë, vetëm Ti i di të gjitha të fshehtat”.
110Kur All-llahu tha: “O isa, biri i Merjemes, kujto dhuntitë e mia ndaj teje dhe nënës sate, kur të ndihmova me Xhebrailin (shpirtin e shenjtë) që qysh në djep të bisedosh me njerëzit sikur burrë i pjekur; dhe kur të mësova Librin dhe urtësinë edhe Tevratin edhe Inxhilin; dhe kur me lejen time bërë nga balta diçka në formë të zogut edhe e fryve e ai me vullnetin tim, u bë zog; dhe kur me vullnetin tim, të lindurit e verbër dhe me nëpërkë i ke shëruar; dhe kur, me vullnetin tim, ke ngritur të vdekurit; dhe kur i largova prej teje izraelitët, kur ti u solle argumente të qarta, ata të cilët nuk i besuan thanë: “Kjo nuk është asgjë veçse magji e hapët”.
111Dhe kur dishepujve u kumtova: “Besomëni mua dhe Profetit tim!” ata thanë: “Ne besojmë dhe na u bënë dëshmitarë se jemi muslimanë!”
112Kur dishepujt thanë: “O Isa, i biri i Merjemes, a mundet Zoti yt të na zbresë një tryezë nga qielli? Ai u tha: “Frikësohuni All-llahut, nëse jeni besimtarë!”
113Ata thanë: “Ne dëshirojmë të hamë prej asaj dhe të na qetësohen zemrat edhe ta dimë se na ke thënë të vërtetën, dhe të jemi dëshmitarë të asaj”.
114Isa, i biri i Merjemes, tha: “All-llah! O Zoti ynë, na zbrit nga qielli një tryezë që do të jetë festë për ne, për të parët tanë edhe ata që vinë pas nesh, por edhe argument nga ana jote, dhe na furnizo, se Ti je furnizuesi më i mirë”!
115All-llahu tha: “Unë do t’ju zbres atë, por ai që e mohon prej jush, edhe pas asaj unë do ta dënoj me një dënim me çka askë nuk e dënoj në botë”.
116Kur All-llahu tha: “O Isa, i biri i Merjemes, a ti u ke thënë njerëzve – merrne nënën time dhe mua si dy zotër përveç All-llahut”! – “Qofsh lartësuar”, tha, “Mua nuk më ka mbetur të them atë çka s’është e vërtetë. Po n’e paça thënë këtë, Ti e di me siguri atë; Ti e di se çka ka në mua, kurse unë nuk e di se çka ka tek Ti. Ti e di shumë mirë atë çka është e padukshme.
117Unë nuk u kam thënë asgjë tjetër përpos asaj që më ke urdhëruar Ti. Adhurone All-llahun, Zot i imi dhe Zot i juaj! Kam qenë dëshmitar derisa isha në mesin e tyre, e pasi që ma more shpirtin, mbete Ti mbikëqyrës i tyre. Dhe Ti je dëshmitar i çdo sendi.
118Nëse i dënon, dënon robërit tu, e nëse ua fal, me të vërtetë Ti je i fortë e i urtë”.
119All-llahu tha: “Kjo është ditë kur të sinqertëve u ndihmon sinqeriteti i tyre; Atyre u takojnë xhennete, ku po rrjedhin lumenj, ndër të cilët ata do të mbesin përgjithmonë e jetë. All-llahu është i kënaqur me ata, por edhe ata janë të kënaqur me Të. Kjo është fitore e madhe”.
120All-llahut i takon pushteti i qiejve dhe i tokës, edhe çka ka në to. Ai është i gjithëfuqishëm.
Chapter 6 (Sura 6)
1Qoftë lartësuar All-llahu, i cili krijoi qiejt dhe tokën, dhe ju dha errësirë dhe dritë. Prapë ata që nuk besojnë, - Zotit të tyre i bëjnë shok.
2Ai ju krijoi nga dheu dhe ju caktoi momentin e vdekjes. Vetëm Ai e di momentin e vdekjes, e ju prapë dyshoni.
3Ai është All-llah në qiej dhe në tokë. E di edhe çka fshihni edhe çka shfaqni, dhe di se çka fitoni (punoni).
4Dhe atyre (mosbesimtarëve) nuk u ka ardhur asnjë argument nga Zoti i tyre e ata të mos kenë ikur prej tij.
5Ata e përgënjeshtronin të vërtetën që u vinte, andaj, me siguri, do të marrin lajmet për atë që i janë tallur.
6A nuk e kanë parë ata sa popuj Ne kemi shfarosur përpara tyre, të cilëve u kemi mundësuar në Tokë çka nuk ju kemi mundësuar juve. U kemi dërguar shi të mjaftueshëm dhe kemi bërë lumenj që rrjedhin pranë tyre, prandaj ata, për shkak të mëkateve të tyre, i shfarosëm dhe pas tyre kemi ngritur brezni tjera.
7Edhe sikur të ta zbresim Librin në letër dhe ata me duar të veta të prekin, prapë ata që nuk besojnë, me siguri do të thonin: “Kjo është vetëm se magji e hapët”.
8dhe thanë: “Pse të mos i dërgohet një engjull”? po sikur të dërgonim engjull puna e tyre do të kishte marrë fund pa pritur asnjë moment.
9Edhe sikur të dërgonim engjull, prapë do ta bënim si njeri dhe prapë do ta vishnim përpara atyre ashtu siç vishen ata.
10profetët edhe përpara teje i kanë tallur, prandaj ata që janë tallur i ka goditur mu ajo me çka janë tallur.
11Thuaj: “Ecni nëpër tokë e shihni se si kanë përfunduar përgënjeshtarët”.
12Thuaj: “Të kujt janë çka ka në qiej dhe në tokë?” dhe tregoju: “Të All-llahut”! Ai ia ka caktuar vetvetes të jetë i mëshirshëm. Ai juve në ditën e kijametit, gjithsesi, do t’iu tubojë, në këtë nuk ka dyshim. Ata që e kanë shkatërruar vetën, natyrisht vetëm ata nuk besojnë.
13Atij i takon çka do që pushon (ekziston) në ditë dhe natë. Ai është që dëgjon dhe di shumë.
14thuaj: “A të mar për mbrojtës dikë tjetër përveç All-llahut, krijuesit të qiejve dhe të tokës, e që Ai ushqen dhe nuk është i udhqyer prej kurkujt”! Thuaj: “Mua më është urdhëruar të jem i pari që përulem. Asesi mos jij nga politeistët!”
15Thuaj: “Unë i frikësohem dënimit të ditës së madhe, nëse nuk e dëgjoj Zotin tim”.
16Kush do të jetë i kursyer atë ditë, atë e ka mëshiruar Ai, dhe ai është sukses i madh.
17Nëse të godit All-llahu me ndonjë të papritur – dije se askush, përveç Atij, nuk mund ta largojë atë. Po në qoftë se të dhuron ndonjë të mirë – dije, vetëm Ai ka mundësi për çdo send.
18Dhe Ai është i fortë ndaj robërve të vet. Ai është i urtë dhe i informuar.
19Thuaj: “Cila është dëshmia më e madhe?” Thuaj: “All-llahu është dëshmitar ndërmjet meje dhe jush. Se mua më shallet ky Kur’an për t’iu tërhequr vërejtjen juve me të dhe atyre që po u arrinë a njëmend, ju po vërtetoni se veç All-llahut ka edhe zotër tjerë?” Thuaj: “Unë nuk e dëshmoj”. Thuaj: “Ai është vetëm një Zot, dhe unë heq dorë, jam larg asaj që ju i bëni shok Atij”.
20Ata, të cilëve u kemi dhënë Librin, e njohin atë (Profetin) siur i njohin bijt e vet. Ata që kanë humbur vetën prapë nuk besojnë!
21Kush është më mizor se ai që shpif gënjeshtra për All-llahun ose përgënjeshtron argumentet e tij? Ai, me siguri nuk i shpëton mizorët.
22Dhe atë Ditë kur do t’i mbledhim të gjithë së bashku, e t’u themi atyre që i bëjnë shok Atij: “Ku i keni shokët (zotërat) tuajt ë cilët i keni pas pranuar?”
23Nuk do t’u mbetet më se çka të trillojnë veçse të thonë: “Për All-llahun, që është Zoti ynë, ne nuk kemi qenë politeistë”!
24Shiko si po gënjejnë në dëm të vetin dhe e kanë humbur atë që po e trillonin.
25Ka prej atyre që të dëgjojnë ty, por Ne në zemra e tyre u kemi vënë perde, që atë (Kur’anin) të mos e kuptojnë dhe i kemi bërë të shurdhër. Edhe sikur t’i shohin tërë argumentet, prapë nuk do të besonin. Madje do të vijnë te ti të polemizojnë me ty, ata që nuk besojnë thonë: “Këto janë vetëm legjenda të lashta”.
26Ata pengojnë prej atij (Kur’ani) dhe largohen prej tij, dhe vetëm vetvetën e shkatërrojnë, por nuk e marrin vesh.
27Po t’i shohësh si thonë kur të ndalen te zjarri: “Eh sikur të ktheheshim edhe një herë, nuk do t’i kishim përgënjeshtruar argumentet e Zotit tonë, por do të bëheshim besimtarë”!
28Jo, por atyre u del për fushe ajo që e kanë fshehur më parë, po edhe sikur të ktheheshin, prapë do të përsëritnin atë që është e ndaluar, sepse ata vërtet janë rrenacakë.
29Dhe thonë: “Nuk ka tjetër jetë veçse në këtë botë dhe ne nuk do të ringjallemi”.
30Sikur t’i shohësh kur ndalen para Zotit të vet e t’u thotë: “A nuk është kjo e vërtetë?” – thonë: “Po, sijo, për Zotin!” E Ai do t’u thotë: “Shijone pra dënimin për shkak se keni mohuar”.
31Kanë humbur ata të cilët përgënjeshtrojnë ballafaqimin me All-llahun e kur t’u vijë papritmas momenti i ringjalljes e të thonë: “Të mjerët ne që e kemi humbur qysh në tokë!”, e barrët (mëkatet) e veta do t’i bartin në shpinë. Po sa e tmerrshme është ajo çka po bartin.
32Jeta e kësaj bote është vetëm lojë dhe dëfrim, kurse ajo botë është, njëmend, më e mirë për ata që janë të devotshëm. A nuk e mblidhni mendjen?
33Ne e dimë se ty me të vërtetë të pikëllon ajo që po thonë. Ata pa dyshim nuk të përgënjeshtrojnë, por mizorët që mohojnë argumentet e All-llahut.
34Edhe përpara teje profetët kanë qenë të përgënjeshtruar, por e përballuan me durim atë çka u përgënjeshtruan. Kanë qenë edhe të munduar deri sa u erdh ndihma jonë. Nuk ka kush që mund t’i ndërrojë fjalët e All-llahut. Tashmë ty të kanë arritur disa informata për profetët.
35Nëse ty të vjen rëndë pse ta kthejnë shpinën, atëherë nëse mund të gjesh ndonjë plasë në tokë ose shkallë për në qiell, sillu ndonjë mrekulli! Po sikur të donte All-llahu të gjithëve do t’u kishte bashkuar në rrugë të drejtë; mos u bëni pra kurrsesi nga injorantët!
36Do t’i përgjigjen vetëm ata që e dëgjojnë. Kurse të vdekurit All-llahu do t’i ringjallë, e pastaj te Ai të gjithë do të kthehen.
37Ata thonë: “Pse nuk i vjen donjë mrekulli nga Zoti i tij!” Thuaj: “All-llahu ka mundësi të dërgojë mrekulli, por shumica sish nuk e dinë”.
38Të gjitha kafshët që ecin nëpër tokë dhe të gjitha shpezët që fluturojnë me krah të vet janë bashkësi sikurse ju. Në Libër nuk kemi lënë gjë mangut. Pastaj do të tubohen para Zotit të vet.
39Kurse ata që i përgënjeshtrojën faktet tona e bëhen të shurdhër dhe memecë janë në terr. Atë që do – All-llahu e lë në humbje, e kë do e nxjer në rrugë të drejtë.
40Thuaj: “Më tregoni ju mua, nëse flisni të vërtetën, sikur t’iu vinte dënimi i All-llahut ose t’iu befasonte shkatërrimi i botës, a do të thirrnit tjetër përveç All-llahut”?
41Jo, por vetëm do të lutnit, e nëse Ai do, ua largon atë për çka e keni lutur dhe do të harroni se çka i bëni shok.
42Ne u kemi dërguar edhe popujve përpara teje dhe i kemi dënuar me skamje dhe sëmundje, ndoshta bëhen të dëgjueshëm.
43Po pse kur u vinte dënimi ynë nuk bëheshin të dëgjueshëm? Zemrat e tyre, pra, kanë mbetur të forta dhe djalli ua ka zbukuruar atë çka punoninn.
44Dhe kur ta harronin atë me çka u është tërhequr vërejtja, Ne do t’ua hapnim dyert e gjithçkafës, ashtu që kur të gëzoheshin për atë që u është dhënë, do t’i befasonim me dënim e ata do të trishtohen.
45Dhe popullit që ka bërë mizori do t’i humbin gjurmët, qoftë lavdëruar All-llahu, Zoti i botërave!
46Thuaj: “Më tregoni mua, sikur All-llahu t’ju merrte të dëgjuarit dhe të pamurit e zemrat tuaja t’ua vuloste, cili zot, pos All-llahut, do t’ua kthente ato?” Shiko si ua shkoqisim argumentet e ata prapë shtrembërojnë kryet në anën tjetër!
47Thuaj: “Më thuani ju mua, sikur dënimi i All-llahut t’ju vinte fshehtas ose haptazi, a po shkatërrohet tjetër kush përveç popullit mizor?
48Ne profetët i dërgojmë vetëm si përgëzues dhe qortues, prandaj kush beson dhe bën vepra të mira për ata nuk ka frikë dhe ata le të mos pikëllohen!
49Kurse ata që përgënjeshtrojnë argumentet tona do t’i përflakë dënimi për shkak se bëjnë mëkate.
50Thuaj: “Unë nuk ju them: te unë janë depotë e All-llahut, dhe se i di fshehtësitë, e as që ju them: - unë jam engjull – unë pasoj vetëm atë që më shpallet”. Thuaj: “A janë njësoj i verbëri dhe ai që sheh? A hiç nuk mendoni?!”
51Dhe Ti tërhiqu vërejtjen me të (Kur’anin) atyre që frikësohen se do të tubohen para Zotit të tyre, se përveç atij nuk kanë tjetër mbrojtës as ndërmjetësues – që t’i frikësohen All-llahut.
52Dhe mos i largo ata që në mëngjes dhe në mbrëmje i luten Zotit të tyre duke dëshiruar mirësinë e tij – ti për ata nuk mban përgjegjësi e as ata, pra, japin llogari për ty. Po i përzure do të jesh mëkatar.
53Dhe ashtu ne i sprovojmë njërin me tjetrin që të thonë: (mosbesimtarët) “Këta na qenkan ata nga mesi ynë të cilëve All-llahu u ka shfaq mëshirë?” A thua All-llahu nuk i njeh më së miri ata që janë mirënjohës?
54E kur të vijnë ata të cilët besojnë në ajetet tona, ti thuaju: “Selamun alejkum! Zoti juaj ia ka caktuar vetvetes mëshirën, nëse dikush prej jush nga mosdija bën ndonjë të keqe e pas asaj pendohet dhe përmirësohet – po, Ai vërtet është falës e mëshirëplotë”.
55Ashtu ne në hollësi i shpjegojmë argumentet, që të jetë e qartë rruga së cilës ecin mëkatarët.
56Thuaj: “Unë e kam të ndaluar t’i adhuroj ata të cilët ju i adhuroni në vend të All-llahut”. Thuaj: “Unë nuk i pasoj epshet tuaja, sepse atëherë do të ksiha dështuar dhe nuk do të isha i udhëzuar”.
57Thuaj: “Unë e kam shumë të qartë nga Zoti im, kurse ju e përgënjeshtroni atë. Nuk është në kompetencën time ajo që ju e kërkoni me shpejtësi prej meje; Vetëm All-llahu vendos, Ai e shpjegon të vërtetën deh Ai është më i miri gjykatës!”
58Thuaj: “Sikur t’ishte në dorën time ajo që ju e këkroni me të shpejtë, do të kishte marrë fund puna ndërmjet meje dhe jush. All-llahu i di më së miri mizorët”!
59Ai i ka çelësat e të gjitha fshehtësive, ato i di vetëm Ai. E di se çka ka në tokë dhe çka ka në det. Asnjë fletë nuk bie e Ai të mos e dijë për këtë. Dhe nuk ka kokërr në bark të tokës, as diçka të freskët e as të tharë që ajo të mos jetë në Librin e qartë.
60Dhe Ai është i cili natën ju bën si të vdekur (vë në gjumë) dhe e di se çka keni gabuar gjatë ditës. Pastaj iu ngjall (zgjon), që të realizohet momenti i vdekjes. Pastaj te Ai do të ktheheni dhe Ai do t’ju informojë se çka keni punuar.
61Ai i sundon robërit e vet dhe ju dërgon rojtarë; deri sa dikujt prej jush i vjen vdekja, e atij të deleguarit tanë ia marrin shpirtin. Ata nuk bëjnë lëshime.
62Ata pastaj i kthehen All-llahut, Zotit të tyre të vërtetë. Ai do të vendosë dhe Ai është i shpejtë shumë në llogaritje, apo jo?
63Thuaj: “Kush ju shpëton juve nga terri, në tokë e në det kur e lutni edhe haptazi edhe fshehtazi. Nëse na shpëton nga kjo, me siguri do të jemi mirënjohës!”
64Thuaj: “All-llahu juve ju shpëton prej atyre dhe prej çdo të papriture, e ju prapë i bëni shok (s’i besoni)”.
65Thuaj: “Ai ka mundësi të dërgojë kundër jush një dënim përmbi ju ose nën këmbët tuaja, ose t’ju ndajë në fraksione dhe të shijoni të keqen e njëri-tjetrit”. Shiko si po i shpalojmë argumentet, ndoshta e marrin vesh!
66Populli yt e përgënjeshtron këtë (Kur’anin) edhe pse ai është i vërtetë. Thuaj: “Unë nuk jam roja juaj”.
67Çdo informim ka kohën e vet dhe ju do ta dini.
68Kur t’i shohësh ata që i nënçmojnë argumentet tona, ti largohu prej tyre deri sa të kalojnë në bisedë tjetër. E nëse djalli të bën të harrosh, ti pas përkujtimit mos rri më me mosbesimtarët.
69Ata që frikësohen (All-llahut) nuk japin llogari për ata, por kjo është qortim mos po frikësohen.
70Lëri ata të cilët e kanë marrë fenë e vet si lojë e dëfrim dhe i mashtron jeta në këtë botë. Ti tërhiqu vërejtjen me te (Kur’anin) që njeriu të mos shkatërrohet për shkak të asaj që bën, sepse përveç All-llahut – nuk do të ketë as mbrojtës as ndërmjetësues. Sikur të afrojnë çfarëdo qoftë si kompensim nuk do të pranohet. Ata janë të cilët për shkak të asaj që kanë bërë e kanë pësuar. Për ata ka pije nga uji valë dhe dënim të dhembshëm, ngase nuk kanë besuar.
71Thuaj: “A në vend të All-llahut të lusim atë që nuk mund të na bëjë as dobi e as dëm e të kthehemi gjurmëve tona – pasi na ka udhëzuar All-llahu! – sikur ai të cilin në tokë e ka mashtruar djalli dhe është shashtrisur. Ka shokë që thërrasin në rrugë të drejtë: “Eja tek ne!” Thuaj: “Udhëzimi i All-llahut është udhëzim. Ne jemi të urdhëruar t’i dorëzohemi Zotit të botërave.
72Të kryejmë namazin dhe frikësohuni Atij. Ai është te i cili do të tuboheni.
73Dhe Ai është i cili ka krijuar qiejt dhe tokën me urtësi. Ai sapo thotë për diçka “bëhu”!, ajo bëhet. Fjala e tij është e vërtetë dhe Atij i takon pushteti në Ditën kur të fryhet në sur. Ai e di botën e padukshme dhe të dukshmen, Ai është i urtë, i informuar mirë”.
74Dhe kur Ibrahimi i tha babait të vet, Azerit: “A idolet i konsideron si zotëra?? E sheh se edhe ti edhe populli yt janë në humbje të qartë”.
75Dhe kështu ne i treguam Ibrahimit mbretërinë e qiejve dhe të tokës që të jetë i bindur mirë.
76Dhe kur ra nata, ai e pa një yll dhe tha: “Ky është Zoti im”!, por pasi perëndoi ai tha: Nuk i dua ata që perëndojnë!”,
77E kur e pa hënën që po del tha: “Kjo është Zoti im!” E pasi që edhe ajo perëndoi, ky tha: “Nëse Zoti im nuk më drejton në rrugë të drejtë, unë me siguri do të jem nga ata që kanë dështuar”.
78Por kur e pa diellin si po lind, ai thirri: “Ky është Zoti im, ky është më i madh”! Mirëpo, pasi edhe ai perëndoi, tha: “O populli im, unë heqë dorë nga ato që ju i bëni shokë!
79Unë po e drejtoj fytyrën time si besimtar i vërtetë kah Ai që ka krijuar qiejt dhe tokën, dhe unë nuk jam nga politeistët”.
80Dhe populli atij i kundëdrshtoi. Ai tha: “A të polemizoni me mua për All-llahun, e mua Ai më udhëzoi? Unë nuk u frikësohem atyre që ju i bëni shokë atij, me përjashtim nëse Zoti im dëshiron diçka. Zoti im ngërthen çdo send me dijeni të vet. A nuk mblidhni mendjen?
81Po si t’iu frikësohem atyre që ia bëni ju shokë, kur ju nuk frikësoheni që i bëni shok All-llahut diçka çka nuk ju ka dhënë kurrfarë argumenti për të? N’e dishi cili nga këto dy grupe është më e denjë për të qenë e sigurt?
82Do të jenë të sigurtë ata të cilët besojnë dhe besimin e tyre nuk e veshin me mizori; edhe ata janë të përudhur”.
83Ato janë argumentet tona që ia dhamë ibrahimit ndaj popullit të vet. Ne u japim shkallë të lartë atyre që duam. Zoti yt është me të vërtetë i urtë, i gjithdijshëm.
84Dhe ne i falëm Is-hakun dhe Jakubin. Secilin e kemi udhëzuar – ndërkaq Nuhin patëm udhëzuar qysh më parë – dhe nga pasardhësit e tij Davudin dhe Sulejmanin, edhe Ejubin, dhe Jusufin, Musën, dhe Harunin. Ashtu ne i shpërblejmë ata të cilët bëjnë vepra të mira.
85Edhe Zekerijjanë, dhe Jahjanë, edhe Isanë, e Iljasin – të gjithë kanë qenë të mirë.
86Edhe Ismaili edhe Eljesau dhe Junusi e Luti – secilin e kemi lavdëruar nga të tjerët.
87Edhe nga baballarët e tyre, edhe pasardhësit e tyre, edhe vëllezërit e tyre – ata i kemi zgjedhur dhe i kemi udhëzuar në rrugë të drejtë.
88Ai është udhëzim i All-llahut me të cilin udhëzon kë të dojë nga robërit e vet. Po nëse ata i bëjnë tjerë shokë Atij, me siguri do t’u shkojë kot ajo çka bëjnë.
89Ata janë të cilëve ne u kemi dhënë Librin, urtësinë dhe profetësinë. E nëse këta nuk u besojnë, ne kemi mobilizuar njerëz të cilët nuk e mohojnë.
90Ata janë të cilët All-llahu i ka udhëzuar, prandaj paso rrugën e tyre. Thuaj: “Unë prej jush nuk kërkoj shpërblim për këtë (Kur’anin), ai është vetëm këshillë e qortim botërave”.
91Ata nuk e njohin All-llahun si duhet, sepse thonë: “Asnjë njeriu All-llahu nuk i ka shpallur kurrgjë”! Thuaj: “Po kush e zbriti Librin të cilin e solli Musa si dritë e udhërrëfyes njerëzve, që e vëni nëpër fletë dhe e tregonin – por shumë edhe e fshihnin – dhe keni mësuar çka nuk kini ditur as ju as baballarët tuaj”. Thuaj: “All-llahu”; E pastaj lëri ata le të zbaviten me gënjeshtrat e tyre.
92Kurse ky është një Libër, që e shpallëm, i bekuar që e vërteton atë përpara tij dhe që t’u tërheqësh vërejtjen Mekkes dhe botës përreth. Edhe ata që i besojnë botës tjetër i besojnë atij, dhe kujdesen për ta ruajtur kohën e namazeve të tyre.
93Kuështë është më mizor se ai i cili shpif gënjeshtra ndaj All-llahut ose thotë: “Më shpallet mua”, e kurrgjë nuk i është shpallur, ose që thotë: “Edhe unë do të shpallë njëlloj, ashtu sikur ka shpallur All-llahu”. Eh sikur t’i shohësh mosbesimtarët në mundimet e vdekjes, kur engjujt t’i shtrijnë duart: “Dorëzoni shpirtërat tuaja!” – Sot do të shpërbleheni me dënim të poshtër sepse thoshit për All-llahun çka nuk është e vërtetë dhe jeni sjellë me arrogancë ndaj argumenteve të tij”.
94Por do të na vini një nga një ashtu siç ju kemi krijuar herën e parë, duke i lënë pas shpine të mirat që ju kemi pas dhënë. “Ne nuk shohim me ju ndërmjetësuesit tuaj që ia keni bërë shokë të barabartë Atij, janë këputur lidhjet ndërmjet jush dhe u janë humbur syshë ata në të cilët ju keni shpresuar”.
95Me të vërtetë All-llahu bënë që kokrra dhe bërthama të mbijë. Nga jo e gjalla nxjerr të gjallën, kurse nga e gjalla bënë jo të gjallën. Ai është All-llahu, e ju, kah po ia mbani?
96Ai bën të agojë, dhe natën e ka bërë për të pushuar kurse Diellin dhe Hënën për të llogaritur kohën. Ajo është dispozitë e të fuqishmit, të dijshmit.
97Ai është i cili ua ka bërë yjtë që me ata të orientoheni në errësirë, në tokë dhe në det. Ne ua kemi shpallur argumentet tona njerëzve që dinë.
98Ai është i cili juve ju krijon vetëm prej një brumi, aty (në tokë) jetoni dhe përjetë pushoni. Ne u shpalojmë argumentet njerëzve që kuptojnë.
99Ai është i cili lëshon nga qielli ujin e mandej bëjmë që me anë të tij të mbinë të gjitha llojet e bimëve dhe prej tij rriten gjelbërime, që bëjnë kallinj me kokrra plot, kurse nga trupat e pemëve, prej majave të tyre, varet fruti që është lehtë të vilet, dhe kopshte me hardhije me ullinj edhe kaça, të ngjashme dhe të ndryshme. Shikoni pra frutet e tyre kur formohen dhe kur piqen. Me të vërtetë në këtë ka argumente për njerëzit që besojnë.
100Ata ia bënin All-llahut shokë të barabartë exhinët, e ata i ka krijuar Ai! I përshkruajnë se ka djem dhe vajza pa ditur asgjë. Qoftë lartësuar Ai edhe shumë lart mbi atë çka ia përshkruajnë!
101Ai është tfillues i qiejve dhe i tokës! Prej nga të ketë fëmijë kur nuk ka bashkëshorte?! Ai krijon çdo send, dhe Ai di çdo send.
102Ai është All-llahu, Zoti juaj, nuk ka tjetër Zot përveç atij, krijues i çdo sendi; prandaj adhurone atë! Ai përkujdeset për çdo send!
103Atë nuk mund ta arrijnë shikimet, e ai i mbërrinë shikimet. Ai është i mirë dhe i informuar.
104“Nga Zoti juaj kanë ardhur argumentet e qarta, e kush i merr parasysh e ka për vete, por kush është i verbër – është në dëm të vetin, dhe unë nuk jam rojtari juaj”.
105Dhe ja, ashtu ne sqarojmë argumentet e që ata të thonë: “Ti ke mësuar”! dhe për t’ua sqaruar atë njerëzve që dinë.
106Ti paso atë çka të shpallet nga Zoti yt. Tjetër Zot veç atij nuk ka. Largohuni prej politeistëve!
107Sikur të kishte dashur All-llahu, nuk do t’i kishin bërë shok – nuk ishin bërë politeistë – por ne ty nuk të kemi bërë rojtar të tyre dhe ti nuk je kujdestar i tyre.
108Mos i shani ata, të cilëve u luten në vend të All-llahut, se ata do të shajnë All-llahun nga armiqësia, duke mos e ditur. Gjithashtu çdo populli ua kemi zbukuruar veprat e tyre. Ata pastaj do t’i kthehen Zotit të vet. Ai do t’i informojë se çka kanë punuar.
109Ata betohen në All-llahun, me betim të rëndë, që nëse u vjen ndonjë argument, pa dyshim do t’i besojnë atij. Thuaj: “Mrekullitë janë të All-llahut”! Po prej nga e dini ju se ata, kur t’u vijë ai argument, nuk do t’i besojnë.
110Dhe Ne do t’i ndryshojmë zemrat e tyre dhe sytë (pikëpamjet) e tyre, edhe nuk do të besojnë siç nuk kanë besuar as më parë, dhe se do t’i lëmë që në humbjen e vet të bredhin si të shashtrisur.
111Edhe sikur t’u kishim dërguar engjuj atyre, edhe t’u flisnin të vdekurit, dhe sikur para tyre haptazi të mblidhnin çdo send grumbull – ata prapë nuk do të besonin, përveç nëse All-llahu do, por shumica sish nuk dinë.
112Ashtu ne çdo profeti i kemi bërë një armik, djaj në formë njerëzish dhe exhinësh, që njëri-tjetrit t’i mbajnë fjalime të bukura mashtruese, por të kishte dashur Zoti yt, nuk do ta kishin bërë atë. Prandaj, ti lëri ata dhe trillimet e tyre.
113Që zemrat e atyre të cilët nuk besojnë në botën tjetër, të jenë dashamirë të asaj dhe të kënaqura me të, dhe le të bëjnë mëkatet që kanë bërë.
114A të kërkoj tjetër gjykatës në vend të All-llahut, kur Ai është që ua ka shpallur Librin me hollësi? Kurse ata të cilëve ne u kemi dhënë Librin e dinë mirë se ai (Kur’ani) është i shpallur nga Zoti yt i vërtetë, andaj kurrsesi mos dysho!
115Fjalët e Zotit tënd plotësohen me sinqeritet dhe drejtësi. Nuk i ndryshon dot kush fjalët e tij. Ai dëgjon dhe di shumë.
116Në qoftë se ti i nënshtrohesh shumicës sish që jetojnë në tokë, ata kanë për të larguar nga rruga e All-llahut. Ata pasojnë vetëm supozimet dhe vetëm të pavërteta flasin.
117Pa dyshim Zoti yt i di më së miri ata që janë të larguar nga rruga e tij dhe Ai i di më së miri të udhëzuarit.
118Prandaj hani atë në prerjen e së cilës është përmendur emri i All-llahut, nëse u besoni ajeteve të atij.
119Çka keni që nuk e hani atë në prerjen e së cilës është përmendur emri i All-llahut kur Ai ju ka sqaruar se çka ju ka ndaluar, - përveç nëse jeni të shtrënguar. Shumica i shpiejnë të tjerët në humbje sipas epsheve të tyre, pa pasur kurrfarë argumenti. Me të vërtetë Zoti yt i di më së miri ata që e teprojnë.
120Dhe nga mëkatet largohuni haptazi dhe fshehurazi! Ata që fitojnë mëkat, me siguri do të shpërblehen për atë çka e meritojnë.
121Mos hani atë në prerjen e së cilës nuk është përmendur emri i All-llahut, ajo është me të vërtetë mëkat! Dhe djajtë, me të vërtetë, i shpiejnë argatët e vet që të konfrontohen me ju, dhe nëse ju përuleni para atyre, edhe ju me siguri bëheni politeistë.
122A është njëlloj ai i cili ka qenë i vdekur e ne e kemi ngjallur dhe i kemi dhënë dritë me të cilën ec për njerëz, sikur ai që ka rënë në errësira prej nga nuk ka të dalur? Ashtu u zbukurohen mosbesimtarëve punët që i bëjnë.
123Ne gjithashtu bëjmë që në secilin qytet paria të jenë mëkatarë dhe të thurin kurtha, mirëpo ata vetëm vetes i bëjnë kurtha dhe aspak nuk e hetojnë.
124Dhe kur u vjen atyre ndonjë argument thonë: “Ne nuk besojmë deri sa të mos na jipet edhe neve diçka e ngjashme me atë çka u është dhënë profetëve të All-llahut”. Ndërkaq All-llahu e di më së miri se kujt i lë profetësinë. Atyre që bëjnë mëkate, me siguri do t’u arrijë nga All-llahu poshtërim dhe dënim i madh për shkak se bëjnë kurtha.
125Atë që do All-llahu ta udhëzojë, ia hap zemrën e tij për fenë islame, kurse kë do ta lë në humbje – zemrën e tij ia bën të ngushtuar për së tepërmi sikur po ngjitet në qiell. Ja, ashtu All-llahu u vë peshë të rëndë atyre që nuk besojnë.
126Dhe kjo është rruga e drejtë e Zotit tënd. Ne ua kemi sqaruar argumentet njerëzve që pranojnë këshillën.
127Ata te Zoti i tyre kanë shtëpi të paqës; Ai është mbrojtës i tyre për atë çka e punojnë.
128Kurse atë ditë kur i tubon të gjithë së bashku: “O bashkësi e exhinëve, ju jeni shumuar më tepër se njerëzit”! O Zoti ynë, do të thonë njerëzit, mbikqyrësit e tyre – ne i kemi bërë dobi njëri-tjetrit dhe kemi arritur deri në afatin tonë që na e ke caktuar ti”. Do t’u thotë: “Zjarri është vendbanimi i juaj, ku do të mbeteni përgjithmonë”, në qoftë se All-llahu nuk dëshiron ndryshe. Zoti yt është, njëmend, i urtë, i dijshëm.
129Dhe ashtu Ne u japim pushtet disa mizorëve kundër të tjerëve, ashtu siç e meritojnë.
130“O bashkësi e exhinëve dhe njerëzve, a nuk ju kanë ardhur juve, nga radhët tuaja, profetë që u kanë treguar argumentet e mia, dhe ua kanë tërhequr vërejtjen për ballafaqimin tuaj në këtë ditë?” Ata do të thonë: “Ne këtë e dëshmojmë në dëm tonin”. Ata i ka pas mashtruar jeta e kësaj bote dhe dëshmojnë kundër vetvetes nga se kanë qenë mosbesimtarë.
131Ashtu është, nga se Zoti yt nuk i ka shfarosur fshatrat për ndonjë krim, e populli i tyre të mos jetë i njoftuar.
132Për secilin shpërblim ka shkallëzim nga ajo që kanë punuar, sepse Zoti yt nuk është i befasuar nga ajo që punojnë.
133Zoti yt është i pasur dhe plotë mëshirë. Në qoftë se do, juve ju shmang dhe pas jush sjell çka të dojë Ai, ashtu siç ju ka formuar juve nga pasardhës të popujve tjerë.
134Ajo që ju është premtuar me të vërtetë do të vijë dhe ju nuk keni kah t’ia mbani.
135Thuaj: “O populli im, veproni sipas mundësisë tuaj, edheunë po punoj; do ta merrni vesh edhe ju se kë e pret përfundimi fatlum”. Pa dyshim mosbesimtarët nuk shpëtojnë.
136Ata i lënë All-llahut, prej asaj që Ai i krijoi vetë, një pjesë të drithit dhe një pjesë të kafshëve dhe thonë: “Kjo është për All-llahun” sipas bindjes së tyre, “e kjo për shokët (zotërat tonë)”. Mirëpo, ajo që u dedikohet zotërave të tyre nuk arrin te All-llahu, ndërsa ajo që është për All-llahun u arrin zotërve të tyre. Sa keq e gjykojnë ata!
137Ata, gjithashtu, shumë politeistëve ua kanë paraqitur si të bukur mbytjen e fëmijëve të tyre,shokët e tyre, për t’i shkatërruar dhe për t’u maskuarnë fenë e tyre. Sikur të kishte dashur All-llahu nuk do të bënin këtë. Prandaj, lëri ata dhe atë ç’trillojnë ata!
138Ata thonë: “Kjo e kjo kafshë, dhe këto e këto bimë, janë të kufizuara, mund ta hanë vetëm ata të cilëve ne ua lejojmë” – konstatojnë ata. Kurse ka edhe kafshë që janë të ndaluara të përdoren për hypje. Ka kafshë me rastin e therrjes së të cilave ata nuk e përmendin emrin e All-llahut, duke trilluar për të gënjeshtra. Ai do t’i shpërblejë ata për trillimet e tyre.
139Ata thonë: “Ajo që është në barqet e këtyre kafshe u lejohen vetëm mëshkujve tanë, dhe është e ndaluar për gratë tona. E në qoftë se dështon (lind i ngordhur) atëhrë në këtë marrin pjesë bashkërisht. All-llahu do t’i shpërblejë ata për përshkrimin e tyre, Ai është njëmend i urtë e shumë i dijshëm.
140E kanë pësuar ata të cilët nga naiviteti, duke mos ditur, i kanë mbytur fëmijët e vet dhe e konsiderojnë të ndaluar, atë me çka i ka furnizuar All-llahu, duke shpifur kundër All-llahut. Ata kanë dështuar keq dhe nuk janë të udhëzuar.
141Ai është i cili ngrit (krijon) kopshte në lartësi dhe ultësi, edhe hurma e mbjellje me shije të ndryshme, edhe ullinj dhe krroca, të ngjashme apo të ndryshme; hani frutet e tyre kur të japin frute dhe jepne, ditën e të korrurave e vjeljeve, atë të drejtë çka u takon të tjerëve dhe mos përderdhni, sepse Ai nuk i don përderdhësit.
142Dhe nga kafshët që janë për ngarkim edhe për t’u veshur, - hani atë me të cilën All-llahu ju furnizon, dhe mos ndiqni gjurmët e djallit! Atë e keni njëmend armik të përbetuar.
143Tetë çifte: çifte dhensh dhe çifte dhishë. Thuaj: “A i ka ndaluar meshkujt apo femrat, ose atë që gjendet në barqet e femrave”? Më informoni me argumente, nëse është e vërtetë ajo që thuani.
144Edhe çifte devesh dhe lopësh. Thuaj: “A ka ndaluar meshkujt apo femrat, ose atë që gjendet në barqet e femrave? A keni qenë ju prezent kur ua ka lënë këtë porosi All-llahu?” E kush është, pra, më mizor se ai i cili, pa ditur asgjë, trillon gënjeshtra për All-llahun, për t’i shpierë njerëzit në humbje. All-llahu me siguri nuk i drejton njerëzit kriminelë.
145Thuaj: “Unë nuk shoh në këtë që më shpallet mua se dikujt i ndalon tëhajë diçka, përveç coftinës, ose gjakut të derdhur dhe mishit të derrit”, - ajo është me të vërtetë e ndytë e mëkat – ose ajo që është prerë në emër të ndonjë zoti tjetër, në vend të emrit të All-llahut”. Por kush është i shtrënguar, ama pa e tepruar, ani, Zoti yt njëmend fal dhe është mëshirëplotë.
146Ebrejve ua kemi ndaluar të gjithë kafshët që kanë thundra, kurse nga lopët dhe dhentë vjamin e tyre, përveç atij nga shpina ose nga barku ose atij të përzierit me eshtra. Me këtë i kemi dënuar për shkak të mosdëgjueshmërisë së tyre; dhe Ne jemi me të vërtetë të sinqertë.
147Por në qoftë se të përgënjeshtrojnë, ti thuaj: “Zoti juaj është i mëshirshëm pa masë, por edhe dënimi i tij nuk do ta harrojë popullin kriminel”.
148Politeistët do të thonë: “Sikur të kishte dashur All-llahu, ne nuk do të ishim bërë politeistë, e as baballarët tanë, dhe nuk do të kishim ndaluar asnjë send”. Mu ashtu kanë gënjyer edhe ata përpara tyre deri sa e shijuan dënimin tonë. Thuaj: “A keni ju ndonjë argument të na e paraqitni”? Ju vetëm për supozimesh mbaheni dhe ju vetëm gënjeni.
149Thuaj: “All-llahu ka argument shumë të fortë e kategorik dhe sikur të donte, do t’iu kishte drejtuar të gjithëve.
150Thuaj: “Sillni ju ata dëshmitarë tuaj të cilët do të dëshmojnë, se këtë e ka ndaluar All-llahu”! dhe nëse ata e dëshmojnë ti mos e dëshmo dhe mos paso epshet e atyre të cilët argumentet tona i përgënjeshtrojnë dhe të cilët nuk besojnë në atë botë, se ata i bëjnë shok Zotit të vet.
151Thuaj: “Ejani t’iu lexoj atë çka ju ndalon Zoti juaj”: Atij mos i bëni shok askë, me prinëdr të silleni mirë, mos i mbytni fëmijët tuaj për shkak të skamjes. – Ne ju ushqejmë edhe juve edhe ata – mos përqafoni imoralitetin as haptazi e as fshehurazi, mos e mbytni atë që e ka ndaluar All-llahu – pa e kërkuar e vërteta, e drejta. Ja, këto janë urdhërat e Atij, ndoshta mblidhni mendjen.
152Mos përvetësoni pasurinë e bonjakut, por vetëm për ta mbrojtur deri sa të arrijë pjekurinë, ndërsa kur matni në peshojë me litër matni me drejtësi! – Ne askë nuk e ngarkojmë përtej mundësive të tij, - dhe kur të flisni, thoni të vërtetën po edhe nëse është fjala për të afërmit, dhe zbatoni obligimet ndaj All-llahut! Ja, Ai për këtë ju urdhëron, mbase do ta keni ndërmend.
153A kjo, kjo është rruga ime e drejtë. Prandaj mbane këtë dhe mos pasoni rrugë tjera, e të ndaheni nga rruga e tij! Ja, Ai kështu ju porositë, ndoshta do të frikësoheni.
154Pastaj i dhamë Musaut Librin që ta plotësojmë për atë i cili bënë vepra të mira dhe si sqarim për çdo send edhe udhëzim e mëshirë për të besuar se do të dalin para Zotit të tyre.
155Dhe ky është Libër i bekuar që po e shpallim,prandaj pasone dhe ruajuni mëkateve që të jeni të mëshiruar.
156Të mos thuani: “Libri u është shpallur dy grupeve përpara nesh, por ne kemi qenë të papërgatitur për ta studiuar”.
157Ose të mos thuani: “Sikur libri të na shpallej neve, më mirë se ata do të mbanim rrugën e drejtë”. Edhe juve u pat ardhur sqarim nga Zoti juaj, edhe udhëzim e mëshirë. A ka pra më mizor se ai i cili përgënjeshtron argumentet e All-llahut dhe ua kthen shpinën atyre? Ne do t’i shpërblejmë me dënim të tmerrshëm ata që ua kthejnë shpinën argumenteve tona për shkak se janë shmangur.
158A mos presin t’u vijnë engjujt, apo Zoti yt (dënimi i Zotit), apo t’u vijë ndonjëfarë argumenti nga Zoti yt? Atë ditë kur vjen ndonjë argument nga Zoti yt, atëherë besimi askujt më nuk do t’i bëjë dobi nëse më herët nuk ka besuar, ose nëse si besimtar, nuk ka bërë ndonjë vepër të mirë. Thuaj: “Pritni se edhe ne po presim”!
159Ti nuk ke asgjë të përbashkët me ata të cilët fenë e tyre e kanë copëtuar dhe janë përçarë në fraksione. Çështja e tyre është në duar të All-llahut. Ai do t’i informojë se çka kanë punuar.
160Kush bënë një vepër të mirë i ka dhjetë sikur ajo, por kush bënë vepër të keqe do të shpërblehet vetëm aq sa e ka bërë, as atyre nuk do t’u bëhet padrejtësi.
161Thuaj: “Mua më ka udhëzuar Zoti im në rrugë të drejtë, në fe të qëndrueshme, në fenë e Ibrahimit besimplotë, ai nuk ka qenë politeist”.
162thuaj: “E namazi im dhe tradita ime, jeta ime, dhe vdekja ime janë njëmend për All-llahun, Zoti i tërë botërave,
163i cili nuk ka shok. Ashtu jam i urdhëruar dhe unë jam musliman i parë”.
164Thuaj: “A të marrë tjetër përveç All-llahut për Zot, kur Ai është Zot i çdo sendi? Çdo send që bën dikush ia bënë vetit, dhe asnjë mëkatar nuk do të bartë barrën e tjetërkujt. Në fund, Zotit tuaj do t’i ktheheni dhe Ai do t’iu informojë për konfrontimet tuaja.
165Ai është i cili bënë që në tokë të ndërroni njëri-tjetrin, dhe Ai juve ju ngrit disave nga të tjerët, sipas pozitave, për t’iu sprovuar në atë çka ju jep. Zoti yt, njëmend, është i shpejtë në dënim, por Ai, me të vërtetë, edhe fal dhe është mëshirëplotë.
Chapter 7 (Sura 7)
1Alif Lam Mim Sad
2Ty të është shpallur një Libër dhe le të mos vijë rëndë në krahërorin tënd që të qortosh me të se ai është mësim për besimtarët.
3Pasoni atë që ju shpallet nga Zoti juaj dhe mos pasoni, në vend të tij, ndonjë tjetër si mbrojtës! Fare pak merrni vesh!
4Sa e sa vendbanime i kemi shkatërruar dhe i ka zënë dënimi ynë natën (duke fjetur) ose ditën (duke pushuar);
5Dhe kur i godistë dënimi ynë, këlthitja e tyre ishte vetëm kjo: “ne me të vërtetë kemi qenë mizorë”!
6Dhe gjithsesi do t’i pyesim ata të cilëve u janë dërguar profetë, por me siguri do t’i pyesim edhe profetët.
7Dhe do t’ua rrëfejmë, hiq pa dyshim, me dije të sigurtë, sepse ne nuk kemi qenë jasht rrjedhës së ngjarjeve.
8Atë ditë matja do të jetë e drejtë: Kujt i rëndon peshoja, ata janë të shpëtuar,
9Dhe kush e ka të lehtë peshojën, ata janë të cilët kanë shkatërruar veten ngase ndaj argumenteve tona kanë qenë mosbesimtarë.
10Ne ju kemi vendosur në tokë dhe aty ju kemi dhënë gjithçka është e nevojshme për jetë. Por ju farepak jeni mirënjohës.
11Ne ju krijuam e pastaj ju dhamë formën, e pastaj u thamë engjujve: “Përuluni Ademit”! dhe ata u përulën, përveç Iblisit. Ai nuk ishte nga ata që iu përulën.
12Ç’të pengoi ty që nuk u përule kur të urdhërova? – i tha Ai. “Unë jam më i mirë se ai” – u përgjegj – “mua më krijove nga zjarri e atë nga balta”.
13“Atëherë pra shporru prej atyhit”, - i tha Ai – Nuk të ka hije që këtu të tregosh mendjemadhësi; dil, ti je, me të vërtetë, nga të nënçmuarit!”
14“Më jep afat” – tha, - deri në ditën kur të ringjallen!”
15“Ani, po të jap afat”, - i tha Ai.
16“Për atë që më ke bërë të humbur”, - tha, - “atyre do t’ua pres patjetër rrugën tënde të drejtë, do t’u jap teposhtzën.
17Pastaj do t’u afrohem nga ana e përparme dhe sprapme, nga ana e djathtë dhe e majtë, dhe shumicën sish nuk do t’i kesh mirënjohës”.
18“Dil prej atyhit” – i tha, - i poshtëruar dhe i urrejtur! Pamëdyshje do ta mbush xhehennemin me të tillë të cilët vijnë pas teje dhe me ju së bashku!
19Kurse ti, o Adem, dhe gruaja jote banoni në xhennet dhe hani ku të doni, por këtij druri mos iu afroni e të bëheni mëkatarë”.
20Dhe djalli filloi t’u bëjë lajka që t’ua zbulojë vendet e turpshme, që i kanë pasur të mbuluara, e u tha: “Nuk ua ka ndaluar Zoti juaj këtë për asgjë tjetër vetëm se që të mos bëheni ju të dy engjuj të pavdekshëm”.
21Dhe iu përbetua: “Unë jam, me të vërtetë, këshilltari juaj”!
22Dhe me tradhëti i mashtroi. Dhe kur ata e shijuan pemën, filloi t’u zbulohen vendet e turpshme të tyre, ndaj ata filluan të mbulohen me gjethe të xhennetit. Dhe Zoti i tyre ata i thirri: “A nuk ua kam ndaluar atë pemë? Madje ju pata thënë: “Ju të dy me të vërtetë djallin e keni armik të hapët”.
23“O Zoti ynë – thanë ata dy – bëmë mëkat ndaj vetes, dhe nëse Ti nuk na e fal dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi të humbur”.
24“Humbni”! – u tha Ai, - “do të jeni armik i njëri-tjetrit. Do të vendoseni në tokë dhe do të kënaqeni për një kohë”.
25Aty, - u tha, - “do të jetoni, aty do të vdisni dhe prej andej do të ringjalleni”.
26O bijt e Ademit! Ju kemi dhënë rrobe që të mbuloni vendet tuaja të turpshme edhe veshje për zbukurim, mirëpo rrobet e devotshmërisë janë më të mirat. Ato janë disa argumente të All-llahut që ndoshta të mbledhni mend.
27O bijt e Ademit! Të mos u mashtrojë assesi djalli siç i nxori nga xheneti prindërit tuaj, duke uz ahveshur atyre rrobet që t’u shihen vendet e turpshme! Ai ju sheh, ai dhe argatët e tij, prej nga ju nuk i shihni ata. Ne i kemi bërë djajtë miq të atyre që nuk besojnë.
28Dhe kur bëjnë amoralitet thonë: “I kemi gjetur të parët tanë në këso veprash, por edhe All-llahu na ka urdhëruar kështu”. Thuaj: “All-llahu nuk urdhëron amoralitet. A po flisni për All-llahun atë që nuk dini?”
29Thuaj: “Zoti im urdhëron drejtësi. Drejtohuni vetëm Atij; në secilën xhami që jeni dhe lutjuni sinqerisht duke ia shfaqur fenë! Ashtu siç ju ka krijuar, ashtu edhe do të ktheheni tek Ai.
30Një palë i drejton në rrugë të drejtë, kurse një palë tjetër meritojnë humbjen, sepse ata në vend të All-llahut i merrnin djajtë për mbrojtës dhe mendojnë se janë të udhëzuar në rrugë të drejtë.
31O bijt e Ademit, kur të shkoni në xhami vishuni bukur dhe hani e pini, por mos e teproni, sepse Ai, njëmend, nuk i do ata që e teprojnë.
32Thuaj: “Kush i ka ndaluar stolitë e All-llahut dhe ushqimet e mira, të cilat Ai i ka bërë për robërit e vet?” Thuaj: Këto janë posaçërisht për besimtarët, të cilët në këtë botë e kanë besuar ditën e kijametit”. Ja, ashtu ne ua shpjegojmë argumentet njerëzve që dinë.
33Thuaj: “Zoti im e ka ndaluar amoralitetin edhe haptazi edhe fshehurazi, edhe mëkatet, edhe shtypjen pa të drejtë, dhe që All-llahut t’i bëni shok, për të cilën gjë nuk ju ka shpallur kurrfarë argumenti, dhe që për All-llahun të flisni atë çka nuk e dini”.
34Secili popull ka fundin e vet dhe kur i vjen fundi i tij, nuk do të shtyhet për asnjë moment e as nuk do të shpejtohet.
35O bijt e Ademit! Do t’ju vijnë me siguri profetë nga mesi i juaj të cilët do t’ju rrëfejnë argumentet e mia, prandaj, për ata të cilët frikësohen dhe bëjnë vepra të mira nuk ka frikë e as pikëllim.
36Kurse ata që përgënjeshtrojnë argumentet tona dhe sillen me arrogancë ndaj tyre, ata janë banorë të zjarrit; ata do të mbesin aty përgjithmonë.
37Po kush është më mizor se ai i cili shpif gënjeshtra ndaj All-llahut ose i përgënjeshtron ajetet e Tij? Ata do të fitojnë krejt çka u takon, deri sa që kur u vijnë të deleguarit Tanë t’u marrin shpirtërat, u thonë: “Po ku janë ata të cilëve u jeni lutur në vend të All-llahut”? Do të thonë: “U zhdukën, ikën prej nesh”, dhe vetë kundër vetes dëshmojnë se njëmend kanë qenë mosbesimtarë.
38Hyni, u thotë Ai, në xhehennem me popujt, me exhinët dhe njerëzit të cilët kanë qenë dhe kanë shkuar para jush! Sa herë që do të hyjë një popull do ta mallkojë atë tjetrin, derisa të mblidhen të gjithë aty, e atëherë do t’u thonë atyre të parëve të tyre: “O Zoti ynë! Këta neve na kanë shpjerë në humbje, prandaj jepu atyre dënim të shumfisht në zjarr”! Për të gjithë është i shumfishtë, - u thotë Ai, - “por ju nuk e dini”.
39Kurse ata të parët do t’ju thonë atyre tjerëve: “Po ju nuk keni asnjë përparësi ndaj nesh!” Prandaj shijone dënimin siç e keni merituar.
40Ata të cilët përgënjeshtrojnë argumentet tona dhe ndaj tyre sillen me arrogancë, nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në xhennet deri sa të përshkohet deveja nëpër birë të gjilpërës. Ja, ashtu ne i shpërbljemë mëkatarët.
41Ata do të kenë shtrojë dhe mbulojë të xhehennemit. Ja, ashtu ne i shpërblejmë mizorët.
42Kurse ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira – Ne askë nuk e ngarkojmë më shumë se sa ka mundësi – ata janë banorë të xhennetit. Aty do të rrinë përgjithmonë.
43Do t’ua heqim nga kraharorët e tyre çka kanë të keqe. Para atyre do të rrjedhin lumenj dhe do të thonë: “Qoftë lartësuar All-llahu, i cili na ka udhëzuar në këtë; ne nuk do të ishim të udhëzuar sikur All-llahu të mos na kishte udhëzuar. Profetët e Zotit tonë me të vërtetë kanë sjellë të vërtetën, “dhe atyre do t’u thërritet: Ai është xhenneti që e keni fituar me vepra që i keni bërë.
44Dhe banorët e xhennetit do të thërrasin banorët e zjarrit: “Ne e gjetëm se është e vërtetë ajo që na ka premtuar Zoti ynë, a e keni zbuluar edhe ju se është e vërtetë ajo që ju ka premtuar Zoti juaj?” “Po!” – do të thonë. Por një lajmëtar ndërmjet tyre, do të thërrasë: “Mallkimi i All-llahut është mbi mizorët,
45Të cilët janë larguar nga rruga e All-llahut dhe janë përpjekur ta shtrembërojnë, se ata nuk i besojnë botës tjetër”.
46Ndërmjet atyre dy palëve ka një perde, kurse në fortifikatë njerëz të cilët do ta njohin secilin sipas shenjës së vet, dhe do t’u thërrasin banorëve të xhennetit “Selamun alejkum”, ndërsa ata akoma nuk kanë hyrë aty, dhe do të lakmojnë.
47E kur ta kthejnë shikimin kah banorët e xhehennemit, do të thërrasin: “O Zoti ynë, mos na bën neve të jemi bashkë me njerëzit mizorë!
48Banorët e Fortifikatës do t’i thërrasin njerëzit, të cilët do t’i njohin sipas karakteristikave të tyre, dhe do t’u thonë: “Nuk u bëri kurrfarë dobie tubimi juaj e as mendjemadhësia”.
49A janë këta për të cilët keni bërë be se nuk do t’i mbërrijë mëshirë e All-llahut”? Hyni në xhenet, për ju nuk ka frikë dhe ju mos u brengosni fare!”
50Kurse banorët e zjarrit do të thërrasin banorët e xhenetit: “Derdhni edhe mbi ne pak ujë ose diçka prej asaj me çka ju ka dhuruar All-llahu!”, e ata do të thonë: “All-llahu i ka ndaluar këta për mosbesimtarët”.
51Të cilët i pat mashtruar jeta në tokë dhe fenë e tyre e kanë pasur si lojë dhe zbavitje. Sot ne, për shkak se i kanë mohuar argumentet tona, do t’i harrojmë ata siç e kanë pasë harruar ata ballafaqimin me këtë ditë të tyre”.
52Kurse Ne këtyre u kemi sjellë Libër të cilin e kemi sqaruar me mjeshtëri të madhe, që të jetë udhërrëfyes e mëshirë për popullin që beson.
53A presin ata aplikimin e tij? Atë ditë kur të vihet në zbatim ai, ata të cilët më parë e patën mohuar do të thonë: “Të vërtetën e kanë sjellë profetët e Zotit tonë! A keni ndonjë nëdrmjetës të angazhohet për ne ose të kthehemi e të punojmë ndryshe nga ajo që kemi punuar”. Ata e kanë shkatërruar vetvetën dhe i kanë humbur edhe ata që i kanë trilluar.
54Pa dyshim Zoti juaj është All-llahu, i cili ka krijuar qiejt dhe tokën për gjashtë ditë e pastaj ka mbizotëruar me gjithësinë. Ai me natën e mbulon ditën, që e përcjell hap për hap, edhe Dielli dhe Hëna, edhe yjtë i nënshtrohen urdhërit të Tij. Kujdes! Vetëm Ai krijon dhe urdhëron. Qoftë bekuar All-llahu, Zot i botërave!
55Lutjuni Zotit tuaj me përulje dhe fshehurazi! Ai nuk i do ata të cilët e teprojnë.
56Dhe mos bëni turbullira në tokë, pasi që në të është vënë rregull, dhe Atij lutjuni me frikë dhe dëshirë të madhe. Mëshira e All-llahut është me të vërtetë afër mirëbërësve.
57Ai është i cili dërgon erërat si përgëzues të mëshirë së vetë; kurse ata kur i nisin në lëvizje retë e rënda ne i shpiejmë kah ndonjë vend i vdekur dhe atje lëshojmë shiun, e me të bëjmë që të rriten frute të llojllojshme. Ashtu do të ngjallim edhe të vdekurit, mbase do të mblidhni mendjen!
58Në vende të mira rriten bimë me vullnetin e Zotit të vet, kurse në ato që s’janë të mira mezi rritet diçka. Ja, ashtu Ne u shpalojmë argumentet tona njerëzve që janë mirënjohës.
59Ne e patëm dërguar Nuhin te populli i tij dhe u tha: “O populli im, adhurone All-llahun! Ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij! Unë me të vërtetë i frikësohem dënimit tuaj të Ditës së madhe!”
60Por kryeparët e popullit të tij i thanë: “Ne konsiderojmë se ti je në humbje të qartë”.
61“O populli im!” – u tha ai, - “unë nuk jamë në humbje, por unë jam Profet i Zotit të botërave,
62Ju komunikoj suhufet e Zotit tim dhe ju këshilloj, dhe unë nga All-llahu di atë që ju nuk e dini.
63A ju vjen çudi që këshilla nga Zoti juaj ju vjen me anë të një njeriu nga mesi juaj që t’ju tërheqë vërejtjen në mënyrë që të ruheni dhe ndoshta do të jeni të mëshiruar?”
64Por, ata e përgënjeshtruan, prandaj e shpëtuan atë edhe ata të cilët ishin me te në anije, kurse ata të cilët i përgënjeshtruan argumentet tona, i përmbytëm. Ata njëmend kanë qenë popull i verbër.
65Kurse Adit – vëllaun e tyre Hudin, “O populli im”, - u tha ai, - adhurone All-llahun, ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij, a nuk keni frikë?”
66Kryeparët e popullit të tij të cilët nuk besuan i thanë: “Ne konsiderojmë se ti je me të vërtetë i marrë dhe mendojmë se ti je përnjëmend rrenacak”.
67“O populli im!” – tha ai, - nuk jam unë i marrë, por jam profet i Zotit të botërave;
68Ju komunikoj traktatet e Zotit tim dhe unë për ju jam këshilltar besnik.
69A ju vjen çudi që këshilla nga Zoti juaj ju vjen me anë të një njeriu nga mesi juaj që t’iu tërheqë vërejtjen? Kujtohuni se ai juve ju bëri mëkëmbës pas popullit të Nuhit dhe ju shtoi forcën fizike. Kujtoni, pra dhuntitë e All-llahut për të arritur shpëtimin.
70Ata i thanë: “A na ke ardhur që t’i falemi vetëm All-llahut, e t’i lëmë ata të cilëve u janë falur të parët tanë?” Hajde le të na godasi ajo me çka po na kërcënohesh, nëse je i sinqertë!”
71“Juve ju ka gjetur dënimi dhe hidhërimi i Zotit tuaj” – u tha ai. “A me mua po polemizoni me dofarë emrash me të cilët i keni emëruar ju vetë dhe të parët tuaj, për të cilët All-llahu kurrfarë argumenti nuk ka shpallur? Pritni pra, se edhe unë po pres me ju!”
72Dhe ne me mëshirën tonë e shpëtuam atë dhe ata që ishin me te, kurse i shfarosëm, deri te i fundit, ata të cilët nuk ishin besimtarë dhe i përgënjeshtruan argumentet tona.
73Ndërsa Themudit – vëllaun e tyre Salihun. “O populli im!” – u tha ai, - Adhurone All-llahun, ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij! Qe, ju ka ardhur fakti nga Zoti i juaj: kjo deve e All-llahut është argument për ju. Lëshone le të kullosë në tokë të All-llahut dhe mos e ngucni se do t’ju godas dënim i padurueshëm!
74Dhe përkujtone se u ka bërë trashëgimtarë të Adit dhe Ai u ka vendosur në tokë, nëpër rrafshinat e së cilës bëni pallate kurse nëpër male keni kurdisur shtëpi. Mendoni, pra, dhuntitë e All-llahut dhe mos bëni keq në tokë duke bërë çrregullime!”
75Kryeparët e popullit të tij, ata që bënë mendjemadhësi, u thanë atyre të dobtëve nga mesi i tyre të cilët besuan: “A e pranoni ju se Salihu është i dërguar nga Zoti i vet?” Ata thanë: “Ne i besojmë me të vërtetë tërë asaj që është dërguar me anë të tij”.
76E ata të cilët ishin mendjemëdhenj thanë: “Ne pra, e mohojmë vendosmërisht atë që besoni ju”.
77Dhe e therrën deven duke mos e përfilluar urdhërin e Zotit të tyre, po thanë: “O Salih, bëre le të na godasë ajo me çka po na kërcënohesh, nëse je ti i dërguar!”
78I përfshiu dridhja e trishtueshme dhe ata në mëngjes u gjetën të vdekur në shtëpitë e tyre,
79Kurse ai ishte larguar prej tyre dhe u tha: “O popull! Ju kam pas komunikuar traktatin e Zotit tim dhe ju këshillova, por ju nuk i doni këshilluesit”.
80Edhe Lutin, që i tha popullit të vet: “Përse bëni amoralitet që nuk e ka bërë askush në botë para jush?
81Ju i qaseni meshkujve me epsh, në vend të femrave. Po ju jeni popull që e teproni.
82Kurse përgjegja e popullit të tij ishte: Përzini ata nga qyteti juaj! Ata janë njerëz që ruhen shumë.
83Dhe ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij. Ajo ishte nga ata të humburit.
84Dhe atyre u lëshuam një shi dhe vetëm shiko si përfunduan amoralistët mizorë.
85Dhe në Medjen – vëllaun e tyre Shuajbin. “O populli im! Adhurone All-llahun, ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij! Ju ka ardhur argument i qartë nga Zoti i juaj, prandaj matni drejt me litër dhe me terezi dhe mos ua lini mangut njerëzve sendet e tyre, dhe mos e çrregulloni rendin në tokë pasi që në të është vënë rendi. Ajo është më mirë për ju nëse besoni.
86Dhe mos vëni prita në secilën rrugë, të kërcënoheni dhe të shmangni nga rruga e All-llahut, ata të cilët i besojnë Atij, dhe të përpiqeni ta shtrembëroni. Dhe përkujtone kur ishit pak dhe Ai ju bëri shumë dhe shikoni si kanë përfunduar ngatrrestarët.
87Nëse disa prej jush besojnë në atë që është dërguar me anën time, kurse një grup tjetër nuk besuan, kini durim deri sa të na gjykojë All-llahu, sepse Ai është gjykatësi më i mirë.
88Kryeparët e popullit të tij, të cilët ishin mendjemëdhenj, thanë: “O Shuajb! Ne gjithsesi do të përzëmë nga qyteti ynë ty edhe ata që besuan me ty, ose pa tjetër do të ktheheni në fenë tonë”, “A edhe përkundër dëshirës tonë?” – tha ai.
89“Do të kishim shpifur gënjeshtër ndaj All-llahut sikur të ktheheshim në fenë tuaj, pasi që na pat shpëtuar All-llahut prej asaj. Ne nuk mund të kthehemi në të, pa dashur All-llahu, Zoti ynë, sepse Zoti ynë ngërthen me dijeni të Tij çdo send, ne jemi mbështetur te All-llahu. O Zoti ynë! Ti vendos ndërmjet nesh dhe popullit tonë me drejtësi. Ti je gjyqtari më i drejtë!”
90Kurse kryeparët e popullit të tij, ata të cilët nuk kanë besuar, thanë: “Nëse shkoni pas Shuajbit, ju atëherë pa dyshim jeni të humbur”.
91Dhe i goditi dridhje e fortë dhe në mëngjes u gjetën kërcuj në shtëpitë e veta.
92Ata që e kanë konsideruar Shuajbin rrenacak, sikur asnjëherë nuk jetuan me të, - dhe ata që e përgënjeshtruan Shuajbin, ata kanë qenë të humbur.
93Prandaj, ai u largua prej tyre dhe tha: “O populli im! Ju kam komunikuar traktatet e Zotit tim dhe ju kam këshilluar, e si të vuaj për popullin mosbesimtar?”
94Dhe asnjë ferrëfyes nuk e kemi dërguar në ndonjë qytet e banorët e tij të mos i kemi dënuar me skamje e sëmundje në mënyrë që të përulen.
95Pastaj e zëvendësonim të keqen me mirësi derisa të përparojnë dhe të thonë: “Edhe baballarët tanë janë sprovuar me pikëllime edhe gëzime”, - e pastaj ata i grabitëm papritmas dhe aspak nuk e hetuan.
96Dhe sikur të kishin besuar banorët e fshatrave dhe të ishin ruajtur, Ne atyre do t’u kishim dërguar bekime nga qielli edhe nga toka, por ata kanë përgënjeshtruar andaj i kemi goditur me diçka që e kanë merituar.
97Ata janë banorët e fshatrave të sigurt se nuk do t’i goditë dënimi im deri sa ata flejnë natën?
98Ose, a janë banorët e fshatrave të sigurt se nuk do t’i gjejë dënimi ynë në ditën deri sa ata luajnë?
99A janë ata të sigurt në kurthën e All-llahut? Kurthën e All-llahut e kanë të siguruar vetëm njerëzit e humbur.
100Ata të cilët trashëgojnë tokën e banorëve të saj të mëparshëm, a nuk i çon në rrugë të drejtë fakti se po të duam ata i godisim me gabimet e tyre dhe zemrat e tyre i vulosim, e ata nuk do të dëgjojnë.
101Lidhur me ato fshatra po t’i rrëfejmë ty disa nga ato ngjarje. Atyre profetët e vet u kanë sjellë argumente të qarta, por ata nuk kanë dashur të besojnë në atë që e patën përgënjeshtruar më parë. Ashtu i ka vulosur All-llahu zemrat e mosbesimtarëve,
102Kurse ne e kemi ditur se shumica e tyre nuk e mbajnë besën, dhe e kemi ditur se shumica, njëmend, janë gabimtarë.
103Pastaj pas atyre, ia kemi dërguar Faraonit dhe parisë së tij, Musaun me argumentet tona, por ata këtij i bënë krime, e ti shikoi si kanë përfunduar ngatrrestarët.
104Dhe Musa tha: “O Faraon, unë jam Profet i Zotit të botërave!
105Kam detyrë të them vetëm të vërtetën për All-llahun. Ju kam sjell argumente të qarta nga Zoti juaj, lëri pra le të vijnë me mua izraelitët!”
106“Nëse ke sjellë argument”, - i tha (faraoni) – “tregoje nëse flet të vërtetën!”
107Dhe ai e lëshoi shkopin e vet – kur ai, ja, gjarpër i vërtetë!
108dhe nxorri dorën e vet – e ajo krejt e bardhë për të pranishmit.
109Kryeparia e popullit të Faraonit thanë: “Ky vërtetë është magjitar i zhdërvjelltë,
110Dëshiron t’ju nxjerrë nga toka e juaj. Çka thuani ju?
111“Vonoje atë dhe vëlaun e tij, - i thanë, - dhe dërgo në qytet ata që do t’i tubojnë,
112Dhe po t’i sjellin ty tërë magjistarët e zhdërvjelltë”.
113dhe i erdhën Faraonit magjistarët dhe i thanë: “Nëse dalim ngadhnjimtarë a do të kemi njëmend shpërblim?
114“Po”, - u tha ai, - “dhe me të vërtetë do t’u kemë të afërt”.
115“O Musa”, - i thanë, - a do t’i lëshosh ti apo t’i lëshojmë ne?”
116“Lëshoni ju!” – u tha ai. Dhe kur i lëshuan i magjepsën sytë e njerëzve dhe shumë i frikësuan, sepse u shfaqën magji të mëdha.
117Kurse ne i komunikuam Musaut: “Lëshoje shkopin tënd!” dhe ai menjëherë i përbiu të gjitha ato gënjeshtra.
118Dhe doli në shesh e vërteta kurse ajo që kishin bërë ata u prish,
119Dhe ata u mundën aty dhe mbetën të poshtëruar,
120Kurse magjistarët ranë në sexhde.
121“Ne i besojmë Zotit të botërave, thanë,
122Zotit të Musaut dhe Harunit!”
123“A t’i besoni para se t’u jap unë leje”, u tha Faraoni. “Kjo është me të vërtetë kurthë që keni kurdisur në qytet për të përzënë prej andej banorët e tij, por do ta shihni!
124Do t’ua këpus, pa dyshim, duart dhe këmbët tërthorazi, e pastaj do t’iu gozhdoj të tërëve”
125Ata i thanë: “Ne me të vërtetë i drejtohemi Zotit tonë!
126E ti neve na hakmirresh vetëm pse i besuam argumenteve të Zotit tonë, që na erdhën. O Zoti ynë, na bën të fortë dhe të vdesim me durim e si besimtarë!”
127Kurse kryeparët e popullit të Faraonit thanë: “A do ta lësh Musaun dhe popullin e tij të bëjnë turbullira në tokë dhe të lënë ty dhe zotërat tuaj?” Ai tha: “Do t’ua mbysim djemtë e tyre, kurse femrat do t’ua lëmë të jetojnë. Ne me të vërtetë jemi sundues të atyre”.
128Musa i tha popullit të vet: “Kërkoni ndihmë prej All-llahut dhe jini të durueshëm! Toka është me siguri e All-llahut. Ai ua lë në trashigim kujt të dojë nga robërit e vet; kurse e ardhmja është e atyre që ruhen”.
129“Kemi qenë të maltretuar, - thanë ata, - para se të vije ti, por edhe aps ardhjes tënde”. Ndërsa ai u tha: “Ndoshta Zoti juaj do ta shkatërroj armikun tuaj, kurse juve do t’ju lërë mëkëmbës të tyre në tokë, për të parë se si do të veproni”.
130Dhe familjen e Faraonit ne e dënuam me vite urie dhe joplleshmërie. Ndoshta po mbledhin mend!
131Dhe kur u vjen mirë atyre thonë: “Këtë e kemi merituar”, por kur i godit ndonjë e keqe, fajsonin Musaun dhe ata që ishin me te. Por jo! E keqja e tyre është nga All-llahu, por shumica e tyre nuk e dinë!
132Dhe thonë: “Çfarëdo argumenti që të na sjellësh për të na magjepsur me të, ne ty nuk do të besojmë!”
133Prandaj ne atyre u lëshuam përmbytjen, edhe karkalecat, edhe rriçnën, edhe bretkosat, edhe gja; argumente të qarta, por ata bënë mendjemadhësi; kanë qenë popull mëkatarë.
134Dhe kur i goditi i papritura, thanë: “O Musa, lute për ne Zotin tënd – ashtu siç ta ka dhënë besën ty. Nëse na liron nga kjo e keqe, ne patjetër do të besojmë ty dhe padyshim do t’i dërgojmë me ty izraelitët”.
135Por kur i çliruam nga ajo e keqe – për një afat të caktuar që do të arrijnë – ata nuk e mbajtën fjalën,
136Prandaj ne i dënuam dhe i përmbytëm në det, sepse i përgënjeshtruan ajetet tona dhe ishin indiferentë ndaj tyre,
137Kurse popullin e shtypur e bëmë trashigimtar të anëve lindore dhe perëndimore, të tokës që e kemi bekuar, dhe u plotësua fjala e mirë e Zotit tënd ndaj izraelitëve, për shkak se patën durim, dhe e bëmë rrafsh me tokë atë çka e kishte ndërtuar dhe ishte kujdesur Faraoni dhe populli i tij.
138Dhe ne i transferuam izraelitët përtej detit, dhe erdhën te një popull që adhuronte idolet e veta. “O Musa, - i thanë, - na e bën edhe ti neve një Zot siç kanë edhe ata zotër!” Ai, u tha: “Ju njëmend jeni popull injorant”.
139Pamëdyshje kjo që adhurojnë këta do të shkatërrohet dhe çka po bëjnë ata nuk ka kurrfarë vlere.
140A në vend të All-llahut t’u gjej tjetër Zot, e Ai ju ka dalluar nga të tjerët?
141Dhe pasi që u shpëtuam nga familja e Faraonit, të cilët ju venin në mundime të rënda: ua mbysnin djemtë tuaj dhe femrat ua linin në jetë. Në këtë ka qenë një sprovë e rëndë nga ana e Zotit tuaj të madhërishëm.
142Ne i kemi caktuar Musaut tridhjetë netë dhe këtë e plotësuam edhe me dhjetë, andaj koha që caktoi Zoti i tij (për takim që t’i japë Tevratin) u plotësua, dyzet netë. Dhe Musau i pat thënë vëllaut të vet Harunit: “Më zëvendëso te populli im, dhe mbaj rend e mos paso rrugët e ngatrrestarëve!”
143Dhe kur na erdh Musa në kohën e caktuar, dhe i foli Zoti i tij, ai i tha: “O Zoti im, shfaqmu të të shoh!” “Nuk mundesh të më shohish”, - i tha, - por shikoje kodrën, e nëse ajo mbetet në vendin e vet, do të më shohësh”. Por kur Zoti i tij iu shfaq kodrës, e bëri rrafsh me tokë, ndërsa Musa ra pa mend. Dhe kur erdhi në vete tha: “Ty të lartësoj! Të pendohem. Unë jam besimtari i parë!”
144“O Musa, - i tha Ai, - unë ty të kam zgjedhur nga njerëzit tjerë me komunikimin tim dhe me fjalën time. Prandaj merre atë çka ta jap dhe jij mirënjohës!”
145Dhe ne atij ia shkruam këshillën për çdo send në pllaka edhe sqarime për çdo send. Pranoi ato bindshëm dhe urdhëroje popullin tënd të marrin atë që është më e mirë!” Do t’ua tregoj vendin e mbrapshtarëve.
146Do t’i largoj nga argumentet e mia ata të cilët bëjnë mendjemadhësi në tokë pa kurrfarë arsyeje. Edhe pse i shohin tërë argumentet – nuk u besojnë, edhe pse e shohin rrugën e drejtë – nuk e pranojnë si rrugë të drejtë, po nëse shohin rrugë pa krye atë e marrin për rrugë. Kjo bëhet për shkak se kanë përgënjeshtruar argumentet tona dhe kanë qenë indiferentë ndaj atyre.
147Kurse ata të cilët i përgënjeshtruan argumentet tona dhe ballafaqimin në botën tjetër, vepra e tyre janë shkatërruar. A po shpërblehen ndryshe, përveç se si kanë punuar?
148dhe populli i Musaut, pasi shkoi ai, pranoi një viç (për idol) nga stolitë e tyre, një figurë që pëlliste. A nuk kanë parë se ai nuk u flet dhe se nuk i përudh në rrugë të drejtë? E pranuan atë dhe bënë gabim, mizori.
149Dhe kur e kuptuan gabimin dhe e panë se kanë humbur, thanë: “Nëse Zoti ynë nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne me të vërtetë do të jemi të humbur”.
150Dhe kur u kthye Musa te populli i vet, i hidhëruar dhe i pikëlluar, tha: “Po shumë keq jeni sjellë pasi shkova unë! A deshët ta shpejtoni urdhërin e Zotit tuaj?” – dhe i hudhi pllakat, kurse vëllaun e vet e kapi për flokësh dhe e tërhoqi kah vetja. “O bir i nënës time!, - i tha, (harunit) populli më ka parë të dobët dhe përpak desh më mbytën; mos bën të më hakmirren armiqtë dhe mos më konsidero prej atyre që kanë bërë mizori”.
151“O Zoti im!, - u lut Musa, - më fal mua dhe vëllaun tim dhe na prano në ëmshirën Tënde, Ti je më i mëshirshmi i të mëshirshmëve!”
152Ata të cilëtpatën pranuar viçin do t’i arrijë njëmend hidhërimi i Zotit të tyre edhe poshtërimi i kësaj bote. Ashtu ne i shpërblejmë shpifsat.
153Kurse ata të cilët bëjnë vepra të këqia e pastaj janë penduar dhe besojnë, Zoti yt, pas kësaj, me siguri fal dhe është mëshirëplotë.
154Dhe kur i kaloi Musaut hidhërimi, ai mori pllakat në tekstin e të cilave ishte udhëzimi dhe mëshira për ata të cilët i frikësohen hidhërimit të Zotit të tyre.
155Dhe Musa i zgjodhi nga populli i vet shtatdhjetë vetë për vendtakimin me ne. por kur i goditi dridhja, ai tha: “O Zoti im, të kishe dashur ti ke mund t’i zhdukësh ata edhe mua qysh më parë. A të na zhdukësh për shkak të veprimit të disa t marrëve nga mesi ynë? Ajo është vetëm sprovë jotja me të cilën Ti cilindo e lë në humbje, e cilindo e udhëzon në rrugë të drejtë. Ti je Zoti ynë, andaj na fal dhe na mëshiro, sepse ti fal më së shumti.
156Dhe na jep mirësi në këtë botë, edhe në botën tjetër, - ne, me të vërtetë jemi kthyer kah ti”. “Me dënimin tim unë dënoj cilin të dua, - tha ai – kurse mëshira ime ngërthen çdo send. Do t’ua jap atyre të cilët shmangen prej mëkatesh dhe japin zeqatë, dhe atyre të cilët besojnë në argumentet tona,
157Ata që pasojnë Profetin, ferrëfyes analfabet, të cilin e gjejnë të paralajmëruar në librat e veta, në Tevrat dhe Inxhil, që prej atyre kërkon të bëjnë vepra të mira dhe i pengon nga të pamirat, i cili u lejon ushqime të mira dhe u ndalon të këqiat, dhe i çliron nga barrat e vështirësitë që kanë pasur. Prandaj ata që i besojnë atij, të cilët do ta përkrahin dhe ndihmojnë dhe pasojnë dritën e dërguar me anë të tij, ata, s’ka dyshim, janë të shpëtuar.
158Thuaj: “O njerëz, unë për të gjithë ju, jam Profet i All-llahut. Pushteti i Tij është edhe në qiej edhe në tokë. Nuk ka tjetër Zot përveç Atij. Ai ju vdes dheju ngjallë, prandaj besoni në All-llahun dhe Profetin e tij, ferrëfyes analfabet, i cili beson në All-llahun dhe fjalët e tij; pasone atë që të jeni në rrugë të drejtë!”
159Nga populli i Musaut ka një grup njerëzish të cilët udhëzojnë në rrugë të drejtë dhe atë e zbatojnë me drejtësi.
160Edhe ne i shpërndamë në dymbëdhjetë fise, dhe Musaut, kur i kërkoi populli i tij ujë, i kumtuam: “Mëshoi gurit me shkopin tënd!” dhe prej aty shpërthyen dymbëdhjetë burime, e secili fis e dinte se prej cilit burim do të pijë. Kurse ne i bëmë hije prej reve dhe u dhamë fëllënza dhe mena (lloj lëngu i ëmbël). Hani gjërat e mira me të cilat ju furnizojmë!” Ata nuk na kanë bërë neve padrejtësi, ata vetvetes i kanë bërë padrejtësi.
161Dhe kur iu tha: “Vendosuni në këtë fshat dhe hani prej nga të duani dhe thuani: “Na fal?! Dhe në derë hyni me përulje, - do t’ua falim mëkatet tuaja. Edhe punëmirëve do t’ua shtojmë”.
162Pastaj, ata të padrejtët, ndër ata, i ndërruan fjalët me tjera fjalë, nga ata që u ishin thënë. Edhe ne mbi ata kemi zbritur dënimin nga qielli për shkak se gjithmonë kanë qenë të padrejtë.
163Dhe pyeti ata për fshatin që gjendej buzë detit kur e thyen dispozitën për të shtundën, kur peshqit, para syve të tyre, u vinin deri sa e festonin të shtundën, dhe kur nuk e festonin më, ata nuk u vinin më. Ja, ashtu i kemi vënë në sprovë për shkak se gjithmonë kanë gabuar.
164Dhe kur një grup prej tyre i thanë: “Pse këshilloni një popull të cilin All-llahu do ta shkatërrojë ose do ta dënojë me mundime të rënda”? Ata u përgjigjën: “Për t’u arsyetuar para Zotit tuaj dhe ndoshta ata do të shmangen pak prej mëkateve”.
165Dhe kur e harruan atë me çka ishn të qortuar, ne i shpëtuam ata të cilët pengonin nga veprat e këqia, kurse me dënim të rëndë i përfshimë mëkatarët, për shkak se gjithmonë kanë qenë mbrapshtanë.
166Dhe pasi që ata me ngulm refuzuan të heqin dorë nga ajo që u ndalohet, Ne u thamë: “Bëhuni majmunë të përçmuar!”
167Dhe Zoti yt njoftoi se deri në ditën e kijametit do të lëshojmë pushtetin e dikujt, i cili do t’i shtyp në mënyrë më të keqe. Zoti yt është, me të vërtetë, i shpejtë në dënim, por Ai edhe fal shumë dhe është mëshirëplotë.
168Dhe ne ata i kemi shpërndarë nëpër tokë si popuj: ka të mirë, por ka edhe që nuk janë të mirë; dhe ne i kemi sprovuar me të mira edhe me të këqia, ndoshta vijnë në veti!
169dhe pas tyre kanë mbetur brezni që kanë trashëguar Librin. Blenin gjëra të pavlefshme të kësaj bote të ultë dhe thoshin: “Do të na falet!” Po në qoftë se prapë u vjenë n’doresh diçka e tillë, do ta bënin. A nuk është marrë prej tyre besa në Libër – se nuk do të thonë për All-llahun asgjë përveç të vërtetës dhe kanë lexuar se çka ka aty – mirëpo bota e ardhshme është më e mirë për ata që ruhen. A nuk mbledhin mendjen?
170Ndërsa ata të cilët bindshëm i përmbahen Librit dhe që falin namazin, ne njëmend nuk ua humbim shpërblimin punëmirëve.
171Dhe kur e ngritëm kodrën sikur re mbi ta, dhe ata menduan se ajo do të bie mbi ta “Pranone me vendosmëri atë që ju kemi dhënë dhe kini ndërmend çka ka aty, që të jeni të devotshëm!”
172dhe kur Zoti yt nga kryqet e të bijve të Admeit nxorri pasardhësit e tyre dhe kërkoi prej tyre të dëshmojnë kundër vetes: “A nuk jam unë Zoti juaj?” “Po, si jo, - thanë ata, - ne dëshmojmë” që të mos thuani në ditën e kijametit “Ne kemi qenë indiferentë ndaj kësaj”.
173Apo të thuani: “Me të vërtetë të parët tonë përpara nesh kanë qenë politeistë, kurse ne jemi brezi pas tyre. A do të na dënosh për atë që kanë bërë rrenacakët?”
174Dhe ashtu, ja, ne gjerësisht shpjegojmë argumentet, ndoshta vijnë në veti.
175Dhe shpaloju atyre lajmin për atë që i dhamë argumentet tona, e ai u largua prej tyre, andaj e ndoqi djalli, sepse ai ishte i humbur.
176Sikur të kishim dashur kemi mund ta ngrisim me ta, por ai iu mbështet kësaj bote dhe është nisur pas epshit të vet. Shembulli i tij i përngjet atij të qenit: nëse e përzen ai gjuhëqitur, dihatë, por edhe nëse e le ai prapë dihat. Ashtu janë njerëzit të cilët i përgënjeshtrojnë argumentet tona, prandaj rrëfe ndodhitë, ndoshta do të mendojnë.
177Njerëzit të cilët nuk pranojnë argumentet tona janë shembull i keq, pra ata bëjnë krim ndaj vetvetes.
178Kë përudhë All-llahu – ai është në rrugë të drejtë, e kë e lë të humbur – ata do të jenë të humbur.
179Ne kemi krijuar shumë njerëz dhe exhin për ferr. Ata kanë zemër – por me to nuk kuptojnë, ata kanë sy – por me ta nuk shohin, ata kanë veshë – por me ta nuk dëgjojnë ata janë sikur kafshët, madje edhe më të humbur – ata janë indiferentë.
180All-llahu ka emrat më të mirë. Prandaj thirrne me ata dhe hiqnu atyre të cilët keqpërdornin emrat e Tij – do të shpërblehen ashtu siç veprojnë.
181Mirëpo, ndër ata që i krijojmë ka njerëz që udhëzojnë në të drejtë dhe ato i zbatojnë me drejtësi,
182Kurse ata të cilët përgënjeshtruan ajetet tona, ne gradualisht do t’i shpiejmë në humbje prej nga nuk e dinë fare.
183Atyre do t’u jap afat. E me të vërtetë mashtrimi im është i fortë.
184A nuk kanë menduar ata se ai, shoku i tyre, nuk është i marrë; ai vetëm tërheq vërejtjen haptazi.
185A nuk i kanë parë ata mbretëritë e qiejve dhe të tokës dhe tërë ata çka ka krijuar Ai, e ndoshta u është afruar fundi? Po cilave fjalë, përpos tij, (Kur’anit) do t’i besojnë?
186Kë e lë All-llahu në humbje, për atë nuk ka përudhje. Ai do t’i lërë që në mosbesimin e vet të humbin.
187Të pyesin për ditën e kijametit kur do të ndodhë. Thuaj: “Atë e di vetëm Zoti im, Ai do ta zbulojë kohën e tij, edhe do t’u vijë rëndë qiejve dhe tokës, do t’iu vijë pa e pritur fare”. Të pyesin sikur ti di ndonjë send për të. Thuaj: “Atë e di vetëm All-llahu, ndërsa shumica e njerëzve nuk dinë”.
188Thuaj: “Unë nuk kam mundësi për vete të siguroj ndonjë dobi, e as të largoj nga vetja ndonjë dëm. Bëhet vetëm ashtu si do All-llahu. Sikur të kisha ditur fshehtësitë, do të kisha fituar shumë të mira dhe nuk do të më prekte gjë e keqe. Unë jam vetëm një qortues dhe përgëzues për njerëzit që besojnë”.
189Ai është i cili ju krijoi vetëm prej një frymori, e prej atij krijoi shokun e tij (çiftin) që pranë tij të gjejë qetësi. Dhe kur ai e përvetësoi (pas aktit seksual) ajo mbeti me barrë të lehtë dhe e barti, por kur iu bë e rëndë ata dy iu drejtuan All-llahut, Zotit të tyre, “Të na kishe dhënë një pasardhës të mirë, me siguri do të ishim mirënjohës!”
190Dhe kur ai u dha pasardhës të mirë, atij i bënë shokë, shok të barabartë me atë çka u dha ai, por All-llahu është shumë lart mbi ata të cilët i konsiderojmë të barabartë.
191A po i bëjnë shok diçka që nuk krijon asgjë, dhe vetë janë të krijuar,
192Dhe nuk munden t’u ndihmojnë as atyre e as mund t’i ndihmojnë vetes.
193Dhe nëse i thirrni në rrugë të drejtë, nuk do t’u përgjigjen. E keni njëlloj i thirrët apo heshtët.
194Ata të cilët ju, në vend të All-llahut, i thirrni me të vërtetë janë njerëz sikur ju. E ju, pra, thirrni dhe ata le t’ju përgjegjen nëse flisni të vërtetën!
195A kanë ata këmbë që të ecin me to, ose duar që me to të kapin; a kanë sy që të shohin me ta, ose veshë që të dëgjojnë? Thuaj: “Thirrni shokët tuaj dhe thurni kurtha kundër meje, madje mos pritni fare,
196Mbrojtësi im është All-llahu, i cili shpalli Librin dhe ai merr në mbrojtje të mirët”,
197Kurse ata të cilët ju në vend të All-llahut, i lutni, nuk munden t’ju ndihmojnë as juve as vetes.
198Dhe kur i thirrni në rrugë të drejtë, nuk dëgjojnë, dhe i sheh si po të shikojnë, por ata nuk shohin.
199Ti merri me të mirë; Urdhëro për vepra të mira dhe hiqu nga injorantët!
200Por nëse djalli të shtyn në ndonjë të keqe, ti kërko strehim te All-llahu. Ai me siguri di dhe dëgjon shumë.
201Me të vërtetë ata të cilët i frikësohen All-llahut, porsa i godet ndonjë ngatrresë e djallit, u kujtohet dhe atëherë shohin.
202Kurse miqtë e tyre (djajtë) i përkrahin për në humbje dhe nuk i largojnë.
203Kur nuk u sjell asnjë ajet ata thonë: “Pse nuk e bën vetë?” Thuaj: “Unë pasoj vetëm atë çka më shpallet nga Zoti im dhe Juaji. Këto janë gjëra të qarta dhe udhëzime e mëshirë për njerëzit që besojnë.
204Dhe kur lexohet Kur’an, dëgjone atë dhe heshtni, ndoshta do të jeni të mëshiruar”.
205Dhe në vete përmende Zotin tënd, me përulje dhe devotshmëri dhe pa e ngritur zërin lart, në agim dhe në muzg, dhe mos jij nga indiferentët.
206Me siguri ata që janë të afërt te Zoti yt nuk i shmangen për mendjemadhësi adhurimit të tij; atë e lartësojnë dhe vetëm Atij i bëjnë sexhde.
Chapter 8 (Sura 8)
1Të pyesin për prenë. Thuaj: “Preja i takon All-llahut dhe profetit”, prandaj frikësohuni All-llahu dhe koordinoni çështjet tua ndër veti, dhe nderone All-llahun dhe Profetin e tij, nëse jeni besimtarë.
2Besimtarë të vërtetë janë ata zemrat e të cilëve kur përmendet All-llahu mbushen me frikë, e kur ju lexohen ajetet e tij, ua forcojnë besimin dhe që mbështeten vetëm te Zoti i tyre.
3Ata të cilët e kryejnë faljen dhe një pjesë të asaj që u japim ne e shpërndajnë.
4Ata janë, pa dyshim, besimtarë të vërtetë. Ata kanë te Zoti i tyre shkallë të lartë respekti dhe falje, dhe furnizim fisnik.
5Ashtu si të pat nxjerrë Zoti yt nga shtëpia jote, me arsye, një grup besimtarësh me siguri këtë nuk e pëlqen.
6Kanë polemizuar me ty për të vërtetën, edhe pse e kanë pasur të qartë se do të fitojnë, disave prej tyre u është dikur sikur i shtynin në vdekje me sy në ballë.
7Dhe kur All-llahu ju premtoi se njëra nga dy grupet është i juaji, - kurse ju më tepër dëshiruat ta keni atë grupin e pafuqishëm, - All-llahu deshi që me fjalët e veta ta vërtetojë realitetin dhe t’i shfarosë me temel mosbesimtarët,
8Të vërtetojë realitetin dhe të zhdukë të pavërtetën, anipse mëkatarëve nuk u pëlqen.
9Kur kërkonit ndihmë nga zoti juaj, ai u është përgjegjru: “Do t’iu dërgoj në ndihmë njëmijë engjuj që do të vijnë njëri pas tjetrit”.
10All-llahu kështu veproi për t’iu gëzuar dhe me këtë t’ju qetësojë zemrat, kurse fitorja është vetëm nga All-llahu. All-llahu është njëmend i fortë, i urtë.
11Kur iu vuri në gjumë për shkak të sigurisë tuaj dhe nga qielli ju lëshoi shiun që t’iu pastrojë me të, dhe ta largojë prej jush shqetësimin e djallit, dhe t’i forcojë zemrat tuaja, dhe me atë t’iu forcojë këmbët.
12Kur Zoti yt u shpalli engjujve: “Unë jamë me ju, andaj inkurajoni ata që besojnë!” Unë do t’i mbush me frikë zemrat e mosbesimtarëve, andaj ju mëshoni kresë dhe gishtërinjëve.
13Kjo është për shkak se kunëdrshtuan All-llahun dhe Profetët e tij, dhe kush kundërshton All-llahun dhe Profetin e Tij, me të vërtetë All-llahu është ndëshkimfortë.
14Ai është dënim, shijone atë, dhe për mosbesimtarët ka dënim me zjarr.
15O besimtarë!, kur të kacafyteni me mosbesimtarët, e ata janë shumë, mos ua ktheni atyre shpinën!
16dhe kush ua kthen atë ditë atyre shpinën, - përveç atij i cili tërhiqet me qëllim që të luftojë përsëri ose t’i bashkohet njësitit tjetër, - ai mban hidhërimin e All-llahut dhe vendbanimi i tij është xhehennemi. Sa vend i tmerrshëm është ai.
17Ata nuk i keni mbytur ju por i ka mbytur All-llahu; dhe kur gjuajshe nuk gjuajshe ti, por gjuante All-llahu për t’i sprovuar besimtarët me një sprovë të mirë nga ana e Tij. All-llahu njëmend dëgjon dhe i di të gjitha.
18Ajo ashtu ka qenë dhe All-llahu i dobëson kurthat e mosbesimtarëve.
19Nëse keni kërkuar fitore, fitorja ju erdhi, por është më mirë për ju të hiqni dorë. Dhe nëse ktheheni, do të kthehemi edhe ne, dhe aspak nuk do t’iu ndihmojë çeta juaj, sado që të jetë e madhe, sepse All-llahu është pa dyshim me besimtarët.
20O besimtarë bindjuni All-llahut dhe Profetit të tij, dhe mos hiqni dorë prej tij, psei ju po e dëgjoni.
21Dhe mos u bëni sikur ata të cilët thonë: “Dëgjuam”, por në të vërtetë nuk dëgjonin fare.
22Krijesa më të këqija të All-llahut janë ata që shtihen shurdhëmëmecë, e as që donë të kuptojnë.
23Sikur të dinte All-llahu se prej atyre mund të dalë ndonjë vepër e mirë, do t’i bënte të dëgjojnë, dhe sikur t’i bënte të dëgjojnë, ata prapë do t’ia kthenin shpinën, ata edhe ashtu rrinë shtrembër.
24O besimtarë!, përgjigjuni All-llahut dhe Profetit kur ju fton te ajo që do t’ju ngjallë, dhe ta dini se All-llahu është ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se te Ai të gjithë do të mblidheni.
25Dhe ruajuni shpifjes shkatërruese që nuk do t’i godasë në mënyrë të veçantë nga ju, vetëm ata që kanë bërë mëkate, dhe dine se All-llahu ka dënim të rreptë.
26Përkujtone pra njëherë kur ishit pakicë, kur ishit të dobët në tokë, - kishit frikë mos t’ju zënë njerëzit, e Ai u mori në mbrojtje dhe me ndihmën e vet ju furnizoi me gjëra të mira, ndoshta jeni mirënjohës.
27O besimtarë!, mos tradhtoni All-llahun dhe Profetin dhe me vetëdije të veni në dyshim besueshmërinë ndërmjet veti,
28Dhe ta dini se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, kurse te All-llahu, te Ai ka shpërblim të madh.
29O besimtarë!, nëse i frikësoheni All-llahut, Ai do t’ju bëjë të aftë ta dalloni të pavërtetën nga e vërteta dhe do t’i mbulojë veprat tuaja të këqia dhe do t’ua falë. All-llahu është bamirës i madh.
30Dhe kur mosbesimtarët të bënin kurtha që të të lidhin ose të të vrisnin ose të të përzinin; ata bënin kurtha, por edhe All-llahu i kurthëronte, sepse All-llahu është njohës më i mirë i kurthave.
31Kur u lexohen ajetet tona, thonë: “I kemi dëgjuar! Sikur të donim edhe ne mund të thonim diçka të tillë; këto janë vetëm legjenda të popujve të lashtë”.
32Por kur thonë: “O Zot!, nëse kjo është me të vërtetë prej teje, Ti resh gur mbi ne nga qielli sikur shiu ose lëshona një dënim të dhembshëm!”
33All-llahu ata nuk i dënonte, sepse ishe ti në mesin e tyre, dhe ata All-llahu nuk i dënon derisa luten për falje.
34Dhe ata nuk i lë pa i dënuar All-llahu, se ata pengojnë të tjerët t’i afrohen tempullit të shenjtë, e ata pra nuk janë roje e tij. Roja e tij janë vetëm ata që i frikësohen All-llahut, por shumcia sish nuk e dinë.
35Lutja e tyre tek tempulli ishte vetëm fishkëllimë e duartrokitje, prandaj shijone dënimin e mosbesimit tuaj.
36Ata që nuk besojnë shpenzojnë pasurinë e vet për t’i shmangur tjerët nga rruga e All-llahut. Ata me siguri do ta shpenzojnë atë e pastaj për të do të përmbahen dhe më në fund do të mposhten. Dhe ata që nuk besojnë do të tubohen në xhehennem,
37për t’i dalluar All-llahu të mirët nga të pamirët dhe që t’i radhisë të pamirët njërin afër tjetrit e pastaj t’i mbledh të gjithë së bashku dhe t’i hudhë në xhehennem. Ata me të vërtetë janë të humbur.
38Thuaju atyre që nuk besojnë: nëse heqin dorë, do t’u falet e kaluara, e nëse vazhdojnë, ani, dihet se çka u bë me popujt e lashtë.
39Dhe luftoni kundër atyre deri sa të mos mbetet asnjë shpifje dhe të jetë e tërë feja për All-llahun. Nëse ata heqin dorë ani, All-llahu e sheh se çka bëjnë,
40Por nëse ia kthejnë shpinën, ta dini se All-llahu është mbrojtësi juaj. Sa mbrojtës i mirë është Ai dhe ndihmës fantastik!
41Dhe ta dini se nga ajo që e fitoni, një e pesta është për All-llahun dhe Profetin, edhe të afërmit, edhe bonjakët, edhe të varfërit, edhe udhëtarët, nëse i besoni All-llahut dhe asaj që ia kemi shpallur robit tonë ditën e dallimit të mirës nga e keqja, (në Bedër) ditën kur u ballafaquan dy grupe, - All-llahu ka mundësi për çdo send,
42Kur ju ishit në luginën e afërt e ata në luginën e largët, kurse karavani më poshtë se ju. Për kohën e luftës edhe sikur t’i premtonit njëri-tjetrit nuk do të mirreshit vesh, por ajo ndodhi që All-llahu të realizojë atë që ishte e domosdoshme të ndoshë, që të shkatërrohet kush është shkatërruar sipas argumentit dhe të jetojë kush jetoi sipas argumenteve të qarta. All-llahu njëmend dëgjon dhe i di të gjitha.
43Kur All-llahu, t’i dëftoi në ëndërr ata si pakicë, por sikur t’i paraqiste si shumicë, ju do të dëshironit dhe do të polemizonit për çështjen, por All-llahu ju shpëtoi. Ai e di mirë çka ka në krahëror të gjithkujt.
44Dhe kur u kacafytët, Ai juve ara syve tuaj ua paraqiste si pakicë, por edhe juve para syve të tyre gjithashtu u paraqiste në numër të vogël, që All-llahu të realizojë atë çka kishte për të ndodhur. Te All-llahu çdo send kthehet.
45O besimtarë, kur të kacafytetin me ndonjë grup, bëhuni të vendosur fort dhe vazhdimisht përmendni All-llahun që të realizoni çka dësironi.
46Dhe nderone All-llahun dhe Profetin e Tij, dhe mos kundërshtoni që të mos dështoni dhe mos t’u humbas fryma luftarake. Kini durim. Me të vërtetë All-llahu është me durimtarët.
47Dhe mos u bëni si ata të cilët dolën nga shtëpitë e tyre nga mendjemadhësia dhe për sy e faqe para të tjerëve, dhe i largojnë tjerët nga rruga e All-llahut. Por All-llahu e di mirë se çka bëjnë ata.
48Kur djalli ua zbukuroi veprat e tyre dhe u tha: “Sot juve askush nga njerëzit nuk mund t’iu mposhtë, e unë jam fqinji juaj”! Por kur u ndeshën dy grupe kundërshtare, ai u tërhoq prapa dhe u tha: “Unë nuk kamë punë me ju, unë shoh diçka që ju nuk e shihni, unë i frikësohem All-llahut, sepse All-llahu është ndëshkimrëndë”.
49Kur dyftyrshat dhe ata zemërsëmurët thonë: “Këta i ka gënjyer feja e tyre”! Por ai i cili mbështetet në All-llahun, ani, All-llahu është me të vërtetë i fortë dhe i urtë.
50Sikur t’i kishe parë engjujt kur ua merrnin shpirtërat mosbesimtarëve si u mëshonin fytyrës e kresë: “Shijone dënimin me djegije,
51Kjo është ajo që e keni përgatitur me duart tuaja, sepse All-llahu nuk është i padrejtë ndaj robit!”
52Ashtu ngjau edhe me familjen e Faraonit edhe ata përpara tyre, i mohuan argumentet e All-llahut, prandaj, All-llahu i dënoi për shkak të mëkateve të tyre. All-llahu është, njëmend, i fortë dhe dënon ashpër.
53Ajo është nga shkaku se All-llahu nuk ia ndërron dhuntitë atij që ia ka dhuruar – derisa ata vetë nuk ndërrohen, - e All-llahu dëgjon shumë dhe sheh.
54Ashtu ndodhi edhe me familjen e Faraonit dhe ata përpara tyre. I përgënjeshtruan argumentet e Zotit të tyre, prandaj, ne, për shkak të gabimeve të tyre, i shkatërruam dhe familjen e Faraonit e përmbytëm. Të gjithë kanë qenë mizorë.
55Krijesa më të këqia te All-llahu janë ata që mohojnë, sepse ata nuk besojnë,
56Ata me të cilët ti lidh marrëveshje, e pastaj çdo herë, e thejnë marrëveshjen e vet, dhe hiq nuk frikësohen.
57Nëse kacafytesh në luftë me ta, ndiqi në atë mënyrë që të mbledhin mend ata të cilët janë pas tyre.
58Po nëqoftë se e ke frikë tradhëtinë e ndokujt, edhe ti menjëherë gjithashtu vepro si ata? All-llahu me siguri nuk i do ata që e thejnë besën e dhënë.
59Dhe kurrsesi le të mos mendojnë ata të cilët mohojnë se po prinë; ata nuk po bëjnë ndonjë mrekulli.
60Dhe kundër tyre përgatitni sa të mundeni forcë e kuaj për betejë, që t’i tmerroni me këtë armiqët e All-llahut dhe të tuajit edhe të tjerët, përveç atyre – ju nuk i dini ata. I di All-llahu. Gjithçka shpenzoni në rrugë të All-llahut do t’ju kompenzohet dhe juve nuk do t’u bëhet padrejtësi.
61Nëse anojnë kah paqa, edhe ti jij në anën e tyre dhe kij mbështetje në All-llahun, sepse Ai me siguri dëgjon dhe di shumë.
62Po nëse duan të të mashtrojnë, ani, ty njëmend të mjafton All-llahu. Ai të përkrah me ndihmën e vet dhe me besimtarët,
63Dhe ua ka bashkuar zemra e tyre. Sikur ta shpenzosh tërë atë çka ekziston në tokë, nuk do t’i kishe bashkuar zemrat e tyre, kurse All-llahu i ka bashkuar. Ai është njëmend i fortë dhe i urtë.
64O Profet, All-llahu të mjafton edhe Ty edhe besimtarëve që të pasojnë.
65O Profet, “nxiti besimtarët për luftë! Nëse jeni vetëm njëzet të qëndrueshëm prej jush, i mundni dyqind; e nëse janë njëqind, i mundin njëmijë nga ata që nuk besojnë, për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë.
66Tani All-llahu ua lehtësoi, se Ai e diti se jeni të lodhur. Nëse jeni njëqind të qëndrueshëm, do të ngadhnjeni ndaj dyqindëve; e nëse janë njëmijë nga ju, do të ngadhënjejnë, me vullnetin e All-llahut kundër dy mijëve. Kurse All-llahu është me ata që janë të qëndrueshëm.
67Asnjë Profeti nuk i është lejuar të mbajë robër derisa të mos ngadhënjejë në tokë. Ju dëshironi pasuri të kalueshme të kësaj bote, kurse All-llahu e don botën tjetër. All-llahu është i fortë, i urtë.
68Sikur të mos ishte më herët norma e All-llahut, do t’ju godiste një vuajtje e madhe për shkak të asaj që keni bërë.
69Hani prej asaj që e keni fituar si të lejuar dhe të mirë, dhe frikësohuni All-llahut. All-llahu me të vërtetë fal, Ai është mëshirëplotë.
70O Profet, thuaj atyre robërve që janë në duart tuaja: “Kur e di All-llahu se në zemrat tuaja ka diçka të mirë, do t’ju japë më mirë se ajo që është marrë prej jush dhe do t’jua falë”. All-llahu fal, Ai është mëshirëplotë.
71Po nëse duan të të tradhëtojnë, ani, - ata e kanë tradhëtuar edhe më parë All-llahun, prandaj ata t’i solli në dorë. All-llahu i di të gjitha. Ai është shumë i dijshëm dhe i urtë.
72Ata që besojnë dhe shpërngulen, dhe në luftë për rrugë të All-llahut marrin pjesë me pasurinë dhe jetën e tyre, edhe ata që afrojnë strehim dhe ndihmojnë, ata janë miq të njëri-tjetrit. Kurse ata të cilët besojnë, por nuk janë shpërngulur – ju nuk mund t’u ndihmoni, derisa të shpërngulën, me asgjë. Po nëse kërkojnë ndihmë prej jush në fe, jeni të detyruar t’u ndihmoni, përveç kundër popullit me të cilin keni marrëveshje. Ndërkaq All-llahu e sheh se çka punoni.
73Kurse mosbesimtarët janë argat të njëri-tjetrit. Nëse nuk e bëni atë,do të bëhet një turbullirë në tokë dhe një skandal i madh.
74Ndërsa ata të cilët besojnë dhe shpërngulen, edhe luftojnë për hirë të All-llahut, edhe ata që japin strehim dhe ndihmojnë, - ata janë me siguri besimtarë të njëmendtë – për ata ka falje dhe shpërblime fisnike,
75Kurse ata të cilët besojnë më vonë dhe shpërngulen edhe marrin pjesë në luftë bashkë me ju, edhe ata janë të juajt. Por farefisi, sipas Librit të All-llahut, janë më afër njëri-tjetrit. All-llah, pa dyshim, di çdo send.
Chapter 9 (Sura 9)
1Një komunikatë nga All-llahu dhe Profeti i tij drejtuar politeistëve të cilët ju patën dhënë besën.
2“Udhëtoni nëpër tokëkatër muaj, por ta dini se All-llahut nuk i shpëtoni dot, se All-llahu është ai që poshtëron mosbesimtarët”.
3Edhe një lajmërim nga All-llahu dhe Profeti i tij njerëzve për ditën e haxhit të madh: “All-llahu dhe Profeti i tij me siguri nuk kanë lidhje me politeistët”. Pra nëse pendoheni, është më mirë për ju, e nëse ia ktheni shpinën, ta dini se All-llahut s’mund ti shpëtoni. Dhe ti përgëzoi mosbesimtarët për një dënim të padurueshëm!
4përveç atyre politeistëve me të cilët keni lidhur marrëveshje e që ata nuk i kanë nëpërkëmbur aspak, e as e kanë ndihmuar ndokend kundër jush; pra, përmbushni marrëveshjen me to në afat të paraparë. All-llahu i do, me siguri të devotshmit.
5Kur të kalojnë muajt e shenjtë, atëherë luftoni politeistët kudo që t’i gjeni, zini rob, rrethoni dhe vëni pritë në çdo shteg! E nëse pendohen dhe e kryejnë faljen dhe japin zeqatin, lëshoniu rrugën, sepse All-llahu njëmend fal, është mëshirëplotë.
6Nëse dikush nga politeistët të lut për mbrojtje, ti mbroje që t’i dëgjojë fjalët e All-llahut, e pastaj përcielle në një vend të sigurt. Kështu duhet për shkak se ata janë një popull që nuk dinë.
7Çfarë marrëveshje do të kenë politeistët me All-llahun dhe Profetin e tij?! Përveç atyre me të cilët jeni besatuar te tempulli i shenjtë, deri sa t’i përmbahen marrëveshjes, përmbahuni edhe ju. All-llahu, njëmend, i do të devotshmit.
8Çfarë! Nëse ju mundin ata nuk do të përfillin as farefisni as marrëveshje! Ata ju bëjnë lajka me gojë, por zemrat e tyre ju kundërshtojnë, dhe shumica sish janë mbrapshtanë.
9Ata i këmbejnë ajetet e All-llahut për diçka që vlen fare pak, dhe shmangen nga rruga e tij. Po shumë keq po veprojnë!
10Nuk përfillin as farefisni as marrëveshje te besimtarët, dhe ata janë që e teprojnë,
11Por nëse pendohen dhe kryejnë faljen dhe japin zeqatin, i keni vëllezër për nga feja. Ne, pra, ua shkoqisim argumentet njerëzve të cilët kuptojnë.
12Por nëse thejnë besën që kanë dhënë, pas lidhjes së marrëveshjes me ta dhe fyejnë fenë tuaj, atëherë luftoni kundër prijsave të mosbesimit. Për ata, me të vërtetë, nuk ka betim që i frenon.
13A nuk do të luftoni kundër njerëzve që kanë shkelur besën që e kanë dhënë vet dhe janë angazhuar ta përzënë Profetin, dhe ata të parit kanë qenë kundër jush? E ju a frikësoheni a? Më mirë është t’i frikësoheni All-llahut, nëse jeni besimtarë.
14Luftoni ata! All-llahu do t’i dënojë dhe do t’i poshtërojë me duartë tuaja, dhe do t’ju ndihmojë kundër atyre, dhe do t’i shërojë krahërorët e njerëzve besimtarë,
15dhe do ta flakë brengën e zemrave të tyre, se All-llahu kujt do ia fal. All-llahu është shumë i dijshëm e i urtë.
16A mendoni se do të liheni pas dore e All-llahu të mos i dij ata nga mesi juaj të cilët luftojnë dhe të cilët në vend të All-llahut dhe Profetit të tij edhe besimtarëve, nuk kanë marrë askë për mik të sinqertë? All-llahu është i informuar se çka punoni ju.
17Nuk u ka mbetur politeistëve që të përkujdesen për faltoret e All-llahut, kur vetë e dëshmojnë se janë mosbesimtarë. Ata janë, veprat e të cilëve do të zhduken, dhe ata do të mbesin përgjithmonë në zjarr.
18Faltoret e All-llahut i mirëmbajnë ata të cilët besojnë All-llahun dhe botën tjetër dhe që kryejnë faljen dhe japin zeqatin dhe të cilët nuk i janë trembur askujt përveç All-llahut. Ata, mbase do të jenë të përudhur në rrugë të drejtë.
19A mendoni se ai që vetëm pse u jep ujë haxhinjve dhe kujdeset për tempullin e shenjtë, është njëlloj si ai i cili i beson All-llahut dhe botës tjetër dhe lufton për hirë të All-llahut? Ata nuk janë të barabartë te All-llahu. All-llahu nuk i përudhë njerëzit mizorë.
20Ata të cilët besojnë dhe emigrojnë, edhe luftojnë për hirë të All-llahut me mish e me shpirt, kanë pozitë më të lartë te All-llahu, dhe ata do të arijnë sukses.
21Zoti i tyre i përgëzon se do të jetë i mëshirshëm dhe mirëbërës dhe se do t’i dërgojë në xhenet, ku do të kenë kënaqësi të vazhdueshme.
22Aty do të mbesin përgjithmonë. Me të vërtetë te All-llahu ka shpërblim të madh.
23O besimtarë, mos i simpatizoni as prindërit tuaj as vëllezërit tuaj nëse më shumë duan mosbesimin se sa besimin. Kushdo që prej jush shkon në anën e tyre, ani, veçse ata janë mëkatarë.
24Thuaj: “Nëse baballarët tuaj dhe djemtë tuaj, dhe vëllezërit tuaj, edhe bashkëshortët e farefisi juaj, dhe ndonjë pasuri që e keni fituar, apo tregtinë për të cilën frikësoheni se do të jetë e mangët, edhe shtëpitë tuaja me të cilat kënaqeni, janë më të mirë për ju se All-llahu dhe Profeti i tij dhe se lufta për hirë të rrugës së Tij, atëherë pritni derisa të vendosë All-llahu me urdhër të vet. All-llahu nuk e përudhë popullin mbrapshtan.
25All-llahu ju ka ndihmuar në shumë beteja, madje edhe atë ditë në Hunejn kur ju pat habitur numri i madh i juaj por ajo nuk u solli kurrfarë dobie, dhe sado që toka është e gjërë, u ngushtua, prandaj ia dhatë këmbëve.
26Pastaj All-llahu lëshoi qetësinë e vet në Profetin dhe në besimtarët e vet dhe ju dërgoi një ushtri të cilën ju nuk e patët parë dhe dënoi ata që nuk besuan. Ai ishte shpërblimi për mosbesimtarët.
27All-llahu pastaj ia fal kujt do, All-llahu është mëshirëplotë dhe fal.
28O besimtarë, politeistët janë të pa pastër, prandaj le të mos i afrohen tempullit të shenjtë pas (haxhit) të këtij viti. E nëse i frikësoheni skamjes; po të dojë All-llahu ju bën të pasur nga mirësia e vet. All-llahu, me të vërtetë, është i gjithdijshëm i urtë.
29Luftoni kundër atyre, të cilëve, u është dhënë Libri,por që nuk i besojnë All-llahut as botës tjetër, nuk e pranojnë për të ndaluar atë çka e ka ndaluar All-llahu dhe Profeti i tij dhe nuk predikojnë fenë e vërtetë, deri sa të mos japin xhizjen (lloj tatimi) me dëgjueshmëri dhe përulje.
30Ebrejtë thonë: Uzeiri është djalë i All-llahut, kurse të krishtërët thonë, Mesihi është djalë i All-llahut. Ato janë fjalë të tyre, nga gojët e tyre, imitojnë fjalët e mosbesimtarëve të mëparshëm, - All-llahu i vraft! Sa gënjejnë!
31Ata konsiderojnë si zotër, në vend të All-llahut, shejtnin e tyre dhe murgët edhe Mesihin të birin e Merjemes, kurse u është urdhëruar t’i falen vetëm një Zoti – nuk ka Zot tjetër përveç atij, Ai është shumë lart mbi ata që po ia bashkojnë.
32Ata dëshirojnë që me gojët e tyre të shuajnë dritën e All-llahut, kurse All-llahu do ta përsosë dritën e vet, edhe pse mosbesimtarët e urrejnë.
33Ai është i cili ka dërguar Profetin e vet me udhëzim dhe fe të drejtë për ta shquar mbi të gjitha fetë, edhe pse politeistët e urrejnë.
34O besimtarë, me të vërtetë shumë shenjtër dhe murg në mënyrë të palejuar e hanë pasurinë e huaj dhe shmangen nga rruga e All-llahut. Ata të cilët deponojnë ar dhe argjend, dhe nuk e shpenzojnë për hirë të All-llahut, përgëzoi për një dënim të dhembshëm,
35Atë ditë kur ajo të shkëlqejë në zjarrin e xhehennemit, e me atë do të vulosen ballërat dhe kryqet (belët) e shpinët e tyre. “Kjo është ajo që e keni deponuar për vete, shijone pra atë çka e kei deponuar!”
36Numri i muajve të All-llahut është dymbëdhejtë, në librin e All-llahut, prej ditës që krijoi qiejtë dhe tokën, e nga këta, katër janë të shenjtë. Ajo është fe e qëndrueshme. Në këto mos bëni mëkate dhe luftoni kundër politeistëve, pa përjashtim, siç luftojnë ata të gjithë kundër jush, dhe ta dini se All-llahu është nën anën e atyre të cilët i frikësohen All-llahut.
37Zhvendosja e muajve të shenjtë vetëm se e rritë mosbesimin me çka po zhyten në humbje mosbesimtarët: disa vite i shpallin të lejuara, kurse disa vite i konsiderojnë të shenjtë për të plotësuar numrin e atyre muajve që All-llahu i ka bërë të shenjtë dhe i mbajnë si të zakonshëm ata që All-llahu i ka bërë të shenjtë. Atyre u janë dukur të bukura veprat e tyre të shëmtuara. Dhe All-llahu nuk i përudhë njerëzit mosbesimtarë.
38O besimtarë, ç’u bë me ju kur u qe thënë: “Nisuni në luftë për hirë të All-llahut!” ju sikur u farkuat për toke? A jeni më të kënaqur me jetën e kësaj bote se sa me atë të botës tjetër? Kënaqësia e kësaj bote, pra, në krahasim me atë të asaj bote, është kurrgjësend.
39Nëse nuk shkoni në luftë, Ai do t’ju dënojë me një dënim të dhembshëm dhe do t’ju zëvendësojë me popull tjetër, dhe ju nuk mund t’i bëni asgjë. All-llahu ka mundësi për çdo send.
40Nëse ju nuk i ndihmoni, ani – e ka ndihmuar All-llahu atëherë kur ata të cilët nuk besojnë e përzuanë. Atëherë me të ishte vetëm shoku i tij, kur ishin të dy në shpellë dhe kur i tha shokut të vet: “Mos u brengos, All-llahu është me ne!” Andaj All-llahu e qetësoi atë, kurse këtë e përkrahu me një ushtri të cilën ju nuk e keni parë dhe bëri që fjala e mosbesimtarëve të jetë më e ulëta, kurse fjala e All-llahut, ajo është më e larta. All-llahu është i fortë i urtë.
41Dilni në luftë, qofshi të dobët a të fortë, dhe luftoni për hirë të All-llahut me mish e me shpirt! Nëse e dini, kjo është më mirë.
42Sikur fitorja të ishte afër dhe ekspedita jo fort larg, do të vinin pas, por kjo rrugë i është dukur e rëndë. Dhe ata do të betohen në All-llahun “Të kishim mundur, njëmend patëm me dalë me ju”, dhe ashtu e shkatërrojnë vetveten, sepse All-llahu di se ata janë, njëmend, rrenacakë.
43All-llahu ta ka falur që i ke lejuar të mungojnë, derisa u binde se cilët prej tyre flasin të vërtetën dhe i njofte gënjeshtarët.
44Ata që i besojnë All-llahut dhe botës tjetër nuk kërkojnë prej teje leje që të luftojnë, me mish e me shpirt. All-llahu i di mirë të devotshmit.
45Prej teje do të kërkojnë leje vetëm ata që nuk i besojnë All-llahut dhe botës tjetër dhe zemrat e të cilëve dyshojnë, andaj edhe në dyshimin e tyre janë të pavendosur.
46Sikur të kishin dëshiruar të dalin me siguri do të përgatiteshin për këtë, por All-llahu nuk ka dashur të shkojnë, prandaj i ndali, dhe u pat thënë: “Rrini me ata të cilët rrinë!”
47Po të niseshin me ju, ata vetëm do t’ju pengonin dhe shpejt do të shkaktonin përçarjen ndërmjet jush, sepse edhe ndërmjet jush ka të tillë që i dëgjojnë me andje. Mirëpo, All-llahu i di mizorët.
48Ata edhe më përpara kanë dëshiruar përçarje dhe të kanë pas bërë dredhi, derisa përkundër dëshirës s ëtyre, ngadhnjen e vërteta dhe mbizotëroi norma e All-llahut.
49Ka nga mesi i atyre që thonë: “Më lejo dhe mos më vën në sprovë!” Qe, mu në sprovë ranë! Kurse xhehennemi është me sigur i rrethuar me mosbesimtarë.
50Nëse të bie ndonjë e mirë, ajo i dëshpron; por kur të godit ndonjë e papritur, ata thonë: Ne qysh më herët e kemi pasë parasysh punën tonë”, dhe shkojnë të gëzuar.
51Thuaj: “Nuk do të na godas asgjë, përveç asaj që na ka caktuar All-llahu, Ai është Zoti ynë. Dhe besimtarët le të mbështeten vetëm te All-llahu!
52Thuaj: “A pritni diçka tjetër për ne, përveç një nga dy të mirat! Kurse ne pra, presim që All-llahu nga ana e tij ose përmjet duarve tona t’ju godasë me një dënim. Ej, pritni pra, se edhe ne po presim bashkë me ju”.
53Thuaj: “Shpenzuat ju me dëshirë a pa dëshirë, prej jush nuk do të pranohet, ju, njëmend, keni qenë njerëz të mbrapshtë”.
54Kurse kontributet e atyre nuk do të pranohen nga se ata nuk i besojnë All-llahut dhe Profetit të tij, dhe namazin e kryejn vetëm me pritesë, edhe lëmoshën e japin pa dëshirën e tyre.
55Le të mos entuziazmojë ty pasuria e tyre, e as fëmijët e tyre! All-llahu dëshiron t’i dënojë me ata në këtë botë dhe të përfundojnë si mosbesimtarë.
56Ata betohen në All-llahun se janë me të vërtetë me ju, por ata nuk janë me ju, ata janë popull që po ndahen.
57sikur të gjenin ndonjë strehim apo ndonjë shpellë a tunel, do të drejtoheshin atje të gjithë me vrap.
58Ka të tillë që për shkak të lëmoshës të marrin nëpër gojë. Nëse u jepet atyre nga kjo, janë të kënaqur, e nëse nuk u jepet, menjëherë hidhërohen,
59Edhe pse duhet të kënaqen me atë çka u jep All-llahu dhe Profeti i tij dhe të thonë: “Na mjafton All-llahu, All-llahu do të na jep nga mirësia e vet, si edhe Profeti i tij, ne duam vetëm All-llahun”.
60Zeqati u takon vetëm të varfërve dhe të mjerëve, edhe atyre që e tubojnë, edhe atyre zemrat e të cilëve duhet përfituar, edhe për lirimin e robërve, dhe të ngarkuarve me borxhe, edhe për hirë të rrugës së All-llahu, edhe udhëtarëve – musafirë, si obligim nga All-llahu. Kurse All-llahu i di të tëra dhe është i urtë.
61Ka prej tyre të tillë që e ofendojnë Profetin dhe thonë: “Ai është bërë krejt veshë – beson çka dëgjon”. Thuaj: “ai dëgjon atë çka është e mirë, i beson All-llahut dhe ka besim në besimtarët, edhe mëshirë për ata nga mesi juaj të cilët besojnë”. Ndërsa ata që fyejnë Profetin e All-llahut i pret dënim i dhembshëm.
62Ju betohen në All-llahun që të jeni ju të kënaqur, por më drejtë është të kënaqin All-llahun dhe Profetin e tij, nëse janë besimtarë.
63A nuk e dinë ata se kush i kundërshton All-llahut dhe Profetit të tij e pret zjarri i xhehennemit, ku do të mbesin përgjithmonë? Ai është përbuzje e madhe.
64Dyfytyrëshat frikësohen mos po u shpallet besimtarëve një kaptinë e cila do t’i informonte se çka ka në zemrat e hipokritëve. Thuaj: “Talluni ju, talluni, All-llahu do ta qesë në shesh atë së cilës ju i frikësoheni”.
65Sikur t’i pyesnit, ata me siguri dot ë thonin: “Ne vetëm jemi mahitur dhe kemi luajtur”. Thuaju, a po talleni me All-llahun dhe fjalët e tij dhe Profetin e tij?
66Hiç mos kërkoni falje! Shprehët mosbesim pasi që ishit besimtarë. Edhe nëse dikujt prej jush ia falim, të tjerët do t’i dënojmë për shkak se janë fajtorë.
67Dyfytyrëshat dhe dyfytyrëshet janë si njëri tjetrit: kërkojnë të bëhen vepra të këqia dhe pengojnë nga veprat e mira, dhe i kanë shtrënguar duartë e tyre. E kanë harruar All-llahun, andaj edhe ai i ka harruar. Dyfytyrëshat janë me të vërtetë prapshtanë.
68Hipokritëve dhe hipokriteve edhe mosbesimtarëve All-llahu u ka premtuar zjarrin e xhehennemit, ku do të mbesin përgjithmonë; e ai u mjafton atyre! Dhe ata i ka mallkuar All-llahu. Ata kanë dënim të vazhdueshëm.
69Sikur ata, përpara jush. Ata kanë qenë më të fortë se ju dhe kanë pasur më shumë pasuri dhe fëmijë dhe kanë çuar jetë luksoze mu sikur kanë çuar jetë luksoze ata përpara jush; Edhe ju devijuat ashtu siç kanë devijuar ata. Veprat e tyre do të zhduken edhe në këtë botë edhe në botën tjetër. Mu ata janë të shkatërruarit.
70A nuk u arriti atyre lajmi për ata përpara tyre: për popullin e Nuhit, edhe për Adin, për Themudin edhe për popullin e Ibrahimit, edhe për banorët e Medjenit, edhe për popullin e Lutit. Profetët e tyre u patën sjellë argumente të qarta dhe All-llahu nuk u ka bërë asnjë padrejtësi, por ata i kanë bërë mizori vetes.
71Kurse besimtarët dhe besimtaret janë miq të njëri-tjetrit: porosisin për vepra të mira dhe pengojnë nga veprat e këqia, edhe kryejnë namazin dhe japin zeqatin, edhe e nderojnë All-llahun dhe Profetin e tij. Ata janë të cilët All-llahu do t’i mëshirojë. Pa dyshim All-llahu është i fortë i urtë.
72All-llahu u premton besimtarëve dhe besimtareve xhennete, ku do të rrjedhin lumenj e aty do të mbesin përgjithmonë, në zambakë fantastikë në xhennete të Adënit. Kurse një kënaqësi e All-llahut është më e madhe, ajo është sukses i madh.
73O profet, lufto kundër mosbesimtarëve dhe hipokritëve dhe jij i rreptë kundër tyre! Vendbanimi i tyre është xhehennemi, po sa vend i tmerrshëm është ai!
74Hipokritët betohen se nuk kanë folur asgjë, por me siguri kanë folur fjalë mosbesimi dhe kanë mohuar, pasi që ishin muslimanë, dhe u vjen keq për atë çka nuk e arritën. Dhe bëjnë vërejtje vetëm për atë që All-llahu, nga mirësia e vet, dhe Profeti i tij i bënë të pasur. Po nëse pendohen, është më mirë për ata, e nëse i kthejnë shpinën, All-llahu do t’i vërë në numdine të padurueshme në këtë botë dhe në botën tjetër, e nuk do të kenë në tokë as mbrojtës as ndihmës.
75Ka prej atyre që i kanë dhënë besën All-llahut: “Nëse na jep nga pasuria e vet, gjithsesi do të japim lëmoshë dhe do të jemi me siguri nga të mirët”.
76Por, kur Ai u dha nga mirësia e tij, ata u bënë kopracë për këtë dhe u larguan, po ata edhe ashtu ishin të larguar.
77Dhe ua lidhi Ai atyre në zemrat e tyre hipokrizinë deri në atë ditë kur do të dalin para tij, për shkak se atë çka i premtuan All-llahut nuk e mbajtën dhepër shkak se gënjejnë.
78A nuk e dinë ata se All-llahu e di çka fshehin ata dhe çka përshpërisin, se All-llahu i di gjitha fshehtësitë.
79Ata të cilët i pengojnë besimtarët, në dhënien vullnetare të kontributeve, madje i përbuzin edhe ata të cilët japin me përpjekje të madhe, - All-llahu do të dallet me ata dhe ata i pret dënim i dhembshëm.
80U lute ti për t’i falë ata apo nuk u lute, edhe sikur të lutesh shtatëdhjetë herë, All-llahu nuk do t’ua falë atyre – ngase ata nuk e besojnë All-llahun dhe Profetin e tij. All-llahu, pra, nuk përudhë mbrapshtanët.
81Ata të cilët mbetën pas Profetit të All-llahut, u dëfryen në shtëpitë e veta, u erdhë rëndë të luftojnë për hirë të All-llahut me mish e me shpirt, dhe i thonin njëri-tjetrit: “Mos ia mësyni luftës në këtë vapë!” Thuaju: “Zjarri i xhehennemit është edhe mëi nxehtë”, n’e marrshin vesh!
82Le të qeshin pak, e shumë le të qajnë, për këtë shpërblim që po e fitojnë.
83Dhe nëse All-llahu të kthen përsëri te një grup prej tyre, e ata të lypin leje të dalin me ty, thuaju: “Kurrë nuk do të vini me mua dhe kurr nuk do ta luftoni armikun me mua! Herën e parë keni qenë të kënaqur të mungoni, prandaj rrini me ata të mbeturit”.
84She askujt prej tyre, kur të vdesin, mos ia fal namazin (e xhenazes) e as mos i shko në varrim, sepse ata e mohuan All-llahun dhe Profetin e tij dhe vdiqën e shkuan të dalur feje.
85Le të mos pëlqejë ty pasuria dhe fëmijët e tyre! All-llahu dëshiron ë me ato t’i dënojë në këtë botë dhe t’u dalë shpirti si mosbesimtarë.
86Kurse kur u shpall një kaptinë t’i besoni All-llahut dhe bashkë me Profetin e tij të luftoni, më të fortit nga ata kërkuan leje prej teje dhe thanë: “Na leni neve të rrimë me ata që nuk po vijnë!”
87Kënaqen të jenë me ata që nuk shkojnë në luftë. Zemrat e atyre janë të vulosura, prandaj ata nuk kuptojnë!
88Por, profeti dhe ata të cilët besojnë me te, luftojnë me mish e me shpirt, prandaj atyre u takojnë gjithë të mirat dhe ata janë të shpëtuar.
89All-llahu ka përgatitur për ata xhenete ku do të rrjedhin lumenj e aty do të mbesin përgjithmonë. Ai është sukses i madh.
90Kanë ardhur edhe disa arab të cilët kërkuan falje që të lypin leje të mos shkojnë, dhe ashtu munguan ata të cilët mashtronin All-llahun dhe Profetin e tij. Ata, nga mesi i tyre, të cilët nuk besuan do t’i godasë vuajtje e rëndë.
91Nuk u drejtohet kërcënimi të sëmurëve e as të dobtëvet dhe as atyre që nuk mund të gjejnë mjete për luftë, kur janë të sinqertë ndaj All-llahut dhe Profetit të tij. Nuk ka kurrfarë arsyeje të flitet kundër punëmirëve. All-llahu fal dhe është mëshirëplotë,
92E as atyre të cilëve kur të erdhën t’i transferosh u ke thënë: “Nuk mund të gjej me çka t’ju transferoj”, dhe u kthyen të përlotur, të pikëlluar që nuk kanë mundësi të kontribojnë,
93Por ka arsye (të flitet) kundër atyre të cilët kërkojnë prej teje leje që të mungojnë, a janë të pasur. Kënaqen të mbesin me ata që nuk shkojnë në luftë. All-llahu i ka vulosur zemrat e atyre, e ata nuk e dinë.
94Kur të ktheheni në mesin e tyre, ata do t’ju arsyetohen. Thuaj: “Mos kërkoni falje se ne kuk u besojmë, neve na ka informuar All-llahu për ju. All-llahu dhe Profeti i tij do ta shohin punën tuaj, pastaj, ju do të ktheheni te Ai që i di të gjitha fshehtësitë, edhe të dukshmen edhe të padukshmen, dhe do t’ju informojë se çka po bëni.
95Kur të ktheheni tek ata, do t’ju përbetojnë në All-llahun që t’i lini, prandaj lerini, ata janë njëmend të ndytë, edhe vendbanimi i tyre do të jetë në xhehennem, si shpërblim për atë çka kanë bërë.
96Ata u përbetojnë që të jeni të kënaqur me ta. Nëse jeni të kënaqur me ta, All-llahu me siguri nuk është i kënaqur me popullin e dalur feje.
97Beduinët janë mosbesimtarët dhe dyfytyrëshat më të mëdhenj dhe më të këqinj, dhe nuk i njohin normat që i ka shpallur All-llahu Profetit të vet. Kurse All-llahu është shumë i dijshëm e i urtë.
98Ka beduinë, të cilët e trajtojnë si dënim ate çka japin dhe memzi presin që t’ju godasin fatkeqësitë – ata i gjetë belaja! All-llahu dëgjon dhe di shumë.
99Por ka beduinë të cilët i besojnë All-llahut dhe botës tjetër dhe konsiderojnë se ajo çka japin është rrugë për t’u afruar te All-llahu dhe ta meritojnë bekimin e Profetit. Shikoni, ajo është me të vërtetë afërsi për ata, All-llahu do t’i përfshijë në mëshirën e vet, sepse Allau fal dhe është mëshirëplotë.
100All-llahu është i kënaqur me muslimanët e parë, emigrantët dhe ensarët dhe me të tërë ata të cilët i pasojën këta me vepra të mira, por edhe ata janë të kënaqur me Atë. Ai u ka përgatitur atyre xhennete ku rrjedhin lumenj, dhe ata aty do të mbesin përgjithmon. Ai është sukses i madh.
101Ndër beduinët, rreth jush, ka hipokritë, por ka edhe në mesin e banorëve të Medinës të cilët janë të rryer në dyfytyrësi – ti nuk i di ata. Ata i dimë ne. do t’i dënojmë dyfish e pastaj do të kthehen në një dënim shumë të madh.
102por ka edhe të tjerë, të cilët i kanë pranuar mëkatet e veta dhe i kanë përzier veprat e mira me tjerat, të këqiat; atyre ndoshta ua fal All-llahu sepse All-llahu fal, Ai është i gjithmëshirshëm.
103Merre zeqatin nga pasuria e tyre që t’i pastrosh me të dhe t’i bësh të bekuar, edhe lutu për ata, lutja me të vërtetë do t’i qetësojë. Ndërkaq All-llahu dëgjon dhe di shumë.
104A nuk e dinë ata se vetëm All-llahu pranon pendimin nga robërit e vet dhe e pranon lëmoshën, dhe se All-llahu është me të vërtetë Ai, i cili pranon pendimin dhe është mëshirëplotë?
105Dhe thuaj: “Punoni! Se All-llahu do ta shoh punën tuaj, por edhe Profeti i tij edhe besimtarët; edhe ju do të ktheheni te ai i cili e di të padukshmen dhe të dukshmen, prandaj, do të ju informojë se çka po bëni.
106Ka edhe të tjerë që janë në dilema a do t’i dënojë All-llahu apo do t’ua falë. All-llahu është i dijshëm e i urtë.
107Kurse ata të cilët e ndërtuan xhaminë, për të dëmtuar, për mosbesim edhe përçarje ndërmjet besimtarëve duke e përgatitur për atë i cili qysh më herët ka luftuar kundër All-llahut dhe Profetit të tij, me siguri do të bëjnë be “Ne kemi pas dëshiruar vetëm çka është e mirë”, por All-llahu me siguri e dëshmon se ata janë rrenacakë.
108Ti kurr mos u fal aty! Xhamia që qysh prej ditës së parë është ngritur për devotshmëri, me të vërtetë meriton më së shumti që aty të kryesh namazin. Në të ka njerëz që dëshirojnë të pastrohen dhe All-llahu i do të pastërtit.
109A është më i mirë, ai i cili themelin e shtëpisë s ëvet e ka vënë nga devotshmëria ndaj All-llahut dhe me dëshirë që t’i bëhet i afërt, apo ai i cili themelin e shtëpisë së vet e ka vënë në buzë të bregut të brejtur nga uji, i cili është shtrembëruar të bjerë bashkë me të në zjarrin e xhehennemit? All-llahu popullin mizor nuk e drejton në rrugë të drejtë.
110Ndërtesa që e kanë ngritur ata vazhdimisht do të mbjellë shqetësime në zemrat e tyre, derisa tu pëlcasin zemrat e tyre. Kurse All-llahu është shumë i dijshëm e i urtë.
111All-llahu ka blerë nga besimtarët shpirtërat dhe pasuritë e tyre me xhennet – ata luftojnë për hirë të All-llahut dhe do të vrasin dhe do të vriten. Ai këtë ua ka premtuar me siguri në Tevratë dhe Inxhil edhe në Kur’an – pra, kush i plotëson premtimet e veta më mirë se All-llahu? Prandaj gëzohuni pazarit që e keni bërë me Te, se ai është shpëtim i madh.
112Ata që pendohen, dhe i falen Atij, dhe lavdërojnë edhe ecin rrugës së mbarë, bëjnë përulje dhe sexhde, dhe urdhërojnë të bëhen vepra të mira, dhe pengojnë nga veprat e këqia dhe i ruajnë normat e All-llahut. Përgëzoji, pra, besimtarët!
113Profetit dhe besimtarëve nuk u lejohet të luten për politeistët, edhe n’i paçin të afërt, kur e kanë të qartë se ata janë banorë të zjarrit.
114E që Ibrahimi u lut për babën e vet, ajo ishte vetëm nga shkaku që i pat premtuar vetëm atij, dhe sapo iu bë e qartë se ai është armik i All-llahut, hoqi dorë prej tij. Ibrahimi me të vërtetë ishte shumë i prekshëm dhe i butë.
115All-llahu nuk e humb një popull të cilin e ka udhëzuar para se t’ia sqaroj se prej çka duhet të ruhet. Nuk ka dyshim All-llahu i di mirë të gjitha.
116Me të vërtetë All-llahu është ai që mban pushtetin e qiejve dhe të tokës, ngjall dhe vdes, dhe ju përveç All-llahut nuk keni as mbrojtës as ndihmëtar.
117All-llahu ia ka falur Profetit dhe “muhaxhirëve” dhe “ensarëve”, të cilët e pasuan në një moment të vështirë, në kohën kur zemrat e disave prej tyre gati sa nuk u luhatën; Ai pastaj ua fali edhe atyre, sepse Ai ndaj atyre është i butë dhe mëshirëplotë.
118Edhe atyre të treve të cilët patën mbetur vonë, edhe këtë mu atëherë kur toka u bë e ngushtë dhe kur iu ngushtua edhe frymëmarrja, u erdh shpirti në fyt dhe e panë se nuk kanë shpëtim prej All-llahut, por veçse te Ai. Ai pastaj ua pranoi edhe atyre pendimin, që të pendohen, sepse All-llahu, njëmend, pranon pendimin dhe është mëshirëplotë.
119O besimtarë, frikësohuni All-llahut dhe jini me ata që janë të sinqertë!
120Nuk është dashur që banorët e Medines, as beduinët për rreth, të mbesin mbrapa Profetit të All-llahut, dhe as që ta duan jetën e vet sa jetën e atij. Ata nuk do t’i godasë as etja as lodhja e uria në rrugën e All-llahut. Dhe as do të paraqiten në ndonjë vend, i cili do t’i hidhërojë mosbesimtarët, e as do të pasojnë çfarëdo të keqe qoftë nga armiku, e ajo të mos u evidentohet e tërë si vepër e mirë. All-llahu me të vërtetë nuk do të lejojë të humbë shpërblimi i punëmirëve.
121Dhe nuk japin kurrfarë kontributi, as të madh as të vogël, e as që do të kapërcejnë ndonjë luginë e ajo të mos jetë shkruar, që All-llahu t’i shpërblejë për veprat e tyre me shpërblim më të mirë se sa ajo çka e bëjnë.
122Të gjithë besimtarët nuk duhet të shkojnë në luftë. Disa prej tyre, nga secila bashkësi, le të paraqiten të marrin rrugën e shkencës fetare dhe le t’i tërheqin vërejtjen popullit të vet kur të kthehen nga lufta, ndoshta ata do të ruhen.
123O besimtarë, luftoni kundër mosbesimtarëve që i keni afër jush dhe le ta ndiejnë ashpërsinë tuaj! Dhe ta dini se All-llahu është në anën e të devotshmëve.
124Dhe kur po shpallet ndonjë sure, ka prej atyre që thonë: “Kujt nga ju ia ka shtuar besimin kjo?” Sa u përket besimtarëve atyre ua ka forcuar besimin dhe ata gëzohen;
125E sa u përket atyre, zemrat e të cilëve janë të sëmura, ajo ua ka shtuar ndytësinë mbi ndytësinë e tyre që e kanë, dhe ata vdiqën e shkuan si mosbesimtarë.
126A nuk i shohin ata se për çdo vjet njëherë, apo dy herë, bijnë në sprovë, dhe prap as pendohen e as mbledhin mendjen.
127Ndërsa kur po shpallët ndonjë sure vetëm shikohen ndërveti, a ju sheh dikush? E pastaj largohen. All-llahu i lashtë pa përkrahje zemrat e tyre! Për shkak se janë nga ata njerëz që nuk marrin vesh.
128Ju ka ardhur një Profet nga mesi juaj, i vjen rëndë që do ta vëni në mundime, memzi pret të niseni rrugës së drejtë, sepse është i butë dhe mëshirëplotë ndaj besimtarëve.
129Por nëse ata kthejnë kryet në anën tjetër, ti thuaju: “Mua më mjafton All-llahu, nukka Zot tjetër përveç Atij, vetëm te Ai kam mbështetje. Ai është Zot i përbotshëm”.
Chapter 10 (Sura 10)
1Alif Lam Ra. Këto janë ajete të Librit plot urtësi.
2A u vjen çudi njerëzve që ne i kemi kumtuar një njeriu nga mesi i tyre: “Tërhiqu vërejtjen njerëzve dhe përgëzoi besimtarët për shpërblimin e lartë te Zoti i tyre!” Mosbesimtarët thonë: “Ky është, njëmend, magjistar i vërtetë!”
3Pa dyshim Zoti i juaj është All-llahu, i cili ka krijuar qiejt dhe tokën për gjashtë ditë e pastaj mbisundoi gjithësinë të rregullojë çështjet. Askush nuk mund të ndërmjetësojë pa lejen e Atij. Ai është All-llahu, Zoti juaj, prandaj adhorone Atë! A nuk po mendoni?!
4Te Ai do të ktheheni të gjithë, - premtimi i All-llahut është i vërtetë – Ai me të vërtetë zen fill krijimin e pastaj e përsëritë këtë për t’i shpërblyer drejt ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Ndërsa për ata që nuk besojnë ka pije prej ujit të nxehtë dhe vuajtje të padurueshme, për atë që mohojnë.
5Ai është i cili e ka bërë diellin burim të dritës, kurse Hënën të ndritshme dhe ia ka caktuar fazat për të ditur ju numrin e viteve dhe llogaritjen. All-llahu atë e ka krijuar me urtësi. Ai ua shpalon argumentet njerëzve që marrin vesh.
6Pa dyshim në ndërrimin e natës dhe të ditës dhe në ate çka ka krijuar All-llahu në qiej dhe në tokë, me të vërtetë, ka argumente për njerëzit që i drojnë All-llahut.
7Ata të cilët nuk shpresojnë në takimin tonë që janë të kënaqur me jetën në këtë botë, dhe gjejnë prehje në të, edhe ata të cilët janë indiferentë ndaj argumenteve tona;
8Vendbanimi i tyre është zjarri, për atë çka bëjnë.
9Ata të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira Zoti i tyre i udhëzon në rrugë të drejtë, me besimin e tyre, në xhennet të kënaqësisë, ku do të rrjedhin lumenj.
10Lutja e tyre aty është: “Qofsh lartësuar o All-llah!” dhe përshëndetja e tyre “shpëtim”, ndërsa lutja e fundit “Falënderimi është për All-llahun, Zot i botërave!”
11Sikur All-llahu t’ua shpejtonte njerëzve të keqen ashtu sikur kërkojnë shpejt të mirën, ata, me siguri, do të kishin mbaruar. Por ne prapë i lëmë, ata që nuk besojnë se do të dalin para nesh, të bredhin në humbjen e vet.
12Kur e godit njeriun e keqja, ai na lutet neve: i shtrimë, ose i ulur ose në këmbë, por kur ia largojmë të keqen, ai vazhdon, sikur të mos na ishte lutur fare për të keqen që e kishte goditur. Kështu mosbesimtarëve u zbukurohet ajo që punojnë.
13Ne përpara jush kemi shfarosur brezni sepse bënin mizori, kurse profetët e tyre u sillnin argumente të qarta, mirëpo ata nuk u besonin. Ashtu ne shpërblejmë popullin mëkatar.
14Pastaj juve u kemi bërë mëkëmbës në tokë, pas atyre, që të shohim se si do të veproni.
15Dhe kur u lexohen ajetet tona të qarta, ata që nuk besojnë se do të dalin para nesh, thonë: “Na sjell ndonjë tjetër Kur’an ose zëvendësoje!” Thuaj: “Nuk është puna ime që unë vetë ta ndërroj, unë përcjell vetëm atë çka më shpallet, unë frikësohem, nëse jam i padëgjueshëm ndaj Zotit tim, nga dënimi i Ditës së madhe.
16Thuaj: “Sikur të kishte dashur All-llahu, unë nuk do t’ua kisha lexuar e as do t’u kishte njoftuar me te. Unë edhe përpara kësaj (profetësisë) kam jetuar në mesin tuaj, - a nuk kuptoni?”
17Kush është, pra, më mizor se ai, i cili për All-llahun flet gënjeshtra ose që i përgënjeshtron argumentet e tij?! Mëkatarët njëmend nuk do të shpëtojnë.
18Sepse adhurojnë, në vend të All-llahut, atë që nuk mund t’u bëjë dëm as dobi, dhe thonë: “Këta janë ndërmjetësuesit tanë te All-llahu”. Thuaj: “A po e informoni All-llahun për diçka që Ai nuk e di se ç’ka në qiej dhe në tokë?! Qoftë lavdëruar Ai dhe i lartësuar mbi ata që i bëjnë shok!
19Njerëzit ishin vetëm një popull por u përçanë. Dhe sikur të mos ishte fjala e dhënë më parë nga Zoti yt, ata me siguri do të ishin ekzekutuar për atë përse janë përçarë,
20Dhe thonë: “Përse nuk i vjen atij ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj: “Vetëm për All-llahun është padukshmëria, andaj pritni, edhe unë do të pres me ju”.
21Dhe kur ua mundësojmë njerëzve të shijojnë mëshirën, pas të keqës që i përflak, ata prap u bëjnë kurtha argumenteve tona. Thuaj: “All-llahu është më i shpejtë për t’iu kundërvënë kësaj”. Pa dyshim të deleguarit tanë shkruajnë se çka po thurni ju.
22Ai është i cili ju shetit në tokë dhe në det, dhe kur jeni në lundër dhe kur ata të lundrojnë me ta, me një erë të lehtë me të cilën ata gëzohen, ia behë erë e fortë dhe tërbohen valët nga të gjitha anët, dhe mendojnë se janë të rrethuar, me këto i luten All-llahut me sinqeritet dhe bindje: “Sikur të na shpëtojshe nga kjo me siguri do të ishim mirënjohës!”
23Dhe kur ai i shpëton, ata prapë menjëherë pa kurrfarë arsyeje bëjnë turbullira në tokë! O njerëz, turbullirat që bëni për t’u kënaqur në jetën e kësaj bote, janë kundër vetes tuaj, pastaj do të ktheheni tek ne dhe ne do t’ju informojmë ç’keni punuar!
24Pa dyshim jeta në këtë botë i shembëllen ujit që ne e lëshojmë nga qielli me të cilin ushqehen bimët në tokë, prej të cilave ushqehen njerëzit dhe kafshët. Ashtu që kur toka stoliset me petkun e vet dhe qëndiset, dhe kur banorët e saj mendojnë se ata janë zotëruesit e saj, vjen urdhëri ynë, natën ose ditën, dhe ne ata i bëjmë si të korrura, sikur të mos kishte qenë dje fare. Ja, ashtu ne në hollësi shkoqisim argumentet për popullin që mendon.
25All-llahu thërret në shtëpi të paqes dhe udhëzon në rrugë të drejtë kë do Ai.
26Ata që bëjnë vepra të mira gjejnë mirësi edhe më tepër se kaq. Fytyrat e tyre nuk do t’i mbulojë terr e as dëshprim. Ata janë banorë të xhennetit, aty do të mbesin përgjithmonë!
27Kurse ata të cilët bëjnë vepra të këqia, shpërblimi i së keqës është aq sa ka qenë e keqja, ata do t’i mbulojë poshtërsia, nuk do t’i mbrojë askush nga All-llahu, fytyrat do t’i kenë të zeza sikur i ka mbuluar ndonjë pjesë e natës së errët; ata janë banorë të zjarrit dhe aty do të qëndrojnë përgjithmonë!
28Kurse atë ditë, kur do t’i tubojmë të jgithë e t’u themi atyre të cilët i kanë bërë shok All-llahut: “Ndalni në vend ju edhe shokët (idhujt) tuaj!”. Pastaj do t’i ndajmë, e shokët e tyre do të thonë: “Ju nuk na keni adhuruar neve”.
29All-llahu mjafton për dëshmitarë edhe për ne edhe për ju, ne, njëmend kemi qenë indiferent ndaj adhurimit tuaj.
30Aty secili do ta dijë se ç’ka punuar më parë dhe do të kthehen te All-llahu, Zoti i tyre i vërtetë, dhe do të humbasin prej aty ata çka i ishin trilluar (idolet).
31Thuaj: “Kush ju ushqen nga qielli dhe nga toka, ose kush ju mundëson të dëgjoni, të shihni dhe kush krijon të gjallin nga i vdekuri, e nga i gjalli bën të vdekurin, kush po i rregullon të tëra këto? – All-llahu, do të thonë ata, e ti thuaju: “Po a hiq nuk keni dro?”
32Ai është All-llahu, Zot i juaj i vërtetë! Çka ka tjetër pas të vërtetës, përveç humbjes? E ku po shkoni pra?!
33Ashtu realizohet fjala e Zotit tënd ndaj atyre që bëjnë prapshti, se ata nuk besojnë.
34Thuaj, a mundet ndonjë nga idolet tuaja ta zë fill krijimin e pastaj të përsërisë atë? Thuaj, “All-llahu është zanafillës e pastaj atë e bën përsëri, e ju ku po shkoni pra?”
35Thuaj, a është kush nga shokët (idhujt) tuaj i cili përudhë kah e vërteta? Thuaj, vetëm All-llahu udhëzon kah e vërteta. Po a është pra i denjë për ta pasuar ai, i cili udhëzon kah e vërteta, apo ai i cili nuk udhëzon përveç nëse e drejton dikush. Ç’është me ju, si po gjykoni?!
36Shumica sish pasojnë supozimet, por supozimet, njëmend, aspak nuk i bëjnë dobi të vërtetës, All-llahu, me siguri, e di mirë se ç’bëjnë ata.
37Ky Kur’an nuk është i trilluar, është nga All-llahu, por është dëshmi e saktësisë së asaj që ishte përpara tij dhe sqaron dispozita. Në atë nuk ka dyshim, është nga Zoti i botërave.
38Ose thonë: “E ka trilluar atë!” Thuaj: “po sillne edhe ju një sure të ngjashme me këtë, dhe thirrni në ndihmë cilindo që të mundeni, përveç All-llahut, nëse flisni të vërtetën”.
39Por ata e mohojnë atë që nuk e njohinnn e shpjegimi i tij ende nuk ka ardhur. Ashtu kanë mohuar edhe ata përpara tyre, por shiko si përfunduan mizorët!
40ka prej atyre që i besojnë atij, por ka edhe që nuk i besojnë. Kurse Zoti yt i di më së miri ngatrrestarët.
41Dhe në qoftëse ata përgënjeshtrojnë, Ti thuaju: “Mua të miat, e juve punët tuaja; ju nuk përgjigjeni çka bëj unë, por edhe unë nuk përgjigjem çka bëni ju”.
42Ka prej tyre të cilët vijnë të dëgjojnë. A ti do t’i bësh të shurdhër që të dëgjojnë edhe kur ata nuk kuptojnë?
43Nga ata ka që të përcjellin. A po i përudhë ti të verbërit, edhe kur ata nuk shohin?
44All-llahu, njëmend, nuk u bën asnjë të padrejtë njerëzve, por ata bëjnë krim ndaj vetvetes,
45Kurse atë ditë kur t’i tubojë, ata, sikur nuk kanë qëndruar më tepër se vetëm një orë të ditës, do të njihen në mes veti. Kanë mbaruar ata që e konsiderojnë si gënjeshtër ballafaqimin me All-llahun dhe nuk janë të përudhur.
46Qoftë të tregojmë diçka nga ajo që u premtojmë qoftë të ta marrim shpirtin, ata kthimin e kanë te ne dhe atëherë All-llahu është dëshmitar se ç’bëjnë ata.
47Çdo popull ka pasur një profet. Dhe kur atyre u vinte profeti, në mesin e tyre veprohej e gjykohej me drejtësi, ata nuk maltretoheshin.
48Dhe ata thonë: “Kur më ky premtim, nëse flisni të vërtetën?”
49thuaj: “Unë nuk kam mundësi të bëj as për vete dëm as dobi, përveç asaj që do All-llahu! Secili popull ka një përfundim, dhe kur i vjen fundi – as për një moment nuk mund të vonohet e as të shpejtohet”.
50Thuaj: “Më thuani ju mua nëse ju godit dënimi i tij ditën ose natën, përse e ngusin kriminelët?
51E pastaj, pasi që të ndodhë, a do të besoni në atë? A tani a? e më herët e keni pasë lypur më shpejtë!”
52Pastaj do t’u thuhet atyre që kanë bërë krime: “Shijone dënimin e përjetshëm! A shpërbleheni ndryshe përpos si e keni merituar?”
53Dhe do të pyesin ty, a është ajo? Thuaj: “Po, pasha Zotin tim! Ajo është më se e vërtetë dhe ju asaj nuk mund t’i ikni”.
54Sikur ta ksihte tërë atë çka ekziston në tokë, kushdo qoftë nga mosbesimtarët, ai do ta jepte për kompensim. Dhe kur ta shohin dënimin, do ta fshehin pendimin, por do të gjykohen sipas drejtësisë, nuk do të keqtrajtohen.
55All-llahut i takon krejt çka ka në qiej dhe në tokë, apo jo? Premtimi i All-llahut, me siguri, është i vërtetë, apo jo? Vetëm se shumica prej tyre nuk e dinë.
56Ai ngjall dhe vdes dhe tek Ai do të ktheheni.
57O njerëz, juve më tani u a ardhur këshilla nga Zoti juaj edhe një bar për zemrat tuaja, udhëzim e mëshirë për besimtarët.
58Thuaj: “le t’i gëzohen pra mirësisë dhe mëshirës së All-llahut, ajo është më e mirë se ajo ç’po grumbullojnë”.
59Thuaj: “Ku keni parë ju, ushqimin që ua jep All-llahu, njërin e konsideroni të ndaluar e tjetrin të lejuar? Thuaj: “A ju ka lejuar All-llahu këtë (gjykim) apo ju shpifni në llogari të All-llahut?”
60Dhe ç’mendojnë ata, të cilët kundër All-llahut shpifin gënjeshtra, në ditën e kijametit? All-llahu ndaj njerëzve është me të vërtetë shumë i mirë, por shumcia sish nuk janë mirënjohës.
61Dhe ti nuk mund të bësh ndonjë punë dhe as nuk do të lexosh prej tij diç nga Kur’ani, dhe nuk do të bëni kurrfarë pune e ne të mos jemi dëshmitarë derisa ju të merreni me atë punë. Zotit tuaj nuk i mbetet e fshehur as sa një grimë, as në tokë as në qiell dhe nuk ka asgjë, as më shumë as më pak se ajo e ë, nuk është në Librin e qartë(Kur’an).
62Pa dyshim dashamirët e All-llahut nuk frikësohen për kurrgjë e as nuk pikëllohen, apo jo?
63Ata të cilët besojnë dhe drojnë.
64Për ata ka përgëzime edhe në këtë jetë edhe në ahiret, - fjalët e All-llahut nuk kanë të ndryshuar – ajo është njëmend sukses i madh.
65Le të mos pikëllojnë ty bisedat e tyre! Me të vërtetë e tërë forca i takon All-llahut, Ai dëgjon dhe i di shumë mirë.
66Të All-llahut janë të gjithë ata, që janë në qiej dhe në tokë, apo jo? Kurse ata të cilët në vend të All-llahut adhurojnë idhuj e nuk ndjekin rrugën e drejtë, ata pasojnë vetëm supozimet dhe nuk kanë tjetër rrugë, vetëm se imagjinojnë.
67Ai është i cili ua ka bërë natën të pushoni, kurse ditën që të shikoni. Në këtë ka argumente për njerëzit që dëgjojnë.
68Thonë: “Ka All-llahu fëmijë!” Qoftë lartësuar Ai! Ai është i pasur. Ju nuk keni kurrfarë argumenti për atë (çka thuani). Gjithë çka ka në qiej dhe në tokë është e atij. Pse flisni për All-llahun çka nuk dini!?
69Thuaj: “Ata që shpifin gënjeshtra kundër All-llahut nuk do të shpëtojnë”.
70Do të kënaqen në këtë botë, por për kohë të shkurtër, e pastaj do të kthehen te ne dhe ne do t’u mundësojmë të shijojnë dënimin e rëndë për shkak se nuk besonin.
71Lexoju atyre historinë për Nuhin! Kur iu drejtua popullit të vet: “O populli im, nëse u është mërzitur qëndrimi im në mesin tuaj, dhe vërejtjet e mia me argumente të All-llahu, - e unë jam mbështetur në All-llahun, - atëherë, bashkë me zotërit tuaj, vendosni dhe mos fshihni asgjë dhe ekzekutone atë kundër meje, mos pritni!”
72Por nëse ktheni shpinë, ani, unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë All-llahu. Unë jam i urdhëruar të jem musliman.
73Dhe ata e quajtën rrenacak, por ne atë e shpëtuam në anije dhe ata që ishin me te i bëmë mëkëmbës, kurse ata të cilët përgënjeshtruan argumentet tona, i përmbytëm, andaj shiko si kanë përfunduar ata që nuk i kanë përfillur vërejtjet!
74Pastaj u dërguam profetë, pas atij, popujve të tyre dhe ata kanë sjellë argumente të qarta, por ata nuk i besonin asaj që e kishin përgënjeshtruar më aprë. Ashtu ne vulosim zemrat e atyre të cilët kalojnë çdo kufi.
75Mandej, pas atyre, dërguam Musanë dhe Harunin me mrekullitë tona te Faraoni dhe paria e tij, por ata u bënë mendjemëdhenj sepse ishin popull mëkatar.
76Pasi që u erdhi e vërteta nga ne, thanë: “Kjo është njëmend magji flagrante”.
77Musa u tha: “E ju pasi që u ka ardhur e vërteta thoni se kjo është magji, por magjistarët nuk do të shpëtojnë!”
78Ata i thanë: “A ke ardhur të na shmangësh nga ajo ku i kemi gjetur të parët tanë, kurse u të dyve t’u mbesë madhështia e pushteti në tokë? Ej, ne, pra, nuk ju besojmë juve të dyve!”
79Dhe Faraoni tha: “M’i sillni të gjithë magjistarët e shkathët!”
80Dhe kur erdhën magjistarët, Musa u tha, “hudhni ç’keni për të hudhur!”
81dhe kur ata i hudhën, Musa thirri, “ajo që keni përgatitur është magji! All-llahu pamëdyshje do ta zhdukë, sepse All-llahu nuk miraton veprën e të mbrapshtëve,
82All-llahu e realizon të vërtetën me fjalën e vet, anipse këtë e urrejnë mëkatarët”.
83dhe musasë nuk i besoi tjetër kush, përveç një pjese të popullit të tij, për shkak të frikës nga Faraoni dhe paria e popullit të tij që mos t’i maltretojnë. Dhe Faraoni, njëmend ishte pushtetfortë në tokë, ndaj ai me të vërtetë ishte shkatërrues.
84Dhe Musa tha: “O populli im, nëse i besoni All-llahut, mbështetuni te Ai nëse jeni muslimanë!”
85“Te All-llahu mbështetemi!” u përgjegjën ata. “O Zoti ynë, mos na bënë viktimë të një populli mizor!,
86Dhe me mëshirën tënde shpëtona nga populli që nuk beson!”
87Dhe ne i shpallëm Musaut dhe vëllait të tij që në Egjipt të ndrtojnë shtëpi për popujt e tyre të dyve, dhe shtëpitë tuaja bëni faltore dhe kryeni faljen! Ti përgëzoj besimtarët!
88Dhe Musa tha: “O Zoti ynë! Ti me të vërtetë u ke dhënë Faraonit dhe parisë së tij pasuri dhe stoli në jetën e kësaj bote, që të largohen nga rruga yte, o Zoti ynë, shkatërro pasurinë e tyre dhe gurëzojau zemrat e tyre, le të mos besojnë derisa të përjetojnë dënimin e dhembshëm!”
89“Është pranuar lutja e ju të dyve”, - tha Ai, - prandaj ju të dy qëndroni në rrugë të drejtë e kurrsesi mos pasoni rrugën e atyre që nuk dinë!”
90dhe ne i transferuam izraelitët përtej detit, kurse Faraoni dhe ushtarët e tij i ndoqën pas me urrejtje dhe armiqësi, derisa filloi të përmbytet, dhe ta: “Unë besoj se nuk ka Zot tjetër përveç atij të cilit i kanë besuar izraelitët, edhe unë jam nga muslimanët!”
91A tash a? Kurse më parë ke qenë i padëgjueshëm dhe ke qenë mbrapshtan!
92Prandaj sot do ta shpëtojmë vetëm trupin tënd që t’u shërbejë atyre që vijnë pas teje si argument. Megjithatë, shumë njerëz janë indiferent ndaj argumenteve tona.
93Dhe ne i vendosëm izraelitët në një vend të mirë dhe i furnizuam me gjëra të mira dhe ata nuk u përçanë në mendime deri sa u erdhi dituria. Zoti yt, me siguri, do t’i gjykojë në ditën e kijametit lidhur me atë përse janë kundërshtuar.
94Nëse dyshon në atë që ta shpallim ty, pyeti ata që lexojnë Librin (të shpallur) përpara teje. Ty të vjen e vërteta nga Zoti yt dhe kurrsesi mos jij nga ata që dyshojnë.
95Dhe kurrsesi moj jij prej atyre që i përgënjeshtrojnë argumentet e All-llahut e të bëhesh nga të humburit.
96Me siguri ata ndaj të cilëve është zbatuar fjala e Zotit tënd nuk besojnë,
97Po edhe sikur t’u vinte secili argument një nga një derisa ta shohin dënimin e padurueshëm.
98Sado që nuk ka pasur asnjë qytet i cili ka besuar dhe u ka bërë dobi besimi i tyre, përveç popullit të Junusit, kur kanë besuar ua kemi larguar vuajtjen e turpshme në jetën e kësaj bote dhe i bëmë të lumtur për një kohë të caktuar.
99Sikur të kishte dashur Zoti yt, dot ë kishte besuar gjithkush që është në tokë, pa përjashtim. A ti do t’i shtysh njerëzit të bëhen besimtarë?
100Asnjë njeri nuk është besimtar pa vullnetin e All-llahut; dhe Ai dënon ata që nuk mendojnë.
101Thuaj: “Shikoni çka ka në qiej dhe në tokë!” Por prap popullit që nuk beson nuk do t’u bëjnë dobi argumentet dhe qortimet.
102A po presin tjetër send, përveç sikur fati që i gjeti ata të cilët kanë kauar para atyre? Thuaj: “Pritni, se edhe unë me ju po pres!”
103Pastaj i shpëtojmë profetët tanë dhe ata që kanë besuar. Ja, ashtu është e drejta jonë t’i shpëtojmë besimtarët.
104Thuaj: “O njerëz, nëse keni dyshim në fenë time, unë nuk i adhuroj ata që ju, në vend të All-llahut, i adhuroni, por i falem vetëm All-llahut, i cili do t’u marrë shpirtërat. Unë jam i urdhëruar të jem besimtar.
105Dhe kthehu kah feja e drejtë, dhe kurrë mos u bënë mohues!
106Dhe mos iu lut, në vend të All-llahut, asaj çka nuk të bën as dobi as dëm, sepse në qoftë se e bën këtë, atëherë ti je nga mëkatarët.
107Nëse All-llahu të përfshinë me ndonjë të papritur, askush, përveç atij, nuk mundet ta largojë, por nëse të do të mirën, prap askush nuk mund ta pengojë mirësinë e Tij. Ai me atë shpërbblen kë të dojë nga robërit e et dhe falë shumë, është mëshirëplotë”.
108Thuaj, “o njerëz, e vërteta ju vjen nga Zoti juaj, dhe ai që përudhët rrugës së drejtë e ka për vete, edhe ai që merr rrugën e shtrembër e bën për vete, unë nuk jam tutor i juaj”.
109Ti paso atë çka të shpallet ty dhe jij i durueshëm deri sa të gjykojë All-llahu, Ai është më i miri gjykatës!
Chapter 11 (Sura 11)
1Alif Lam Ra. Libri, ajetet e të cilat janë plotë urtësi e pastaj janë shkoqitur, është nga i urti nga i informuari,
2Që të mos adhuroni tjetër, përveç All-llahut – unë jam dërguar nga ana e Tij qortues dhe përgëzues;
3Dhe që të kërkoni falje nga Zoti juaj dhe të pendoheni, edhe Ai do t’ju mundësojë të jetoni të lumtur deri në momentin e caktuar dhe secilit të merituar i jepet mirësia e merituar. Po nëse ia ktheni shpinën, ani, unë me të vërtetë i frikësohem dënimit tuaj në ditën e madhe.
4Te All-llahu do të ktheheni dhe Ai ka mundësi për gjithçka!
5Ata përpiqen të fshihen nga Ai, apo jo?! Edhe kur mbështillen në petkun e vet, Ai e di atë çka fshehin dhe atë çka shfaqin, apo jo? Ai, njëmend, i di mirë mendimet e gjithkujt.
6Në tokë nuk ka asnjë qenie të gjallë e të mos e ketë ushqimin te All-llahu. Ai di se kush do të qëndrojë dhe ku do të varroset. Tëra këto janë në Librin e qartë.
7Ai është që ka krijuar qiejt dhe tokën për gjashtë ditë dhe mbikqyrja e tij ishte mbi ujë, që t’ju sprovojë se cili nga ju do të jetë më i mirë në vepra. Nëse ti thua, pas vdekjes me siguri do të ringjalleni, mosbesimtarët do të thonë patjetër: “Kjo nuk është asgjë tjetër përveç mashtrim flagrant!”
8Dhe nëse ne ua anulojmë dënimin deri në afat të caktuar, ata me siguri do të thonë: “Pse, për çka po e vonon?” Kurse në ditën kur t’u vijë, nuk do t’u largohet atyre dhe nga të gjitha anët do të jenë të rrethuar nga ajo që i janë tallur.
9Nëse i mundësojmë njeriut të shijojë mëshirën tonë e pastaj ia shkurtojmë, ai dëshprohet dhe bëhet mohues bukëshkelë.
10Po nëse i mundësojmë të shijojë dhuntitë pas dënimit që e ka gjetur, ai me siguri do të thotë: “Më janë larguar të këqiat”! Ai pa dyshim është entuziazmuar dhe i stërkrenuar.
11Përveç atyre që durojnë dhe bëjnë vepra të mira, ata janë që meritojnë falje dhe shpërblim të madh.
12Ti ndoshta do të kishe lënë anash diçka nga ajo që të shpallet, dhe ta shtrëngon krahërorin, për të mos thënë ata “Pse nuk i është dërguar ndonjë pasuri ose të kishte ardhur me të ndonjë engjull”. Ti vetëm tërheq vërejtjen, kurse All-llahu për të gjitha gjërat përkujdeset.
13Ose po thonë, “Ai po trillon!” Thuaj: “po formuloni ju dhjetë kaptina të ngjashme me të (Kur’anin), të trilluara, dhe thirrni në ndihmë cilin të doni, në vend të All-llahut, nëse e flisni të vërtetën!”
14Po nëse nuk u përgjigjen, atëherë ta dini se është i shpallur me dijeni të All-llahut dhe nuk ka tjetër Zot përveç Atij, a po bëheni muslimanë?!
15Kush dëshiron jetën në këtë botë dhe bukuritë e saj – Ne do t’ua shpërblejmë punët e tyre dhe në këtë asgjë nuk do t’u lihet mangut.
16Ata janë për të cilët në botën tjetër ka vetëm zjarr, është e pavlefshme se çka kanë bërë në tokë dhe është krejt e kotë ajo që punojnë.
17Po kush është në rrugë të drejtë e më të qartë se ai i cili është i drejtuar nga Zoti i tij, dhe lexon ate (Kur’anin), dëshmitar i tij, si edhe para tij, librin e Musaut, udhërrëfyes dhe mëshirë? Ata i besojnë atij, dhe kush e mohon atë, nga grupet, vendbanim i tij është zjarri. Prandaj ti mos dysho kurrsesi në të, ai padyshim është i saktë nga Zoti yt, por shumica e njerëzve nuk besojnë.
18A ka më mizor se ai i cili trillon gënjeshtra për All-llahun? Ata do të sillen para Zotit të tyre dhe dëshmitarët do të thonë: “Këta janë të cilët kanë thurë gënjeshtra për Zotin e vet!” A nuk është mallkim i All-llahut kundër mizorëve,
19Të cilët shmangin nga rruga e All-llahut dhe përpiqen ta shtrembërojnë”, dhe ata, ata nuk besojnë në botën tjetër!
20Ata në tokë nuk mund ta pengojnë, dhe përveç All-llahut nuk kanë tjetër mbrojtës. Dënimi i atyre shumëfishohet dhe nuk munden as të dëgjojnë, as të shohin;
21Ata kanë shkatërruar vetveten, madje i kanë humbur edhe ata që i kanë trilluar (idolet).
22Ata, pa dyshim, në atë botë do të jenë krejtësisht të humbur.
23Ata të cilët bëjnë vepra të mira dhe i qëndrojnë besnik Zotit të tyre, do të jenë banorë të xhennetit, aty do të jenë përgjithmonë.
24Këta dy grupe shembëllejnë si i verbëri dhe i shurdhëri dhe sikur ai i cili sheh dhe dëgjon. A janë këta të dy të barabartë për krahasim? A nuk mendoni fare?
25Edhe Nuhin ia dërguam populit të vet. “Unë jam që t’ju tërheq vërejtjen haptazi,
26Që të mos adhuroni tjetër përveç All-llahut;, unë, njëmend, kam frik për dënimin kundër jush në ditën e padurueshme!”
27Dhe paria e popullit të tij, ata të cilët kanë mohuar, thanë: “Me sa shohim ne, ti je njeri sikurse edhe ne, po shohim edhe se të pasojnë pa kurrfarë mendimi vetëm ata që s’janë kurrkushi ndër ne; ne nuk shohim se je diç më i mirë se ne, aq më tepër mendojmë se je gënjeshtar”.
28Ai tha, “O populli im, a po shikoni! Nëse unë e kam të qartë nga Zoti im dhe Ai më ka dhënë profetësi, ju jeni të verbuar. A t’ju detyrojmë, përkundër vullnetit tuaj, për diçka që urreni?!
29O populli im! Për këtë unë nuk kërkoj prej jush pasuri, më shpërblen vetëm All-llahu. Dhe unë nuk po i përzë besimtarët, ata do të dalin para Zotit të tyre; por unë e shoh se jeni njerëz që nuk dini.
30O populli im! Kush do të më mbronte nga All-llahu sikur edhe ata t’i kisha përzënë? A nuk kujtoheni pak?
31Unë nuk ju them se te unë janë depot e All-llahut, edhe të padukshmen nuk e di, e as që ju them: “Unë jam engjull, e as që ju them për ata, të cilët ju i shikoni me nënçmim se All-llahu nuk do t’ju japë të mira; All-llahu e di më së miri se çka kanë ata në shpirtë – sepse atëherë do të isha gabimtar”.
32“O Nuh, - i thanë ata, - ti ke polemizuar me ne dhe ke diskutuar gjatë. Hajde, nëse flet të vërtetën, le të na godas ajo me çka po na kërcënohesh?”
33“Atë do ta bëjë vetëm All-llahu, nëse do – tha ai – dhe ju nuk mund ti shpëtoni”.
34Këshilla ime nuk ju bën dobi, nëse All-llahu do t’ju lërë të humbur, kushedi sa të dëshiroj unë të ju këshilloj. Ai është Zoti juaj dhe te ai do të ktheheni”.
35A po thonë se ai e trillon!? Thuaj: “Nëse e trilloj është mëkati im, por unë jam larg mëkateve që bëni ju”.
36Dhe Nuhit i qe shpallur: “Askush tjetër nga populli yt nuk do të besojë, përveç atyre që janë besimtarë, prandaj mos u pikëllo për atë çka bëjnë ata!
37Dhe bëre anijen nën mbikqyrjen tonë dhe me frymëzimin tonë, dhe mos fol më për ata që bëjnë mizori – ata gjithqysh do të përmbyten!”
38Dhe ai e bëri anijen. Ndërsa paria e popullit të tij, sa herë që kalonin pranë tij, e tallnin. “Nëse ju na tallni neve – u thoshte ai – do t’ju tallim edhe ne juve, ashtu siç talleni ju,
39Dhe keni për të marrë vesh se kë po e godet dënimi i turpshëm dhe kush do të jetë në dënim të përjetshëm”.
40Dhe kur u shpall urdhëri ynë dhe vërshoi uji nga sipërfaqja e tokës, Ne i thamë: “Ngarko në anije nga një çift të secilit lloj edhe familjen tënde – përveç atyre për të cilët është bërë fjalë – edhe besimtarët!” Po pak ka pasur me të, të cilët besuan.
41Dhe kur u tha: “Hipni në të, ajo në emër të All-llahut lundron dhe ndalet! Zoti im, njëmend fal, është mëshirëplotë”.
42Dhe ajo lundroi me ata në valët e mëdha si kodra dhe Nuhi e thirri djalin e vet i cili ishte më larg: “O biri im, hip me ne dhe mos u bënë me mosbesimtarët!”
43“Do të shmangem te një mal që do të më shpëtojë nga uji, - iu përgjigj ai. “Sot – i tha – askush nuk do të kursehet nga dënimi i All-llahut, përveç atij të cilin Ai e mëshiron. Dhe vala i ndau ata dy dhe ai u mbyt.
44“Oj tokë! – i tha, - thithe ujin tënd, e ti o qiell ndal!” Dhe uji u tërhoq edhe urdhëri u zbatua, ndërsa anija u ndal në malin al-Xhudij, dhe u tha “Qoftë larg populli mizor!”
45Dhe Nuhi e luti Zotin e vet e i tha: “O Zoti im, djali im është, fëmijë e kam, kurse premtimi yt është i vërtetë dhe Ti je më i urti i të urtëve!”
46“O Nuh – i tha Ai, - me të vërtetë ai nuk është nga familja jote. Ai ka bërë punë të pamirë, prandaj mos më lut për atë çka nuk e di! Unë të këshilloj që të mos bëhesh injorant”.
47Zoti im – tha ai – Unë mbështetem te ti dhe besatohem se më nuk do të lutem për atë çka nuk kam njohuri! Nëse nuk ma fal dhe nuk më mëshiron do të jem i humbur”.
48Iu tha: “O Nuh, shkarkohu me përshëndetjen tonë dhe me bekime për ty dhe popujt që janë me ty! Edhe popujt të cilëve do t’u mundësojmë të kënaqen, por pastaj do t’i gjejë dënim i dhembshëm”.
49Ato janë lajme të panjohura që t’i shpallim ty, as ti as populli yt përpara kësaj nuk keni ditur. Prandaj ke durim, përfundimi, njëmend, është në dobi të devotshmëve!
50Edhe Adit – vëllaun e tyre Hudin: “O populli im, - u tha, - adhurone All-llahun, ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij, ju vetëm po kurdisni trillime!
51O populli im, unë nuk kërkoj prej jush shpërblime për këtë; mua më shpërblen vetëm Ai i cili më ka krijuar! Pse nuk mblidhni mendjen?
52O populli im, kërkoni që t’ju falë Zoti juaj dhe pendohuni! Ai do t’ju dërgojë shi të mjaftueshëm dhe do t’jua shtojë forcën me forcë të re, dhe mos shmangeni e të bëheni mëkatarë!”
53Ata i thanë, “O Hud, nuk na ke sjellë kurrfarë sqarimi dhe ne nuk i lëmë zotërat tanë vetëm për fjalët tua, ne ty nuk të besojmë.
54Ne të themi se ty të ka goditur me të keqe ndonjë zot i ynë. Unë – tha ai – kam dëshmitar All-llahun, por edhe ju dëshmoni se unë jamë larg asaj që ia bëni ju shok,
55Përveç atij; Të gjithë ju, pra, ngriheni (bëni kurtha) kundër meje dhe hiq mos pritni!
56Unë kam mbështetje te All-llahu, te Zoti im dhe i juaj! Nuk ka asnjë krijesë të gjallë që nuk është nën sundimin e tij; Zoti im, me të vërtetë, vepron drejtë.
57Dhe nëse ia ktheni shpinën – e unë ua kam kumtuar atë përse jam dërguar te ju – Zoti im do të mëkëmbë, në vend tuajin një popull dhe ju nuk mund t’i bëni kurrfar dëmi; Zoti im, pa dyshim, është roje mbi çdo send”.
58Dhe kur ia arriti dënimi ynë, ne me mëshirën tonë, shpëtuam Hudin dhe ata që kishin besuar me të, i shpëtuam ata nga një dënim shumë i rëndë.
59Dhe ai është Ad; i mohuan argumentet e Zotit të vet dhe nuk e dëgjuan Profetin e vet, por pasuan urdhërin e dofarë kriminelësh kokëfortë.
60Dhe ata i ka ndjekur mallkimi në këtë botë dhe në ditën e gjykimit. Ad, njëmend nuk i besuan Zotit të vet, apo jo? Qoftë i larguar Adi, populli i Hudit!
61Kurse Themudit – vëllaun e tyre Salihun, dhe u tha, “O populli im, adhurone All-llahun, ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij! Ai ju krijoi nga dheu dhe ju vendosi të jetoni në te. Prandaj kërkoni falje dhe shprehni pendimin atij, sepse Zoti im është me siguri afër dhe përgjigjet”.
62“O Salih, - i thanë ata, ti ndër ne ke qenë i nderuar përpara kësaj. A ti po na pengon t’i falemi atij që i janë falur baballarët tanë? Ne shumë dyshojmë në atë që na thërret ti”.
63O populli im, - u tha ai – a e shihni, nëse unë e kam të sqaruar nga Zoti im dhe Ai vetë më ka dhënë mëshirë; kush do të më mbrojë nga All-llahu nëse unë nuk e ndëgjoj, ndërsa ju vetëm ma shtoni shkatërrimin.
64O populli im, kjo deve e All-llahut është një argument për ju. Lëreni le të kullosë në tokën e All-llahut dhe mos i bëni dëm se do t’ju gjejë dënimi menjëherë”.
65Mirëpo, ata e mbytën e ai tha: “Do të jetoni në shtëpitë tuaja vetëm tri ditë, ai është premtim i sigurt”.
66Dhe kur erdhi dënimi ynë, Ne, nga mëshira jonë, e shpëtuam Salihun dhe besimtarët që ishin me të nga turpi i asaj dite. Zoti yt është pa mëdyshje i fortë, i gjithfuqishëm,
67Kurse ata të cilët kanë bërë mizori i përfshiu ushtima dhe u gjetën të vdekur, kufoma, në shtëpiat e veta,
68Sikur të mos kishin jetuar fare në to. Themudi, njëmend, e mohoi Zotin e vet, apo jo?! Qoftë larguar Themudi!
69Edhe Ibrahimit i patën ardhur të deleguarit tanë dhe i thanë: “Paç paqe!” “Edhe për ju qoftë paqa!”, u përgjegj ai, dhe shpejt u solli një viç të pjekur,
70Dhe kur pa se duart e tyre nuk shtrihen kah mishi, ai e kuptoi se nuk janë musafirë të zakonshëm dhe e kaploi njëfarë frike prej tyre. “Ti mos u frikëso, - i thanë ata, ne jemi dërguar te populli i Lutit”,
71Kurse gruaja e tij rrinte aty dhe ne e përgëzuam me Is-hakun, e pas Is-hakut me Jakubin; Ajo qeshi;
72“Qyqja unë!, tha, a kaq e vjetër të bëj fëmijë, madje edhe me këtë burrin tim plak! Kjo me të vërtetë është diçka e çuditshme!”
73A po çuditesh nga puna e All-llahut? I thanë ata – mëshira e All-llahut dhe bekimet e tij janë me ju, familje e profetit. Ai është i denjë për falënderim dhe lartësim”.
74Dhe pasi i kaoi frika Ibrahimit dhe i erdh lajmi i gëzueshëm, filloi të diskutojë me të deleguarit tanë përpopullin e Lutit.
75Ibrahimi, vërtetë ishte shumë i butë, i dhembshëm dhe besnik.
76“O Ibrahim, hiqju kësaj, ka ardhur urdhëri i Zotit tënd që ata patjetër t’i arrijë dënimi i pashmangshëm”,
77Dhe kur të deleguarit tanë erdhën te Luti, ai u ngushtua dhe i erdh keq prej tyre dhe tha “Kjo është ditë e rëndë!”
78Dhe populli i tij u vërsul tek ai, - të cilët edhe më parë punonin vepra të turpshme. “O populli im, - tha ai, - qe vajzat e mia, këto janë të pastërta për ju! Frikësohuni All-llahut dhe mos më turpëroni me musafirët e mi! vallë a nuk paska prej jush asnjë njeri të marrë vesh?
79“Ti e ke ditur, - i thanë ata, - se ne nuk kemi asnjëfarë të drejte në vajzat tua, dhe ti e di, me siguri, se çka dëshirojmë”.
80“Eh! Sikur të kisha pasur forcë për ju, - tha ai, - ose të kisha mbështetje në ndonjë krah të fortë!”
81“O Lut, - i thanë, - ne jemi të deleguarit e Zotit tënd, as që kanë për të arritur te ti. Ti me familjen tënde nisu natën dhe le të mos mbesë askush, përveç gruas tënde. Atë do ta gjejë ajo që po i gjen ata. Fundi i tyre është agimi; a nuk është afër agimi?”
82Dhe kur erdhi urdhëri ynë, Ne i përmbysëm të gjitha, ajo që kishte qenë lartë ra poshtë, dhe mbi ta lëshuam guraleca sikur copa të argjilit, që reshën pa ia nda.
83Të caktuar nga Zoti yt, e ajo nuk është larg nga mizorët.
84Dhe Medjenit - vëllaun e vet, Shuajbin. “O populli im – tha ai, - adhurone All-llahun, ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij, dhe mos bëni padrejtësi në peshojë, qoftë me litër a me terezi. Unë e shoh se ju keni mjaft dhe frikësohem se një ditë do t’ju godasë dënimi.
85“O populli im! Matni drejt si me litër ashtu edhe me terezi dhe mos ua mungoni njerëzve gjërat e tyre dhe mos bëni në tokë keq dhe turbullime.
86Më mirë është ajo që ua le All-llahu, nëse jeni besimtarë, kurse unë nuk jam roja juaj!”
87“O Shuajb, - i thanë, - kjo e falmja jote atë urdhëron që t’i lëmë ata që i kanë adhuruar baballarët tanë ose të mos veprojmë me pasuritë tona shtu siç dëshirojmë vetë? Ti njëmend qenke i butë dhe i udhëzuar!”
88“O populli im, - tha ai, - nëse unë e kam të qartë nga Zoti im dhe se Ai më ka furnizuar vetë me të mira. Unë dëshiroj të kontestoj atë që ua ndaloj; por vetëm se dëshiroj të bëj mirë aq sa mundem, kurse suksesi im varet vetëm nga All-llahu. Te Ai jam mbështetur dhe atij i drejtohem.
89O populli im! Mospajtimi juaj me mua, kurrsesi le të mos ju shpjer atje ku do të iu godisë ajo që e goditi popullin e Nuhit, ose të Hudit, ose popullin e Salihut. Por edhe populli i Lutit nuk është fort larg jush.
90dhe kërkoni falje nga Zoti juaj e pastaj shprehni pendim Atij! Zoti im, me të vërtetë, është mëshirëplotë dhe plot dashuri”.
91Ata i thanë, “O Shuajb, shumë sende çka thua ti neve nuk na i merr mendja dhe ne e shohim se ti je njëmend i dobët në mesin tonë; sikur të mos ishte familja jote ne do të kishim mbytur me gurë, ti nuk ke kurrfar force për ne”.
92“O populli im, - tha ai, - a fisi im është më i dashur se All-llahu për ju, e ju, atë e keni lënë krejtësisht pas dore?! Zoti im e di mirë se çka bëni ju.
93O populli im, bëni sa të keni mundësi, por edhe unë do të bëj. Do ta merrni vesh cilin do ta zërë dënimi që ta turpërojë dhe kush është gënjeshtar. Pra, pritni, edhe unë do të pres me ju!”
94Dhe kur erdh urdhëri ynë, Ne nga mëshira jonë, e shpëtuam Shuajbin dhe ata që besuan me te, kurse ata që bënë keq i goditi ushtima, dhe ata u gjetën kufoma, të vdekur në shtëpit e tyre,
95Sikur të mos kishin ekzistuar fare në te (tokë). Qoftë i larguar Medjeni siç është edhe Themudi!
96Edhe Musaun e dërguam me argumentet tona dhe autorizime të qarta,
97Te Faraoni dhe paria e tij, por ata pasuan urdhërat e Faraonit, kurse urdhëri i Faraonit nuk të shpie drejt.
98Do t’i prijë në ditën e Kijametit popullit të vet dhe ta shpjerë në zjarr, po vend i tmerrshëm është ai ku do të shpien!
99Në këtë botë i ka përcjellë mallkimi, si edhe në ditën e kijametit. Sa “dhuratë” e keqe po u dhurohet!
100Ato janë disa lajme për qytetet që po ti tregojmë; disa prej tyre ende ekzistojnë e disa janë zhdukur.
101Ne nuk i kemi dëmtuar ata, por ata kanë dëmtuar vetveten. Dhe kur erdhi urdhëri i Zotit tënd, kurgjë nuk u kanë ndihmuar zotërat e tyre, të cilëve u janë falur, në vend të All-llahut, vetëmse ua shtojnë shkatërrimin.
102Ja, ashtu dënon Zoti yt kur dënon qytete që kanë bërë mizori. Dënimi i tij është, njëmend, fort i dhembshëm.
103Në këtë ka, pa dyshim, argumente për atë që i frikësohet dënimit në botën tjetër; e ajo është ditë kur të gjithë njerëzit do të tubohen dhe ajo është ditë e dëshmuar.
104Dhe ne e shtyejmë vetëm deri në një kohë të caktuar.
105Kur të vijë ajo ditë, asnjë nuk do të flas pa lejen e tij. Prej atyre do të ketë të mjerë dhe fatlumë.
106Sa u përket të mjerëve, ata do të jenë në zjarr, ku rëndë merret frymë;
107Aty do të mbesin përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç se çka do Zoti yt. Zoti yt, njëmend, punon çka dëshiron.
108Sa u përket fatlumëve, ata do të jenë në xhenet, aty do të qëndrojnë përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, vetëm se çka do Zoti yt, si shpërblim i vazhdueshëm.
109Prandaj mos jij në dyshim për atë çka po adhurojnë këta. Këta nuk adhurojnë tjetër përveçse çka adhuronin baballarët e tyre edhe më parë. Dhe me siguri atë çka kanë merituar do t’ua japim, hiq pa ua munguar.
110Edhe Musaut i dhamë Librin, por u kontestua, dhe sikur të mos ishte fjala e Zotit tënd e dhënë më herët, ata do të ishin ekzekutuar, porse ata janë në dyshim të madh për këtë.
111Dhe të tërëve atyre Zoti yt do t’ua paguaj veprat e tyre, sepse Ai është i informuar se çka po bëjnë.
112Ti vazhdo rrugës së drejtë siç je urdhëruar, dhe ashtu kush pendohet le të veprojnë me ty, dhe mos jini të hutuar, sepse Ai sheh mirë se çka punoni.
113Dhe mos iu bashkohuni atyre që kanë bërë padrejtësi e t’ju djegë zjarri, ju nuk keni tjetër mbrojtës përveç All-llahut, pastaj nuk jeni të ndihmuar.
114dhe kryej faljen në të dy skajet e ditës, edhe në orët e para të natës! Veprat e mira, njëmend, i zhdukin të këqiat. Ajo është një përkujtim për ata që kujtohen.
115Dhe jij i durueshëm, se All-llahu me siguri nuk ua lë mangut shpërblimin bëmirësave,
116Meqë ndër breznitë përpara jush nuk ka pasur të ndershëm, të cilët do të pengonin turbullirat në tokë, përveç një pakicë të cilët ne i kemi shpëtuar, kurse ata që kanë bërë mizori kanë ndjekur rrugën e kënaqësisë dhe kanë qenë gabimtarë.
117Zoti yt nuk i ka shfarosur mizorisht qytetet e banorët e tyre të kenë qenë të mirë.
118Sikur të kish dashur Zoti yt, të tërë njerëzit do t’i bënte një popull. Mirëpo ata gjithmonë do të kundërshtohen.
119Përveç kë e mëshiron Zoti yt. Për këtë edhe i ka krijuar. Dhe fjala e Zotit tënd do të plotësohet: “Do ta mbush, njëmend, xhehennemin me exhin dhe njerëz së bashku”!
120Kurse çdo lajm që t’a rrëfejmë për ndonjë nga profetët, me çka të forcojmë zemrën tënde. Dhe në këtë të ka ardhur e vërteta e hapët dhe këshillë si edhe mësim për besimtarët.
121Dhe thuaju atyre që nuk besojnë: “Bëni çka të mundeni, edhe ne me siguri po punojmë,
122Dhe pritni! Edhe ne do të presim”.
123All-llahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të tokës dhe Atij i kthehen të gjitha çështjet, prandaj vetëm atë adhuro dhe te Ai mbështetu, se Zoti yt nuk është i befasuar nga ajo çka punoni.
Chapter 12 (Sura 12)
1Alif Lam Ra. Ato janë ajete të librit të qartë!
2E shpallim Kur’an në gjuhën arabe që ta kuptoni!
3Ne ty të rrëfejmë, duke të shpallur këtë Kur’an, më të bukurin rrëfim, edhe pse përpara tij ke qenë indiferent.
4Kur i tha Jusufi babës së vet: “O babai im, kam parë në ëndërr njëmbëdhjetë yje, edhe Diellin edhe Hënën e kam parë, si më bënin sexhde mua”
5Ai tha: “O biri im, mos ua rrëfe ëndrrën tënde vëllezërve tu, sepse do të bëjnë ndonjë kurthë; djalli, s’ka dyshim, është armik i hapët i njeriut.
6Dhe ja, ashtu Zoti yt ty të zgjodh dhe po ta mëson komentimin e ëndërrave, dhe ty edhe familjes së Jakubit u jep dhuntinë e vet, siç ua ka dhënë më parë të parëve të tu: Ibrahimit dhe Is-hakut. Zoti yt, njëmend, është i dijshëm, i urtë”.
7Te Jusufi dhe vëllezërit e tij ka argumente për ata që pyesin.
8Kur ata thanë: “Jusufi dhe vëllau i tij janë më të dashur për babën tonë se sa ne, kurse ne jemi grup i fortë. Babai ynë, me të vërtetë, po gabon haptazi.
9Mbyteni Jusufin ose shpjerne dikung larg e babai juaj do t’u kthehet juve, e pastaj ju do të bëheni njerëz të mirë”.
10Njëri nga ata tha: “Nëse keni vendosur që ta bëni këtë, atëherë mos e mbytni Jusufin, por lëshojeni në fund të ndonjë bunari që ta marrë ndonjë karavan”.
11“O baba ynë, - thanë ata, - ç’është me ty që nuk ke besim te ne për Jusufin? Ne me siguri e këshillojmë.
12Dërgoje nesër le të vijë me ne të zbavitet e të luaj, ne me siguri do ta ruajmë”.
13Do të më vij, keq tha ai, nëse e merrni, dhe frikësohem mos po e han ujku kur t’i shmanget kujdesit tuaj”.
14“Si bëhet ta hajë ujku, shih ne se çfarë grupi jemi?! – i thanë ata, ne atëherë më mirë mos qofshim!
15Pasi që e morën dhe e vendosën ta hudhin në fund të bunarit, ne i shpallëm: “Ti do t’i informosh për këtë vepër të tyre, e ata nuk do ta hetojnë”.
16Dhe në mbrëmje erdhë te babai i vet duke qarë:
17“O baba ynë, - thanë, - patëm shkuar të vrapojmë në gara dhe Jusufin e lam te rrobat tona, por atë e hëngër ujku. Ti nuk do të besosh, edhe pse ne të themi të vërtetën”.
18Dhe ia sollën këmishën e tij me gjak të rrejshëm. “Jo, - tha ai, - në këtë punë u kanë shtyrë epshet tuaja. Unë kam durim të mirë. Prej All-llahut kërkohet ndihmë ndaj asaj si po e përshkruani”.
19Dhe erdh një karavan, dhe e dërguan ujëbartësin e tyre dhe e lëshoi kovën e vet. “Sihariq”, bërtiti ai, “ky është një djalosh!” dhe ata e fshehën në rrobat e tyre, por All-llahu e dinte mirë se çka bënin.
20Dhe e shitën krejt lirë, për disa grosh, mezi pritnin ta shmangin.
21Ai i cili e pat blerë, ishte nga Egjipti, i tha gruas së vet: “Bëni qëndrim të këndshëm këtu se ndoshta na bëhet i dobishëm, ose do ta bëjmë si djalë”. Dhe ja, ashtu ne e vendosëm Jusufin mirë në tokë, për t’ia mësuar komentimin e ëndërrave. All-llahu është ngadhnjimtar në punën e vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
22Dhe kur arriti pjekurinë, ne e pajisëm me urtësi e dituri, ashtu ne shpërblejmë ata të cilët bëjnë vepra të mira.
23Dhe ajo, në shtëpinë e së cilës ishte, u mashtrua, prandaj ia mbylli dyert dhe i tha: “Eja!” “Ruaj o Zot”, - tha ai, “zotëriu im ka treguar kujdes ndaj meje dhe me siguri të padrejtët nuk do të shpëtojnë”.
24Ajo e pat dëshiruar atë, edhe ai atë sikur të mos e kishte parë argumentin e Zotit të vet. Ashtu u bë që nga ai të largojmë të keqen dhe amoralitetin, sepse ai me të vërtetë është nga robërit tanë të sinqertë.
25Dhe ata të dy vrapuan kah dera, prandaj ajo ia grisi këmishën nga shpina – dhe afër derës e hasi burrin e vet: “Çfarë dënimi meriton ai i cili dëshiron t’i bëjë keq familjes tënde”, - tha ajo, - “në mos burgosje a dënim të dhembshëm”?
26Ai tha: “Ajo provoi të më hedhë në mëkat”. Një dëshmitar nga të afërmit e saj shtoi: “Nëse këmisha e tij, është e shkyer prej anës së parme atëherë ajo flet të vërtetën, kurse ai të pavërtetën,
27Po në qoftë se këmisha e tij është e shkyer nga prapa, atëherë ajo gënjen kurse ai është i drejtë”.
28Dhe kur ai e pa se këmisha e tij është e shkyer nga prapa ai tha: “Kjo është një dredhi e jotja, dredhia jote është me të vërtetë e madhe!”
29“Ti, o Jusuf, lërë këtë, kurse ti, i tha asaj, kërko falje për mëkatin tënd se me të vërtetë ti ke qenë gabimtare!
30Edhe gratë e qytetit filluan të flasin: “Gruaja e atij funksionarit (Azizit) ka dashur ta mashtrojë atë djaloshin shërbëtor, është dashuruar marrëzisht! Ne mendojmë se ajo është në humbje flagrante”.
31Dhe ajo kur dëgjoi përgojimet e tyre, dërgoi e i thirri dhe u përgatiti një gosti (ndejë) dhe secilës prej tyre i dha nga një thikë dhe tha: “Dil përpara tyre!” dhe kur ato e panë këtë (Jusufin) u shashtrisën dhe i prenë e coptuan duart e veta, dhe thanë: “O Zot! O Zot! Ky nuk qenka njeri, ky qenka një engjull fisnik!”
32“Ja, kjo është për çka më keni qortuar – tha ajo. Përnjëmend desha ta mashtroj, por ai kundërshtoi. Nëse nuk e bënë atë çka i urdhëroj unë atij, pa dyshim, do të burgoset dhe do të jetë i poshtëruar”.
33“O Zoti im, - tha ai, - më tepër e dëshiroj burgun se sa atë ku më shpiejnë ato! Dhe nëse ti nuk më largon dredhinë e tyre unë mund të ndiej simpati ndaj tyre e të bëhem injorant”.
34Dhe Zoti i tij e pranoi lutjen e tij dhe e shpëtoi nga kurthat e tyre. Ai, me të vërtetë, dëgjon dhe di shumë.
35Pastaj u ra ndërmjend, edhe pse i panë argumentet, që për një kohë të caktuar ta burgosin me çdo kusht.
36Bashkë me të, në burg ranë edhe dy djelmosha. Njëri prej tyre dyve i tha: “Kam parë një ëndërr sikur po shtrydhja rrushin”, kurse tjetri tha: “Unë kam parë një ëndërr se isha duke bartur mbi krye një bukë nga e cila hanin zogjtë. Na e komento këtë, ne e shohim se ti njëmend je njeri i mirë”.
37“Asnjë shujtë e ushqimit nuk do t’u sillet e unë të mos di t’ju them, më parë, se çka do të merrni, u tha Jusufi. Kjo është vetëm një pjesë nga ajo që ma ka mësuar Zoti im, unë e kam lëshuar rrugën e një populli, i cili nuk i beson All-llahut, ata edhe botën tjetër e mohojnë.
38Dhe kam pasur fenë e të parëve të mi, Ibrahimit dhe Is-hakut edhe Jakubit; neve nuk na ka hije t’i bëjmë shok All-llahut. Çka do qoftë ajo, shtë mirësi e All-llahut ndaj nesh dhe njerëzve të tjerë, por shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës.
39O shokët e mi të burgut! A janë zotërat e llojllojshëm më të mirë apo All-llahu, i vetmi ngadhnjimtar?
40Ata që i adhuroni në vend të All-llahut janë vetëm emra me çka i keni emërtuar ju dhe baballarët tuaj, All-llahu nuk u ka shpallur kurrfarë argumenti. Gjykimi i takon vetëm Alllahut, Ai ka urdhëruar të mos adhuroni askë përveç Atij. Ajo është e vetmja fe e qëndrueshme, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
41O shokët e mi të burgut! Njëri prej jush do t’i japë të pijë verë zotëriut të vet, kurse tjetri do të jetë i gozhduar dhe shpendët do të hanë nga koka e tij. Tani është e qartë çështja për të cilën ju të dy kërkuat interpretim”.
42Dhe atij nga ata të dy, për të cilin mendonte se do të shpëtojë, i tha, lajmëroje zotëriun tënd për mua. Mirëpo djalli ia mori mendjen dhe ky harroi ta përmend tek zotëriu i vet dhe ai (Jusufi) mbeti në burg disa vjet.
43Dhe kur mbreti i tha: “Kam parë ëndërr se shtatë lopë të dobëta i hanin shtatë lopë të majme, dhe shtatë kallinj të njomë dhe po aq të tjerë të tharë (të pjekur); “O pari, nëse dini të komentoni ëndërrat, ma komentoni ëndërrën time!”
44Ëndrra të ndërlikuara, i thanë ata. Ne nuk dimë të komentojmë ëndrra.
45dhe atëherë, pas aq vjetësh, njëri që shpëtoi nga ata dy, u kujtua dhe tha: “Unë do t’u komentoj ëndrrën, vetëm se të më lejoni të shkoj (te Jusufi)”.
46“O miku Jusuf, shpjegona ç’do të thotë shtatë lopë të dobëta i hanin shtatë të majme; dhe shtatë kallinj të njomë dhe shtatë të tjerë të tharë, - dhe të kthehem te njerëzit që edhe ata ta dinë këtë”.
47Ai i tha: “Do të mbillni shtatë vjet me radhë, dhe atë çka e korrni e lini në kallinj (në depo), përveç asaj pakice që e hani,
48Sepse pas asaj do të vijnë shtatë vjet të vështira që do ta hanë atë çka keni përgatitur për të, përveç asaj pakice që do ta ruani.
49Pastaj, pas asaj, do të vijnë vite kur njerëzit do të jenë të ngimë me shi dhe do të marrin lëngje”.
50Dhe mbreti tha: “Ma sillni atë”! Dhe kur i erdh këtij (Jusufit) i deleguari, ai i tha: “Kthehu te zotriu yt dhe pyete: çka u bë me ato gratë që i patën pre duart e veta. Zoti im i di mirë kurthat e atyre”.
51U tha: “Çka po thuani ju që deshët ta shpjerni Jusufin në mëkat?” Ruana Zot, - thanë ato – ne nuk dimë kurrgjë të keqe për të! “Tani do të dalë në shesh e vërteta, - tha gruaja e funksionarit (Azizit). Unë kam pas dashur ta mashtroj, kurse ai njëmend është i sinqertë .
52Ashtu ai le ta dijë se unë nuk e kam tradhtuar, në mosprezencë, dhe All-llahu nuk u hap udhë kurthave të qëllimkëqijve .
53Unënuk e arsyetoj veten sepse epshi anon në të keqe, përveç asaj çka mëshiron Zoti im. Zoti im njëmend fal dhe është mëshirëplotë”.
54Dhe sunduesi tha: “Ma sillni, do ta liroj e ta marr në suitën time”, dhe pasi bisedoi me të i tha: “Prej sot ti do të jesh te ne njeri me pozitë të besueshme”.
55“Më bën, - tha, - përgjegjës të depove në vend, unë jam me të vërtetë roje e stërvitur”.
56Dhe ashtu ne i mundësuam Jusufit të qëndrojë në vend, kudo që të dëshirojë. Me mëshirën tonë mbulojmë kë duam dhe nuk lejojmë të humbë shpërblimi për bëmirësit.
57Kurse shpërblimi i botës tjetër është më i mirë për ata që kanë besuar dhe ruhen e frikësohen.
58Dhe vëllezërit e Jusufit erdhën dhe hynë tek ai, e ai i njofti, por ata nuk e njohën fare këtë.
59Dhe pasi i furnizoi me ushqim të nevojshëm, u tha: “Të ma sillni njërin prej vëllezërve tuaj që e keni prej babe! A nuk e shihni se ia jap tërë shuajtën dhe jam nikoqiri më i mirë?
60Në qoftë se nuk ma sillni atë, te unë nuk keni më shujtë ushqimi dhe mos eni!”
61“Do të bëjmë çmos, - thanë ata, - që ta largojmë disi nga babai i tij dhe do ta bëjmë këtë”,
62Kurse Jusufi u tha shërbëtorëve të vet: “Ngarkoni barrët e tyre në kafshët e tyre, ata kur do të kthehen te familja e vet do t’i njohin dhe ndoshta do të kthehen përsëri”
63Dhe kur u kthyen te baba i vet thanë, “O baba i ynë, nuk na jep më ushqim, andaj dërgoje me ne vëllaun tonë që të marrim ushqim, dhe ne me siguri do ta ruajmë”.
64“A t’u besoj, - tha ai, - siç ua besova më parë vëllaun e tij? Dhe All-llahu është ruajtësi më i mirë dhe Ai është më i mëshirshmi i mëshirëplotëve!”
65Dhe kur i hapën barrët e veta i gjetën sendet e tyre që u ishin kthyer, thanë: “O baba i ynë ç’të bëjmë? Ja, këto janë rrobet tona, na janë kthyer prapa. Edhe me ushqim do të furnizojmë familjen tonë edhe vëllaun tonë do ta ruajmë, aq më mirë do të shtojmë më tepër një barrë deveje ushqim, ajo është krejt lehtë”.
66“Unë, - tha, - nuk do ta dërgoj me ju deri sa të më jepni besën e All-llahut seriozisht se me të vërtetë do të ma sillni prapë, gjithsesi nëse nuk pësoni ndonjë të papritur. “dhe pasi që ata iu besatuan, tha: “All-llahu është dorëzanë për këtë çka themi!”
67O bijtë e mi, - u tha, - mos hyni vetëm për një dere, por hyni në dyer të ndryshme! Unë nuk mund t’ju shpëtoj prej All-llahut aspak. Gjykimi i takon vetëm All-llahut! Unë jam mbështetur te Ai dhe te Ai le të mbështeten ata qëduan të mbështeten!”
68Dher kur hynë ashtu siç u kishte urdhëruar babai i tyre, ajo nuk u ndihmoi aspak nga ajo që kishte caktuar All-llahu, përveç nevojës personale të Jakubit, që e realizoi, sepse ai me të vërtetë ka qenë dijetar i madh, në atë çka e kemi mësuar, mirëpo shumica e njerëzve nuk e dinë.
69Dhe kur hynë te Jusufi, ai e uli afër vetes vëllaun e vet dhe i tha: “Unë jam me të vërtetë vëllau yt, dhe mos u pikëllo për ate çka kanë bërë!”
70Dhe pasi që i furnizoi me ushqim të nevojshëm, në barrën e vëllaut të vet futi një gotë e pastaj një lajmëtar filloi të bërtiste: “O karavan, ju, njëmend, paskëshit vjedhur!”
71I thanë, dhe iu qasën. “Çka keni humbur?
72Thanë, “Kemi humbur gotën e mbretit, dhe kush e sjell atë do të fitojë një barrë deveje me ushqim. Për këtë unë garantoj”.
73Për All-llahun! – thanë ata, - ju e dini se ne nuk kemi ardhë të bëjmë turbullira në vend, dhe ne nuk jemi vjedhës”.
74Ata u thanë: “Po çfarë dënimi ka nëse gënjeni?”
75“Dënimi i atij në barrën e të cilit gjendet – u përgjigjën – është vetë ai. Ja, ashtu i dënojmë mizorët!”
76Dhe ua filloi thasëve të tyre, së pari thesin e vëllaut të vet dhe e nxori gotën nga thesii vëllaut të vet. Kështu ne e mësuam Jusufin të veprojë. Ai sipas ligjit të mbretit të vet nuk mund ta ndalte vëllaun e vet, përveç me dëshirë të All-llahut. Ne lartësojmë atë që duam dhe mbi çdo dijetar ka edhe një dijetar (më të dijshëm).
77“Nëse ka vjedhur, thanë ata, po edhe vëllau i tij, më heret, pat vjedhur!” Mirëpo Jusufi edhe këtë e fshehu, nuk e hetuan”. Ju, - u tha, - jeni në pozitë më të keqe, dhe All-llahu e di mirë atë çka e shfaqni dhe përshkruani ju”.
78I thanë: “O i nderuar (Aziz), ai ka një babë shumë plak, prandaj merre njërin nga ne në vend të atij! Ne e shohim si ti je njeri bamirës”.
79“Zoti na ruajtë! – tha ai, - si të marrim tjetër në vend të atij ku e gjetëm gotën tonë?! Atëherë ne jemi mizorë!”
80pasi që i humbën tëra shpresat, u konsulltuan në një anë, dhe më i vjetri ndër ata tha: “A nuk e dini se babës tuaj ia keni dhënë besën e All-llahut, e më herët çka bëtë me Jusufin? Unë nuk e lëshoj dot këtë vend derisa të ma lejojë këtë babai im ose All-llahu të më gjykojë, dhe ai është më i miri gjykatës”.
81Kthehuni te babai juaj dhe thuani: “O baba i ynë, yt bir ka vjedhur; dhe ne nuk dëshmojmë tjetër përveç asaj çka e dimë dhe ne nuk kemi mundur t’i ruhemi të padukshmes.
82Pyete qytetin ku kemi qëndruar dhe karavanin me të cilin kemi ardhur! Ne, pa dyshim, flasim të vërtetën”.
83“Jo, - tha (Jakubi), - po juve në këtë vepër u ka shty epshi, andaj durim të mirë! Ndoshta All-llahu të gjitha do të m’i kthejë. Me të vërtetë Ai është shumë i dijshëm, i urtë!”
84U kthye prej atyre dhe tha: “O mjeri unë për Jusufin!” dhe sytë iu patën zbardhur nga pikëllimi, ka qenë shumë i pikëlluar.
85“Për All-llahun! Thanë ata, - ti aq e përmend Jusufin sa që është dro se do të sëmuresh rënd dhe do të shkatërrohesh”.
86“Unë, - tha ai, - dhembjen dhe pikëllimin tim i shpreh te All-llahu dhe nga All-llahu di diçka që ju nuk e dini”.
87“O bijt e mi, shkoni dhe interesohuni për Jusufin dhe vëllaun e tij, dhe mos e humbni shpresën në mëshirën e All-llahut. Vetëm mosbesimtarët e humbin shpresën në mëshirën e All-llahut”.
88Dhe kur hynë tek ai thanë: “O i denji funksionar (Aziz), neve dhe familjen tonë na ka goditur e keqja e madhe, kemi sjellë ca gjëra, e ti na plotëson shujtën tonë dhe jepna lëmoshë, sepse All-llahu, njëmend, i shpërblen ata që japin lëmoshë”.
89“A e dini, - u tha, - çka keni pas bërë me Jusufin dhe vëllaun e tij, kur ishit injorantë?”
90“A ti je, njëmend, Jusufi?” – thirrën ata. “Unë jam Jusufi, - tha, - dhe ky është vëllau im! Neve na ka mëshiruar All-llahu. Kush i frikësohet All-llahut dhe duron, pa dyshim, All-llahu nuk lejon të humbë shpërblimi i bëmirësave”.
91“Për All-llahun! – thanë ata, - All-llahu të ka lartësuar mbi ne, kurse ne me të vërtetë kemi gabuar”.
92“Unë, - tha ai, - sot nuk kamë qortim për ju, All-llahu do t’ju falë, Ai është i mëshirshmi mëshirëplotë!
93Çojeni këtë këmishë timen dhe vënia babës tim në fytyrë, atij do t’i vijnë sytë (i kthehet të pamurit), dhe ma sillni tërë familjen tuaj!”
94dhe kur karavani u largua (nga Egjipti), babai i tyre tha, “Unë, njëmend, po ndiej erën e Jusufit, në mos më konsiderofshi tëmatufosur ose të rralluar (nga pleqëria).”
95“Për All-llahun! – thanë ata, - ti je njëmend në humbjen e vjetër”
96Por kur arriti përgëzuesi (sihariqdhënësi) ia vuri atë (këmishën) në fytyrën e tij dhe ai filloi të shohë. “A nuk ju thash – tha – se unë e di nga All-llahu atë çka ju nuk e dini?”
97“O baba i ynë, - thanë ata, - lutu të na falen mëkatet tona, ne, me të vërtetë, jemi mëkatarë”.
98“Do ta lus, - tha, - Zotin tim t’jua falë. Ai fal dhe është mëshirëplotë”
99Dhe kur hynë te Jusufi, ai u hodh në përqafim të prindërve të vet dhe tha: “Hyni në Egjipt, në dashtë All-llahu, të sigurt, pa dro!”
100Dhe ai i vendosi prindërit e vet në rezidencë dhe ata të gjithë iu përulën (bënë sexhde) dhe ai tha: “O baba im, ky është komentimi i ëndrrës time të dikurshme, që Zoti im e bëri realitet dhe me plot bamirësi kur më nxorri nga burgu dhe juve u ka sjellë këtu nga shkretëtira, pasi që djalli pat kurdisur kurtha ndërmjet meje dhe vëllezërve të mi; Zoti im është, me të vërtetë, mirëbërës ndaj atij që do, Ai me siguri është i dijshëm, i urtë!”
101“O Zoti im, ti më ke dhënë pushtet dhe më ke mësuar të komentoj ëndrra. Krijues i qiejve dhe i tokës, ti jembrojtës imi edhe në këtë botë edhe në botën tjetër. Merrma shpirtin si musliman dhe më shoqëro me punëmirët!”
102Ja, këto janë nga lajmet e panjohura që ne po t’i shpalojmë ty, dhe ti nuk ke qenë me ata kur kanë vendosur për punën e tyre, sepse ata bënin kurtha.
103Kurse shumica e njerëzve, edhe pse ti dëshiron, nuk janë besimtarë.
104Ti nuk kërkon prej këtyre shpërblim për atë (Kur’anin) ai është këshillë për të gjitha botërat.
105Po sa argumente ka në qiej dhe në tokë pranë të cilëve kalojnë, e ata u kthejnë shpinën atyre.
106Shumica prej tyre nuk i besojnë All-llahut, ata janë politeistë.
107A janë të sigurt se nuk do t’i mbulojë dënimi i All-llahut ose se momenti i fundit nuk do t’iu vijë papritur, e ata hiq nuk do të hetojnë?
108Thuaj: “Kjo është rruga ime, unë thërras te All-llahu, haptazi, unë dhe kush më pason mua. Pra, qoftë lavdëruar All-llahu, se unë nuk jam politeist!”
109Ne as përpara teje nuk kemi dërguar tjetër, përveç njerëz nga qytetarët, të cilëve u kemi dërguar shpallje. A nuk ecin ata nëpër botë e të shohin si kanë përfunduar ata përpara tyre, ndërsa ajo botë është njëmend më e mirë për ata, të cilët po i drojnë (All-llahut), a nuk do të mblidhni mend?!
110Derisa kur profetët gati e humbënin shpresën dhe mendonin se do t’i shpallnin rrenacakë, u arrinte ndihma jonë dhe shpëtonim kë donim, dhe dënimi ynë nuk zmbrapset nga populli mëkatar.
111Në tregimet e tyre ka mësime për ata që kanë mendjen! Dhe nuk ëshëtë bisedë e trilluar (Kur’ani), por përforcim i asaj që ishte para kësaj si edhe sqarim i çdo sendi, udhërrëfim e mëshirë për popullin që beson.
Chapter 13 (Sura 13)
1Alif Lam Mim Ra. Këto janë fakte të Librit! Edhe ajo që të shpallet nga Zoti yt është e vërtetë, por shumica e njerëzve nuk besojnë.
2All-llahu është ai i cili ka ngritur qiejt pa asnjë shtyllë, i shihni, pastaj, mbisundoi me gjithësinë. Edhe Diellin edhe Hënën ua ka nënshtruar; secili lëviz deri në afat të caktuar, Ai rregullon tëra çështjet dhe në hollësi shpalon argumentet, ndoshta bindeni se keni për të dalë para Zotit tuaj!
3Dhe Ai ka bërë tokën të rrafshët dhe në të ka bërë male edhe lumenj, dhe nga secili fryt ka krijuar dy çifte (të gjinisë së kundërt). Natën e mbulon me ditën. Në këtë, pa dyshim, ka argumente për njerëzit që mendojnë.
4Në tokë ka vende që kufizohen njëri me tjetrin dhe ka kopshte me hardhi, edhe ara, pemë me shumë filiza, ujiten nga i njëjti ujë, por frutin e disave e pëlqejmë më shumë për të ngrënë se të disa tjerave. Në këtë ka, me të vërtetë, argumente për njerëzit që kanë mend.
5Dhe nëse çuditesh, ani, janë për çudi fjalët e tyre: “A thua, njëmend kur të bëhemi tokë, do të jemi sërish të krijuar”? Ata janë, të cilët nuk besojnë Zotin e tyre, dhe ata janë në qafat e të cilëve do të ketë zinxhirë dhe janë banorë të xhehennemit, ku do të mbesin përgjithmonë.
6Ata prej teje më parë kërkojnë të keqen se sa të mirë, por asi shembujsh ka pasur edhe përpara atyre. Zoti yt ua falë njerëzve, përkundër mizorive të tyre, por Zoti yt, njëmend, edhe dënon ashpër.
7Dhe ata që nuk besojnë, thonë: “Pse nuk i dërgohet nga Zoti i tij një mrekulli”? Ti je vetëm qortues dhe çdo popull ka një udhërrëfyes.
8All-llahu e di se çka bartë çdo femër dhe se çka zvogëlohet e çka shtohet në mitrat e tyre, te Ai çdo send ka masë.
9Ai di botën e padukshme dhe të dukshmen, i madhi, i lartëmadhërishmi.
10Te Ai jeni njëlloj: si ai që flet ngadalë si ai që flet me zë; edhe kush fshihet natën dhe kush ec ditën.
11Ai (njeriu) ka përcjellje, përpara atij dhe pas, atë e ruajnë me urdhër të All-llahut. All-llahu nuk e ndërron një popull deri sa ata vetveten nuk e ndërrojnë. Dhe kur All-llahu do, ta dënojë një popull, atë s’ka kush që e zmbraps; nuk kanë ata asnjë mbrojtës përveç Atij.
12Ai është i cili ju shfaq vetëtimën për frikësim dhe kërshëri dhe krijon vranësira të mëdha (të dentura).
13Edhe murmurima e lartëson me lavdatën e vet Atë, edhe engjujt nga frika ndaj atij. Dhe dërgon rrufetë dhe me të godit kë të dojë, e ata prapë diskutojnë për All-llahun, por Ai është i fortë për çdo send.
14Vetëm Ai është i denjë për lutje! Kurse atyre, që në vend të Tij, u luten tjetërkujt, nuk do t’u përgjigjen fare, ashtu siç nuk do t’u arrijë as uji në gojën e tyre, të cilët vetëm shtrijnë duartë. Lutja e mosbesimtarëve është vetëm humbje.
15All-llahut i bëjnë sexhde të gjithë që janë në qiej dhenë tokë, dashtë e pa dashtë, madje edhe hijet e tyre, në mëngjez dhe në mbrëmje.
16Thuaj: “Kush është Zot i qiejve dhe i tokës?” Thuaj: “All-llahu!” Thuaj: “Apo merrni, pra, në vend të Atij tjetër mbrojtës që nuk munden t’i bëjnë vetvetes dobi e as dëm?” Thuaj: “A janë njëlloj i verbëri dhe ai që sheh, ose: a janë njëlloj terri dhe drita, apo i kanë bërëAll-llahut shokë ato që i krijojnë si krijesa të tij dhe krijimi u përngjan”. Thuaj: “All-llahu është krijues i çdo sendi dhe Ai është i vetmi ngadhnjimtar”.
17Ai lëshon shiun nga qielli dhe lumenjtë me masë që rrjedhin shtretërve të tyre, kurse vërshimi bartë një shkumë që noton mbi sipërfaqe. Edhe në ato çka shkrijnë ata në zjarr, për të përfituar stoli ose mjete pune, ka gjithashtu shumë të ngjashme. Ashtu All-llahu i ballafaqon të vërtetën me të pavërtetën: shkuma hidhet, ndërsa ajo që është e dobishme për njerëzit mbetet në tokë. Ja, ashtu All-llahu u sjell shembujt.
18Për ata që i përgjigjen Zotit të vet, ka shpërblim të mirë, kurse ata që nuk i përgjigjen – sikur të ishte e tyre gjithë çka ka në tokë, edhe aq më tepër, patën me e dhënë për kompensim. Ata i pret llogari e rëndë; vendbanim i tyre është xhehennemi, sa shtrojë e tmerrshme është!
19A mos është njëlloj ai që e di se ajo që të shpallet nga Zoti yt është e vërtetë sikur ai që është i verbër? Ndërkaq këshillën e pranojnë vetëm të mençurit.
20Ata të cilët e zbatojnë besën e All-llahut dhe nuk e thejnë marrëveshjen,
21Edhe ata të cilët respektojnë atë çka ka urdhëruar All-llahu, që të respektohet edhe i drojnë Zotit të tyre dhe i frikësohen llogarisë së rëndë.
22Edhe ata të cilët durojnë për të arritur simpatinë e Zotit të tyre, dhe që kryejnë faljen, edhe nga ajo që u japim, shpërndajnë fshehtazi dhe haptazi, dhe të cilët të keqen e kthejnë me të mirë – ata do t’i presë përfundim i mirë,
23Kopshte të Adënit ku do tëhyjnë ata edhe kush ka bërë mirë nga prindërit e tyre, edhe gratë e tyre, edhe farefisi i tyre; kurse nga të jgitha dyertë engjujt do të hyjnë te ata.
24“Paqa qoftë me ju, për atë që keni duruar! Po sa vendbanim i bukur!”
25kurse atë të cilët e thejnë besën e All-llahut, edhe pasi që seriozisht e kanë dhënë fjalën, dhe atë që ka urdhëruar All-llahu të respektohet e mënjanojnë dhe bëjnë trubullira në tokë; ata janë që i pret mallkimi dhe vendbanimi më i keq!
26All-llahu kë të dojë e furnizon me shumicë ose ia shkurton. Atai gëzohen jetës në këtë botë, kurse jeta në këtë botë, krahasuar me botën tjetër, është vetëm një kënaqësi kalimtare.
27Mosbesimtarët thonë: “Përse atij nuk i ka ardhur nga Zoti i tij ndonjë mrekulli?” Thuaj: “All-llahu e len të humbur kë të dojë dhe e përudhë në të drejtë atë që vazhdimisht i drejtohet”.
28Ata të cilët besojnë dhe zemrat e të cilëve, me përmendjen e All-llahut, qetësohen – kur përmendet All-llahu i qetësohen zemrat, apo jo?!
29Ata që besojnë dh bëjnë vepra të mira, të lumtë ata, se i pret përfundim i bukur!
30Dhe ashtu të kemi dërguar te një popull para të cilit ka pasë edhe tjerë popuj, t’ua lexosh se çka të shpallim, kurse ata mohojnë të gjithmëshirshmin. Thuaj, Ai është Zoti im, nuk ka Zot tjetër, përveç atij, te ti jam mbështetur dhe atij i drejtohem!”
31Sikur të ishte një Kur’an me të cilin malet do të ishin dundur ose toka të ishte coptuar, ose të flisnin të vdekurit?! Jo, se të gjitha çështjet i takojnë All-llahut. A nuk e dinë besimtarët se All-llahu, sikur të kisht dashur, të gjithë njerëzit do t’i drejtonte në rrugë të drejtë. Kurse mosbesimtarët vazhdimisht do t’i godasë sulmi, fatkeqësia, ose do të ndodhë në afërsi të shtëpisë së tyre, për ate çka kanë bërë, deri sa të mbërrijë premtimi i All-llahut. All-llahu, me siguri, nuk e mohon premtimin.
32Edhe përpara teje profetët i kanë tallur, prandaj unë atyre që nuk kanë besuar u kam lënë kohë, pastaj i gjykova me dënim, ani çfarë dënime se!
33Po kush është ai i cili vigjilon mbi secilin, se ç’bën? All-llahut i bëjnë shok: “Thuaj, “emërtoni ata!” A ju po e lajmëroni Ate, për atë çka nuk e di se ç’ka ka në tokë, apo vetëm flisni sa për sy e faqe? Atyre që nuk besojnë dredhitë e veta, u duken të mira, andaj e kanë devijuar rrugën. Dhe atë që All-llahu e lë në humbje, atë nuk e drejton dot kush!
34Ata në jetën e kësaj bote kanë dënim, por dënimi në botën tjetër,me siguri, është edhe më i rëndë. Ata nuk ka kush i mbron nga All-llahu.
35Atyre që frikësohen (nga All-llahu) u është premtuar asi parajsi me fryte dhe hije të përhershme ku do të rrjedhin edhe lumenj. Ai është shpërblim i atyre që frikësohen, ndërsa përfundim i mosbesimtarëve është zjarri.
36Dhe ata të cilëve u kemi dhënë Librin, gëzohen për atë që të shpallet ty, por ka disa nga aleatët që pjesërisht e mohojnë. Thuaj, “Unë jam i urdhëruar që të adhuroj All-llahun dhe mos t’i bëj shok, unë tek Ai ju thërras dhe tek Ai do të kthehem”.
37Dhe ne ashtu e kemi shpallur atë (Kur’anin) urtësi në gjuhën arabe. Por nëse ti pason dëshirat e tyre, pasi që të ket ardhur dijenia (informata) nuk do të kesh mbrojtës e as ndihmës nga All-llahu.
38Edhe përpara teje kemi dërguar profetë dhe u kemi dhënë gra edhe familje. Dhe asnjë profet nuk ka sjellë ndonjë mrekulli pa lejen e All-llahut. Çdo brez ka një libër.
39All-llahu fshinë çka të dojë dhe ngulit (përforcon) çka të dojë, te Ai është Libri amë (amëza).
40Qoftë të të tregojmë ty diçka nga ajo që po u premtojmë qoftë të të marrim jetën, detyrajote është të kumtosh, kurse jona të kërkojmë llogari.
41A nuk shohin ata se ne e ngushtojmë tokën nga të gjitha anët? All-llahu gjykon! Askush nuk mund t’ia thejë gjykimin, dhe ai është llogarishpejtë.
42Kanë thurrur kurtha edhe ata para tyre, porse të tëra kurthat janë në dorët të All-llahut; Ai e di se çka meriton secili. Edhe mosbesimtarët do ta dinë se vendbanimi i kujt është më i mirë.
43Ata që nuk besojnë thonë: “Ti nuk je Profet!” Thuaj: “Për dëshmitarët ndërmjet nesh mjafton All-llahu dhe ai te i cili është dija e librit – kush ka libër”.
Chapter 14 (Sura 14)
1Alif Lam Ra. Librin ta kemi shpallur që me lejen e Zotit të tyre t’i nxjerrësh njerëzit nga terri në dritë; në rrugën e të fortit dhe të lavdëruarit,
2All-llahut, të cilit i takon gjithçka është në qiej dhe gjithçka ka në tokë. Mjerr mosbesimtarët nga dënimi i rëndë!
3Ata të cilët jetën në këtë botë e duan më shumë se të asaj bote dhe shmangen nga rruga e All-llahut dhe kanë tendenca ta shtrembërojnë, ata janë në devijim të plotë.
4Ne nuk kemi dërguar asnjë profet që ai, për t’ia shpjeguar të mos ketë folur me gjuhën e popullit të vet. Por All-llahu lë në humbje kë të dojë dhe ia tregon rrugën e drejtë kujt të dojë; Ai është i fortë e i urtë.
5Edhe Musanë e dërguam me argumentet tona: “Nxirre popullin tënd nga terri në dritë dhe tërhiqu vërejtjen për ditët e All-llahut!” Në këtë ka, me të vërtetë, argumente për secilin durimtar mirënjohës.
6Dhe atëherë Musa i tha popullit të vet: “Kujtoni dhuntinë e All-llahut kur ju ka shpëtuar nga familja e Faraonit që iu maltretonin me dënimin më të keq, ua therrnin djemtë dhe ua linin në jetë vajzat. Ajo ka qenë sprovë e madhe nga Zoti juaj.
7Dhe kur Zoti juaj kumtoi: “Nëse jeni mirënjohës, Unë gjithsesi do t’ua shtoj edhe më tepër, po nëse mohoni edhe dënimi im është i tmerrshëm”.
8Dhe Musa tha: “Në mohofshi ju edhe të gjithë së bashku kush është në tokë, ani, All-llahu njëmend është i pavarur dhe i denjë për lavdatë”.
9A nuk ju ka arritur juve informata për ata, para jush, për popullin e Nuhit, edhe për Adin, edhe Themudin, edhe ata pas tyre? Vetëm All-llahu i di! Profetët e tyre u kanë sjellë argumente, kurse ata i venin duart e veta në gojë të veta dhe thoshin: “Ne e mohojmë atë që të shpallet ty dhe ne shumë dyshojmë në atë në çka na thërrisni”.
10Profetët e tyre u thonin: “A në All-llahun keni dyshim, Krijuesin e qiejve dhe të tokës> ai iu thërret që t’iu falë juve disa mëkate dhe që t’ua anulojë deri në afatin e caktuar. Ata i thanë: “Ju jeni vetëm njerëz sikurse edhe ne që doni të na shmangni prej atyre të cilëve u janë falur të parët tanë, po hajde na sillni një mrekulli të qartë!”
11Ne jemi njerëz sikur edhe ju, - u thoshin profetët e tyre, - por All-llahu u jep mirësi kujt të dojë nga robërit e vet. Ne nuk sjellim asnjë mrekulli pa lejen e All-llahut – dhe besimtarët vetëm te All-llahu le të mbështeten!
12Dhe pse të mos mbështetemi te All-llahu kur Ai na ka trasuar rrugët tona. Ne, njëmend, me durim do të përballojmë mundimet që na bani – dhe ata që dinë ku të mbështeten, vetëm te All-llahu le të mbështeten!”
13Mosbesimtarët u thoshin profetëve të tyre: “Do t’iu përzëmë nga vendi ynë ose do të ktheheni në fenë tonë”. Kurse atyre Zoti i tyre u ka kumtuar: “Ne patjetër do t’i shkatërrojmë mizorët.
14Dhe pas tyre do t’ju vendosim në tokë. Ajo është për ata që i tremben daljes para meje dhe kërcënimit tim”.
15Dhe ata kërkuan ndihmë, kurse çdo mendjemadh e ka pësuar;
16Sepse e pret xhehennemi, ku do të pijë ujë të qelbosur e të valë;
17Do ta përbijnë, por assesi nuk do të mund ta gëlltisin dhe vdekja do t’i vijë nga të gjitha anët e nuk do të vdes. Atë e pret prapa dënim i rëndë.
18Shembulli i atyre që nuk besojnë Zotin e tyre, veprat e tyre janë sikur hiri, të cilin e derdh puhia në ndonjë ditë me furtunë, nuk fitojnë asgjë për veprat që kanë bërë, ajo pra është humbje e madhe.
19A nuk e sheh se All-llahu ka krijuar qiejt dhe tokën me urtësi? Nëse do, juve ju heq dhe sjell popull të ri.
20Ajo nuk është e rëndë për All-llahun.
21dhe të gjithë do të paraqiten para All-llahut, dhe ata që kanë qenë të shtypur do t’u thonë kryelartëve: “Nne kemi qenë ithtarët tuaj, a mundeni ndopak të na lehtësoni dënimin e All-llahut”? “Të na kishte udhëzuar All-llahu neve, - thonë ata, - edhe ne do t’iu udhëzonim. Krejt njëlloj është, qoftë të ankohemi ne apo të durojmë, për ne më nuk ka rrugë shpëtimi”.
22dhe pasi të zbatohet urdhëri, djalli thotë: “All-llahu u ka dhënë premtim të vërtetë, kurse unë ju kam premtuar dhe u kam tradhtuar. Unë nuk kam pasur kurrfarë pushteti mbi ju, vetëm se ju kam thirrur dhe ju më jeni përgjegjur, prandaj mos më qortoni mua, por vetveten se as unë nuk mund t’iu shpëtoj e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë e mohoj atë, që ju më parë më keni konsideruar të barabartë me Të”. Mosbesimtarët, pa dyshim, i pret dënim i dhembshëm.
23Kurse ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, me lejen e Zotit të tyre, do të dërgohen në xhennete, ku rrjedhin lumenj dhe aty do të vendosen përgjithmonë. Përshëndetja e tyre aty, është “Paqe”!
24A nuk e sheh se All-llahu sjell shembull fjalën e mirë sikur pemën e mirë, rrënja e së cilës është e ngulitur fort, kurse degët i ka kah qielli.
25Me leje të Zotit të vet i jep frytet e veta në çdo kohë – dhe All-llahu u sjell shembuj njerëzve, ndoshta do të mendojnë.
26Kurse shembulli i fjalës së keqe është si pema e keqe që është e nxjerrë nga sipërfaqja e tokës dhe nuk ekziston më.
27All-llahu do t’i forcojë besimtarët me fjalë të forta edhe në këtë edhe në atë botë, kurse mizorët do t’i lërë në humbje. All-llahu bën ç’të dojë.
28A nuk i sheh ata të cilët dhuntinë All-llahut ia kthyen me mosbesim dhe popullin e vet e sollën në shtëpinë e shkatërrimit,
29Në xhehennem, ku do të digjen – sa vendbanim i tmerrshëm është ai!
30Dhe All-llahut i kanë bërë idole për t’u shmangur nga rruga e tij. Thuaj: “Kënaquni, se me siguri do të përfundoni në zjarr!”
31Thuaju robërve të mij që kanë besuar, le të kryejnë namazin, të japin (sadakë) fshehtazi dhe haptazi nga ajo që u japim Ne, para se t’ju vjen dita në të cilën nuk do të ketë as tregti as miqësi.
32All-llahu është ai i cili ka krijuar qiejt dhe tokën. Ai lëshon nga qielli ujë dhe me të nga frutet nxjerr ushqim për ju; dhe jua vë në shërbim anijet që me urdhër të tij të lundroni nëpër det, dhe ju nënshtrohen edhe lumenjt,
33Dhe ju ka vënë në shërbim Diellin dhe Hënën, për gjithçka, dhe ju ka nënshtruar natën dhe ditën,
34Dhe nga tërë ajo çka lypni prej tij ua jep, dhe sikur t’i numronit dhuntitë e All-llahut s’do t’arrinit t’i dilni në fund. Njeriu është, me të vërtetë, mospërfillës, mohues.
35Dhe kur Ibrahimi tha: “O Zoti im, bëne këtë qytet të sigurt dhe më ruaj mua edhe bijt e mi që të mos adhurojmë idolet!
36O Zoti im, ata me siguri i kanë futur shumë njerëz në rrugë pa krye. Pra, kush më pason mua – është në anën time, kurse ai që është ngritur kundër meje, ani, - Ti njëmend fal dhe je mëshirëplotë.
37O Zoti ynë! “Unë disa pasardhës të mij i kam vendosur në një luginë, ku nuk mbillet asgjë, te tempulli i shenjtë i yti, për të kryer faljen! O Zoti ynë, prandaj bën që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata dhe për të qenë mirënjohës furnizoj ata me frute.
38O Zoti ynë! Ti me siguri e di se çka fshehim ne dhe çka shfaqim haptazi. Për All-llahun nuk ka gjë të fshehtë, as në tokë as në qiell.
39Qoftë lavdëruar All-llahu i cili në pleqëri më fali Ismailin dhe Is-hakun! Zoti im, njëmend, i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve.
40O Zoti im, më bën mua dhe ata nga pasardhësit e mij të kryejmë faljen, dhe prano o Zoti ynë lutjen time!
41O Zoti ynë, më fal mua, edhe prindërit e mij, edhe tërë besimtarët – atë ditë kur të jepet llogari”
42Dhe ti kurrsesi mos mendo se All-llahu është indiferent ndaj asaj se çka bëjnë mosbesimtarët. Ai i lëshon ata vetëm deri në atë ditë, kur do t’u mbesin sytë hapur,
43Dhe kur të vrapojnë me kryet lart, pa i shikuar kush, e duke u ngutur, zemrat e tyre do të jenë të zbrazëta.
44Ti tërhiqu vërejtjen njerëzve për ditën kur do t’u vijë dënimi, e të thonë, ata të cilët kanë bërë mizori: “O zoti ynë, na le vetëm edhe pak kohë, do t’i përgjigjemi thirrjes tënde dhe do të pasojmë profetët”. “A nuk patët bërë be pak më parë se nuk ka për ju shkatërrim?
45Dhe u vendosët në shtëpitë e atyre të cilët kishin bërë krim ndaj vetvetës, dhe u është sqaruar se si kemi vepruar me ata, madje ju kemi sjellë edhe shembuj”.
46Dhe ata kurdisin kurthat e tyre. Edhe te All-llahu i gjejnë kurthat e tyre, qofshin ato edhe për të shkatërruar kodrat.
47Dhe kurr mos llogarit se All-llahu do ta mohojë premtimin e vet për profetët e vet. All-llahu është, me të vërtetë, i fortë dhe i ashpër.
48Atë ditë kur toka të zëvendësohet me jotokën, si edhe qiejt, dhe të dalin të gjithë para All-llahut të vetmit fuqiplotë.
49Atë ditë do t’i shohësh mëkatarët të lidhur në pranga bashkarisht;
50Rrobet e tyre do të jenë prej rrëshire kurse fytyrat e tyre do t’i mbulojë zjarri,
51Se All-llahu shpërblen secilin sipas asaj që ka fituar. All-llahu është, pa dyshim, i shpejtë në llogari.
52Ky (Kur’ani) është kumtim për njerëzit që t’u tërhiqet vërejtja dhe ta dinë se vetëm Ai është një Zot, dhe këshillon ata që kanë mend.
Chapter 15 (Sura 15)
1Alif Lam Ra. Këto janë ajete të Librit, Kur’anit të qartë.
2Shpeshherë mosbesimtarët do të dëshironin të ishin muslimanë.
3Lëri le të hanë e të kënaqen dhe le t’i mashtrojë shpresa, - kanë për ta ditur ata!
4Dhe nuk kemi zhdukur asnjë qytet pa i ardhur koha e caktuar.
5Asnjë popull nuk mundet ta shpejtojë as ta vonojë përfundimin e vet,
6Dhe thonë, “Ore ti që po të shpallet qortimi (Kur’ani), njëmend je i marrë!
7Pse nuk na sjell engjuj, nëse je i sinqertë?”
8Ne engjujt i dërgojmë vetëm me meritë dhe atëherë nuk do të kenë kohë të presin.
9Ne, me të vërtetë, e kemi shpalur Kur’anin dhe pa dyshim ne jemi mbrojtësit e tij.
10Ne edhe përpara teje kemi dërguar profetë popujve të mëparshëm,
11Por atyre nuk u ka ardhur asnjë profet, e ata të mos jenë tallur.
12Ja, ashtu ne e fusim atë (Kur’anin) në zemrat e mëkatarëve.
13A nuk i besojnë atij, por dihet se çka u bë me popujt e hershëm.
14Edhe sikur të kishin hapur në qiell ndonjë derë për ata dhe ata të kalonin nëpër të duke u ngjitur,
15Prapë do të thoninn: “Sigurisht neve na kanë lënë sytë; ne jemi njerëz të magjepsur!”
16Dhe ne kemi bërë në qiell sisteme yjesh dhe kemi zbukuruar për shikuesit.
17Dhe e ruajmë atë prej çdo djalli të mallkuar,
18Përveç kush vështron tinëzisht dhe e godit një yll i dukshëm.
19Ndërsa tokën e kemi shtruar dhe nëpër të kemi shpërndarë male të palëvizshëm dhe kemi bërë që në të të mbinë çdo send me masë,
20Dhe kemi bërë për ju në të burim jetese, si edhe për ataqë nuk i ushqeni ju.
21Dhe nuk ka asgjë që të mos e ketë burimin te na, por ne nga ajo japim vetëm aqsa është e nevojshme.
22Ne dërgojmë erërat të mbarësojmë dhe nga qielli lëshojmë shiun me të cilin ju ngimë – dhe ju nuk dispononi me atë.
23Dhe vetëm ne ngjallim dhe vdesim, dhe vetëm ne mbesim trashëgimtar.
24Dhe ne e dimë atë çka ka kaluar para jush dhe e dimë edhe atë çka vjen pas.
25Kurse Ai, Zoti yt, pa dyshim, të gjithë do t’i tubojë. Ai është i urtë dhe shumë i dijshëm.
26Ne e kemi krijuar njeriun nga balta e argjilit, e formësuar,
27Kurse exhinët, qysh më parë i kemi krijuar nga zjarri semum (i këndellur).
28Dhe kur Zoti yt u tha engjujve: “Unë jam krijues i njeriut nga balta, nga balta e tharë,
29Dhe pasi që i kam dhënë fizionomi dhe i kam dhënë edhe shpirt, ju përuluni!”
30Dhe të gjithë engjujt, së bashku, iu përulën.
31Por Iblisi, jo. Ai refuzoi të jetë me ata që iu përulen.
32“O Iblis, - i tha Ai, - Ç’është me ty që nuk u përule?”
33Nuk më ka hije, - tha, - t’i përulem një njeriu të cilin e krijove nga balta, nba balta e tharë”.
34“Atëherë, pra, dil prej aty, - i tha Ai, ti me të vërtetë je i mallkuar.
35Dhe mallkimi të ndjektë deri në ditën e kijametit!”
36“O Zoti im, - tha, - më jep afat deri në ditën kur do të ringjallen!”
37“Të qoftë dhënë afati, - i tha Ai. –
38Deri në atë ditën e caktuar”.
39“O Zoti im, - tha, - për atë që më ke shpjerë në humbje, unë atyre në tokë do t’ua zbukuroj punët e tyre, do t’i shpiej gjithsesi në humbje,
40Përveç atyre robërve të tu të sinqertë”.
41“Kjo, - tha Ai, - është rruga e drejtë imja.
42Ti nuk ke kurrfarë kompetence ndaj robërve të mi, përveç atyre të devijuarve, të cilët të kanë pasuar ty”.
43Për tërë ata vendtakimi është në xhehennem,
44Që i ka shtatë dyer. Nëpër secilën derë do të kalojë një numër i caktuar.
45Pa dyshim të devotshmit do të jenë në kopshte dhe burime.
46“Hyni aty të sigurtë, të liruar nga frika!”
47Dhe nga krahërorët e tyre do t’ua heqim smirën, ata do të qëndrojnë të gëzuar sikur vëllezër njëri përball tjetrit,
48Aty nuk i pret kurrfarë lodhje, dhe nuk do të nxirren prej tyre.
49Lajmëroi robërit e mi se Unë, njëmend, jam ai që fal dhe mëshirëplotë,
50Por edhe dënimi im është, pa dyshim i dhembshëm.
51Edhe lajmëroi ata për musafirët e Ibrahimit,
52Kur hynë dhe i thanë: “Paqe”! E ai u tha: “Ne frikësohemi prej jush”.
53“Mos u frikëso, - i thanë, - ne të përgëzojmë ty se do të keshë një djalë të mësuar”.
54“A më përgëzoni tani kur më ka zënë pleqëria? - tha ai. – Me çka po më përgëzoni?”
55I thanë: “Të përgëzojmë me një realitet dhe për këtë mos e humb shpresën!”
56Po kush e humb shpresën në mëshirën e Zotit të vet, përveç atyre të devijuarëve e të humburëve.
57“Po ç’punë keni ju, o të dërguarë! – u tha.
58“Ne jemi dërguar te një popull mëkatar, - i thanë ata.
59Përveç familjes së Lutit që do ta shpëtojmë të tërë,
60Me përjashtim të gruas së tij, e kemi vendosur, ajo do të jetë e dënuar me të tjerët”.
61Dhe kur erdhën të dërguarit te familja e Lutit.
62Ai u tha: “Ju jeni, sigurisht, njerëz të panjohur”.
63“Jo, - i thanë ata, - por po të sjellim atë në çka dyshojnë këta,
64Dhe të sjellim realitetin që do të ndodhë, dhe ne, sigurisht, jemi të sinqertë.
65Transfero familjen tënde natën vonë, kurse ti rri në prapavijë të tyre, dhe asnjë prej jush le të mos kthehet, por shkoni atje për ku ju urdhërohet!”
66Dhe ne ia shpallëm atë që do të ndodhë. Se ata të gjithë, do të zhduken mu në agim.
67Dhe erdhën bashkëqytetarët, të gëzuar.
68“Këta janë musafirët e mi, - u tha ai, - mos më turpëroni!
69Dhe frikësohuni All-llahut, e mos më poshtëroni!”
70A nuk ta kemi ndaluar, - i thanë, - të pranosh njerëz si musafirë?”
71“Qe ku i keni vajzat e mia, - tha ai, - nëse dëshironi të bëni diçka.
72“Pasha ty, ata janë humbur në dehjen e tyre.
73Dhe ata i përfshiu, me të lindur të diellit, një ushtimë e madhe.
74Dhe ne e përmbysëm, ajo që ishte lartë e vumë poshtë, dhe mbi ta lëshuam një rrebesh dhe të gurëzuar, sikur shiu.
75Në këtë ka, njëmend, argumente për ata që i hetojnë.
76Dhe ai qytet ështëpranë rrugës edhe tash.
77Në këtë ka mësime për ata që besojnë,
78Por edhe banorët e Ejkes kanë qenë kriminelë.
79Prandaj u jemi hakmarrë dhe që të dy janë pranë rrugës dhe shihen haptazi.
80Edhe banorët e Hixhrit i kanë përgënjeshtruar profetët,
81Dhe ne u patëm dhënë argumentet tona, por ata ua kthenin shpinën.
82Dhe skalitnin shtëpiat në shkrepa, të qetë e të sigurtë.
83Por edhe ata i goditi ushtima e tmerrshme, në agim.
84Dhe nuk u bëri dobi ajo që kishin fituar
85Ne nuk i kemi krijuar qiejt dhe tokën edhe çka ka ndërmjet tyre pa arsye. Momenti i fundit, me siguri, do të vijë, prandaj ti sillu me shpirtëgjërësi.
86Zoti yt është gjithkrijues dhe i gjithdijshëm.
87Ne të kemi shpallur shtatë ajete që përsëriten, edhe Kur’anin e madhërueshëm.
88Mos të ikë assesi syri në atë që ne u japim për kënaqësi disave, dhe mos u mërzit për ata, kurse ndaj besimtarëve jij i butë.
89Dhe thuaj: “Unë jam vetëm qortues i hapët!”
90Siç u kemi shpallur qortim klasifikuesve,
91Të cilët e kanë identifikuar Kur’anin me gjini (letrare)
92Qe pasha Zotin tënd, ata të gjithë do t’i marrim në përgjegjësi,
93Për atë çka kanë bërë.
94Ti prediko atë që të urdhërohet dhe hiqu politeistëve.
95Ne të mjaftojmë ty kundër atyre të cilët tallen.
96Me All-llahu dhe bëjnë edhe tjetër Zot. Do të shohin ata!
97Ne mirë e dimë se të vjen rënd ajo që flasin ata.
98Por madhëro Zotin tënd dhe falenderoje, edhe bëhu nga ata që përulen.
99Dhe adhuro Zotin tënd, sa të jesh gjallë!
Chapter 16 (Sura 16)
1Erdh ajo që e ka caktuar All-llahu, prandaj mos e ngutni! Qoftë lavdëruar Ai dhe qoftë shumë lart mbi ata të cilët ia konsiderojnë të barabartë!
2U dërgon engjujt me shpallje, sipas urdhërit të Tij, atyre njerëzve të vet që do ai t’ua tërheqin vërejtjen se nuk ka Zot tjetër përveç Meje, pra frikësohmuni!”
3Ka krijuar, me arsye, qiejt dhe tokën; është shumë i lartë mbi ata që ia bëjnë shok.
4E ka krijuar njeriunnn prej nëj pikë fare, e ai menjëherë bëhet kundërshtar flagrant.
5Ai i krijon edhe kafshët. Ju me ato mbroheni nga të ftohtit, e keni edhe dobi të tjera, sepse prej tyre edhe ushqeheni.
6Ato i keni edhe zbukurim, kur i çoni të kullosin dhe kur i ktheni nga kullosa,
7Ua bartin edhe barrët në vende në të cilat nuk do të arrinit pa vështirësi të mëdha – Zoti juaj është me të vërtetë i butë dhe i mëshirshëm. –
8Edhe kuajt dhe mushkat, edhe gomarët – që t’u hipni, por edhe si zbukurim – dhe krijon çka nuk e dini ju.
9Është punë e All-llahut t’u tregojë rrugën e drejtë, por ka edhe të shtrembëta; po të kishte dashur Ai, të gjithëve do t’u kishte udhëzuar.
10Ai u lëshon nga qielli ujë, prej të cilit pini, edhe pyje ju kullotni bagëtitë.
11Ai bën që me ndihmën e tij t’u rritet drithi, edhe ullinjt, edhe panjat, rrushi dhe të jgitha frutet; kjo është me të vërtetë argument për njerëzit të cilët mendojnë.
12Juve ua ka nënshtruar natën edhe ditën, Edhe Diellin edhe Hënën, kurse yjt i janë nënshtruar vullnetit të Tij; në këto, vërtetë, ka argumente për njerëzit që kanë mend.
13Dhe në tokë u krijon gjithfarë llojesh të ndryshme; ajo është njëmend argument për njerëzit që kujtohen.
14Dhe Ai është i cili u vë në shërbim edhe detin, prej të cilit hani mish të freskët dhe të nxirrni stoli, të cilat i bani. Dhe i sheh anijet si e trupojnë që të fitoni diçka nga begatitë e tij, ndoshta do të jeni mirënjohës.
15Ai ka shpërndarë nëpër tokë male të palëvizshme që të mos u tundin, si edhe lumenj e rrugë mbase do të merrni të mbarën,
16Edhe udhëtregues, kurse ata orientohen edhe me anë të yllit,
17Po a është pra njëlloj ai i cili krijon sikur ai që nuk krijon?! A nuk mblidhni mendjen!
18Në qoftë se ju numroni dhuntitë e All-llahut, nuk do t’ia dilni dot në fund. All-llahu, pa dyshim fal dhe është shumë i mëshirshëm.
19All-llahu e di çka fshihni e çka e shfaqni haptazi.
20Kurse ata të cilëve u falen, përveç All-llahut, kurrgja nuk krijojnë; ata janë vetë të krijuar,
21Të vdekur janë, nuk janë të gjallë dhe as nuk do të ndinë se kur do të ngjallen.
22Zoti i juaj është një Zot! Zemrat e atyre që mohojnë nuk besojnë në botën tjetër, ata sillen me arrogancë, mendjemadhësi.
23S’ka dyshim se All-llahu e di atë çka fshehin ata, edhe atë që shfaqin haptazi. Ai, me të vërtetë, nuk i do arrogantët.
24E kur i pyet dikush: “Çka ka shpallur Zoti juaj?” – ata thonë: “Trillime të popujve të lashtë!”
25Në mënyrë që ditën e gjykimit të bartin tërë barrën e vet, por edhe një pjesë të barrës së atyre të cilët i kanë mashtruar me pa dije. Është e tmerrshme ajo që do ta bartin ata.
26Edhe të tjerët para tyre kanë thurur gënjeshtra, prandaj All-llahu shembi nga themelet ndërtesat e tyre, kurse kulmi u shemb mbi ta – se dënimi u erdh prej nga nuk e pritnin.
27Kurse në ditën e gjykimit Ai do t’i turpërojë dhe t’u thotë: “Ku janë ata të cilët i keni konsideruar si shokë të mi, për të cilët jeni grindur?” Ata që kuptojnë do të thonë: “Sot turpi e dënimi do t’i arrijë mosbesimtarët,
28Të cilëve engjujt ua marrin shpirtin si kriminelë ndaj vetvetes. Dhe ata do të dorëzohen e do të thonë: “Ne nuk kemi bërë asnjë të keqe”! Ama All-llahu e di me siguri shumë mirë se çka punoni.
29Prandaj, hyni në dyert e xhehennemit, aty do të mbeteni për sa të jetë jeta! O sa vendbanim i tmerrshëm do të jetë për mendjemëdhenjtë!
30Ndërsa atyre që i drojnë All-llahut, do t’u thuhet: “Çka ka shpallur Zoti i juaj?” – “Mirë”! përgjigjen. Ata që bëjnë vepra të mira në këtë botë, do të kenë shpërblime të mira, por ajo botë është, me siguri, edhe më e mirë. Sa vendbanim i bukur do të jetë për ata që i janë frikësuar All-llahut.
31Do të hyjnë nëpër xhennete të Adnit ku rrjedhin lumenj. Aty ata do të kenë çdo send që dëshirojnë. Ashtu All-llahu i shpërblen ata të cilët i drojnë atij.
32Ata të cilëve engjujt ua marrin shpirtin duke qenë të pastër, do t’u thonë: “Paqa qoftë me ju! Hyni në xhennet me veprat që i keni punuar”!
33Vallë ç’presin tjetër veç se t’u vijnë engjujt, ose t’u vijë urdhëri i Zotit tënd për dënim? Ashtu kanë vepruar edhe ata përpara tyre. All-llahu atyre nuk u ka bërë padrejtësi, por ata vetvetes i bënin padrejtësi.
34Dhe dënimi i ka goditur për veprat e këqia që kanë bërë, dhe nga të gjitha anët i përfshiu ajo me të cilën talleshin.
35Politeistët thonë: “Po të kishte dashur All-llahu, as ne as të parët tanë, nuk do t’i faleshim askujt, përveç Atij dhe pa atë (vullnetin e tij) asgjë nuk do të konsideronim të ndaluar”. Ashtu kanë vepruar ata para tyre. Po mos kanë qenë profetët të detyruar për tjetër send, përveç të njoftojnë haptazi?
36Ne me siguri i kemi dërguar çdo populli një profet: “Faljuni All-llahut dhe shmangiuni idhujve”! Ndër ata ka pasur edhe të atillë të cilëve All-llahu u ka treguar rrugën e drejtë, por edhe të atillë, të cilët i ka mbuluar mashtrimi; prandaj udhëtoni nëpër botë dhe shihni si e kanë pasuar gënjeshtarët.
37Kushedi sa të dëshirosh që ata të jenë në rrugë të drejtë, All-llahu nuk e drejton në rrugë të drejtë atë që e ka lënë të humbur, për ata nuk ka ndihmëtarë.
38Ata betohen në All-llahun me bindje të fortë se “All-llahu nuk do ta ngjallë atë që vdes”! Po si jo, premtimi i Tij është i vërtetë – vetëm se shumica e njerëzve nuk e dinë.
39Për t’ua sqaruar atë rreth çkahit janë përçarë dhe për t’i mësuar (drejtuar) ata që kanë mohuar se me të vërtetë janë, gënjeshtarë.
40Kur dëshirojmë ndonjësend, mjafton fjala jonë, t’i themi: “Bëhu”! dhe ai bëhet.
41Ata të cilët emigrojnë për hirë të All-llahut, pasi që u janë bërë padrejtësi, Ne do t’i vendosim, qysh në këtë botë, në vende të mira; por shpërblimi në botën tjetër është edhe më i madh, sikur vetëm ta dinin!
42Ata që durojnë dhe janë të mbështetur në Zotin e tyre.
43Ne edhe para teje për profetë kemi dërguar vetëm njerëz, ët cilëve u kemi dhënë shpallje – pyetni pasuesit e Librit nëse nuk e dini, -
44Argumente të qarta dhe Libra. Ndërsa ty të shpallëm Kur’anin t’ua sqarosh njerëzve atë që u shpallet, mbase edhe ata do të mendojnë.
45A janë të sigurtë ata që ëndërrojnë dinakëri të ndyta – se All-llahu nuk do t’i shtijë në dhe, ose nuk do t’u vijë dënimi prej kah as nuk e paramendojnë,
46Ose se nuk do t’i rrëmbejë në luhatshmërinë e tyre – se ata nuk janë mrekullibërës;
47Apo se nuk do t’i përfshijë me tmerr? Ndrëkaq Zoti juaj është, njëmend, i butë dhe i mëshirshëm.
48Po a nuk shohin ata hiç se ç’ka krijuar All-llahu; herë djathtas herë majtas zgjat hijen e vet; si përulje ndaj All-llahut, edhe ajo, madje, është përulje.
49All-llahut i falet (bën sexhde) çdo krijesë e gjallë në qiej dhe në tokë, si edhe engjujt, dhe ata nuk bëjnë mendjemadhësi,
50I frikësohen Zotit të vet, i cili sundon me ata, dhe veprojnë ashtu si u urdhërohet.
51All-llahu thotë: “Mos u besoni dy zotërave! – vetëm një është Zot, - dhe frikësohmuni vetëm mua”!
52E tij është gjithçka është në qiej dhe në tokë dhe feja e tij është e qëndrueshme. A t’i frikësoheni tjetërkujt përveç All-llahut?
53Nga All-llahu është çdo dhunt që e shijoni, e sapo u goditë ndonjë rrezik, prapë atij i luteni për ndihmë.
54Dhe pastaj kur Ai ua largon rrezikun, një grup prej jush i bëjnë shok Zotit të tyre.
55Për ta mohuar atë që Ne u kemi dhënë. Ani, kënaquni por do t’a shihni!
56Atyre që nuk dinë asgjë u japin një pjesë nga ajo që ua japim Ne. Pasha All-llahun, do të merreni në pyetje për atë që po trilloni gënjeshtra gjithmonë.
57All-llahut i përshkruajnë vajza – qoftë lavdëruar! – kurse vetes atë çka dëshirojnë vetë.
58Ndërsa kur ndonjërit i lajmërojnë se i ka lindur vajzë, i terrohet fëtyra dhe bëhet si i mjerë,
59Fshihet prej njerëzve për fatkeqësinë që i kanë lajmëruar: a ta ruaj kështu i nënçmuar apo ta shtjer në dhe (varrosë)? Po sa keq që gjykojnë!
60Ata që nuk besojnë në botën tjetër janë shembull i keq, kurse All-llahu është shembull i amshueshëm; Ai është i fuqishëm dhe i urtë.
61Sikur All-llahu t’i dënonte njerëzit për krimet e tyre, nuk do të linte asgjë të gjallë në tokë, por Ai i lë deri në një afat të caktuar, e kur vjen afati, për asnjë moment nuk munden as ta vonojnë e as ta shpejtojnë.
62Ata i përshkruajnë All-llahut atë ndaj të cilës vetë ndiejnë neveri dhe gjuhët e tyre flasin gënjeshtra, (thonë) atyre u takon mirësia; mirëpo ata padyshim i pret zjarri, ata do të futen të parët në të.
63Pasha All-llahun, Ne edhe përpara teje, popujve u kemi dërguar profetë, por djalli ua ka zbukuruar atyre sjelljet e veta, dhe tani ai është shok i tyre, ata i pret dënim i dhembshëm.
64Ne ty të shpallëm Librin vetëm se t’ua sqarosh atyre çështjen rreth së cilës u përçanë, dhe të jetë udhëzim e mëshirë për ata që besojnë.
65All-llahulëshon ujë nga qielli dhe me te, tokës, pasi që ka vdekur, ia kthen jetën. Ajo është, vërtetë, argument për njerëzit që duan të dëgjojnë.
66Ju keni shembull edhe te kafshët: “Ne bëjmë që nga barku i tyre të pini tambël të kulluar, që bëhet nga përtypja në stomak dhe na gjaku – të shijshëm për ata që e pinë.
67Kurse nga frytet e panjës dhe pjergullës merrni pije dhe ushqim të shijshëm. Ajo është, njëmend, argument për ata të cilët kanë mend.
68Zoti i tyre e ka frymëzuar bletën dhe i tha: “Bëni vetes shtëpia nëpër male dhe lisa edhe në atë që ata mbulojnë,
69Pastaj ha fryte të llojllojshme, mandej me urtësi ec rrugëve të Zotit tënd”! Nga brendia e tyre dalin pije me ngjyra të ndryshme që është shërim për njerëzit. Ajo është, njëmend, argument për ata që mendojnë.
70All-llahu u ka krijuar, e pastaj ua merr shpirtin; Ka nga ju, të cilët përjetojnë pleqëri të thellë, në mënyrë që të mos dinë asgjë nga ajo që kanë ditur. All-llahu është, vërtetë, i gjithëdijshëm dhe i gjithëfuqishëm.
71All-llahu u jep disave më shumë se sa të tjerëve. Por ata, të cilëve u është dhënë më shumë, nuk u japin atyre që i kanë në posedimin e tyre, edhe pse kanë nevoja të barabarta. A e mohojnë edhe dhuntinë e All-llahut?!
72All-llahu krijon për ju femra të llojit tuaj, kurse prej grave tuaja u jep djem e nipër, u furnizon me sende të bukura. Mirëpo ato gënjeshtrës i besojnë, kurse dhuntinë e All-llahut e mohojnë.
73Dhe i falen, përveç All-llahut, atyre që nuk janë në gjendje t’u japin asnjëfarë ushqimi, as nga qielli as nga toka, dhe nuk munden asgjë!
74Po mos i sillni All-llahut shembuj! All-llahu me të vërtetë di por ju nuk dini.
75All-llahu u sjell si shembull rrobin në posedim, të huajin i cili nuk ka asgjë dhe atë, të cilin Ne e kemi furnizuar mirë dhe që jep nga ajo fshehurazi dhe haptazi, - a janë ata të barabartë? Lavdëruar qoftë All-llahu!, por shumica sish nuk dinë.
76All-llahu u sjell si shembull dy burra nga të cilët njëri është shurdhëmemec, i cili nuk ka asgjë dhe është barrë e zotëriut të tij – kudo që e dërgon ai nuk i sjell kurrfarë dobie. A është ai i barabartë me atë i cili kërkon të veprohet drejtë, por që edhe vetë është në rrugë të drejtë?
77Të All-llahut janë fshehtësitë e qiejve dhe të tokës! Kurse dita e kijametit do të vijë sa hapë e mbyllë sytë, ose edhe më shpejt, sepse All-llahu, vërtetë, është i gjithfuqishëm.
78All-llahu juve ju nxjerr nga barqet e nënave tuaja e ju nuk dini asgjë. U pajis edhe me shqisa për të dëgjuar, për të parë edhe me zemër, mbase do të jeni mirënjohës.
79A nuk i shohin ata shpendët si fluturojnë në hapsirën qiellore, ata vetëm All-llahu i mban. Këto janë, me të vërtetë, argumente për njerëzit që besojnë.
80All-llahu juve u ka mundësuar të keni shtëpitë tuaja ku banoni dhe u bën të mundshëm që nga lëkura e kafshëve të keni shtëpia, të cilat i bartni lehtë kur merrni rrugë dhe kur bëni natë (buni), kurse prej leshit e fijeve të tyre (bëni) gëzofe, shtrojë dhe gjëra të dobishme, derisa të shpenzohen.
81Nga ajo që ka krijuar All-llahu ju jep hijen dhe strehime në male, u jep edhe veshje që mbron nga të nxehtit, ju jep parzmore për t’u mbrojtur në luftë; dhe ashtu ua plotëson dhuntitë e veta në mënyrë që të jeni të degjueshëm.
82Po nëse ata bishtnojnë, ani, ti ke për detyrë vetëm të kumtosh haptazi.
83Ata e dinë dhuntinë e All-llahut, por pastaj e mohojnë, - shumica sish janë mosbesimtarë.
84Ndërsa në ditën kur prej secilit popull të sjellim nga një dëshmitar, atëherë mosbesimtarëve nuk u jepet leje të arsyetohen tek All-llahu.
85Ata që kanë bërë krime kur ta përjetojnë dënimin, ai nuk do t’u lehtësohet e as do t’u anulohet.
86Kurse ata të cilët Atij i kanë konsideruar shok të barabartë (politeistët) kur t’i shohin shokët (hyjnitë) e veta, thonë: “Zoti ynë, këto janë hyjnitë tona; u jemi falur atyre e jo Ty” – hyjnitë do t’ua kthejnë me ironi: “Ju me të vërtetë jeni gënjeshtarë!”
87Edhe ata, atë ditë, do t’i përulen All-llahut dhe do të humbasin atë që kanë trilluar.
88Ata, të cilët, nuk kanë besuar dhe kanë kontribuar t’i shmangin të tjerët nga rruga e All-llahut, Ne do t’ua shtojmë dënimin përmbi dënim për shkak se bëjnë çrregullime.
89Kurse, atë ditë, kur të sjellim kundër çdo populli nga një dëshmitar, nga vet ai (popull), ndërsa ty të sjellim dëshmitarë kundër tyre! Ne ty të shpallëm Librin si sqarim për çdo send dhe udhëzim e mëshirë si dhe lajm të gëzueshëm (sihariq) për ata që janë muslimanë.
90All-llahu urdhëron drejtësi dhe mirësi, ndihmë dhe respekt ndaj të afërmëve dhe ndalon amoralitetin, neverinë dhe gjithçka është krim dhe urrejtje. Ai u këshillon të pranoni mësimin.
91Dhe zbatoni obligimet e All-llahut për të cilat jeni ngarkuar dhe mos e theni betimin, pasi që e keni dhënë me vendosmëri, e për garant keni marrë All-llahun, sepse All-llahu e di se çka punoni.
92Dhe mos u bëni si ajo e cila e këputi pëlhurën e vet pas një qëndrese të fortë, dhe mos i përdorni betimet tuaja si mbrojtje ndërveti, vetëm sa për të dominuar njëra familje ndaj tjetrës. All-llahu me këtë vetëm ju provon, kurse në ditën e gjykimit, me të vërtetë, do t’ua sqarojë atë rreth së cilës jeni konfrontuar.
93Po të kishte dashur All-llahu do t’u kishte bërë një popull, por Ai e le në humbje kë do; dhe ju, me të vërtetë, do të përgjigjeni për atë çka keni punuar.
94Dhe mos i përdorni betimet tuaja për t’u mbrojtur ndër veti, e t’u rrëshqas këmba pas përqëndrimit të fortë, e të shijoni rrezikun për shkak se keni larguar (të tjerë) nga rruga e All-llahut; e të fitoni vuajtje të madhe.
95Dhe besën që i keni dhënë All-llahut mos e ndërroni për diçka që nuk vlen, - ajo që është te All-llahu, ta dini, se për ju është më mirë!
96Ajo që keni ju – është kalimtare, e ajo që është e All-llahut është e përhershme. Ata që kanë duruar Ne me siguri do t’i shpërblejmë me shpërblime shumë më të mira se sa që kanë punuar.
97Atij që bën mirë, qoftë mashkull apo femër, e që është besimtar, ne do t’i mundësojmë të çojë jetë të mirë, dhe vërtetë, do t’i shpërblejmë me dhuratë më të mirë se sa kanë punuar.
98Kurdo që të këndosh Kur’an, kërko te All-llahu mbrojtjen prej djallit të mallkuar.
99Me të vërtetë ai nuk ka asnjë farë pushteti mbi ata të cilët besojnë dhe janë të bindur në Zotin e tyre;
100Pushteti i tij është mbi ata të cilët e marrin atë si mbrojtës dhe që i bëjnë All-llahut shok të barabartë.
101Kur ne e zëvendësojmë një ajet me një tjetër – sepse All-llahu e di më së miri se çka po shpallë – ata thonë: “Ti vetëm trillon!” Mirëpo shumica sish nuk dinë.
102Thuaj: “Atë e shpalli me të vërtetë shpirti i shenjtë nga Zoti yt, për t’i forcuar edhe më tepër ata që kanë besuar, si edhe të ejtë udhërrëfyes e sihariq për të gjithë muslimanët”.
103Ne e dimë mirë se ata thonë: “E mëson atë ndonjë njeri”! Gjuha për të cilën mendojnë t’ia mveshin atij është e huaj, kurse kjo (e Kur’anit) është gjuhë e qartë arabe.
104Ata të cilët nuk besojnë në argumentet e All-llahut, All-llahu nuk do t’i drejtojë në rrugë të drejtë; ata i pret vuajtje e padurueshme.
105pamëdyshje trillojnë gënjeshtra vetëm ata që nuk u besojnë argumenteve të All-llahut, e ata janë gënjeshtarë.
106Atë i cili mohon All-llahun, pasi që i ka besuar – vetëm nëse është i shtrënguar të bëjë gjë të tillë, por që zemra e tij është e bindur në besim – si edhe atë që ia ka hapur zemrën mosbesimit, e pret hidhërimi i All-llahut dhe ata kanë dënim shumë të madh,
107Ngase më tepër e duan jetën në këtë botë se sa në botën tjetër, kurse All-llahu nuk drejton në rrugë të drejtë popullin që nuk beson.
108Ata janë të atillë zemrat e të cilëve edhe veshët edhe sytë All-llahu i ka vulos, dhe ata janë të pakujdesshëm.
109Nuk ka dyshim se ata në botën tjetër do të jenë të humbur.
110Pastaj Zoti yt, atyre të cilët u shpërngulën, pasi që kanë qenë të maltretuar, e mandej luftojnë dhe çdo gjë me durim e përballojnë – Zoti yt, pas tërë asaj, do t’i falë dhe do të jetë shumë i mëshirshëm.
111Ditën kur secili njeri do të kujdeset vetëm për vete, dhe në të cilën ditë secilit njeri do t’i jepet shpërblimi për çka ka punuar, dhe nuk do t’u bëhet padrejtësi!
112All-llahu sjell si shembull një qytet, i cili ishte i sigurt dhe i qetë, që i vinte ushqimi me shumicë nga çdo anë, por (qyteti) i mohoi dhuntitë e All-llahut, prandaj All-llahu për shkak të veprimit të tillë i bëri të shijojnë urinë dhe tmerrin.
113Edhe atyre u erdh një profet, nga mesi i tyre, por ata e quajtën rrenacak, andaj i përfshiu dënimi se ishin të padrejtë.
114Hani nga ushqime të mira e të lejuara që ua dhuron All-llahu dhe jini mirënjohës All-llahut për dhuntitë e tij, në qoftë se i faleni vetëm Atij.
115Ai juve iu ka ndaluar coftinat, gjakun, mishin e derrit, por edhe atë që është prerë, jo në emër të All-llahut, (por të ndonjë zoti tjetër). Por, atij i cili është i detyruar, jo nga dëshira por vetëm sa ta shuajë urinë – ani, All-llahu fal dhe është shumë i mëshirshëm.
116Dhe me gjuhët tuaja mos flisni të pavërteta: “Kjo është e lejuar, kjo është e ndaluar” me qëllim që të përhapni të pavërteta për All-llahun. Ata të cilët shpifin gënjeshtra ndaj All-llahut nuk do të shpëtojnë.
117Pak do të kënaqen, por i pret dënim i dhembshëm.
118Ebrejve ua kemi ndaluar atë për çka të kemi treguar më herët; Ne atyre nuk u kemi bërë padrejtësi, por ata i kanë bërë padrejtësi vetvetes.
119Pastaj atyre që bëjnë ndonjë vepër të keqe nga mosdija e mandej pendohen dhe përmirësohen, Zoti yt pas asaj, me siguri, do t’ua falë, është shumë i mëshirshëm.
120Ibrahimi ka qenë, njëmend, i përulur ndaj All-llahut, besimtar i vërtetë, nuk ka qenë prej mosbesimtarëve,
121Mirënjohës për dhuntinë e tij; Ai e ka zgjedhë atë dhe e ka nxjerrë në rrugë të drejtë.
122Dhe ne i kemi dhënë të mira në këtë botë, kurse ai edhe në botën tjetër, pa dyshim, do të jetë ndër të mirët.
123Pastaj ty të kemi shpallur: “Paso fenë e Ibrahimit, fenë e drejtë, se ai nuk ka qenë nga politeistët”.
124Festimi i të shtunës u është caktuar atyre të cilët kanë pasur mendime të kundërta përkitazi me atë, dhe Zoti yt në ditën e gjykimit ata do t’i gjykojë për shkak të përçarjes.
125Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillime të mira dhe diskuto me ata në mënyrë më të mirë! Zoti yt i di më mirë ata që kanë humbur rrugën e tij, dhe Ai di më mirë ata që janë në rrugë të drejtë.
126Nëse duani të merrni hak, atëherë bëne atë vetëm aq sa u është bërë juve; po nëse duroni, kjo është me të vërtetë më mirë për durimtarët.
127Jij i durueshëm! Por, i durueshëm do të jesh vetëm me ndihmë të All-llahut. Dhe mos të vijë keq për ata, as mos të vijë rëndë nga kurthat e tyre,
128All-llahu është me të vërtetë në anën e atyre të cilët frikësohen dhe largohen prej mëkateve, dhe në anën e atyre që bëjnë vepra të mira, janë bëmirës.
Chapter 17 (Sura 17)
1Qoftë lartësuar ai i cili e shetiti robin e vet natën prej Mesxhidi Haramit deri te Mesxhidi Aksa, rrethinën e të cilit e kemi bekuar në mënyrë që t’i tregojmë disa argumente tona Ai,me të vërtetë, dëgjon dhe sheh shumë.
2Kurse Musaut i dhamë Librin dhe e bëmë udhërrëfim për izraelitët, ashtu që të mos marrin tjetër ke për Zot në vend timin,
3Ju pasardhës që ju kemi bartur me Nuhin. Ai përnjëmend ishte njeri mirënjohës.
4Dhe ne ua kemi normëzuar (përcaktuar) në Libër izraelitëve “Ju me siguri do të bëni dy herë turbullira në tokë dhe do të bëheni mendjemëdhenj përtej mase”.
5Dhe kur arriti koha e premtimit të parë, prej dy sish, ne dërguam kundër jush njerëz tanë, shumë të fortë, dhe u shkelën nëpër shtëpia dhe ashtu premtimi u bë realitet
6Pastaj ju kthyem për së dyti kundër atyre dhe ju përforcuam me pasuri dhe meshkuj. Juve u bëmë shumë në numër.
7Nëse veproni mirë e bëni për vete, e nëse bëni keq përsëri e keni kundër vetes tuaja. Dhe kur erdh koha e premtimit të dytë atëherë le t’ua mrrolin fytyrat tuaja dhe le të hyjnë në xhami sikurse herën e parë dhe le të shembin me themel gjithçka kanë ngritur.
8Ndoshta Zoti juaj do t’ju mëshirojë, nëse ju prapë filloni, do t’ia fillojmë edhe ne. kurse xhehennemin e kemi bërë burg për mosbesimtarët.
9Ky Kur’an pamëdyshje çon rrugës së drejtë dhe më të përshtatshme dhe përgëzon besimtarët, të cilët bëjnë vepra të mira se i pret shpërblim i madh,
10Kurse për ata, të cilët nuk i besojnë botës tjetër kemi përgatitur dënim të dhembshëm.
11Njeriu edhe me anë të lutjes për mirë, lyp keq; njeriu është shumë i vrullshëm, gjaknxehtë.
12Dhe natën edhe ditën i kemi bërë dy argumente, shenjën për natë e kemi fshehur, kurse shenjën për ditë e kemi bërë të dukshme në mënyrë që të mund t’i kërkoni mirësitë nga Zoti juaj dhe që ta mësoni numrin e viteve dhe të llogariturit. Ne çdo send e kemi sqaruar në hollësi.
13Dhe secilit njeri atë çka e ka bërë do t’ia varim në qafë dhe në Ditën e gjykimit, do t’ia tregojmë një libër të hapur.
14“Lexo librin tënd, sot të mjafton vetvetja kundër teje që të japish llogari”!
15Kush shkon rrugës së drejtë ai shkon drejt për vete, kurse kush e humb, e humb në dëm të vetin, dhe asnjë mëkatar nuk do të bartë mëkatet e tjetrit. Ndërsa ne nuk kemi dënuar asnjë popull pa u dërguar pejgamber.
16Kur dëshirojmë që ta zhdukim një qytet, atyre që janë aty, dhe janë dhënë pas luksit dhe bëjnë mbrapshti, i lëshojmë që të humbin në theqafje – zbatohet fjala e dhënë kundër tyre – dhe e shkatërrojmë me themel.
17Dhe sa e sa brezni kemi zhdukur pas Nuhit! Dhe mjafton që Zoti i di dhe sheh mëkatet e robërve të vet.
18Kush e dëshiron këtë botë, Ne kujt të duam i japim shpejt çka të dëshirojë, por pastaj i përgatisim xhehennemin, në të cilin do të digjen të turpëruar e të përulur.
19Ndërsa, kush e do atë botë, dhe është besimtar, përpiqet ta meritojë, prandaj, përpjekja e tyre do të jet e mirënjohur.
20Të tërëve, edhe njërës palë edhe tjetrës, i japim dhuratat e Zotit tënd; se dhuratat e Zotit tënd nuk janë të ndaluara për askë.
21Shiko si i kemi dalluar disa prej të tjerëve, por në atë botë, me të vërtetë, do të ketë shkallëzim edhe më të madh por, edhe përparësi më të theksuar.
22Mos bën me All-llahun Zot tjetër e të mbesish pa përkrahje dhe i nënçmuar.
23Zoti yt ka përcaktuar që të mos adhuroni tjetër përveç Atij dhe të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre, ose të dy, përjetojnë pleqëri te ti, mos u thuaj “of”! e as mos u fol me zë të lartë, por t’u drejtohesh me fjalë respekti të plotë.
24Shtrij përpara tyre krahët e përulshmërisë dhe thuaj: “O Zoti im, ki mëshirë ndaj tyre, siç kanë pasur kujdes ata ndaj meje në vegjëli!”
25Zoti juaj e di më së miri se ç’ka në shpirtin tuaj. Nëse jeni të mirë – ani. All-llahu njëmend ua fal atyre që pendohe.
26jepja të drejtën e vet të afërmit të tënd, edhe të varfërit – musafir, por mos shpenzo shumë,
27Sepse, shpenzuesit janë shokë të djallit, kurse djalli është mohues i Zotit të vet.
28Dhe nëse gjithsesi do t’u kthesh shpinën, sepse edhe nga vetë Zoti yt kërkon mëshirë dhe shpreson për të, atëherë thuaju ndonjë fjalë të mirë.
29Mos e rrudh dorën fort, por as mos e lësho krejtësisht, e të mbesish i qorutar dhe pa asgjë
30Zoti yt kujt të dojë i afron furnizim të majmë, por edhe e kufizon. Ai me të vërtetë është i informuar dhe i sheh robërit e vet.
31Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e skamjes. Ne i ushqejmë edhe ata edhe juve, mbytja e tyre me të vërtetë është mëkat i madh.
32Dhe mos iu afroni amoralitetit, është punë e fëlliqur dhe sa rrugë e shëmtuar është!
33Dhe mos mbytni askë që e ka ndaluar All-llahu, përveç kur e kërkon e drejta. Por nëse dikush, pa pikë të fajit, vritet, atëherë trashëgimtarit të tij i japim kompetencë, por as ai le të mos e teprojë në vrasje! Ai është me të vërtetë i ndihmuar.
34EDHe pasurisë së bonjakut mos iu qasni fare! Përveçse me qëllim të mirë, derisa të bëhet madhor. Dhe përmbushni obligimet, sepse obligimet kanë me siguri përgjegjësi.
35Edhe masën plotësone kur të peshoni në litër, madje peshoni drejt edhe me terezi! Ajo është më mirë dhe përfundimi më i bukur.
36Mos paso atë për çka nuk e di! Edhe të pamurit edhe të dëgjuarit edhe të kuptuarit, për të gjitha këto me siguri ka përgjegjësi.
37Mos ec mendjemadh nëpër tokë, sepse, ti tokën nuk mund ta çash e as t’i arrish malet e larta.
38E keqja e tërë këtyre është urrejtur te Zoti yt.
39Ajo është një urtësi që ty po ta shpallë Zoti yt. Dhe mos i shto All-llahut, tjetër Zot, e të hidhesh në xhehennem, i qortuar dhe i larguar nga mëshira e Tij.
40A ju ka dhuruar Zoti juaj djem juve, e për vete i ka bërë engjujt si vajza? Ju njëmend flisni fjalë të mëdha.
41Ne, në këtë Kur’an, japim sqarime që ata të nxjerrin mësime, por, ai edhe më tepër ua shton tëhuajsimin atyre.
42Thuaj: “Po të ekzistonte ndonjë tjetër Zot përveç Atij, siç po thonë ata, atëherë ata do të kërkonin rrugë për te poseduesi i lartëmadhërishëm”.
43Qoftë lavdëruar Ai dhe shumë lart mbi atë çka flasin ata!
44Ate e madhërojnë shtatë qiej dhe toka, edhe gjithëçka ekziston në to, dhe nuk ka asgjë që nuk e madhëron me lëvdata, por ju nuk e kuptoni madhërimin e tyre. Ai është me të vërtetë i butë dhe falë shumë.
45Kur lexon Kur’an, ndërmjet teje dhe atyre që nuk i besojnë botës tjetër, Ne vejmë një perde të fshehtë,
46Kurse në zemrat e tyre një mbulojë që i pengon për ta kuptuar dhe i bëjmë të shurdhët. Dhe ti kur e përmend Zotin tënd në Kur’an, Atë të vetmin, ata të frikësuar ia japin këmbëve.
47Ne dimë mirë se ç’duan mizorët të dëgjojnë kur vijnë të të përgjojnë, dhe kur përshpërisin “Ju vetëm pasoni një njeri të magjepsur”.
48Shih me çka po të krahasojnë ty, prandaj bredhin dhe nuk mund të gjejnë rrugë të drejtë.
49Thonë: “A kur të shndërrohemi në eshtra e pluhur, ne sikur krijesa të reja paskemi për t’u ringjallur?!”
50Thuaj: “A doni të jeni gur ose hekur,
51Ose çfarëdo krijese qoftë për të cilat mendoni se nuk mund të ringjallen”. “Po kush do të na kthej neve në jetë?” Do të thonë, e ti thuaju: “Ai i cili ju ka krijur për të parën herë”, e ata do të tundin kokën ndaj teje dhe do të thonë: “Kur pra?” E ti thuaju: “Ndoshta së shpejti”.
52Atë ditë kur t’iu thërasë dhe ju do t’i përgjigjeni, duke i falënderuar dhe do të mendoni se keni mbetur vetëm një kohë të shkurtër,
53Dhe thuaju robërve të mij le të flasin vetëm fjalë të mira – sepse djalli ka ngatërruar diçka ndërmjet tyre, djalli është me të vërtetë armik i hapët i njeriut.
54Zoti juaj u njeh shumë mirë. Nëse do ai, ju mëshiron, e nëse do, ju dënon. E ty nuk të kemi dërguar përfaqësues të tyre.
55Zoti yt e di më së miri se kush janë në qiej dhe kush në tokë. Ne i kemi dalluar disa profetë nga disa të tjerë, kurse Davudit i kemi dhënë Zeburin.
56Thuaj: “Lutiuni atyre të cilët i keni trajtuar si zotër, në vend të atij, por ata nuk do të mund t’iu lirojnë nga ngushtësitë e as t’ua shmangin”.
57Ata të cilëve u luten këta, vetë kërkojnë mënyrë se si t’i aafrohen zotit të vet dhe shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Dënimi i Zotit tënd është njëmend për t’ia pasur frikën.
58Dhe nuk ka asnjë vendbanim të cilin Ne para ditës së gjykimit nuk do ta shkatërrojmë ose ta ndëshkojmë me dënim të ashpër. Kjo është e evidentuar në Libër.
59Neve nuk na pengon asgjë që të dërgojmë mrekulli, përveç faktit se popujt e lashtë nuk u besonin atyre: themudit si mrekulli ia dërguam deven, por ata bënë krim me te. Ndërkaq ne mrekullit i dërgojmë vetëm për të frikësuar.
60Dhe kur të patëm thënë: “Zoti yt i përfshinë të gjithë njerëzit”, kurse ëndrrën që ta paraqitëm edhe drurin e mallkuar në Kur’an, janë vetëm prova për njerëzit. Ne i tmerrojmë ata, por kjo ua rritë atyre më tepër, edhe ashtu, mosbesimin e madh.
61Dhe kur u thamë engjujve: “Bëni sexhde Ademit”, ata të gjithë i bënë sexhde atij, përveç Iblisit. “si t’i bëj sexhde – tha ai – atij të cilin Ti e krijove nba balta?
62Shikoje këtë të cilin e ke ngritur më lartë se mua, - tha. Nëse më jep afat deri në ditën e kijametit, me siguri, përveç një numri të vogël, të gjithë pasardhësit e tij do t’i shkatërrojë”.
63“Shko, - i tha Ai, - dhe ata të cilët të pasojnë ty – ani; xhehennemi është shpërblim i mjaftueshëm për ju.
64Dhe përvehtëso me zërin tënd cilin të mundesh dhe përzini kalorësit tu edhe këmbësorinë tënde, dhe bëhu pjesëtar në pasuri dhe fëmijë me ta, edhe premtoju, - por djalli ju premton vetëm rrena.
65Kurse ti, me të vërtetë nuk ke kurrfarë pushteti ndaj robërve të mij”. Dhe si përfaqësues mjafton Zoti yt.
66Zoti i juaj është, ai i cili vetëm për hirë tuajin i lëvizë lundrat nëpër det që të kërkoni dhuntinë e Tij, sepse Ai ndaj jush është mëshirëplotë.
67Kur ju godet e papritura në det, atëherë i humbni ata të cilëve u jeni falur, përveç Atij (All-llahut). Mirëpo kur Ai ju shpëton në tokë j ia ktheni shpinën; njeriu gjithmonë është bukëshkelë.
68A jeni të sigurt se Ai nuk do t’ju shpjer kah toka ose se nuk do të lëshojë kundër jush fërfëllazë me rërë, e atëherë nuk do t’i gjeni vetes shpëtim fare?
69Ose a jeni te sigurtë se Ai nuk do t’ju kthejë prapë në det dhe t’iu lëshojë furtunën dhe t’iu përmbysë për shkak se keni mohuar? Atëherë nuk keni për të gjetur se kush do të na marrë në përgjegjësi për ju.
70Ne me të vërtetë i kemi nderuar bijt e Ademit: i kemi shetitur nëpër tokë e nëpër det dhe i kemi furnizuar me ushqime të mira e me shije, dhe u kemi dhënë përparësi të mëdha ndaj shumicës që i kemi krijuar.
71Atë ditë kur të thërrasim tërë njerëzit me gjithë prijësit e tyre, atyre të cilëve libri i tyre do t’u jepet nga e djathta do ta lexojnë librin e vet dhe nuk do t’u bëhet padrejtësi as sa të zitë e thonit.
72E kush ka qenë i verbër në këtë botë do të jetë i verbër edhe në atë botë dhe ai e ka humbur rrugën keq,
73Dhe përpak desh të larguan edhe ty prej asaj çka të shpallëm Ne, që kundër nesh të shpifësh diçka tjetër, e pastaj ata do të konsideronin si mik
74Dhe sikur të të mos kishim përforcuar ty, gati u lëshove pe, sadopakë qoftë.
75Dhe atëherë me siguri do të kishim bërë të shijosh mundim të dyfishtë në jetë dhe pas vdekjes; atëherë nuk ke për të gjetur askë i cili do të ndihmonte kundër nesh.
76Ata që kanë shqetësuar në tokë, sa që gati të përzënë prej aty, por, atëherë as ata nuk do të qëndronin aty shumë pas teje.
77Sipas traditës që ka qenë, me tërë ata të cilët i kemi dërguar përpara teje, dhe as ti nuk do t’i shmangesh traditës.
78Kryej namazet kur dielli niset nga gjysma e qiellit e deri në terrin e natës, edhe lutjen e agimit. Me të vërtetë Kur’anin në saban e dëshmojnë shumë (shumica e dëgjojnë).
79Dhe një pjesë të natës kaloje i zgjuar! Kjo është vetëm detyra e jote. Ndoshta Zoti yt do të ringjallë në një vend të lavdëruar.
80Dhe thuaj: “O Zoti im më shpjer nëpër atë hyrje të sinqertë, dhe më nxirr asaj daljes së sinqertë, dhe më jep forcë nga ana jote që të më shërbejë si ndihmë”.
81Dhe thuaj: “Erdh e vërteta dhe u zhduk gënjeshtra. Me të vërtetë gënjeshtra është e paqëndrueshme”.
82Ne shpallim nga Kur’ani atë çka është bar dhe mëshirë për besimtarët, kurse mosbesimtarëve vetëm ua rritë shkatërrimin.
83Kur i japim njeriut ndonjë dhunti, ai kthen shpinën dhe largohet anash, por kur e godet e keqja, atëherë pikëllohet.
84Thuaj: “Secili po vepron sipas mënyrës së vet, mirëpo Zoti juaj e di më së miri kush është në rrugë të drejtë”.
85Të pyesin për shpirtin, thuaju: “Çështja e shpirtit është punë vetëm e Zotit tim, kurse juve u është dhënë fare pak dije.
86Dhe po të dëshironim ne, me siguri do të kishim bërë të zhduket ajo çka ta kemi shpallur, dhe ti, pastaj nuk do të gjesh askë që do të ndihmonte kundër nesh.
87Përveç se me mëshirën e zotit tënd, sepse mirësia e Tij ndaj teje është me të vërtetë e madhe”.
88Thuaj: “Sikur të bashkoheshin tërë xhindët dhe njerëzit të bënin një Kur’an, sikur ky, nuk do të mund të bënim sikur ky, edhe pse i ndihmojnë njëri-tjetrit”.
89Ne, në këtë Kur’an, u shpjegojmë njerëzve shembuj të ndryshëm, por shumica e njerëzve refuzojnë, ata vetëm mohojnë
90Dhe thonë: “Nuk të besojmë ty deri sa të na nxjerrësh kroje nga toka,
91Ose ti të kesh një kopsht me lisa e hardhi dhe nëpër të të kalojnë një varg lumenjsh.
92Ose ta coptosh qiellin copë-copë mbi ne, si po e vërteton ti; ose deri sa All-llahun dhe engjujt t’i sjellësh para nesh.
93Apo: të kesh për vete shtëpi prej ari, ose derisa të ngjitsh në qiell. Por nuk do të besojmë edhe sikur të ngjitesh deri sa të na sjellish një Libër që ta lexojmë”. Thuaj: “Qoftë lartësuar Zoti im! A jam unë diçka tjetër përveç se një njeri-pejgamber?!”
94Kurse njerëzit, kur u vinte shpallja, i pengonte t’i besojnë vetëm ajo që thonin: “A na paska dërguar All-llahu një njeri si profet”.
95Thuaj: “Sikur engjujt në tokë të ecnin qetë, Ne do t’u kishim dërguar nga qielli një engjull si profet”.
96thuaj: “All-llahu më mjafton për dëshmitar mua edhe juve, sepse, ai i sheh dhe është i informuar për robërit e vet”.
97Atë që All-llahu e drejton në rrugë të drejtë, ai është në rrugë të drejtë, kurse atë të cilin Ai e lë të humbur, atyre nuk u gjen dot mbrojtës përveç Atij. Ne do t’i tubojmë ata në ditën e gjykimit, me fytyrë për toke, të verbër, memecë e të shurdhër, vendbanim i tyre është xhehennemi, sa herë që të dobësohet flaka, do t’ua shtojmë zjarrin.
98Ai është shpërblim i atyre, se ata nuk u kanë besuar argumenteve tona, dhe kanë thënë: “A kur të bëhemi eshtra e pluhur ne do të ringjallemi sikur krijesa të reja?”
99Po a nuk e shohin ata se, All-llahu, i cili ka krijuar qiejt dhe tokën,ka mundësi të krijojë të ngjashmen me ato dhe se ua ka caktuar momentin e ringjalljes, për çka nuk ka dyshim? Por, mosbesimtarët refuzojnë dhe vetëm mohojnë.
100Thuaj: “Edhe sikur ju të posedoni thesarin e mëshirës së Zotit tim, ju edhe atëherë do të rrudheshit (bënit koprraci) nga frika se mos do të varfëroheni”. Njeriu gjithmonë është koprrac.
101Ne Musaut i kemi dhënë nëntë mrekulli të qarta. Pyeti pra izraelitët kur u erdhi atyre dhe kur Faraoni i pat thënë “Unë mendoj se ti je me të vërtetë i magjepsur”,
102E ai i tha: “Ti e di se këtë nuk e ka zbritur askush tjetër përveç Zotit të qiejve dhe tokës, si argument të hapët, dhe unë me të vërtetë, o Faraon, të konsideroj të shkatërruar”.
103Dhe ai deshti t’i përzëjë nga vendi, por Ne e përmbytëm atë, edhe ata që kanë qenë me këtë, të gjithë së bashku.
104Dhe pas asaj u thamë izraelitëve: “Vendosuni në këtë tokë, e kur të vijë koha, premtimi i botës tjetër, do t’iu sjellim të përzier.
105Ne shpallëm atë me arsye dhe po zbret me arsye. Kurse ty të kemi dërguar vetëm përgëzues dhe qortues.
106Ndërsa Kur’anin, e shpallëm krejt pjesë-pjesë, në mënyrë që ti njerëzve t’ua lexosh pak nga pak, dhe atë ua shpallim të përforcuar.
107Thuaj: I besuat ju Atij apo nuk i besuat, ata të cilëve u është bërë me dije qysh më parë (para shpalljes së tij) kur u lexohet bëjnë sexhde.
108Dhe thonë: “Qoftë lartësuar Zoti ynë, premtimi i Zotit tonë njëmend plotësohet”.
109Dhe duke qarë bëjnë sexhde dhe ai lexim ua rritë respekt-frikën.
110Thuaj: “Thirrni: All-llah ose Rrahman, sido që ta thërrisni, emrat e Tij janë më të bukurit. Mos jij zëlartë kur falë namazin, por as mos e freno shumë zërin! Lype një rrugë mesatare”.
111Dhe thuaj: “Lavdëruar qoftë All-llahu, i cili nuk ka fëmijë për vete dhe në pushtet nuk ka bashkëpunëtorë dhe të cilit nuk i duhet mbrojtës për shkak të pafuqisë, dhe atë madhëroje me madhërime të njëmendëta!”
Chapter 18 (Sura 18)
1Falënderimi qoftë për All-llahun i cili i shpalli Librin robit të vet, dhe nuk e ka bërë të shtrembëruar;
2Të drejtë e stabil, që të tërheq vërejtjen për dënim të rëndë nga ana e tij, kurse besimtarët të cilët bëjnë vepra të mira, t’i përgëzojë se i pret dhuratë e bukur,
3Ku do të kënaqen përgjithmonë,
4Dhe t’i qortojë ata që thonë se All-llahu ka fëmijë.
5Ata nuk dinë asgjë për këtë, e as baballarët e tyre. Sa fjalë e madhe po del nga gojët e tyre! Nuk flasin gjë tjetër përveç të pavërtetës!
6Epo, ti mos do të pëlcasish nga brengosja, nëse ata nuk i besojnë kësaj fjale?
7Gjithë çka ka në tokë Ne e kemi krijuar si zbukurim për të, që t’i sprovojmë cili prej tyre bën vepra mëtë mira.
8Dhe Ne do ta bëjmë edhe atë çka gjendet aty, të zhveshur.
9A ke menduar ti se banorët e shpellës edhe “rekimi” (emrat e të cilëve janë të shkruar në pllakë) kanë qenë nga mrekullitë tona të rralla?
10Kur djelmoshat u strehuan në shpellë dhe thanë: “O Zoti ynë, na dhuro mëshirën tënde dhe afrona në këtë veprim tonin në përudhje”.
11Prandaj, ne ua mbyllëm veshët (i vumënë gjumë të gjatë) në shpellë për shumë vite.
12Pastaj i zgjuam për të mësuar cili nga dy grupet do ta vlerësojë më mirë sa kohë.
13Ty po ta rrëfejmë historinë e tyre besnikërisht. Ata ishin djelmosha që besonin në Zotin e tyre, dhe Ne ua shtuam edhe më tepër bindjen.
14I patëm forcuar zemrat e tyre kur u ngritën dhe i thanë: “Zoti ynë është Zot i qiejve dhe i tokës, ne nuk i lutemi asnjë zoti tjetër përveç Atij, sepse atëherë do të flisnim gjepura.
15Ky populli ynë në vend të Atij, ka pranuar zot tjetër, përse nuk u solli argument të qartë atyre. A ka më kriminel se ai i cili shpif të pavërteta për All-llahun?”
16Kur i patët lënën ata edhe ato, të cilëve u falen ata, në vend të All-llahut, strehonu pra në shpellë. Zoti juaj do t’iu mbulojë me mëshirën e vet dhe do t’iu përgatisë atë çka është e dobishme për ju.
17Dhe ke mund ta shohësh se si dielli, kur lind, i kalon shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur perëndon, i kalon kah ana e majtë, ndërsa ata kanë qëndruar në mjedis të saj. Ai është nga argumentet e All-llahut! Atë që e përudhë All-llahu, ai është i përudhur, e cilin e lë në humbje, ti nuk mund t’i gjeshë mbrojtës që dirigjon.
18Dhe do të mendojë se janë të zgjuar, por ata janë në gjumë dhe ne i rrotullojmë në të djathtë dhe në atë të majtë, ndërsa qeni i tyre qëndronte i shtrirë, si në pritë me këmbët e para të shtrira përpara. Sikur t’i kishe parë do të kishe ikur prej tyre e do të kish kapluar frika.
19Dhe ashtu ne i zgjuam që ta pyesin njëri-tjetrin: “Sa keni ndejur këtu?” pyeti njëri prej tyre. – “Kemi ndejur një ditë ose një pjesë të ditës”, u përgjigjën. Zoti juaj e di më së miri sa keni ndejur, thanë, por dërgone njërin nga ju me këta metelikë tuaj deri në qytet, e le të shoh ku është ushqimi më i pastër dhe prej aty le t’iu sjellë ushqim dhe le të ketë mirësinë, dhe kurrsesi le të mos i flas askujt për ju,
20Sepse, nëse ata marrin vesh për ju, do të ju vrasin me gur ose me dhunë do të ju kthejnë në fenë e tyre; e atëherë kurrë nuk do të shpëtoni.
21Ne, gjithashtu, bëmë që ata të marrin vesh për këta, për të marrë vesh se premtimi i All-llahut është i vërtetë dhe se për momentin e ringjalljes nuk ka aspak dyshim, kur ata diskutonin ndërmjet veti për ta, dhe thonin: “Ndërtonu atyre përpara një ndërtesë, Zoti i tyre i di më së miri ata”. E pastaj ata, fjala e të cilëve ishte më me ndikim, thanë: “Do të ëjmë në hyrje të saj një xhami!”
22Disa do të thonë: “Ishin tre, i katërti ishte qeni i tyre” e disa do të thonë: “Kanë qenë pesë, i gjashti ishte qeni i tyre”, duke u përzie kështu në fshehtësi; kurse disa do të thonë: “Kanë qenë shtatë, kurse qeni ishte i teti”. Thuaju: “Zoti im e di më së miri numrin e tyre, pak kush e di këtë. Prandaj, mos polemizo për këto, përveç se sipërfaqësisht, dhe mos pyet për këtë askë prej tyre”!
23Dhe kurrsesi, përçkado qoftë mos thuaj: “Do ta bëjë këtë nesër!”
24E të mos shtosh, “Nëse do All-llahu!” Dhe kur të harrosh, përkujtoje Zotin tënd dhe thuaj: “Zoti im do të më udhëzojë kah ajo që është më mirë dhe më e dobishme nga kjo”.
25E ata kanë mbetur në shpellën e vet treqind e nëntë vjet.
26Thuaj: “All-llahu e di më së miri sa kanë ndejtur. Atij i takojnë fshehtësitë e qiejve dhe të tokës. Sa mirë i sheh Ai dhe i dëgjon të gjitha! Ata nuk kanë tjetër mbrojtës përveç Atij, dhe Ai nuk ka nevojë për asnjë bashkëpunëtor për vendimet e veta.
27Lexo nga Libri i Zotit tënd atë çka të shpallet. Askush nukmundet t’i zëvendësojë fjalët e Tij, e as ti, nk do të gjesh strehim tjetër përveç se tek Ai.
28Jij vendosmërisht në anën e tyre të cilët i luten Zotit të vet, në mëngjes dhe në mbrëmje, me dëshirë që të meritojnë simpatinë e Tij, dhe mos hiq sytë tuaj prej atyre, duke dëshiruar bukurinë e jetës së kësaj bote, dhe mos iu nënshtro atij zemrën e të cilit e kemi lënë të papërgatitur ndaj nesh, dhe pason epshin e vet, sepse puna e tij ka mbaruar.
29Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, prandaj, kush të dojë – le të besojë, kush të dojë le të mos besojë”. Ne kemi përgatitur përmosbesimtarët një zjarr, tymi i të cilit do t’i përfshijë nga të gjitha anët; nëse luten për ndihmë do t’u jepet ndihmë me një farë uji sikur lënd rrëshire që ua djeg fytyrën. Sa pije dhe vendbanim i tmerrshëm që është!
30Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira – Ne me të vërtetë nuk lejojmë t’i shkatërrohet shpërblimi atij që bënë vepra të mira.
31Ata i presin, pa dyshim, kopshte të Adënit ku do të rrjedhin lumenj, aty do të stolisen me rradhë të artë dore dhe do të vishen me rrobe të gjelbërta nga mëndafshi i llojllojshëm, mbështetur në kanape. Sa vendbanim dhe shpërblim i bukur është!
32Dhe sillu si atë shembullin e dy njerëzve, njërit prej të cilëve i dhamë dy kopshte të mbjellur me hardhi dhe të veshura me lisa e ndërmjet tyre bëmë ara.
33Të dy kopshtet dhanë frutin e vet, kurrfarë dëmi nuk iu bë dhe përmes tyre shpiem një lum.
34Ai kishte edhe tjetër pasuri. Dhe i tha shokut të vet, derisa po bisedonte me të, “Kam më shumë pasuri se ti, a edhe fis më të fortë!”
35Dhe hyri në kopshtin e vet, i rrëmbyer nga mendjemadhësia, duke thënë: “Nuk mendoj se kjo do të shkatërrohet ndonjëherë”.
36dhe nuk ma merr mendja se ka për të ardhur ndonjëherë dita e kijametit, por edhe nëse kthehem te Zoti, me siguri për kompensim do të gjejë diçka më mirë se kjo”.
37shoku i tij, deri sa po flisnin, i tha: “A e mohon atë i cili të ka krijuar nga dheu, e pastaj nga pika e farës, e më në fund të bëri njeri të plotë?”
38Sa për mua, Ai është All-llahu, Zoti im dhe unë nuk i bëj shok askë Zotit tim.
39E pse nuk the, kur hyre në kopshtin tënd, “MashAll-llah”! Nuk ka forcë përveç asaj të All-llahut? Nëse më shikon mua, unë kam më pak pasuri dhe fëmijë.
40Por – Zoti im, ndoshta më jep kopsht më të mirë se yti, e në atë (tëndin) të dërgojë rrëmujë nga qielli, e të gëdhijë krejt rrafsh, pa asgjë.
41Ose t’i thahet uji e të mos mundesh ta lypish kurrë.
42Dhe u shkatërruan frutet e tij dhe ai filloi t’i thyej duart duke rënkuar se ç’kishte shpenzuar në të – dhe hardhia ishte shtruar për drunj të vet – dhe thoshte: “Ku është ai fat të mos i kisha bërë shok Zotit tim”!
43Dhe nuk pati kush t’i ndihmojë, përveç All-llahut; dhe nuk ishte aspak fitimtar.
44Aty mund t’i ndihmojë vetëm All-llahu, i vërteti, Ai jep shpërblimin më të mirë dhe çdo send e përfundon si është më mirë.
45Sillja si shembull jetën e kësaj bote që është sikur uji që e lëshojmë ne nga qielli, me të cilin ushqehen bimët në tokë, e përsëri thahet e teret dhe e derdhin erërat. E All-llahu ka mundësi për çdo send!
46Pasuria dhe djemtë janë stoli e jetës së kësaj bote, por veprat e mira të vazhdueshme janë më të mira si shpërblim nga Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë.
47Kurse atë ditë kur t’i lëvizim malet,dhe të shohësh tokën e zhveshur, e ata do t’i kemi tubuar, askë prej tyre nuk e kemi lënë anash.
48Para Zotit tënd do të ekspozohen të radhitur. “Na keni ardhur ashtu siç ju kemi krijuar herën e parë, kurse ju keni deklaruar se nuk do t’ua caktojmë ditën e ringjalljes”.
49Edhe libri u hapet dhe do të shohësh mëkatarët të frikësuar për shkak të asaj që gjenden në të. Dhe do të thonë: “Të mjerët ne, çfarë është ky libër? Nuk i ka shpëtuar as mëkati i madh as mëkati i vogël, të tëra janë evidentuar”, dhe do ta gjejnë të shkruar atë çka e kanë bërë. Zoti yt askujt nuk do t’i bëjë padrejtësi.
50Dhe kur u thamë engjujve”Përuluni Ademit!” Të gjithë iu përulën, përveç Iblisit, ai ishte nga xhindët, andaj i ra ndesh urdhërit të Zotit të vet. Po ju atë dhe kotillën e tij, duke qenë Unë, do ta merrni si mik e ata janë armiq tuaja? Çfarë këmbimi i keq është për mosbesimtarët!
51Unë nuk i kam marrë ata për dëshmitarë me rastin e krijimit të qiejve dhe të tokës e as për krijimin e vet atyre dhe nuk kam pasur nevojë për mbëshytetje në mbrapshtanë.
52Dhe në ditën kur Ai u thotë: “Thirrni ata për të cilët keni pas deklaruar se janë bashkëpunëtorët e mij!”, dhe ata i thirrën, por ata nuk iu përgjigjën sepse Ne ua shkatërruam lidhjet ndërmjet veti.
53Dhe mëkatarët e shohin zjarrin dhe do të binden se kanë për të rënë në te, dhe prej aty nuk kanë shpërblim.
54Në këtë Kur’an ne ua sqarojmë në mënyrë të ndryshme njerëzve shembujt e llojllojshëm, porse njeriu, për shumë sende, kundërvihet.
55Ndërsa, njerëzit, kur u vjen udhëzimi, nuk i pengon tjetër send nga besimi dhe që nga Zoti i tyre të kërkojnë falje, përveçse ajo që ata presin fatin e popujve të lashtë ose t’i godasë dënimi në sy të tërë botës.
56Ne nuk i dërgojmë profetët për tjetër send, përveç se si përgëzues dhe qortues. Ndërsa mosbesimtarët polemizojnë, duke u shërbyer me të pavërteta, për ta mposhtur me të, të vërtetën, dhe tallen me argumentet e mia dhe qortimet e mia.
57Po a ka më kriminel se ai, i cili, kur i tërhiqet vërejtja me argumente të Zotit të vet, ia kthen shpinën dhe harron atë çka e ka bërë vetë? Ne në zemrat e tyre vejmë perde që të mos e kuptojnë atë (Kur’anin), dhe i bëjmë të shurdhër. Dhe nëse ti i thërret në rrugë të drejtë, ata kurrë nuk do të nisen rrugës së drejtë.
58Zoti yt fal shumë dhe ka shumë mëshirë. Sikur Ai t’i dënonte për atë çka e meritojnë, do t’ua shpejtonte dënimin. Por, ata i pret momenti i caktuar, prej të cilit nuk kanë ku të shtrehohen.
59Kurse ato fshatra që i kemi shkatërruar për shkak se kanë bërë krime dhe e kemi caktuar afatin për shkatërrimin e tyre.
60Dhe kur i tha Musa djaloshit të vet: “Do të shkoj deri sa të arij aty ku bashkohen dy dete, ose do të ec dhe vetëm do të ec.
61Dhe kur ata dy arritën deri në vendin ku ata dy duhet të bashkohen, e harruan peshkun e tyre, e ai u nis rrugës së vet nëpër det.
62Po kur u largua, (Musa) i tha djaloshit të vet: “Na jep të hamë mëngjesin sepse, nga kjo rrugë e jona jemi lodhur.
63A e sheh? i tha ky. Kur u patëm ndalur në atë breg e unë e harrova peshkun, këtë s’e ka bërë tjetër kush përpos vetë djallit, që ta përmendi atë. Ai pa tjetër do të jetë zhytur në det, për çudi!
64Tha: “Kjo është ajo që na duhet”, dhe u kthyen të dy rrugës prej nga kishin ardhur.
65Dhe e gjetën një njeri nga robërit tanë, të cilit i patëm dhënë mëshirë nga ana jonë dhe i mësuam atë që e dimë vetëm Ne.
66“A mundem të të bëj shoqëri?” – i tha Musa. “Por të ma mësosh tërë atë drejtësi që e ke mësuar ti”.
67“Ti me siguri nuk do të mund të durosh me mua”, i tha ai.
68“Si do të durosh atë për çka nuk je i informuar?”
69“Ke me parë se do të jem, në dashtë All-llahu, i durueshëm, - i tha, - dhe nuk do të kundërshtoj për asgjë”.
70“Po nëse më bën shoqëri, pra, tha ai, atëherë të mos më pyesish për kurrgjë derisa unë vetë të rrëfej për atë”.
71Dhe ata dy u nisën, mirëpo kur hipën në anije, ai e zhbiroi atë. “A e zhbirove t’i mbysish ata që po lundrojnë me të? Ke bërë, njëmend, diçka për çudi!”
72“A nuk të thash unë – iu drejtua ai – se për njëmend nuk mund të durosh të ecësh me mua?”
73“Mos merr masa kundër meje për këtë që harrova, - tha, - dhe mos më bën pengesë në këtë punë timen!”
74dhe ata të dy vazhduan. Kur e takuan një djalosh, ky atë e mbyti, e (Musa), i tha: “A e mbyte këtë djalë të pafajshëm më kot? Përnjëmend ke bërë diçka shumë të keqe”.
75“A nuk të thash unë ty –i tha ai, - se ti njëmend nuk mundesh të durosh me mua?”
76“Nëse të pyes edhe pas kësaj për diçka, i tha ky, atëherë mos u shoqëro me mua. Qe, pranoma arsyetimin”.
77Dhe të dy shkuan deri kur hasën në disa fshatarë dhe i lutën banorët e këtij fshati që t’u japin ushqim, por ata refuzuan t’i pranojnë si musafirë. Aty gjetën një mur i cili ishte gati të rrëzohet, por ai e rindërtoi. Sikur të doje – i tha – (Musa) pate me marrë shpërblim për këtë.
78“Tash unë dhe ti po ndahemi! –tha ai – por të ta sqaroj përse nuk munde të më durosh.
79Sa i përket asaj anijes, ajo ishte pronë e disa të varfërve që punojnë në det, dhe unë atë desha ta dëmtoj, sepse prapa tyre ishte një mbret i cili grabiste çdo anije të re:
80Sa i përket atij djaloshit, prindërit e tij janë besimtarë, prandaj kishim frikë mos me dhunë po i kthen në mosbesim,
81Dhe ne dëshiruam që Zoti i tyre, në vend të tij, t’u japë një më të mirë dhe më afër mëshirës;
82E sa i përket këtij muri, ai është i dy fëmijëve bonjakë nga qyteti, e nën të është thesari i atyre të dyve. Babai i tyre ka qenë njeri i mirë dhe Zoti yt dëshiron, nga mëshira e vet, që ata të rriten dhe ta nxjerrin pasurinë vet. Të tëra këto nuk ka kam bërë sipas mendjes sime. Ja, ky është shpjegimi për mosdurimin tënd!”
83Dhe të pyesin për Dhulkarnejnin, thuaj: “Për këtë do t’iu rrëfej disa lajme”.
84ne e kemi vendosur atë në tokë dhe i kemi dhënë shkase për çdo send.
85Dhe ai i shfrytëzoi këto,
86Derisa ariti në vendin ku perëndon dielli, kur iu duk se po perëndon në një burim të turbullt dhe aty gjeti një popull. O Dhulkarnejn, - i thamë Ne, - ose do t’i dënosh ose do të sillesh mirë me ata?”
87“Ai që bën krim – tha – do ta dënojmë, e pastaj do t’i këthehet Zotit të vet, andaj edhe ai do ta dënojë me dënim të rëndë.
88Kurse ai i cili beson dhe bën vepra të mira – ka shpërblimin e mirësisë, dhe atij do t’i afrojmë lehtësi”.
89Dhe ai prapë shkoi.
90Derisa arriti atje ku lind dielli, dhe e pa se po lindte te një popull, të cilit ne nuk i kemi dhënë mundësi të mbulohet prej tij (diellit).
91dhe ai u soll me ata ashtu siç u pat sjellë me ata përpara.
92Dhe ai prapë vazhdoi,
93Derisa arriti ndërmjet dy pendave, e ndërmjet atyre gjeti një popull, i cili gati nuk kuptonte asnjë fjalë.
94“O Dhulkarnejn – i thanë ata, - Jexhuxh e maxhuxhët bëjnë turbullira në tokë, prandaj a po ngreh një mur ndërmjet nesh dhe atyre, apo, do të të shpërblejmë?”
95“Më mirë është ajo çka më ka dhënë Zoti im – tha ai. Por, ju ndihmomëni mua sa më tepër, që të bëj një mur ndërmjet jush dhe atyre.
96Më sillni copa të hekurit! Dhe kur ai i nivelizoi dy anët e malit u tha: “Ndizni”, dhe kur ia bënë zjarrin tha: “Më sillni bakër të shkrirë ta lyej!”
97Dhe ata nuk mundën as t’i afrohen e lëre më ta kapërcejnë.
98“Kjo është mëshirë e Zotit tim, - tha ai, - dhe kur erdhi premtimi i Zotit tim, do ta rrafshojë me tokë, premtimi i Zotit tim është i vërtetë”.
99Dhe atëherë do t’i lëshojmë që ata sikur valët të përzihen njëri me tjetrin. Dhe do t’i fryhet surit dhe të gjithë ata do t’i tubojmë,
100Dhe atëherë do t’ua shfaqim haptazi mosbesimtarëve xhehennemin.
101Atyre, sytë e të cilëve kanë qenë të mbuluar me perde, të mendojnë për argumentet e mia, dhe që nuk kanë mund të dëgjojnë asgjë.
102A mendojnë mosbesimtarët se munden të marrin për zotër, në vend timin, robërit e mi? ne u kemi përgatitur, me siguri, mosbesimtarëve xhehennemin si vendbanim.
103Thuaj: “A t’iu tregojmë se veprat e kujt janë të shkatërruara?
104Mundim i kujt është i dështuar, në këtë botë e ata mendojnë se është mirë ajo se çka punojnë?
105Këta janë, ata të cilët nuk besojnë në argumentet e Zotit të vet dhe se do të dalin para Tij, prandaj mundi i tyre do të jetë i kotë dhe në ditën e kijametit nuk do t’u japim kurrfarë rëndësie.
106Ata janë shpërblim i të cilëve, për shkak të mosbesimit, është xhehennemi, deh janë tallur me argumentet dhe me profetët e mij”.
107Ata, të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira vendbanim do të kenë parajsën Firdevs.
108Aty do të qëndrojnë përgjithmonë dhe nuk lypin ta ndërrojnë me asgjë tjetër.
109Thuaj: “Edhe sikur deti të ishte ngjyrë për t’i shkruar fjalët e Zotit tim, më parë do të shterrej deti se sa fjalët e Zotit tim, madje edhe sikur të sillnim edhe një det tjetër sikur ai”.
110Thuaj: “Unë jam një njeri sikur ju, që po më shpallet se Zoti juaj është – Një Zot. Kush mban shpresë në takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira, pa i bërë në adhurim asnjë shok Zotit të vet!”
Chapter 19 (Sura 19)
1Kaf Ha Ja A’jn Sad.
2Rrëfimi për mëshirën e Zotit tënd ndaj robit të vet Zekerijjait,
3Kur e luti Zotin e vet me lutje të fshehtë,
4I tha: “O Zoti im, eshtrat më janë shkatërruar e kryet më është thinjur, por kurrnjëherë kur të jam drejtuar me lutje Ty, o Zoti im, nuk kam qenë i pafat.
5Unë frikësohem për të afërmit e mi nga gjaku, pas meje, kurse gruan e kam beronjë, prandaj më fal një trashëgimtar!
6Të më trashëgojë mua dhe familjen e Jakubit, dhe bëre, o Zoti im të mirëpritur”.
7“O Zekerijja, po të përgëzojmë me një djalë, i cili do të quhet Jahja. Askujt më përpara nuk dëshëm t’ia lëmë këtë emër”
8“O Zoti im, - tha ai, - si do të kem unë djalë kur gruan e kam shterpë, por edhe unë jam shumë i moshuar?!”
9“Ja, ashtu!” – i tha, - Zoti yt ka thënë: “Ajo është e lehtë për mua, edhe ty të kam pas krijuar më parë kur nuk ke qenë kurrgë”.
10“O Zoti im, - tha, - më jep ndonjë shenjë!” “Shenja jote do të jet ajo se ti nuk do të flasish tri net me njerëzit, përkundër faktit se do të jesh i shëndoshë”.
11dhe doli nga tempulli para popullit të vet dhe ua bëri me shenjë ta lavdërojnë All-llahun në mëngjes dhe në mbrëmje.
12O Jahja, merre Librin seriozisht! Dhe i dhamë urtësi qysh kur ishte si fëmij;
13Butësi dhe sinqeritet dhe ishte i çiltër.
14Edhe ndaj prindërve të vet ishte i mirë, nuk ka qenë i ashpër dhe i pasjellshëm.
15Dhe paqa qoftë me të në atë ditë kur u lind edhe kur do të vdesë, edhe në ditën kur do të ngjallet përsëri.
16Dhe përmende Merjemen në Libër, kur u shmang nga shtëpiarët e vet në anën lindore,
17Dhe u fsheh prej tyre, por Ne dërguam te ajo Xhebrailin dhe ai iu paraqit asaj si njeri i përsosur.
18“Unë mbështetem te i Gjithmëshirshmi prej teje, - tha ajo, - nëse i frkësohesh atij”.
19“E unë jam – i tha ky – i deleguar i Zotit tënd, të të dhurojë një djalosh intelegjent”
20“Si do të kem unë fëmijë – tha ajo – kur nuk më ka prekur asnjë mashkull dhe unë kam qenë e shfrenuar”.
21“Ashtu! – i tha, - Zoti yt ka thënë: “Ajo është e lehtë për mua, dhe ta bëjmë atë argument për njerëzit dhe mëshirë nga ana jonë. Kjo është punë e kryer”.
22Ajo, pra mbeti me barrë dhe u shmang në një vend të largët.
23Dhe dhembjet e lindjes e shtrënguan të shkojë te një trup hurme. “Ku ta kisha atë fat, - tha ajo, - e të kisha vdekur qysh moti dhe të isha harrua krejtësisht!”
24Dhe ai (engjulli) më poshtë se ajo: e thirri” Mos u pikëllo, Zoti yt ka bërë që nën ty të rrjedh një prrockë,
25Shkunde trupin e hurmës se për ty kanë për të rënë hurme të freskëta.
26Andaj ha, pi dhe qetësohu! E nëse sheh ndonjë njeri, ti thuaj: “Unë i kamë dhënë besë të Gjithmëshirshmit se do të agjëroj (hesht) dhe sot me asnjë nuk po flas”.
27dhe e solli atë te familja e vet, duke e bartur. “Oj Merjeme, - i thanë, - ke bërë një punë të urrejtur!
28Ori ti, motra e Harunit, babanë nuk e ke pasur të mbrapsht e as nëna jote nuk ka qenë e shfrenuar”.
29Por ajo ua tregoi atë me shenjë. “Si të flasim me fëmijë në djep – i thanë ata”.
30Unë jam rob i All-llahut, tha ai, mua më ka dhën Librin dhe më ka bërë profet.
31Dhe më ka bërë të bekuar dhe më ka porositur që sa të jem gjallë të kryej faljen kudo qoftë dhe të japë zeqatin.
32Edhe të jem i mirë ndaj nënës sime, e nuk do të më lejojë të jem i ashpër dhe i pasjellshëm.
33Paqa e shpëtimi janë me mua ditën kur kam le dhe diëtn kur do të vdes, por edhe atë ditë kur do të ringjallëm rishtas”.
34Ai është Isa,i biri i Merjemes – fjalë e vërtetë në të cilën ata dyshojnë.
35Nuk i ka mbetur All-llahut të ketë fëmijë, qoftë lartësuar Ai! Kur vendos për ndonjë punë Ai vetëm i thotë asaj: “Bëhu”! dhe ajo bëhet.
36All-llahu është, pamëdyshje, Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj adhurone Atë! Kjo është rrugë e drejtë.
37Dhe palët u konfrontuan ndërveti. Të mjerët ata që nuk besojnë në ditën e madhe e të dëshmuar.
38Sa mirë do të dëgjojnë dhe sa mirë do të shohin atë Ditë, kur do të qëndrojnë para nesh! Por, mosbesimtarët sot haptazi kanë dështuar plotësisht.
39Dhe tërhiqu vërejtjen për Ditën e mjerimeve kur të zbatohen urdhërat, e ata janë indiferentë dhe nuk besojnë.
40Tokën dhe çdo gjë që gjendet në të do t’i trashigojmë Ne dhe ata do të kthehen te ne.
41Përmende, në Libër, Ibrahimin! Ai ka qenë shumë i sinqertë si profet.
42Kur i tha babës së vet: “O babai im, pse e adhuron atë që as dëgjon, as sheh, e as që mundet të sjellë farë dobie?
43O babai im, mua më shpallet dituri që nuk të ka ardhur ty, prandaj më paso mua, unë do të udhëzoj në rrugë të drejtë;
44O babai im, mos adhuro djallin, djalli është me siguri i padëgjueshëm nda të Gjithmëshirshmit;
45O babai im, kam frikë se po të godet ndonjë dënim nga i Gjithmëshirshmi dhe do të jesh shok i djallit”.
46E ai i tha: “A i refuzon ti hyjnitë e mia o Ibrahim? Nëse nuk heq dorë kam për të rrahur, përnjëmend, me gur, prandaj hiqmu syshë për një kohë të gjatë!
47Qofsh në paqe, tha Ibrahimi. Do ta lus Zotin tim të të falë, sepse Ai është shumë i mirë ndaj meje
48Dhe do t’ju lërë juve dhe tërë ata që po i adhuroni, në vend të All-llahut, dhe do ta adhuroj Zotin tim. Shpresoj se nuk do të jem fatkeq në adhurimin e Zotit tim.
49Dhe pasi u largua prej tyre; edhe prej atyre të cilët e adhuronin, në vend të All-llahut, Ne i dhuruam Is-hakun dhe Jakubin, dhe të dy i kemi bërë profetë.
50dhe i shpërblyem me mëshirën tonë dhe i bëmë të jenë të lavdëruar dhe të përmenden për të mirë.
51dhe pëmende, në Libër, Musanë! Ai ka qenë i sinqertë dhe ishte profet, ferrëfyes.
52Dhe ne e thirrëm nga ana e djathtë e Turit dhe e sollëm afër shpëtimit
53Dhe ia dhamë, me mëshirën tonë, vëllaun e vet Harunin si profet.
54Dhe përmende, në Libër, Ismailin! Ai ka qenë i sinqertë në premtim dhe ishte profet ferrëfyes,
55Dhe e urdhëronte familjen e vet të kryejnë namazin, të japin zeqatin dhe ishte i kënaqur te Zoti i tij.
56Dhe përmende, në Libër, Idrisin! Ai ishte shumë i sinqertë si profet.
57Dhe ne e kemi ngritur në pozitë të lartë.
58Ata janë profetë të cilët All-llahu i ka mbuluar me mëshirë të vet, pasardhës të Ademit dhe të atyre që i bartëm me Nuhin, dhe prej pasardhësve të Ibrahimit dhe izraelitëve, edhe të atyre që i kemi përudhur dhe i kemi zgjedhur. Kur u lexoheshin ajetet e të Gjithmëshirshmit, ata binin në sexhde dhe qanin.
59Por, pas atyre mbetën pasardhës të këqinj, të cilët e lanë namazin dhe u dhanë pas epsheve. Ata, mbase do ta pësojnë.
60Përveç atyre që janë penduar dhe kanë besuar edhe kanë bërë vepra të mira. Atyre nuk do t’u bëhet kurrfarë e padrejtë, ata do të hyjnë në xhennet,
61Në kopshte të Adënit, të cilët i mëshirshmi fshehurazi ua ka premtuar robërve të vet. Premtimi i tij, me siguri, do të realizohet.
62Aty nuk do të dëgjojnë fjalë të kota, por vetëm “Paqe!” dhe aty do të furnizohen në mëngjes dhe mbrëmje.
63Atë xhenet do ta trashëgojnë, nga robërit tanë, kush ruhet nga mëkatet.
64“Ne kemi hyrë në xhennet vetëm me leje të Zotit tënd, Ai është sundues i çdo sendi, Ai e di të tashmen tonë dhe të kaluarën tonë dhe çka ka ndërmjet atyre” – thonë ata. Zoti yt nuk harron,
65Ai është Zot i qiejve dhe i tokës dhe i asaj çka është ndërmjet tyre, prandaj, vetëm Atë adhuro dhe vazhdo me këtë! A e di, a ka ndokush emrin e Tij!
66Njeriu thotë: “A përnjëmend kur të vdes do të ringjallem?”
67A nuk kujtohet njeriu se e kemi krijuar, në nismë kur ai nuk ishte kurrgjë?
68Dhe pasha Zotin tënd, Ne do t’i mbledhim edhe ata edhe djajtë, pastaj do t’i shpiejmë patjetër të gjunëzohen përreth xhehenemit.
69E pastaj nga secili grup do t’i ndajmë ata, të cilët kanë qenë më brutalë ndaj të mëshirshmit.
70Ngase Ne i dimë mirë ata të cilët e kanë merituar më së forti të digjen në të.
71Dhe secili prej jush do të arrijë aty! Zoti yt me siguri ashtu është besatuar.
72Pastaj, ata të cilët janë shmangur prej mëkateve do t’i shpëtojmë, kurse mizorët do t’i lëmë që të zvarrisen aty gjunjazi.
73Sepse, kur u janë lexuar ajetet tona të qarta, atëherë ata që nuk besonin u thonin atyre që besonin: “Cili nga këto dy grupe është në pozitë më të mirë dhe kush ka shoqëri më të mirë?”
74Po sa e sa i kemi shfarosur përpara tyre, të cilët me pasuri dhe dukje të nxisnin kurreshtje!
75Thuaj: “Kush është në humbje, i Gjithmëshirshmi i dhëntë jetë të gjatë!” Derisa të atillët e përjetojnë atë çka u është premtuar, qoftë dënimi, qoftë dita e kijametit, me siguri do të marrin vesh se kush ka pozitë më të keqe dhe ushtri më të dobët.
76dhe All-llahu ua rritë udhëzimin atyre të cilët janë në rrugë të drejtë. Kurse veprat e mira të vazhdueshme – nga Zoti yt do të jenë të shpërblyera më mirë dhe më bukur të kompensuara.
77A e ke parë atë i cili ka përgënjeshtruar argumentet tona dhe ka thënë: “Gjithsesi do të më jepet pasuri dhe fëmijë!”
78Ai ose është thelluar në fshehtësi ose ka marrë premtimin nga i Gjithmëshirshmi.
79Po si jo! Ne do ta shënojmë se çka po flet dhe vuajtjen do t’ia zgjasim shumë.
80Dhe ne e trashëgojmë edhe atë çka thotë, dhe do të na vijë i vetmuar.
81Ata marrin, në vend të All-llahut, do farë hyjnish, të cilat duhet të jenë ndërmjetësues të tyre,
82Po si jo! Ata do të mohojnë adhurimin e atyre dhe do të jenë kundërshtarë të atyre.
83A nuk e sheh se ne ua kemi lëshuar mosbesimtarëve djajtë që t’i shpiejnë sa më shumë në vepra të këqia?
84Prandaj, mos shpejto kundër tyre! Atyre Ne ua numërojmë ditët si duhet.
85Atë ditë kur do t’i tubojmë të devotshmit te i Gjithmëshirshmi si të deleguar
86Kurse mëkatarët do t’i shpiejmë në xhehennem sikur të eturit për ujë
87Askush nuk do të mundet të angazhohet, përveç atij, i cili ka pëlqimin e të Gjithmëshirshmit.
88Kanë thënë: “I Gjithmëshirshmi ka fëmijë!”
89Ju, me të vërtetë, po flisni diçka të shëmtuar.
90Nga ajo qiejt gati u coptuan dhe toka gati u shemb dhe malet gati ranë si gërmadha.
91Që i përshkruajnë të Gjithmëshirshmit fëmijë,
92Nuk i duhet të Gjithmëshirshmit të ketë fëmijë,
93Prandaj, të gjithë ata, kush janë në qiej edhe në tokë, do t’i vijnë të Gjithmëshirshmit si robër.
94Ai i ka parasysh të tërë dhe i ka numëruar me përpikëri.
95Dhe të gjithë në ditën e kijametit do t’i vijnë një nga një.
96Atyre të cilët kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, i Gjithmëshirshmi do t’u shpreh, me sigur, simpati.
97Ne atë, (Kur’anin) e kemi bërë të lehtë, në gjuhën tënde, për t’i përgëzuar me këtë të devotshmit dhe t’i qortosh ata që janë kokëfortë dhe mohojnë.
98Sa e sa brezni para tyre i kemi zhdukur! A e sheh dikë prej tyre dhe a dëgjon ndonjë zë sado të vogël të tyre?
Chapter 20 (Sura 20)
1Ta Ha
2Nuk ta shpallëm Kur’anin për të të munduar,
3Por vetëm si vërejtje për atë që frikësohet
4Si shpallje nga ai i cili ka krijuar tokën dhe qiejt e lartë
5I Gjithmëshirshmi i cili mbisundon gjithësinë.
6Të Atij janë çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, dhe ç’ka ndërmjet tyre, edhe çka ka nën tokë.
7Edhe në qoftë se flet haptazi – ani, Ai e di fshehtësinë dhe çka mendon në vete.
8All-llahu, nuk ka tjetër Zot përveç Atij, ka emrat më të mirë.
9A të ka arritur ty rrëfimi për Musaun?
10Kur pa një zjarr dhe i tha familjes së vet: “Pritni këtu, unë e kam parë një zjarr, ndoshta ju sjell ndonjë urë ose gjej te zjarri ndonjë udhërrëfyes.
11Dhe kur erdhi aty, dikush i thirri, “O Musa!
12Me të vërtetë Unë jam Zoti yt! Zbathi pra këpucat tuaja, se ti je, pamëdyshje, në luginën e bekuar – Tuva.
13Ty Unë të kam zgjedhur, prandaj dëgjo çka po të shpallet!
14Unë, pa dyshim, Unë jam All-llahu, që nuk ka tjetër Zot përveç meje, prandaj vetëm mua më adhuro dhe kryej faljen për të më përkujtuar.
15Momenti i kijametit do të vijë me siguri, e mbaj gati në fshehtësi për t’u shpërblyer secili për atë që e ka fituar.
16Dhe nga kjo askush le të mos shmangë as ai që nuk i beson kësaj dhe që pason epshin e vet, dhe të jesh i humbur.
17Po ç’e ke atë në dorë të djathtë o Musa?”
18“Ky është shkopi im, - tha, - me të cilin mbahem dhe me te u grahu dhenve të mia, por më shërben edhe për punë tjera”.
19“Hidhe o Musa! – i tha Ai.
20Dhe ai e hodhi, kur qe, - ai gjarpër i cili po zvarriset
21I tha: “Merre atë dhe mos u frikëso! Ne do ta kthejmë në gjendjen e mëparshme.
22Dhe fute dorën në nënsjetullën tënde, dora do të dalë e bardhë, pa asgjë të keqe, si mrekulli e dytë,
23Për të treguar ty nga mrekullitë tona të mëdha.
24shko te Faraoni! Ai njëmend e tepron!”
25“O Zoti i, - tha, - zgjëroma krahërorin tim
26Dhe ma lehtëso punën time!
27Zgjidhma nyjën në gjuhën time,
28Ta kuptojnë fjalën time
29dhe më jep një ndihmës nga familja ime
30Harunin, vëllaun tim!
31Forcoma, me atë, fuqinë time
32Dhe bëma shok në punën time,
33Që të të lartësojmë shumë
34Dhe që të të përmendim shpesh!
35Ti, me siguri, na sheh neve”.
36“Të qoftë dhënë çka lype o Musa, i tha.
37dhe Ne edhe një herë tjetër të afruam mëshirën tonë,
38Atëherë kur nënës tënde i shpallëm çka shpallet;
39Vendose në sandëk dhe hudhe në lum, e lumi do ta qes në breg, që ta marrë armiku im dhe i atij. Unë të kam bërë të dashur nga gjithkush dhe të rritesh nën mbikqyrjen time.
40Kur shkoi motra jote dhe tha: “A doni që unë t’ua tregoj atë e cila do të kujdeset për të. Dhe ne të kthyem te nëna jote që të gëzohet, të mos pikëllohet. Dhe ti pate mbytur një njeri, por ne të liruam nga ajo brengë dhe të shpëtuam nga peripeci të ndryshme. Ti i kalove disa vjet në mesin e banorëve të Medjenit, pastaj, o Musa, erdhe mu në kohën e caktuar.
41Dhe Unë të zgjodha për vete.
42Shkoni ti dhe vllai yt, me argumentet e mia, por Mua mos më hiqni nga kujtesa!
43Shkoni te Faraoni, se ai njëmend e ka tepruar,
44Dhe folni atij me fjalë të buta, mos po mendon ose frikësohet!”
45“O Zoti ynë, - thanë ata dy, - kemi frikë mos po na ndëshkon menjëherë dhe po e kalon çdo kufi”.
46“Mos kini frikë! – tha Ai. Jam unë me ju të dy. Dëgjoj dhe shoh.
47Shkoni te ai e thuani: “Ne jemi profetë të Zotit tënd, lëri izraelitët të vijnë me ne dhe mos i mundo! Të kemi sjellë argument nga Zoti yt, e le të jetë në paqe ai, i cili shkon rrugës së drejtë!
48Neve na shpallet se dënimi pa dyshim do ta goditë atë që gënjen dhe shmanget (nga e vërteta)”.
49“Po kush është Zoti juaj, o Musa?” – u tha ai
50“Zoti ynë, - tha, - është ai i cili u ka dhënë krijesave të veta gjthçka ka nevojë, pastaj e ka udhëzuar”.
51“E çka është, - u tha ai, - me breznitë e mëparshme?”
52“Për këtë ka informata në një libër të Zotit tim. Zoti im nuk devijon e as harron,
53I cili e ka bërë për ju tokën djep dhe nëpër të ju ka hapur shtigje dhe ju lëshon nga qielli shiun. Ne me atë bëjmë që të mbijnë çiftë bimësh të llojllojshme.
54Ushehuni dhe kullotni kafshët tuaja! Në këtë ka, njëmend, argumente për ata që kanë mend.
55Nga ajo (toka) ju kemi krijuar dhe në të do t’iu kthejmë edhe prap nga ajo do t’ju nxjerrim edhe një herë.
56Dhe Ne atij ia kemi treguar të tëra argumentet tona, por ai i përgënjeshtroi dhe i refuzoi,
57E i tha “A na ke ardhur që me magjitë tua të na nxjerrish nga vendi ynë o Musa?
58Edhe ne ty, patjetër, do të përgatisim një magji sikurse ajo. Caktone afatin, të cilit, do t’i përmbahemi edhe ne edhe ti, në një vend të përshtatshëm!”
59“Takimi le të jetë ditën e festës, - tha, - dhe populli le të tubohet në mëngjes”.
60Dhe Faraoni shkoi dhe mblodhi magjistarët e vet dhe erdhi.
61“Të mjerët ju! – u tha Musa. Mos shpifni gënjeshtra për All-llahun e t’u shfaros me dënim. Pamëdyshje kush shpif-dështon”.
62Dhe ata filluan të polemizojnë për punën e tyre ndërveti por fshehurazi
63Thoshin: “Këta dy janë magjistarë që me magjitë e tyre duan t’iu largojnë nga vendi juaj dhe ta çrrënjosin fenë tuaj shembullore.
64Prandaj, bashkoni dredhitë tuaja dhe dilni si në front. Sot ka sukses ai që ngadhënjen”.
65O Musa, - i thanë ata, - a po do ti, apo ne, t’i lëshojmë të parët?”
66“Lëshoni ju”, - tha ai, - dhe njëherë iu duk se litarët me shkopinjtë, mjete të magjive të tyre lëviznin.
67Dhe Musa ndjeu në vete një frikë.
68“Mos u frikëso! – i thamë Ne. ti je superior.
69Vetëm se lëshoje atë çka ke në dorën e djathtë e t’i përbijë çka kanë bërë ata, sepse ata kanë bërë vetëm mashtrim magjistarësh, dhe magjistari kudo që të vijë nuk do të ketë sukses”.
70magjistarët u hodhën në sexhde dhe thanë: “Ne i besuam Zotit të Harunit dhe të Musasë!”
71“A ju i besuat, - u tha, - (Faraoni) pa u lejuar unë? Ai është mësuesi juaj, ai ju ka mësuar magjinë, dhe unë, gjithsesi, do t’iu pres duart e këmbët tërthorazi; do t’iu varë në trupat e panjave dhe sigurisht do ta dini se kush prej nesh e ka dënimin më të tmerrshëm dhe më të gjatë?!
72“Ne ty, - i thanë, - pasha atë që na ka krijuar, nuk do të japim përparësi para argumenteve që na kanë ardhur, e ti bën çka të bësh, atë mund ta bësh vetëm në jetën e kësaj bote.
73ne i besojmë Zotit tonë për të na falur gabimet tona dhe magjitë për të cilat ti na ke detyruar. Dhe All-llahu është më i mirë dhe i pafund”.
74Atë, i cili para Zotit të vet del si mëkatar, e pret xhehennemi, ku as vdes as jeton.
75Dhe kush vjen te Ai, si besimtar, dhe ka bërë vepra të mira, ata të tërë i presin merita të larta;
76Kopshte të Adënit, ku do të rrjedhin lumenj. Aty do të mbesin përgjithmonë, dhe ajo është shpërblim për ata që po pastrohen nga mëkatet.
77Dhe Ne i patëm kumtuar Musaut “Transferoi robërit e mij dhe nisu me ta natën rrugës së thatë, përmes detit, pa u frikësuar se po të arrin kush dhe mos i druaj përmbytjes”.
78Dhe Faraoni me ushtrinë e tij i ndoqi pas, por ata i mbuloi deti si i pat mbuluar.
79dhe Faraoni e çoi popullin e vet në humbje dhe nuk e drejtoi në rrugë të drejtë.
80O Izraelitë, Ne ju shpëtuam nga armiku juaj, dhe ju premtuam anën e djathtë të Turit dhe ju dërguam “man” dhe “selva” (fëllënza).
81Hani ushqime me shije me të cilët ju furnizojmë dhe mos zemëroheni në këtë, e t’iu qëlloj hidhërimi im, sepse kë e godet hidhërimi im, ai e ka pësuar.
82Unë, me siguri, jam falës i madh për atë, i cili, pendohet dhe beson e bën vepra të mira, mandej e vazhdon rrugën e drejtë.
83“Po çka t’u ngut ty para popullit tënd, o Musa?”
84Tha: “Ata po më ndjekin për gjurmësh dhe jam ngutur te Ti, o Zot që të jesh i kënaqur,”
85“Ne popullin tënd, pas teje, e vumë në sprovë, tha Ai. Atë e çoi në humbje Samiriu.”
86Dhe Musa u kthye i hidhëruar dhe i demoralizuar te populli i vet. “O populli im, - u tha, - a nuk ju dha Zoti juaj premtim të bukur, a u bë kohë e gjatë për ju apo ndoshta doni t’ju gjejë hidhërim i Zotit tuaj, prandaj nuk e keni mbajtur premtimin që ma dhatë!”
87“Nuk e kemi thyer premtimin që ta dhamë nga vullneti ynë, - thanë ata. Kemi qenë të ngarkuar me barra nga stolitë e popullit dhe atë e shkrimë. Ashtu veproi edhe Samiriu,”
88Dhe ai bëri një viç që jepte zë sikur pëlliste e ata i thanë: Ky është Zoti juaj dhe Zoti i Musasë, ai e ka harruar”.
89“A nuk e shihnin ata se ai asnjë fjalë nuk u përgjigjet dhe nuk ka mundësi t’u bëjë dëm as dobi?”
90U pat thënë atyre Haruni, qysh më parë: “O populli im! Ju me atë vetëm jeni vënë në sprovë; Zoti juaj është i Gjithmëshirshëm, prandaj më pasoni mua dhe dëgjoni urdhërin tim!”
91“Ne, - i thanë ata, - do të vazhdojmë këtë derisa të na kthehet Musa”.
92“O harun, - i tha, - (Musa) çka të ka penguar ty, kur i ke parë se kanë devijuar,
93Që të mos vish pas meje? A e kundrështove urdhërin tim?”
94“O bir i nënës time, - i tha ky, - mos më kap për mjekre e për flokësh! Unë kam pasur frikë mos thuash ti se ke mbjellë përçarje ndërmjet izraelitëve dhe nuk je kujdesur për jflanë time”
95“Po çka thua ti o Samiri? – tha (Musa)
96“Unë, - tha ky, - kam parë atë çka nuk e kanë parë ata, andaj mora një grusht dhe prej gjurmës së profetit dhe e hodha atë, dhe ja, më pëlqeu vetvetja, bëra çka bëra”.
97“Shporru pra! – i tha Musa. Ti tërë jetën tënde do ta thuash: “Mos më prekni askush!” Por të pret një përfundim që nuk ndryshohet dot. Shikoje vetëm Zotin tënd të cilit i je bindur! Ne me siguri do ta djegim e hirin do t’ia derdhim nëpër det.
98Zoti juaj është All-llahu, tjetër Zot përveç Atij nuk ka! Ai di çdo send”.
99Dhe ashtu ne të rrëfejmë disa lajme për atë çka ka kaluar dhe të shpallim nga ana jonë Kur’anin.
100Kush e refuzon këtë, në Ditën e kijametit, me siguri do të bartë një barrë.
101Në këtë barrë janë përgjithmonë. Po barrë të shëmtuar kanë në Ditën e kijametit!
102Atë ditë kur të fryhet në bri e t’i mbledhim mëkatarët.
103Do të përshpërisin ndërmjet veti: “Kemi qëndruar vetëm dhjetë ditë”
104Ne dimë mirë se për çka flasin ata kur ai më i informuari ndër ata thotë: “Keni qëndruar vetëm një ditë”.
105Dhe do të pyesin për malet, por ti thuaju: “Zoti im ata do t’i bëjë hi e pluhur”.
106Andaj do t’i lerë shkret dhe thatë.
107Nuk do të shohësh në të as thellësi as lartësi.
108Atë ditë ata do ta pasojnë thirrësin. Nuk ka shmangie prej këtij dhe para të Gjithmëshirshmit do të ulen zërat, e ti s’do të dëgjosh tjetër vetëmse përshpëritje.
109Atë ditë nuk do t’i vlejë ndërmjetsimi askujt përveç atij të cilit i lejon i Gjithmëshirshmi dhe është i kënaqur me fjalën e tij.
110Ai e di se çka gjendet përpara tyre dhe çka i pret pas asaj, kurse ata nuk mund ta dinë këtë.
111Njerëzit do t’i përulen të gjallit dhe të përjetshmit. E humbën shpresën ata që bën krime.
112Ndërsa, kush bën vepra të mira dhe është besimtar, nuk do të ketë frikë prej ndonjë mizorie e as humbjeje.
113Dhe ja, kështu Ne e shpallim Kur’anin në gjuhën arabe dhe aty përsërisim qortimet në mënyrë që ata të ruhen ose të nxisin tek ata rikujtimin.
114Qoftë lartësuar All-llahu, Sundues i vërtetë! Dhe mos u ngut me leximin e Kur’anit para se të përfundojë shpallja e tij, dhe thuaj: “O Zoti im, shtoma diturinë!”
115Edhe Ademin e porisitëm në fillim, por ai harroi dhe nuk u tregua i vendosur.
116Dhe kur u tham engjujve, përuluni Ademit, ata u përulën përveç Iblisit. Ai refuzoi.
117Prandaj i thamë: “O Adem! Ky është me të vërtetë armik edhe i yti, edhe i gruas tënde, prandaj kurrsesi le të mos iu nxjerrë nga parajsa e të përjetosh ngushtësi!
118Aty ke të tëra, që të mos jesh i uritur as i zhveshur,
119Dhe ti aty as ke etje as vapë”.
120Por djalli filloi t’i sillet duke i thënë: “O Adem, a do të ta tregoj pemën e pavdekshmërisë dhe mbretërisë së përhershme?.
121Dhe ata dy hëngrën nga ajo dhe filloi t’u shfaqen vendet e turpshme, andaj filluan t’i mbulojnë me gjethe të xhennetit. Ashtu Ademi bëri gabim ndaj Zotit të vet dhe devijoi.
122Pastaj, Zoti i tij e zgjodhi dhe ia fali, edhe e përudhi.
123“Dilni prej aty të dy bashkë – tha Ai, - si armiq të njëri tjetrit.” Nga unë do të vijë gjithsesi udhëzimi dhe kush e pason udhëzimin tim nuk devijon dhe nuk do të jetë i pafat.
124Por kush i kthen shpinën udhëzimit (Librit) tim, ai do të çojë jetë të rëndë dhe në ditën e kijametit do të ngjallim të verbër,
125Do të thotë: “O Zoti im, pse më ke ngjallur të verbër kur unë i kam pasur sytë?”
126Ai do të thotë, ashtu si i ke harruar argumentet tona që të kanë ardhur ty, sot do të jesh i harruar.
127Ne ashtu e shpërblejmë atë që e tepron në mëkate dhe nuk u beson argumenteve të Zotit të vet. Kurse dënimi i botës tjetër do të jetë, pa dyshim, më i rëndë dhe i pafund.
128A nuk janë të njoftuar se sa popuj para atyre i kemi shfarosur? Ata mbi vendbanimet e tyre ecin! Në këtë ka, njëmend, argumente për njerëzit e mençur.
129Dhe sikur të mos ishte fjala e dhënë, më herët, e Zotit tënd, dënimi do të ishte i pashmangshëm.
130Prandaj, duro fjalët e tyre dhe lartëso me falenderim Zotin tënd, para se të dalë dielli dhe para se të perëndojë. Lartësoje edhe në orët e natës edhe në skajet e ditës, ndoshta do të jesh i kënaqur.
131Dhe kurrsesi mos të ikë syri në ato bukuri të kësaj bote me të cilat ne i kënaqim grupe të ndryshme prej tyre, për t’i vënë në sprovë me të, sepse shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë dhe i pafund!
132urdhëroje familjen tënde të kryejë namazin dhe insisto në këtë! Ne nuk kërkojmë prej teje furnizim. Ne ty do të furnizojmë! Ardhmëria është e atyre që janë ruajtur!
133Ata thonë: “Të na kishte sjellë ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?” A mos nuk ju erdh ndonjë sqarim lidhur me atë se çka ka në broshurat e mëparshme?
134Po sikur t’i kishim shfarosur më herët me ndonjë dënim, me siguri do të thonin: “O Zoti ynë, pse nuk na dërgove ndonjë profet, e ne fjalët tua, do t’i kishim pasuar para se të poshtërohemi e të turpërohemi”.
135Thuaj: “Secili po pret, pra, pritni edhe ju! Me siguri keni për të ditur kush kanë qenë ithtarët e fesë së vërtetë dhe kush ka qenë i udhëzuar drejt”.
Chapter 21 (Sura 21)
1Po u afrohet njerëzve momenti për të dhënë llogari, e ata fare nuk brengosen, nuk i vejnë vesh.
2Atyre nuk u ka ardhur asnjë qortim nga Zoti i tyre e të mos jenë tallur kur e kanë dëgjuar.
3Me zemrat e tyre të llastuara (shashtisura). Ata që kanë bërë krime përshpërisin: A mos është ky diçka tjetër përveç se njeri sikurse ju? A do t’i pasoni magjitë, e ju vetë i shihni?
4“Zoti im e di – tha ai – se çka po flitet në qiej dhe në tokë; Ai i dëgjon dhe i di të gjitha”,
5Kurse ata thonë: “Ato janë vetëm marri që i trillon ai; ai është poet; le të na sjellë ndonjë mrekulli si profetët e mëparshëm”!
6Nuk pat besuar asnjë qytet, të cilin e kemi shfarosur para tyre, e a po besojnë ata a?
7Edhe para teje kemi dërguar vetëm njerëz të cilëve u kemi shpallur revelatën, pa pyetni njerëzit e dijshëm nëse ju nuk dini!
8Ne nuk i kemi krijuar si qenie që nuk hanë ushqim, as që kanë qenë të pavdekshëm.
9Pastaj ua kemi plotësuar premtimin dhe ata me gjithë të tjerët të cilët kemi dëshiruar, i kemi shpëtuar, kurse ata që nuk dëgjuan i shfarosëm.
10Ne ju kemi shpallur një Libër në të cilin është qortimi juaj. A nuk mblidhni mendjen.
11Po sa shumë qytete kanë qenë kriminele i kemi rrënuar dhe pas tyre kemi ngritur popull tjetër.
12Dhe sa po e përjetoni forcën tonë iknin kah këmbët sytë.
13“Mos ikni, por kthehuni në shtëpitë tuaja dhe në atë që u është dhënë ta gëzoni, mbase do të pyeteni”.
14“Të mjerët ne, - do të thonë ata – ne me të vërtetë kemi qenë kriminelë”!
15Dhe ashtu do të vazhdojë lutja e tyre deri sa të mos i bëjmë sikur gruri i korrur;
16Ne nuk e kemi krijuar qiellin dhe tokën, dhe çka ka ndërmjet tyre, për të luajtur.
17Të kishim dashur të zbavitemi, do të zbaviteshim ashtu si na ka hije neve, pr Ne nuk vepruam kështu.
18Por me fakte të vërteta e demantojmë rrenën, e vërteta e mbytë atë dhe gënjeshtra zhduket; ndaj të mjerët ju nga ajo që po e shfaqni (përshkruani).
19Të Atij janë kush është në qiej dhe në tokë! Por ata që janë te ai nuk ngurrojnë të adhurojnë, dhe nuk lodhen,
20E falënderojnë natë e ditë, pa u dobësuar.
21A i marrin për Zot idhujt që ata i bëjnë prej dheut?
22Sikur në ata dy (qiell dhe tokë) të kishte ndonjë tjetër Zot, përveç All-llahut, të dy do të shkatërroheshin. Pra, qoftë lavdëruar All-llahu, Zot i gjithësisë nga ajo që i përshkruajnë.
23Ai nuk do të pyet se çka punon, kurse ata do të merren në pyetje.
24A përveç Atij ata po marrin tjetër si zot?! Thuaj: “Sillni argumentet tuaja!” Ky është mësim për ata që janë me mua dhe për ata që kanë qenë para meje, mirëpo shumica prej tyre nuk e dinë të vërtetën, prandaj kthejnë kryet në anë tjetër.
25Para teje nuk kemi dërguar asnjë profet e të mos i kemi shpallur se “Nuk ka Zot tjetër përveç meje, prandaj falmuni Mua”
26Ata thanë: “I mëshirshmi ka fëmijë!” Qoftë lartësuar Ai! Jo, por janë vetëm robër të nderuar.
27Që nuk nxitojnë t’ia marrin fjalën dhe ata veprojnë sipas urdhërit të Atij.
28Ai e di çka ka përpara tyre dhe çka ka pas tyre, dhe ata do të angazhohen vetëm për atë me të cilën Ai është i kënaqur, kurse ata edhe vetë janë të kujdesshëm ndaj Tij nga respekti dhe frika.
29Kurse, cili nga mesi i tyre do të thotë: “Unë jam, vërtetë Zot përveç Atij” do ta dënojmë me xhehennem; sepse ne ashtu i dënojmë kriminelët.
30A nuk e shohin mosbesimtarët se qiejt dhe toka kanë qenë një tërësi, porse ne i kemi ndarë në pjesë-pjesë, dhe Ne nga uji krijojmë çdo gjë të gjallë? A nuk do të besojnë?
31Ne në tokë kemi vendosur male të paluhatshme që ajo (toka) të mos i dridhë dhe nëpër to kemi krijuar shtigje e gryka, ndoshta ata do ta marrin të mbarën.
32Kurse qiellin e kemi bërë kulm të sigurt, por ata prapëseprapë largohen nga argumentet tona.
33Ai është i cili ka krijuar natën edhe ditën, Diellin dhe Hënën. Të tëra notojnë nën kupën e qiellit.
34Edhe përpara teje asnjë njeriu nuk e kemi të pavdekshëm, e nëse ti vdes, a thua ata do të jetojnë përgjithmonë?
35Çdo gjallesë do ta shijojë vdekjen. Ne u vëmë në sprova edhe në të mirë edhe në të keqe dhe tek Ne do të ktheheni.
36Kur të shohin mosbesimtarët, ata do ta marrin vetëm për tallje: “A ky është ai që merr për gojë (shanë) zotërat tuaja”? Sepse vetë ata nuk i besojnë përmendjes së të Mëshirshmit.
37Njeriu është i krijuar në shpejtësi. Do t’ju tregoj unë juve argumentet e mia, po mos u ngutni!
38Ata thonë: “Po kur më ai premtim, nëse e flisni të vërtetën?”
39Sikur ta dinë mosbesimtarët se atëherë nuk do të munden ta largojnë zjarrin nga fytyra e as nga shpina e vet, dhe as nuk do t’u ndihmohet.
40Por do t’u vijë e papritur dhe do t’i trishtojë e nuk do të mund ta kthejnë prapë se nuk do t’u jipet afat.
41Edhe përpara teje profetët janë tallur, prandaj ata që i kanë tallur i ka gjetur mu ajo me të cilën janë tallur.
42Thuaj: “Kush u mbron juve natën dhe ditën nga i mëshirshmi”? (Askush) por megjithatë ata nga Kur’ani kthejnë kryet në anën tjetër.
43A thua ata do t’i mbrojnë hyjnitë e tyre e jo Ne? po ata nuk mund t’i ndihmojnë vetvetës dhe ato nuk janë pranuar nga ana jonë në shoqëri
44Këtyre, edhe të parëve të tyre, Ne u kemi dhënë kënaqësi sa kanë qenë gjallë. Po a nuk e shohin ata se en i sillemi tokës nga të gjitha anët e asaj dhe e cungojmë, e ata do të jenë fitues?!
45Thuaj: “Unë juve u tërheq vërejtjen me shpallje”, por të shurdhët nuk e dëgjojnë thirrjen kur u tërhiqet vërejtja.
46Sikur ata t’i prekte vetëm puhia e dënimit të Zotit tënd, me siguri do të thërrisnin: “Të mjerët ne, me të vërtetë ne vetvetes i kemi bërë padrejtësi”.
47Ne në ditën e gjykimit do të vendosim peshojë të drejtë dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi; nëse diçka peshon vetëm sa grima, Ne atë do ta shpërblejmë, dhe mjafton që ta llogarisim vetëm Ne.
48Ne i kemi dhënë Musaut dhe Harunit Furkanin dritë dhe mësim për ata që i shmangen mëkatit.
49Për ata që i përkulen Zotit të tyre edhe atëherë kur nuk i sheh askush, dhe që frikësohen nga momenti i ringjalljes.
50Por edhe ky është mësim i bekuar që e kemi shpallur, a ju ta mohoni?
51Ne qysh më hert Ibrahimit i kemi dhënë urtësi dhe e kemi njohur shumë mirë.
52Kur i tha babës së vet dhe popullit të vet: “Ç’janë këta idhuj të cilëve u faleni?”
53Ata iu përgjigjën: “Edhe të parët tanë, i kemi mbërri, u faleshin këtyre”
54“Edhe ju si edhe të parët tuaj keni qenë haptazi të humbur” – u tha.
55“Jo, - tha, - Zoti i juaj është Zot i qiejve dhe i tokës, ata Ai i ka krijuar; këtë unë do t’ua dëshmoj.
56
57Për All-llahun, unë, sapo të largoheni ju, do t’i ndreq idhujt tuaj”!
58Dhe i bëri ata copë-copë, përveç atij më të madhit, mbase ata do t’i drejtohen atij.
59“Kush e bëri këtë me zotërat tanë” – thirrën ata – me të vërtetë është kriminel”!
60“Kemi dëgjuar një djalosh që po i merr për gojë, shanë – thanë – e ka emrin Ibrahim”
61“Sillne ta shohin njerëzit, - thanë ata – le të dëshmojnë”!
62“A ti e bëre këtë me zotërat tanë, o Ibrahim” – e pyetën.
63“Atë e ka bërë ky, më i madhi i tyre, pyetni ata nëse flasin” – u tha (Ibrahimi).
64Dhe ata u ndalën, menduan me vete dhe thanë: “Ju me të vërtetë jeni kriminel”.
65Pastaj ulën kryet: “Po ti e di se këta nuk flasin”!
66“Po pse pra, në vend të All-llahut, u faleni atyre të cilët as mund t’u bëjnë farë dobie e as t’u bëjnë dëm”? – u tha ai.
67“Of të mjerët ju dhe ata të cilëve ju, përveç All-llahut, u faleni! I adhuroni! Pse nuk mblidhni mendjen?”
68ndizne këtë, thanë, dhe ndihmonu zotërave tuaj, nëse doni të bëni diçka! – thirrën.
69ne i tham zjarrit “O zjarr bëhu i ftohtë, shpëtim për Ibrahimin”
70Dhe ata deshtën t’i bëjnë njëfarë kurthe, por ne i bëmë ata të dështojnë.
71Dhe e shpëtuam atë edhe Lutin në truallin të cilin e kemi bekuar për njerëz,
72Dhe ia falëm Is-hakun edhe Jakubin si plotësim, dhe të gjithë i bëmë të mirë.
73Edhe ata i bëmë udhërrëfyes që të udhëzojnë sipas urdhërave tona dhe i kemi inspiruar të bëjnë vepra të mira, të kryejnë faljen, të ndajnë sadakë, dhe Neve na kanë adhuruar.
74Edhe Lutit i kemi dhënë urtësi e dituri, dhe e shpëtuam nga qyteti (banorët e tij) që bënte vepra të këqia; ata me të vërtetë ishin njerëz të këqij.
75E futëm nën mëshirën tonë; ai është me të vërtetë nga të mirët.
76Edhe Nuhit kur na u lut, më përpara, iu përgjigjëm dhe atë me familjen e tij e shpëtuam nga mjerimi i madh,
77Dhe i ndihmuam kundër njerëzve të cilët i konsideronin argumentet tona të pavërteta. Ata ishin njerëz të këqij, prandaj të gjithë i mbytëm në ujë.
78Edhe Davudit edhe Sulejmanit kur gjykuan lidhur me arën që e kishin kullotur delet e dikujt – e ne ishim dëshmitarë të gjykimit të tyre,
79Dhe ia sqaruam (e bëmë) që Sulejmani ta kuptonte atë dhe të dyve u kemi dhënë dije e urtësi. Kurse malet edhe zogjtë ia nënshtruam që me Davudin të madhërojnë (All-llahun), Ne e bëmë këtë.
80Dhe e mësuam të bëjë parzma hekuri për ju që t’ju mbrojë në luftë me armikun, - po a jeni mirënjohës?
81Kurse Sulejmanit ia bëmë erën që si rërfëllazë të fryejë sipas urdhërit të tij kah toka që e kemi bekuar; Ne shumë mirë i dimë të gjitha,
82Edhe nga djajt kishte që zhyteshin për të dhe bënin punë të tjera, ndërsa Ne i kemi mbrojtur.
83Edhe Ejubit, kur e thirri në ndihmë Zotin e vet: “Më gjeti fatkeqësia, kurse Ti je më i mëshirshmi nga të mëshirshmit!”
84Iu përgjigjëm dhe ia hoqëm fatkeqësinë që e mundonte dhe i dhamë fëmijë dhe familje nga mëshira jonë, që të jetë mësim për adhuruesit.
85Edhe Ismailit, edhe Idrizit, edhe Dhulkiflit; të gjitëh ishin durimtarë.
86Edhe i shtiem në mëshirën tonë, ata me të vërtetë ishin të mirë.
87Edhe Dhun-Nuni, kur shkoi i zemëruar dhe mendoi se atij nuk kemi ç’ti bëjmë – po pastaj në errësirë këlthiti (nga frika): “Nuk ka Zot përveç Teje, Ti qofsh lavdëruar! Unë me të vërtetë jam kriminel”.
88Iu përgjigjëm dhe e shpëtuam nga ajo që e shtrëngonte. Kështu ne i shpëtojmë besimtarët.
89Edhe Zekerijjas, kur e luti Zotin e vet: “O Zoti im, mosmë lë të vetmuar, e ti je trashëgimtari më i mirë!”
90Iu përgjigjëm edhe atij dhe ia falëm Jahjan dhe bashkëshorte të mirë. Ata bënin gara që të bëjnë sa më shumë vepra të mira dhe na lutnin me shpresë dhe frikë, dhe ndaj nesh kanë qenë të përulur.
91Edhe asaj që ka ruajtur virgjërinë e vet, te ajo kemi shtënë nga jeta jonë dhe atë me djalin e saj ua bëmë argument botës.
92Kjo feja e juaj është fe e vetme (e drejtë), kurse unë jam Zoti juaj, prandaj vetëm mua të më adhuroni.
93Edhe ata ndërmjet veti janë përçarë, por të gjithë te Ne do të kthehen.
94Kush bënë vepra të mira dhe është besimtar, nuk do t’i mbetet mundi pa iu shpërblyer. Atij ne ia shënojmë.
95Por është e pamundur që banorët e ndonjë vendbanimi që ne e kemi zhdukur të mos kthehen.
96Derisa të lirohen Jexhuxhët e Maxhuxhët të vërshojnë nga çdo humnerë,
97dhe të afrohet premtimi i sigurt, atëherë shikimet e mosbesimtarëve do të shtangen. “Të mjerët ne, ne kemi qenë indiferentë ndaj kësaj, edhe kështu kemi qenë të padrejtë!”
98Edhe ju, edhe ata të cilëve u luteni, përveç All-llahut, do të jeni lëndë djegëse në xhehennem, aty me siguri do të hyni.
99Të ishin ata zotër, nuk do të futeshin aty dhe përgjithmonë të mbesin të gjithë aty.
100Aty do të përpëliten dhe aty nuk do të dëgjojnë asgjë ata.
101E ata të cilëve u ka prirë mirësia jonë, ata do të jenë larg këtij (mundimi);
102Nuk do të dëgjojnë shushurimën e tij dhe përgjithmonë do të kënaqen me atë që u dëshirojnë shpirtërat.
103Nuk do t’i shqetësojë as tmerri më i madh dhe do t’i presin engjujt: “Ja, kjo është dita e juaj që u është premtuar juve!”
104Atë Ditë kur t’i mbështjellim qiejt sikur që mbështillet fleta e letrës. Ashtu siç u kemi krijuar herën e parë do ta përsërisim atë (krijim). Ky është premtimi ynë, Ne me të vërtetë mund ta bëjmë këtë.
105Ne në Zebur, pas Tevratit, kemi shkruar se tokën do ta trashëgojnë robërit e mi të mirë.
106Në këtë, vërtetë, ka mësim për njerëzit e devotshëm.
107Kurse ty të kemi dërguar vetëm nga mëshira ndaj botërave.
108Thuaj: “Mua më shpallet se Zoti juaj është Një Zot, e ju a jeni muslimanë?”
109Por nëse ata bishtërojnë ti thuaj: “Unë, ju të gjithëve, pa përjashtim, u kam qortuar, por nuk e di a është afër apo larg ajo që u premtohet.
110Ai i di fjalët e folura me zë, por e di edhe atë çka e fshihni,
111Kurse unë nuk e di, mos është ajo sprovë për ju, dhe afrim i kënaqësive deri në njëfarë kohe”.
112“Zoti im, gjyko ashtu si e kanë merituar!” – tha ai. Dhe Zoti ynë është i mëshirshëm, nga i cili dueht kërkuar ndihmë kundër asaj që e shfaqni ju.
Chapter 22 (Sura 22)
1O njerëz, frikësohuni Zotit tuaj! Me të vërtetë dridhja e fundit (e Ditës së kijametit) është ngjarje e madhe.
2Atë ditë kur shihni që secila femër me fëmijë për gjiri do ta lë atë, dhe secila shtatzënë do ta hedhë frytin e vet (dështojë) do të shohësh njerëz të dehur; e ata nuk janë të dehur por dënimi i All-llahut është i tmerrshëm.
3Ka njerëz të cilët kundërshtojnë All-llahun pa pasur asnjëfarë dijenie dhe pasojnë çfarëdo djalli të mbrapshtë.
4Atij i është caktuar, kujt i prinë ai, ta humbë dhe ta udhëzojë në dënim me flakë.
5O njerëz, nëse dyshoni në ringjallje, (mendoni se) Ne juve ju kemi krijuar nga dheu, pastaj prej pikës së farës, mandej prej gjakut të trashur, pastaj nga një copë mishi me pjesë të dukshme e të padukshme, që juve t’jua sqarojmë. Ndërsa në mitër vendojmë çka duam, deri në afatin e caktuar, pastaj bëjmë që të dilni si fëmijë, pastaj të arrini në moshën e pjekurisë. Disa prej jush vdesin, të tjerët përjetojnë pleqëri të thellë sa që nuk dinë asgjë nga ajo që kanë ditur. Ti e sheh tokën si të vdekur, por kur në të lëshojmë shiun, ajo lëkundet e merr hov, dhe prej saj mbijnë lloj-lloj çifte (bimë e gjallesa) të bukura.
6Kjo, për shkak se All-llahu, është i vërtetë dhe se Ai është që i ngjallë të vdekurit, dhe se Ai është i plotfuqishëm për gjithçka,
7Dhe se do të vijë momenti i ringjalljes – në këtë nuk ka dyshim dhe se All-llahu do t’i ngjallë ata që janë në varr.
8Ka njerëz që kundërshtojnë All-llahun pa pasur asnjëfarë dijenie, asnjëfarë udhëzimi, dhe pa Libër të shndëritshëm (për dritë).
9Ngrijnë krahët me qëllim që t’i largojnë nga rruga e All-llahut; atë në këtë botë e pret turpërim, kurse në botën tjetër do t’i bëjmë t’i shijojnë vuajtjet me të djegur.
10Qe, kjo është për shkak të veprave nga dora jote, sepse All-llahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të vet.
11Ka njerëz që adhurojnë All-llahun formalisht: Nëse u del mirë janë të kënaqur me të, po nëse i godit ndonjë sprovë, ngrihen kundër Tij dhe ashtu e humb këtë dhe atë botë. E kjo, vërtet është humbje flagrante.
12Ai, përveç All-llahut, i lutet atij që as mundet t’i largojë ndonjë dëm këtij, e as t’i bëjë ndonjë dobi. Ky është zhgënjim i madh.
13I lutet atij nga i cili më afër e ka dëmin se sa ndonjë dobi. I atilli është mik dhe shok i keq!
14Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, All-llahu pa dyshim do t’i shtjerë në xhenete, ku rrjedhin lumenj; All-llahu punon çka të dojë!
15Kush mendon se All-llahu nuk do t’i ndihmojë atij (Profetit) as në këtë e as botën tjetër, le ta lëshojë litarin në qiell dhe le ta këpus dhe të shohë a do t’ia largojë mjeshtria e tij atë që e zemëron.
16Dhe ashtu Ne shpallim argumente të qarta, dhe All-llahu udhëzon kë të dojë.
17All-llahu do t’i ndajë në ditën e Gjykimit ata që besojnë, ebrenjt, sabejt, krishterët, mazdeistët dhe politeistët. All-llahu, me të vërtetë, është dëshmitarë për çdo send.
18A nuk e sheh se All-llahut i përulen ata në qiej edhe në tokë; edhe Dielli dhe Hëna; edhe yjtë edhe malet, edhe drunjtë, edhe shtazët si edhe shumë njerëz, por shumica meritojnë edhe dënimin. Atë që e poshtron All-llahu, askush nuk mund ta bëjë të ndershëm, All-llahu bën çka të dojë.
19Këto dy grupe kundërshtarësh zihen rreth Zotit të tyre; atyre që nuk besojnë u janë prerë tesha të zjarrta, kurse ujtë e valë do t’u derdhet mbi kokë,
20Prej tij do t’u shkrihet ajo çka kanë në barqet e tyre, edhe lëkura.
21Dhe ata kanë shkopinj të hekurt.
22Sa herë që të provojnë për të dalë prej aty, për shkak të mjerimit të madh, do të kthehen prapë aty: “Shijoni vuajtjen në zjarr të tmershëm”!
23Kurse ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, All-llahu me siguri do t’i shtjerë në xhenete nëpër të cilët rrjedhin lumenj; Aty do të stolisen me rrathë të artë dhe xhevahire, ndërsa teshat e atyre janë të mëndafshta.
24Ata kanë qenë të frymëzuar të flasin fjalë të bukura dhe kanë qenë të udhëzuar rrugës së Atij, i cili është i denjë për lavdatë.
25Mosbesimtarëve dhe atyre që pengojnë nga rruga e All-llahut dhe Mesxhdi-l-Harami të cilin ne e kemi dedikuar për tërë njerëzimin të jenë të barabartë si ai vendësi, ashtu edhe ai i ardhuri. Kush bënë çfardo krimi qoftë, do të bëjmë të shijojë vuajtje të dhembshme.
26Dhe kur ia përgatitëm Ibrahimit vendin e shtëpisë (tempullin për strehim), (i thamë) Mua mos ma trajtoj askë të barabartë dhe pastroje këtë tempull timin për ata që do ta vizitojnë, dhe ata, të cilët aty në afërsi të tij do të banojnë, dhe ata që do të përkulen dhe falen,
27Dhe shpallu njerëzve haxhin! – do të vijnë në këmbë edhe me deve të rraskapitura; do të vijnë nga largësi të thella,
28Që të kenë dobi dhe që në ditë të caktuara, do të përmendin emrin e All-llahut për atë që i ka furnizuar me kafshë (për kurban). Hani prej tyre dhe ushqeni të varfërit e mjerë!
29Pastaj, le të heqin nga vetja ndyrësirën, le t’i pltoësojnë premtimet e veta, le ta vizitojnë tempullin e vjetër!
30Vetëm kaq! E kush i madhëron shejtnitë e All-llahut është mirë për të ndaj Zotit të vet. Juve ju janë lejuar kafshët, me përjashtim të atyre të cilat ju janë lexuar (në Kur’an), pra largohuni prej idhujve të ndyrë dhe fjalëve të pavërteta!
31Jini sinqerisht besnikë të All-llahut! Mos i bëni atij shok! Kush i bën shok All-llahut është sikur ai që ka rënë nga qielli dhe e ka rrëmbyer shpendi ose e ka shpjer era në ndonjë vend të largët.
32Ja, vetëm kaq! E kush madhëron fenë e All-llahut, ajo është shenjë e zemrës fisnike.
33Aty ju keni dobi deri një moment të caktuar, e pastaj vendi i tyre është pranë tempullit të lashtë.
34Çdo bashkësie i kemi bërë zakon të pres kurban, për ta përmend emrin e All-llahut me rastin e prerjes së kafshës të cilën Ai ua jep. Zoti juaj është një Zot, prandaj dorëzoni! Dhe jepu sihariq të dëgjueshmëve.
35Zemrat e të cilëve kur përmendet All-llahu i kaplon frika, edhe ata të cilët me durim përballojnë vështirësit që u ndodhin, edhe ata që kryejnë faljne dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë ndajnë (japin sadakë).
36Kurse Devet, atë ua kemi bërë një nga zakonet e All-llahut, ku ju keni dobi. Prandaj, përmendeni emrin e All-llahut, mbi ta në radhë, por kur të bijnë në tokë hani nga ato dhe usheni si ata që janë mirënjohës si ata që nuk janë. Ashtu ua kemi vënë në shërbim tuajin (kurbanët) ndoshta do të jeni mirënjohës.
37Tek All-llahu nuk arrin mishi i tyre as gjaku i tyre, por do të arrijë vepra e mirë dhe me sinqeritet nga ana e juaj; Ashtu ua ka nënshtruar për ta madhëruar All-llahun për shkak se u ka udhëzuar. Dhe meru sihariq bamirësve.
38All-llahu me të vërtetë i mbron besimtarët. Ai pamëdyshje nuk e do asnjë tradhëtar, mosbesimtar.
39U lejohet (mbrojtja) atyre që janë të sulmuar, ngase u bëhet përdhunim – kurse All-llahu është me të vërtetë fuqiplotë për t’i mbrojtur,
40Ata të cilët pa asnjëfarë faji janë përzënë nga shtëpitë e tyre, vetëm pse kanë thënë: “Zoti ynë është All-llahu!” Sikur All-llahu të mos i zbrapste disa njerëz me disa të tjerë, do të ishin shembur dei në themel manastiret, kishat, havret si edhe xhamiat në të cilat me të madhe përmendet emri i All-llahut. Ndërsa All-llahu pa dyshim, do t’i ndihmojë ata të cilët e ndihmojnë atë (besimin e tij), sepse All-llahu është, njëmend, i fortë e i gjithfuqishëm.
41Ata të cilët, nëse u japim pushtet në tokë, do të kryejnë faljen edhe do të japin sadakë, dhe dot ë urdhërojnë të bëhen vepra të mira dhe të largojnë nga veprat e këqia. Ndërkaq përfundimi i çdo sendi i takon All-llahut.
42Nëse të konsiderojnë gënjeshtar (ani) po edhe para tyre, populli i Nuhit, edhe Adi edhe Themudi, profetët i kanë konsideruar gënjeshtarë.
43Edhe populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit.
44Edhe banorët e Medjenit. Madje edhe Musa ka qenë trajtuar si gënjeshtar, ndërsa Unë mosbesimtarëve u kam dhënë kohë, afat, pastaj i kam dënuar; dhe me çfarë dënimi se!
45dhe sa vendbanime kemi zhdukur (banorët e të cilëve) që kanë qenë mëkatarë, dhe ata janë shkretëruar, kanë mbetur vetëm gërmadhat! Sa e sa pusa janë lënë pas dore e sa pallate të shembura!
46A nuk kanë udhëtuar nëpër botë me qëllim që zemrat e tyre të kuptojnë atë çka duhet ta kuptojnë kurse veshët e tyre të dëgjojnë atë çka duhet të dëgjojnë. Pra nuk janë sytë të verbër, por zemrat që i kanë në krahëror.
47Ata kërkojnë prej teje që dënimi t’u arrijë sa më parë, porse All-llahu nuk e ndryshon premtimin e vet. Dhe vetëm një ditë te Zoti është sa njëmijë vjet sipas llogarisë suaj.
48Dhe sa vendbanime ka që ua kam zgjatur jetën (vonuar dënimin) duke qenë të padrejtë, pastaj i përfshiva (në dënim). Tek unë e kanë kthimin (pikën e fundit).
49Thuaj: “O njerëz, unë jam vetëm për t’ua tërhequr vërejtjen haptazi”.
50Ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira i pret falje dhe furnizim fisnik;
51Kurse ata të cilët përpiqen që argumentet tona t’i çfuqizojnë, ata janë banorë të xhehennemit.
52Përpara teje Ne nuk kemi dërguar asnjë profet e ferrëfyes që djalli të mos jetë përzier edhe ai, kurdo që ai, (Profeti) dëshironte ndonjë send. All-llahu e shmangte atë që fuste djalli, e pastaj i përforconte fjalët e veta, All-llahu është i urtë dhe shumë i dijshëm.
53Për të bërë sprovë atë që hedhte djalli, për ata zemrat e të cilëve janë të sëmura dhe mizore, kurse mosbesimtarët janë, me të vërtetë, në mospajtim të pafund.
54Dhe që ata, të cilët janë të pajisur me dije, ta njohin se ai është (Kur’an) i vërtetë nga Zoti yt, pra le t’i besojnë dhe zemrat e tyre të jenë të përulura! Ndërkaq All-llahu me të vërtetë ata që kanë besuar i drejton në rrugë të drejtë.
55Kurse mosbesimtarët nuk do të pushojnë së dyshuari deri sa t’u vijë vdekja, papritur, ose t’u vijë vuajtja e ditës së tmerrshme.
56Atë ditë, pushteti do të jetë i All-llahut, Ai do të gjykojë ndërmjet tyre: Besimtarët të cilët kanë bërë vepra të mira do të kënaqen në xhennete të këndshme.
57Kurse, mosbesimtarët dhe ata që kanë përgënjeshtruar argumentet tona, ata do të qëndrojnë në vuajtje të turpshme.
58All-llahu, njëmend, do t’i shpërblejë mirë ata të cilët e kanë lënë vendlindjen e vet për hirë të All-llahut, pastaj janë vrarë ose kanë vdekur sepse All-llahu më së miri shpërblen.
59Ai do t’i shpjerë, vërtet, në vend ku ata do të jenë të kënaqur. Ndaj All-llahu është shumë i dijshëm dhe i butë.
60Ja kështu! Kurse atij i cili me të njëjtën masë e kthen të keqën e bërë (nxjerr hak), dhe të cilit prapë i bëhet padrejtësi, All-llahu pa dyshim do t’i ndihmojë. All-llahu, njëmend, shlyen mëkatet dhe fal.
61Ja kështu! Se All-llahu e bën natën ditë, kurse ditën natë; Dhe All-llahu është ai i cili dëgjon dhe i sheh të tëra.
62Kjo është për shkak se All-llahu, vetëm Ai është i vërtetë, kurse ato të cilave u falën ata, përveç All-llahut, nuk ekzistojnë, dhe se All-llahu është i madh dhe i lartëmadhërishëm.
63A nuk e ke parë si e lëshon All-llahu shiun nga qielli dhe toka gjelbëron? All-llahu është me të vërtetë i mirë dhe i informuar.
64E atij është çka ka në qiej dhe në tokë! All-llahu, me të vërtetë, është i pasur dhe i denjë për lavdatë!
65A nuk e sheh se All-llahu ua ka nënshtruar juve çka ka në tokë, madje edhe lundrat, që me vullnetin e Tij lundrojnë nëpër det? Ai mban atë çka është në qiell të mos bjerë në tokë, vetëm me lejen e Tij, All-llahu është, pa dyshim, i butë dhe i mëshirshëm ndaj njerëzve.
66Ai është i cili juve ju ngjall e pastaj ju vdes e mandej prapë do t’ju ringjallë; megjithatë njeriu ëshë jomirënjohës!
67Çdo populli i kemi ccaktuar një ligj ta zbatojnë atë, dhe assesi mos lejo që të diskutojnë me ty lidhur me këtë. Ti thirr Zotin tënd, sepse, ti, me të vërtetë, je në rrugë të drejtë.
68Po në qoftë se ata polemizojnë me ty, thuaj: “All-llahu e di mirë se çka punoni ju!”
69All-llahu do t’ju gjykojë në Ditën e kijametit për atë në çka po kundërshtoheni.
70A nuk e di se All-llahut i është e njohur e tërë çka është në qiej dhe në tokë? Ajo është krejt nën një Libër; Ajo është krejtësisht e lehtë për All-llahun!
71Politeistët, në vend të All-llahut, adhurojnë ato të cilëve Ai nuk u ka dërguar asfarë argumenti, dhe që as vetë nuk dinë asgjë. Ndërkaq politeistët askush nuk i ndihmon.
72Dhe kur u lexon ajetet tona të qarta, ti, në fytyrat e atyre, që nuk besojnë, vërenë pakënaqësi të madhe, gati sa nuk vërsulen kundër atyre të cilët u lexojnë ajetet tona. Thuaj: “A t’ju lajmëroj diç më të neveritshme se kjo? Zjarr! Atë All-llahu ua ka premtuar mosbesimtarëve, sa vendbanim i tmerrshëm është!”
73O njerëz, qe një shembull, ama ta dëgjoni: “Ata të cilëve ju, në vend të All-llahut, u luteni, nuk munden kurrsesi të krijojnë as mushkonjën po edhe sikur të mblidhen të gjithë për atë. Dhe nëse mushkonja u rrëmben diçka ata nuk munden ta shpëtojnë prej saj. Është i dobët ai që lyp, por edhe ajo që lypet”.
74Ata nuk e çmojnë All-llahun me vlerën e vërtetë, se All-llahu është, njëmend, i fortë e i plotëfuqishëm.
75All-llahu i zgjedh profetët nga mesi i engjujve edhe njerëzve. All-llahu dëgjon krejt dhe i sheh të tëra.
76Ai e di se çka ka para tyre dhe çka ka pas tyre, dhe të gjitha çështjet i kthehen All-llahut.
77O besimtarë, kryene faljen dhe përuluni e adhuroni Zotin tuaj dhe bëni vepra të mira, ndoshta do të shpëtoni.
78Dhe luftoni për hirë të All-llahut ashtu si duhet të luftoni! Ai juve ju ka zgjedhur dhe në fe nuk ju ka caktuar asgjë të rëndë, në fenë e të parit tuaj Ibrahimit. Juve që moti ju ka quajtur muslimanë por edhe në këtë (Kur’an). Profeti le të jetë dëshmitar i juaj e ju t’u bëheni dëshmitarë njerëzve të tjerë. Prandaj kryeni faljen dhe jepni zeqatin deh lidhuni bindshëm te All-llahu; ai është zotëri i juaj, dhe sa zotëri e ndihmës i mirë është!
Chapter 23 (Sura 23)
1Besimtarët kanë shpëtuar!
2Ata të cilët namazin e tyre e bëjnë me respekt-frikë.
3Ata të cilët u shmangen fjalëve të kota,
4Ata të cilët e japin zeqatin,
5Ata të cilët e ruajnë nderin e tyre.
6Vetëm për gratë e veta ose për qolet e tyre. Ata me siguri janë ët paqortueshëm.
7Kush kërkon përtej asaj, po ata janë që e teprojnë,
8Edhe ata të cilët kanë kujdes në sendet që u janë besuar dhe në fjalën e dhënë.
9Edhe ata të cilët i ruajnë kohët e namazit;
10Ata janë trashëgimtarë të denjë,
11Të cilët do të trashëgojnë Firdevsin, e aty do të qëndrojnë gjithmonë.
12Ne e kemi krijuar njeriun nga palca e tokës,
13Pastaj e bëjmë pikë fare në një vend të sigurt,
14Pastaj atë pikë fare e bëjmë copë gjaku, e mandej nga copa e gjakut e bëjmë mish, nga copa e mishit krijojmë eshtra; e mandej eshtrat i veshim me mish, e pastaj i ngjallim si një qenie tjetër – pra, qoftë lavdëruar All-llahu, krijuesi më i mirë!
15Ju, pas kësaj, me siguri do të vdisni,
16Mandej në ditën e kijametit, pa dyshim, do të ringjalleni.
17Ne kemi krijuar përmbi ju shtatë rrugë dhe nuk jemi të pakujdesshëm ndaj asaj që kemi krijuar;
18ne lëshojmë nga qielli, me masë, ujin dhe e mbajmë në tokë. Por Ne kemi mundësi edhe ta marrim.
19Dhe me ndihmën e tij ngrisim për ju kopshte panjash dhe hardhishë. Në të keni shumë pemë dhe ju prej tyre hani.
20Edhe lisat që rriten në malin Sinaj, që japin vaj e lëng të yndyrshëm për ata që e hanë.
21Edhe tek kafshët keni mësime: Ne u japim (bëjmë) të pini nga ajo që gjendet në barqet e tyre dhe ju keni shumë dobi prej tyre. Ju prej atyre ushqeheni.
22Me to dhe me lundra bartni barrët.
23Ne ia kemi dërguar Nuhin popullit të tij, dhe u tha: “O populli im, adhuroni vetëm All-llahun! Ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij, a nuk i frikësoheni”?
24Por parësia e popullit të tij, të cilët nuk besonin, thanë: “Ky nuk është asgjë, pos njeri sikur edhe ju, dhe vetëm do të jetë më autoritativ te ju. Të kish dashur All-llahu do të kishte dërguar engjujt; kështu diçka nuk kemi dëgjuar prej të parëve tanë.
25Ai është vetëm njeri i xhindosur prandaj lëshone deri dikur”!
26“Zoti im – tha ai – më ndihmo, se ata më përgënjeshtrojnë”!
27Dhe ne ia shpallëm: “Ndërto anijen nën kujdesin tonë, dhe sipas frymzimit tonë, e kur të vijë urdhëri ynë të vërshojë uji mbi sipërfaqen e tokës, ti ngarko në të nga secili lloj nga një çift, edhe familjen tënde dhe mos m’u drejto mua për ata që bënë krime. Ata, pa dyshim, do të përmbyten.
28Dhe kur të vendosesh në anije ti dhe ata që janë me ty, thuaj: “Qoftë lavdëruar All-llahu i cili na shpëtoi nga populli kriminel”!
29Dhe thuaj: “O Zoti im, më zbarko në vend të bekuar! Ti je më i miri zbarkues!”
30Në këto, vërtetë, ka argumente dhe Ne njëmend i kemi vënë në sprovë.
31Ps tyre kemi krijuar brezni të tjera,
32dhe si profet ua kemi dërguar një nga mesi i tyre! “Adhurone All-llahun! Ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij, a nuk i frikësoheni”?
33Kurse parësia e popullit të tij, të cilët nuk kanë besuar, dhe të cilët kanë përgënjeshtruar ballafaqimin në botën tjetër, dhe të cilëve u kemi dhënë që në këtë botë të çojnë jetë luksoze,thoshin: “Ky nuk është tjetër përveç njeri sikur ju, ha atë që hani edhe ju, edhe pi atë që pini edhe ju;
34Dhe në qoftë se i përuleni një njeriu sikur ju, ju me siguri atëherë do të humbni.
35E ai u premton se pasi që të vdisni e të bëheni truall dhe eshtra do të ngjalleni?
36Është larg, shumë larg ajo që po u premtohet!
37Ekziston vetëm jeta në këtë botë. Ne jetojmë dhe vdesim, por nuk do të ringjallemi.
38Ai është njeri, i cili përhap gënjeshtra për All-llahun, por ne atij nuk i besojmë.
39“O Zot, - tha ai, - më ndihmo se më përgënjeshtrojnë!”
40“Ata së shpejti do të pendohen!” – iu përgjegj Ai.
41Dhe me të drejtë i goditi një zë i tmerrshëm dhe i bëmë sikur flasin me hundë. Kështu shkatërrohet populli kriminel!
42E pastaj krijuam, pas atyre, brezni tjera.
43Asnjë popull nuk mund ta shpejtojë e as ta vonojë shkatërrimin e vet.
44Mandej ua kemi dërguar profetët, njërin pas tjetrit. Sa herë që një populli i ka ardhur profeti i vet e kanë përgënjeshtruar, prandaj Ne i kemi ndërruar njërin pas tjetrit, ndërsa jetën e tyre e shndërruam në tregime. Qoftë shporrur një popull që nuk beson!
45Pastaj e dërguam Musaun dhe vëllain e tij Harunin me argumentet dhe autorizimet tona të qarta,
46Faraonit dhe parisë së tij, por ata bënë mendjemadhësi, ishin njerëz kryelartë.
47Dhe thanë: “T’u besojmë dy vetëve që janë sikur ne, kurse populli i tyre është në shërbim tonin?”
48Edhe ata dy i shpallëm gënjeshtarë, prandaj qenë shfarosur.
49Musaut, atëherë, i dhamë Librin, ndoshta ata do të nisen mbarë.
50Edhe të birin e Merjemes edhe nënën e tij i kemi bërë si argument. Ne ata i vendosëm në një rrafshlartë plot ujë e freski.
51“O profet! Hani nga ushqimet e mira dhe bëni vepra të mira, sepse unë e di mirë ç’punoni ju!
52Feja juaj – është e vetmja fe e drejtë, kurse Unë jam Zoti juaj, prandaj frikësohuni!”
53Mirëpo ata u ndanë në grupe përkitazi me çështjet fetare, secila palë e entuziazmuar me atë çka kishte (predikonte).
54Prandaj lini ata në mashtrimin e vet deri dikur!
55A mendojnë ata se kur i ndihmojmë me pasuri dhe fëmijë,
56Se po ngutemi t’u bëjmë ndonjë të mirë? Assesi, por ata nuk e ndiejnë.
57Ata të cilët nga respekti i frikësohen Zotit të tyre,
58Edhe ata që besojnë në argumentet e Zotit të tyre,
59Ata të cilët Zotit të tyre nuk i bëjnë tjetër shok,
60Edhe ata të cilët nga ajo 9pasuri) që u jepet japin dhe u dridhen zemrat për shkak se do të kthehen te Zoti i tyre,
61Ata shpejtojnë të bëjnë vepra të mira dhe në atë prijnë.
62Ne nuk ngarkojmë askë përtej mundësive të tij; Ne kemi librin që flet të vërtetën dhe ata nuk do të dëmtohen.
63Por zemrat e tyre në këtë janë krejtësisht të mashtruara, e përveç asaj bëjnë edhe vepra të këqia pa ia nda.
64Ndërkaq, kur ata që kanë bërë jetë kulsoze i përfshijmë në dënim, atëherë luten.
65“tani mos u lutni! Nga ana jonë, vërtet, nuk do të keni ndihmë.
66Juve u janë lexuar ajetet e mia, kurse ju jeni zbrapsur.
67me arrogancë dhe duke i fyer, largoheni”.
68A nuk kanë menduar ata fjalën (Kur’anin)? A u vjen diçka që nuk u ka ardhur të parëve të tyre të hershëm?
69Apo nuk e njohin Profetin e vet, prandaj edhe e mohojnë.
70Ose thonë: “Ai është me xhind”! Jo, por ai u sjell të vërtetën, ndërsa shumica sish e urrejnë të vërtetën.
71Sikur All-llahu të merrej me epshet e tyre, me siguri do të zhdukeshin qiejt dhe toka dhe çdo kush që gjendet në të, mirëpo, Ne u kemi bërë vërejtje, kurse ata nuk duan të dinë fare për vërejtjen e tyre.
72Apo u kërkon ti atyre ndonjë shpërblim? Shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë se Ai është shpërblyesi më i mirë.
73Ti me të vërtetë i fton ata në rrugë të drejtë.
74Dhe ata të cilët nuk besojnë në botën tjetër i shmangen padyshim rrugës (së drejtë).
75Dhe sikur t’i kishim mëshiruar dhe t’i kishim liruar nga fatkeqësitë, ata do të zhyteshin përsëri në zhgënjimin e tyre.
76Ne ata i kemi përfshirë në dënim, por ata prapëseprapë nuk i janë përulur dhe lutur Zotit të vet,
77Derisa t’u hapim një derë dënimi shumë të rëndë, ata atëherë do të mbesin aty shpresëhumbur.
78Ai është i cili juve ju jep të dëgjuarit, të pamurit edhe mendjen; po sa pak falënderoni!
79Ai është i cili ju krijon në tokë dhe para Tij do të mblidheni!
80dhe Ai është i cili bën vdekje dhe ngjallje, prej tij varet ndërrimi i natës e ditës; po a nuk e kuptoni?
81Mirëpo ata flasin si patën folur ata përpara tyre.
82Thonë: “A kur të vdesim e të bëhemi dhé e eshtra do të ringjallemi a”?
83Edhe neve, por edhe të parëve tanë që më parë na është premtuar kjo, por këto janë vetëm trillime të popujve të lashtë”.
84thuaju: “E kujt është toka dhe gjithë ç’ka në të, e dini?”
85“E All-llahut!” – do të përgjigjen, por ti thuaj: “Po pse pra nuk vini në vete?”
86Pyeti: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i gjithësisë së gjithëmbarshme?”
87“All-llahu” – do të thonë ata, kurse ti thuaju: “E pse pra nuk po frikësoheni?”
88Thuaj: “Kush është Ai në duart e të cilit është pushteti mbi të gjitha, e që merr në mbrojtje dhe nuk ka nevojë për t’u marrë në mbrojtje, e dini?”
89“All-llahu!” – do të përgjigjen, e ti thuaju: “Po pse pra jeni të magjepsur?”
90Po Ne atyre u sjellim të vërtetën, kurse ata me të vërtetë janë gënjeshtarë.
91All-llahu nuk ka djalë dhe me të nuk ka ndonjë tjetër Zot! Sepse, çdo zot, do të merrte me vete atë që e ka krijuar dhe do të dominonin njëri ndaj tjetrit. Qoftë lavdëruar All-llahu nga ajo që ata thonë për Të.
92Din atë që nuk shihet dhe atë që shihet dhe është shumë lartë mbi ata që i konsiderojnë të barabartë!
93Thuaj: “Zoti im, a po ma tregon atë që u premtohet atyre!
94O Zot, mos më fut ndër njerëz kriminelë!”
95dhe Ne, me të vërtet, mundemi të tregojmë atë që u premtojmë atyre.
96Ti ktheju të keqen me të mirë, se Ne e dimë mirë se çka përshkruajnë ata.
97Dhe thuaj: “O Zot, unë Ty të drejtohem për mbrojtje nga vegimet e djallit!”
98Dhe Ty, o Zot, të drejtohem të mos i kem pranë meje!
99Kur dikujt prej tyre i vjen vdekja, ai thërret, “O Zoti im, më kthe,
100Mbase do të bëjë ndonjë vepër të mirë në atë që e kam lëshuar! Kurrë! Kjo është fjalë që do të flasë Ai se prapa tyre do të ketë një pengesë deri në ditën kur do të ringjallen.
101E kur të fryhet në sur, atëherë nuk do të ketë lidhje familjare ndërmjet atyre as që do të pyesin njëri për tjetrin.
102Kujt i peshojnë më rëndë (veprat e mira) ata do të jenë të shpëtuar.
103Kurse ata, veprat e të cilëve nuk peshojnë, ata e kanë humbur vetveten në xhehennem, ku do të mbesin përgjithmonë.
104Zjarri do t’ua djegë atyre fytyrat dhe do të mbesin aty dhëmbë zgërdhirë.
105Po a nuk u janë lexuar ajetet e mia, dhe ju i mohonit?
106“O Zoti ynë” – do të thonë, - na ka munduar mjerimi ynë prandaj jemi bërë popull i humbur.
107Zoti ynë, na shpëto prej tij (mjerimit), e nëse prapë bëjmë keq, atëherë, me të vërtetë, ne jemi kriminelë”.
108“Rrini aty dhe asgjë mos më folni!” – u thotë Ai.
109Ka pasur një grup nga robërit e mi që thonë: O Zoti ynë! Ne besuam, prandaj na fal dhe na mëshiro se Ti je më i miri i mëshiruesve!”
110Ju i keni marrë për tallje, si të magjepsur, sa që patët harruar vërejtjen time dhe i keni përqeshur.
111Sot Unë i kam shpërblyer për atë që kanë duruar, ata me të vërtetë kanë arritur çka kanë dëshiruar.
112“Po sa vjet keni kaluar në tokë?” – do të pyes Ai.
113Kemi kaluar një ditë ose një pjesë të ditës – do të përgjigjen. Pyeti ata që kanë numëruar.
114“Po si! – do të thotë Ai, - kohë të shkurtër keni kaluar, sikur vetëm ta dinit!
115A keni menduar se u kemi krijuar kot dhe se nuk do të ktheheni te ne?”
116Pra le të jetë lavdëruar All-llahu, sundues i vërtetë, nuk ka tjetër Zot veç atij, Zot i gjithësisë fisnike.
117Kurse ai i cili përveç All-llahut lut tjetër Zot, pa asnjë argument për të, para Zotit të vet do të japë llogari dhe me të vërtetë mosbesimtarët nuk do të shpëtojnë.
118Dhe thuaj: “O Zoti im, më fal dhe më mëshiro, Tij je mëshiruesi më i mirë!”
Chapter 24 (Sura 24)
1Suren që e shpallim, ligjet e saj i bëjmë të detyrueshme sepse aty shpallim fakte të qarta, ndoshta ju do të mblidhni mend.
2Laviren dhe lavirin, çdonjërin, rrihne me njëqind të rëna me kamxhik dhe le të mos u preokupojë asnjëfarë sentimentalizmi kur po zbatoni fenë e All-llahut, nëse i besoni All-llahut dhe botës tjetër. Dënimin e të dyve le ta shikojnë një grup besimtarësh.
3Laviri nuk duhet të martohet me tjetër, përveç me lavire ose me politeiste, kurse lavirja të mos martohet me tjetër, përveç me lavir ose ndonjë politeist. Ajo është ndaluar për besimtarët.
4Ata të cilët fajësojnë gratë e ndershme e pastaj nuk e argumentojnë këtë me katër dëshmitarë, t’i rrihni tetëdhjetë herë me kamxhik dhe kurrë më mos e pranoni dëshminë e tyre. Ata janë njerëz të prishur.
5Me përjashtim të atyre që, pastaj, pendohen dhe përmirësohen, sepse edhe All-llahu fal dhe është shumë i mëshirshëm.
6Ndërsa ata të cilët fajësojnë bashkëshortet e veta, por që nuk kanë dëshmitarë tjetër, përveç vetes, dëshminë e vet, se me të vërtetë janë të drejtë, do të vërtetojnë duke u betuar katër herë në All-llahun.
7Kurse herën e pestë le të betohen, nëse gënjejnë, le t’i godasë mallkimi i All-llahut.
8Ajo do të kursehet nga dënimi nëse katër herë betohet në All-llahun, se me të vërtetë, ai gënjen.
9E herën e pestë, që ta godisë hidhërimi i All-llahut, nëse ai është nga të sinqertit (e flet të vërtetën).
10Sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, se All-llahu pranon pendimin dhe është shumë i urtë.
11Ata që kanë trilluar shpifje ju mos e konsideroni atë si ndonjë krim ndaj jush. Jo, ajo është mirë për ju. Secili prej tyre do të jetë i dënuar sipas mëkatit që e ka merituar; atë, të cilin e udhëheq arroganca e vet, e pret vuajtja e madhe.
12sikur mos ta dëgjonit atë (shpifje), besimtaret dhe besimtarët do të mendonin mirë për vete dhe do të thonin: “kjo është gënjeshtër e qartë”.
13Pse nuk i sollën katër dëshmitarë? Pra, pasi nuk sollën dëshmitarë, tek All-llahu ata janë gënjeshtarë.
14Sikur të mos jetë mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij në këtë botë, dhe në botën tjetër, për shkak të mëkateve që keni bërë, do t’u kisht goditur dënim i rëndë.
15Kur keni filluar që me gjuhën tuaj ta tregoni atë dhe me plot gojën keni folur atë për çka nuk keni ditur asgjë, e keni konsideruar imtësi, por ajo tek All-llahu është e madhe.
16Sikur, sapo e dëgjuat atë, të kishit thënë: “Neve nuk na ka hije të flasim për këtë, Ti qofsh lavdëruar! Kjo është shpifje e madhe”.
17All-llahu ju këshillon që, një gjë të tilë, nëse jeni besimtarë, kurrë të mos e përsëritni.
18E All-llahu ua sqaron ajetet, sepse All-llahu është shumë i dijshëm dhe i urtë.
19Ata të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet amoraliteti, i pret dënim i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu e di, por ju nuk e dini.
20Sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira eTij, mirëpo, All-llahu me të vërtetë është shumë i butë e i mëshirshëm.
21O besimtarë, mos ndiqni gjurmët e djallit! Atë, që shkon gjurmëve të djallit ai e shpie në theqafje dhe në amoralitet; po sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, asnjëri prej jush kurrë nuk do të pastrohej (nga mëkatet), mirëpo, All-llahu pastron atë që do Ai. All-llahu shumë di dhe dëgjon.
22Mos ta lëshojnë rastin ata të cilët kanë pasuri e mjete nga ju, t’u japin të afërmëve dhe të ngratëve, edhe atyre që për hirë të All-llahut kanë lënë vendlindjen e vet; le t’ua falin dhe mos t’ua zënë për gabim! A dëshironi që edhe juve All-llahu t’ua falë? All-llahu falë dhe është shumë i mëshirshëm.
23Ata që fajësojnë gratë e ndershme, besimtaret e pa të keq, janë të mallkuar në këtë dhe në botën tjetër; ata i pret mundim i madh.
24Atë ditë, kur të dëshmojnë kundër tyre, gjuhët e tyre, edhe duart e tyre, edhe këmbët e tyre për atë që e kanë bërë,
25Atë ditë All-llahu do t’ua shpërblejë fenë e tyre të vërtetë dhe ata do të kuptojnë se All-llahu, vërtetë, është vërtetësi e hapët.
26Të pandershmet janë për të pandershmit, kurse të pandershmit janë për të pandershmet; të mirat janë për të mirët, kurse të mirët janë për të mirat. Ata nuk kanë faj pse flitet për ta; ata i pret falje dhe furnizim fisnik.
27O besimtarë, mos hyni në shtëpi të huaj pa marrë leje dhe pa përshëndetur njerëzit e asaj (shtëpie). Kjo është më mirë për ju. Ndoshta do ta kuptoni.
28Po nëse nuk gjeni aty askë, mos hyni në të deri sa të mos u jepet leje; e nëse ju thuhet “kthehuni”! po ju kthehuni, kjo është punë më e pastër për ju. Ndërkaq All-llahu e di se si veproni.
29Nuk është mëkat për ju të hyni në shtëpia të pabanuara, në të cilat keni ndonjë punë; kurse All-llahu e di atë që e shprehni haptazi edhe atë që e fshihni.
30Por thuaju besimtarëve të ulin kryet (shikimet e tyre) dhe të kujdesen për pjesët e turpshme të trupit të vet. Ajo është punë më e pastër për ata, kurse All-llahu është, me siguri, i informuar se ç’bëjnë ata.
31Thuaju edhe besimtareve le të ulin kryet dhe të kujdesen për pjesët e turpshme të trupit të vet, dhe le të mos i ekspozojnë stolitë e tyre, përveç asaj që edhe ashtu është e jashtme (duket). Le t’i mbulojnë krahërorët e tyre me mbulesa dhe të mos ua tregojnë zbukurimet e tyre askujt, përveç bashkëshortëve të tyre ose baballarëve të tyre; baballarëve të burrave të tyre, djemve të tyre ose djemve të burrave të tyre; vëllezërve të tyre ose djemve të vëllezërve apo djemve të motrave të tyre; ose grave (shoqeve) të tyre, robëreshave të tyre, shërbëtorëve, të cilët nuk ndiejnë nevojë për femra, ose fëmijëve, të cilët akoma nuk dinë se çka janë pjesët e turpshme të trupit të femrës; le të mos rrapllojnë me këmbët e tyre për të shfaqur fshehtësinë e stolive të tyre. Dhe të gjithë pendohuni te All-llahu, o besimtarë, ndoshta do të shpëtoni.
32Martoni të pamartuarit prej jush, edhe robërit e shërbëtorët tuaj të mirë, nëse janë të varfër. All-llahu do t’i pasurojë nga mirësia e Tij, sepse All-llahu është i gjithëdijshëm.
33Le të përmbahen ata që nuk kanë mundësi të martohen, derisa All-llahu t’i pasurojë me mirësi të vet! Ata të cilët nga ju këkrojnë aktlirimin, shkruani atyre me marrëveshje, nëse i dini se janë të mirë. Jepuni nga pasuria që u ka dhënë juve All-llahu. Mos i detyroni shërbëtoret tuaja të bëjnë kurvëri – e ato dëshirojnë të jenë të pastërta – në mënyrë që ta shijoni kënaqësinë e kësaj bote. Nëse dikush i detyron ato, po All-llahu ato do t’i falë, sepse kanë qenë të detyruara, dhe do të ketë mëshirë ndaj tyre.
34Ne juve ju kemi zbritur argumente të qarta dhe shembuj nga jeta e atyre që kanë qenë para jush edhe këshillë për ata të cilët i ruhen i druajnë All-llahut.
35All-llahu është dritë e qiejve dhe e tokës! Shembull i dritës së Tij është si një gropë e thellë në të cilën është një kandil; Kandili është një qelq, e qelqi është sikur një yll i fildisht i ndezur me drurin e bekuar të ullirit, as i lindjes as i perëndimit, vaji i të cilëve bën dritë pothuajse edhe pa e prek zjarri; dritë përmbi dritë! All-llahu udhëzon kah drita e vet atë që Ai do. All-llahu u sjell shembuj njerëzve, All-llahu di shumë mirë çdo send.
36Nëpër shtëpi që janë ngritur me lejen e All-llahut, aty përmendet edhe emri i Tij, aty e lavdërojnë atë në mëngjes dhe në mbrëmje.
37Ka burra të cilët puna dhe shitblerja nuk i pengon ta përmendin All-llahun dhe që e kryejnë namazin; japin zeqatin dhe i frikësohen ditës kur zemrat dhe shikimet do të shqetësohen.
38All-llahu do t’i shpërblejë më mirë se ç’kanë vepruar dhe do t’ua shtojë edhe më tepër nga mirësia e Tij; All-llahu e furnizon kë të dojë pa e matur.
39Veprat e atyre që nuk besojnë janë si një brrakë në rrafshirë në të cilën i etshmi kujton se ka ujë, derisa të vijë aty ku nuk gjen asgjë, por do të gjejë atje All-llahun dhe Ai do t’ia paguaj plotësisht llogarinë e tij, sepse All-llahu është shumë i shpejtë në llogaritje.
40Ose janë si një errësirë mbi detin e thellë, të cilën e mbulojnë valët njëra pas tjetrës, kurse mbi të janë retë krejt të errëta njëra mbi tjetrën, gisht në sy nuk shihet; Atij të cilit All-llahu nuk i jep dritë, për atë nuk ka dritë.
41A nuk e sheh se All-llahun e lavdëron çdo krijesë që është në qiej dhe në tokë, madje edhe shnpendët në tufa; Të gjithë e dinë si t’i luten dhe si ta madhërojnë, kurse All-llahu e di mirë se çka bëjnë ata.
42I All-llahut është pushteti i qiejve dhe tokës dhe tek All-llahu përfundojnë.
43A nuk e sheh se All-llahu i shpërndan retë, pastaj i bashkon dhe i grumbullon njërën mbi tjetrën, dhe ti sheh shiun sikur del nga mesi i tyre; Ai lëshon nga qielli, nga retë e mëdha sikur male, breshër dhe me atë godit kë të dojë dhe kë të dojë e kursen. Shkëlqimi i vetëtimës gati sa s’ta merr të pamurit!
44All-llahu ndërron natën dhe ditën, dhe në këtë, me të vërtetë, ka mësim për ata që shohin.
45All-llahu i krijon të gjitha kafshët nga uji; disa sish ecin barkaz, disa shkojnë me dy këmbë, e disa pra shkojnë me katër këmbë; All-llahu krijon çka të dojë, sepse All-llahu ka munjdësi për gjithçka.
46Ne kemi shpallur argumente të qarta, dhe All-llahu kë të dojë e drejton në rrugë të drejtë.
47Dhe thonë: “Ne i kemi besuar All-llahut dhe Profetit dhe u përulemi” – pastaj një grup sish, pas kësaj, kthejnë kryet në anën tjetër. Ata nuk janë besimtarë.
48Kur të thirren te All-llahu dhe Profeti i tij që ai t’i gjykojë, një grup prej tyre menjëherë i kthejnë shpinën,
49Dhe nëse janë më të drejtë, i vijnë si të nënshtruar.
50A i kanë zemrat të sëmuara apo dyshojnë, ose kanë frikë se All-llahu dhe Profeti i Tij do të sillen padrejtësisht ndaj tyre? Asnjëra, por ata janë mizorë.
51Kur të thirren besimtarët tek All-llahu dhe Profeti i Tij, që ai t’i gjykojë, fjala e tyre që do të thonë është: “Dëgjojmë dhe përulemi!” Ata janë të shpëtuar.
52Dhe kush i përulet All-llahut dhe Profetit të Tij, dhe i frikësohet All-llahut dhe i ruhet atij, ata do të arrijnë çka të dëshirojnë.
53Betohen në All-llahun me betimin më të rëndë, se në qoftë se ti u urdhëron, me siguri, do të dalin (në luftë). Thuaju: “Mos bëni be”, dihet se çka kërkohet prej jush; All-llahu është i informuar se çka punoni ju.
54Thuaj: “Përuluni All-llahut dhe nderoni Profetin”! E nëse ju ia ktheni shpinën, ai është i obliguar të veprojë ashtu si i është ngarkuar atij; e ju jeni të detyruar të veproni si jeni ju të ngarkuar; po nëse dëgjoni, do të jeni në rrugë të drejtë, kurse Profeti është i detyruar vetëm të informojë haptazi.
55All-llahu u premton se ata që kanë besuar dhe bëjnë vepra të mira, nga mesi juaj, pa dyshim do t’i bëjë mëkëmbës në tokë, ashtu siç i ka bërë mëkëmbës ata para tyre, dhe se do t’ua forcojë, me siguri, fenë e tyre, atë fe të cilën ua pëlqen Ai, dhe pa dyshim firkën do t’ua zëvendësojë me sigurim. Ata do të më përulën mua dhe nuk do të më bëjnë tjetër shok. Nëdrsa ata që edhe më, pas kësaj, mohojnë – ata janë, vërtetë, mskarenj.
56Falne namazin, jepne zeqatin dhe respektoni Profetin, në mënyrë që të jeni të mëshiruar.
57Assesi mos i konsidero mosbesimtarët si mrekullibërës në tokë; vendi i tyre është zjarri, e ai është, me të vërtetë, çerdhe e tmerrshme!
58O besimtarë, juve duhet t’u kërkojnë leje tri herë ata që janë në posedimin tuaj dhe ata të cilët akoma nuk kanë arritur moshën e pjekurisë; para faljes së sabahut edhe në drekë kur i hiqni rrobat tuaja (nga të nxehtit), edhe pas faljes së jacisë. Këto janë tri kohë kur nuk jeni të veshur; në kohën tjetër nuk është mëkat as për ju as për ata. Ata u vizitojnë juve, vizitone njëri-tjetrin! Ashtu All-llahu ua shpjegon argumentet! All-llahu është shumë i dijshëm dhe i urtë.
59Edhe kur fëmijët tuaj arrijnë moshën e pjekurisë le të lypin leje (për të hy) ashtu siç kanë lypur leje ata përpara tyre. Ashtu All-llahu ua shpjegon ligjet e veta. All-llahu është shumë i dijshëm dhe i urtë.
60Kurse femrat e vjetra (të mbetura) të cilat nuk shpresojnë më për martesë, nuk e kanë mëkat të heqin mbulesën e tyre, por duke mos treguar ato pjesë të trupit ku vihen stolitë; por është më mirë të përmbahen. Ndërkaq All-llahu di dhe dëgjon shumë.
61Nuk është mëkat për të verbërin, as është mëkat për të çalin, e as për të sëmurin, po as për ju vetë, të hani në shtëpitë tuaja, ose në shtëpitë e baballarëve tuaj, ose në shtëpitë e nënave tuaja, ose në shtëpitë e vëllezërve tuaj, ose në shtëpitë e motrave tuaja, ose në shtëpitë e xhaxhallarëve tuaj, ose në shtëpitë e hallave tuaja, ose në shtëpitë e dajve tuaj, ose në shtëpitë e tezeve tuaja, ose në ato, çelësat e të cilave posedoni ju ose miku i juaj; Nuk është mëkat të hani bashkë apo veç e veç. Por kur të hyni në shtëpi, ju të përshëndetni me përshëndetje të caktuar nga All-llahu, të uruar e të bekuar. Ashtu All-llahu ua shpjegon argumentet (ajetet), ndoshta bëheni të mençur.
62Me të vërtetë besimtarë janë vetëm ata të cilët besojnë All-llahun dhe Profetin e tij, dhe të cilët kur janë me atë për ndonjë çështje të përbashkët, nuk largohen pa marrë pëlqimin e tij. Ata që kërkojnë prej teje leje, njëmend, besojnë në All-llahun dhe Profetin e tij. Dhe kur ata kërkojnë prej teje leje për ndonjë punë të tyre, lejo kë të duash, por lute All-llahun t’i falë, sepse All-llahu fal dhe është shumë i mëshirshëm.
63Ftesën e Profetit ndër ju mos e trajtoni si ftesë të cilën ia drejtoni ju njëri-tjetrit; All-llahu me siguri i di ata nga mesi i juaj të cilët tërhiqen fshehtazi. Le të ruhen ata të cilët veprojnë në kundërshtim me urdhërin e tij, mos t’i godas ndonjë ngatrresë apo mos t’i godasë ndonjë dënim i dhembshëm.
64Kujdes! Se gjithë çka është në qiej dhe në tokë i takon All-llahut. Ai e di mirë se çka i keni ju Atij, dhe Ai do t’i informojnë ata për të gjitha çka kanë punuar ditën kur t’i kthehen Atij. All-llahu e di shumë mirë çdo send.
Chapter 25 (Sura 25)
1Qoftë lartësuar Ai i cili i shpalli robit të vet Furkanin që të jetë qortim (vërejtje) për botërat,
2Ai të cilit i takon pushteti i qiejve dhe i tokës dhe nuk ka fare fëmijë as bashkëpunëtorë në pushtet, ka krijuar çdo gjë dhe e ka rregulluar si duhet!
3Disa marrin, përveç Atij, ndonjë hyjni që nuk krijon asgjë, por vetë janë të krijuar dhe nuk janë në gjendje t’i bëjnë vetes ndonjë dëm e as dobi; dhe as kanë mundësi t’ia marrin jetën, t’i japin jetë apo të ngjallin.
4Ata të cilët nuk kanë besuar, thonë: “Kjo nuk është gjë tjetër pos gënjeshtër e madhe që e shpif ai, madje i ndihmojnë edhe njerëz të tjerë” dhe bëjnë padrejtësi dhe shpifje.
5Dhe thonë: “Ato janë legjenda të popujve të lashtë, ai kërkon që të përshkruhen dhe t’i lexohen në mëngjes dhe në mbrëmje”.
6Thuaj: “Atë e shpall Ai i cili i di fshehtësitë e qiejve dhe të tokës; Ai është shumë i mëshirshëm dhe fal shumë”.
7E ata thonë: “Ç’është me këtë Profet, ai ha ushqim dhe ec nëpër tregje; është dashur t’i dërgohet një engjull që të jetë bashkë me të qortues (t’i tërheq vërejtjen popullit).
8Ose t’i lëshohet ndonjë farë depoje apo të ketë kopsht prej ku do të ushqehej”. Dhe mizorët, madje thonë: “Ju pasoni vetëm një njeri të magjepsur”!
9Shih se çka flasin për ty, andaj bredhin e nuk mund ta gjejnë rrugën (e drejtë).
10Qoftë i madhëruar Ai i cili, nëse do, mund të të japë edhe më mirë se këta, xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj e të bën edhe pallate.
11Mirëpo ata e mohojnë edhe momentin e ringjalljes, e Ne, për ata që e përgënjeshtrojnë Ditën e ringjalljes, kemi përgatitur zjarr të këndellur,
12Që kur t’u tregohet prej së largu, do ta dëgjojnë si ushton dhe tërbueshëm vlon.
13E kur të hidhen në të, në grykë, duarlidhur, atje do të thërrasin “shkatërrim, ku je!”,
14Sot mos kërkoni një shkatërrim por kërkoni shumë shkatërrime!
15Thuaj: “A është më mirë ajo apo xhenneti i përjetshëm i cili u është premtuar atyre që i frikësohen All-llahut”. Për ata ka (xhennet) shpërblim dhe vendqëndrim.
16Aty do të kenë gjithnjë gjithçka dëshirojnë; ajo është premtim i dëshiruar (i kërkuar) nga Zoti yt,
17Kurse në ditën kur ata t’i tubojë Ai, si edhe ata të cilët kanë adhuruar (tjetërkend) përveç All-llahut, dhe t’u thohtë: “A ju i keni mashtruar robërit e mi, ata, apo ata e kanë humbur vetë rrugën e drejtë?”
18Ata do të thonë: “Ti qofsh lavdëruar, për ne nuk është e nevojshme të marrim, përpos Teje, farë prijësisht tjerë, por ti i ke lëshuar ata dhe të parët e tyre të kënaqen deri sa e harruan vërejtjen dhe u bënë një popull i shkatërruar!”
19Ata e kanë përgënjeshtruar atë që thuani ju, kurse ju nuk do të keni mundësi as të ndërroni diçka e as të ndihmoni. Ndërsa secilin prej jush që është mizor do ta bëjmë të shijojë dënim të madh.
20Ne nuk kemi dërguar para teje asnjë profet i cili nuk ka ngrënë e nuk ka ecur nëpër tregje. Ne bëjmë që njëri-tjetrin ta vëni në sprovë, a po qëndroni? Kurse Zoti yt sheh shumë.
21Ata që nuk shpresojnë se do të takohen me ne, thonë: “Pse nuk na dërgohen engjujt ose ta shihnim Zotin tonë”? Ata, me të vërtetë, janë në shpirtë arrogantë dhe tepër mendjemëdhenj.
22Kur t’i shohin engjujt nuk ka gëzim atë ditë, për mëkatarët, dhe do të thonë (kategorikisht) është ndaluar,
23Dhe Ne do t’i prezentojmë veprat e tyre që ata i kanë bërë dhe do ti bëjmë hi e pluhur.
24Atë ditë banorët e xhennetit do të kenë pushimoren dhe fjalët më të mira.
25Kurse ditën kur të çahet qielli dhe të paraqitet vetëm një re e hollë edhe engjujt do të lëshohen, me siguri, poshtë.
26Atëherë sundimi i vërtetë dot ë jetë vetëm te i Gjithmëshirshmi; Do të jetë një ditë e mundimshme për mosbesimtarët.
27Atë ditë kur keqbërësi do të hajë gishtërinjt duke thënë: “Ku është ai fat të kisha mbajtur rrugën e drejtë pranë Profetit.
28Ku është fati, i mjeri unë, të mos kisha pasur shok filan fistekun.
29Ai më ka larguar nga Kur’ani, pasi që më ishte kumtuar, e djalli gjithmonë e lë njeriun në kurthë.
30Profeti ka thënë: “Zoti im, populli im, vërtet, e ka marrë këtë Kur’an për tallje”.
31Gjithashtu Ne i kemi bërë çdo lajmëtari të fesë nga një armik prej mëkatarëve. Por ty të mjafton Zoti yt për udhërrëfyes dhe ndihmës.
32Ata që nuk besojnë thonë: “Pse nuk iu shpall Kur’ani përnjëherë, me një rast”? Ashtu shpallet për ta forcuar zemrën tënde me të, dhe ne atë e shpallim ajet pas ajeti.
33Ata nuk do të sjellin ty asnjë shembull (vërejtje) e Ne të mos sjellim të vërtetën dhe shpjegimin më të bukur.
34Ata të cilët do të tubohen në ferr e të ecin mbi fytyra, ata janë në vendin më të keq dhe në rrugën më të gabuar.
35Ne Musaut i dhamë Libër, kurse vllaun e tij Harunin ia bëmë ndihmës.
36Dhe u thamë: “Shikoni ju të dy te populli i cili përgënjeshtron argumentet tona”, pastaj atë e shfarosëm krejtësisht.
37Edhe popullin e Nuhit, që i trajtonte profetët si gënjeshtarë, e kemi mbytur në ujë dhe me këtë u kemi dhënë njerëzve shembull, kurse tiranëve u kemi përgatitur dënim të dhembshëm.
38Edhe Ad-it edhe Themud-it, dhe banorëve të Res-it, dhe shumë gjeneratave ndërmjet tyre,
39të gjithëve u kemi sjellë shembuj për mësim, e (pastaj) të gjithë i kemi shfarosur krejtësisht.
40Dhe kalojnë, me siguri, pranë qytetit që e vërshoi shiu i kobshëm – vallë a nuk e shohin? Por ata nuk shpresojnë për ringjallje.
41Dhe ur të shohin ty të marrin vetëm për tallje: “A ky është ai të cilin All-llahu e ka dërguar Profet?
42Përpak të na kthejë nga hyjnitë tona, por të mos kishim qëndruar”. E kur të përjetojnë dënimin do ta dinë (marrin vesh) se kush është shmangur më tepër nga rruga e drejtë.
43E sheh kush e merr epshin e vet për zot të vetin? A ti do të bëhesh përfaqësues i tij?
44A mendon ti se shumica prej tyre të dëgjojnë ose përpiqen të kuptojnë? Ata janë sikur kafshët, madje nga rruga e drejtë kanë humbur edhe më larg.
45Vallë a nuk e sheh Zotin tënd se si zgjeron hijen, sikur të donte do ta linte në në vend; kurse Diellin ia kemi bërë faktor udhërrëfyes.
46Pastaj pak nga pak e tërheqin nga vetja.
47Ai është i cili natën ua ka bërë mbulesë, gjumin pushim, kurse ditën e ka bërë për gjallërim (të punoni).
48dhe Ai është i cili dërgon erërat si lajm i gëzueshëm para mëshirës së vet, dhe Ne lëshojmë nga qielli ujë të pastër,
49Për të ngjallur me të truallin e vdekur dhe i ngopim me ujë shumë kafshë dhe njerëz të cilët i kemi krijuar.
50Ne u kemi shpjeguar shpeshherë për këto, në mënyrë që të mendojnë mirë; por shumica e njerëzve refuzuan e mbetën në mosbesim.
51Të kish dashur, në çdo qytet do të kishim dërguar nga një qortues;
52Prandaj mos iu përul mosbesimtarëve por lufto kundër tyre me të gjitha forcat.
53Ai është i cili ka bashkuar dy dete njërin pranë tjetrit – njëri nga ata është i pijshëm dhe i shijshëm, kurse tjetri i njelmët dhe i hidhët, e ndërmjet tyre ka vënë pendë, pengesë.
54Ai është i cili ka krijuar njeriun nga uji dhe e ka bërë të ketë fis nga gjaku dhe nga ana e gruas. Zoti yt është i fuqishëm.
55Në vend të All-llahut adhurojnë ata që nuk janë në gjendje t’u bëjnë atyre asnjë dobi e as dëm. Mosbesimtari është haptazi kundër Zotit të vet.
56Kurse Ne ty të kemi dërguar vetëm të sjellësh lajme të gëzueshme dhe si qortues.
57Thuaj: “Për këtë nuk kërkoj nga ju shpërblime tjera përveç se kush do le të marrë rrugën e cila çon kah Zoti i tij”.
58Ti kij bindje në atë që është i gjallë, i cili nuk vdes, dhe madhëroje me lëvdata! Mjafton që Ai është i informuar për mëkatet e njerëzve të vet.
59I cili për gjashtë ditë krijoi qiejt, tokën dhe gjithë çka ka ndërmjet tyre, e pastaj vuri nën sundim tërë gjithësinë; Ai është i Gjithmëshirshmi, për këtë pyete atë që di.
60E kur iu tha atyre: “bini në sexhde për të Mëshirshmin!”, ata pyetën; përse, kush është i Gjithmëshirshmi? A të biem në xeshde vetëm pse na urdhëron ti?” Edhe më tepër e shtuan refuzimin.
61Qoftë lavdëruar ai i cili krijoi në qiell sisteme yjesh që shkëlqejnë dhe Hënën që shndërit.
62Ai është i cili bëri natën dhe ditën shembull për atë që do të marrë mend ose dëshiron të falënderoj (të jetë mirënjohës).
63Kurse robërit e të Mëshirshmit janë ata të cilët nëpër tokë ecin qetë, ndërsa kur u drejtohen injorantët, thonë: “Paqë e qetësi!”.
64Dhe ata që kalojnë netët duke rënë në sexhde dhe duke qëndruar në këmbë, për hirë të Zotit të tyre,
65Edhe ata të cilëtthonë: “Zoti ynë, kursena nga mundimet e xhehennemit, sepse mundimi në të është – me të vërtetë – i tmerrshëm.
66Ai është çerdhe shumë e keqe”.
67Edhe ata të cilët, kur shpenzojnë nuk shpërderdhin e as nuk janë tepër dorështrënguar, por në këtë mbajnë mesataren.
68Ata të cilët nuk i luten tjetër Zoti, përveç All-llahut, dhe që nuk mbysin atë që e ka ndaluar All-llahu, vetëm në rast se e kërkon drejtësia, dhe që nuk bëjnë amoralitet, se kush e bën këtë ballafaqohet me mëkate.
69I shumfishohet dënimi në ditën e kijametit dhe aty mbetet përgjithmonë i nënçmuar;
70Përveç atyre, të cilët janë penduar dhe kanë besuar edhe bëjnë vepra të ira, All-llahu do t’i zëvendësojë veprat e tyre të këqia me vepra të mira, se All-llahu fal dhe është shumë i mëshirshëm.
71Dhe kush pendohet e bën vepra të mira, ai, vërtetë, është penduar sinqerisht tek All-llahu;
72Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm, të cilët edhe kur transmetojnë llomotitjen e transmetojnë me dinjitet e fisnikëri.
73Edhe ata të cilët pasi të kenë marrë në dijeni argumentet e Zotit të tyre, nuk vërsulen si të verbër e të shurdhër.
74Edhe ata që thonë: “O Zoti ynë, na dhuro gëzim në gratë dhe fëmijët tanë, dhe na bën neve shembull për të devotshmit.
75Ata do të jenë, për atë që kanë duruar, të shpërblyer me dhomë (shkallë të xhennetit) dhe aty do të priten me përshëndetje dhe selam.
76Në të do të jenë përgjithmonë, sa vendbanime e çerdhe të bukura janë!
77Thuaj: “Çka të bëj me ju, nëse ju nuk i luteni Zotit tim; ju keni përgënjeshtruar, dhe me siguri ju pret dënimi”.
Chapter 26 (Sura 26)
1Ta sin Mim
2Ata janë ajete të Librit të qartë!
3Ti mbase do ta shkatërrosh veten përse ata nuk janë besimtarë?
4TË kishim dashur do t’u kishim zbritur atyre një argument nga qielli para të cilit do t’i ulnin kokat.
5Atyre nuk u ka ardhur asnjë vërejtje e re nga i Gjithmëshirshmi e të mos ia kthejnë shpinën.
6Ata gënjyen, pra do tu vinë pasojat e asaj me çka ata tallen.
7A nuk e shohin tokën prej së cilës bëjmë të mugullojnë gjithë llojet e bimëve fisnike.
8Në këto, vërtet, ka argumente. Megjithatë shumica prej tyre nuk besojnë.
9Kurse Zoti yt është, me të vërtetë, i dashur dhe i mëshirshëm.
10Kur Zoti yt thirri Musaun të shkojë te populli mizor.
11Popullit të Faraonit, ndoshta e përmban veten,
12Ai tha: “O Zot, kam frikë mos më trajtojnë si gënjeshtar.
13Se do të më ngushtohet krahërori dhe gjuha do të më lidhet, andaj ma jep edhe Harunin si profet,
14Se unë atyre u kaj një faj dhe frikohem se po më mbysin”.
15“Po si jo, - tha Ai, - shkoni të dy me argumentet tona. Ne jemi me ju, ju dëgjojmë.
16Ejani te Faraoni dhe thuani: “Ne jemi Profetë të Zotit të botërave,
17Lëri Izraelitët të vijnë me ne!”
18“A nuk të kemi rritur, - tha, - në mesin tonë sa ishe fëmijë, dhe, a s’i kalove aq vjet të jetës sate ndër ne?
19Dhe ti bëre veprën që e bëre dhe përsëri e mohon”
20“Atë e bëra atëherë, - u përgjegj,- kur isha i humbur,
21Prandaj, ika prej jush sepse u frikësova prej jush, kurse Zoti im më dhuroi urtësi e më bëri një nga profetët.
22Ndërsa, mirësia që po ma përmend, mos është ajo që robërove izraelitët?”
23“E kush është Zoti i botërave?” – tha Faraoni.
24“Zoti i qiejve dhe i tokës dhe gjithë çka ka në mesin e tyre, nëse besoni, - i tha (ky).
25“A po dëgjoni”, - u tha atyre përreth
26“Zot i juaj dhe Zoti i prindërve, të parëve tuaj”, (tha Musa).
27“Me të vërtetë, - tha Faraoni, - Profeti që u është dërguar është i marrë.”
28“Zoti i lindjes dhe perëndimit dhe gjithë ç’ka në mes tyre, nëse jeni të mençur”, tha (Musa).
29“Nëse pranon tjetër Zot, përveç meje, - tha (Faraoni) – do të jesh vërtetë një i burgosur”
30“A edhe nëse të sjell argumente të qarta”, - e pyeti (Musa)
31Ai tha: “Hajde, sille nëse flet të vërtetën!”
32Dhe Musa e hodhi shkopin e vet, kur qe, ai – gjarpër i vërtetë.
33E luajti dorën, e ajo, për ata që e shikonin, ishte e bardhë.
34“Ky vërtet qenka magjistar i ditshëm – i tha parisë që e rrethonte (Faraoni).
35Me magjitë e tij dëshiron t’iu përzë nga toka juaj, çka po urdhëroni ju?”
36“Lëre atë me gjithë vëlla dhe dërgo nëpër qytete, të mbledhin.
37Tërë magjistarët e dijshëm, t’i sjellin këtu”,
38Dhe magjistarët u mblodhën në ditën dhe vendin e caktuar.
39Popullit iu tha: “A jeni të një mendimi, të bashkuar
40Që të jemi me magjistarët, nëse dalin fitimtarë!”
41Kur erdhën magjistarët i thanë Faraonit: “A do të kemi shpërblime nëse dalim ngadhnjimtarë”?
42“Po, - tha ai, - dhe atëherë do të më jeni më të afërt”.
43Musa u tha: “Lëshone atë që dëshironi ta lëshoni”!
44Dhe ata i lëshuan litarët dhe shkopinjtë e tyre duke thënë: “me madhërinë e Faraonit, ne vërtetë do të jemi fitimtarë”.
45Edhe Musa e lëshoi shkopin e tij, i cili menjëherë përbiu gjithë çka kishin improvizuar ata.
46Magjistarët ranë në sexhde, iu përulën.
47“Ne i besuam Zotit të gjithpërbotshëm, thanë ata.
48Zotit të Musaut dhe të Harunit”.
49“I besuat atij, - tha (Faraoni) para se t’u jap unë leje. Ai është mësues juaj i vjetër që u ka mësuar magjinë, por ta dini mirë, do t’ua prejë duart dhe këmbët përkryq, dhe të tërëve do t’iu gozhdoj (do t’u vërë në kryq)”.
50“S’ka rëndësi – i thanë, - ne do t’i drejtohemi Zotit tonë,
51Ne shpresojmë se do të na falë Zoti ynë mëkatet tona, se ne jemi besimtarët e parë”.
52Ne i shpallëm Musaut të dalë natën me njerëzit e mi. Do t’ju pasojnë
53Kurse Faraoni dërgoi nëpër qytete kasnecët
54Ata, me të vërtetë, janë shumë pak
55dhe janë të zemëruar në ne
56por ne për çdo gjë jei të kujdesshëm
57dhe ne, i përzumë nga kopshtet dhe krojet,
58prej pallateve dhe depove të bukura
59Ashtu ishte, dhe Ne ato ua lëmë trashëgim izraelitëve.
60Dhe i arritëm ata me të lindur të diellit,
61Pasi që e panë njëri-tjetrin, shokët e Musasë thirrën: “na zunë”.
62“Assesi, - tha (Musa), me mua është Zoti im që do të më udhëzojë”
63Ne e frymëzuam Musanë t’i bjerë me shkopin e tij detit, ai u shpërnda dhe çdo anë u bë si mal i madh.
64Atje pastaj i afruam të tjerët,
65Shpëtuam Musanë dhe të gjitëh ata që ishin me të,
66Kurse të tjerët i mbytëm në ujë.
67Për këto, ka argumente, por shumica nuk besuan,
68E Zoti yt është i plotëfuqishëm dhe i mëshirshëm.
69Lexoju historinë e Ibrahimit,
70Kur i tha babait të vet dhe popullit të vet: “Çka adhuroni ju”?
71Ata iu përgjigjen: “Adhurojmë idolin dhe gjithmonë i lutemi”.
72Ai u tha: “A ju dëgjojnë kur u drejtoheni atyre,
73A keni prej tyre dobi ose dëm”?
74“Jo”, - thanë, - por kështu e dijmë se kanë vepruar të parët tanë”,
75“A i keni parë, - tha, - ata që i adhuroni ju?
76Ju dhe të parët tuaj të vjetër”.
77Ata, vërtet, janë armiqtë e mi, përveç Zotit të botërave,
78I cili më krijoi mua dhe më udhëzoi,
79I cili më ushqen dhe për ujë s’më përmallon,
80I cili kur sëmurem më shëron,
81I cili më bën të vdes dhe pastaj më ngjall,
82I cili, shpresoj, se do t’më falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit.
83O Zot, më shpërble me urtësi dhe më shtjer në udhën e të mirëve.!
84Më bën të përmendem për të mirë te të tjerët,
85Më bën një nga ata që do ta shpërblesh me xhenete.
86Më fal edhe babën tim, ai me të vërtetë ishte një nga të humburit,
87Mos më bën merak ditën kur njerëzit ringjallen,
88Atë ditë kur s’të bën dobi as pasuria e as fëmiu,
89Vetëm ai që vjen te All-llahu me zemër të shëndoshë.
90Dhe të devotshmëve do t’u afrohet xhenneti,
91Kurse xhehennemi do t’u dëftohet të humburve
92Dhe, do t’u thuhet: “Ku janë ata që i adhuronit
93A mund t’iu ndihmojnë juve ose vetes në vend të All-llahut?”
94Pra, ata me bashkmendimtarët e tyre që janë në rrugë të gabuar, do të hidhen në xhehennem.
95Edhe tërë ushtria e djallit,
96Ata në xhehennem duke u grindur thonë,
97“Për All-llahun! Ne vërtetë kemi qenë në humbje të sigurt,
98Kur u kemi barazuar me Zotin e gjithpërbotshëm,
99Neve na humbën kriminelët,
100Andaj, s’kemi as ndërmjetës,
101As mik të sinqertë;
102Të ishim kthyer edhe një herë do të bëheshim besimtarë!”
103Në këto ka argumente, por shumica sish s’besuan,
104E zoti yt është i vërtetë i plotëfuqishëmdhe mëshirëplotë.
105Populli i Nuhit profetët i konsideroi gënjeshtarë.
106Kur u tha vëllau i tyre, Nuhi, “Kujdes! Frikësohuni (All-llahut)”!
107Unë jam për ju, vërtet, Profet i sigurt,
108Frikësohuni All-llahut dhe më dëgjoni mua!
109për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim, se shpërblimin mund të ma japë vetëm Zoti i gjithpërbotshëm.
110Frikësohuni All-llahut më dëgjoni mua!” –
111I thanë: “A të besojmë ty që të pasojnë të ndytët, të mjerët”?
112“Unë s’di, - tha, - se ç’bëjnë ata”.
113“Ta dini se të gjithë, vetëm para Zotit tim, do të japin llogari,
114Unënuk i përzë besimtarët.
115Unë jam vetëm një, i cili ju tërheq vërejtjen haptaz!”
116“Nëse nuk heq dorë, o Nuh, - i thanë, - me siguri do të shtypesh me gurë”.
117“O Zot, - tha, - populli im më quan gënjeshtar.
118Andaj Ti gjykona mua dhe ata, dhe më shpëto, mua me besimtarët që janë me mua!”
119Dhe Ne e shpëtuam atë dhe kush ishte me të ngarkuar në anije,
120Pastaj i mbytëm në ujë ata që mbetën.
121Për këtë ka argumente, por shumica prej tyre nuk besuan,
122Kurse Zoti yt është, vërtet i fuqishëm dhe mëshirëplotë.
123Edhe Ad-i profetët i quajti gënjeshtarë.
124Kur Hudi, vëllau i tyre, u tha: “A s’i frikësoheni (All-llahut)?”
125Unë jam, me sigur, Profeti juaj,
126Prandaj, frikësohuni All-llahut dhe dëgjomëni!
127Për këtë nuk kërkoj prej jush kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë Zotii botërave.
128E ju ngritni çudira në çdo maje kodre, e të tjerët i përqeshni,
129Dhe ngritni pallate sikur dot ë jetoni përjetë,
130Por kur dënoni, dënoni si mizor.
131Frikësohuni All-llahut dhe dëgjomëni mua,
132Frikësohuni atij, i cili u pajis me çka e dini vet,
133U jep gjë të gjallë dhe djem,
134Edhe kopshte e kroje.
135Unë, seriozisht, i frikësohem dënimit tuaj në Ditën e madhe”. –
136Ata i thanë: “Ne njëlloj e kemi, këshillove ti apo jo”.
137Kështu ishte edhe me popujt e lashtë,
138Dhe ne nuk do të jemi të dënuar.
139Ata vazhduan të trajtojnë si gënjeshtar, andaj ne i shfarosëm. Ky është një mësim, por shumica prej tyre nuk ishin besimtarë,
140Kurse Zoti yt është, vërtet, i fuqishëm dhe i mëshirshëm.
141Edhe Themudi profetët i ka konsideruar rrenacakë.
142Kur vëllau i tyre, Salihu, u tha: “A nuk i frikësoheni (All-llahut)?
143Unë jam për ju, pa dyshim, Profet i vërtetë;
144Prandaj frikësohuni All-llahut dhe dëgjomëni mua!
145për këtë nuk kërkoj prej jush kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë Zoti i përbotshëm.
146A do të mbeteni këtu të sigurtë,
147Në kopshte dhe ndër kroje e burime,
148Në toka të mbjellura, pemishte me fryte të pjekura.
149Ju me mjeshtëri të rrallë latoni shtëpi në kodra.
150Pra, frikësohuni All-llahut dhe më dëgjoni mua!
151E mos dëgjoni urdhërat e atyre që i teprojnë të këqiat,
152Të cilët në tokë nuk bëjnë mirë, por, sjellin shkatërrim”.
153Ata i thanë: “Ti je vetëm një i magjepsur.
154Ti je njeri, si edhe ne; prandaj sillna një mrekulli nëse je i sinqertë”.
155“Qe, kjo është deveja, - tha ai, - në ditë të caktuar do të pijë ajo edhe ju,
156Dhe mos i bëni asnjë të keqe që t’iu përfshijë edhe juve vuajtja e Ditës së madhe!”
157Mirëpo, ata e therrën atë e pastaj u penduan,
158Por dënimi i përfshiu. Kjo, vërtet, është mësim, por shumica prej tyre nuk besuan,
159Kurse Zoti yt është, me të vërtetë, i fortë dhe i mëshirshëm.
160Edeh populli i Lutit profetët i quante gënjeshtarë.
161Kur u tha vëllau i tyre, Luti: “A s’i frikësoheni All-llahut”?
162Unë jam me siguri Profeti juaj,
163Prandaj frikësouni All-llahut dhe dëgjomëni mua!
164për këtë nuk kërkoj prej jush kurrfarë shpërblimi. Mua do të më shpërblejë Zoti i botërave.
165A ju, veç tërë botës, çoni dashur me meshkuj,
166E gratë tuaja, që Zoti juaj i krijoi për ju, i lini anash? Ju jeni popull që kaloni çdo kufi”,
167Ata i thanë: “Nëse nuk heq dorë, o Lut, me siguri do të jesh i përzënë”.
168“Unë, - tha, - jam prej urrejtësve të veprimeve tuaja.
169“O Zot, më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata!”
170Dhe ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij,
171Përveç plakës e cila mbet me ata,
172E pastaj të tjerët i shfarosëm.
173U lëshuam një shi, shi i tmerrshëm për ata të cilëve u është tërhequr vërejtja;
174Ky është mësim, por shumica prej tyre nuk besuan.
175Ndërkaq Zoti yt është i mëshirshëm dhe fuqiplotë.
176Edhe banorët e Ejkës profetët i trajtonin gënjeshtarë.
177Kur u tha Shuajbi: “Si nuk frikësoheni?
178Unë jam, pa mëdyshje, Profet i vërtetë,
179Prandaj, frikësohuni All-llahut dhe dëgjomëni mua!
180Unë jam me siguri profet i juaj.
181Peshoni drejt dhe mos e lini mangut!
182Edhe në peshojë matni me drejtësi,
183As njerëzve mos ua cenoni të drejtat e tyre dhe mos bëni krime e shkatërrime në tokë,
184Frikësohuni atij, i cili, u ka krijuar juve dhe popujt e lashtë!”
185Ata i thanë: “Ti je vetëm një njeri i magjepsur”,
186Edhe ti je njeri si ne; dhe për ne ti je, vërtet, gënjeshtar,
187Por ti nëse flet të vërtetën lëshona nga qielli një dënim!”
188Zoti im tha, - e di mirë se ç’bëni ju!
189Dhe ata vazhduan ta trajtojnë si gënjeshtar, prandaj i përfshiu dënimi nga retë; ai dënim ishte një ditë e tmerrshme.
190Ky është mësim, por shumica prej tyre nuk besuan,
191Kurse Zoti yt është, vërtetë, i Gjithfuqishëm dhe Mëshirëplotë.
192Kur’ani është, pa dyshim, shpallje e Zotit të gjithë botërave
193E solli i besuari Xhebrail
194Në zemrën tënde, të bëhesh thirrës, lajmëtar,
195Në një gjuhë të qartë arabe.
196Ai është përmendur në librat e profetëve të mëparshëm.
197Vallë! A nuk iu mjafton atyre fakti se për këtë dinë dijetarët izraelitë?
198Po t’ia shpallim edhe ndonjë tjetri joarab,
199E ai t’ua lexojë, atyre, prapë ata nuk do t’i besonin.
200Ja, ashtu ne e fuqim në zemrat e mëkatarëve.
201Ata nuk do të besojnë në të derisa nuk përjetojnë dënimin e padurueshëm,
202Që do t’u vijë papritmas, atëherë kur ata nuk e presin,
203Dhe do të thonë: “A do të kemi pak afat”?
204A e shpejtojmë dënimin tonë,
205A e pe, po nëse i lëmë edhe ca vite të tëra,
206E pastaj t’i gjejë ajo me çka u kërcënohet,
207Çka do të kenë dobi nga ato kënaqësi të jetës.
208Ne nuk kemi shembur asnjë fshat para se t’u vijnë ata të cilët u kanë tërhequr vërejtjen,
209T’ua përkujtojmë; Ne nuk kemi qenë mizorë.
210Kur’anin nuk e sjellin djajtë,
211Nuk ta merr mednja që ta bëjnë ata këtë. Ata s’kanë mundësi.
212Ata nuk munden assesi as ta dëgjojnë.
213Përveç All-llahut, prandaj, mos iu lut tjetër Zoti e të jesh nga ata që do të jenë të maltretuar!
214Tërheqi vërejtjen familjes sate më të afërt,
215Dhe jij më i afërt ndaj besimtarëve që të pasojnë!
216Po nëse nuk të dëgjojnë, ti thuaju: “Unë s’kam asgjë me ato çka veproni ju”,
217dhe ki mbështetje në të Fuqishmin, të Gjithmëshirshmin,
218I cili të sheh kur ngrihesh,
219Të kryesh faljne, namazin, me të tjerët
220Sepse, Ai, vërtet, sheh dhe dëgjon çdo gjë.
221A t’iu tregoj unë se kujt i vijnë djajtë?
222Ata i vijnë çdo gënjeshtari, mëkatari.
223Ata përgjojnë dhe më së shumti gënjejnë,
224Kurse poetët, ata kanë ithtarë të mbyturit në mëkate.
225A nuk sheh se ata bredhin luginave.
226Flasin atë çka s’e bëjnë
227Me përjashtim të atyre që besojnë dhe vepra të mira punojnë, dhe që e përmendin All-llahun shpesh, dhe dalin ngadhnjimtar pas padrejtësisë që u bëhet. Mizorët do të marrin vesh se në çfarë humnere po hyjnë.
Chapter 27 (Sura 27)
1Ta Sin. Këto janë ajete të Librit të qartë, të Kur’anit,
2Udhërrëfim e sihariq për besimtarët,
3Të cilët falin namazin, japin zeqatin dhe janë të bindur në botën tjetër.
4Atyre që nuk besojnë botën e ardhshme ua kemi prezentuar si të bukura veprat e tyre, prandaj ata luhaten.
5Ata i pret e zezë-dita dhe në botën tjetër do të jenë krejt të humbur,
6Kurse ti, vërtet, Kur’anin e merr nga një i urtë i gjithëdijshëm.
7Kur Musa i tha familjes së vet: “Kam parë një zjarr, prej andej do t’iu sjell ndonjë lajm, ose do t’iu sjell ndonjë hu të ndezur zjarri që të ngroheni”.
8Dhe kur arriti te zjarri, dikush thirri: “Qofshin bekuar ata që ndodhën te zjarri dhe ata përreth tij dhe qoftë lavdëruar All-llahu Zot i botërave.
9O Musa! Unë jam Ai – All-llahu i fortë, i urtë.
10“Hudhe shkopin tënd!” Dhe kur e pa si lëvizte porsi gjarpër, ai u largua dhe nuk kthehej dot. “O Musa, mos u frikëso. Profetët nuk frikësohen te Unë.
11Përveç atij që ka bërë mëkat, e pastaj të keqen e ka zëvendësuar me të mirë. Unë, me të vërtetë, do ta fal dhe do të jem i mëshirshëm.
12Fute dorën tënde në gji, do të dalë e bardhë, pa asgjë të keqe, kjo është një nga nëntë mrekullitë për Faraonin dhe popullin e tij; ata janë, njëmend, popull mosbesimtar,
13Sepse kur u erdhën argumentet tona, ata haptazi thanë: “Kjo është magji e qartë”,
14Dhe i mohuan këta me arrogancë e tirani, anipse në vete besonin bindshëm. Pra, shiko si përfunduan ngatrrestarët.
15Davudit dhe Sulejmanit u dhamë dituri dhe ata të dy thanë: “Lavdi All-llahut, i cili na veçoi mbi shumë besimtarë, robër të tij.
16Sulejmani trashëgoi Davudin dhe tha: “O njerëz, nëse na është mësuar të folurit e shpendëve dhe na është dhënë gjithçka; hej, kjo është me të vërtetë dhunti e madhe!”
17Dhe u mblodhën ushtritë e Sueljmanit: xhindët, njerëzit dhe shpendët, të gjithë tok ia mësynë,
18Gjersa arritën te Lugina e bubrrecit, një bubrrec tha: “O bubrreca, hyni në vrimat tuaja të mos u shkelë Sulejmani me ushtritë e tij duke mos u hetuar”!
19Dhe ai qeshi me zë nga fjalët e tij dhe tha: “Zoti im, më bën të falënderoj dhuntitë e Tua që m’i ke dhuruar mua dhe prindërve të mi dhe të bëj vepra të mira që e kënaqin atë, dhe më shtie në mëshirën tënde me robërit tuaj të mirë!”
20I kontrolloi shpendët dhe tha: “Përse nuk e shoh pupzën, vall, a nuk është këtu?
21Do ta dënoj rëndë ose do ta therrë ose do të më sjell arsyetim të fortë”
22Ajo nuk ishte fort larg dhe i tha: “Unë di diçka që ti nuk e ke ditur dhe të kam sjellur nga Saba një lajm të sigurt.
23Me të vërtetë kam gjetur një grua e cila i sundon ata (në Saba) dhe asaj i është dhënë gjithçka, madje ka edhe rezidencë madhështore;
24Kam parë se ajo dhe populli i saj adhurojnë diellin, e jo All-llahun, - djalli ua ka stolisur sjelljet e tyre dhe i ka shmangurnga rruga dhe ata nuk janë të udhëzuar,
25Dhe nuk i përulen All-llahut i cili nxjerr atë që është e fshehur në qiej dhe në tokë, dhe e di çka fshihni si edhe atë që e bëni haptazi.
26All-llahu është, nuk ka tjetër veç Tij, Zot i gjithësisë!”
27“Do të shohim – tha (Sulejmani), - a flet të vërtetën apo gënjen.
28Shpjere këtë letër time dhe hudhjau, e pastaj largohu prej tyre dhe shiko se çka do të thonë, ç’do të përgjigjen!”
29“O të mëdhenj! – u tha ajo, - mua më ka ardhur një letër e respektuar,
30Ajo është nga Sulejmani dhe është me të vërtetë “Në emër të All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!”
31Që mos të shtiheni më të mëdhenj se unë, por ejani te unë muslimanë”.
32“O pari! – tha ajo – këshillomëni në këtë çështje. Unë pa ju kurrgjë nuk do të vendos deri sa ju ta dëshmoni”.
33“Ne jemi shumë të fortë dhe të guximshëm, - i thanë ata, - kjo është çështje jote, por shih se çka po urdhëron”.
34“Kur mbretërit pushtojnë ndonjë qytet, - tha ajo, - atë e shembin, kurse banorët autoritativë të tij i poshtërojnë; ashtu bëjnë.
35Unë atyre do t’u dërgoj një peshqesh dhe do të shoh se me çka po kthehen të deleguarit”.
36Por, kur ky erdhi para Sulejmanit, ai i tha: “A mua më ofroni peshqeshe për të më përfituar? Ajo që All-llahu më ka dhënë mua është më e mirë se ajo që u ka dhënë juve. Ju u gëzoheni dhuratave tuaja.
37Ktheu te ata se ne do t’u sjellim një ushtri së cilës nuk do të mund t’i dalin para dhe do t’i përzëmë së andejmi të nënçmuar dhe të nënshtruar”.
38“O pari, - u tha ai, - cili prej jush do të ma sjellë rezidencën e saj para se të vijnë ata të më dorëzohen?”
39Ifriti, një nga exhinët, tha “Unë po ta sjell akoma pa luajtur ti nga ky vend; unë pa mëdyshje jam i fortë dhe i sigurt për atë”
40Ai, i cili kishte dijeni nga Libri tha: “Unë po ta sjell para se t’i hapësh e t’i mbyllish sytë”. Dhe kur (Sulejmani) e pa se rezidenca gjindet tanimë para tij, tha: “Kjo është dhunti e Zotit tim! Më sprovon a do të falënderoj apo do të mohoj. Pra kush falënderon, falënderon veten e kush mohon, ani, Zoti im është i pasur dhe fisnik.
41Ndërronia, - tha, - pamjen rezidencës së saj, ta shohim a mund ta njoh apo jo!”
42Dhe kur ajo erdhi, iu tha: “A është kështu rezidenca jote?” “Si të ishte ajo vetë” – u përgjegj ajo. Por neve na është dhënë dijenia më para asaj, dhe ne jemi besimtarë”.
43Atë e kanë shmangur nga besimi i drejtë ata të cilëve ajo u është falur në vend të All-llahut, sepse ajo ishte nga një popull jobesimtar.
44“Hyr në oborr”, - iu tha asaj. Dhe kur ajo e pa atë, mendoi se është ujë i thellë, andaj përvoli fustanin te këmbët. “Ky oborr është me pllaka të lëmuara qelqi” tha ai. “O Zot – thirri ajo – unë kam bërë krim ndaj vetvetes, ndërkaq me Sulejmanin i dorëzohem All-llahut, Zotit të botërave”
45Kurse Themudit i kemi dërguar vëllaun e tyre, Salihun, mbase do ta adhurojnë All-llahun, por ata u ndanë në dy grupe që kundërshtohen.
46“O populli im, - u thoshte ai, përse shpejtoni në vepra të këqia para veprave të mira? Përse nuk kërkoni falje prej All-llahut, mbase do t’ju mëshirojë”.
47“Kemi shenja të këqija për ty dhe ata që janë me ty”, - i thanë ata, - Tek All-llahu i keni të tëra – tha ai – por ju jeni një popull ngatrraç”.
48në qytet ishin nëntë vetë të cilët, në vend të punëve të mbara, bënin çrregullime dhe mbrapshti.
49“Betohuni, - thanë, - në All-llahun, t’ia mësyjmë atij dhe familjes së tij natën, e pastaj farefisit të tij të afërt do t’i thomi: Ne nuk dimë asgjë për maltretimin e familjes së tij, ne jemi me të vërtetë të sinqertë”.
50Dhe patën kurdisur një kurthë, por edhe ne u bëmë gjithashtu një grackë dhe ata nuk e hetuan.
51pra, shikoje si përfunduan kurthërimet e tyre? I shfarosëm të gjithë, edhe ata edhe popullin e tyre,
52Qe shtëpitë e tyre të mbetura shkret, për shkak të krimeve që bënë. Këtu, me të vërtetë, ka argument për popullin që merr vesh.
53Por ata të cilët besuan dhe iu shmangën mëkatit i shpëtuam.
54Edhe Lutin, kur i tha popullit të vet: “A bëni marrëzi haptazi?
55A njëmend më me kënaqësi kontaktoni me mashkujt se me femrat? Ju, me të vërtetë, jeni njerëz injorantë!”
56Përgjegje e popullit të tij ishte vetëm kjo: “Përzene familjen e Lutit nga qyteti juaj, ata janë njerëz të spastruar!”
57Dhe ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç bashkëshortes së tij; atë e caktuam të mbetet me të tjerët.
58Atyre u lëshuam një shi, çfarë shiu të tmerrshëm, atyre të cilët qenë thirur (në rrugë të drejtë)!
59Thuaj: “Falënderimi i qoftë All-llahut dhe qetësi njerëzve të tij, të cilët Ai i ka zgjedhur!” Është më mirë All-llahu apo ata që ia konsiderojnë shok,
60Apo Ai i cili krijoi qiejtë dhe tokën dhe që ju lëshon shi nga qielli? Me të gjelbërojmë kopshte të bukura. Nuk është në duart tuaja të mbini lisat e atyre (kopshteve). A ka pos All-llahut tjetër Zot? Jo, por shumica prej tyre nuk dinë.
61Ai i cili Tokën e ka vënë në drejtpeshim dhe nëpër të përshkoi lumenj, në të vendosi male, kurse dy dete i ndau. A ka pos All-llahut tjetër Zot? Jo, por shumica sish nuk e dinë.
62Ai i cili i përgjigjet edhe të ngratit, kur ky i drejtohet Atij, Ai i cili të keqen e largon dhe juve u bën zëvendës në tokë. A ka pos All-llahut tjetër Zot? Fort pak ju përkujtoni.
63Ai i cili juve në errësira, në tokë e në det u tregon rrugën dhe i cili erërat i çon me mëshirën e vet si sihariq. Vallë, a ka pos All-llahut tjetër Zot? Sa lart është All-llahu përmbi atë që ia bëjnë shok!
64Apo Ai që zë fillin e krijimit e pastaj e përsërit atë, dhe që ju furnizon nga qielli dhe toka. A ka tjetër Zot me All-llahun? Thuaj: “Sillni argumentet tuaja nëse jeni të sinqertë”!
65Thuaj: “Askush përveç All-llahut, as në qiell as në tokë, nuk e di se çka do të ndodhë. Nuk kanë për ta ndie as ringjalljen.
66Fare pak dinë për botën tjetër! Por kanë edhe dyshim në të, sepse janë të verbër ndaj saj”.
67Ata që nuk kanë besuar thonë: “A thua kur të bëhemi dhe, ne edhe të parët tanë, njëmend, do të ngjallemi?
68Kjo qysh moti na është përmendur neve dhe të parëve tanë, por këto janë vetëm legjenda të popujve të lashtë”.
69Thuaj: “Udhëtoni nëpër botë dhe shikoni si kanë përfunduar mëkatarët!”
70Dhe mos u pikëllo për ta as mos të vijnë rëndë ngatrresat e tyre.
71Ata pyesin kur do të realizohet ky premtim, nëse flisni të vërtetën?
72Thuaj: “Mbase do t’ju arrijë diçka nga ajo për të cilën po u ngutet!”
73Me të vërtetë Zoti yt është bëmirës i madh për njerëzit, megjithatë shumica sish nu janë mirënjohës.
74Zoti yt e di mirë çka u fshehin krahërorët e tyre dhe çka shfaqin haptazi.
75Nuk ka kurrgjë të fshehur as në qiell as në tokë e të mos jetë në Librin e qartë.
76pa mëdyshje ky Kur’an u flet izraelitëve më së shumti për atë me çka ata nuk pajtohen.
77Ai është, pa mëdyshje, udhërrëfyes dhe mëshirë për besimtarët.
78Zoti yt do t’i gjykojë me urtësinë e Tij: Ai është i fuqishëm dhe i gjithëdijshëm,
79Prandaj, kij mbështetje te All-llahu, ti pa dyshim je më të drejtë haptazi.
80Ti nuk mund të thërrasësh të vdekurit e as të sjellish në mend të shurdhët kur ta kthejnë shpinën,
81As mund t’i kthesh nga mashtrimi i tyre të verbërit; Ti i thërret vetëm ata, të cilët, besojnë në argumentet tona, e ata janë muslimanë.
82Dhe kur fjala të bëhet realitet te ata (të vijë koha e dënimit) Ne do të nxjerrim nga toka një kafshë që do t’ju flasë atyre se njerëzit nuk kanë qenë të bindur në faktet tona.
83Kurse atë ditë kur të mbledhim prej secilit popull nga një grumbull, prej atyre që kanë mohuar argumentet tona, ata do të jenë të penguar.
84Madje kur të vijë Ai do të pyes; “A i keni mohuar ju argumentet e mia, sepse nuk i keni kuptuar ata, apo ç’keni bërë?”
85Dhe ndaj tyre do të zbatohet fjala )dënimi) ngase kanë bërë krime, e ata nuk do të flasin asgjë.
86A nuk e kanë parë se natën e kemi bërë që të pushojnë, kurse ditën për të parë? Në këtë ka argumente për një popull që beson
87Dhe në ditën kur t’i fryhet bririt e të trishtohen ç’ka ka në qiej dhe në tokë, përveç atyre të cilët All-llahu i kursen, të gjithë do të vijnë të nënshtruar.
88Ti i sheh malet dhe mendon se nuk lëvizin, por ato kalojnë sikur retë, - ajo është vepër e All-llahut, i cili, çdo gjë e ka krijuar të përsosur; Ai, njëmend, është i njoftuar ç’punoni.
89Kush sjell vepër të mirë do të fitojë shpërblim më të mirë për të. Ata do të jenë të kursyer nga frika e asaj dite dhe të sigurtë.
90Kurse ata që bëjnë keq, do të hidhen me krye në zjarr. A shpërbleheni me tjetër përveç me atë çka punoni?
91Unë jam i urdhëruar t’i falëm vetëm Zotit të këtij qyteti, të cilin Ai e ka bërë të shenjtë. Atij i takon çdo gjë dhe jam i urdhëruar të jem njëri nga muslimanët.
92Edhe të lexoj Kur’anin; ai i cili merr rrugën e drejtë, atë e ka për të mirën e vet; ndërsa atij që është i humbur, thuaj: “Unë vetëm tërheq vërejtjen”.
93Dhe thuaj: “Qoftë lavdëruar All-llahu, Ai do t’ju tregojë argumentet e veta dhe ju do t’i njihni!” Sepse Zoti yt nuk është indiferent ndaj asaj që bëni ju.
Chapter 28 (Sura 28)
1Ta Sin Mim.
2Këto janë ajete të Librit të qartë.
3Ne do t’i shfletojmë disa lajme të vërteta për Musaun dhe Faraonin; këtë e bëjmë për popullin që beson.
4Faraoni ishte ngritur shumë lart në tokë dhe banroët e saj i përçau në grupe, njëri nga ata e shtypte, ua therrte fëmijët (meshkujt), kurse femrat i linte të jetojnë. Ai njëmend ishte shkatërrues.
5Mirëpo, ne dëshirojmë që ata të cilët janë të shtypur në tokë, t’i mbulojmë me mëshirë dhe t’i bëjmë prisa dhe trashëgimtarë.
6Edhe t’u japim pushtet në tokë, kurse Faraonit e Hamanit me ushtritë e tyre t’ua tregojmë atë prej së cilës janë ruajtur (frikësuar) aq shumë.
7Ne e frymëzuam nënën e Musaut: “Jepi gji, por kur të frikësohesh për të, hudhe në lum dhe mos ki frikë as mos u pikëllo! Ne, me siguri, do ta kthejmë dhe atë do ta bëjmë profet”,
8Dhe e hasi familja e Faraonit, t’u bëhet armik e mjerim! Pa dyshim Faraoni dhe Hamani me ushtritë e tyre kanë gabuar gjithmonë.
9Gruaja e Faraonit tha: “Ai do të jetë gëzim edhe për ty edhe për mua! Mos e mbytni, ndoshta na bëhet i dobishëm, e madje mund ta bëjmë edhe si djalë”, sepse ata nuk hetuan asgjë.
10Dhe zemra e nënës së Musaut mbeti e zbrazët, përpak sa nuk e shfaqi, sikur të mos ia kishim forcuar zemrën dhe bërë besimtarë.
11Dhe ajo i tha motrës së tij, “shko pas tij!” – dhe ajo e përcolli anash (prej së largu) kurse ata nuk e hetuan.
12Ne më herët ia kishim ndaluar thithjen e gjinit, prandaj ajo tha: “A doni t’ju tregoj një familje e cila do t’ju garantonte dhe do të kujdesej për të”.
13Dhe ia kthyem nënës së vet që ta bëjmë të lumtur dhe të mos vuajë, si edhe të bindet se premtimi i All-llahut është i vërtetë. Mirëpo shumica sish nuk e dinë.
14Ndërsa kur u rrit e u forcua, i dhamë urtësi e dituri; Ashtu ne i shpërblejmë bëmirësit.
15Ai hyri në qytet në një kohë kur banorët e tij nuk e hetuan dhe aty hasi në dy vetë të cilët rriheshin. Njëri ishte nga populli i tij kurse tjetri nga ai armik. Ai i anës (popullit) të tij e thirri në ndihmë kundër atij që ishte nga pala armike, dhe Musa i ra me grusht dhe e la të vdekur. “Kjo është punë djalli” – tha, - ai është me të vërtetë një armik i haptë që të shpie në humbje të sigurt.
16“O Zot, - tha pastaj, - unë i bëra krim vetvetes,më fal!” Dhe ia fali se Ai me të vërtetë fal dhe është i gjithmëshirshëm.
17“O Zot, tha, - Pasha dhuntinë që më ke dhënë kurrë më nuk do të dal në ndihmë mëkatarëve”.
18Dhe Musa gëdhiu i frikësuar në qytet, dukepritur se çdo të bëhet, kur mu ai i djeshmi e thirri përsëri në ndihmë, Musa i tha: “Ti je, me të vërtetë, ngucakeq i hapët”.
19Dhe kur deshti ta sulmojë atë që ishte armik i të dyve, ai i tha: “O Musa, a do të më mbysësh edhe mua siç e mbyte dje njeriun?” Ti do të zbatosh forcën në tokë, e nuk do të jesh nga pajtimtarët”.
20Dhe nga skaji i qytetit erdhi vrap një njeri dhe i tha: “O Musa, kryeparët bëjnë marrëveshje të të vrasin, prandaj ik! Unë, sinqerisht, të këshilloj”.
21Dhe Musa doli nga qyteti i frikësuar, duke pritur me kurreshtje se çdo të ndodhë. “O Zot, tha – më shpëto nga mizorët!”
22Dhe kur u nis kah Medjeni, tha: “Mbase Zoti im do të më udhëzojë rrugës së drejtë”.
23Kur arriti te uji i Medjenit, aty takoi shumë njerëz të cilët u jepnin ujë kafshëve, e pak më larg pa dy femra, të cilat ishin shmangur (nga uji). “Pka lypni ju të dyja”? – i pyeti ai – “Ne nuk mund t’iu japim ujë derisa të shkojnë barinjtë, - iu përgjegjën ato dyja – kurse babën e kemi shumë të vjetër!”
24Ai u dha ujë (kafshëve të tyre) e pastaj shkoi nën hije duke thënë: “O Zoti im, unë me të vërtetë kam nevojë për çfarëdo që të më japësh”.
25Prandaj, i erdhi njëra nga ato dyja, iu qas e turpërueshme dhe i tha: “Të thërret babai im që të shpërblejë për atë që u dhe ujë (kafshëve tona)”. Dhe kur ai erdhi e i tregoi çka kishte përjetuar, i tha: “Mos kij frikë, ke shpëtuar nga njerëzit kriminelë”.
26“O im at, tha njëra prej tyre, - merre këtë në shërbim me pagë. Është më i miri prej atyre që ke pas marrë në shërbim, i fortë i besueshëm”.
27“Unë dëshiroj të të martoj me njërën nga këto dy vajzat e mia, - tha ai, - por që të më shërbesh tetë vjet; nëse i bën dhjetë, ajo është punë e vullnetit tënd, unë nuk dëshiroj të të ngarkoj për këtë. Ti do të shohësh, në dashtë All-llahu, se unë jam i mirë.
28Ajo le të jetë ndërmjet meje dhe teje, tha (Musa), cilindo afat të plotësoj nga këta, nuk ka gjë kundër meje, ndërsa All-llahu garanton për këtë që themi ne”.
29Dhe kur Musa e plotësoi afatin e u nis me familjen e vet, ai pa një zjarr në një anë të Turit. “Pritni! – i tha familjes së vet, - kam vërejtur një zjarr, ndoshta do t’ju sjellë farë lajmi prej atje ose ndonjë urë të ndezur që të ngroheni”.
30E kur erdhi te zjarri, dikush i thirri nga ana e djathtë e luginës së bekuar me lisa: “O Musa, Unë jam All-llahu, Zot i botërave,
31Hudhe shkopin tënd!” Dhe kur e pa se lëviz si gjarpër i shpejtë, ai u kthye të ik, pa shikuar pas “O Musa, afrohu dhe mos u frikëso! Ti je me të vërtetë i siguruar.
32Fute dorën tënde nën sjetullën tënde, e të dalë e bardhë pa asgjë të keqe, dhe ashtu përmbaju nga frika! Ato janë dy argumente nga Zoti yt për Faraonin dhe parinë e tij; Ata janë, me të vërtetë, njerëz të llahtarshëm”.
33“Zoti im, - tha, - unë kam vrarë një njeri të tyre, andaj kam frikë mos më vrasin edhe ata mua.
34Me që vëllau im Haruni është më gojëtar se unë, nga gjuha; dërgoje me mua edhe atë si mbështetje timen, të vërtetojë fjalët e mia, sepse frikësohem mos të më quajnë gënjeshtar”.
35Do të forcojmë ty me vëllaun tënd, - tha Ai, - dhe të dyve do t’ju japim pushtet ashtu që ata nuk do të guxojnë t’iu afrohen juve. Ju të dy me argumentet tona, dhe ata që do t’ju pasojnë, jeni ngadhnjimtarë”.
36Dhe kur Musa ua solli argumentet tona të qarta, ata thirrën: “Kjo është vetëm një magji e trilluar. Ne nuk kemi dëgjuar se ka ndodhur diçka e tillë në kohët e të parëve tanë”.
37Dhe Musa tha: “Zoti im e di mirë atë, i cili sjell udhëzime nga ana e tij dhe kush do të fitojë në fund; tiranët me siguri nuk do të kenë sukses”.
38“O të mëdhenj, (pari) – u tha Faraoni, unë uk di të keni ju zot tjetër përveç meje, e ti o Haman, mi piq tullat në truall dhe ma ndërto kullën të hip te Zoti i Musaut, sepse unë mendoj se ai është me të vërtetë rrenacak!”
39Ai me ushtrinë e tij ishin habitur kot, pa të drejtë, në këtë dhe kanë menduar se nuk do të kthehen te ne,
40Prandaj, Ne e kapëm atë dhe ushtritë e tij e i hudhëm në det; Dhe shiko se çfarë ishte përfundimi i tiranëve.
41I patëm bërë prijësa që ftojnë për në zjarr, kurse në ditën e gjykimit atyre nuk do t’u ndihmohet.
42Edhe në këtë botë i kemi përcjellë me mallkim, ndërsa në botën tjetër do të hudhen në zjarr.
43Dhe Musaut Ne i dhamë Libër, pasi që i shfarosëm breznitë e mëparme, të jetë dritë për njerëzit dhe udhëzim dhe mëshirë, ndoshta kujtohen mirë!
44Ti nuk ke qenë në anën perëndimore, kur ia besuam Musaut profetësinë, e nuk ke qenë as dëshmitar.
45Mirëpo ne kemi ngritur shumë popuj që kanë jetuar gjatë; dhe ti nuk ke qëndruar midis popullit të Medjenit, t’u shpalosh fjalët Tona, por ne kemi qenë ata që dërgojmë profetë si ty.
46Ti nuk ke qenë pranë malit Tur kur thirrëm, por kjo është mëshirë e Zotit tënd t’i tërheqësh vëmendjen një populli të cilit përpara teje nuk i ka ardhur ndonjë qortues; ndoshta do të mbledhin mendjen,
47Dhe të mos thonë, kur t’i goditë ndonjë e papritur, të cilën e kanë përgatitur (merituar) vetë, “Zoti ynë, pse nuk na ke dërguar ndonjë profet që të pasojmë argumentet tua dhe të jemi besitmarë?”
48E kur prej nesh u dëshmua e vërteta, ata thanë: “Pse nuk i është dhënë ashtu njëlloj siç iu dha Musaut?” Vallë, a nuk e patën mohuar ata qysh më herët atë që i qe dhënë Musaut? Ata thonë: “Dy magji të cilat përmbajnë njëra-tjetrën”, dhe shtojnë – “Ne në asnjërën nuk besojmë”.
49Thuaj: “Sillne ju nga All-llahu një libër që drejton në rrugë të drejtë më mirë se këta dy, do të kisha pranuar nëse jeni të sinqertë”.
50Po nëse nuk të përgjigjen, dije se ata udhëheqen vetëm nga epshet e tyre. Vallë, a kka humbur kush më keq se ai i cili pason epshin e vet e jo udhëzimin e All-llahut? All-llahu, njëmend, nuk do ta udhëzojë drejt popullin tiran.
51Kurse ne ua shpallim fjalë për fjalë, të tërë, mbase do të mendojnë!
52Ata të cilëve u kemi dhënë Libër përpara këtij, i besojnë,
53Dhe kur u lexohet thonë: “Ne i besojmë atij, ai është, me të vërtetë, nga Zoti ynë, ne edhe më herët kemi qenë muslimanë”.
54Atyre do t’u jipet shpërblim i dyfisht, për atë që durojnë dhe të keqen me të mirë e kthejnë, dhe shpërndajnë nga ajo (pasuri) që u kemi dhënë,
55Dhe kur dëgjojnë ndonjë marrëzi, i kthejnë shpinën dhe thonë: “Nnne veprat tona, e ju veprat tuaja. Paqa qoftë mbi ju! Neve nuk na duhen injorantët”.
56Ti s’ka dyshim se, nuk mund ta udhëzosh drejt atë që do ti, por All-llahu e udhëzon drejtë atë që do Ai, dhe Ai i di mirë ata të cilët do të shkojnë rrugës së drejtë.
57Ata thonë: “Nëse pasojmë rrugën e drejtë me ty do të jemi të përzënë nga vendlindja jonë”. Po ne a nuk u afrojmë rastin të qëndrojnë në vendin e shenjt të sigurt, ku si dhuratë jona, derdhen fryte të ndryshme, por shumica sish nuk e dinë.
58Po sa vendbanime ne i kemi shkatërruar, banorët e të cilëve kanë qenë të paarsyeshëm në jetë!? Ja, ato janë shtëpitë e tyre! Pas tyre pak kush është vendosur në to, të tjerat i trashëguam ne.
59Dhe Zoti yt kurrë nuk ka shkatërruar vendbanime deri sa në kryeqytetin e tyre të mos dërgonte një profet, i cili ua tregonte argumentet tona. Dhe ne kemi shkatërruar vendbanime vetëm atëherë kur banorët e tyre ishin mizorë.
60Çdo send që u është dhënë janë vetëm shije e stoli të jetës në këtë botë; kurse ajo që është tek All-llahu, është më e mirë dhe më e qëndrueshme. Pse nuk mblidhni mendjen!?
61A është njëlloj ai të cilit i kemi premtuar shpërblim të mirë dhe që do ta marrë, dhe ai, të cilit i kemi mundësuar të kënaqet në këtë jetë, kurse në Ditën e gjykimit, do të hudhet në zjarr.
62Dhe atë ditë kur i thërret dhe thotë: “Ku janë ata që i konsideronit shokë të mi?”
63Ata, tek të cilët do të vërtetohet fjala (zbatohet dënimi) do të thonë: “Zoti ynë, këta janë që i shpiem në rrugë të shtrembër; i kemi shpjerë në rrugë të shtrembër se edhe vetë kemi qenë në rrugë të shtrembër. Ne para teje e heqim atë barrë. Ata nuk na kanë adhuruar vetëm neve”.
64Do t’u thuhet: “Thirrni hyjnitë tuaja!” Ata do t’i thërrasin, por ato nuk do tu përgjigjen dhe do të përjetojnë vuajtjen. Sikur t’ishin në rrugë të drejtë!
65dhe atë ditë kur i thërret dhe u thotë: “Ç’ju keni përgjegjur profetëve?”
66Atëherë ata nuk do të dinë çka të përgjigjen, andaj as që do ta pyesin njëri-tjetrin.
67Ndërkaq, kush pendohet dhe beson e bën vepra të mira, ai ndoshta është nga të shpëtuarit.
68Zoti yt krijon çka të dojë deh Ai zgjedh. Ata nuk kanë të drejtë të zgjedhin. Qoftë lavdëruar All-llahu dhe qoftë shumë lartë prej atyre që i bëhen shok!
69Zoti yt e di atë çka fshehin në zemrat e tyre dhe atë që ata e shfaqin haptazi,
70Se Ai është All-llah, nuk ka tjetër Zot përveç Atij; Atij lavdi i qoftë në këtë dhe në botën tjetër! Vetëm Ai vendos dhe tek Ai do të kthehemi.
71Thuaj: “A keni parë (a e dini) – sikur All-llahu ta kishte bërë natën të pambarim, deri në Ditën e gjykimit, cili Zot, përveç All-llahut, do t’ju jepte dritë? A nuk merrni vesh?”
72Thuaj: A keni menduar se sikur All-llahu t’ua bënte ditën të përjetshme deri në Ditën e gjykimit, cili Zot, përveç All-llahut, do t’iu jepte natë kur do të pushoni? A nuk e shihni!?
73Nga mëshira e tij ju ka bërë natën dhe ditën që të pushoni në të, dhe nga mirësia e tij të përfitoni dhe të jeni mirënjohës”.
74Dhe atë ditë kur ai i thërret dhe u thotë: “Ku janë shokët e mi që m’i shpifni ju”?
75Nga secili popull do të sjellim dëshmitarë dhe t’i themi: “Sillni argumentin tuaj!” Ata, atëherë, do të kuptojnë se e vërteta është për All-llahu, kurse ajo që trillojnë larg tyre.
76Karuni ka qenë nga populli i Musaut dhe e ka shtypur (atë popull), dhe ne i patëm dhënë aq pasuri sa çelësat e tij me vështirësi i kanë bartur disa vetë të fortë; prandaj populli i thoshte: “Mos u entuziazmo, sepse, All-llahu nuk i do ata që janë shumë të gëzuar.
77Dhe përpiqu me sa të ka dhënë All-llahu të fitosh botën tjetër, por mos e harro as pjesën tënde (përgjegjësinë tënde) në këtë botë dhe bën mirë, si të ka bë ty mirë All-llahu, e mos bën çrregullime në Tokë, sepse All-llahu nuk i do ata që bëjnë çrregullime”.
78Ai tha: “Ajo që më është dhënë, më është dhënë me dijen time”. A nuk e ka digur se All-llahu para atij ka shfarosur disa popujt të cilët kanë qenë më të fortë se ai (Karuni) a edhe më të pasur. Prandaj mëkatarët as që do të merren në pyetje për mëkatet e veta.
79dhe doli para popullit të vet me stolitë e tij, e ata të cilët adhuronin jetën e kësaj bote, thoshin: “Eh sikur edhe ne të kishim atë që iu dha Karunit! Ai është, njëmend, fatlum”.
80“Të mjerët ju – thoshin të diturit. Për atë që beson dhe bën vepra të mira, më i mirë është shpërblimi i All-llahut, por do t’u jipet vetëm durimtarëve”
81Dhe ne, atë dhe pallatin e tij, e shafitëm në dhé dhe askush nuk ka mundur t’i ndihmojë përveç All-llahut, e as vet s’ka mund t’i ndihmojë vetvetës.
82Ndërsa, ata të cilët, dje, dëshironin të jenë në vend të tij, filluan të thonë: “A nuk shihni se All-llahu i jep pasuri dhe ia mungon atij që do Ai nga robërit e vet. Sikur All-llahu të mos na kishte dhuruar mëshirën e vet, edhe nëse do të na kishte shafitur në tokë. A nuk e shihni se mohuesit kurrë nuk do të kenë suksese?”
83Atë, botën tjetër, do t’ia japim atyre të cilët nuk lakmojnë madhështinë në këtë botë as duan çrregullime, se ardhmëria është e atyre që i frikësohen All-llahut.
84Kush bën mirë, do të ketë shpërblim edhe më të mirë për atë, kurse ai që bën keq – natyrisht, ata që bëjnë keq do të dënohen vetëm sipas asaj që kanë punuar.
85Ai i cili ta shpallë Kur’anin, me siguri do të kthejë ty në botën tjetër. Thuaj: Zoti im e di më mirë kush është në rrugë të drejtë e kush është në humbje të qartë”.
86Ti nuk ke shpresuar se do të shpallet Libri, por, ai të është shpallur si mëshirë e Zotit tënd; andaj mos jij assesi mbështetje për mosbesimtarët!
87Dhe mos të shmangin ata në asnjë mënyrë nga fjalët e All-llahut, pasi që të jenë shpallur, dhe lute Zotin tënd e mos jij kurrsesi nga politeistët!
88Dhe mos lut (adhuro), përveç All-llahut, tjetër Zot! Nuk ka Zot përveç Atij! Të gjithë, përveç Atij, do të zhduken. Ai vendos dhe tek Ai do të ktheheni.
Chapter 29 (Sura 29)
1Alif Lam Mim.
2A mendojnë njerëzit se do të lejohen të thonë “ne besojmë” e të mos vihen në sprovë?
3Ne i kemi vënë në sprovë edhe përpara tyre, se All-llahu me të vërtetë i di ata që flasin të vërtetën dhe ata që gënjejnë.
4A mendojnë, ata, të cilët, bëjnë vepra të këqija, se do të na shpëtojnë (fshihen)? Sa keq po gjykojnë!
5Kush shpreson të takohet me All-llahun – me siguri Dita e premtuar do të vijë; Ai i dëgjon të gjitha dhe di shumë.
6Ai që lufton, bën luftë për vete, sepse All-llahu, pa dyshim, është i pasur edhe pa të tjerët.
7Atyre të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira, pa dyshim do t’ua mbulojnë sjelljet e tyre të këqija, kurse për veprat që i kanë bërë, me siguri, do t’i shpërblejnë me shpërblim më të mirë.
8Ne e kemi porositur njeriun të sillet mirë ndaj prindërve të vet, por, nëse ata të shtrëngojnë që Mua të më bësh ndonjë shok, për çka ti nuk di asgjë, atëherë mos i dëgjo! Te unë do të ktheheni dhe Unë do t’ju informoj se çka keni punuar.
9Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, pa dyshim do t’i radhisim ndër të mirët.
10Ka njerëz që thonë: “I kemi besuar All-llahut”, por kur dikush e pëson për hirë të All-llahut, ngatrresën e njerëzve e trajton si dënim të All-llahut. Po nëse vjen ndonjë fitore nga Zoti yt, me siguri ata do të thonë: “Ne kemi qenë me ju!” Vallë, a nuk e di All-llahu se ç’ka në krahërorët e njerëzve!
11All-llahu gjithsesi i njeh ata që kanë besuar, por i di me siguri edhe hipokritët.
12Mosbesimtarët u thonë atyre që kanë besuar: “Pasoni ju rrugën tonë se mëkatet tuaja do t’i bartim ne!” Mirëpo, ata s’do t’ua bartin asnjë mëkat të tyre, ata vetëm gënjejnë.
13Ata me siguri do të bartin barrën e vet, por bashkë me të edhe shumë të tjera, dhe pa dyshim për atë që shpifin në ditën e gjykimit, do të merren në pyetje.
14Ne ia dërguam Nuhin popullit të vet ku ai kaloi me ta njëmijë pa pesdhjetë vjet, e pastaj i mbuloi vërshima e ujit si mizorë,
15Por ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin në anije, dhe këtë e bëmë argument për tërë botën.
16Edhe Ibrahimi i thoshte popullit të vet: “Faluni vetëm All-llahut dhe vetëm Atij frikësohuni, ajo është më së miri, ta dini”!
17Ju adhuroni, në vend të All-llahut, idole dhe trilloni gënjeshtra. Ata të cilët ju, në vend të All-llahut, i adhuroni, nuk kanë mundësi t’ju furnizojnë; Pra kërkoni furnizim prej All-llahut, adhurone dhe falënderoni Atij! Tek Ai do të ktheheni.
18E në qoftë se ju përgënjeshtroni, po edhe para jush popujt kanë përgënjeshtruar, kurse Profeti s’ka tjetër (detyrë) përpos të predikojë haptazi.
19A nuk e shohin ata se All-llahu zë fillin e krijimit, pastaj e përsërit atë; për All-llahun kjo është, vërtet, lehtë.
20Thuaj: “Udhëtoni nëpër botë dhe shikoni se si e ka filluar të krijuarit, që pastaj, atë, All-llahu e rikrijon. Me të vërtetë All-llahu është i fortë për çdo gjë.
21Dënon atë që do dhe mëshiron kë të dojë, dhe Atij do t’i dorëzoheni
22Ju nuk jeni mrekulli as në tokë as në qiell, dhe ju nuk keni, përveç All-llahut, mbrojtës as ndihmës.
23Kurse ata që mohuan argumentet e All-llahut dhe takimin me Të, ata i kanë çuar duart nga mëshira ime – dhe ja, ata i pret dënim i dhembshëm.
24Kurse përgjigja e popullit ishte vetëm: “Vrajeni ose digjeni!” Por All-llahu e shpëtoi nga zjarri. Këtu ka, njëmend, argumente për popullin që beson.
25“Ju, tha ai, në vend të All-llahut, nga dashuria juaj ndaj kësaj bote, keni përqafuar idolet, e pastaj, në Ditën e gjykimit nuk do t’i besojnë njëri-tjetrit dhe do ta mallkojnë njëri-tjetrin. Vendbanimi juaj do të jetë zjarri dhe askush nuk do t’iu ndihmojë”.
26Atij (Ibrahimit) i besoi vetëm Luti dhe tha: “Unë po shpërngulem atje ku më urdhëron Zoti im, sepse Ai është, me të vërtetë, i fuqishëm, i urtë”.
27Dhe ne i falëm atij Is’hakun dhe Jakubin dhe pasardhësve të tij u dhamë profetësi dhe Libër; dhe atij i kemi dhënë shpërblim në këtë botë, kurse në botën tjetër, me siguri, do të jetë nga të mirët.
28Edhe Lutin që i tha popullit të vet: “Ju bëni amoralitet që përpara jush askush në botë nuk e ka bërë,
29A me meshkujt keni kontakt seksual duke i sulmuar në rrugë? Dhe në tubimet tuaja bëni mbrapshti?” përgjigja e popullit të tij është: “Le të na godasë dënimi i All-llahut nëse flet të vërtetën”!
30“Zoti im! – tha ai, - më ndihmo kundër popullit shkatrrimtar!”
31Dhe kur të dërguarit tonë i sollën Ibrahimit lajmin e gëzueshëm, i thanë: “Ne do t’i shfarosim banorët e këtij qyteti, sepse banorët e tij janë kriminelë!
32“Aty është Luti, tha (Ibrahimi). “Ne e dimë shumë mirë kush është aty, i thanë ata. Ne atë, dhe familjen e tij, do ta shpëtojmë, përveç gruas së tij. Ajo do të mbes me ta”.
33Dhe kur i erdhën Lutit të dërguarit tanë, ai për shkak të tyre u shqetësua dhe u ngushtua. “Mos ke frikë as mos u bën merak, i thanë ata – ne ty dhe familjen tënde do ta shpëtojmë, përveç gruas tënde; ajo do të mbesë me ta.
34Kurse mbi banorët e këtij qyteti, për shkak se janë mbrapshtanë, do të lëshojmë dënim të tmerrshëm nga qielli”.
35Dhe prej tij kemi lënë gjurmë të qarta për ata që kanë mendjennnn.
36Kurse në medjen vëllaun e tyre Shuajbin, dhe u tha: “O populli im, adhuroni vetëm All-llahun dhe shpresoni për Ditën e fundit, ndërsa në tokë mos bëni ngatërresa!”
37E përgënjeshtruan, prandaj i përfshiu dridhja dhe gdhinë të ngrirë në shtëpitë e tyre.
38Kurse Adit dhe Themudit – mbeturinat e shtëpive të tyre duken qartë – djalli ua zbukuronte veprat e tyre, - andaj edhe pse i shihnin, i largoi prej rrugës së drejtë.
39Edhe Karunit, Faraonit dhe Hamanit, Musa u solli argumente të qarta, por ata treguan mendjemadhësi në tokë, mirëpo nuk shpëtuan (prej dënimit).
40Dhe të gjithë i kemi dënuar sipas mëkateve të tyre: disa i shfarosëm me furtunë përplotë rërë, disave u lëshuam një zë të tmerrshëm, disa i shafitëm në tokë, kurse disa i përmbytëm. Atyre nuk u ka bërë All-llahu padrejtësi, por ata i bënë krim vetvetes.
41Shembulli i atyre të cilët, përveç All-llahut, marrin mbrojtës i ngjajnë shembullit të marimangës; Ajo i thurë vetvetes shtëpi, por në të vërtetë shtëpia më e dobët është shtëpia e marimangës, ta dini!
42All-llahu e di mirë se kujt, në vend të tij, i falen ata, por Ai është i fortë, i urtë!
43Ata shembuj ne ua paraqesim tërë njerëzve, or i kuptojnë vetëm ata që dinë.
44All-llahu me arsye i ka krijuar qiejt dhe tokën; Në ta, me të vërtetë ka argument për besimtarët.
45Prediko çkado që të shpallet nga Libri dhe kryeje faljen! Falja me të vërtetë të pengon nga amorali dhe nga çdo gjë e keqe; të përmendurit (falja) e All-llahut është më e madhe, ndërkaq All-llahu e di se çka bëni.
46Dhe me ithtarët e Librit diskutoni në mënyrë më të mirë, përveç atyre të cilët janë tiranë, dhe thuani: “Ne besojmë në atë që na shpallet neve dhe në atë që u është shpallur juve, se Zoti ynë dhe Zoti juaj është – Një, dhe ne atij i dorëzohemi”.
47Gjithashtu ne ty të shpallëm Librin, por disa prej tyre të cilëve u kemi dhënë Libër, i besojnë këtij, por edhe prej këtyre ka që i besojnë. Kështu pra argumentet tona i kontestojnë vetëm mosbesimtarët.
48Ti nuk e ke lexuar asnjë libër para këtij, as që e ke shkruar me dorën tënde të djathtë, sepse do të dyshonin ata që flasin gënjeshtra.
49Këto janë argumente të qarta në zemrat e atyre të cilëve u është dhënë dituria; sepse argumentet tona vetëm tiranët i kontestojnë
50Dhe thonë: “Pse nuk i është dërguar nga Zoti i tij ndonjë mrekulli?” Thuaj: “Mrekullitë janë vetëm të All-llahut, kurse unë jam vetëm predikues i haptë”.
51A nuk u mjafton atyre që Ne të kemi shpallur ty Librin, i cili u lexohet atyre? Në atë ka, me siguri, mëshirë e mësim për popullin i cili beson.
52Thuaj: “All-llahu mjafton për dëshmitarë njdërmjet meje dhe juve. Ai e di çka ka në qiej dhe në tokë; ndërsa ata që besojnë në gënjeshtra e nuk i besojnë All-llahut, - ata janë të humbur!
53Ata kërkojnë prej teje që sa më parë t’u arrijë dënimi. Po të mos ishte afati i caktuar për atë, dënimi do t’u kishte arritur – dhe do t’i arrijë me siguri, befasisht, që ata të mos e hetojnë fare.
54Ata kërkojnë prej teje shpejtimin e dënimit, por xhehennemi do t’i përfshijë, me siguri, të gjithë mosbesimtarët.
55Atë ditë kur ata t’i përfshijë vuajtja prej lart dhe prej nën këmbë, ai do t’u thotë: “Shijone atë që keni punuar”!
56O njerëz të mi, që besoni, toka ime është e gjërë, prandaj, më adhuroni vetëm mua!
57Çdo gjallesë do ta shijojë vdekjen, pastaj do të ktheheni tek unë.
58Ata që besojnë dhe kryejn vepra të mira, do t’i vendosim në kënde të xhennetit ku rrjedhin lumenj. Aty do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa shpërblim i mirë i pret ata që punojnë!
59Ata që kanë duruar dhe kanë pasur mbështetje në Zotin e tyre.
60Sa gjallesa ka që nuk grumbullojnë ushqim për vete! All-llahu i ushqen ata edhe juve! Ai dëgjon dhe di çdo gjë.
61E nëse i pyet “Kush i ka krijuar qiejt dhe tokën, kush i ka nën urdhër diellin dhe Hënën?” me siguri do të thonë “All-llahu”. Po ku shkojnë pra!?
62All-llahu u jep ushqim (furnizon) kujt të dojë, nga robërit e vet, e dikuj ia shkurton; All-llahu, vërtetë, është i gjithëdijshëm.
63Po nëse i pyet “Kush e lëshon shiun nga qielli, me çka e ringjallë tokën e vdekur?” Me siguri do të thonë: “All-llahu”, ti thuaj: “Lavdi All-llahut! Por shumica prej tyre nuk mendojnë”.
64Jeta në këtë botë s’është kurrgjë tjetër përveç zbavitje dhe lojë, vetëm bota tjetër është jetë e vërtetë, sikur ta dinin!
65Kur hipin në anije i luten All-llahut me sinqeritet, por kur i shpie (shpëton) në tokë, menjëherë, bëhen politeistë.
66Le të mos besojnë në atë që u kemi dhënë dhe le të kënaqen! Do ta marrin vesh.
67A nuk e kanë parë se Haremin e kemi bërë të sigurt, ndërsa gjithkund përreth grabitet dhe plaçkitet? Kurse besojnë në gënjeshtra dhe mohojnë dhuntinë e All-llahut.
68Kush është më tiran se ai i cili për All-llahun trillon gënjeshtra ose përgënjeshtron të vërtetën pasi t’i vijë? A nuk është vendbanimi i pabesimtarëve në xhehennnem?!
69Ata të cilët bëjnë luftë për ne, Ne do t’i drejtojmë me siguri rrugëve tona; ndërkaq All-llahu është me të vërtetë në anën e bamirësave.
Chapter 30 (Sura 30)
1Alif Lam Mim.
2Bizantinët u mudën.
3Në tokën më të afërt, por ata, pas humbjes së tyre, do të ngadhnjejnë;
4Për disa vjet, është vendim i All-llahut, më herët a më vonë, dhe atëherë besimtarët do të gëzohen.
5Për ndihmën e All-llahut, Ai ndihmon kë të dojë, Ai është i fuqishëm dhe i gjithmëshirshëm.
6Është premtim i All-llahut, kurse All-llahu nuk e mohon premtimin e vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
7Ata dinë vetëm anën e jashtme të jetës në këtë botë, ndërsa për botën tjetër janë indiferentë.
8E nuk mendojnë për vetveten. All-llahu me plot arsye krijoi qiejt dhe tokën dhe çka ka ndërmjet tyre në kohë të caktuar; por humica nga njerëzit nuk besojnë në takimin me Zotin e tyre.
9A nuk kanë udhëtuar nëpër botë e të shohin si kanë përfunduar ata para tyre? Ishin më të fortë se këta, kurse tokën e kanë lëruar dhe punuar më tepër se sa e punojnë këta, ndërsa profetët e tyre u aknë sjellë argumente të qarta; All-llahu nuk u ka bërë padrejtësi, vetvetës i kanë bërë mizori.
10Ata që kanë bërë keq përfundojnë me dënimin më të tmerrshëm, për shkak se janë tallur dhe i kanë mohuar fjalët e All-llahut.
11All-llahu zë fillin e krijimit. Ai këtë e përsërit dhe në fund tek Ai do të ktheheni.
12Atë ditë kur të vijë momenti i fundit mëkatarët do të humbin çdo shpresë.
13Shokët e tyre nuk do të ndërmjetësojnë, kurse ata për shkak të tyre mbetën mosbesimtarë.
14Atë ditë, kur të vijë momenti i fundit,njerëzit do të ndahen,
15Ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, do të gëzohen në një xhennet.
16Ndërsa ata të cilët i kanë mohuar dhe i kanë përgënjeshtruar ajetet tona dhe kanë injoruar ballafaqimin me botën tjetër, ata do të hudhen në mundime.
17Pra qoftë lavdëruar All-llahu sa herë që ju zë nata dhe sa herë që ju gëdhijë dita.
18Qoftë lavdëruar në qiej dhe në tokë, dhe në mbrëmje e në drekë.
19Ai krijon të gjallën nga e vdekura dhe të gjallën e kthen në jo të gjallë; Ai ringjallë tokën pas vdekjes së saj. Ashtu do të jeni edhe ju.
20Një nga argumentet e tij është ajo që ju krijon nga dheu, e kur bëheni njerëz shpërndaheni gjithkund.
21Edhe një argument tjetër i tij është se ai, nga lloji juaj, krijon bashkëshorte që të gjeni prehje pranë tyre dhe ndërmjet jush mbjell dashuri dhe mëshirë. Ky, me të vërtetë, është argument për njerëzit që meditojnë;
22Nga argumentet e tij është edhe krijimi i qiejve dhe tokës, llojllojshmëria e gjuhëve tuaja edhe e ngjyrave tuaja; këto janë, njëmend, mësime për ata që dinë.
23Edhe një tjetër argument i tij është gjumi juaj natën dhe ditën, edhe insistimi juaj të fitoni diçka nga mirësia e tij; këto janë njëmend mësime për njerëzit që dëgjojnë,
24Është edhe një tjetër argument i tij, ai që u tregon vetëtimën edhe për frikë edhe për shpresë; lëshon edhe shiun nga qielli dhe me të e ngjallë tokën pas vdekjes së saj. Këto janë, pa dyshim, mësime për njerëzit që kuptojnë.
25Edhe një argument tjetër i tij është, ekzistimi i qiellit dhe tokës me vullnetin e tij. Pastaj sapo t’ju thërrasë, vetëm me një të thirrur, ju do të dilni menjëherë nga toka
26Të atij janë krejt ç’ka në qiej dhe në tokë? Atij i përulet çdo gjë.
27Ai është i cili zë fillin e krijimit e pastaj atë e përsërit dhe për atë kjo është e lehtë. Ai është shembulli më i lartëmadhërishëm në qiej dhe në tokë; Ai është i fortë dhe i urtë.
28Ai ju jep shembull nga vet ju; a janë ata, që i keni ju në disponim, të barabartë me ju në atë që ne ju japim, e në këtë jeni të njëjtë; ju u frikësoheni atyre si frikësoheni për njëri-tjetrin. Ja, ne ashtu njerëzve të cilët mendojnë hollësisht ia shpjegojmë argumentet tona.
29Por mosbesimtarët e pavetëdijshëm pasojën epshet e veta, po kush do të udhëzojë atë që All-llahu e ka humbur? Atyre nuk mund t’u ndihmojë askush.
30Ti drejtohu me fytyrë kah feja jote si besimtar i vërtetë, fesë së All-llahut, ndaj së cilës ai ka krijuar edhe njerëzit. Nuk ka zëvendësim për krijesën e All-llahut, sepse ajo është fe e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
31Duke iu drejtuar Atij frikësohuni dhe faleni namazin dhe mos u bëni politeistë!
32Nga ata të cilët kanë përçarë fenë e tyre dhe janë ndarë në fraksione; secila palë është e kënaqur me atë të veten.
33Por kur njerëzit i prek ndonjë e keqe, ata me përulje i drejtohen Zotit të tyre, e pastaj kur ai u mundëson të shijojnë mëshirën e tij, menjëherë një grup Zotit të tyre i konsiderojnë shok tjetër (të barabartë).
34Për ta mohuar atë që ne u kemi dhënë. Ani, kënaquni se do ta merrni vesh!
35A u kemi shpallur ndonjë argument që flet lidhur me atë që ma bëjnë shok.
36Kur u mundësojmë njerëzve të shijojnë mëshirën ata i gëzohen asaj, e kur i godit ndonjë e keqe, të cilën e kanë bërë me duart e tyre, menjëherë demoralizohen.
37Vallë, a nuk e shohin se All-llahu i jep ushqim me shumicë atij që do Ai dhe ia shkurton. Në këtë, vërtet ka argumente për njerëzit që besojnë.
38Prandaj, jepja të afërmit të drejtën e vet dhe të varfërit e udhëtarit! Kjo është më mirë për ata që dëshirojnë të jenë të afërt tek All-llahu. Ata do të jenë të shpëtuar.
39Kurse atë që e jepni të rritet me (kamatë) të hollat e të tjerëve, tek All-llahu nuk do të rriten, e çka e jepni për zeqatë me dëshirë që t’i afroheni All-llahut, e po ata janë që i shumëfishojnë veprat e tyre.
40All-llahu është i cili ju krijon dhe ju furnizon; mandej ua merr jetën dhe prapë ju ringjallë. A keni ndonjë hyjni tuajën që mund të bëjë diçka si kjo? Qoftë lartësuar Ai dhe shumë lart mbi ata që ia konsiderojnë si shokë.
41Për shkak të asaj që punojnë njerëzit u bë tollovi edhe në tokë edhe në det, që t’u bëjë të mundshme të shijojnë diçka nga ajo që kanë punuar; ndoshta kthehen (përmirësohen).
42Thuaj: “Udhëtoni nëpër botë dhe shikoni se çfarë pasojash patën ata para jush. Shumica sish kanë qenë politeistë”.
43Prandaj, para se të vijë dita kur prej All-llahut nuk ka kthim prapa, ti kthehu kah feja e vërtetë. Atëherë ata do të ndahen.
44Kush ka mohuar, - mohimin e ka kundër vetes, ndërsa kush ka bërë vepra të mira – ka përgatitur djep (xhennet) për vete.
45Ashtu që Ai do t’i shpërblejë nga mirësia e vet ata të cilët kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira; Nuk ka dyshim se Ai nuk i do mosbesimtarët.
46Nga argumentet e tij është edhe dërgimi i erërave si bartës të lajmeve të mira që t’ju mundësojë të shijoni mëshirën e tij; Edhe anijet lundrojnë me vullnetin e tij, dhe që të fitoni nga mirësia e tij, mbase do të jeni mirënjohës.
47Edhe para teje popujve i kemi dërguar profetë të tyre, dhe ata u kanë sjellë fakte të qarta, andaj ata që bënë krime i dënuam; Se e drejta jonë ishte t’i ndihmojmë besimtarët.
48All-llahu është ai i cili dërgon erërat, kurse këto çojnë retë dhe Ai i shpërndan nëpër qiell si të dojë vetë, dhe i ndan në pjesë; ndërkaq ti sheh shiun si bjen prej tyre; dhe kur Ai ua çon robërve të vet, kujt të dojë, ata mbushen plot gëzim.
49Kurse para se të binte te ata kanë qenë shpresëhumbur.
50Prandaj, shiko gjurmët e mëshirës së All-llahut si e ringjall tokën pasi të ketë vdekur! Ai, me të vërtetë, edhe të vdekurit i ngjallë. Ai, ka fuqi për çdo gjë.
51Dhe po të dërgojmë një erë e ta shohin ata se gjithçka është zbehur, ata, sigurisht, edhe pas kësaj do t’i mohojnë.
52Ti nuk mund t’i thërrasësh të vdekurit, e as të shurdhët t’i lusish pasi që ta kthejnë shpinën,
53Dhe ti nuk je udhërrëfyes i të verbërve nga mashtrimi i tyre. Ti je vetëm për ata të cilët u besojnë fakteve tona. E ata janë muslimanë.
54All-llahu është ai i cili u ka krijuar nga një qenie e dobët e pastaj, pas pafuqishmërisë, u bën të fortë, dhe pas forcës u bën të lodhur dhe të plakur. Ai krijon çka të dojë; Ai është i gjithëdijshëm i gjithfuqishëm.
55Dhe atë ditë kur të vijë momenti (i ringjalljes), mëkatarët do të betohen se në varre kanë qëndruar vetëm një moment të shkurtër. Kështu ata bëjnë trillime.
56E ata të cilëve u është dhënë dijeni e besim, do të thonë: “Ju keni qëndruar sipas caktimit të All-llahut deri në ditën e ringjalljes – dhe ja, kjo është dita e ringjalljes, vetëm se ju nuk e keni ditur”.
57Atë ditë atyre të cilët kanë bërë krime ndaj vetes s’u bën dobi arsyetimi dhe prej tyre nuk kërkohet të pendohen.
58Në këtë Kur’an ne u afrojmë njerëzve shembuj të llojllojshëm, kurse ti sikur t’u sillësh atyre ndonjë mrekulli, ata që nuk besojnë, prapë do të thonë: “Ju vetëm gënjeshtra keni!”
59Ja, kështu All-llahu, vulos zemrat e tyre që nuk dinë.
60Por ti jij i durueshëm! Premtimi i All-llahut është me të vërtetë i saktë dhe në asnjë mënyrë mos të dobësojnë ata të cilët nuk janë të bindur.
Chapter 31 (Sura 31)
1Alif Lam Mim
2Këto janë ajete të Librit me urtësi,
3Udhërrëfim e mëshirë për mirëbërësit,
4Të cilët kryejnë namazin dhe japin zeqatin, sepse ata besojnë me bindje në botën tjetër.
5Ata janë të udhëzuar në rrugë të drejtë nga Zoti i tyre dhe vetëm ata do të shpëtojnë.
6Ka njerëz të cilët blejnë gjepura për zbavitje, pa e ditur, që ta largojnë nga rruga e All-llahut dhe ta marrë (Kur’anin) si objekt për tallje. Ata me siguri i pret dënim i turpshëm.
7Kur ndonjërit prej tyre i lexohen ajetet tona, ai me arrogancë kthen kryet në anën tjetër, sikur nuk i ka dëgjuar; si të jetë i shurdhër, prandaj përgëzoje për mundim të padurueshëm.
8Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, me të vërtetë, i presin kopshte të kënaqësisë;
9Aty do të jenë përgjithmonë. Premtimi i All-llahut është i vërtetë se Ai është i fortë e i urtë.
10Qiejt, i shihni, i krijoi pa shtylla, kurse nëpër tokë ka vendosur male të palëvizshme që të jetë stabile dhe ka shpërndarë nëpër të gjallesa të të gjitha llojeve. Ne nga qielli kemi lëshuar një ujë (shiun) dhe me të kemi bërë të mugullojnë nëpër tokë çifte fisnike.
11Kjo është vepër e All-llahut. Pa më tregoni se çka kanë krijuar të tjerët përveç Tij? Asgjë! Porse mizorët janë në humbje të qartë.
12Kurse Ne Llukmanit i kemi dhuruar urtësinë; “Jij mirënjohës All-llahut! Kush falënderon atë, e bën për vete, po ai i cili mohon – ani! All-llahu është njëmend i pasur dhe i denjë për falënderim”.
13Kur Llukmani i tha birit të vet duke e këshilluar: “Biri im, mos i bën shok All-llahut! Politeizmi është, me të vërtetë, krim i madh.
14Ne e kemi porositur njeriun për prindërit e vet – se nëna e vet e ka bartur në dëm të shëndetit të saj, kurse nga gjiri e ndan brenda dy vjetëve. – Të jesh mirënjohës ndaj meje dhe prindërve tu! Tek unë do të ktheheni.
15Po nëse të nxisin që tjetërkënd ta konsiderosh të barabartë me mua, atë që ti nuk e di, ti mos i dëgjo, por ndaj tyre sillu me zemërgjerësi në këtë botë dhe paso rrugën e atij i cili më drejtohet mua me sinqeritet! Pastaj, tek unë do të ktheheni dhe do t’ju informoj se çka keni punuar.
16“O biri im! Mirë e keq, qoftë ajo sa kokrra e unthit, qoftë në qiej, në shkrepa a në tokë, All-llahu do ta nxjerrë në dritë, se All-llahu është i butë dhe i informuar.
17O biri im! Fale namazin dhe urdhëro të bëhen vepra të mira e ndalo nga veprat e këqia; Përballo me durim çkado që të gjen! Kjo është me të vërtetë detyrë themelore.
18Dhe mos ua kthe njerëzve fytyrën tënde dhe rrugës mos ec kryelartë e me arrogancë, se All-llahu nuk e do arrogancën e lavdëraçin.
19Jij i matur në ecje dhe ule zërin, se me të vërtetë zëri më i pakëndshëm është zëri i gomarit!”
20Si nuk e shihni se All-llahu ju ka mundësuar të shfrytëzoni gjithçka ka në qiej dhe në tokë dhe ju mbulon bujaria e dhuntia e tij e dukshme dhe e padukshme. Ndërkaq, ka njerëz të cilët polemizojnë për All-llahun, pa pasur dijeni as udhërrëfim e as libër të ndritshëm.
21Por kur u thuhet: “Pasoni atë që ua ka shpallur All-llahu”, thonë: “Jo, ne pasojmë atë në çka i kemi gjetur prindërit tanë”. Madje edhe atëherë kur djalli i fton për dënim me flakë?
22Ai i cili i dorëzohet krejtësisht All-llahut, por që është edhe bëmirës, është kapur për lidhje më të fortë. Përfundimi i të gjitha çështjeve i takon All-llahut.
23Ndërsa, ai që nuk beson, ani, ty mos të pikëllojë mosbesimi i tij. Te ne do të kthehen të jgithë dhe ne do t’i informojmë se ç’kanë punuar. Me të vërtetë All-llahu e di se çka fshihet në krahëror.
24Ne atyre u japimpak kënaqësi e pastaj i fusim në dënim të rëndë.
25Po sikur t’i pyesish: “Kush i ka krijuar qiejt dhe tokën?! Me siguri do të thoshin: “All-llahu!” Ndërsa, ti thuaju: “Qoftë lavdëruar All-llahu!”, por shumica sish nuk e dinë.
26Të All-llahut janë gjithë ç’ka në qiej dhe në tokë! All-llahu është me të vërtetë me begati të lavdërueshme.
27Sikur gjithë lisat në tokë të jenë lapsa, kurse detit t’i shtohen edhe shtatë dete, nuk do të përmblidheshin dot fjalët e All-llahut, All-llahu është, pa dyshim, i fuqishëm dhe i urtë.
28Krijimi juaj dhe ringjallja juaj është si e një krijese të vetme. Me të vërtetë All-llahu dëgjon dhe sheh shumë.
29A nuk e sheh se All-llahu e bën natën ditë dhe ditën anatë; ka nënshtruar Diellin dhe Hënën – secili lëviz në afat të caktuar. All-llahu është i informuar mirë se çka punoni.
30Kjo për shkak se All-llahu është e vërteta, kurse ata të cilëve u luten në vend të atij, janë gënjeshtra dhe se All-llahu është i madh dhe i madhërishëm.
31A nuk sheh se anijet lundrojnë detit me dhunti të All-llahut për t’iu treguar juve argumentet e veta? Me të vërtetë në këtë ka argumente për të gjithë ata që durojnë dhe janë mirënjohës.
32Por kur ndonjë valë i mbulon si hije, i luten All-llahut me sinqeritet e besim të plotë, ndërsa sapo i shpëton në tokë, vetëm disa i mbesin mirënjohës. Pra, argumentet tona i mohon vetëm tradhtari, jomirënjohësi.
33O njerëz, ruajuni Zotit tuaj dhe frikësohuni Ditës kur prindi nuk do të ketë dobi prej fëmijës së vet aspak, por as fëmija nga prindi i vet. Premtimi i All-llahut është i vërtetë, andaj le të mos u mashtrojë jeta në këtë botë dhe le të mos u mashtrojë djalli në besimin në All-llahun.
34Pa dyshim vetëm All-llahu e di kur do të jetë kijameti. Ai lëshon shiun dhe vetëm Ai di se çka ka në barqe të nënave, kurse njeriu nuk e di se çka do të bëjë nesër dhe askush nuk e di se në çfarë vendi dot ë vdesë. All-llahu me siguri e di dhe është i informuar për gjithçka.
Chapter 32 (Sura 32)
1Alif La mim
2Shpallja e Librit, nuk ka aspak dyshim në të, është nga Zoti i të gjitha botërave,
3Anipse ata thonë: “Ai e trillon atë”. Jo, ai është vërtetë prej Zotit tënd që të thërrasësh një popull, të cilit para teje nuk i ka ardhur askush ta thërrasë, mbase do të shkojë rrugës së drejtë.
4All-llahu është Ai i cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çka ka ndërmjet tyre, për gjashtë ditë, e pastaj mbizotëroi kozmosin. Ju, përveç atij, nuk keni mbrojtës as ndërmjetës. A nuk po kujtoheni?
5Ai i koordinon të gjitha çështjet prej qielli deri në tokë, e pastaj të gjithë Atij do t’i shkojnë në ditën e cila, sipas llogaritjes tuaj, zgjatë një mijë vjet.
6Ai është i cili di të padukshmen dhe të dukshmen; i forti dhe i gjithmëshirshmi,
7I cili krijon çdo send në mënyrë të përsosur dhe zuri fillin e krijimit të njeriut nga balta,
8Kurse pasardhësit e tij i bëri prej një pike uji,
9Pastaj e formëson dhe i jep nga forca e vet jetë. Ai ju pajis me të dëgjuarit, të pamurit dhe me zemër, porse ju fare pak e falënderoni.
10Ata thonë: “Vallë, a kur të zhdukemi nën tokë, përsëri do të krijohemi?” Pra ata nuk besojnë se do të dalin para Zotit të tyre.
11Thuaju: “Engjëlli i vdekjes, i cili është i autorizuar për atë, do t’ju marrë shpirtin e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj”.
12T’i kishe parë mëkatarët se si ulin kokat para Zotit të tyre, “O Zoti ynë, pamë dhe dëgjuam, andaj na kthe të bëjmë vepra të mira. Ne me të vërtetë jemi të bindur”,
13Të kishim dashur, secilin njeri do ta kishim udhëzuar në rrugë të drejtë, porse unë kam thënë të vërtetën, e gjithsesi do ta mbush xhehennemin me xhind dhe njerëz!
14Andaj shijone atë që e kishit harruar se keni për t’u ballafaquar me këtë ditë. Edhe Ne ju kemi harruar, prandaj ju shijone dënimin e përjetshëm, ashtu si e keni bërë.
15Fakteve tona u besojnë vetëm ata të cilët kur u tërhiqet vërejtja atyre bien në sexhde dhe e madhërojnë Zotin e tyre, e lavdërojnë dhe nuk janë arrogantë.
16Ata ngrihen nga dysheku dhe i luten Zotit të tyre me frikë e respekt, shpërndajnë nga ajo me çka i furnizojmë ne.
17Dhe askush nuk e di se çfarë gëzimesh të fshehta i presin si shpërblim për atë që kanë punuar.
18Vallë, a të jenë njëlloj besimtari e mëkatari? Jo! Nuk janë të barabart.
19Ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira i presin xhennete, ku do të vendosen, si shpërblm për atë që kanë punuar,
20Kurse, ata që kanë bërë mëkate e kanë vendin në zjarr. Sa herë që provojnë të dalin prej tij, do të kthehen prapë në te dhe do t’u thuhet: “Shijone dënimin e zjarrit, të cilin nuk e keni besuar”.
21Dhe ne do të bëjmë gjithsesi që të shijojnë dënimin më të vogël para atij më të madhit, ndoshta do të pendohen.
22Kush është më tiran se ai i cili pasi t’i përmenden ajetet e Zotit të vet, ua kthen shpinën?! Ne do t’u hakmerremi mëkatarëve.
23Musaut ne i dhamë libër, dhe mos dysho aspak në takimin e tij, dhe izraelitëve ua bëmë udhërrëfyes.
24Dhe nga mesi i tyre ne kemi caktuar prijësa, që me urdhërin tonë kanë udhëzuar në rrugë të drejtë; kanë qenë të durueshëm, kurse ndaj argumenteve tona kanë qenë të bindur.
25Pa dyshim Zoti yt në ditën e gjykimit para tyre do të shkoqisë ato çështje ku nuk janë pajtuar.
26A nuk u është udhërrëfim ajo që sa popuj kemi shfarosur para tyre, vendet e të cilëve i shetisin? Në këtë ka, vërtetë, argumente. A nuk e dëgjojnë?
27A nuk e shohin se Ne ngopim me ujë tokën e zhveshur, të thatë, dhe me të bëjmë që të rriten bimë prej të cilave ushqehen kafshët e tyre, por edhe ata vetë. Po si nuk e shohin?!
28Kurse ata thonë: “Po kur më ajo fitore, nëse flisni të vërtetën?”
29Thuaju: “Në ditën e fitores atyre nuk u bën dot dobi aspak besimi që (me kohë) nuk kanë besuar, dhe nuk do të priten”.
30Prandaj ti largohu prej tyre dhe prit. Edhe ata, me siguri, presin!
Chapter 33 (Sura 33)
1O Profet, frikësohu All-llahut dhe mos i përfill mosbesimtarët e hipokritët, All-llahu me të vërtetë i di të gjitha dhe është i urtë.
2Dhe paso atë që të shpallet nga Zoti yt! All-llahu, pa dyshim, është i informuar se çka punoni.
3Dhe mbështetu në All-llahun. All-llahu të mjafton për mbështetje.
4All-llahu asnjë njeriu nuk i ka dhënë dy zemra në krahërorin e tij dhe as gratë tuaja, prej të cilave ju shkurorëzoheni me dhihar, nuk ua ka bërë nëna, as djemtë e adaptuar (bir më shpirtë) nuk i ka bërë djem tuaj. Ato janë fjalë tuaja; vetëm nga gojët tuaja. Të vërtetën e flet All-llahu dhe Ai udhëzon në rrugë të drejtë.
5Thirrni ata sipas etërve të tyre! Kjo është më drejt te All-llahu. Po nëse nuk i dini emrat e etërve të tyre; ata janë vëllezërit tuaj nga feja dhe pasardhësit tuaj, dhe nuk është mëkat nëse gaboni në këtë, por nëse e bëni këtë me qëllim! Ndërkaq All-llahu fal dhe është i mëshirshëm.
6Profeti duhet të jetë më i kujdesshëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetes, kurse gratë e tij janë si nënat e tyre. Kurse farefisi (barku), në bazë të Librit të All-llahut kanë më shumë përparësi të njëri-tjetrit se besimtarët tjerë dhe emigrantët, vetëm nëse miqve tuaj u lini diçka me testament. Kjo është e shkruar në Libër.
7ne nga profetët kemi marrë besën. Edhe prej teje, edhe prej Nuhit, Ibrahimi, Musaut dhe prej Isait, të birit të Merjemes, kemi marrë prej tyre besë të fortë,
8Që t’i marrë në përgjegjësi të sinqertit për sinqeritetin e tyre, kurse mosbesimtarëve u ka përgatitur vuajtje të dhembshme.
9O besimtarë, kujtone dhuratën e All-llahut ndaj jush, kur u erdhën ushtritë, e ne lëshuam kundër tyre një frymë dhe një ushtri që ju nuk e keni parë, por All-llahu sheh ç’punoni ju.
10Kur ju erdhën edhe nga lart edhe nga poshtë, kur shikimi i juaj u shtang e shpirti u pat ardhur në fyt, në momentin kur mendonit gjithçka për All-llahun,
11Atëherë besimtarët u patën vënë në sprovë dhe u lëkundën fort.
12Kur dyfytyrshat dhe zemërsëmurët thanë: “All-llahu dhe Profeti i tij kur na premtuan vetëm na kanë mashtruar”.
13Dhe kur një grup nga mesi i tyre tha: “O banorët të Jathribit, këtu nuk keni vend, prandaj kthehuni!” Nnndërsa një tjetër grup nga mesi i tyre kërkuan leje nga Profeti dhe folën: “Shtëpiat tona kanë mbetur të pambrojtura”. Nuk ishin të pambrojtura, por ata vetëm deshtën të tërhiqen.
14Po sikur t’u kishin hyrë nga anë të ndryshme dhe pastaj të kishin kërkuar ngatërresë, ata do ta kishin bërë këtë pa u hamendur shumë.
15Ndërsa All-llahut, që i patën dhënë besën qysh më parë se nuk do t’ia kthejnë shpinën, si edhe për obligimin ndaj All-llahut, do të përgjigjen.
16Thuaj: “Nëse ikni nga vdekja apo vrasja, ikja nuk do t’iu bëjë dobi; prapë vetëm pak do të kënaqeni”.
17Thuaj: “Kush do t’ju mbrojë juve prej All-llahut nëse Ai u dëshiron të keqen, ose dëshiron t’ju mëshirojë?” Përveç All-llahut ata nuk do të gjejnë për vete as mbrojtës as ndihmëtar.
18All-llahu i di mirë ata nga mesi juaj të cilët u përshpërisin të tjerëve dhe miqve të vet u kanë thënë: “Ejani me ne!” por vetëm pak erdhën në luftë,
19Pa dashur t’ju ndihmojnë. Por kur i kaplon frika, i sheh si të shkojnë duke rrotulluar sytë në kllapinë e para vdekjes, sapo të kalojë frika, ata ju shajnëme gjuhët e tyre të mbrehta, koprracë përbëmirësi. Ata nuk besojnë, prandaj All-llahu do t’i zhdukë veprat e tyre. Kjo është lehtë për All-llahun.
20Ata mendojnë se aleatët akoma nuk kanë shkuar, dhe sikur aleatët të vinin përsëri, do të dëshironin të ndodheshin në mesin e beduinëve dhe të pyesin për ju; po edhe sikur të jenë me ju pak do të luftonin.
21Ju keni shembull të mrekullueshëm në Profetin e All-llahut, kush shpreson në mëshirën e All-llahut dhe shpërblimin në botën tjetër e përmendnin All-llahun shpesh.
22Dhe kur besimtarët i panë aleatët, thanë: “Kjo është ajo që na pat premtuar neve All-llahu dhe Profeti i tij” All-llahu dhe Profeti i tij e kanë folur të vërtetën, dhe kjo atyre vetëm ua ka forcuar besimin dhe bindshmërinë.
23Ka nga besimtarët burra që e zbatojnë fjalën e dhënë All-llahut, ka që e kanë zbatuar besën, por ka edhe që presin rastin dhe nuk kanë ndërruar asgjë,
24Që All-llahu t’i shpërblejë fisnikët për fisnikësinë e tyre, kurse hipokritët nëse do i vë në mundime ose ua fal; All-llahu, njëmend, fal dhe është i gjithmëshirshëm.
25All-llahu i refuzoi mosbesimtarët me hidhërimin e tyre të madh që nuk arritën asnjë të mirë, kurse besimtarët e kanë mjaft All-llahun për në luftë. All-llahu është, pa mëdyshje, i fortë dhe i gjithfuqishëm.
26Kurse ithtarët e Librit, që ua kthyen shpinë atyre, i ka zbritur nga fortesat e tyre dhe në zemra ua ka shtëënë tmerrin, andaj, një grup i luftuat, kurse të tjerët i keni marrë si robër.
27Dhe ju ka mundësuar të trashëgoni tokën e tyre, shtëpitë e tyre, pasuritë e tyre dhe tokën që akoma nuk e keni shkelur. All-llahu ka mundësi për gjithçka.
28O Profet, thuaju grave tua: “Nëse dëshironi jetën në këtë botë dhe stolitë e saj, atëherë ejani t’ju përgatis dhe t’ju lëshoj si është më mirë,
29Po në qoftë se doni All-llahun dhe Profetin e tij edhe botën tjetër, ani, All-llahu me të vërtetë atyre, bëmirësave nga mesi juaj u ka përgatitur shpërblim të madh”.
30O, gra të Profetit, nëse dikush prej jush bën amoralitet, do t’i shtohet dënimi dyfish. Kjo është punë e lehtë për All-llahun.
31Kurse asaj, e cila do t’i përulet All-llahut dhe Profetit të tij, dhe bën punë të mira, do t’ia japim shpërblimin e dyfisht; asaj i kemi përgatitur furnizim fisnik.
32O, gra të Profetit! Ju nuk jeni si të gjitha gratë tjera nëse ruheni, prandaj, mos tërhiqni vëmendjen me të folur, e të lakmojë ai, zemra e të cilit është e sëmurë, por folni fjalë të denja serioze.
33Të rrini në shtëpitë tuaja dhe mos ekspozoni bukurinë tuaj si dikur në kohën e injorancës; falni namazin dhe jepni zeqatin dhe respektoni All-llahun dhe Profetin e tij! All-llahu,me të vërtetë, dëshiron që nga ju – o, familja e Profetit – të largojë mëkatet dhe t’iu pastrojë plotësisht.
34Dhe përkujtoni ajetet edhe urtësitë e All-llahut të cilat lexohen në shtëpitë tuaja. All-llahu, me të vërtetë, është i mirë dhe i informuar.
35Muslimanëve dhe muslimaneve, edhe besimtarëve e besimtareve, edhe të degjueshmëve e të dëgjueshmeve, edhe të sinqertëve e të sinqertave, edhe durimtarëve e durimtareve, edhe të përulurëve e të përulurave, edhe mashkujve që japin sadakë, edhe femrave që japin sadakë, edhe meshkujve të cilët agjërojnë edhe femrave që agjërojnë, edhe meshkujve që kujdesen për pjesët e turpshme të trupit të vet, edhe femrat që kujdesen për pjesët e turpshme të trupit të vet, edhe meshkujve të cilët e përmendin shpesh All-llahun, si edhe femrave, All-llahu, me të vërtetë u ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.
36Kur All-llahu dh Profeti i tij caktojnë diçka, atëherë as besimtari as besimtarja nuk kanë të drejtë të sillen sipas mënyrës së vet. Dhe kush nuk e dëgjon All-llahun dhe Profetin e tij ai me siguri ka humbur keq.
37Ndërsa kur i thua atij, të cilit All-llahu i dhuroi të mira, edhe ti i ke bërë mirë: “Mbaje gruan tënde dhe frikësohu All-llahut!”, në vete ke fshehur atë që do ta sqarojë All-llahu, dhe, je frikësuar nga njerëzit, por All-llahu është më i denjë t’i frikësohesh. Dhe, meqë Zejdi kishte jetuar me të dhe ishte shkurorëzuar, ne e martuam me ty, në mënyrë që për besimtarët të mos jetë mëkat të martohen me gratë e të adaptuarëve të tyre pasi që ata të jenë ndarë; si e cakton All-llahu ashtu duhet të bëhet.
38Profeti nuk e ka mëkt të veprojë ashtu si ia ka ngarkuar All-llahu; ashtu ka qenë ligji i All-llahut edhe më herët, dhe urdhëri i All-llahut është i caktuar plotësisht.
39Për ata që kanë sjellë traktatet e All-llahut dhe i janë frikësuar atij dhe që askujt përveç All-llahut nuk i janë frikësuar. Ndërkaq mjafton që para All-llahut të jepet llogari.
40Muhammedi nuk është baba i askujt nga burrat tuaj, por është Profet i All-llahut dhe vulë e Profetëve. Pra All-llahu e di mirë çdo gjë.
41O besimtarë, kujtone shpesh All-llahun!
42Dhe atë madhërone në mëngjes dhe në mbrëmje.
43Ai ju bekon juve edhe engjujt e tij për t’ju nxjerrë nga terri në dritë. Ai është ndaj besimtarëve shumë i mëshirshëm.
44Përshëndetja e tyre, atë ditë kur do ta takojnë, është: “Paqe”, kurse Ai atyre u ka përgatitur shpërblim fisnik.
45O Profet, ne të kemi dërguar si dëshmitar dhe për të sjellë lajme të gëzueshme edhe si qortues,
46Dhe thirrës te All-llahu – me urdhërin e tij – si kandil që shkëlqen.
47përgëzoji besimtarët se prej All-llahut do të kenë të mira të mëdha!
48Mos përfill as mosbesimtarët as hipokritët; lëri shqetësimet e tyre, por kij mbështetje në All-llahun. All-llahu është i mjaftueshëm për mbrojtës.
49O besimtarë, kur të martoheni me besimtare, e pastaj ato akoma pa i prekur i lëshoni, ato nuk janë të detyruara të presin kohën e caktuar – iddetin, por shpërbleni dhe përcillni si është më mirë.
50O Profet, Ne të kemi lejuar që gra tuat të jenë ato të cilave u ke dhënë dhuratat e tyre të kurorës, edhe ato që i ke nën mbikqyrjen tënde, që t’i ka dhënë All-llahu nga konfiskimi, edhe vajzat e xhaxhallarëve të tu, edhe vajzat e hallave, edhe vajzat e dajëve, edhe vajzat e tezeve tua, të cilat janë shpërngulur me ty, - vetëm ty e jo edhe besimtarëve të tjerë – gruan besimtare e cila veten ia dhuron Profetit, nëse Profeti don të martohet me të, ashtu që ti nuk e ke mëkat. Ne e dimë se çka u kemi bërë obligim atyre përkitazi me gratë e tyre dhe lidhur me ato që janë në posedimin e tyre, kurse All-llahu fal dhe është i mëshirshëm.
51Mund t’i refuzosh cilat të duash prej tyre dhe mund ta afrosh tek ti atë që do ti; dhe mundesh të kërkosh atë që e ke larguar, nuk bënë mëkat. Kështu më së lehti do të jenë të gëzueshme dhe nuk do të jenë të pikëlluara; dhe kështu do të jenë të kënaqura të gjitha me atë që ti u jep – kurse All-llahu e di se çka ka në zemrat tuaja. All-llahu është i dijshëm dhe është i butë.
52Prej tani nuk i ke të lejuara gratë tjera, e as në vend të tyre të marrësh ndonjë tjetër, po edhe sikur bukuria e tyre të të mahnisë, përveç atyre që janë robëresha tua. Ndërkaq All-llahu mbi gjithçka vigjilon
53O besimtarë! Mos hyni në shtëpiat e profetëve, përveç kur t’iu lejohet për të ngrënë, mirëpo ju të pritni derisa të përgatitet; tek atëherë kur të thirreni – atëherë hyni, e pasi të hani shpërndahuni pa u lëshuar në bisedë me njëri-tjetrin. Ajo e pengon Profetin, por i vjen turp prej jush, kurse All-llahu nuk i turpërohet së vërtetës. Po nëse kërkoni ndonjë send prej tyre, kërkone atë pas ndonjë perdeje. Kjo është më e pastër edhe për ju edhe për zemrat e tyre. Nuk ju lejohet ta shqetësoni Profetin e All-llahut e as që të martoheni kurrë me gratë e tij, pas vdekjes së tij! Ajo, me të vërtetë, te All-llahu do të ishte mëkat i madh!
54E shprehni ju atë haptazi apo e mbani fsheht në vete, njëlloj, All-llahu i di të gjitha.
55Ato nuk bëjnë mëkate (të jenë të zbuluara) para etërve të tyre, edhe djemve të tyre, edhe vëllezërve të tyre, djemve të vëllezërve të tyre, djemve të motrave të tyre, edhe para grave, edhe para robëreshave të tyre. Dhe frikësohuni All-llahut sepse All-llahu me të vërtetë është dëshmitar i çdo sendi.
56All-llahu dhe engjujt e tij e bekojnë Profetin. O besimtarë, bekojeni dhe dorëzohuni plotësisht!
57Ata të cilët po e fyejnë All-llahun dhe Profetin e tij, All-llahu do t’i mallkojë në këtë dhe në botën tjetër; atyre u ka përgatitur vuajtje të turpshme.
58Kurse ata, të cilët, i ofendojnë besimtarët dhe besimtaret për diçka që nuk e meritojnë, ngarkohen vetëm me shpifje dhe mëkate haptazi.
59O profet, thuaju grave tua, edhe vajzave tua, edhe grave të besimtarëve le t’i lëshojnë mbulesat e veta. Ashtu do të dallohen më mirë dhe nuk do të jenë objekt ofendimi. Ndërkaq All-llahu fal dhe është i gjithmëshirshëm.
60Në qoftë se hipokritët dhe ata, zemrat e të cilëve janë të sëmura, edhe ata që përhapin gënjeshtra nëpër qytet – nuk heqin dorë, ne ty do të disponojmë kundër tyre dhe ata vetëm pak do të jenë si fqinjë tu,
61Të mallkuar! Kudo që gjenden le të zihen dhe të vriten e të mbyten,
62Sipas ligjit të All-llahut, i cili ka qenë i vlefshëm edhe më parë! Pra, ti nuk mund t’i gjesh ndryshime ligjit të All-llahut.
63Njerëzit të pyesin për ditën e gjykimit! Thuaju: “Atë vetëm All-llahu e di”. Ku ta dish, ndoshta është afër dita e kijametit!
64Me të vërtetë All-llahu i ka mallkuar mosbesimtarët dhe u ka përgatitur zjarr të fortë e të këndellur.
65Aty do të mbesin përgjithmonë; nuk do të gjejnë as ndihmëtarë e as mbrojtës.
66Atë ditë kur fytyrat e tyre do të përdridhen në zjarr, do të thonë: “Oh sikur t’i ishim përulur All-llahut dhe ta kishim respektuar Profetin!”
67Dhe do të thonë: “O Zoti ynë, u jemi përulur zotërive dhe kujdestarëve tanë, andaj ata na kanë humbur rrugën;
68Zoti ynë, jepu atyre vuajtje të dyfisht dhe mallkoj me një mallkim të madh!”
69O besimtarë, mos u bëni sikur ata të cilët e kanë shqetësuar Musanë, por atë All-llahu e liroi nga ajo që ata flisnin, dhe ai te All-llahu është faqebardhë – ka autoritet.
70O besimtarë, frikësohuni prej All-llahut dhe flisni vetëm të vërtetën!
71 Ai juve do t’ju shpërblejë për veprat tuaja të mira dhe do t’ua falë mëkatet, kurse ai i cili i përulet All-llahut dhe Profetit të tij, ai arrin fitore të madhe.
72Ne u kemi dhënë obligim qiejve, tokës dhe maleve, por ato refuzuan të pranojnë këtë se u frikësuan, kurse njeriu e mori mbi vete. Ai me të vërtetë është i pa drejtë dhe injroant!
73Në mënyrë që All-llahu t’i ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, politeistët dhe politeistet, kurse besimtarët dhe besimtaret t’i falë. All-llahu fal dhe është i gjithmëshirshëm.
Chapter 34 (Sura 34)
1Falënderimi qoftë për All-llahun, të cilit itakon gjithë çka ka në qiej dhe në tokë, për Atë është falënderimi edhe në botën tjetër! Ai është i urtë dhe i informuar.
2E di se çka futet në tokë dhe çka del prej saj, dhe çka bie nga qielli e çka ngjitet në qiell. Ai është i mëshirshëm dhe mëkatfalës.
3Po mosbesimtarët thonë: “Neve nuk do të na vijë momenti i fundit”. Thuaj: “Po pasha Zotin tim, i cili di edhe atë që është e fshehur, do t’ju vijë me siguri”. Atij nuk mund t’i shmanget asgjë, as sa grima, as në qiej, as në tokë, dhe nuk ka kurrgjë, as më e madhe se ajo as më e vogël e të mos jetë në Librin e qartë.
4Do t’i shpërblejë ata të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Ata janë që i pret falja dhe furnizimi fisnik.
5Kurse, ata të cilët përpiqen t’i shfyqizojnë argumentet tona, ata i pret një dënim prej më të rëndëve.
6Dhe ata të cilëve u është dhënë dijeni e shohin se ajo që të shpallet ty nga Zoti yt është e vërtetë dhe çon në rrugën e të Fortit të denjë për lëvdatë.
7Ndërsa, ata të cilët nuk besojnë, thonë: “A doni t’iu udhëzojmë te një njeri i cili do t’iu informojë se pasi krejtësisht të shkatërroheni me të vërtetë do të krijoheni përsëri?
8Ai ose flet gënjeshtra ndaj All-llahut ose është i xhindosur. “Jo (asnjëra), por ata të cilët nuk besojnë botën e ardhshme, janë në vuajtje dhe humbje të madhe.
9A nuk e shohin qiellin dhe tokën edhe atë çka ka përpara dhe pas tyre? Po të duam do t’i kishim shafitur në tokë, ose përmbi ta do të kishim shembur copa qielli. Kjo është me të vërtetë mësim për çdo njeri të sinqertë.
10Ne i dhamë Davudit mirësinë tonë. “O male lartësomëni bashkë me të dhe me shpendët! Madje ia bëmë të butë edhe hekurin.
11Bën parzmore të gjera dhe thurri me fisnikëri! Bëni edhe vepra të mira, sepse Unë shoh se ç’bëni!
12Kurse Sulejmanit erën, mëngjezi i së cilës ëshë sa një muaj. Edhe mbrëmja e saj është një muaj. Dhe kemi bërë që t’i rrjedhë burim bakri; si edhe exhinët, të cilët, me vullnetin e Zotit të tij, veprojnë përpara tij. Dhe cili sish refuzon urdhërin tonë e bëjmë të shijoj dënimin me zjarr.
13I bëjmë atij çka të dëshirojë: Faltore e përmendore; edhe enë të mëdha e kazanë të palëvizshëm. “O familja e Davudit, punoni dhe jini mirënjohës!” Mirëpo pak ka mirënjohës ndër robërit e mi.
14Dhe kur zbatuam vdekjen ndaj tij, për vdekjen e tij nuk i njoftoi askush përveç “Dabbetul erdit” që hante shkopin e tij dhe kur ai u rrëzua, exhinët e kuptuan se sikur ta dinin fshehtësinë nuk do t’i ekspozoheshin dënimit të turpshëm.
15Banorët e Sabës kishin një argument në vendbanimin e tyre: dy kopshte nga ana e majtë dhe e djathtë. “Hani prej ushqimeve të Zotit tuaj dhe falënderone! Sa vend i mirë dhe Zot që fal!”
16Por ata refuzuan, prandaj ua lëshuam vërshimin, duke lëshuar pendat e ngrehura, dhe dy kopshtet e tyre ua zëvendësuam me dy kopshte të tjera me frute të hidhura; trupa pemësh të pafrutshme dhe me ca lotose të egra.
17I dënuam ashtu për shkak se kanë qenë mosbesimtarë. A dënojmë ne dikë tjetër përveç mosbesimtarët?
18Kurse ndërmjet tyre dhe fshatrave që i kemi bekuar patëm bërë vendbanime afër njëri-tjetrit dhe u caktuam largësinë e nevojshme. Udhëtoni të sigurt nëpër to natën dhe ditën!
19Por ata thanë: “O Zoti ynë, largona rrugët tona!” Dhe i bënë dëm vetes, kurse ne i bëmë ata objekt diskutimi dhe i shpërndamë krejtësisht. Këto janë, njëmend, mësime për secilin durimtar dhe mirënjohës.
20Dhe Iblisi e vërtetoi mendimin e vet kundër tyre, kurse ata u dhanë pas tij, me përjashtim të një grupi besimtarësh,
21Te të cilët nuk pati kurrfarë pushteti, në mënyrë që të mësojmë se kush beson në botën e ardhshme e kush dyshon në të. Kurse Zoti yt është mbrojtës i çdo sendi.
22Thuaj: “Thirri ata të cilët i njihni për zotër në vend të All-llahut. Ata nuk kanë kurrgjë, as sa grima, as në qiej as në tokë. Ata s’kanë aty kurrfarë pjesëmarrje dhe Ai nuk ka prej tyre kurrfarë përkrahje”.
23Tek Ai do të mund të ndërmjetësojë vetëm ai, të cilin e lejon Ai. Dhe kur nga zemrat e tyre hiqet frika ata do të thonë: “Çka tha Zoti juaj”? – “Të vërtetën” – do të përgjigjen, se Ai është i madh dhe i lartëmadhërishëm.
24Thuaj! “Kush ju furnizon juve nga qiejt edhe nga toka”?; Thuaj! “All-llahu” Por, me të vërtetë, ose ne ose ju jeni në rrugë të drejtë ose në humbje të qartë!;
25Thuaj! “Ju nuk do të merreni në pyetje për mëkatet që i bëjmë ne, por as ne nuk japim llogari për atë ç’bëni ju”;
26Thuaj! “Zoti ynë do të na tubojë dhe atëherë do të na gjykojë drejt. Ai është gjykatës i drejtë i gjithëdijshëm”;
27Thuaj! “M’i tregoni ata që i konsideroni të barabartë me Atë!” Kurrsesi nuk ka, por Ai është All-llahu, i forti dhe i urti.
28Ne të kemi dërguar për tërë njerëzit që t’u sjellësh lajme të gëzueshme dhe t’u tërheqësh vërejtjen, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
29Dhe thonë: “Kur më ai premtim, nëse e flisni të vërtetën”?
30Thuaju atyre: “Një ditë po, nuk mund ta vononi asnjë moment e as ta shpejtoni”.
31Dhe ata që nuk besuan thonë: “Ne nuk do të besojmë në këtë Kur’an e as librave përpara këtij!” dhe sikur ti shihje kriminelët kur qëndrojnë para Zotit të tyre dhe bisedojnë njëri me tjetrin: “Po të mos ishit ju, u thonë ata, të cilët janë të dobët, atyre që janë arrogantë, me siguri do të ishim besimtarë”.
32Kurse, ata të cilët kanë qenë arrogantë, do t’u thonë atyre që kanë qenë të dobët: “A ne ju kemi shmangur nga rruga e drejtë pasi që u pat ardhur? Jo! Por kemi qenë mëkatarë”.
33“Nuk ka qenë ashtu, - do t’u përgjigjen ata të dobëtit atyre arrogantëve – jo, por natë e ditë keni bërë kurtha duke na urdhëruar që të mohojmë All-llahun dhe t’i bëjmë atij shok”. Dhe kur të shohin dënimin do ta fshehin pikëllimin. Kurse Ne u kemi bërë hallka në qafat e mosbesimtarëve. Si të dënohen ndryshe, përveç se ashtu si kanë punuar!
34Ne në asnjë vendbanim nuk kemi dërguar profet e të mos thonë, ata që janë mësuar të çojnë jetë luksoze, neme të vërtetë e mohojmë atë që është dërguar përmes jush.
35Dhe kanë thënë: “Ne kemi më së shumti pasuri e fëmijë, dhe nuk do të jemi të dënuar”.
36Thuaj! “Zoti im furnizon kë të dojë, por edhe ia mungon, porse shumica sish nuk e dinë”.
37As pasuria e juaj, as fëmijët tuaj,nuk do t’ju bëjnë të afërt me ne, përveç atyre që kanë besuar dhe vepra të mira kanë punuar: ata shpërblehen shumfish për atë që kanë punuar, dhe ata janë të sigurtë në pallate të larta.
38Kurse ata që do të përpiqen t’i shfuqizojnë argumentet tona, ata do t’i nënshtrohen dënimit.
39Thuaj: “Zoti im furnizon nga robërit e vet kë të dojë dhe ia ngushton, çka do që ju të jepni (dhuroni) Ai atë e kompenzon. Ai është furnizuesi më i mirë”.
40Ndërsa atë ditë kur i tubon të gjithë dhe u thotë engjujve: “Vallë, këta vetëm juve ju kanë adhuruar”!?
41Ata do të thonë: “Qofsh lartësuar! Zoti ynë je ti e jo ata, ata adhuronin exhinët, shumica sish atyre u kanë besuar”.
42Atë ditë, kur njëri-tjetrit nuk do të mund t’i bëni as dobi as dëm, e atyre, të cilët kanë bërë krime, do t’u thomi: “Shijoni dënimin me zjarr që e keni pas mohuar!”
43Kur u lexohen ajetet tona të qarta, ata thonë: “Ky është vetëm njëri i cili dëshiron t’iu shmang nga ajo që adhuronin prindërit tuaj” – dhe thonë: - “Kjo s’është asgjë tjetër përveç gënjeshtër e trilluar”. Dhe ata që nuk besojnë, kur u vjen e vërteta thonë: “Kjo nuk është kurrgjë tjetër pos një magji e hapët”!
44Dhe ne nuk u kemi dhënë kurrfarë librash që t’i studiojnë, dhe para teje, nuk u kemi dërguar ndonjë që t’ua tërheq vërejtjen,
45Por edhe ata para tyre kanë përgënjeshtruar dhe nuk kanë arritur as të dhjetën pjesë nga ajo që u kemi dhënë atyre. Edhe profetët e mij i kanë përgënjeshtruar. Dhe çfarë dënimi se!
46Thuaj: “Unë ju këshilloj vetëm një gjë. Ngrihuni ndaj All-llahut me sinqeritet, dy nga dy, ose një nga një, e mandej mendone se shoku juaj nuk është i marrë. Ai juve vetëm ju tërheq vërejtjen para një dënimi të rëndë”.
47Thuaj: “Kurrfarë shpërblimi nuk kam kërkuar prej jush, le t’iu mbetet juve!; Shpërblimi im është vetëm prej All-llahut. Ai është dëshmitar i çdo sendi”.
48Thuaj: “Zoti im ngadhnjen me të vërtetën, njohës i fshehtësive”.
49Thuaj: “E vërteta erdhi, ndërsa gënjeshtra as mund të fillojë e as të përsëritet”.
50Thuaj: “Në qoftë se unë humbi, humbi në dëmin tim. Po nëse jam i udhëzuar drejt, ajo është çka ma shpallë Zoti im. Ai me të vërtetë dëgjon shumë dhe është afër”.
51Sikur t’i shohësh kur t’i kap trishtimi e s’kanë kah t’ia mbajnë! Edhe prej së afërmi do të rrëmbehen.
52Dhe të thonë: “Ne i kemi besuar atij!” Po si do t’i besojmë prej aq larg!
53Kur ata më parë nuk i patën besuar atij dhe prej së largu e gjuanin me gjëra të papara
54Dhe ndërmjet tyre e asaj që dëshirojnë ata është vënë pengesa, siç është vepruar më parë me fraksionet e tyre; Me të vërtetë ata të gjithë kanë pasur dyshim të madh.
Chapter 35 (Sura 35)
1Lavdërimi është për All-llahun, krijues i qiejve dhe i tokës, i cili i ka bërë engjujt profetë me nga dy, tre e katër krahë. Ai u shton krijesave ç’të dojë. All-llahu, pa dyshim, ka mundësi për gjithçka.
2Mëshirën që All-llahu ua dhuron njerëzve askush nuk mund ta pengojë, kurse atë që e ndal Ai, askush nuk mundet përveç atij, t’a lëshojë. Ai është i fortë i urtë.
3O njerëz, kujtone mëshirën e All-llahut ndaj jush, a ekziston, përveç All-llahut, ndonjë tjetër, i cili ju furnizon nga qielli dhe toka? Përveç Atij, nuk ka tjetër Zot, e prej ku po ikni?!
4Nëse të përgënjeshtrojnë ty, ani – edhe përpara teje profetët kanë qenë përgënjeshtruar, mirëpo të gjitha çështjet kthehen te All-llahu.
5O njerëz, premtimi i All-llahut është, pa dyshim, i vërtetë dhe kurrsesi mos t’iu mashtrojë jeta në këtë botë dhe le të mos ju gënjejë djalli në besimin tuaj në All-llahun.
6Djalli është, me të vërtetë, armiku juaj dhe si armik ta konsideroni! Ai ithtarët e vet i thërret të jenë në flakë.
7Ata që nuk besojnë i pret dënim i rëndë, kurse ata që besojnë dhe bëjnë punë të mira, janë të falur dhe kanë shpërblim të madh.
8Edhe atë, të cilit, veprat e veta të këqia i janë dukur të mira, ai ashtu i konsideron. All-llahu e lë të humbur kë të dojë dhe e drejton në rrugë të drejtë kë të dojë, prandaj mos shkatërro veten për ata! All-llahu, njëmend, e di krejt çka punojnë.
9All-llahu është ai i cili dërgon erërat, që lëviz retë, kurse Ne pastaj i drejtojmë kah vende të vdekura dhe me to ngjallim tokën që ka qenë e vdekur. Ashtu është edhe ringjallja.
10Kush dëshiron madhështi, e gjithë madhështia i takon All-llahut. Te Ai shkojnë fjalët e mira dhe veprat e mira i pranon. Ndërsa ata që kanë qëllime të këqia i pret dënim shumë i rëndë, sepse dredhitë e tyre janë të dështuara.
11All-llahu ju ka krijuar nga dheu, pastaj nga pika e farës dhe më në fund ju bënë çift. Asnjë femër nuk mbarset e as nuk lind e të mos dijë Ai. Dhe jeta e askujt nuk zgjatet e as nuk shkurtohet e ajo të mos jetë e shënuar në Libër. Kjo me të vërtetë është leht për All-llahun.
12Edhe dy dete nuk janë të njëjta. Ky është i ëmbël e i këndshëm; uji i tij pihet me shije, kurse ky tjetri është i njelmët dhe i hidhët, por ju nga të dy hani mish të freskët dhe nxirrni stoli të cilat i mbani. Ti sheh edhe lundrat si e çajnë ujin nëpër të me qëllim që të fitoni nga pasuria e tij për të qenë mirënjohës.
13Ai e shndërron natën në ditë dhe ditën e bën natë; Ai ka mposhtur Diell dhe Hënë – secila lëviz deri në afatin e caktuar; Ai është All-llahu, Zoti juaj; Ai e ka pushtetin, ndërsa ata, të cilëve ju u faleni në vend të tij, nuk posedojnë asgjë, as sa cipa e hurmës.
14Kur i lutni nuk e dëgjojnë lutjen tuaj, po edhe në dëgjofshin, nuk iu përgjigjen, e në ditën e kijametit do ta mohojnë politeizmin tuaj, dhe askush nuk do të informojë si Ai i cili di.
15O njerëz; ju jeni të varfër te All-llahu, kurse All-llahu është i pasur dhe i denjë për lëvdatë.
16Në qoftë se do ju shpor juve dhe sjell krijesa të reja.
17Ajo nuk është rëndë për All-llahun.
18Dhe asnjë fajtor nuk do ta bartë fajin e tjetrit, nëse të ngarkuarit me mëkate thërrasin që t’u barten, nuk do t’u bartet asgjë, edhe në pastë të afërm. Ti tërhiqu vërejtjen atyre të cilët i frikësohen Zotit të tyre edhe kur nuk i sheh kush, dhe falin namazin. Kush pastrohet, pastrohet për vete, kurse në fund kthehen tek All-llahu.
19Nuk janë të njëjtë i verbëri dhe ai që sheh,
20Dhe as terri e drita,
21As hija me vapën,
22Dhe nuk janë të njëjtë të gjallët dhe të vdekurit. All-llahu bën të dëgjojë kë të dojë, por ti nuk do t’i thërrasësh ata që janë në varre.
23Ti je vetëm për t’u tërhequr vërejtjen.
24Ne të kemi dërguar me një të vërtetë që të sjellësh sihariqe dhe të qortosh, se nuk ka asnjë popull, të cilit, nuk i ka ardhur profet.
25Në qoftë se të përgënjeshtrojnë, ani – edh ata përpara tyre i kanë përgënjeshtruar, kurse profetët e tyre u sjellnin argumente të qarta; edhe broshura edhe Librin e ndritur.
26Pastaj i rrëmbeva ata të cilët nuk besuan dhe me çfarë dënimi se!
27A nuk e sheh se All-llahu nga qielli lëshon ujin dhe ne me të krijojmë frute ngjyrash të ndryshme, kurse në male ka rrugica të bardha a të kuqe, me ngjyra të ndyrshme, por edhe krejtësisht të zeza.
28Ka gjithashtu edhe njerëz edhe gjallesa e kafshë ngjyrash të ndryshme. Por All-llahut, nga robërit e tij, i frikësohen të dijshmit. All-llahu është, njëmend i fortë dhe fal.
29Ata që lexojnë Librin e All-llahut, kryejnë namazin dhe japin fshehtazi dhe haptazi, nga ajo që i kemi furnizuar ne, mund të shpresojnë në tregti që nuk humbet.
30Se Ai do t’ua plotësojë shpërblimet, madje nga mirësia e tij u jep edhe më tepër, Ai, vërtet, fal shumë dhe është mirënjohës.
31Kurse ajo që të shpallim prej Librit, ajo është e vërtetë e kulluar, që vërteton saktësinë edhe të atyre para tij. Me të vërtetë All-llahu për robërit e vet është i informuar dhe sheh shumë.
32Pastaj u lëmë trashëgim Librin atyre njerëzve tanë, të cilët i kemi zgjedhur; ka prej atyre që i bëjnë krim vetes, ka prej atyre që janë mesatar, por ka edhe të atillë, të cilët me vullnetin e All-llahut tejkalojnë me vepra të mira. Ajo është mirësi e madhe.
33Kopshte të Adnit, në të cilat do të hynë dhe do të stolisen me rrathë të arit dhe diamante kurse teshat do t’i kenë prej mëndafshi.
34“Falënderimi është për All-llahun, - do të thonë – i cili ka larguar prej nesh hidhërimin. Zoti ynë fal shumë dhe është mirënjohës.
35I cili neve, nga mirësia e vet, na ka dhuruar vendbanimin ku nuk do të na prek lodhja e as raskapitja”,
36Kurse mosbesimtarët i pret zjarri i xhehennemit. Ata nuk do të gjykohen e të vdesin, dhe as do t’u lehtësohet dënimi i tij. Ja, kështu ne e shpërblejmë çdo mosbesimtar.
37Ata do të klithin aty: “O Zoti ynë, nxirrna se do të bëjmë vepra të mira, jo si ato që kemi bërë”. “A nuk ju kemi lënë të jetoni mjaft, e ai që ka dashur të mendojë ka pasur mjaft kohë, madje u erdh edhe Profeti! Pra, shijone se për mosbesimtarët nuk ka ndihmëtar”.
38All-llahu me siguri i di të paparat e qiejve dhe të tokës. Ai e di mirë se çka ka në krahërorë.
39Ai është, i cili u ndërron në tokë; kush nuk beson, mosbesimi i tij është kunëdr tij, dhe mosbesimtarëve nuk u shtohet mosbesimi i tyre te Zoti, vetëm se u rritë neverinë, dhe nuk u shtohet mosbesimtarëve mosbesimi i tyre, por vetëm dënimi.
40Thuaj: “I patë shokët tuaj të cilëve u faleni në vend të All-llahut! Pa më tregoni çka kanë krijuar nga toka dhe a kanë pjesëmarrje në krijimin e qiejve? Ose u kemi dhënë atyre një libër dhe aty kanë argumente për të”. Asgjë, por kriminelët premtojnë njëri-tjetrin gënjeshtra.
41Me të vërtetë All-llahu ruan qiejt dhe tokën që të mos shkatërrohen – çrregullohen. Po nëse çrregullohen, askush tjetër përveç atij nuk do t’i ndalte. Ai është, pa mëdyshje, i butë dhe fal mëkatet.
42Ata janë betuar në All-llahun me betim të fortë se, në qoftë se u vjen ai, i cili do tu tërheqë vërejtjen, më mirë se çdo popull do të mbajnë rrugën e drejtë, mirëpo kur u erdh atyre, ai që u tërhoq vërejtjen nuk u shtoi asgjë përveç largimit.
43Duke bërë arrogancë në tokë dhe kurtha të këqia por kurthat do të godasin mu ata, të cilët shpërblehen me ato. Vallë, po a mund të presin ata tjetër gjë përveç asaj që i ka goditur popujt e vjetër! Në ligjet e All-llahut kurrë nuk do të gjesh ndryshim; në ligjet e All-llahut s’ke për të gjetur lajthitje.
44A nuk kanë ecur nëpër tokë që të shohin si kanë përfunduar ata para tyre, të cilët kanë qenë më të fortë se ata? Allaut nuk mund t’i shpëtojë asgjë, as në qiej as në tokë. Ai me të vërtetë i di të gjitha dhe është i fortë.
45Sikur All-llahu t’i dënojë njerëzit sipas asaj që e meritojnë, nuk do të linte asgjë të gjallë në sipërfaqe të tokës, por Ai i le ata deri në një afat të caktuar dhe kur t’u vijë koha e tyre, po All-llahu i sheh mirë robërit e vet.
Chapter 36 (Sura 36)
1Ja sin!
2Pasha Kur’anin plotë urtësi,
3Ti je, me të vërtetë, Profet
4Në rrugë të drejtë,
5Me shpalljen e të Gjithfuqishmit dhe të Gjithmëshirshmit.
6Të thërrasësh një popull, të parët e të cilit nuk kanë qenë të thirrur, e ata janë indiferentë.
7Ndaj shumicës sish është vërtetuar Fjala, por ata nuk besojnë.
8Ne në qafat e atyre kemi vënë vargoj që u vijnë deri në gushë, prandaj ata janë kokëlartë.
9Edhe përpara edhe pas atyre u kemi vendosur nga një pendë dhe u kemi vënë perde, prandaj ata nuk shohin.
10Dhe për ata është krejt njëlloj, i qortove ti apo jo, ata nuk besojnë.
11Ti do t’i thërrasësh (qortosh) vetëm ata që pasojnë Kur’anin dhe i frikësohen të mëshirshmit, pa e parë. Atë përgëzoje me falje dhe shpërblim fisnik.
12Ne me të vërtetë i ringjallim të vdekurit dhe shkruajmë atë se ç’kanë punuar, edhe gjurmët e tyre; Ne çdo send e kemi evidentuar në një udhërrëfyes të qartë.
13Sillu atyre shembullin e banorëve të fshatit që i kanë ardhur të dërguarit.
14Kur ne u dërguam atyre dy, e ata i përgënjeshtruan të dy, i përforcuam edhe me të tretin dhe thanë: “Ne jemi të dërguar te ju”.
15Ata u thanë: “Ju jeni vetëm njerëz sikurse edhe ne, dhe i mëshirshmi nuk ka shpallur kurrgjë, por ju vetëm gënjeni”.
16“Zoti ynë e di se ne jemi, me siguri, të dërguar te ju, - thanë ata,
17Dhe nuk kemi tjetër (obligim) përveç shpalljes haptazi”.
18Ata thanë: “Ne parandiejmë rrezik prej jush dhe në qoftë se nuk tërhiqeni do t’ju mbysim me gurë dhe njëmend do të përjetoni dënim të dhembshëm nga ana jonë”.
19“Fatkeqësia juaj është me ju! – thanë ata. – A edhe nëse u tërhiqet vërejtja? Po ju jeni popull që e teproni”.
20Dhe erdhi një njeri me vrap nga skaji i qytetit dhe tha: “O populli im, pasoni të dërguarit!
21Pasoni ata, të cilët nuk kërkojnë prej jush asnjëfarë shpërblimi! Ata janë në rrugë të drejtë”.
22Përse unë të mos adhuroj Atë, i cili më krijoi dhe te i cili do të ktheheni?
23A të pranoj tjerë zotëra në vend të Atij? Kur i mëshirshmi dëshiron të më gjejë ndonjë e keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk më bënë farë dobie dhe ata më nuk më shpëtojnë.
24Unë atëhrë jam, pa dyshim, në humbje të qartë.
25Unë e besoj Zotin tuaj, prandaj dëgjomëni mua!
26Do të thuhet: “Hyr në xhenet!”, kurse ai do të thotë: “Ku është ai fat që ta dijë populli im
27Përse më ka falur Zoti im dhe më ka bërë të respektuar”.
28Dhe nuk kemi dërguar kundër popullit të tij, pas atij, ushtri nga qielli as që kemi dashur të dërgojmë.
29Nuk ka pasur tjetër veçse një zë të tmerrshëm dhe ata të gjithë vdesin,
30O sa të mjerë janë njerëzit; nuk u ka ardhur asnjë profet e të mos jetë tallur me të.
31A nuk e kanë parë ata sa popuj kemi shfarosur para tyre të cilët nuk kthehen më në mesin e tyre,
32Dhe ata, të gjitëh së bashku, do të sillen para nesh.
33Argument, për ata, është toka e vdekur të cilës i japim jetë dhe nga ajo nxjerrim drith prej të cilit hanë ata.
34Ne nëpër të krijojmë kopshte panjash, vreshta dhe bëjmë që nga ajo të shpërthejnë burime,
35Që të hanë frytet e tyre si edhe atë që prodhojnë duart e tyre. A nuk janë mirënjohës?
36Qoftë lartësuar Ai i cili ka krijuar çifte nga e tërë ajo që mbin prej toke, edhe nga vetë ata, edhe nga ajo që nuk e dinë!
37Argument është edhe nata: Heqim prej saj ditën dhe ata mbesin në terr.
38Edhe dielli ec rrugës së vet. Ai është caktimi i të Fuqishmit dhe të Gjithëdijshmit.
39Edhe Hënës i kemi caktuar faza derisa ajo të kthehet sikur thupër e vjetër.
40As Dielli nuk duhet të arrijë Hënën as nata ta kapërcejë ditën. Të gjitha notojnë në një gjithësi.
41E kanë argument edhe atë që pasardhësit e tyre i kemi bartur në anije të ngarkuar,
42Dhe për ata kemi krijuar diçka të ngjashme me të, që po u hipin,
43Dhe nëse dëshirojmë Ne, i përmbytim dhe nuk mund as të bërtasin as të shpëtojnë,
44Vetëm se me mëshirën tonë të kënaqen dei në një kohë të caktuar.
45Por, kur t’u thuhet: “Frikësohuni asaj që ndodhi para jush, edhe asaj pas jush, që të jeni të mëshiruar!”
46Dhe nuk u ka ardhur asnjë argument nga argumentet e Zotit të tyre e që ata të mos e kenë refuzuar.
47Dhe kur u është thënë: “Shpenzoni nga ajo që u ka dhënë All-llahu”, - atëherë mosbesimtarët u thanë besimtarëve: “A të ushqejmë atë të cilin do ta ushqente All-llahu, të kishte dashur? Ju jeni me të vërtetë në humbje të hapët”.
48Dhe thonë: “Kur më një herë ai premtim nëse jeni të sinqertë”?
49Nuk presin tjetër përveç një zë trishtues, i cili do t’i rrëmbejë deri sa ata zihen ndër veti,
50Dhe nuk mund të porosisin asgjë e as të kthehen te familjet e tyre.
51Dhe fryhet në sur e ata prej varreve të tyre do të vërshtojnë kah Zoti i tyre,
52Duke thënë: “Të mjerët ne! kush na ngjalli nga varret tona?” Ky është ai që u premtoi i Mëshirshmi dhe e vërteta që ua thanë profetët.
53Ai do të jetë vetëm një zë dhe ata të gjitëh do të mblidhen para nesh.
54Sot nuk do t’i bëhet padrejtësi askujt dh as që do të shpërbleheni ndryshe përveç si e keni bërë.
55Banorët e xhennnetit, atë ditë, me të vërtetë, do të jenë të angazhuar me dhunti, të gëzuar.
56Ata edhe gratë e tyre do të rrinë mbështetur në vende të stolisura nën hije.
57Aty do të ketë pemë dhe gjithçka që dëshirojnë.
58“Paqë!” Do të jetë fjala e Zotit të Gjithmëshirshmit –
59Kurse ju, o mëkatarë, sot ndahuni!”
60O, bijt e Ademit, a nuk ju kamë urdhëruar të mos e adhuroni djallin se ai është armiku juaj i hapët.
61Dhe më adhuroni vetëm mua! Kjo është rrugë e drejtë.
62Ai shumë prej jush i ka shpënë në humbje. A nuk e keni menduar?
63Ky është xhehennemi që u është premtuar,
64Digjuni tash në të, për shkak se nuk keni besuar!
65Sot ua vulosim gojët e tyre, e duart e tyre do të na tregojnë, kurse këmbët e tyre do të dëshmojnë se ç’kanë punuar.
66Po të kishim dashur do t’ua merrnim të pamurit dhe do të vraponin rrugës, por si do të shihnin?
67Dhe sikur të kishim dashur, do t’i kishim deformuar ashtu që nuk do të mund të shkonin as përpara as prapa.
68Atij që i japim jetë të gjatë, e bëjmë edhe krijesë të dobët. A nuk e kuptojnë ata?
69ne atij nuk i kemi mësuar poezi, se ajo nuk i duhet atij. Ky është mësim dhe Kur’an i qartë,
70Të thërras atë që është i gjallë, e ndaj mosbesimtarëve të zbatohet fjala.
71A nuk e shohin se Ne nga ajo që bëjmë vetë kemi krijuar për ata kafshë me të cilat disponojnë ata.
72Dhe ua kemi vënë në shërbim, disave u hipin e me disa udhqehen.
73Prej tyre kanë edhe dobi të tjera, edhe pije, përse nuk janë mirënjohës?
74Por në vend të All-llahut pranojnë tjerë zotëra, me shpresë se po u ndihmohet,
75E atyre nuk mund t’u ndihmojnë, për ata ajo është një ushtri e verbër!
76Dhe mos të pikëllojnë fjalët e tyre. Ne me të vërtetë e dimë se çka fshehin dhe çka shfaqin.
77A nuk e sheh njeriu se e kemi krijuar nga një pikë farë, kurse ai prap bëhet kundërshtar flagrant!
78Dhe na solli një shembull ku e kishte harruar krijimin e vet, dhe tha: “Kush do t’i ngjallë eshtrat kur të kalben”?
79Thuaj: “Do t’i ngjallë ai i cili i ka krijuar edhe herën e parë; Ai e njeh mirë çdo krijesë.
80Ai i cili nga druri i njomë u bënë të mundshëm që ju ta ndizni zjarrinn”.
81Po a nuk ka mundësi, ai i cili ka krijuar qiejt dhe tokën, të krijoj të ngjashëm si ata? Po, si jo! Ai është Gjithkrijues i Gjithdijshëm.
82Mjafton urdhëri i tij, vetëm t’i thotë: “Bëhu”! dhe ajo bëhet.
83Prandaj, qoftë lartësuar Ai, në duart e të cilit është pushteti mbi të gjitha, dhe te Ai do të ktheheni.
Chapter 37 (Sura 37)
1Pasha të radhiturat që në radhë qëndrojnë,
2Edhe ato që me ngulm pengojnë,
3Edhe ato që Kur’an lexojnë,
4Zoti juaj është, me të vërtetë, vetëm Një,
5Zoti i qiejve dhe i tokës dhe i asaj që gjendet ndërmjet tyre, dhe Zoti i lindjeve.
6Ne me të vërtetë e kemi stolisur qiellin më të afërt për ju me një qëndijes yjesh,
7Duke e mbrojtur prej çfarëdo djalli prapshtan.
8Nuk do t’i përgjojnë engjujt e bekuar dhe do të hidhen nga të gjitha anët.
9Të përzënë, ata i pret dënim i pandërpreerë,
10Përveç aij i cili rrëmben diçka dhe e përcjellë një yll i shkëlqyer,
11Pyeti ata, a është më rëndë t’i krijosh ata apo atë që e kemi krijuar ne? ata i krijuam nga një baltë ngjitëse,
12Dhe ti je mahnitur, kurse ata tallen.
13Dhe kur u drejtohet këshilla, ata nuk kujtohen.
14Edhe kur e shohin ndonjë argument, e nxisin njëri-tjetrin në përqeshje,
15Dhe thonë: “Kjo nuk është asgjë tjetër përveç magjie hapët”.
16A kur të vdesim e të bëhemi eshtra e dhé, a përnjëmend ne do të ngjallemi,
17A edhe të parët tanë të lashtë?
18Thuaj: “Po, dhe ju do të jeni të nënçmuar!”
19Ai do të jetë vetëm një zë trishtues, e ata do të përgjojnë,
20dhe do të thonë: “Të mjerët ne, kjo është ditë e gjykimit!”
21Kjo është dita e ekzekutimit të cilën ju e keni përgënjeshtruar.
22Mblidhni ata të cilët kanë bërë krime edhe ata që u janë bashkuar, edhe ata të cilët i adhuronin
23Në vend të All-llahut, dhe drejtoni rrugës së xhehennnnnemit,
24Por ndalni se ata, me siguri, do të merren në pyetje!
25Ç’keni që nuk ndihmoheni?
26Sepse ata sot janë dorëzuar krejtësisht,
27Dhe do të fillojnë t’i thonë njëri-tjetrit:
28“Ju na mashtruat”; Na erdhët nga e djathta!
29“Jo, por ju – do të përgjigjen ata – nuk ishit besimtarë,
30Se ne nuk kemi pasur kurrfarë pushteti mbi ju, por ju keni qenë një popull i shfrenuar.
31Dhe kundër nesh u realizua fjala e Zotit tonë. Ne, njëmend, do ta shijojmë.
32Ju kemi ftuar në mashtrim, sepse edhe vetë kemi qenë të humbur”.
33Dhe ata atë ditë do të jenë së bashku në mundim,
34Sepse Ne ashtu veprojmë me mëkatarët.
35Kur iu tha atyre se nuk ka tjetër Zot përveç All-llahut, ata bënin arrogancë,
36Dhe thonin: “A t’i lëmë ne zotërat tonë për një poet të marrë”?
37Por jo, ai u sjell të vërtetën dhe vërteton të dërguarit e tjerë
38E ju, me siguri, do të shijoni vuajtje të dhimbshme,
39dhe nuk do të shpërbleheni, përpos siç keni punuar.
40Kurse robërit e sinqertë të All-llahut,
41Ata do të kenë furnizim të veçantë,
42Pemë të ndryshme, do të jenë të nderuar
43Në xhenete të mrekullueshme,
44Në shtretër njëri përball tjetrit,
45Do të shërbehen me një gotë që nuk shterret kurrë,
46Të bardhë dhe të shishëm për ata që e pinë.
47Prej saj nuk dhemb kryet dhe nga ajo as mendja nuk të humb.
48E pranë tyre symëdhatë e reja, me shikime të përulura,
49Si vezë të mbuluara
50Dhe do t’i qasen njëri-tjetrit duke biseduar,
51Njëri prej tyre i thotë: “Kam pasur një shok,
52I cili thoshte: A edhe ti je prej atyre që besojnë,
53Se, pasi të vdsim e të bëhemi eshtra e pluhur do të japim llogari!”
54“A doni të shihni?”
55Dhe ai do të shikojë, do të shohë atë në mes të xhehennemit,
56“Pasha All-llahun” – do të thotë, - “përpak desh më shkatërrove”.
57Po të mos ishte mëshira e Zotit tim, tani edhe unë do të isha aty,
58Ne më nuk do të vdesim, apo jo?
59Përveç vdekjes tonë të parë dhe s’do të dënohemi më.
60Kjo do të jetë, me siguri, sukses i madh!
61për diçka si kjo le të punojnë punëtorët!
62A është ky vend më i mirë apo druri zekkum?
63ne atë ua kemi bërë për dënim mosbesimtarëve.
64Ai është një dru që do të dalë e rritet nga fundi i xhehennemit.
65Fruti i tij është si koka djajsh,
66Ata prej tij do të ushqehen dhe me të do t’i mbushin barqet,
67E pastaj ai do të përzihet me ujë të nxehtë,
68Pastaj, me siguri, përsëri do të kthehen në xhehenem.
69Ata i gjetën prindërit e tyrenë mashtrim.
70Prandaj edhe ata shkelën gjurmëve të tyre.
71Por edhe përpara tyre shumica e popujve të lashtë kanë qenë të humbur,
72Edhe pse ne u kemi dërguar atyre qortues.
73Prandaj shih si e pësuan ata të cilëve u është tërhequr vërejtja,
74Me përjashtim të robërve të sinqertë të All-llahut.
75Por kur na thirri Nuhi, Ne iu përgjegjë,
76Atë dhe familjën e tij e shpëtuam prej një mundimi të rëndë.
77Dhe pasardhësit e tiji lamë të jetojnë.
78Edhe kujtimin për të ua lamë breznive të ardhshme.
79Paqa qoftë mbi Nuhin, në të tëra botërat.
80Ja, kështu Ne i shpërblejmë bëmirësat.
81Ai ishte nga robërit tanë besimtarë.
82E pastaj të tjerët i përmbytëm.
83I drejtimit të tij ishte edhe Ibrahimi,
84Kur i erdh Zotit të vet me zemër të shëndoshë;
85Kur i tha babës së vet dhe popullit të vet: “Çka adhuroni?
86A në vend të All-llahut doni zotër të rrejshëm?
87E ç’mendoni për Zotin e përbotshëm?”
88U lëshoi një shikim yjeve
89Dhe tha: “Unë jam i sëmurë”!
90Dhe ata iu larguan duke ikur,
91Kurse ai iu qas fshehtazi zotërave të tyre dhe tha: “A nuk po hani ju?
92Ç’është me ju që nuk flisni?”
93Dhe, si kalimthi, iu qas me një të rënë me të djathtën,
94Dhe ata (populli) ia behën me të shpejtë.
95“Apo i adhuroni ata që i gdhendni vetë, - i pyeti, -
96E All-llahu u krijon juve dhe atë çka bëni ju”.
97“Përgatitne, - thanë, - një turrë dru dhe hudhne në zjarr!”
98Dhe deshtën ta dënojnë, por ne i bëmë ata më të poshtëruarit.
99“Po shkoj, - tha, - atje te Zoti im. Do të më udhëzojë.
100O Zot, më dhuro (pasardhës) prej të mirëve!”
101Dh ne e gëzuam me një djalosh të mirë.
102Dhe kur ai u rrit aq sa filloi të eci me të në punë (Ibrahimi) i tha: “O biri im, kam parë në ëndërr se duhet të të therë! Pa shiko ç’mendon ti?” “O im at – i tha ai – ti vepro ashtu si të urdhërohet. Do të jem, në dashtë All-llahu, prej durimtarëve”.
103Dhe kur ata të dy u dorëzuan edhe e shtriu atë me fytyrë për toke,
104Ne e thirrëm: “O Ibrahim!
105Ti e realizove ëndrën. Ne kështu i shpërblejmë ata që bëjnë vepra të mira.
106Ajo ishte, njëmend, sprovë e vërtetë, e qartë”,
107Dhe e këmbyem me një kurban të madh,
108Kurse kujtimin e tij ua lam breznive të mëvonshme.
109Shpëtimi qoftë me Ibrahimin!
110Ja, kështu ne i shpërblyem bëmirësat.
111Dhe ai me të vërtetë ishte rob yni besimtar.
112Dhe e gëzuam me Is-hakun, si lajmëtar nga të mirët,
113Dhe e bekuam atë edhe Is-hakun, kurse ndër pasardhësit e atyre të dyve ka bamirës, por edhekeqbërës haptazi kundër vetes.
114Ne e shpërblyem mirë Musanë dhe Harunin.
115Edhe ata të dy, edhe popujt e tyre, i shpëtuam nga një mundim i madh.
116Dhe u ndihmuam, andaj edhe ata ngadhnjyen.
117Dhe të dyve u dhamë Librin e qartë.
118Dhe të dy i drejtuam në rrugë të drejtë,
119dhe kujtimin e të dyve ua ruajtëm breznive të ardhshme.
120Qofshin shpëtuar Musa dhe Haruni!
121Ja, ne, me të vërtetë, kështu i shpërblejmë bëmirësit.
122Ata dy njëmend ishin nga robërit tanë besimtarë.
123Edhe Iljasi është, pa dyshim, nga profetët
124Kur i tha popullit të vet: “A nuk frikësoheni?
125A Ba’lën e adhuroni, e krijuesin më të mirë e leni pas shpine,
126All-llahun, Zotin tuaj dhe Zotin e të parëve të lashtë”.
127Ata e përgënjeshtruan prandaj, me siguri, do të prezentojnë (në dënim),
128Përveç atyre robërve besnikë të All-llahut.
129Dhe ia ruajtëm kumtimin në breznitë e mëvonshme.
130pastë shpëtim Iljasi!
131Ja, ne kështu i shpërblejmë bamirësit.
132Edhe ai është, me siguri, nga robërit tanë besimtarë.
133Edhe Luti është, pa mëdyshje, prej profetëve.
134Prandaj ne atë dhe tërë familjen e tij e shpëtuam,
135Përveç gruas, që mbet me të dënuarit,
136Kurse të tjerët i shfarosëm.
137Dhe ju me siguri në agim kaloni kah ata,
138Edhe kur bie muzgu. A nuk do të mblidhni mendjen?!
139Edhe Junusi është,me siguri, profet.
140Kur iku me një lundr të mbushur plot,
141Tërhoqi shortin dhe shorti i ra atij,
142Dhe e gëlltiti peshku, sepse ai e meritonte këtë,
143Dhe sikur ai të mos ishte prej atyre që e lartësonte (All-llahun),
144Do të mbetej me siguri në barkun e tij deri në ditën kur do të ringjallen.
145Por Ne e nxorrëm në një vend të shkretë, ndërsa ai ishte i sëmurë,
146Dhe mbi të mbëltuam një lozë kungulli;
147Dhe atë e dërguam për njëqind mijë e më tepër njerëz.
148Dhe ata i besuan, ndërsa Ne ata i kënaqëm deri në një afat të caktuar.
149Por ti pyeti! “A për Zotin tënd janë vajzat – e për ata – djemtë”,
150Apo janë dëshmitarë se engjujt i kemi krijuar femra?”
151Ja, veni re se ç’thonë ata me shpifjet e tyre:
152“All-llahu ka lind” dhe ata janë, pa fije dyshimi rrenacak.
153Vallë, a vajzat i ka zgjedhur në vend të djemve?
154Ç’është me ju, si gjykoni?!
155A nuk mendoni?
156Apo keni ndonjë argument të qartë?
157silleni librin tuaj, nëse flisni të vërtetën!
158Marrin e vejnë lidhje familjare ndërmjet Atij dhe engjujve, porse exhinët e dinë kaherë se ata do të hudhen në zjarr.
159Qoftë lartësuar All-llahu mbi atë që i përshkruajnë.
160Prveç robërve të sinqertë të All-llahut.
161As ju e as ata, të cilët i adhuroni
162Nuk mund të shtini askë kundër Atij
163Përveç atij i cili edhe ashtu është për një zjarr.
164Nuk është askush prej nesh që nuk e ka vendin e caktuar.
165Ne gjithsesi jemi të radhitur.
166Dhe ne jemi ata që lavdërojmë.
167Edhe në qoftë se ata thonë:
168“Sikur të kishim një libër si ata të mëparmit,
169M siguri do të ishim robër besnikë të All-llahut!”
170Papëseprapë e mohuan, por kanë për ta ditur.
171Por fjalët tona, tani më u janë thënë robërve tanë të dërguarve.
172Ata me të vërtetë do të jenë të ndihmuar.
173Edhe ushtria jonë me siguri do të ngadhnjejë,
174Prandaj për një kohë largohu prej tyre!
175Dhe mundësojau të shohin e ata do të shikojnë.
176A thua ata ta shpejtojnë dënimin tonë?!
177E kur t’u afrohet, ditë e zezë ka për të krisur për ata që kanë qenë të thirrur!
178Prandaj, largohu prej tyre për një kohë!
179Dhe mundësojau, e ata do të shohin.
180I lartësuar është Zoti yt, Zoti i madhështisë prej asaj që i përshkruajnë ata!
181Shpëtimi qoftë mbi të dërguarit!
182Kurse falënderimi është për All-llahun, Zoti i të gjitha botërave!
Chapter 38 (Sura 38)
1Sad. Pasha Kur’anin e nderuar.
2Ata që mohojnë janë arrogantë e mendjemëdhenj.
3Sa popuj përpara atyre i kemi shfarorus! Ata u lutën për ndihmë, por ishte vonë.
4Ata habiteshin që u erdh një njeri nga mesi i tyre t’u tërheqë vërejtjen dhe thanë mosbesimtarët: “Ky shtë magjistar rrenacak”.
5A t’i bëjë zotërat një zot të vetëm? Kjo është, njëmend, punë shumë e çuditshme!
6dhe paria e tyre u nisën: “Shkoni dhe me durim vazhdoni adhurimin e zotërve tuaj. Kjo është punë që na duhet”!
7Ne për këtë nuk kemi dëgjuar as te popujt tjerë, kjo s’është gjë tjetër përveçse gënjeshtër e kurdisur:
8“Mu atij, nga mesi ynë, t’i dërgohet Kur’ani!?” Ata dyshojnë në vërejtjen time pasiqë nuk e kanë shijuar dënimin tim.
9Mos i kanë ata depotë e mëshirës së Zotit tënd, të Gjithfuqishmit dhe Bujarit?
10A mos kanë pushtetin në qiej dhe në tokë dhe në çka ka ndërmjet tyre? Pra le të rreken me shkaqet!
11Një ushtri komplotiste e cila atje do të jetë e munduar.
12Edhe para tyre, populli i Nuhit dhe Ad edhe Faraoni, pronar i ndërtesave të mëdha, përgënjeshtruan,
13Edhe Themud, edhe populli i Lutit, edhe banorët e Ejkes; ata janë aleatë (kundër profetëve).
14Të gjithë ata i kanë përgënjeshtruar profetët dhe i goditi dënimi im.
15Prandaj edhe këta nuk presin tjetër veçse një zë që nuk ka nevojë të përsëritet,
16Dhe të thonë: “O Zoti ynë, shpejtona dënimin para ditës kur do të jepet llogari”.
17Ti duro ata çkado që thonë dhe përkujtoje robin tonë Davudin, të bindur në fe, i cili përherë i drejtohej All-llahut.
18Ne i kemi nënshtruar malet që bashkë me të të lartësojnë All-llahun në muzg dhe në agim.
19Edhe shpendët e tubuar, të gjithë, atij i drejtohen.
20Dhe ia përforcuam mbretërinë dhe i dhamë mençuri e aftësi të gjykojë.
21A të arriti lajmi për të akuzuarit që e patën kaluar murin e faltores?
22Kur hynë te Davudi dhe ai u frikësua prej tyre: “Mos u frikëso, i thanë. Ne jemi dy palë në konflikt. I kemi bërë dëm njëri-tjetrit, andaj ti na gjyko me drejtësi, mos iu shmang, dhe drejtona në rrugë të drejtë.
23Ky miku im, i ka, me siguri nëntëdhjetë e nëntë dhen, kurse unë vetëm një, edhe për këtë më tha “ma je mua”! dhe në këtë më mundi.
24“Njëmend ta ka bërë me të padrejtë me që ka kërkuar delën tënde t’ua bashkojë dhenve të veta. Shumë bashkëpunëtorë i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit, përveç atyre të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira, por të atillë ka pak”. Mirëpo Davudi e kuptoi se e kemi vënë në sprovë andaj kërkoi falje nga Zoti i vet, ra me fytyrë në tokë dhe u pendua.
25Dhe ne atë ia falëm dhe ai njëmend është i afërt te Ne dhe ka pozitë shumë të mirë.
26O Davud! Ne të kemi bërë mëkëmbës në tokë, prandaj gjyko me drejtësi te njerëzit dhe mos u jep pas ndjenjës se të shmangë nga rruga e All-llahut. Ata që shmangin prej rrugës së All-llahut, me siguri, i pret dënim i rëndë për shkak se kanë harruar ditën kur jepet llogaria.
27Ne nuk i kemi krijura me pahir qiellin dhe tokën edhe çka ka ndërmjet tyre; ashtu mendojnë mosbesimtarët, por mosbesimtarët janë të mjerë në zjarr!
28A mos do të veprojmë me ata, të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira, njëlloj si me ata që bëjnë ngatërresa në tokë, apo do të sillemi njëlloj me ata që i largohen mëkatit si me mëkatarët?
29Librin që ta kemi shpallur është i bekuar që ata të mendojnë për argumentet e tij kurse ata që kanë mend, të nxjerrin mësim.
30Ndërsa, Davudit i falëm Sulejmanin, njeri fantastik, dhe shumë është penduar,
31Kur një mbrëmje iu paraqitën atij atllarë që rrinin në tri këmbë,
32Ai th: “Unë shfaqa dashuri ndaj pasurisë sipas vërejtjes së zotëriut tim”; derisa humbën sysh.
33“M’i ktheni ata!” dhe filloi t’i lëmojë kah qafa dhe këmbët.
34Ne e vumë n sprovë Sulejmanin dhe e mbajtëm në post vetëm si figurë (të palëvizshme) e pastaj u shërua.
35“O Zoti im, - tha: më fal dhe më dhuro pushtet që nuk do ta ketë askush përveç meje! Ti, me të vërtetë, shpërblen shumë!”
36Dhe ne ia nënshtruam erën që të lëviste leht sipas urdhërit të tij dhe kah dëshironte ai,
37Edhe djajtë, gjithfarë ndërtuesish dhe zhytësish.
38Edhe të tjerë, mbërthyer në pranga.
39Ky është shpërblimi ynë, e ti ose liroj ose mbaj, për këtë nuk jep llogari.
40Ai është, njëmend, i afërt te Ne dhe ka pozitë shumë të mirë.
41Dhe përkujtoje robin tonë Ejjubin, kur iu lut Zotit të vet: “Djalli më ka mbërthyer me mundime e lodhje!”
42“Silli tokës me këmbë – ja ujë të ftohtë për larje e pije!”
43Dhe nga mëshira jonë ia shpërblyem familjen e tij dhe të tjerët me ata, si mësim për të kuptueshmit.
44Ti merre me dorën tënde një tufë thuprash dhe bjeri me të e betimin mos e prish! Ne e kemi ditur se ai është i durueshëm. Ka qenë njeri shumë i mirë, është penduar.
45Përkujtoi edhe robërit tanë: Ibrahimin, Is-hakun e Jakubin. Të gjithë të bindur në fe dhe largpamës.
46Ne ata i kemi pajisur me një virtyt, gjithmonë e kishin ndërmjent botën tjetër,
47Dhe ata, njëmend, te Ne janë të zgjedhur nga njerëzit më të mirë.
48Dhe kujtoje Ismailin dhe Eljesin edhe Dhulkiflin. Të gjithë janë nga më të mirët.
49Ky është përkujtim, ndërsa ata që ruhen prej mëkateve kanë pozitë të mirë,
50Kopshte të Adnit, me dyer të hapura për ata;
51Aty do të pushojnë dhe do të disponojnë me pemë e pije të llojllojshme.
52pranë tyre hyritë kokëulura, me moshë të njëjtë.
53Kjo u premtohet për ditën kur jepet llogari,
54Me të vërtetë ajo është dhunti e jona e pafund.
55Ja, kaq! Kurse ata që bëjnë keq i pret pozitë edhe më e keqe.
56Xhehennemi, ku do të digjen. Sa shtrojë e tmerrshme!
57Ja, kaq! Pra, le të shijojnë ujin e valë dhe të qelbur.
58Dhe mundime të tjera të ngjashme si këto të shumfishta.
59Ky grumbull bashkë me ju do të hyjë në zjarr pa komoditet, me siguri do të digjen.
60“Ju, - do t’u thonë ata – mos paçi qetësi! Ju na e keni përgatitur këtë. Sa vendbanime të tmerrshme!”
61“O Zoti ynë, - do të thonë: - Kush na e bëri këtë, shufishoja vuajtjen në zjarr”,
62Dhe do të thonë: “Çka u bë me njerëzit të cilët i konsideronim të këqinj që nuk i shohim,
63dhe që i kemi përqeshur. Mos na kanë humbur sysh?”
64Është e vërtetë e madhe se banuesit e xhehennemit do të polemizojnë ndërmjet vet.
65Thuaj: “Unë vetëm tërheq vërejtjen, nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut, të vetmit dhe të fortit.
66Zot i qiejve dhe i tokës dhe i asaj që gjendet ndërmjet tyre, të fortit që falë shumë”.
67Thuaj: “Ky është lajm i madh.
68Kurse ju ia ktheni shpinën.
69Unë nuk kam ditur kurrgjë për kundërshtimet e engjujve të madhërishëm,
70Mua më shpallet vetëm që jam qortues i hapët”.
71Kur Zoti yt u tha engjujve: “Unë jam krijues i njeriut nga balta,
72E pasi e kam përsosur dhe i kam dhënë nga jeta ime, ju përuluni (bini në sexhde)!”
73Engjujt, të gjithë së bashku, ranë në sexhde,
74Përveç Iblisit; ai shfaqi mendjemadhësi dheu bë mosbesimtar.
75“O Iblis, - i tha ai, - çka të pengoi që mos t’i përulesh atij të cilin e krijova vetë unë? A po bën mendjemadhësi apo tregon madhëri?”
76“Jam më i mirë se ai – iu përgjigj ky – mua më krijove nga zjarri, kurse atë prej balte”.
77“Atëherë, pra, largohu sish! – i tha Ai – ti je i mallkuar!
78Mallkimi im do të përcjellë deri në ditën e gjykimit!”
79“Zoti im – tha ai, - më jep afat deri atë ditë kur të ringjallen”
80“Po, gjithsesi të jap afat, - i tha Ai,
81Deri në ditën e caktuar”.
82“Pasha madhërinë tënde – tha ai – me siguri të gjithë do t’i shpjerë në rrugë pa krye,
83Përveç robërve të Tu të sinqertë nga mesi i tyre”.
84“Është e vërtetë, - tha, - dhe të vërtetën e flas.
85Gjithsesi do ta mbush ferrin me ty dhe gjithë ata që do të pasojnë ty së bashku”.
86Thuaj: “Unë për këtë nuk kërkoj prej jush shpërblim dhe unë nuk jam artificial,
87Ai është, pa dyshim, këshillë për tëra botërat.
88Dhe ju me siguri së shpejti do ta merrni vesh porosinë e tij”.
Chapter 39 (Sura 39)
1Shpallja e Librit është nga All-llahu, i forti, i urti.
2ne me të vërtetë ta shpallëm ty Librin me të vërteta, prandaj adhuro vetëm All-llahun me sinqeritet në fe të tij!
3A nuk është feja e All-llahut e sinqertë? Ndërkaq ata të cilët, në vend të Atij, marrin mbrojtës: “Ne i adhurojmë ata vetëm të na afrojnë sa më shumë te All-llahu”, All-llahu, me siguri, do t’i gjykojë për atë që kanë kundërshtuar. All-llahu kurrsesi nuk drejton në rrugë të drejtë atë që është rrenacak dhe mosbesimtar.
4Të kish dashur All-llahu të ketë fëmijë, do të zgjidhte sipas dëshirës së vet atë që e ka krijuar vetë. Qoftë lartësuar Ai! Ai është All-llahu, i vetmi fuqiplotë.
5Ka krijuar realisht qiej dhe tokën; Ai me natën mbështjell ditën dhe me ditën mbështjell natën. I ka nënshtruar diellin dhe hënën. Secili lëviz në afat të caktuar. A nuk është Ai i fortë dhe që fal shumë?!
6Ju krijoi prej një njeriu, kurse prej tij krijoi shokun e tij për jetë, dhe Ai juve ju ka dhënë tetë çifte kafshësh. Edhe juve ju krijon në barqet e nënave tuaja, krijesë pas krijese, njëra pas tjetrës, në tre mbështjellës. Ai është All-llahu, Zoti juaj. Pushteti është i tij; nuk ka Zot përveç Atij. E ku po shkoni pra?
7Në qoftë se ju mohoni, ani! All-llahu është i pasur edhe pa ju, por nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të vet. E nëse i jeni mirënjohës është i kënaqur me ju. Ndërkaq asnjë mëkatar nuk do të bartë barrën e tjetërkujt. Mandej te Zoti juaj do të ktheheni, andaj do t’ju informojë se çka keni bërë. Me siguri Ai di shumë mirë ç’keni në krahëror.
8Kur e godit njeriun ndonjë e papritur drejtohet Zotit të vet dhe i lutet Atij, e pastaj, pasi All-llahu e mëshiron ai e harron atë të cilit më parë i është lutur dhe i bën shok All-llahut për t’u larguar nga rruga e Tij. Thuaj: “Kënaqu për pak kohë me mosbesimin tënd se pa dyshim je nga banorët e zjarrit”.
9Apo është ai i cili orët e natës i kalon me fytyrë në tokë, (në lutje) duke u frikësuar nga bota tjetër dhe duke shpresuar në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj: “A janë njëlloj ata që dinë dhe ata që nuk dinë? Mësim marrin vetëm të mençurit”.
10Thuaj: “O njerëz që besoni, frikësohuni Zotit tuaj! Ata që bëjnë mirë në këtë botë, mirë (gjejnë), toka e All-llahut është e gjerë; vetëm ata që janë të durueshëm kanë shpërblim të pakufizuar”
11Thuaj: “unë jam i urdhëruar ta adhuroj All-llahun, të jem besnik i tij në fe,
12Dhe jam i urdhëruar të jem musliman i parë”.
13Thuaj: “Unë i frikësohem dënimit në ditën e madhe, nëse jam i padëgjueshëm ndaj Zotit tim”.
14Thuaj: “Vetëm All-llahun e adhuroj duke ia shprehur besnikërisht fenë time,
15Kurse ju, në vend të tij, adhuroni kë të doni!” Thuaj: “Të humbur janë ata që në ditën e gjykimit e humbin veten dhe familjen e vet. Ja, ajo është humbje e qartë”.
16Ata do të kenë shtresa të zjarrit edhe përmbi edhe përfundi. Me këtë All-llahu i frikëson robërit e vet! “Ruajmuni mua, o robërit e mi!”
17Ata që i largohen adhurimit të idhujve dhe i drejtohen All-llahut, për ata ka lajme të gëzueshme, prandaj përgëzoi robërit e mi,
18Të cilët dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të bukurën prej tyre. Ata janë që All-llahu i ka drejtuar në rrugë të drejtë dhe ata janë të mençur.
19A ti ta shpëtosh atë që është në zjarr dhe që e ka merituar fjalën dënim?
20Ndërkaq ata që i ruhen Zotit të tyre do të kenë dhoma të ndërtuara, njëra mbi tjetrën, para të cilave do të rrjedhin lumenj, është premtim i All-llahut dhe All-llahu nuk e then premtimin.
21A nuk e sheh se All-llahu lëshon ujin nga qielli dhe e shpërndan në tokë nëpër burime, pastaj me të mbinë bimë ngjyrash të ndryshme, mandej thahen dhe ti e sheh të zbehtë, e më në fund e bën të thyeshme. Me të vërtetë në këtë ka mësim për ata që kanë mend.
22Pra atij që ia ka hapur All-llahu krahërorin për islam, ai ështënë dritën e Zotit të vet. Të mjerët ata zemërgurët kur përmendet All-llahu, ata janë në humbje të sigurt.
23All-llahu ka shpallur tregimin më të bukur, një Libër të ngjashëm, mësimet e të cilit përsëriten, u rrënqethet lëkura atyre që i frikësohen Zotit të tyre, e kur u kujtohet mëshira e All-llahut, lëkura dhe zemrat e tyre qetësohen. Ajo është rrugë e drejtë e All-llahut në të cilën drejton atë që do Ai; Kë e humb All-llahu, atë nuk e drejton dot kush.
24A mos është njëlloj ai i cili në Ditën e Gjykimit do të mbrohet me fytyrë nga dënimi i tmerrshëm?” Shijone atë që e keni merituar”! Do t’u thuhet kriminelëve.
25Përgënjeshtruan ata përpara atyre, por, u erdh dënimi prej nga nuk e pritnin.
26All-llahu ka bërë që të përjetojnë poshtërsimin në këtë jetë, por mundimet e botës tjetër, me siguri, janë edhe më të mëdha. Sikur ta dinin!
27Ne në këtë Kur’an u sjellim njerëzve gjithfarë shembujsh, ndoshta marrin mësim.
28Në Kur’an në gjuhën arabe, në të cilin nuk ka kontradikta, që t’i frikësohen Zotit.
29All-llahu sjell si shembull njeriun rreth të cilit zihen bashkëpushtuesit dhe njeriun i cili është nën sundim të vetëm një njeriu – a janë këta njëlloj? Lavdërimi është për All-llahun, por shumica sish nuk e dinë.
30Ti, me siguri, do të vdesësh, ama edhe ata kanë për të vdekur.
31Dhe pastaj, në Ditën e Gjykimit, para Zotit tuaj do të ziheni njëri me tjetrin.
32Kush është më kriminel se ai i cili për All-llahun flet të pavërtetën dhe e përgënjeshtron të vërtetën kur i vjen atij? A nuk ka në xhehennem vendstrehim për mosbesimtarët?!
33Kurse ai që sjell të vërtetën dhe ai, i cili e vërteton, ata janë, gjithësi, të ruajtur.
34Ata kanë çdo gjë që dëshirojnë te Zoti i tyre; ai është shpërblim për mirëbërësit.
35Për t’ua mbuluar All-llahu veprat e këqija atyre dhe t’i shpërblejë veprat e mira të tyre edhe më mirë se që kanë punuar.
36A nuk mjafton All-llahu për robin e vet? Ata të frikësojnë ty me të tjerët, në vend të Atij (All-llahut). Kë e lë All-llahu në humbje, nuk ka kush e drejton në rrugë të drejtë,
37Kurse atë që e drejton All-llahu,nuk e humb dot kush. A nuk është All-llahu i fortë dhe i rreptë?
38Po t’i kishit pyetur se kush i krijoi qiejt dhe tokën, me siguri do të thoshin: “All-llahu”, kurse ti thuaj: “A mendoni se ata që ju i thirrni (adhuroni) në vend të All-llahut, nëse All-llahu do t’u bëjë ndonjë dëm, a mund ta largojnë dëmin, ose nëse ai do të na mëshirojë, a do të munden ta pengojnë mëshirën e tij?” Thuaj: “Mua më mjafton All-llahu, tek ai kanë mbështetje ata që kërkojnë mbështetje”.
39Thuaj: “O populli im, veproni sipas vendit (mundësisë) tuaj, por edhe unë do të veproj, e ju do ta dini,
40Cilin do ta goditë dënimi që do ta pikëllojë dhe cilin do ta gjejë vuajtja e përjetshme.
41Ne ty të shpallëm Librin me argumente për njerëzit. Kush merr rrugën e mbarë për vete e ka, e kush e humb, e humb veten. Ti nuk je përfaqësues i tyre.
42All-llahu merr shpirtërat në momentin e vdekjes së tyre si edhe ata që nuk kanë vdekur në gjumë, dhe ia pengon atij q ëia ka caktuar të vdes, dhe dërgon të tjerë deri në afat të caktuar. Këto janë, me të vërtetë, argumente për ata që mendojnë.
43A marrin ndërmjetës, në vend të All-llahut? Thuaju: “A edhe atëherë kur janë krejtësisht të pafuqishëm dhe nuk kuptojnë”.
44Thuaj: “Ndërmjetësimi është i gjithmbarshëm për All-llahun. I Tij është pushteti në qiej dhe në tokë, Tek ai edhe do të ktheheni.
45Vetëm kur përmendet All-llahu, zemrat e atyre që nuk i besojnë, botës tjetër, stërkeqen, e kur përmenden të tjerë (që u falen), përveç atij, menjëherë i kaplon gëzimi”.
46Thuaj: “O All-llahu im, krijues i qiejve dhe i tokës, që di të dukshmen dhe të padukshmen, ti do t’i gjykosh robërit tu për gjëra që nuk janë pajtuar”.
47Ata që kanë bërë krime, sikur të kishin tëra çka ka në tokë edhe aq më tepër, në Ditën e Gjykimit, ata do ta jepnin tërë atë vetëm për t’u liruar nga dënimi i tmerrshëm. Atyre do t’u afrohet nga All-llahu çka nuk mund ta marrin me mend.
48Do t’u afrohen veprat e tyre të këqia që i kanë bërë dhe do t’i godasë mu ajo për të cilën janë tallur.
49Kur e godit njeriun ndonjë dëm, na lutet Neve; mirëpo kur Ne i afrojmë dhuntinë tonë, thotë: “Kjo më është dhënë me dije, (meritë)”. Porse ajo është vetëm sprovë, mirëpo shumica sish nuk e dinë.
50Ashtu kanë pas thënë edhe ata përpara tyre, por nuk u bëri dobi ajo që kishin fituar,
51Dhe i goditën të këqiat që i kishin punuar. Por edhe ata, nga mesi i tyre, të cilët kanë bërë padrejtësi do t’i godasin të këqiat që kanë bërë; ata janë të pafuqishëm ndaj saj.
52A nuk e dinë se All-llahu u jep furnizim me shumicë kujt do dhe ua shkurton. Këto janë, me të vërtetë, argument për një popull që beson.
53Thuaj: “O njerëzit e mi, të cilët keni bërë gabim ndaj vetes, mos e këputni shpresën te mëshira e All-llahut! All-llahu, me siguri, do t’ua falë tëra mëkatet; Ai, njëmend, falë shumë dhe është i mëshirshëm.
54Dhe kthehuni tek Zoti juaj dhe dorëzohuni Atij para se t’u vjen dënimi, se pastaj nuk do t’u ndihmohet.
55Dhe pasoni më të bukurën që ua ka shpallur Zoti juaj, para se t’u befasojë dënimi, sepse ju nuk do të hetoni.
56Që të mos thotë shpirti: “I mjeri unë, sa obligime më kanë mbetur vetëm ndaj All-llahut, madje edhe jam tallur”,
57Ose të mos thot: “Po të më kishte udhëzuar All-llahu në rrugë të drejtë, pa dyshim do t’isha i ruajtur”,
58Ose të mos thot, kur të përjetojë dënimin “Sikur të kthehem edhe njëherë do t’isha nga mirëbërësit”.
59“Jo, kurr! Të erdhën ty argumentet e mia por ti i përgënjeshtrove ata, u bëre mendjemadh dhe ke qenë mosbesimtar”.
60Në Ditën e Kijametit, do ti shohësh fytyrënxirë, ata të cilët kanë folur gënjeshtra për All-llahu, a thua nuk do të ketë vend në xhehennem për mendjemëdhenjtë!
61All-llahu do t’i shpëtojë ata të cilët janë ruajtur me vepra të mira. Nuk do ti prek e keqe dhe nuk ka pikëllim për ata.
62All-llahu është krijues i çdo sendi dhe Ai është mbikëqyrës i Gjithësisë.
63Në duar të Tij janë çelësat e qiejve e të Tokës. Kurse ata të cilët mohojnë faktet e All-llahut, ata janë plotësisht të humbur!
64Thuaj: “O të paditur, o injorantë, a mua më urdhëroni të adhuroj tjetër në vend të All-llahut!?
65Ty të është shpallur si edhe atyre përpara teje: “Nëse i bën shok All-llahut, veprat tua gjithësesi janë të kota dhe ti do të jesh i humbur krejtësisht.
66Prandaj, vetëm All-llahun adhuro dhe jij mirënjohës!
67Ata nuk e çmojnë All-llahun ashtu si duhet çmuar atë; Kurse tërë toka, në Ditën e Gjykimit, do të jetë në duart e tij, ndërsa qiejt do të jenë të mbështjellur në forcën e tij. Ai qoftë lartësuar shumë lart mbi ata që i bëjnë shok!
68Dhe do t’i fryhet surit dhe do të mbesin në vend gjithçka ka në qiej edhe në tokë, përveç atyre që do All-llahu; pastaj së dyti do të fryhet në sur dhe ata menjëherë do të ngrihen dhe të presin.
69Edhe Toka do të shkëlqejë me dritën e Zotit të vet, do të vihet Libri, do të sillen profetët dhe dëshmitarët dhe të tërë do të gjykohen me drejtësi, atyre nuk u bëhet padrejtësi.
70Dhe secilit do t’i jipet çka ka punuar, sepse Ai e di se çka punojnë.
71Ata që kanë mohuar do të hudhen në xhehenem në grupe, e kur të arrijnë aty, dyert e tij do të hapen, kurse mbikëqyrësit e tij do të thonë: “A nuk ju kanë ardhur, nga mesi juaj, profetët e t’u lexojnë ajetet e Zotit tuaj dhe t’iu tërheqin vërejtjen për ballafaqimin tuaj me këtë ditë?” “Po, si jo, - do të thonë ata, - mirëpo fjala e dhënë për dënim, që moti, zbatohet ndaj mosbesimtarëve”.
72Do t’u thuhet: “Hyni në dyart e xhehenemit, aty do të jeni gjithmonë!” Sa vendbanim i tmerrshëm për mendjemëdhenjtë!
73Kurse ata të cilët i janë frikësuar Zotit të vet, do të shtihen në xhennet në grupe, e kur të arrijnë aty, dyert e tij do t’u hapen ndërsa mbikqyrësit e tij do t’u thonë: “Selamun alejkum (Paqa me ju qoftë), keni qenë të mirë prandaj hyni aty ku do të jeni përgjithmonë!”
74Dhe ata do të thonë: “Lavdërojmë All-llahun, i cili e ka plotësuar ndaj nesh premtimin e vet dhe na la në disponim, në parajsë, vendin, të vendosemi ku të duam! Sa shpërblim i bukur për punëtorët e mirë!
75Dhe do të shohësh engjujt se si rrethojnë rezidencën, duke lartësuar me lavdata Zotin e vet; secili do të gjykohet me drejtësi dhe do të thuhet: “LAVDËRIMI ËSHTË PËR ALL-LLAHUN, ZOT I BOTËRAVE!”
Chapter 40 (Sura 40)
1Ha Mim.
2Shpallje e Librit është nga All-llahu, i forti dhe i gjithdijshmi,
3I cili fal mëkatin dhe pranon pendimin, i cili dënon rënd dhe posedon mirësi; nuk ka tjetër Zot përveç Atij. Te Ai është kthimi.
4Mbi argumentet e All-llahut diskutojnë vetëm ata që i mohojnë, pra aty assesi mos të mashtrojnë bredhjet e tyre nëpër botë.
5Përgënjeshtroi edhe populli i Nuhit, para atyre si edhe aleatët pas tyre. Secili popull është përpjekur që ta rrëmbejë profetin e vet dhe është munduar që me gënjeshtra të heshtin të vërtetën, prandaj unë e kam dënuar, ani me çfarë dënimi se!
6Dhe ashtu do të zbatohet fjala e Zotit tënd kundër atyre që mohojnë, se ata janë banorë të zjarrit.
7Ata (engjujt) të cilët mbajnë arshin edhe ata që janë rreth tij lartësojnë dhe lavdërojnë Zotin e vet, i besojnë Atij dhe e lusin t’i falë besimtarët. “O, Zoti ynë, Ti përthekon çdo gjë me mëshirën dhe dijenin tënde; prandaj fali ata, të cilët janë penduar dhe shkojnë rrugës tënde, dhe ruaji nga dënimi i zjarrit”!
8O, Zoti ynë, shpiej ata në kopshte të Adnit që ua ke premtuar edhe kush ka qenë i mirë nga prindërit e tyre, gratë e tyre edhe pasardhësit e tyre. Ti je, me të vërtetë, i fortë i urtë.
9Dhe ruaji prej veprave të këqia, sepse, atë që atë ditë Ti e ke ruajtur nga veprat e këqia, Ti e ke mëshiruar, e ajo është njëmend sukses i madh!”
10Atyre që mohojnë, do t’u thuhet: “Urrejtja e All-llahut është, vërtetë, më e madhe se urrejtja juaj ndaj vetvetes, sepse u thirrët në besim, por ju mohuat”.
11“O, Zoti ynë, - do të thonë ata: - dy herë na ke vdekur e dy herë na ke ngjallur, ne pranojmë mëkatet tona, por a ka ndonjë rrugëdalje?”
12“Ajo është për shkak se kur jeni thirrur te All-llahu i vetëm, ju keni mohuar, e nëse i bëhej atij shok, i keni besuar, por vendimi është në duar të All-llahut të lartmadhërishmit”.
13Ai është i cili tregon argumentet e veta dhe ju lëshon furnizim nga qielli, por mësim merr vetëm ai që i drejtohet atij.
14Prandaj, adhurone All-llahun me sinqeritet në fenë e tij, edhe pse mosbesimtarëve nuk u pëlqen.
15Në shkallë të lartë, sundues i gjithësisë, shpallë fjalët e veta kujt të dojë nga njerëzit e vet t’u tërheqë vërejtjen për Ditën e Takimit,
16Në ditën kur ata do të paraqiten, kur për All-llahun nuk ka asgjë sekrete lidhur me ata; i kujt është pushteti sot? I All-llahut, të vetmit fuqiplotë.
17Sot do të shpërblehet secili sipas meritës. Sot nuk ka padrejtësi! All-llahu, me siguri, llogarit shpejt.
18Dhe tërhiqjau vërejtjen për ditën e afërme kur t’u vijnë zemrat në fyt për mosbesimtarët nuk ka mik as ndërmjetësues që përfillet.
19Ai e di ç’fshehin sytë mashtrues dhe ç’fshehin krahërorët.
20All-llahu gjykon me drejtësi, kurse ata të cilëve u falen, në vend të All-llahut, nuk gjykojnë me asgjë. Pa dyshim All-llahu është ai që dëgjon dhe sheh çdo gjë.
21A nuk ecin nëpër tokë e të shohin si kanë përfunduar ata përpara atyre? Ata kanë qenë më të fortë se këta dhe kanë lënë përmendore në tokë, por All-llahu i dënoi ata për shkak të mëkateve të tyre dhe nuk pat kush t’i mbrojë nga dënimi i All-llahut.
22Ajo (i gjet) për shkak se mohuan argumentet e qarta, të cilat të dërguarit e tyre ua sillnin, dhe All-llahu i përfshiu me dënim. Ai është, me të vërtetë, i fortë, dënimkeq.
23Ne Musaun e kemi dërguar me mrekullitë tona dhe argumente të qarta.
24Te Faraoni dhe Hamani dhe Karuni, por ata thanë: “Është magjistar dhe rrenacak”!
25Por kur ua solli ai të vërtetën nga ana jonë, thanë: “Vrisni djemtë atyre të cilët besojnë atij dhe lini të jetojnë femrat e tyre!” Por dredhitë e mosbesimtarëve shpiejnë vetëm në humbje.
26Dhe Faraoni tha: “Ma leni mua ta mbys Musaun e ai le të thërras Zotin e vet: Unë kam frikë se po ua ndërron fenë tuaj ose po shkakton turbullira në tokë”,
27Kurse Musa tha: “Unë lus Zotin tim dhe Zotin tuaj të më mbrojë prej çfarëdo mendjemadhi që nuk beson në ditën kur jepet llogari!”
28Por një njeri, besimtar, nga familja e Faraonit, i cili mbante fshehtë besimin e vet, tha: “A vetëm përse po thotë Zoti im është All-llahu, ta mbytni njeriun! Atë që u ka sjellë argumente të qarta nga Zoti juaj? Nëse është rrenacak, rrena e tij është kundër atij, por nëse flet të vërtetën, atëherë do t’u godis, të paktën diçka prej asaj që premton. All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë atë që e tepron me gënjeshtra.
29O populli im, sot juve ju takon pushteti në tokë, haptazi por kush do të na mbrojë prej dënimit të All-llahut, nëse na përfshinë? Ndërsa Faraoni tha: “Ju tregoj vetëm atë që shoh dhe nuk ju shpie në tjetër rrugë veçse në rrugë të drejtë”.
30Ndërsa ai besimtari tha: “O populli im, unë, njëmend, frikësohem për ju mos ju ndodhi edhe juve diçka si popujt e mëparshëm,
31Sikur rasti me popullin e Nuhit, me Ad dhe Themud edhe me ata pas tyre. Porse All-llahu nuk ua dëshiron të keqen njerëzve.
32O populli im, frikësohem për ju në ditën kur thirrni njëri-tjetrin,
33Atë ditë, kur do të zmbrapseni, nuk do të keni mbrojtës prej All-llahut. Kë e lë All-llahu në humbje s’e drejton kush dot”.
34Edhe Jusufi, qysh më herët, u ka sjellë ajete të qarta, porse ju vazhdimisht keni dyshuar në atë që u ka sjellë. Por kur vdiq ai, thatë: “All-llahu më nuk do të dërgojë pas atij profet”. Ja, ashtu All-llahu e lë të humbur atë që e tepron dhe dyshon.
35Ata, të cilët polemizojnë për argumentet e All-llahut, pa u ardhur asnjë argument. Kjo është nënçmim i madh te All-llahu dhe te ata që besojnë. Ashtu All-llahu vulos zemrat e çdo arroganti përbuzës”.
36“O Haman, - tha Faraoni, - ndërtoma një pyrg, ndoshta po arrijë të gjejë rrugët,
37Rrugët e qiellit, dhe të ngjitem te Zoti i Musaut, sepse unë, njëmend, konsideoj se është rrenacak”. Dhe, ja, ashtu Faraonit i janë dukur të mira veprat e veta të këqia dhe i është shmangur rrugës, dhe dredhia e Faraonit është vetëm shkatërrim.
38Kurse ai besimtari tha: “O populli im, më pasoni mua t’iu drejtoj në rrugë të drejtë!
39O populli im, me të vërtetë kjo jetë është vetëm një kënaqësi, kurse bota tjetër, ajo është shtëpi e përhershme.
40Kush bën keq do të dënohet vetëm sipas asaj që ka bërë, e kush bënë mirë – qoftë mashkull apo femër dhe është besimtar, ata hyjnë në xhennet, dhe aty do të furnizohen pa kufizim.
41O populli im, ç’është me mua, iu thërras t’iu shpëtojë e ju më thirni në zjarr.
42Më thërrisni të mohoj All-llahun dhe t’i bëj shok, për çka unë kurrgjë nuk di, kurse unë ju ftoj te i forti që fal shumë.
43Nuk ka fare dyshim se ai, për ku më thërrisni mua, nuk u përgjigjet as në këtë botë e as në botën tjetër; dhe ne do të kthehemi tek All-llahu, kurse ata që e teprojnë janë banorë të zjarrit.
44Juve do t’iu kujtohet se çka ju them, kurse unë çështjen time ia lë All-llahut. All-llahu, me të vërtetë, i sheh njerëzit”.
45Dhe All-llahu e ruajti nga të këqiat dhe kurthat e tyre, kurse familjen e Faraonit e goditi kob i zi.
46Zjarri që i ekspozohet në mëngjes dhe në mbrëmje, e kur të vijë momenti: “Shtine familjen e Faraonit në vuajtje më të rënda”!
47Dhe në zjarr do të zihen. Ata që kanë qenë të dobët, do t’u thonë mendjemëdhenjve: “Ne kemi ardhur pas jush, a mendoni vetëm pak të na çlironi nga zjarri?”
48Ata që kanë bërë mendjemadhësi thonë: “Ne të gjithë jemi në te, se All-llahu i ka gjykuar me të vërtetë robërit e vet”.
49Edhe ata të cilët janë në zjarr, do t’u thonë rojtarëve të xhehennemit: “Lutne Zotin tuaj të paktën një ditë të na e lehtësojë dënimin”!
50Ata do t’u thonë: “A nuk ju kanë sjellë juve profetët tuaj argumente të qarta?” “Po”, do të përgjigjen. “utni, pra ju!” do të thonë. Por lutja e mosbesimtarëve është e kotë.
51Ne gjithsesi do t’i ndihmojmë profetët tanë dhe ata që kanë besuar edhe në këtë jetë edhe atë ditë kur të ngrihen dëshmitarët.
52Atë ditë kur përdhunuesve nuk u bën dobi arsyetimi i tyre. Ata i pret mallkimi dhe vendbanimi më i keq.
53Ne Musaut i patëm dhënë udhërrëfimin, kurse izraelitëve u kemi lënë trashëgim Librin,
54Si udhërrëfyes dhe përkujtues për ata që kanë mend.
55Prandaj ti kij durim se premtimi i All-llahut është i vërtetë, dhe kërko falje përmëkatet tua! Ndërsa Zotin tënd madhëroje dhe lavdëroje në mbrëmje dhe në mëngjes.
56Ata të cilët polemizojnë lidhur me argumentet e All-llahut e nuk kanë asnjëfarë kompetence, në zemrat e tyre s’ka tjetër veçse arrogancë që nuk do t’i sjellë te qëllimi, prandaj lute All-llahun për mbrojtje; Ai, me të vërtetë, dëgjon dhe sheh shumë.
57Krijimi i qiejve dhe i tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
58Nuk janë njëlloj i verbërsi dhe ai që sheh si dhe ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, dhe keqbërësit. Ju fort pak merrni mësim!
59Kijameti gjithsesi do të vijë, në këtë nuk ka dyshim, por prapëseprapë shumica e njerëzve nuk besojnë.
60Zoti juaj ka thënë: “Më thërrisni t’iu përgjigjem! Ata, të cilët nga mendjemadhësia nukmë adhurojnë – do të hyjnë në xhehennem të poshtëruar”.
61All-llahu është Ai, i cili ua ka bërë natën që të pushoni, kurse ditën të shihni. All-llahu është shumë i mirë ndaj njerëzve, por shumica sish nuk janë mirënjohës.
62Qe, Ai është All-llahu, Zoti juaj, krijuesi i çdo sendi. Zot tjetër përveç Atij nuk ka, e pra ku po largoheni?
63Ashtu janë larguar ata të cilët kanë mohuar ajetet e All-llahut.
64All-llahu është Ai që ua ka bërë tokën vendbanim, kurse qiellin kulm. Ju ka dhënë formën, dhe formën tuaj e bënë të mirë dhe ju furnizon me të mira. Ai është All-llahu, Zoti juaj, dhe qoftë bekuar All-llahu, Zot i botërave!
65Ai është i Gjalli, nuk ka Zot përveç atij, prandaj vetëm atij faljuni, duke ia shfaqur sinqerisht fenë. Qoftë lavdëruar All-llahu, Zot i botërave!
66Thuaj: “Më është e ndaluar të adhuroj ata që ju u luteni në vend të All-llahut. Për atë më kanë ardhur argumente të qarta prej Zotit tim dhe më është urdhëruar t’i dorëzohem Zotit të botërave”.
67Ai është, i cili ju krijoi juve prej dheut, pastaj prej pikës së farës, mandej prej gjakut të trashur, pastaj lindni si foshnje dhe arrini kohën e pjekurisë dhe arrini të plakeni. Disa prej jush vdesin më herët dhe të mbërrini momentin e caktuar, ndoshta bëheni të mençur.
68Ai është, i cili ngjall dhe vdes. Dhe, kur vendos diçka, vetëm thotë: “Bëhu”! dhe ajo bëhet.
69A nuk sheh si shmangen ata të cilët diskutojnë për argumentet e All-llahut?
70Ata që kanë përgënjeshtruar Librin dhe atë më çka i kemi dërguar profetët tanë. Ata do ta dinë.
71Kur t’u vihen atyre vargoj në qafë dhe të tërhiqen
72Nëpër ujë valë, e pastaj të digjen në zjarr.
73Pastaj do t’u thuhet: “Ku janë ata që u jeni falur
74Në vend të All-llahut?” “Na u humbën syshë, - do të përgjigjen – por ne, më parë, nuk i jemi lutur kurkujt”. Ja, kështu All-llahu i humb mosbesimtarët.
75Ajo është për shkak se në tokë gëzoheshit pa asnjëfarë arsyeje dhe ishit të vrazhdë.
76Hyni në dyert e xhehenemit, aty do të mbeteni përgjithmonë. Sa vendbanim i tmerrshëm është për mendjemëdhenjtë!
77Prandaj kij durim se premtimi i All-llahut është i vërtetë. Ty në dash të tregojmë diçka prej asaj që u premtojmë, në dash ta marim më parë jetën, ata do të kthehen te Ne.
78Edhe para teje kemi dërguar profetë; për disa prej tyre kemi rrëfyer e për disa nuk të kemi rrëfyer. Dhe asnjë profet nuk ka sjellë asnjëfarë mrekulli pa lejen e All-llahut. E kur t’u vijë urdhëri i All-llahut do të gjykohet me drejtësi dhe aty atëherë do ta pësojnë të këqinjtë.
79All-llahu është ai i cili për ju ka krijuar kafshë, në disa të hipni, kurse nga disa të hani.
80Ju prej tyre keni dobi dhe me ato realizoni nevoja të rëndësishme për ju edhe me ata, por ju edhe me lundra udhëtoni.
81Ai ju tregon argumentet e veta, cilin prej argumenteve të All-llahut ju e mohoni?
82A nuk udhëtojnë nëpër tokë e të shohin si kanë përfunduar ata përpara atyre? Ata kanë qenë më shumë se ata, edhe më të fortë dhe më me ndikim në tokë, por kurrgjë nuk u ndihmoi ajo që patën fituar.
83Kur profetët e tyre u sollën argumente të qarta, ata iu gëzuan dijenisë së vet, dhe i goditi ajo me çka talleshin.
84Por kur ta përjetojnë dënimin tonë atëherë thonë: “I kemi besuar All-llahut, të vetmit dhe heqim dorë nga ajo që kishim qenë politeistë”.
85Porse besimi i tyre, kur të përjetojnë dënimin tonë, nuk do t’u bëjë aspak dobi, sipas ligjit të All-llahut që është aplikuar për robërit e tij, dhe atëherë e pësojnë mosbesimtarët.
Chapter 41 (Sura 41)
1Ha Mim
2Shpallja është nga i Gjithmëshirshmi, Mëshirëploti.
3Libri, ajetet e të cilit janë shkoqitur në Kur’an, në gjuhën arabe, është për njerëzit që dinë,
4Sihariq dhe vërejtje, por prapëseprapë shumica prej tyre ia kthyen shpinën. Ata nuk dëgjojnë.
5“Zemrat tona – thonë ata – janë të izoluara prej asaj që na thërret ti, dhe jemi të shurdhër për atë, ndërsa ndërmjet nesh dhe teje ka një grile (perde), por ti puno se edhe ne do të punojmë”.
6Thuaj: “Unë jam një njeri sikurse edhe ju, që më shpallet se Zoti juaj është vetëm një Zot, prandaj jini korrekt ndaj Tij dhe kërkoni falje! Mjerë politeistët!
7Ata të cilët nuk japin zeqatin. Të gjithë ata nuk besojnë në botën tjetër.
8Ata të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira, pa dyshim, shpërblehen vazhdimisht”.
9Thuaj: “A, me të vërtetë, ju mohoni Atë i cili ka krijuar tokën për dy ditë, madje i bëni edhe shok?! Ai është Zot i botërave!”
10Ai nëpër të, përmbi, ka bërë kodra të palëvizshme, i ka bekur edhe prodhimet e saj i ka bërë për katër ditë – sqarim për ata që pyesin.
11Pastaj vazhdon ngritja e qiellit kur ishte mjegullinë, dhe i tha atij edhe tokës: “Qasuni me dëshirë a me dhunë!” “Po qasemi me gjithë dëshirë”, thanë ata të dy.
12Dhe i krijoi për dy ditë shtatë qiej, dhe u shpalli se çka do të gjendet në secilin qiell. Kurse qiellin më të afërt e zbukuruam me yje të shkëlqyeshëm dhe mbrojtje. Ai është ligj i të Fortit të Gjithdijshmit.
13Dhe në qoftë se kthejnë shpinën, thuaju! “U tërheq vërejtjen me një vetëtimë, si vetëtima e Adit dhe Themudit,
14Kur u vinin profetët nga të gjitha anët “Mos adhuroni askë përpos All-llahut!” “Po të kish dashur Zoti ynë – thonë ata – ai do t’i dërgonte engjujt, ne nuk besojmë në atë që dërgon përmes teje”.
15Ad u rrit mendësh në tokë pa të drejtë dhe thanë: “Kush është më i fortë se ne?” A nuk e kanë parë se All-llahu, i cili i ka krijuar, është më i fortë se ata? Ata edhe argumentet tona i mohuan.
16Prandaj, ne dërguam kundër tyre erën e akullt, në ditët e fatkeqësisë që ta shijojnë vuajtjen e turpshme qysh në këtë botë, kurse vuajtja në botën tjetër do të jetë, me siguri, më e turpshme – dhe askush nuk do t’u ndihmojë.
17Edhe Themudin e drejtuam në rrugë të drejtë, por ata e deshtën më shumë verbërinë, përkundër rrugës së drejtë, prandaj i përfshiu rrëmuja e dënimit të turpshëm, sipas asaj që e kishin fituar.
18Por i shpëtuam ata të cilët kanë besuar dhe janë ruajtur.
19Ndërsa, atë ditë, kur armiqtë e All-llahut do të mblidhen në zjarr, ata do të frenohen
20Që të vijnë aty e të dëshmojnë kundër tyre: veshët e tyre, sytë e tyre edhe lëkurët e tyre për atë se ç’kanë punuar.
21“Pse dëshmuat kundër nesh”? do t’u thonë lëkurëve të veta. Ata do të përgjegjen: “All-llahu i cili i ka dhënë aftësi për të folur çdo sendi, edhe neve na ka bërë që të flasim. Ai iu krijoi edhe juve herën e parë dhe te Ai po ktheheni.
22Ju nuk keni mundur të fshiheni që të mos dëshmojnë kundër jush veshët e tuaj dhe sytë tyaj, si edhe lëkurët tuaja, por keni menduar se All-llahu nuk do të dijë për shumë gjëra që i keni bërë.
23Dhe ai mendim i juaji, që keni menduar për Zotin tuaj, u ka shkatërruar dhe tani jeni nga të humburit”.
24Pra, nëse qëndrojnë, vendbanimi i tyre është zjarri por nëse kërkojnë mëshirë, kërkesa e tyre nuk merret parasysh.
25Ne u kemi imponuar shokë që ua kanë zbukuruar të tashmen dhe të pastajshmen, dhe ndaj atyre është zbatuar fjala 9për dënim) për popujt, exhinët dhe njerëzit, të cilët kanë qenë para atyre. Me të vërtetë ata janë të humbur.
26Ata që nuk besojnë, thonë: “Mos e dëgjoni këtë Kur’an por bëni zhurmë, ndoshta e mposhtni!”
27Prandaj ne gjithsesi do të bëjmë që mosbesimtarët të shijojnë dënim të tmerrshëm dhe do t’i shpërblejmë me më të keqën që e kanë bërë.
28Ai është shpërblim i armiqve të All-llahut, zjarri. Ata do të kenë aty shtëpinë e përhershme, si shpërblim që i kanë mohuar argumentet tona.
29Kurse mosbesimtarët do të thonë: “O Zoti ynë, na i trego ata dy, nga njerëzit dhe exhinët që na kanë humbur, t’i vëmë nën këmbët tona, le të jenë nga më të poshtërit”.
30Atyre që thonë: “Zoti ynë është All-llahu”, e pastaj qëndrojnë në këtë, u vijnë engjujt: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni, por gëzohuni xhennetit që u është premtuar.
31Ne jemi miqtë tuaj në jetën e kësaj bote edhe në botën tjetër. Atje do të keni tërë ato që dëshirojnë shpirtërat tuaj dhe çdo send që të kërkoni.
32Si qerasje nga ai i cili fal dhe është mëshirëplotë”.
33Po kush flet më bukur se ai i cili të thërret tek All-llahu, bën vepra të mira dhe thotë: “Unë jam me të vërtetë musliman”.
34E mira dhe e keqja nuk janë njëlloj. Të keqen ktheje me të mië, andaj armiku yt menjëherë do të bëhet mik i sinqertë.
35Atë nuk mund ta arrijë tjetër veçse durimtarët, dhe atë nuk mund ta arrijë tjetër veçse ai që ka shumë fat.
36Dhe nëse djalli fillon të të mashtrojë, ti kërko mbështetje tek All-llahu, sepse Ai njëmend dëgjon dhe sheh shumë.
37Njëri nga argumentet e Tij janë nata dhe dita, edhe dielli dhe hëna, mos bëni sexhde as para Diellit as para Hënës, por bini në sexhde për All-llahun, i cili i krijoi ata, nëse dëshironi që vetëm Atë ta adhuroni.
38Por nëse bënë mendjemadhësi, ani! Ata, të cilët janë te Zoti yt (engjujt), lavdërojnë natën dhe ditën dhe nuk lodhen.
39Një nga argumentet e Tij shtë edhe ai që ti sheh tokën e tharë, por kur në të lëshojmë shiun ajo kthehet dhe mugullon. Ai që e ngjallë atë do t’i ngjallë me siguri edhe të vdekurit, sepse Ai është i gjithfuqishëm për çdo gjë.
40Ata të cilët i shtrembërojnë argumentet tona, nuk do të na fshihen. A do të jetë më mirë ai që të hudhet në zjarr apo ai i cili në Ditën e Gjykimit vjen i sigurt? Punoni çka të doni, Ai pa dyshim sheh se çka punoni.
41Ata që e mohuan Kur’anin, pasi që u pat ardhur, e ai është me të vërtetë libër i dashur,
42Që nuk i vjen gënjeshtër nga asnjë anë, është shpallje nga një i Urtë i Lavdishëm.
43Ty nuk do të thuhet asgjë që nuk u është thënë profetëve përpara teje. Zoti yt njëmend fal, por edhe ndëshkon keq.
44Dhe sikur ta bënim Kur’anin në gjuhën e huaj, ata me siguri do të thonin: “Të kishin qenë ajetet e tij të shpjeguar”. A gjuhë e huaj, e ai vetë arab, a?! thuaj: “Ai është për besimtarët udhëzim dhe bar”. Kurse ata që nuk besojnë – janë të shurdhër e të verbër, ata sikur thirren nga një vend i largët.
45Edhe Musaut i patëm dhënë libër, por e kundërshtuan. Po sikur të mos ishte fjala e mëparshme e Zotit tënd, me këta do të ishte puna e kryer, sepse ata shumë dyshojnë në të.
46Kush bën mirë, e